Aktualitet

Shpërthen Romeo Kara: Drurin kokës e meritojnë këta kurva të politikës, shajnë Enverin dhe vjedhin ata ç’ka ai ndërtoi. Sot krenohemi me Suden, Gërdenin dhe pularitë e Likes

Fatkeqësisht Enveri e sfidoi totalisht politikën e 27 viteve të fundit, dhe nesë nuk ndalet rrokopuja, ky popull do t’a lype përsëri Enverin.

Shkruan Romeo Kara

U ngritëm për liri, demokraci e progres ekonomik, por përfunduam në kolaps total, ku nuk je kurrë i lirë të pranosh apo kundërshtosh diçka, nëse rrezikon vendin e punës, karrieren apo biznesin, bile në mjaft raste edhe jetën.

Ky sistem presupozonte demokraci, një pushtet të shumicës dhe jo një parajse oligarkike, ku më së paku ka vlere jeta, dinjiteti, e tashmja dhe e ardhmja e shumicës.

Oligarkia kriminalo-ordinere-financiare është plotësisht e aftë të rrije në pushtet si tapa mbi ujë, pavarësisht se për çfarë aspiron apo kërkon shumica.

Enveri e konsideroi Shqipërinë si pronë, e mbyti me kontrollin e tij, por investoi në të gjitha parametrat e tjera të vendit, ndersa halabaket e sotëm, e konsiderojnë Shqipërinë si mallin e botës dhe janë turrur në një garë ndyrësilliku kush e kush t’a shqyeje e copëtoje më shumë.

Shaj Enverin dhe vidh ato që janë ndërtuar në kohen e Enverit: kjo është deviza e politikës së sotme.
Enveri la një shtet, me ekonomi, arsim, shëndetësi e ushtri të fortë, ndërsa sot krenohemi me pularitë e Likes, qendrat tregtare të Saliut, privatizimet e sistemit energjetik, Gërdecin, Suden, Xhaferrin, Gjallicen e Kamberin, zhgarravinat e Edit dhe kunatin e Lulit.

Përpara 1990 arratiseshim për liri, ndërsa sot braktisim vendin për buken e gojës, sepse nuk jemi bij kurve të partisë në pushtet dhe oligarkisë.

Sot do krenohemi me pallatet pafund, nga Velipoja në Sarandë, të ngritura me paratë e krimit dhe të korrupsionit, që qendrojnë bosh edhe pse populli i thjeshtë është i pastrehë se me rrogat mjeranë kurrkush nuk ka shance t’a blejë shtëpinë.

Sistemin e Enverit e thërriti koha dhe po koha e largoi dhe nuk është çudi që koha t’a rithërrasë, prandaj tërbohen sot halabaket antienveristë.

Sot drurin kokës e nuk e meritojne disa pleq të lodhur dhe nostalgjikë por mashtruesit e politikës, të korruptuarit, kriminelët, tutorët dhe kurvat, të cilët të gjithë së bashku në aleancë me njeri-tjetrin kanë hypur në qafen e këtij populli.

Atë që meritojnë sot, me siguri do t’a hanë nesër.

Shpërthen Romeo Kara: Drurin kokës e meritojnë këta kurva të politikës, shajnë Enverin dhe vjedhin ata ç’ka ai ndërtoi. Sot krenohemi me Suden, Gërdenin dhe pularitë e Likes Read More »

Grabitja e 100 milionëve në Fier, dy të arrestuarit akuza të forta në gjyq. Nxjerrin emrat e dy efektivëve të policisë

Gjykata e Apelit në Vlorë la dje në burg dy autorët e dyshuar për grabitjen e rreth 110 milionë lekëve në Fier dhe të një mjeti luksoz tip “Benz”. Ngjarja ndodhi në fshatin Levan të Fierit më 29 maj të vitit 2017, ndërsa pak kohë më parë u arrestuan si të implikuar shtetasit Renaldo Tafili, 22 vjeç, dhe Xhuljan Muça, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Levan

Të dëmtuarit nga kjo ngjarje kanë hedhur akuza akoma më të forta dje, ku sipas tyre ka prova për implikim të dy efektivëve të Policisë së Fierit në grabitjen e ndodhur në vitin e kaluar. Floresha dhe Xhemal Kalemaj ishin dje në sallën e gjyqit për të ndjekur nga afër seancën gjyqësore në ngarkim të dy të arrestuarve, shkruan Panorama. Vetëm pak javë më parë ata hodhën akuza se dy të arrestuarit do të blinin lirinë me paratë e grabitura, por dje trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lënë dy të rinjtë në burg.

Këta të fundit nuk kanë folur në gjykatë, por kanë pritur vetëm sa u është komunikuar masa e arrestit në burg. Veç dy bashkëshortëve të dëmtuar nga grabitja, në sallën e gjyqit dje ishin të pranishëm edhe familjarë të dy të dyshuarve. Më herët, çifti Kalemaj iu ka bërë atyre thirrje të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe të tregojnë se ku i kanë fshehur paratë.

Znj. Kalemaj, ju jeni palë e dëmtuar në këtë çështje. Gjykata la në burg të dyshuarit, teksa ju më parë keni aluduar se ata do të tentojnë të blejnë lirinë me paratë që iu grabitën juve…

Po padyshim që do liheshin në burg, mbasi të dy këta persona kanë grabitur lekët dhe automjetin dhe për këtë ka prova të pakundërshtueshme. Gjykata e Fierit dha arrest me burg, por avokatët mbrojtës apeluan dhe tashmë Gjykata e Apelit Vlorë e çoi të drejtën në vend. Shpresojmë që shumë shpejt të zgjidhet gjithçka.

Ju keni deklaruar se dy të rinjtë ju njihnin dhe kanë vëzhguar lëvizjet tuaja para se të vepronin…
Jo vetëm këta të dy, por edhe dy efektivë të Policisë së Fierit janë të përfshirë në këtë ngjarje. Kemi prova për këtë fakt dhe nuk e themi gjithçka kot.

Kjo është një akuzë e rëndë. I keni denoncuar ata?

Po kështu është dhe ne kemi bërë denoncim për efektivët e Policisë edhe në Komisariatin e Fierit, edhe në SHÇKB. Të dy grabitësit kanë kryer grabitjen të mbuluar nga efektivë të Policisë së Fierit. Nuk është deklaratë, por e mbështetur në prova të forta, të cilat ne i kemi dhënë në Policinë e Fierit.

Dhe, ka ndonjë reagim apo emër?

Ne i kemi deklaruar në Polici të gjitha. Presim reagimin e tyre dhe që hetimi të shkojë deri në fund. Të zbardhet e vërteta ashtu si është dhe të na kthehet mundi ynë dhe automjeti.

Çfarë iu kanë thënë për paratë? Çfarë kanë deklaruar të rinjtë për to?

Janë hetimet që vijojnë. Ne s’kemi marrë ende asgjë edhe pse na kanë thënë që janë gjetur një sasi lekësh. Por deri tani asgjë. Nuk dimë më shumë se kaq. Pasi nuk ka kanë treguar asgjë më shumë. Thjesht se hetimet vijojnë.

Si u vodhën lekët dhe automjeti?

E kemi thënë edhe më parë. Ata ishin banorë dhe punonin pranë biznesit që kemi në Levan dhe i njihnim edhe më parë. Na kanë studiuar. Pasi kanë shkuar fillimisht në shtëpinë tonë në Fier dhe kanë marrë një shumë parash atje, kanë arritur të marrin çelësin rezervë të automjetit. Më pas arritën ta grabisin automjetin, brenda të cilit ne kishim edhe 100 milionë lekë që i kishim për të shlyer detyrimet tona mbi biznesin dhe kredinë.

Grabitja e 100 milionëve në Fier, dy të arrestuarit akuza të forta në gjyq. Nxjerrin emrat e dy efektivëve të policisë Read More »

Selenicë : Sot 5 Maji, vendosen kurora me lule dhe në memoralin e Dëshmorëve

Sot 5 Maji,Dita e Dëshmorëve,sikundër në të gjithë vendin tonë,u zhvilluan homazhe në nder të të rënëve të luftës Nacional Çlirimtare edhe në qytetin tonë. Kurora në memorialin e dëshmorëve në emër të Bashkisë u vendos nga kryetari z.Përparim Shametaj. Kurora me lule u vendosën edhe nga Shoqata e Veteranëve, familjarët e të rënëve dhe Kisha Ortodokse.Këto përkujtimore u zhvilluan në të gjitha Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

I paharruar kujtimi i tyre dhe lavdi veprës së tyre të ndritur!

Selenicë : Sot 5 Maji, vendosen kurora me lule dhe në memoralin e Dëshmorëve Read More »

Hante çokollata vetëm për ditëlindje: Ja ‘mrekullia’ që i ndryshoi jetën vogëlushes nga Krraba

Historia e saj e trishtë preku shumë zemra kur u trajtua si personazh në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në News24, Erjola 8 vjeç, dhë vëllai i saj janë dy fëmijë mjaft të zgjuar, që jetojnë në kushte të tejskajshme të mjerimit.

“Jetoj me babin, me vëllain, dhe me nusen e xhaxhait të babit, mami jeton në Kosovë, na ka lënë,” thotë Erjola. Pjesa më e bukur e ditës së saj është shkolla dhe detyrat që bën pas mësimit. Kur e pyet se çfarë bën babai i saj për të, ajo nuk i përmban lotët “Na blen gjëra babi” thotë e përlotur. I ati Agimi është pika e dobët e Erjolës.
“Babi na ka rritur, na ka ushqyer”. Agimi nuk ka mundësi t‘ua plotësojë kushtet dy fëmijëve të ti j të mitur, as bukën e përditshme. “Kam pasur probleme me nusen, ajo mi mori fëmijët u largua. Pas dy muajsh arrita t’i marr fëmijët e mi.

Ishte në një gjendje depresioni. Kam rreth 2 vjet që i mbaj unë fëmijët, vetëm i ushqej se mundësi tjetër nuk kam. Nuk kam mundësi të tjera, të kemi drita, të kenë rroba. Kërkojnë rroba dhe lodra se shikojnë të tjerët, unë nuk e përballoj dot” thotë Agimi.

Më tej shton se nuk ka pasur mundësi tu blejë fëmijëve librat e shkollës, “fëmijët më kërkonin librat, lekët i gjeta diku. Librat i bleva pas 4 ditësh, fëmijët u trembën se gjithë nxënësit i kishin librat, vetëm fëmijët e mi shkonin në shkollë pa libra” shprehet i dëshpëruar Agimi.
“Blej ushqime me listë, i shlyej në fund të muajit”. Edhe pse fare të vegjël ato nuk i kërkojnë asnjëherë babait me tepër se ç’mund të përballoji ai. “Janë të zgjuar vetë fëmijët nuk kërkojnë gjëra tepër që janë jashtë mundësive” thotë Agimi.

“Çokollatat nuk i hamë shumë ngaqë na dhemb barku, vetëm në ditëlindje na ka thënë babi më kërkoni, edhe unë atëherë i kërkoj babit që të na i festojë”.

Erjola ka edhe probleme me shëndetin. “Ka probleme në bark, nuk kam pasur mundësi ta operoj”. Në këtë panoramë mjerimi, iu është gjendur. Kushtet e banesës ku banon Erjola dhe Bajrami janë fytyra e vetë varfërisë. Në kushte teper të vështira jeton familja e Agimit. Ata nuk kanë drita, era dhe shiu futet nga të katërt anët.
Çdo ditë pas shkollë fëmijët këtu, rendin me vrap për tek mensa sociale. Atje shijojnë gjellërat e ngrohta, frutat dhe ëmbëlsirat. Pasi hanë drekë, fëmijët bëjnë detyrat e shtëpisë me ndihmën e një zyshe.
Në kohën që Erjola me vëllain e saj ishin në mencë duke bërë detyrat e shtëpisë, Elvis Naçi së bashku me dy djemtë e tij shkoi për ta takuar. Me shaka i flet për çokollatat që e bënë kaq të njohur kur thoshte se i hante më të vëllain kur kishin ditëlindjet pasi babai nuk kishte mundësi t’ua blinte gjithmonë kur i këkronin.

Elvisi e pyet për ecurinë në mësime ku i tha së mësimet janë shumë të rëndësishme ashtu si notat e mira teksa e pranoi se ëmbëlsirat nuk do u mungojnë asnjëherë pasi është një “çështje” që mund të zgjidhej lehtë.

‘Shqiptarët për shqiptarët’, i bënë një shtëpi të re familjes së Erjolës, ku mund të jetojnë si gjithë fëmijët e tjerë të moshës së tyre. Por Erjola do të mund të kryejë edhe operacionin në barka falas, në mënyrë që të mos ketë më probleme shëndetësore.

E gjithë familja u gëzua shumë dhe përveç kësaj ndihme, Erjolës së vogël iu dhuruan edhe shumë çokollata, që ajo i ka shumë qejf, por nuk kishte mundësi ti blinte për shkak të varfërisë…

Hante çokollata vetëm për ditëlindje: Ja ‘mrekullia’ që i ndryshoi jetën vogëlushes nga Krraba Read More »

Demokratët ”i thyejnë hundën” Bashës: Largo Monikën, duam Vetting në parti

Sa trafikohen votat në zgjedhje parlamentare dhe më pas edhe në partitë politike? A ka të inkriminuar dhe të korruptuar në partitë politike dhe a duhet të përjashtohen ata? A do të ketë veting në politikë?

Cili është identiteti dhe lidhja me të djathtën? Cila do të jetë e ardhmja e koalicionit politik PD-LSI?

A mund të ketë politikë kur në një pesë delegatë politikë është me status papunësie dhe mbi 40% janë familjarisht mbështetës të vendosur të një force politike?

Cilat janë pikëpamjet e delegatëve të Kuvendit të Partisë Demokratike mbi sistemin zgjedhor dhe problematikat kryesore politike në vend?

Më 29 prill 2018 ekipi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike (ISP) zhvilloi testim të një numri të madh delegatësh të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. E njëjta praktikë është ndjekur më 2016 edhe në Kongresin e PS dhe më pas edhe në Konventën Kombëtare të LSI.

Anketimi nxori në pah problematika të rëndësishme ku ndodhen partitë politike, politika dhe demokracia e brendshme brenda tyre. Shumica e të dhënave lidhen me PD, por një pjesë e tyre janë reflektim edhe i gjendjes jashtë saj, në spektrin e gjerë politik.

Të dhëna të tilla si vullneti i qartë i delegatëve për të larguar nga partia personat e inkriminuar dhe të korruptuar, mbështetja masive për veting në politikë, bindja se reformimi tërësor i sistemit përfaqësues dhe politik është zgjidhja më e mirë për të ardhmen, apo mbështetje e fortë për depolitizimin e administratës zgjedhore, – janë risi pozitive dhe tregojnë nivel të lartë ndërgjegjësimi politik të delegatëve, – në disa raste edhe në kontrast me lidershipin politik të vetë forcës politike.

Delegatët e një Kuvendi Kombëtar supozohet se janë qytetarë të përzgjedhur, që kanë një përgjegjësi në parti, në publik dhe në politikë.

Fakti se mbi 40% e tyre lidhen me forcën politike për shkak të traditës familjare ose se pjesa dominuese në parti i përket kategorisë së vjetër historike, tregon nevojën e madhe që kanë partitë për tu reformuar, hapur, krijuar hapësira të reja dhe nxitur anëtarët e saj të kenë identitet politik, të kenë formim politik dhe të kenë vizion personal për politikën dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, fakti se një në pesë delegatë deklaron se është pa marrëdhënie pune në shtet apo në privat, është tregues i natyrës së ashpër të zhvillimeve politike në vend, ku partitë fituese largojnë nga puna mbështetësit e palës tjetër, një cikël i mbyllur që përsëritet pas çdo rotacioni politik.

Nga ana tjetër kjo tregon se një pjesë e madhe e politikanëve tanë sidomos në nivel lokal, nuk kanë profesion tjetër veç marrjes me politikë, duke e parë politikën si mbijetesë, status social, burim financiar dhe jo si profesion të ideve, part time dhe aktivitet vullnetar.

Të dhënat e nxjerra janë një listë këshillash mjaft të vlefshme për politikanët në PD dhe të tjerët në partitë politike, sesi duhen të merren vendime për më shumë demokraci dhe më shumë përfaqësim.

Mbështetja masive për ndryshimin e sistemit zgjedhor, për zgjedhjen e Presidentit nga populli, për krijimin e senatit, për votën e emigrantëve, për depolizitimin e administratës zgjedhore, etj, janë tregues maturie dhe proteste të bazës partiake ndaj vendimmarrësve politikë.

Këto sugjerime kanë vlerë sidomos në stadin ku ndodhet komisioni bipartiak parlamentar, i cili duhet të bëjë ndryshime në kuadër të reformës zgjedhore.

Studimi i plotë me të dhënat krahasuese për secilën nga rastet e cituara më lart, përfshirë analizën e detajuar mbi pyetësorin e zhvilluar në Kuvendin e PD 2018, do të publikohet në muajin e ardhshëm nga stafi kërkimor i Institutit të Studimeve Politike./TemA

Demokratët ”i thyejnë hundën” Bashës: Largo Monikën, duam Vetting në parti Read More »

”Sardele keni kap, ‘peshqit e mëdhenj’ notojnë të qetë në ujëra të ëmbël”, përgjigja epike që i jep Edi Rama komentuesit

Lumë komentesh në postimet e kryeministrit Edi Rama nga ana e ndjekësve të tij në rrjetin social facebook.

Pas reagimit që kryeministri bëri, teksa e quajti të pakuptimtë reagimin pikë e vrer të opozitës pas dorëzimit të mandatit të Tahirit dhe arrestimit të kokave të trafikut të kokainës, kanë vërshuar komentet nga ana e qytetarëve. Rama nuk ua ka kursyer përgjigjet, lexoni më poshtë disa nga replikat.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama ”kapet” me komentuesit në Facebook, pasi kjo gjë është kthyer në një rutinë të përditshme mes tij dhe qytetarëve që e ngacmojnë atë për temat aktuale të ditës.

”Sardele keni kap, ‘peshqit e mëdhenj’ notojnë të qetë në ujëra të ëmbël”, përgjigja epike që i jep Edi Rama komentuesit Read More »

Carlo Bollino: Në 6 muaj nuk gjetën asnjë provë, Tahiri po kthehet në ”kokë turku”

Pyetja korrekte që duhet të shtrohet sot nuk është nëse Saimir Tahiri do të arrestohet pas dorëzimit prej tij të mandatit parlamentar, por nëse, në këto gjashtë muaj, Prokuroria ka gjetur apo jo prova të reja që të justifikojnë arrestimin e tij.

Shkruan Carlo Bollino

Në pritje që të shpërthejnë ethet e basteve mbi rezultatet e Botërorit të futbollit, që nga dita e enjte po përhapet basti nëse Saimir Tahiri do të arrestohet nga prokurori apo jo. Analistë, politikanë dhe thashathemenxhi nuk flasin për gjë tjetër.

Pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit dhe humbi çdo lloj imuniteti politik, ashtu si çdo qytetar tjetër që do të cilësohej si fajtor për një krim, ai mund të arrestohet pa i marrë leje Parlamentit. Por, edhe në Shqipëri, ashtu si në pjesën me të madhe të shteteve demokratike, nuk është Prokuroria, e cila vendos të arrestohet apo jo dikush, por është Gjykata, ndërkohë që Prokuroria ka të drejtë vetëm të kërkojë arrestimin.

Vetëm se këtu çështja nuk është proceduriale. Hipoteza se ish-ministri i Brendshëm mund të arrestohet bazohet mbi faktin se, që prej gjashtë muajsh, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ta arrestojë duke paraqitur disa dokumenta të ardhura nga Italia dhe një dëshmi të marrë në Shqipëri, por Parlamenti gjykoi se ato ishin prova të pamjaftueshme.

Kuvendi nuk pranoi që të arrestohej Tahiri, por autorizoi Prokurorinë të vijonte çdo lloj tjetër hetimi që e gjykonte të domosdoshëm lidhur me të, natyrisht me objektivin që të mblidheshin prova më të shumta. Në këta gjashtë muaj, katër prokurorë kanë hetuar mbi Saimir Tahirin në kërkim të provave që të tregojnë me fakte lidhjet e tij me trafikun e drogës: kontrolluan shtëpinë e tij, morën në pyetje bashkëpunëtorët e tij, përgjuan thirrjet e tij telefonike, kontrolluan gjithë kontaktet e tij dhe dokumentat e nënshkruara prej tij kur ishte ministër, kontrolluan e-mailat e tij personalë, e morën atë vetë në pyetje dhe punuan sëbashku me autoritetet italiane dhe greke.

Pyetja korrekte që duhet të shtrohet sot nuk është nëse Saimir Tahiri do të arrestohet pas dorëzimit prej tij të mandatit parlamentar, por nëse, në këto gjashtë muaj, Prokuroria ka gjetur apo jo prova të reja që të justifikojnë arrestimin e tij.

Në rast se janë gjetur, Prokuroria, siç parashikon procedura, do të kishte mundur të paraqiste kërkesë të re në Parlament për arrestimin, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Kjo të le të supozosh se nuk ka prova të reja, apo ato nuk jane ende të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Kështu që nuk kuptohet pse, vetëm për faktin që tanimë Tahiri nuk ka imunitet, ai tani duhet të arrestohet.

Arrestimi nuk është një hakmarrje politike, por një masë parandaluese, e cila synon të shmangë atë, që i pandehuri të përsërisë krimin, apo të zhdukë provat. Tahiri nuk është më ministër dhe kështu që nuk mund të krijojë lehtësi për asnjë trafikant dhe, pas gjashtë muaj hetimesh, është e vështirë të besosh se ende ekzistojnë diku prova kundër Saimir Tahirit, të cilat ish-ministri mund t’i zhdukte.

Me përjashtim të rastit të ndonjë të papriture (pra, në prani të fakteve të reja, apo dëshmive të reja), nuk besojmë se mund të imagjinohet një arrestim i Tahirit, vetëm nëse vendoset që ai të bëhet një kokë turku, për të treguar se tani “drejtësia” funksionon me të vërtetë.

Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që Prokuroria, edhe pse nuk e arreston, të mos vendosë ta çojë atë para Gjykatës në gjendje të lirë për ta gjykuar për trafik droge. Në disa aspekte, mund të ishte pikërisht ky, mjeti i verifikimit që vetë Tahiri, nëpërmjet gjestit të tij kurajoz të dorëzimit të mbrojtjes parlamentare, po kërkon, në fund të fundit.

Vetëm një çlirim i plotë nga akuzat prej një Gjykate, në të vërtetë, do ta shfajësonte atë publikisht dhe përfundimisht nga akuzat dhe nga insinuatat kundër tij. Por edhe për të filluar një proces kërkohen prova, dhe a janë apo jo këto prova? Ato që gjashtë muaj më parë iu paraqitën Komisionit Parlamentar të Mandateve dhe që përfunduan më pas nëpër media, nuk janë prova që ta mbërthejnë Saimir Tahirin me ndonjë përgjegjësi penale.

Fakti që dy trafikantë, edhe pse kushërinj, flasin për të në një përgjim telefonik, nuk është një provë gjyqësore dhe fakti pse i ka shitur makinën kushëririt trafikant dhe që e ka takuar jashtë shtetit kur ishte për pushime me grua e fëmijë nuk e bën atë trafikant droge. Madje, është kaq e pabesueshme që një ministër ta ketë lejuar të përdoret kaq lirisht makina e tij si mbulim për një trafikant, saqë kjo duket më shumë si një provë në favor të besueshmërisë së Tahirit, se sa për të kundërtën.

Dhe këtu nuk ka vlerë teoria e shumë analistëve, të cilët besojnë tek “perceptimi i fajësisë”: vepra penale, ose faktohet me prova të qarta, ose nuk është kryer kurrë. Dhe rreziku më i madh për Saimir Tahirin mund të jetë pikërisht ky: të mbetet përgjithnjë në Limbin e paqartësisë. Pasi, nga akuza penale mund të çlirohesh me një vendim gjykate, por nga insinuatat dhe dyshimet është shumë më e vështirë të dalësh.

Carlo Bollino: Në 6 muaj nuk gjetën asnjë provë, Tahiri po kthehet në ”kokë turku” Read More »

”Nga maçoku Sali, te dhelpra Monikë dhe gënjeshtari Lulzim”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut zhvilloi homazhe në varrezat e qytetit të Elbasanit.

Pas ceremonisë së homazheve, Balla i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me vendimin e Saimir Tahirit për lënien e mandatit të deputetit.

Sipas Ballës, kjo është një çështje personale e Saimir Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim.

“Të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali te dhelpra Monikë, por edhe te gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje”, deklaroi Balla.

Pronomcimi i plotë i Ballës:

E gjithë kjo zhurmë e madhe në gjithë këto gjashtë muaj se gjoja imuniteti i Saimir Tahirit po pengonte hetimin e plotë të kësaj çështje.

Sot Tahiri nuk është më as me imunitet dhe as me mandat dhe sigurisht drejtësia do të bëjë punën e saj.

Ndërkohë që të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështje.

Kjo është një çështje personale e Tahirit, e cila duhet hetuar vetëm nga drejtësia, askush tjetër nuk duhet të flasë më për këtë hetim të momentit sa kohë që ajo që u tha, që paska qenë vendimi i Kuvendit i cili ka penguar hetimin e plotë të kësaj çështje, dhe kjo çështje është sqaruar prej ditës së parë sepse edhe ai ka qenë një vendim për të standartizuar një proceduarë kuvendore, tani jemi në një fazë krejtësisht të re që politika nuk do të flasë më, por do të flasi drejtësia./Pamfleti .com

”Nga maçoku Sali, te dhelpra Monikë dhe gënjeshtari Lulzim” Read More »