Aktualitet

Ambasadori Donald Lu godet ashpër Ramën: Mos fol në emër të Amerikës!

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pa deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Në lidhje me akuzat ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Rama u shpreh se po të ishte i përfshirë në kriminalitet do të kishte folur SHBA dhe BE.

Në reagimin e tij për News 24 ambasadori Lu shprehet: “Rama të falsë në emrin e vet dhe ne do të flasim në emrin tonë SHBA po shqyrton akuzat për vëllain e Fatmir Xhafajt”.

“Nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë përgjegjësi të ministrit tonë të Brendshëm, përpara se të flisnin këta, do fliste miku ynë protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan dhe i BE. Do flisnin ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën”, u shpreh me heret Rama.

Ambasadori Donald Lu godet ashpër Ramën: Mos fol në emër të Amerikës! Read More »

Kush fshihet pas vjedhjes së postës së Prokurorisë së Durrësit? Nëse Arta Marku nuk pastron këtë grup të strukturuar kriminal s’ka më sekret hetimi!

Më 8 Maj u dha lajmi për grabitjen e postës së Prokurorisë së Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10.30 kur persona të paidentifikuar sulmuan postierin e posaçëm të Prokurorisë se qytetit bregdetar, i cili sapo kishte marrë disa materiale.

Agresorët ishin të pa armatosur dhe pas vjedhjes janë larguar me vrap. Pak orë pas vjedhjes me dhunë të çantës me dokumente zyrtare, prokuroria ka sqaruar se ne bashkëpunim me policinë ka nisur hetimet.
Organi akuzës bën te ditur se nga përmbajtja e akteve te marra nuk cenohet hetimi për ndonjë nga çështjet dhe se në çantën e postierit nuk ka pasur materiale që klasifikohen si sekret shtetëror.

Por në prokurorinë e Durrësit aktualisht ndodhen disa nga dosjet me të rëndësishme si ajo e hetimit te ish kryeprokurorit Adriatik Llalla si dhe ajo e trafikimit të 613 kg kokaine nga Kolumbia.
Si po zhvillohen ngjarjet duket se grabitja ka të bëjë pikërisht me dosjen “Llalla”. Por cilat janë indicjet që çojnë në këtë dyshim?

Shoferi i postës sekrete në Prokurorinë e Përgjithshme është baxhanaku i Adriatik Llallës. Ateherë nuk është incident dhe grabitja e postës sekrete në Durrës. Edhe roja kryesore deri para pak ditësh në Prokurorinë e Përgjithëshme ishte kunati i Adriatik Llallës.

Nëse Arta Marku nuk pastron këtë grup të rikonstruktuar kriminal atëherë nuk ka më sekret hetimi.
Kujtesë Prokurores së Përgjitheshme dhe organeve ligjzbatuese!/Pamfleti

Kush fshihet pas vjedhjes së postës së Prokurorisë së Durrësit? Nëse Arta Marku nuk pastron këtë grup të strukturuar kriminal s’ka më sekret hetimi! Read More »

Euro dhe droga!

Për muaj me radhë monedha euro është zhvlerësuar duke vendosur në pozita të vështira bizneset që bëjnë tregti dhe importojnë produkte për t’i shitur në tregun vendas.
Shkruan Jorida Tabaku

Qeveria pretendon se zhvlerësimi, pra rënia, e euros në vend vjen si pasojë e përmisimit të zhvillimeve ekonomike në vend, megjithëse të dhënat reflektojnë se përmisimet ekonomike nuk janë aq të mëdha sa të zhvlerësojnë euron në të tilla përmasa.

Niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijne nga trafiku i drogës. Janë këto para që i bëjnë dëm biznesit të ndershëm, zhvlerësojnë euron në mënyrë fiktive dhe njëkohësisht rreshtojnë Shqipërinë mes vendeve me njollë në raportet e DASH dhe Europol.

I gjithë cikli kryhet me bekimin e qeverisë duke qenë se ajo është e angazhuar personalisht në këtë biznes të pisët jo vetëm duke mbyllur sytë për trafikun e drogës por edhe duke angazhuar emërime qeveritare në shërbim të tij.

Nuk është rastësi që dy ministrat e brendshëm të qeverisë janë zbuluar sit ë lidhur me familjarë me trafikun e drogës. Nuk është rastësi që qeveria ka vendosur nën tutelë Prokurorinë e Përgjithshme për të mbyllur dosjet më të nxehta të ministrave të saj të lidhur me drogën apo edhe drejtorët e policisë që ende “nuk gjenden”.

Sot ndertimi dhe turizmi jane fatkeqësisht sektori ku paratë e droges po investohen. Bankat kanë ulur kreditimin ndonëse ndërtime po shtohen dhe janë paratë e drogës që pastrohen përmes betonimit të qyteteve që po zhvlerësojnë dhe euron. Janë pikërisht keto ndërtime që përfitojnë nga taksat që qeveria ul dhe nga lejet që ajo jep.

Dosja Xhafa eshte maja e ajsbergut që zbulon lidhet e ngushta që lidhen me qeverinë nga droga, krimi i organizuar e duke përfunduar në krimin financiar.
Një qeveri e tërë vendosur nën urdhërat e të inkriminuarve. Një popull i tërë i burgosur nga diktatura e narkoshtetit. Kështu Europa është fatkeqësisht larg!

Euro dhe droga! Read More »

Paralajmërimi i kësaj fundjave për gjithë shqiptarët: Një lajm i mirë për ju duke filluar që nesër

11.05.2018 – Fusha të presionit të ulët mbi detin e Zi vazhdojnë të mbesin aktive edhe ditëve të fundjavës. Derisa ditën e shtunë vendi ynë në përgjithësi do të ndikohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, nga dita e diel dhe në fillim të javës së ardhshme, mbi rajonin tonë pritet të depërtojnë edhe fusha të presionit të ulëta dhe masa më të ftohta nga Atlantiku, që do të sjellin kushte për të reshura me shi dhe rënie të temperaturave.

12.05 – Mot kryesisht me diell.  Pasdite vonë, vende-vende mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.

13.05 – Paradite mot kryesisht i kthjellët.  Gjatë ditës priten zhvillime të vransirave dhe shtrëngatave të shpërndara me shi.

14.05 – Mot pjesërisht i vranët.  Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

15.05 – Mot kryesisht me vransira.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

16.05 – Edhe të mërkurën herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu, e gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, vende-vende me riga shiu.

Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare.  Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ditën e mërkurë mund të zbresin edhe deri në 6C, e ato maksimale do të luhaten nga 18C deri në 23C.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-3m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 4-10m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres pak nën vlera normale.

Paralajmërimi i kësaj fundjave për gjithë shqiptarët: Një lajm i mirë për ju duke filluar që nesër Read More »

Arrest për Besim Hajdarmatajn, ish kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përmes tij do të shkohet tek “Peshqit e Mëdhenj” Berisha, Meta dhe Llalla

Arrestimi i ish kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj është vetëm çështje kohe.

Abuzimi i tij me detyrën dhe favorizimi i drejtëpërdrejtë që ai u ka bërë ai trafikantëve të drogërave të rënda kokainë e heroinë, do të jetë dhe një ndër akuzat kryesore për prangosjen e tij të shpejtë.

Besim Hajdarmataj është prokurori që  për shërbimin ndaj Berishës, Metës dhe njerëzve të krimit ka qënë tërë jetën e tij profesionale në krye të prokurorive Tropojë, Pukë, Laç, Krujë dhe së fundmi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. 18 vite kryeprokuror.

Besim Hajdamataj sa kohë ishte Kryeprokurori i Tropojës ka mbyllur pa autorë të gjitha dosjet në ngarkim të njerëzve të Berishës që vranë mbi 150 djem të Tropojës.

Ndërkohë që të gjitha dosjet e vrasjeve të Haklajve në Tropojë  i ka mbyllur me dënime maksimale, pra të gjitha dosjet në ngarkim të tyre kanë pasur dënime maksimale.

Ky shërbim i bërë ndaj Berishës, që shoi tërë vendlindjen e tij ishte një arsye e fortë që ish kryeministri ta konsideronte si njeri që ka dhënë prova të forta pro tij, duke e transferuar pas ardhjes së Adriatik Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, në Tiranë.

Ishte dhe kjo një arsye që Hajdarmataj e ka marrë pa short dosjen “Llalla” për të mos e prekur atë me dorë dhe në disa raste ka dëshmi se ka shmangur transkripte të bisedave të Llallës me njerëz nën hetim për raste të rënda me ndjeshmëri politike.

Deri dy ditë më parë Arta Marku e shkarkoi pa bujë dhe e caktoi prokuror të thjeshtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Duke i hequr nga duart dhe dosjen “Llalla” të cilën e mori prokurori Braho aktualisht për ta hetuar, kopsitur dhe dërguar në gjykatë.

Por nuk përfundon këtu përdorimi i Besim Hajdarmatajt nga Berisha, Meta, Llalla e tërë klanet e drogës së fortë.

Kjo prokurori sipas modelit të Llallës dhe Hajdarmatajt ka qënë një garanci për Sali Berishën, duke u implikuar për interesa të tij me mafian e drogës, si dhe me garantimin e rrugëve të kokainës dhe blerjen e pafajësisë.

Më konkretisht, po përmendim rastin që kemi më të freskët tashmë dhe që është në organin e akuzës.

Besim Hajdarmataj është prokurori garant i trafikut të drogës nga Kolumbia, i kompanisë “Alb Garden”. Pasi dy vjet më parë, në një situatë të ngjashme si kjo e para dy muajve, ai ka pushuar çështjen ndaj këtij biznesmeni, në kontenierin e të cilit u gjend kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Atë kohë ishin 80-90 kilogramë kokainë, për të cilën u ndalua Arbër Kuliçi-Çekaj, por që pavarësisht se kokaina kishte ardhur për të nuk pati asnjë penalizim por vijoi aktivitetin.

Skema e garancisë së Prokurorisë së Adriatik Llallës, përmes Hajdarmatajt, për atë linjë trafiku, është bazuar tek skema e thjeshtë e transportit të kokainës, përmes një kompanie e cila formalisht nuk mban përgjegjësi për “mallrat” e tjera, përveç bananeve që vijnë në Portin e Durrësit, nëse Prokuroria nuk bën hetime shtesë.

Pra asnjë përgjegjësi për kokainën që transportohej.

Kështu, sipas këtij parimi, kjo kompani ka sjellë kokainë në Portin e Durrësit dhe kur është kapur në kohën e Adriatik Llallës, çështja është pushuar.

Prej atëhere, pronari i “Alb Garden” nuk është vendosur nën përgjim, nuk është bërë asnjë përpjekje për hetime të thelluara, dhe me të janë sjellë sikur ai të ishte viktimë e trafikut të kokainës, dhe jo autor i saj.

Nëse Prokuroria e sotme do të respektonte “standardin Llalla”, Besim Hajdarmataj do ta linte përsëri të lirë Arbër Kuliçin-Çekajn, meqë formalisht ai nuk ka faj, se i kanë futur 613 kg kokainë në kontenierin e tij.

Ndaj dhe ambasadori amerikan Donald Lu por dhe përfaqësuesit e BE, e konsideruan që në fillim kapjen e kokainës në Durrës, si “peshkun e madh” jo thjeshtë se ai quhej Arbër Kuliçi-Çekaj, por se në dosjen e tyre, ishte e qartë se garanti i asaj linje trafiku, ishte Prokuroria e Shqipërisë.

Por dhe “mentorët” e ish kreut të prokurorisë shqiptare Adriatik Llallës, ish kryeministrat që e vunë në atë pozicion përkatësisht Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Të cilët kishin krijuar një linjë të fortë të trafikut të drogës dhe të mbrojtjes së linjës së këtij trafiku.

Që nga ish kreu i policisë së Shtetit, ish badigard i Berishës dhe kushuri i pronarit të kontenierëve që u kapën me 613 kilogramë kokainë, Agron Kuliçaj e deri tek ish kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla

Por dhe vartësit të tij, ish kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. I cili pritet të arrestohet nga momenti në moment.

Arrest përmes të cilit do të shkohet më shpejt tek peshqit e mëdhenj, kupola e trafikut të kokainës e heroinës në Shqipëri, Sali Berisha dhe Ilir Meta. /Pamfleti.com

Arrest për Besim Hajdarmatajn, ish kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Përmes tij do të shkohet tek “Peshqit e Mëdhenj” Berisha, Meta dhe Llalla Read More »

Hapet “ditari” i krimeve, Berisha në ankth nga ekstradimet e “miqëve” të tij

Gati avioni i dytë, me tropojanin e dytë
Shkruan: Memo Aliaj

Dhe vjen një ditë, që “letrat” e mbyllura hapen, paçkse quhen të “vjetra”. Kështu po ndodh pas 20 vitesh me dosjen “Hajdari”, letrat e të cilës kërkon t’i rihap një prej të dënuarve për këtë vrasje.Pikërisht për këtë rihapje të njerës prej “fletëve” të “ditarit” të krimeve, para pak ditësh zbriti në Rinas avioni i parë që solli Izet Haxhiajn, tropojanin e parë që guxoi e la arratinë për të zbardhur një krim, për të cilin jo vetëm ai por edhe personazhe brenda e jashtë PD, kanë akuzuar Sali Berishën, si ideator dhe skenarist të realizimit të vrasjes së deputetit Azem Hajdari.

Këto ditë, pritet të zbres në Rinas avioni i dytë, që do të sjell në Shqipëri tropojanin e dytë, të ekstraduar nga Gjermania, për një dosje trafiku kokaine, në sasi sa pesha fizike e 5 deputëtëve të majmur të parlamentit shqiptar! Prokuroria e krimeve të Rënda, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Arbër Çekajt, tropojanit me “detyrë” person lidhës për trafikimin e 613 kg kokainë, për të cilën ka zëra se ky “biznes” ka lidhje me një familje tropojane me pushtet të lartë politik në Shqipëri.

Flitet për “biznesin patriotik” të tropojanëve Çekaj (Kuliçi)-Berisha, biznes që u ndal pas kapjes nga policia shqiptare, në ngarkesën e 72 që kishte bërë! Berisha e kaloi me stres të madh mbrritjen e avionit të parë, që solli tropojanin e parë Izet Haxhiaj.

Mirëpo nuk qenka e thënë të gjej qetësi, mbasi në Gjermani është bërë gati për nisje avioni i dytë, që do të sjell tropojanin e dytë Arbër Çekaj (Kuliçi). Edhe pritja e dytë, ashtu si e para, po e lë pa gjumë Berishën, aq sa thuhet se ka nisur të dalë e qëndroj në ballkon, me sytë nga qielli, për të parë ditën shtëllungat e avionëve që ulen në Rinas, ndërsa natën, duke parë dritat e duke dëgjuar zhurmat e tyre.

Hapet “ditari” i krimeve, Berisha në ankth nga ekstradimet e “miqëve” të tij Read More »

Kapet peshku i madh (Foto)

Një peshkatar ka dalë si zakonisht të peshkojë dhe ka arritur të kapë peshkun më të madh plotë 146 kilogramë.

Josh Roberts arriti të kapte një peshk me të vërtetë të madh, plotë 146 kilogramë, duke e mbyllur ditën me një fund tejet të lumtur.

Ky po që është një peshk i madh (FOTO)

Ishte me varkën e tij për peshkim, por rezultoi se ajo ishte shumë e vogël që ai të mban te mbi të peshkun e kapur.
Megjithatë, peshkatari e gjeti zgjidhjen duke e lidhur peshkun pas varkës dhe ia doli mbanë.

Kapet peshku i madh (Foto) Read More »

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” (Video)

Ju ftojmë sonte me datë 11 Maj, ora 20:30 në shëtitoren përgjatë bregdetit (Lungomare)

Nën ritmet e muzikës së këngëtarëve të mirënjohur shqiptar ,me një atmosferë magjike, ju ftojmë të gjithëve në Hapjen Zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” Me datë 11 Maj,ora 20 : 30 në shëtitoren përgjatë bregdetit (Lungomare) festojmesebashku  sezonituristik vloraturistike !

Ju ftojmë të gjithëve në hapjen zyrtare të Sezonit Turistik “Lungomare ON Fest” (Video) Read More »