Aktualitet

Të përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror tokë, 2.6 vite burg dy ish-zyrtarëve të Krujës (Emrat)

Ish-sekretari i komunës Thumanë, Muharrem Roli rrezikon të dënohet me 18 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, pasi gjatë fazës së gjykimit ka rezultuar sipas akuzës se ai, është përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror.

Së bashku me Kurtin, i pandehur në këtë çështje penale është dhe ish-drejtori i Hipotekës në Krujë, Fatmir Shani, për të cilin prokurorja Mirela Kapo, i ka kërkuar gjykatës së Krujës dënimin me 1 vit burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pretencën e saj, lexuar në gjykatë prokurorja e çështjes evidentoi shkeljet e dy ish-funksionarëve shtetërorë, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme i kanë hequr të drejtën e pronësisë shtetasit Asllan Loci, duke e rregjistruar sipërfaqen e tokës prej 13 mijë e 300 metra katror në emër të një personi tjetër të quajtur Asllan Laci.

Pavarësisht se këta dy persona kanë thuajse gjeneralitete të njëjta, ku vetëm shkronja “a” në mbiemër bën diferencën, ata janë dy shtetas të ndryshëm, thotë prokuroria. Sipërfaqja e tokës që është tjetërsuar ndodhen në fshatin Derven, por pas rregjistrimit në hipotekë në emër të Asllan Laçit, kjo pronë mësohet se është shitur në 20 tetor 2011 dhe kaluar në emër të kompanisë “Milis Brisk”, një shoqëri aksionere që vepron në fushën e duraluminit.

Veç dënimit të dy zyrtarëve shtetërorë, prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar dhe konfiskimin e sipërfaqes tokësore 10 430 m2, ndodhur në zonën e quajtur “derven –Krujë” në emër të shoqërisë “Milis Brick sha”.

Vërtetimi i falsifikuar
Nisur nga hetimet, prokuroria thotë se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Roli ka rregjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky rregjistrim është bërë në zyrën vendore te rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e rregjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.

Pretendimet e kallëzuesit
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se: “Shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë –Krujës dhe për periudhën kohore 1 shkurt 1987 deri më 15 korrik 1992 ka punuar në ndërmarrjen NB.Krujë dhe F.Krujë pranë sektorit Derven”. “Në kallëzim e tij ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr.7501 datë 19 korrik 1991.

Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven, dhe në këtë mënyrë është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S.Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në bashkinë e Thomanës.

Asllan S.Loci është emri i tij pasi më parë është njohur me emrin Islam” thotë Prokuroria. Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë, ka rregjistruar pasurinë me nr.250/30 vol.5, fq.150 në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e rregjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci.

Lidhur me pasurinë që kallëzuesi pretendon se është e tij disponon aktin e marjes së tokës në pronësi (në fotokopje) si edhe një kopje të librit të ngastrave. Pra toka është përfituar si punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore Derven dhe është furnizuar për shtatë frymë pasi kjo ka qenë përmbërja familjare e kohës referuar edhe çertifikatës familjare./Shqiptarja.com

Të përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror tokë, 2.6 vite burg dy ish-zyrtarëve të Krujës (Emrat) Read More »

26-vjeçari e shikon jetën nga karrigia me rrota, apeli prekës i prindërve të tij

Redis Sabaj është i riu nga qyteti i Mallakastrës, jeta e të cilit është e kyçur në një karrige me rrota.

Ai është vetëm 26 vjeç, ka mbaruar studimet për financë dhe i duhet ta shikojë të ardhmen e tij nga një perspektive ndryshe krahasuar me miqtë e moshatarët e tij.

Dy vite më parë, i riu kishte ndjerë një mpirje në këmbë, por nuk i kishte kushtuar rëndësi pasi mendonte se ishte pasojë e lodhjes së tepërt.

Fatkeqësisht dyshimi i tij nuk rezultoi i tillë…

Redisi vuan nga skleroza multiple, një lloj sëmundje shumë e rrallë që e ka lënë të paralizuar.

Jeta kishte rezervuar këtë surprizë të hidhur për Redisin i cili kërkon ndihmë për mjekim të specializuar në mënyrë që edhe ai të mund të jetë i aftë për veten e për prindërit e tij.

26-vjeçari rrëfen se prej 1 viti, ai ka përdorur një kurë me gjilpëra, por në vend që ta përmirësojnë gjendjen e tij e kanë përkeqësuar.

Së bashku me familjen, i riu është zhvendosur në spitalin e neurokirurgjisë në kryeqytet ku edhe po merr një mjekim të ri.

Gjithçka që ai kërkon është ndihma e shtetit për një mjekim të specializuar jashtë vendit.

Redisi tregon që prej 1 viti e gjysmë ka përdoruar një kurë me gjilpëra por që nuk e kanë përmirësuar gjendjen e tij, madje e kanë përkeqësuar. Ndaj dhe ai së bashku me familjen është detyruar që të vijë në spitalin e neurokirurgjisë në Tiranë, ku ka marrë një mjekim të ri.

Babai i tij i bën apel kryeministrit Rama dhe ministres së  Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për ndihmë, në mënyrë që djali të udhëtojë jashtë e të ketë një mundësi për ta jetuar jetën, pasi familja e ka të pamundur t’ia mundësojë diçka të tillë.

Si një ish-polic që i ka shërbyer vendit për 22 vite, ai kërkon ndihmën e shtetit në këtë moment të vështirë që po kalon familja e tij.

I trishtë është fakti që Redisi nuk ka as karrocë me rrota që të mund të lëvizë.

Ai zbriti nga spitali i neurokirurgjisë ku qëndroi i shtruar për 8 ditë, falë karrocës së një tjetër pacienti.

Mamaja e djalit me lot në sy kërkon vetëm kthimin e të birit në gjendjen e mëparshme pasi dhimbja po i shkatërron dita-ditës kur e shohin në atë gjendje.

Rasti është bërë publik nga gazetari Bledian Koka në rrjetet sociale.

Ai shkruan:
Nje Shqiperi si kjo e jona…
Redis Sabaj eshte 26 vjeç nga Mallakastra, prej 2 vitesh vuan nga sëmundja e sklerozes multiple dhe e ka të pamundur të lëviz. Redisi kërkon nga shteti që ta ndihmojnë për të marrë një kurim më të specializuar jashtë vendit, ndersa nuk familja e tij nuk mund ti lejoje vetes as te bleje nje karrove invalidi per te birin. Babai i Redisit, Seit Sabaj ka punuar 22 vjet polic dhe eshte liruar nga detyra ne vitin 2014 ndersa sot punon si polic privat. Nuk fajesoj askend, dhe nuk duhet ti lutemi askujt!…

p.s…nje histori sa 26 vite politika sociale qe ka prodhuar ky shtet, dhe sot jemi ketu.”Faxweb

https://www.facebook.com/bledian.koka.3/videos/10156375033596952/?t=0

26-vjeçari e shikon jetën nga karrigia me rrota, apeli prekës i prindërve të tij Read More »

Ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si u pasuruan gjatë vitit të fundit; Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha

Shqiptarja.com zbulon ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar gjatë vitit 2017. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vitit që lamë pas, së bashku me Monika Kryemadhin, deklaron hapjen e një llogarie me vlerë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve.

Po gjatë këtij viti, bashkëshortja e Presidentit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka shitur dy apartamente banimi me sipërfaqe 101 m2 dhe 166 m2, me vlerat përkatëse 55 550 dhe 58 806 euro. Kujtojmë që gjatë vitit 2016, kryetarja e LSI, ka shitur 4 apartamente të tjera, me vlerë 345 mijë euro, 60 958 euro, 85 088 euro dhe 57 885 euro.

Sa i takon të ardhurave për vitin 2017, Ilir Meta deklaron 982 830 lekë pagën si Kryetar Kuvendit dhe më pas 982 830 lekë pagën si President si dhe 2 500 euro të ardhura të tjera nga Presidenca. Ndërkaq, kryetarja e LSI deklaron 1 993 386 lekë pagën si deputete si dhe pakësimin e një llogarie bankare në Credins me 131 mijë euro.

Kryeministri Rama

Gjatë vitit 2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë. Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.

Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetra borxh. Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017, ka fituar 28 mijë euro.

Kreu i PD Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vitit 2017, deklaron vetëm pagën si deputet 436 556 lekë si dhe të ardhura si kryetar opozite në vlerën 923 200 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e kryetarit të opozitës deklaron 19 240 euro të ardhurash si drejtuese programesh.

Para se të hynte në politikë, Lulzim Basha ka deklaruar një shtëpi banimi në Holandë me vlerë 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 mijë dollarë, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro si dhe bashkëpronarë në tre pasuri të tjera të paluajtshme.

Gjithashtu, pasa se të bëhej pjesë e politikës, Lulzim Basha ka deklaruar makinë me vlerë 72 mijë euro, depozitë bankare 52 mijë dollarë, depozitë bankare 81 mijë euro, pikturë 6 500 euro, orë dore në vlerën 5 200 euro, orë dore 4 500 euro, unazë diamanti në vlerën 11 500 euro dhe servis porcelani në vlerën 6 800 euro.

Pasuria e Presidentit Ilir Meta viti 2017

Pakësim në Credins, 538 824 lekë.
Llogari në Credins, shtuar 1 702 lekë.
Paga si Kryetar Kuvendi, 982 830 lekë.
Paga si President, 982 830 lekë.
Të ardhura të tjera nga Presidenca, 2 500 euro.
Overdraft, 106 954 lekë.

Monika Kryemadhi

Shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.
Shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.
Llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.
Llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.
Llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.
Paga si deputete e Kuvendit, 1 993 386 lekë.
Overdraft 264 239 lekë.
Llogari në emër të …. Metaj, 71 euro.
Overdraft, 210 208 lekë.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama viti 2017

Llogaria bankare pakësuar me 319 183 lekë.
Shitje apartament banimi parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga për 2017, 2 015 199 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3 894 352 lekë.
Honorare të tjera, 51 000 lekë.
Detyrim kredie në Intesa SanPaolo, 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, detyrimi i mbetur 26 460 euro.

Linda Rama
Të ardhura personale, plus 5 092 665 lekë.
Gjendja cash, – 50 000 lekë.
Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6 930 000 lekë.
Të ardhura nga puna si eksperte, 1 849 983 lekë.
Të ardhura nga honoraret, 1 241 276 lekë.
Qira apartamentet, 2 712 180 lekë.
Interesa bankare, 2 394 lekë.

Gregor Rama

llogari bankare në Tirana Bank, – 9 000 lekë.
Llogari bankare në Tirana Bank, + 3 131 euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të arrtit, 28 mijë euro.
Kontratë qiraje me afat 2-vjeçar, 432 000 lekë.
Marrë hua, 400 000 lekë.

Pasuria e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha viti 2017

Të ardhura si deputet, 436 556 lekë.
Rimbursime për telefon dhe karburant, 128 511 lekë.
Paga si kryetar i PD, 923 200 lekë.
Paga e bashkëshortes si drejtuese programesh, 19 240 euro.
Pasuri të mëparshme të Lulzim Bashës
Shtëpi banimi në Holandë 510 000 gulden.
Apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë.
Apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro.
1/3 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
1/4 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
1/4 pjesë të një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollarë.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.
Pikturë në vlerën 6 500 euro.
Orë dore në vlerën 5 200 euro.
Orë dore në vlerën 4 500 euro.
Unazë diamanti në vlerën 11 500 euro.
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë, pjesa 25%.

Bashkëshortja Aurela Basha

Të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
blerje e një apartamenti në Kavajë
Shitja e banesës në Hollandë në vlerën 257 500 euro
Bashkëshortja Aurela Basha pagë në vlerën 51 391 euro.
Bashkëshortja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, bashkëpronare me 33%.

Ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si u pasuruan gjatë vitit të fundit; Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha Read More »

Deklarata e fortë e Arjan Çanit: Nuk ka pse të largohet, Xhafaj është ministri që do …

Një nga çështjet e shumë përfolura të momentit është ajo e akuzave të opozitës për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për të cilin thuhet se është i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

I ftuar në News24, gazetari dhe moderatori i njohur Arjan Çani është shprehur se ai nuk ka pse largohet nga posti i ministrit. Atë e do amerika dhe pse me probleme në figurë, ka thënë Çani.
“Unë mendoj që nëse do ndodhte kjo gjë në vendet europiane, ministri i Brendshëm do ikte vetë nuk do priste që ta shkarkonte kryeministri. Në një vend normal dhe me demokraci, çdo njeri do kishte dhënë dorëheqjen, sepse i prish punë imazhit të qeveerisë tij. Unë e shoh më shumë morale, se politikisht nuk ka pse ikën ministri Xhafaj.
Për katundin tonë, Xhafaj s’ka pse ikën. Unë mendoj që Xhafa s’ka pse të ikë fare nga ministër, sepse mesa kemi kuptuar amerikanët ku ta gjejnë të kenë një ministër ose kryeministër me një cen në figurë. Historikisht këtë lojë kanë luajtur amerikanët. Xhafaj sot në kontekstin shqiptar është më i fortë pas këtyre akuzave. Në kontekstin shqiptar, ku bëhet muti mullar dhe askush nuk do me ditë, unë nuk shoh arsye pse të ikë Xhafa“, është shprehur gazetari.

Deklarata e fortë e Arjan Çanit: Nuk ka pse të largohet, Xhafaj është ministri që do … Read More »

Spartak Braho merr vendimin, ç’do bëjë me mandatin që la Tahiri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e premte, më datë 11.05.2018, ora 13:00, do të shqyrtojë projekt-vendimit, “për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit z. Saimir Tahiri”.

Tre ditë më parë u firmos procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.

Ndërkohe burime për News 24 kanë bërë me dije se Spartak Braho e ka pranuar mandatin.

Ky i fundit, aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se:

“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse”, thekson Kodi.

Spartak Braho merr vendimin, ç’do bëjë me mandatin që la Tahiri Read More »

Mbasi takoi ambasadorin Lu, ish ministri i bën thirrjen publike Ramës live për Fatmir Xhafajn

Sot ishte ne nje takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, ne daljen e tij ne emisionin “Studio e Hapur” ne mbremje, ish ministri i Drejtesise Ylli Manjani i ka bere nje thirrje publikisht kryeministrit Edi Rama qe te shkarkoje ministrin Fatmir Xhafaj ne kete moment kaq delikat.

“Une s’jam përkrahës i pikëpamjes që mban përgjegjësi prindi vëllai për cfarëdo ndodh në anëtarë të familjes. Ketu kemi nje histori e vjetër, janë dy jo një, pavarësisht kësaj është e përfolur në publik jo që nuk dihej, lë vend për dyshime, se ka shumë pikëpyetje pse kjo praktikë nuk gjendjet në organet gjyqësore shqiptare për ekzekutim, ka shumë elementë brenda që lënë pikëpyetje, por cështja s’është këtu, ndoshta s’jam njeriu i duhur që mund ta japë, por me shume dashamiresi i bej nje thirrje i takon kryeministrit, nëse ka një predispozitë apo dëshire ta dëgjojë me shumë dashamirësi mendoj ta shkarkojë ministrin e Brendshëm. Mund ta mbajë në kabinet, ti japë një post tjetër, por jo në detyrën e ministrit të Brendshëm, se sot MB është ne një periudhë shumë delikate se shteti është në tranzicion të frikshëm, sistemi gjyqësor është në kolaps, hetimet bëhen nga policia që drejtohet nga Fatmir Xhafaj.

Merrni edhe opoziten po deshet ta bejme politike kete debat, nuk arrijnë të izolojnë njerëzit e tyre, kjo s’ka moral ndaj i takon kryeministrit e ka seriozisht reformën ne drejtesi, luftën kundër krimit, qoftë edhe kur i përmend ambasadorët në hall, ai është momenti që të ndërhyjë.

Dua të them që s’janë dhe kaq të pavëmendshëm ambasadorët, Xhafaj mund të jetë anëtar i këtij kabineti por jo në detyrën e ministrit të Brendshëm se s’ka moralin e duhur për atë që përpiqet të bëjë”.

Mbasi takoi ambasadorin Lu, ish ministri i bën thirrjen publike Ramës live për Fatmir Xhafajn Read More »

Njihuni me pasurinë e bimbashit Koço Kokëdhima, lidhja e errët me rusët dhe fiksimi për t’i dhënë borxh vetes

Rrëzimi i Kokëdhimës një fitore e madhe për shqiptarët, shikoni sa shumë i qan zemra për popullin politikanit që sapo është futur në listën e zezë të SHBA, pronar monedhash antike, magazinash, lokalesh, apartamentesh nga Fieri në Tiranë, trojesh, tokash dhe kandarësh

Koço Kokëdhima është politikani i radhës shqiptar i përfshirë në listën e zezë të amerikanëve. Dhe këta të fundit nuk të bien në qafë kot.

Mjafton të shikosh pasurinë që ka akumuluar bimbashi i rrëzuar, kryesisht me privatizime që në ’90, para publike, tendera, lidhje etj., për të kuptuar se largimi i Kokëdhimës nga skena politike dhe arka e shtetit, është një fitore e madhe.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi ta përjashtonte Kokëdhimën nga Parlamentit, për shkak se ish-deputeti i PS, u kap duke përdorur mandatin e deputetit, për të futur në xhepa para nga buxheti i shtetit.

Më pas, për shkak të një përplasje me Gramoz Ruçin, Edi Rama vendosi t’i japë shkelmin mikut të tij të vjetër, duke e përjashtuar nga partia. Por kjo është vetëm ana e dukshme e rrëzimit të atij që quhej pashai u jugut, bimbashi dhe kryeministri i jugut të vendit. Në rrethet e ngushta politike dhe mediatike flitet edhe për një lidhje të errët të Kokëdhimës me rusët.

Kjo e fundit mund të ketë ndikuar që Kokëdhima të futej përfundimisht në listën e zezë të amerikanëve. Po le të ndalemi tek pasuria. Koço Kokëdhima ka një pasuri marramendëse. Ka magazina, lokale, troje dhe apartamente të shumta nga Fieri në Tiranë. Ajo që të bën përshtypje është një fiksim i Kokëdhimës për t’i dhënë para borxh vetes, por edhe ‘lotët’ e tij për hallet e popullit.

Apartament 135 m2, Tiranë.

Apartament 135 m2, Tiranë.

Apartament 112 m2, Tiranë.

Apartament 171.47 m2, Tiranë.

Truall 10 000 m2, Fier.

Ndërtesë 244 m2, ‘Lokal Euroservis”.

Truall 4950 m2, Fier.

Truall 600 m2, Fier.

Tre magazina, ndërtesë kandari dhe peshore 14 tonëshe, 2449 m2.

Apartament 154 m2, Fier.

Apartament 154 m2, Fier.

Bodrum 415 m2, Fier.

Tokë bujqësore 1900 m2 Fier.

2K-Group, me pronar Kokëdhimën i ka borxh po Kokëdhimës 624 265 831 lekë.

Inerte-Co borxh Kokëdhimës 128 684 lekë.

I.D.M borxh Kokëdhimës 16 250 007.

Planet-X borxh Kokëdhimës 76 036 144 lekë.

F.K.-Apollonia borxh Kokëdhimës 6 310 966 lekë.

Sirius borxh Kokëdhimës 81 143 830 lekë.

Radio+2 sha borxh Kokëdhimës 32 291 754.

Unipress shpk borxh Kokëdhimës 24 620 448 lekë.

Shekulli-Media borxh Kokëdhimës 582 615 lekë.

TV-Ballkan borxh Kokëdhimës 2 020 598 lekë.

Kokëdhima i ka borxh Boja-Tirana 3 952 579 lekë.

Kokëdhima i ka borxh Kokëdhimës 42 641 lekë.

Kokëdhima i ka borxh Remonti-Elektrik sha 51 070 912 lekë.

Kokëdhima i ka borxh P.M.N sh.a. shumën 4 578 035 lekë.

Bashkëshortja e Kokëdhimws i ka borxh Unipress 192 200 lekë.

Bashkëshortja automjet 43 680 euro.

Besa Kokëdhima automjet 41 000 euro.

Aksione në Boja-Tirana sha 90.92%, 110 371 000 lekë.

Aksione në F.K.-Apollonia sha, 72.33%, 335 250 000 lekë.

Kuota në Planet-X shpk, 100%, 430 000 000 lekë.

Kuota në Inerte-Co shpk, 68.3%, me vlerë 18 441 000 lekë.

Kuota në Mercury-Construction, 50%, 2 850 000 lekë.

Aksione në Remonti-Elektrik sha, 90.32%, 83 275 040 lekë.

Kuota në 2K-Group, 100%, 30 000 000 lekë.

Kuota në Vista-Publishing-Group shpk në masën 80%, 80 000 lekë.

Aksione në ‘Arsimo Durrës”, 27 728 847 lekë, 49.4%.

Aksione 50.26% në Abissnet, 256 661 000 lekë.

Aksione në Sirius sha, 100%, 225 500 000 lekë.

Aksione në B1-Advertising sha, 100%, 15 000 000 lekë.

Kuota në QYLFON shpk në masën 100%, 100 000 lekë.

Kuota në ALNA shpk në masën 100%, 100 000 lekë.

Kuota në Unipress shpk, 100%, 100 lekë.

Kuota në Interchange-Antel shpk 33.05%, 33 050 lekë.

Aksione në K.A.T-Albania shpk 51%, 13 260 000 lekë.

Aksione QYLNET 20%, 400 000 lekë.

Kuota në Start-Media, 100%, 100 000 lekë.

Kuota në Sprint-Media 50.05%, 1 881 880 lekë.

Besa Kokëdhima aksione në Radio+2 sha, 40%.

Bora Kokëdhima kuota në B-Concept shpk, 100%, 100 000 lekë.

Bora Kokëdhima, kuota në Vista-Publishing-Group, 20%, 20 000 lekë.

Shitje aksionesh të Abissnet, 500 000 000 lekë.

Shitje kuotash të Inerte-Co, 32 100 000 lekë.

Shitja e 5 kuotave të Unipress, 150 000 euro.

Shitja e 5 kuotave të Unipress shpk150 000 euro.

Pronar i objekteve me vlera artistike, 7 115 000 lekë.

Pronar i monedhave antike, 30 275 dollarë.

Pronar i monedhave antike, 5 342 817 lekë./Pamfleti.com

Njihuni me pasurinë e bimbashit Koço Kokëdhima, lidhja e errët me rusët dhe fiksimi për t’i dhënë borxh vetes Read More »

Artan Hoxha tregon detajet nga dosja e vëllait të Xhafajt: Politika ka ndalur ndjekjen e personave nga Interpoli

Gazetari Artan Hoxha, tha në studion e emisionit ‘Opinion’ tha se ” i vëllai i ministrit të Brendshëm, ka qenë arrestuar nga policia italine, por më pas është liruar pa përfunduar në Gjykatë.

Ai tregoi se politika shqiptare ka ndaluar ndjekjen e personave të ndryshëm nga Interpoli, por prokuroria duhet të hetojë se për çfarë arsye nuk është vepruar kur emri është hedhur në sistem.

Hoxha u shpreh  se arsyet e ndalimit të tij në atë kohë nuk dihen, por tha se ai është kapur nga policia italiane. “Episodi kryesor i hetimit të kësaj dosje ka qenë një operacion në mbulim. Ka qenë një agjent i DEA-s për të bërë shkëmbimin e një sasie kokaine”,- tha Hoxha.

Më tej, ai deklaroi se është dashur 2 muaj për të zbardhur vendimin, Prokuroria Italiane ka një sekstor që merret posaçërisht me këtë punë dhe që shpall në kërkim ndërkombëtar të gjithë personave që nuk janë arrestuar.

Pjese nga fjala e Hoxhws:

Pasi është bërë kërkimi brenda territorit, duhej të ishte njoftuar Interpoli, kjo çështje zbardhet në momentin kur Prokuroria shqiptare do filloi hetimin… ku ka ngelur? Ka qenë në sistem ky emër, është hedhur nga Interpoli qëndrore? Ka pasur zyra e Interpol Tiranës dijeni për këtë person? Kur ka marrë dijeni ka aktivizuar kërkimet?  Dhe pasi e lokalizon, njofton prokurorin dhe palën italiane.

Sistemi jonë ka bërë që të dështojnë ekstradime të rëndësishme të krimit të cilët janë dënuar në Itali. Vetëm një hetim i prokurorisë do zbardhi a ka pasur dijeni policia, dhe nëse ka pasur pse nuk ka vepruar. Vendimi në Itali nuk është i fshehtë. Të gjitha këto i zbardh vetëm një hetim.

Pista tjetër, mua më rezulton, që pse në Itali ky vendim ka ngelur në statusin peng. Këtu duhet gjetur çfarë ka ndodhur që vendimi nuk është aktivizuar. Kush ka ndërhyrë, nëse ka ndërhyrë?

Artan Hoxha tregon detajet nga dosja e vëllait të Xhafajt: Politika ka ndalur ndjekjen e personave nga Interpoli Read More »