Aktualitet

Humbi për 9 orë në Llogara, ja fjalët e para të turistes austriake

Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake e cila u shpall dje e humbur.

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur austriakja 45-vjeçare me inicialet A. W., u ngritën grupe të posaçme të policisë dhe banorët me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Në dëshminë e saj në momentet që u gjet nga ana e Policisë, turistja falënderon policinë dhe thotë se ata janë të mrekullueshëm.

Policët e Vlorës bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Austriakes me inicialet A. W.,  i është bërë kontroll  mjekësor dhe ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Humbi për 9 orë në Llogara, ja fjalët e para të turistes austriake Read More »

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit

Një telefonatë me Tiranën nëpërnjet aplikacionit Telegram, mësohet se ka qenë elementi i vyer për policinë gjermane që arriti të zbulojë vendodhjen e Arbër Çekajt.

Për 20 ditë më radhë, policia shqiptare dhe DEA humbi çdo gjurmë të njeriut të akuzuar si pronari i gjysmë tonit kokainë të kapur në fillim të shkurtit në Maminas. Kjo pasi Çekaj zotëronte një dokument gjerman me emrin Arbër Jensen dhe ai shmangu totalisht transportin publik

Ai lëvizi në Hollandë ku ka qëndruar më shumë se dy javë. Më pas u rikthye në Dusseldorf të Gjermanisë Perëndimore, nga ku dhe ka kontaktuar me familjen e tij.

Policia shqiptare që e mbante në përgjim familjen ka kontaktuar urgjent me gjermanët, të cilët kanë arritur menjëherë të gjejnë vendodhjen dhe ta arrestojnë në më pak se 12 minuta nga banesa ku po rrinte.

Banesa ishte në periferi të qytetit të madh industrial të Duseldorfit, i cili është zemra industriale e landit të Nordrhein-Westfalen, që është dhe zona më e populluar në Gjermani.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, si dhe oficeri koordinues i DEA-s, i cili lëviz vazhdimisht.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë.

Deri më tani, për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.
Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

Menjëherë pas kapjes së Arbër Çekajt, Ambasada Amerikane publikoi një karikaturë ku një kallam peshku kishte arritur të kapte një gjysëm-peshk e gjysëm-banane, duke iu referuar ngarkesës me fruta ekzotike që kishte kontenieri me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe pati si vend tranzit Italinë dhe Maltën. /tesheshi.com/

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit Read More »

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ”pret kokat” e 4 gjyqtarëve, zbulohen emrat

Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) do të zhvillojë një mbledhje ku në rendin e ditës është kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e 4 gjyqtarëve; Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima.

Kush janë gjyqtarët që kërkohen masë shkarkimi?

Petraq Curri është gjyqtari i Durrësit që sipas ministrisë së drejtësisë shkeli ligjin duke liruar nga qelia Alket Hatinë të konsideruar baroni i drogës. Por këtë akuzë vetë Hatia e ka mohuar duke sqaruar se ai nuk dorëzohet pasi e akuzojnë padrejtësisht për një dënim që ai e ka shlyer më parë.

Një tjetër gjyqtar për të cilin kërkohet shkarkimi është gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani, i cili ishte gjyqtari që vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Ruka që u vra më pas nga bashkëshorti i saj.

Shkarkim kërkohet edhe për gjyqtarin administrativ të Shkodrës, Ahmet Jangulli, dhe administrativ të Vlorës, Ken Dhima. Ndërsa zyrtarisht dorëheqjen në KLD e ka paraqitur gjyqtarja e Durrësit Merita Xhani, kërkesë të cilën e ka paraqitur prej datës 8 shkurt 2018. Ndërsa kërkesë për dorëheqie mësohet se ka paraqitur dhe një tjetër gjyqtare pas këtij rendi dhe rezulton se është gjyqtarja e Tiranës Brunilda Kasmi./Report Tv

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ”pret kokat” e 4 gjyqtarëve, zbulohen emrat Read More »

Denoncimi i gazetarit: Taksat tona bëhen ”rrush e kumbulla” për shpenzime luksi

Agjencia e Prokurimeve Publike në faqen e parë të saj numëron tendera vetem për bileta avioni. Asnjë tender për rruge, shkollë apo spital. Pas një kërkimi në faqen zyrtare, gazetari Klodian Tomorri shkruan se paratë duket se të gjitha shkojnë në ajër, pra për fluturime.

Postimi i gazetarit Klodian Tomorri në Facebook

Ku shkojne parate e popullit?

Kjo eshte faqja e pare e Agjencise se Prokurimeve sot. Nuk ka tender per asnje rruge, asnje shkolle, asnje spital. Te gjithe tenderat jane vetem per bileta avioni.

Shqiperia fluturon. Njera pjese e saj, ajo burokratikja. Shikojini si jane, rresht. Te gjithe bejleret e shtetit udhetojne jashte shtetit me parate e popullit.

Kuvendi, Ministria e Mbrojtjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Qendra e Kultures, Drejtoria e Administrates Publike, Agjencia e Arsimit te Larte.

Aty edhe shoqeria e ujesjelles kanalizimeve Pogradec do coj kater veta jashte shtetit. Besoj edhe keta ne krye te detyres. Do mesojne se si i menaxhon tubat bota.

Ja keshtu keshtu.

Denoncimi i gazetarit: Taksat tona bëhen ”rrush e kumbulla” për shpenzime luksi Read More »

‘Sot nuk kemi asnjë lajm! ‘

Ligji i Knoll për saktësinë e medias: Çdo gjë që lexon në gazeta është absolutisht e vërtetë – përveç lajmit të rrallë, për të cilin ndodh që të kesh vetë njohuri të dorës së parë

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”.

Në 18 prill 1930, një prezantues lajmesh në BBC u tha dëgjuesve: “Nuk ka lajme!”, dhe vendosi disa melodi dhe këngë.

Në ditët para se lajmet të prodhoheshin – me fjalë të tjera “krijoheshin”, për t’u shitur kompanive dhe bizneseve hapësira reklamash – dëgjuesit bekoheshin rregullisht me tinguj të ëmbël.

Tani kemi një cikël lajmesh 24 orë në ditë, 7 ditë në javë – “lajme” për njerëz, ngjarje dhe zhvillime, që hyjnë në gropën thithëse të ndërgjegjes njerëzore, për t’u nxjerrë prej aty muaj, ditë, apo sekonda më vonë, nga një lajm tjetër, më i spikatur. Lajmet “e mira” janë ata që mbeten më gjatë në gropën thithëse – tragjedi, vdekje dhe fatkeqësi – ndërkohë që lajmet “e kota”, ose informacioni që ka mirësi apo vlerë, mund të përfshijë tema të tilla si natyra, vullneti i mirë apo etika.

Që të mbeten duke u vërtitur në vorbullën e lajmeve, figurat e sotme publike duhet që të jenë argëtuese; ka shumë efikasitet edhe kur janë të paparashikueshme, apo të hapura, të bëjnë sherre në publik, të bëjnë deklarata të forta, shpesh fyese, dhe të kuptohen kollaj – por edhe të keqkuptohen kollaj.

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”.

Sot, në vend të mendimtarëve dhe udhëheqësve, “dëfryesit” po mbushin hapësirat tona politike, artistike, letrare dhe intelektuale. Media është shndërruar në karnavalen e shpërqëndrimeve, duke ofruar, siç thoshte Oskar Uajlld, “detaje të sakta dhe prozaike të bëmave të njerëzve, që nuk ngjallin kurfarë interesi”. E duhen lexuar të gjitha? /Bota.al

‘Sot nuk kemi asnjë lajm! ‘ Read More »

“S’do iki në qiell pa mbajtur lulet te dasma”, historia e kësaj vogëlusheje do t’ju thyejë zemrën, tronditet e gjithë bota (Foto)

Historia e 4-vjeçares Paige ka përlotur çdokënd që e ka lexuar. Ajo u thoshte të gjithëve se do të mbante lulet gjatë dasmës së dy prindërve të saj.
Por papritur Pagie u diagnostikua me kancer në tru dhe doktorët u thanë prindërve se vajzës i kishte mbetur shumë pak ditë jetë.

Prindërit e saj në bashkëpunim me tezen e vogëlushes arritën të organizonin një dasmë shumë të bukur në spital brenda vetëm 24 orëve.

Paige ishte një vogëlushe e shëndetshme deri para dy muajve. Më pas ajo nisi të ndiente dhimbje të tmerrshme në kokë.

“S’do iki në qiell pa mbajtur lulet te dasma”, historia e kësaj vogëlusheje do t’ju thyejë zemrën, tronditet e gjithë bota (Foto) Read More »

Dorëheqja e ish- ministrit/ Kuvendi sot shpall vakancën për Tahirin, ja kush e merr mandatin

Parlamenti do t’i dërgojë sot zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të shpallur si vakant mandatin e deputetit të PS-së, Saimir Tahiri

Burime nga Kuvendi bën të ditur se sot do të firmoset procedura nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit dhe më pas do të nisin procedurat ligjore për të zëvendësuar Saimir Tahirin, me pasuesin në listë, Spartak Brahon.

Ky i fundit, aktualisht është këshilltari i Kryeministrit për marrëdhëniet me Parlamentin dhe renditet i 19-ti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës. Kodi Zgjedhor, neni 164 thekson se:

“Në rastin se deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin, për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati. Në këtë rast, Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”, thekson Kodi Zgjedhor.

“Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të Këshillit të Bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike, në zonën zgjedhore përkatëse”, thekson Kodi.

Dorëheqja e ish- ministrit/ Kuvendi sot shpall vakancën për Tahirin, ja kush e merr mandatin Read More »

Edi Rama e nis mëngjesin me një mesazh thumbues për Sali Berishën

Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një video-projekti për qendrën e Fierit. Në profilin e tij në Facebook Rama shkruan se projekti i Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane nis zbatimin së shpejti dhe do të transformojë qytetin.

Mesa duket rehabilitimi për lumin Gjanica në Fier vazhdon akoma, ku para disa muajsh një sasi ekplozivi iu vendos një pallati 5-katësh.

Postimi i Edi Ramës në Facebook

MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë projekt të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, që nis zbatimin së shpejti për ta kthyer qendrën e Fierit nga një parking të ndotur në një hapësirë të re publike, si edhe lumin Gjanica nga “Lana e Dytë” e Saliut të Parë, në pjesë integrale të qendrës së re të qytetit të rilindur, ju uroj një javë të mbarë.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama dhe Sali Berisha ”fërkohen” me njëri-tjetrin. Edhe në Kuvendin e  Shqipërisë që zhvillohet çdo të enjte kryeministri Rama dhe paraardhësi i tij Berisha shkëmbejnë batuta mes tyre; qoftë banale, qoftë edhe batuta pikante, saqë në shumicën e rasteve bien pre e rrjeteve sociale ku këta të fundit u bëjnë edhe foto-meme nga shprehjet e tyre të famshme.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155788355121523/?t=0

Edi Rama e nis mëngjesin me një mesazh thumbues për Sali Berishën Read More »