Aktualitet

Vettingu ‘’falimeton’’ gjyqësorin, Kuvendi bën thirrje të hapet Magjistratura

Largimi i një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh nga sistemi pasi nuk kaluan filtrat e Vettingut për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, ka bërë që gjyqësori të përballet me vakanca të paparashikuara. Kuvendi ka propozuar një mekanizëm zhbllokues me qëllim plotësimin e boshllëqeve nga largimi i gjyqtarëve.

Projektligji i deputetëve të maxhorancës Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati parashikon hapjen e pranimeve në Shkollën e Magjistraturës. Ky ndryshim në ligj do të vlejë deri në krjimin e KLGJ-së dhe KLP-së, dy institucione që përcaktojnë kuotat në gjyqësor dhe prokurori.

Në godinën e murrme, që dikur shihje të ngjiteshin qytetarë, palë të interesuara apo edhe deputetët, tashmë nuk sheh thuajse askënd. Të fundit që ngjitën shkallët e institucionit kushtetues ishin deputetët e Bundestagut Gjerman.

Se kur do të nisë gjykata nga funksionimi këtë nuk di ta thotë askush me siguri. Por ajo që mund të thuhet është se u deshën vetëm dy vite që Kushtetuesja të binte.
Vitore Tusha është e vetmja që e ka kaluar deri më tani “vetting”-un, por qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka kaluar prej kohësh./Shqiptarja.com

Vettingu ‘’falimeton’’ gjyqësorin, Kuvendi bën thirrje të hapet Magjistratura Read More »

Hadarmataj, në kërkim të rrënjëve të shkarkimit: ja pse gjurmët të çojnë te mandati i zgjatur i Donald Lu-së

Largimi i kreut të Krimeve të Rënda vazhdon të komentohet fortë rreth 24 orë pas vendimit të Arta Markut.

Veç kontekstit politik, kur opozita e trajton shkarkimin e Hadarmatajt si me “urdhër nga lart”, ajo mendon që zonjës Marku nuk i takon ky akt pasi kështu merr kompetencat e Këshillit të Prokurorisë. Ky organ është ende i pandërtuar pret të mbyllet vettingu.

Duke u nisur nga fakti që Arta Marku u zgjodh në krye të organit të akuzës me tym e me çizme, çdo vendim i saj dukshëm do të kontenstohej nga pjesa që nuk e votoi. Ndaj dhe pritej nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme që në vendime të ishte më e kujdesshme me shenja ekuilibri.

Rasti ishte pikërisht me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sektorin e vetëm që ka mbetur prej kohës Llalla, e ku është në proces dosja përvëluese Tahiri.

Në tetor, Hadarmataj kërkoi lejen për arrestimin e tij, gjë e cila nuk u pranua nga ana e mazhorancës që i dha të gjitha lejet për ta hetuar por jo për ta arrestuar.

Javën e shkuar Saimir Tahiri la mandatin e deputetit, vendim që ende nuk është zyrtarizuar prej KQZ-së. Pra procedurialisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka mundësi të kërkojë arrestin e Saimir Tahirit, ngaqë zyrtarisht ish-ministri është ende deputet.

Shkarkimi i Hadarmatajt, pikërisht pa u zyrtarizuar largimi i Tahirit, logjikisht që do përdorej nga opozita, pasi ai ende nuk e kishte mundësinë për t’i dërguar gjykatës një kërkesë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Po përse atëherë Arta Marku mori një vendim kaq demonstrativ për ta shkarkuar vartësin e saj tek Krimet e Rënda, akt që në një farë mënyrë u mbështet edhe nga mentorja e Kryeprokurores, ambasada e SHBA-së në Tiranë?

Deri tani ka disa të dhëna kontradiktore. Qarqe të mazhorancës shkruajnë se Hajdarmataj u largua se nuk po ecte përpara në përpilimin e dosjes ndaj Adriatik Llallës, ndërsa qarqe nga opozita shprehen se e gjitha ndodhi për të mos arrestuar Saimir Tahirin.

E ndërkohë, një tjetër version ofroi dhe kryeministri, sipas së cilit Hadarmataj ka ka tentuar të mbyllë – “taposë” tha Rama – hetimet për kokainën. Një akuzë që është shumë e fortë dhe natyrisht duhet pritur për reaksionet e saj.

Por ajo që vjen përtej qarqeve politike në vend, sipas burimeve diplomatike mësohet se bëhet fjalë për një operacion shumë të madh që ka ndërmarrë DEA dhe Interpoli për të hetuar krerët e narkotrafikut shqiptar në Europë dhe Amerikë Latine.

Sipas disa të dhënave shumë të rëndësishme nga agjenci ligjzbatuese të huaja, ka ndodhur praktikisht kjo panoramë:

Krimi shqiptar në Perëndim, pra shpërndarësit e drogës në Europë që kishin krijuar në vite një klientelë në shitjen e heroinës dhe drograve të lehta, pas vitit 2007 u futën në tregun e kokainës.

Futja në këtë treg ndodhi nga lart; pra qarqe të organizatave të fuqishme mafioze në Itali por edhe në Shqipëri, të lidhura në politikën financuan operacionet e blerjes së sasive të mëdha të kokainës në Amerikën Latine e cila u shit nga rrjeti tashmë i krijuar.

Dhe fitimet e mëdha erdhën ose në Tiranë ose në Itali, te “shefat e mëdhenj”.

“Togerë” të rrjetit të mafias së kokainës u shpërndanë në vite në qarqet e politikës duke financuar dhe krijuar lidhje me deputetë, zyrtarë, por edhe bankierë të njohur në vend, natyrisht duke u ekspozuar si operatorë financiarë ose ndërmjetës në sjelljen e investimeve të huaja.

Por gjithçka ka rënë në rrjetën e DEA-s amerikane, e cila vetëm vitin e shkuar e “qepi” totalisht planin e depërtimit të narkotrafikut në politikë, financë dhe shoqërinë shqiptare.

Tashmë ajo thjesht do të zbatojë ndjekjen penale të këtyre aktorëve, madje mësohet se ka me vete edhe pjesë të rëndësishme të ambientit të narkomafias e cila është penduar.

Një përpjekje për të eleminuar dëshmitarët vitin e shkuar, siç ndodhi me Ilir Hidrin në Ekuador dhe disa të tjerë para pak kohësh, mendohet se nuk ka ndikuar fare në planin e madh.

Dhe ka shumë gjasa që heqja e kreut të Krimeve të Rënda, ashtu edhe të tjerëve që pritet të largohen këto ditë, të jenë pjesë e planit të madh.

A do të kontestohen gjithë këto lëvizje nga politika?

Ka shumë gjasa se po; por nga ana tjetër duket se ajo nuk mund të lëvizë një proces që duket i pakthyeshëm dhe varet nga vullnete më të forta.

Jo më kot Donald Lu-së iu zgjat mandati në mënyrë të paprecedentë. /tesheshi.com/

Hadarmataj, në kërkim të rrënjëve të shkarkimit: ja pse gjurmët të çojnë te mandati i zgjatur i Donald Lu-së Read More »

Spartak Ngjela sulmon ashpër opozitën pas akuzave ndaj Xhafajt: Po e ka bërë ai, bravo i qoftë!

Pas akuzave të Partisë Demokratike ku pretendohet se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë ndryshime në nenin 491 të Kodit Penal, në kohën kur ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, çka i ka dhënë paprekshmëri të vëllait të tij , ka reaguar ashpër avokati Spartak Ngjela.

Reagimi i tij i plotë:

Turp për të djathtën shqiptare që dhe një nen patriotik që kemi bërë, e quajnë shkelje.
Nuk më duhet fare kush është Fatmir Xhafaj, por nëse është tërësisht me politikën amerikane, kjo sot është vlerë historike.

Kurse neni i procedurës për ekstradimin që u përfol, është një dinjitet kombëtar, kur shqiptarët në disa vende perëndimore i trajtojnë me racizëm të hapur. Nuk e di nëse e ka bërë Xhafaj këtë nen, se pavarësisht nga njohja që kam më të, nuk e kam menduar kurrë se mund të jetë kaq kurajoz sa të godasë racizmin antishqiptar të grekëve etj.
Po e ka bërë ai, bravo i qoftë.

Janë mijra shqiptarë të pafajshëm që vuajnë dënime drastike në Itali, në Greqi dhe në Belgjikë… dhe shteti shqiptar është treguar një maskara politik se ka pasur frikë ngaqë ministrat shqiptarë kanë qënë të korruptuar.

Unë personalisht kam bërë shumë gjyqe në Perëndim dhe e njoh mirë këtë situatë anti shqiptare.
Dispozita që pashë, është ngritje e dinjitetit të shqiptarit. Kushdo që e ka bërë atë, dhe cilido qoftë motivi i tij.

Spartak Ngjela sulmon ashpër opozitën pas akuzave ndaj Xhafajt: Po e ka bërë ai, bravo i qoftë! Read More »

E dinit që Lulzim Basha mban në dorë unazë diamanti dhe ka fiksim orët e shtrenjta? Vetë ai zbulon vlerën e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vitit 2017, deklaron vetëm pagën si deputet 436 556 lekë si dhe të ardhura si kryetar opozite në vlerën 923 200 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e kryetarit të opozitës deklaron 19 240 euro të ardhurash si drejtuese programesh.

Para se të hynte në politikë, Lulzim Basha ka deklaruar një shtëpi banimi në Holandë me vlerë 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 mijë dollarë, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro si dhe bashkëpronarë në tre pasuri të tjera të paluajtshme.

Gjithashtu, pasa se të bëhej pjesë e politikës, Lulzim Basha ka deklaruar makinë me vlerë 72 mijë euro, depozitë bankare 52 mijë dollarë, depozitë bankare 81 mijë euro, pikturë 6 500 euro, orë dore në vlerën 5 200 euro, orë dore 4 500 euro, unazë diamanti në vlerën 11 500 euro dhe servis porcelani në vlerën 6 800 euro.

Pasuria:

Pasuria e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha viti 2017
Të ardhura si deputet, 436 556 lekë.
Rimbursime për telefon dhe karburant, 128 511 lekë.
Paga si kryetar i PD, 923 200 lekë.
Paga e bashkëshortes si drejtuese programesh, 19 240 euro.
Pasuri të mëparshme të Lulzim Bashës
Shtëpi banimi në Holandë 510 000 gulden.
Apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë.
Apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro.

1/3 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
1/4 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
1/4 pjesë të një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollarë.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.

Pikturë në vlerën 6 500 euro.
Orë dore në vlerën 5 200 euro.
Orë dore në vlerën 4 500 euro.
Unazë diamanti në vlerën 11 500 euro.
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë, pjesa 25%.

E dinit që Lulzim Basha mban në dorë unazë diamanti dhe ka fiksim orët e shtrenjta? Vetë ai zbulon vlerën e tyre Read More »

Meta 160 mijë euro para të pista për shkollimin e fëmijëve të tij në Angli, Monika qarkullon miliona euro nga shitja e 6 apartamenteve

Në gjithë lojën është etja për para dhe çifti Meta njihen për babëzinë. Njëherë trashen dhe pastaj po me ato para të pista hollohen. Po me ato para të pista jetojnë në luks të shfrenuar, dhe po atë pisllëk të nëmur e investojnë medemek për dijen e fëmijëve.

Shiptarja.com zbulon ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar gjatë vitit 2017. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vitit që lamë pas, së bashku me Monika Kryemadhin, deklaron hapjen e një llogarie me vlerë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve.

Po gjatë këtij viti, bashkëshortja e Presidentit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka shitur dy apartamente banimi me sipërfaqe 101 m2 dhe 166 m2, me vlerat përkatëse 55 550 dhe 58 806 euro. Kujtojmë që gjatë vitit 2016, kryetarja e LSI, ka shitur 4 apartamente të tjera, me vlerë 345 mijë euro, 60 958 euro, 85 088 euro dhe 57 885 euro.

Sa i takon të ardhurave për vitin 2017, Ilir Meta deklaron 982 830 lekë pagën si Kryetar Kuvendit dhe më pas 982 830 lekë pagën si President si dhe 2 500 euro të ardhura të tjera nga Presidenca.

Ndërkaq, kryetarja e LSI deklaron 1 993 386 lekë pagën si deputete si dhe pakësimin e një llogarie bankare në Credins me 131 mijë euro.

Meta 160 mijë euro para të pista për shkollimin e fëmijëve të tij në Angli, Monika qarkullon miliona euro nga shitja e 6 apartamenteve Read More »

Përfundimisht Sali Berisha braktis dhe familjarisht Lulzim Bashën! (Takimi i Aurelës, që i vuri kapakun armiqësisë)

Ftohja e Berishës me Bashën filloi në zgjedhjet lokale të vitit 2015 kur Sali Berisha në 12 telefonata i kërkoi Bashës taksativisht: “Ma zhduk ate plehrën Florenc Hoxha”. Basha nuk e konsideroi Dr. Berishën e Hoxha me Xhafën e Lulit vijonin gjobvënien pa mëshirë me miliona.Vetëm një zonjë demokrate i zhvatën 137 .000 € .

Prapë Luli nuk e përfilli Sali Berishën, por me 3 prill 2015 Dr. Halim Kosova shkon ne zyrën e Bashes dhe e kërcenon: “Nëse ti nuk pushon monstrën Florenc Hoxha unë tërhiqem nga fushata.” Basha e largoi zyrtarisht, por deri në marrjen e Bashkisë nga Veliaj, ky dhe vjehërri i Bashës ngelën gjobvënës te neveritshëm të qytetarëve.

Por ajo që i vuri kapakun e armiqesë së pariparueshme është një dialog i 71 ditëve me parë i gruas së Bashës, Aurelës me mbesën e Liri Berishes.Dialogu që shkatërroi e armiqësoi, jo vetëm Bashën me Berishën, por Lulin e vogël me ushtrinë madhe të Berishës ishte me dy fjalë të Aurelës :”Si nuk po vdes ky monstër (për Berishen), se nuk po na le të qetë.

Domethënia nuk do koment. Bashën nuk ka zot ta mbrojë!/Pamfleti

Përfundimisht Sali Berisha braktis dhe familjarisht Lulzim Bashën! (Takimi i Aurelës, që i vuri kapakun armiqësisë) Read More »

”Ndërsa djali jepte shpirt, prokurori maskara, Artan Lulaj i etur për para i kishte liruar nga burgu”, flet nëna e 22-vjeçarit që humbi jetën për një karikues celulari

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit të çështjes ka vendosur të zëvedësojë masën e sigurisë për tre të rinjtë, që kanë qënë të pranishëm në vrasjen e 22-vjeçarit Marvin Mihali, fëmijës së vetëm të familes Mihali. Vendimi për lirimin nga qelia e Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, është marrë pak ditë më parë, pasi tre të rinjtë akuzoheshin për “Moskallëzim krimi”.

I vetmi që po qëndron në qeli është Eugen Bitraj, i cili sipas prokurorisë së Tiranës rezulton të jetë njeriu i vetëm që ka qëlluar me thikë në zemër Marvin Mihalin. Lirimi i tre të rinjve që akuzohen për “Moskallëzim krimi” është pritur me shumë pakënaqësi tek familjarët e viktimës, të cilët janë duke e ndjekur hap pas hapi këtë çështje, e cila tashmë ndodhet në process gjykimi.

Lajmi për lirimin e tre të rinjve është konfirmuar nga burime pranë prokurorisë së Tiranës, të cilat i thanë “Shqiptarja.com” se lirimi i Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla është bërë për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, pasi ata akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe jo për “Vrasje me paramendim”.

Ndërkohë që nëna e Marvin Mihalit, në një postim në “Fb” shkruan se tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e djalit të saj, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori Artan Lulaj, i etur për para i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush.
“…O zot çfarë tmeri. Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh videoja e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim. Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja…”- shkruan në FB Mira Mihali.

Postimi i plotë i nënës në “Facebook”

“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni…”- shkruan në profilin e saj Mira Mihali, nëna e Marvin Mihalit.

Vrasja për një karikues. Mësohet se mes të rinjve të konfliktuar ka patur një debat mes 19-vjeçarit Dejvi Bitraj dhe Marvi Mihalit (viktima) dhe kushërit të këtij të fundit. Debati tejet banal ka qenë për një karikues telefoni. Nga deklarimet mësohet se kushëriri i Marvit kishte blerë një telefon tek Dejvi dhe ky i fundit nuk i kishte dhënë karikuesin.

Më pas sherri ka percipituar pasi Dejvi Bitraj ka thirrur në ndihmë kushëririn e tij Eugen Bitraj 24 vjeç, i cili ka shkuar bashkë me 3 shokë të tjerë. Pasi kanë rrahur Marvin në rrugicën para lokalit, Eugen Bitraj, e ka goditur me thikë në zemër duke i çarë aortën e zemrës. Marvin Mihali ndërroi jetë disa minuta më pas në spital.

”Ndërsa djali jepte shpirt, prokurori maskara, Artan Lulaj i etur për para i kishte liruar nga burgu”, flet nëna e 22-vjeçarit që humbi jetën për një karikues celulari Read More »

”Jam me hepatit B, e merrja ilaçin 60 mijë lekë. Tani është bërë 215 mijë”. Ç’ndodhi me laçianin që iu ankua dy ditë më parë Edi Ramës

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me historinë e qytetarit nga Laçi, që vuan nga hepatiti B dhe iu ankua live gjatë takimit të tij të fundit, për rritjen e çmimit të ilacit.

“Jam me hepatit B, prej vitesh kurohem për mëlçinë e zezë, e marr 60 mijë lekë ilaçin me gjysmë rimbursim. E mora këtë radhë, ishte bërë 215 mijë lekë, me kaq unë nuk e marr dot”- tha ai.

Pas takimit, Rama ka telefonuar ministren e Shëndetësise, e cila ka pritur më tej qytetarin dhe është sqaruar si mund ta shihni në videon më poshte.

Postimi i Edi Ramës në Facebook

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë episod që nisi në takimin e llogaridhënies në Kurbin e përfundoi në zyrën e ministres në Tiranë, ku sqarohet edhe kushdo që është i interesuar të dijë për listën e re të barnave të rimbursueshme, ju uroj një ditë të mbarë🌹”- shkruan Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155798251056523/?t=0

”Jam me hepatit B, e merrja ilaçin 60 mijë lekë. Tani është bërë 215 mijë”. Ç’ndodhi me laçianin që iu ankua dy ditë më parë Edi Ramës Read More »