Aktualitet

Kush është gjyqtarja që vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Saimir Tahirin (Emri)

Gjyqtarja e Krimeve të Rënda që vendosi të caktojë masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për ish-ministrin Tahiri është Liljana Baku.

Që në fillim, ajo ka gjykuar gjatë hetimeve paraprake çështjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Baku është gjyqtarja që vendosi t’i bllokonte pasaportën Tahirit me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo la në burg edhe biznesmenin Orest Sota, të cilit iu gjetën në makinë një shumë e konsiderueshme eurosh dhe pasaportat detare të Tahirit.

Gjithashtu, Baku ka pasur në gjykim edhe çështjen e Nezar Seitit, i konsideruar si financieri i Habilajve dhe i ekstraduar në janar me vendim të Gjykatës së Tiranës. Ajo ka refuzuar lirimin kundrejt garancisë pasurore të Orest Sotës, por ky i fundit e fitoi lirinë në Apel, ashtu sikurse edhe Tahiri rikthimin e pasaportës.

Liljana Baku ka pasur edhe çështje të tjera të bujshme te Krimet e Rënda. Kujtojmë se Liljana Baku pranoi edhe kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ushtrimin e kontrollit në banesën e Tahirit, në një kohë që prokuroret ishin përballë Kuvendit për autorizimin që do t’u lejonte arrestimin e Tahirit.
Ajo ka qenë edhe në çështje të bujshme si ajo e “Xibrakës”, kur i refuzoi lejen për të kaluar festat e fundvitit me familjen Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha./Panorama

Kush është gjyqtarja që vendosi masën e sigurisë ”arrest shtëpie” për Saimir Tahirin (Emri) Read More »

“Arrest shtëpie” për Tahirin, vjen reagimi i parë nga opozita

Monika Kryemadhi ka reaguar pas dhënies së masës arrest shtëpie për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryemadhi shkruan se; Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Postimi i plotë:

Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!

Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.

Një figure e djegur që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!

Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve ne PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij.

“Arrest shtëpie” për Tahirin, vjen reagimi i parë nga opozita Read More »

”Saimiri në burg!, Sali krimineli e Ilir hajduti në liri. Bravo qeverisë”, komentuesit i turren Ramës pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm

“Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike”.

Ky ishte reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama pasi gjykata vendosi të shtunën masën e sigurimit arrest shtëpie për ish ministrin e Brendshëm socialist, Saimir Tahiri.

Por lumë komentesh kanë vërshuar në këtë postim të Ramës i cili ka zgjedhur t’i kthejë përgjigje në orët e vona të darkës disa prej ndjekësve. Ja replikat mes tyre:

”Saimiri në burg!, Sali krimineli e Ilir hajduti në liri. Bravo qeverisë”, komentuesit i turren Ramës pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Read More »

Kohë të arta për avokaten e vjehrrit të Lulzim Bashës. Erinda Ballanca kontratë për pallat shumëkatësh

Kohë të arta për Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, e njohur edhe si avokatja e vjehrrit të Lulzim Bashës kundër Shqipërisë në Strasburg, gjatë procesit për çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë. Gjatë vitit 2017, zonja Ballanca, në deklaratën e pasurisë së zbardhur nga Shqiptarja.com, rezulton se ka firmosur kontratën për ndërtimin e një objekti shumëkatësh (pallat) në Tiranë, ku është pronare e 1/8 pjesë. Avokatja e Popullit thotë se objekti do të ndërtohet mbi një truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 432 m2. Zonja deklaron se këtë pasuri e ka fituar me trashëgim.

Po gjatë vitit 2017, Ballanca deklaron një llogari bankare 6 262 euro me të ardhura nga kursimet, llogari 8 643 lekë me të ardhura nga kursimet, llogari 11 938 euro me të ardhura nga dieta, qiraja dhe kalim dividenti. Zonja deklaron një tjetër llogari me vlerë 1 069 592 lekë, me të ardhura nga paga dhe detyrime nga ortaku, 300 000 lekë cash në banesë, blerjen e një deponoje me vlerë 1 mijë euro, pagën si Avokate e Popullit 991 618 lekë si dhe të ardhura nga dietat e Këshillit të Evropës me vlerë 236 euro.

Nga kompani E 4 Legal shpk, Ballanca deklaron 968 049 lekë të ardhura dhe 9 053 euro kalim dividenti i mbajtur për vitin 2015. Nga një kontratë qiraje Avokatja e Popullit deklaron 4 380 euro të ardhura, vijimin e shlyerjes së një kredie në Intesa San Paolo Bank në vlerën 100 mijë euro, detyrime për blerjen e shtëpisë në rezidencën në Mullet, 250 mijë euro si dhe 5 mijë euro detyrim i mbetur shoqërisë për blerjen e sipërfaqes prej 125 m2 dhe një garazhi.

Avokaten e Popullit është gjithashtu pronare e një apartamenti banimi me sipërfaqe 107 m2 në Rr. Brigada VIII, Tiranë, blerë për 57 000 dollar dhe rivlerësuar për 18 725 000 lekë. Është pronare me 1/3 pjesë takuese e një apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti. Ka nënshkruar në 2009 një kontratë për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2, për vlerën 150 000 euro si dhe kontratë në 2013 për blerje apartament banimi në Vlorë me sipërfaqe 92.69 m2 dhe sipërfaqe përbashkëta 14.38 m2, me vlerë 75 000 euro.

Vila në Mullet

Avokatja e Popullit posedon edhe një vilë, e ndodhur në një rezidencë, në Mullet të Tiranës, me vlerë 451 mijë euro. Në një tjetër deklaratë pasurie, ku deklaron pasurinë fillestare, Ballanca rezulton se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje shtëpi banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 mijë euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, Ballanca deklaron të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Sa i takon kredive, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Gjithsesi, për të justifikuar vlerën e vilës dhe parcelës, Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LaëOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017. Po gjatë kësaj kohe, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë.

Pasuria e Avokates së Popullit Erinda Ballanca për vitin 2017

Kontratë sipërmarrjes për ndërtimin e një objekti shumëkatësh mbi pasurinë e paluajtshme në pronësi të palës porositëse, pasuri e llojit truall dhe ndërtesë, e ndodhur në Tiranë, me sipërfaqe 432 m2, në bashkëpronësi, ku jam pronare e 1/8 pjesë. Pasuria është lënë trashëgim.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga kursimet, 6 262 euro.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga kursimet, 8 643 lekë.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga dieta, qeraja dhe kalim dividenti, 11 938 euro.

Llogari bankare në Intesa SanPaolo Bank, të ardhura nga paga dhe detyrime nga ortaku, 1 069 592 lekë.

Cash në banesë, 300 000 lekë.

Blerje e një depoje, 1 mijë euro.

Paga si Avokate e Popullit 991 618 lekë.

Të ardhura nga dieta në Institucionin e Avokatit të Popullit, 1 720 lekë.

Të ardhura nga dietat e Këshillit të Evropës, 236 euro.

Të ardhura nga E 4 Legal shpk, 968 049 lekë.

Të ardhura nga E 4 Legal shpk, kalim dividenti i mbajtur për vitin 2015, 9 053 euro,.

Të ardhura nga kontrata e qerasë, 4 380 euro.

Kredi e marrë pranë bankës Intesa SanPaolo Bank, në vlerën 100 mijë euro, shlyer 4 619 euro.

Detyrime për blerjen e shtëpisë në rezidencën…., 250 mijë euro.

Detyrim i mbetur shoqërisë për blerjen e sipërfaqes prej 125 m2 dhe një garazhi, 5 mijë euro.

Kohë të arta për avokaten e vjehrrit të Lulzim Bashës. Erinda Ballanca kontratë për pallat shumëkatësh Read More »

Vettingu/ Bankat dhe noterët fundosin gjyqtarët dhe prokurorët. KPK: Kushdo që ka bërë afera nuk i shpëton procesit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë dje të tjera prova se kushdo gjyqtar dhe prokuror që ka bërë afera nuk do i shpëtojë dot këtij procesi. KPK zbardhi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva, ku ka treguar me detaje se si u zbuluan apartamentet dhe paratë e pa justifikuara prej tij. Gjyqtari iku pasi nuk dha argumente para komisionerëve se ku i kishte siguruar paratë për 3 apartamente që zotëron. Sipas vendimit, kanë qenë bankat e nivelit të dytë dhe noterët ata që kanë fundosur gjyqtarin.

Por kjo tregon se e njëjta rrugë është ndjekur dhe për emrat e tjerë. Fillimisht KPK ka konstatuar se Trezhnjeva ka mashtruar me marrjen e një kredie. Sipas vendimit, gjyqtari ka deklaruar se më datë 07.10.2008 është blerë shtëpi banimi, me sipërfaqe totale 143,74 m² në Tiranë. Të ardhurat për këtë banesë janë 50 mijë euro kredi në “Alpha Bank” dhe pjesa tjetër e tërhequr në “BKT” nga depozita e bashkëshortes.

Por më pas është zbuluar se kjo kredi ishte marrë për një shtëpi tjetër në Durrës. “Noteri, Z. T. K., konfirmon se me kontratën e shitjes është blerë pasuria me çmimin e shitjes 17.536.280 lekë, të likuiduara tërësisht nga blerësit, Z. Besim Trezhnjeva dhe bashkëshortja Znj. A. T., në favor të shitësit, Z. L. K., jashtë zyrës noteriale, nëpërmjet “BKT”, sipas dokumentit bashkëngjitur kësaj kontrate.

Nuk është përmendur në asnjë pjesë të kontratës që shuma prej 50.000 eurosh është përfituar me kredi nga “Alpha Bank”, siç subjekti deklaron. Po kështu, nuk ka një dokument bashkëngjitur kontratës nga “BKT”, me të cilin të vërtetohet likuidimi i çmimit të shitjes”, thuhet në vendim.

Pas kërkimit të informacionit nga “BKT”, KPK ka konfirmuar se në datën 08.10.2008 (një ditë pas lidhjes së kontratës) nga llogaria e bashkëshortes, Znj. A. T., kanë kaluar në llogari të shitësit, Z. L. K., shumat prej 986.977 lekësh dhe 10.673.023 lekësh, gjithsej 11.660.000 lekë.

Pjesa tjetër e çmimit të shitjes, prej 5.876.280 lekësh, nuk vërtetohet të jetë paguar te shitësi, Z. L. K., nëpërmjet “BKT” siç subjekti pretendon. Në vendim deklarohet se Trezhnjeva, lidhur me pagimin e pjesës së mbetur të çmimit të shitblerjes dhe burimin financiar për apartamentin, është përdorur kredia prej 50 mijë eurosh. Kjo kredi ishte marrë për një apartament në Durrës, por gjyqtari ka deklaruar se këto veprime janë bërë fiktive për të mundësuar marrjen e kredisë për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Verifikim pasurisë së bashkëshortes

Komisioni i vetingut ka kaluar në sitë dhe pasurinë e bashkëshortes së gjyqtarit Trezhnjeva, ku është parë se edhe ajo nuk e justifikon pasurinë. “Subjekti ka deklaruar në deklaratën për veting të ardhura të bashkëshortes, Znj. A. T., për periudhën 2005-2016, në shumën 22.500.000 lekë. Lidhur me shumën prej 11.660.000 lekësh, e cila ka kaluar në llogari të shitësit të pasurisë, Zotit L. K., pas analizës financiare të viteve 2006 dhe 2007, rezulton se bashkëshortja e subjektit nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme të biznesit për të krijuar likuiditetin.

Për këtë likuiditet ILDKPKI-ja ka konstatuar se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshortja e subjektit, Znj. A. T., si fitim nga aktiviteti “Farmaci”, për periudhën 2005-2016, janë në shumën prej 12.175.486 lekësh dhe jo 22.500.000 lekë”, thuhet në vendim. Gjatë hetimit administrativ, për të verifikuar këto të ardhura Komisioni mori në shqyrtim dokumentet shkresore te marra nga institucionet kompetente tatimore, si dhe analizoi deklarimet ndër vite të subjektit.

Pas një analize të detajuar financiare, trupa gjykuese konstatoi se të ardhurat neto të Znj. A. T., nga aktiviteti privat si farmaciste, për periudhën 2003-2016, janë 12.844.341 lekë. Po ashtu edhe për vitet 2003 dhe 2004 ka problem me deklarimet.

“Sa më sipër, rezulton se në deklaratën për veting ka deklarim të pasaktë dhe në kundërshtim me nenin 33, pika 5/a, të ligjit nr. 84/2016, të të ardhurave të Znj. A. T., për periudhën 2003-2016, pasi këto të ardhura janë deklaruar në shumën 22.500.000 lekë, ndërkohë që rezulton që ato të kenë qenë në shumën 12.844.341 lekë.

Kontroll vit pas viti të pasurisë

Zotit Trezhnjeva i është bërë një verifikim pasurisë vit pas vitit. Nga analiza financiare për vitin 2008, ka rezultuar se ka mungesë burimi të ligjshëm financiar për të justifikuar pasuritë e krijuara në vitin 2008, në shumën prej 5.727.688 lekësh, parashikuar nga neni 33, pika 5/b, i ligjit nr. 84/2016.

Sipas vendimit, në vitin 2010 dhe 2011, subjekti nuk deklaron dhe nuk rezulton të ketë fituar pronësi mbi pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Nga analiza financiare për këto vite, rezulton se ka shtim likuiditetesh të pajustifikuara në shumën 2.434.953 lekë.

Në vitin 2013 është blerë makinë tip “Benz”, me vlerë 520.000 lekë më datë 13.11.2013. Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti i rivlerësimit, Z. Besim Trezhnjeva, ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e likuiditetit në shumën prej 447.766 lekë.

Në vitin 2014, subjekti i rivlerësimit, datë 01.10.2014, ka blerë autoveturë, me çmimin 16.000 euro, e deklaruar në deklaratën për veting. Burim krijimi nga shitja e autoveturës 6.800 euro dhe nga pakësimi i depozitës së bashkëshortes, në shumën 1.300.000 lekë. Pas analizës financiare të vitit 2014, rezulton se subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive në vitin 2014, në shumën prej 75.654 lekë. Në fund ndaj tij u vendos shkarkimi.

JA DETAJET E VENDIMIT TË KPK PËR BESIM TREZHNJEVËN
REZULTATET E VERIFIKIMIT

Në përfundim të hetimeve paraprake administrative në lidhje me pasuritë dhe likuiditetet si më sipër, të kryera sipas neneve 44, 49 dhe 50 të ligjit nr. 84/2016 deri në datën 23.03.2018, për subjektin e rivlerësimit, Z. Besim Trezhnjeva, në deklaratën për vetting, kanë rezultuar:

  1. Deklarime të pasakta që vijnë në kundërshtim me nenin 33, pika 5/a, të ligjit nr. 84/2016 në lidhje me:

a. burimin e krijimit të pasurisë (farmaci e bashkëshortes);

b. të ardhurat e bashkëshortes së subjektit nga ushtrimi i aktivitetit privat si farmaciste,

c. likuiditetin në shumën prej 481.341 lekësh në “Raiffeisen Bank” në emër të subjektit,

d. likuiditetet në cash.

  1. Mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë në vlerën prej 20.133.368 lekësh, parashikuar nga neni 33, pika 5/b, i ligjit nr. 84/2016.

  2. Deklarim i rremë në lidhje me kredinë prej 50.000 eurosh të marrë nga “Alpha Bank”, si pjesë e çmimit të blerjes së pasurisë, pasi kjo nuk është vërtetuar gjatë hetimit administrativ, përkundrazi, është vërtetuar se kjo shumë ka kaluar në llogari të shoqërisë… sh.p.k., parashikuar nga neni 33, pika 5/ç, i ligjit nr. 84/2016.

  3. Mosdeklarim i shumës prej 148.226 lekësh, llogari e vajzës, Znj. O. T., pranë “Credins Bank”, e cila edhe pse vlerësohet nga trupa si një shumë jo e konsiderueshme, parashikohet si fshehje pasurie nga neni 33, pika 5/c, e ligjit nr. 84/2016.

  4. Në rezultatet paraprake të hetimit është konstatuar gjithashtu se subjekti i rivlerësimit nuk ka qenë tërë- sisht bashkëpunues me Komisionin gjatë komunikimit elektronik, sipas nenit 46, pika 1, të ligjit nr. 84/2016.

INFORMIMI

Lidhur me pyetësorin e parë të dërguar me email në adresë të subjektit në datën 20.12.2017, Komisioni është njoftuar në rrugë elektronike se email-i është nisur në datën 20.12.2017, ora 4:36:48 PM, dhe është lexuar nga subjekti po në datën 20.12.2017, në orën 5:34:29 PM. Ndërkohë, subjekti ka deklaruar se për pyetësorin e dërguar me email në datën 20.12.20178 jam vënë në dijeni me vonesë, fakt i cili nuk rezulton të jetë i vërtetë.

Nisur nga rezultatet si më sipër, deri në këtë fazë të hetimit administrativ, trupa gjykuese ka vlerësuar se kriteri i pasurisë është i mjaftueshëm për procesin e rivlerësimit të subjektit, referuar nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 84/2016, sipas të cilit vendimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit merret në bazë të një ose disa prej kritereve.

Për këtë arsye, me vendimin nr. 2, datë 19.03.2018, pasi është konstatuar se provat e mbledhura gjatë hetimit paraprak administrativ kanë nivelin e provueshmërisë, trupa gjykuese ka vendosur të ndërpresë hetimin administrativ lidhur me vlerësimin e pasurisë dhe sipas nenit 52 të ligjit nr. 84/2016 i ka kaluar subjektit barrën e provës, duke i vënë në dispozicion rezultatet paraprake të hetimit në lidhje me vlerësimin e pasurisë deri në këtë fazë./SOT

Vettingu/ Bankat dhe noterët fundosin gjyqtarët dhe prokurorët. KPK: Kushdo që ka bërë afera nuk i shpëton procesit Read More »

Arta Marku gati planin për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Hetim pasuror për Berishën, Llallën dhe ish-ministrat e PD

Kryeprokurorja Arta Marku ka bërë gati planin për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Edhe pse ajo është emëruar në mënyrë të përkohshme, ka hartuar një strategji afatmesme 2018-2020, me qëllim goditjen e korrupsionit në nivele të larta dhe luftimin e krimit të organizuar.

Në këtë strategji parashikohen një sërë lëvizjesh gjatë muajve në vijim, që nga trajnimet, te ngritja e grupeve hetimore me partnerët, e deri te kontrolli pasuror për pushtetarët shqiptarë. Prokuroria ka bërë të ditur se për çdo zyrtar me dosje në prokurori dhe që është nën hetim për abuzime me detyrën, do të ketë dhe verifikim të pasurisë sa i takon ligjit anti-mafia.

Momentalisht janë duke u hetuar nga organi akuzës disa zyrtarë të lartë për shpërdorim detyre, që nga ish-ministri Saimir Tahiri, te ish-drejtori i Rrugëve Dashamir Xhika, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e deri te Sali Berisha, djali i tij dhe disa ish-ministra të PD, pasi këta të fundit janë nën hetim për aferën e CEZ. Kjo do të thotë se të gjithë këta emra, nëse rezulton se kanë kryer një vepër penale, automatikisht do kalojnë në sitë dhe për pasuritë e tyre. Kushdo që ka pasuri të dyshimta mund t’i sekuestrohet.

“Do të synojmë rezultate më të larta nëpërmjet hetimit pasuror, nëpërmjet zbatimit të ligjit nr. 10192/2009, (ligji anti-mafia) të përmirësuar nga ndryshimet e vitit 2017 në drejtim të hetimit dhe masave të mëposhtme: Zhvillimi i hetimeve financiare paralelisht me çdo hetim për vepra penale të rënda, falsifikim dhe për vepra penale që lidhen me detyrën; Shfrytëzimi i teknologjisë dhe kapaciteteve hetimore-financiare të institucioneve si tatime, dogana, banka etj.”, thuhet në strategji.

Angazhohen ndërkombëtarët

Një tjetër plan i Prokurorisë së Përgjithshme është se do të ketë rritje të bashkëpunimit me vendet partnere sa i takon hetimeve të rëndësishme, sidomos të bandave kriminale. Parashikohet që të arrihet deri aty sa për çështje të caktuara të ngrihen dhe grupe të përbashkëta hetimore. “Synohet: Ngritja e skuadrave të përbashkëta hetimore; Organizimi i trajnimeve për krijimin dhe funksionimin e skuadrave të përbashkëta hetimore”, theksohet në strategji. Po ashtu synohet rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të identifikuar, ngrirë, sekuestruar e konfiskuar asetet kriminale. Kjo do të arrihet përmes organizimit të trajnimeve për njohjen me instrumentat ndërkombëtare në këtë fushë dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira.

Monitorim prokurorëve

Prokuroria ka parashikuar të rrisë monitorimin ndaj prokurorëve. Kohët e fundit ka pasur shumë akuza ndaj punën së tyre, sidomos gjatë kohës që drejtoheshin nga Adriatik Llalla. Prokuroria ka garantuar se do të bashkëpunojë me KLP për hetimin disiplinor të tyre. “Ne do të jemi aktivë në forcimin e integritetit të prokurorit dhe garantimin e pavarësisë së tij, duke siguruar nga ana tjetër monitorimin e kujdesshëm e në përputhje me ligjin të veprimtarisë së prokurorit.

Në këtë drejtim do të realizojmë objektivin përmes masave si vijon: Garantimi i ndihmës në procesin e rivlerësimit kalimtar të prokurorëve; Bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë në procesin e vlerësimit profesional dhe hetimin disiplinor të prokurorëve; Përmirësimi i kushteve dhe mjediseve të punës në prokurori; Zhvillimi i trajnimeve periodike vjetore mbi çështje të etikës”, thuhet aty. Një tjetër plan është që tani sektori i ekspertizës do të ngrihet në të gjitha prokuroritë e vendit. /SOT

Arta Marku gati planin për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta. Hetim pasuror për Berishën, Llallën dhe ish-ministrat e PD Read More »

Izraeli fiton Eurovizionin, ja në cilin vend u rëndit kënga e Eugent Bushpepës. Ja vendi që zuri Eleni dhe Ermal Meta

Izraeli është fituesi i festivalit “Eurosong 2018”!

Shqipëria përfaqësohej me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili ka arritur një rezultat shumë pozitiv, pasi është renditur në vendin e 11-të.

Këngëtarja tjetër shqiptare Eleni Foureirja, që përfaqësonte Qipron ka arritur në vendin e 2 e dytë.

Ermal Meta dhe Fabricio Moro kanë arritur të rrëmbejnë vendin e 5-të.

Ja lista e shteteve dhe pikët që i dhanë Shqipërisë:

Ukraine 0 pikë

Azerbajxhan 12 pikë

Bjellorusia 7 pikë

San Marino 0 pikë

Holanda o pikë

Maqedonia 6 pikë

Malta 0 pikë

Gjeorgjia 4 pikë

Spanja 0 pikë

Austria 7 pikë

Danimarka 0 pikë

Anglia 7 pikë

Suedia 0 pikë

Letonia 0 pikë

Kroacia 1 pikë

Irlandë 2 pikë

Rumania 0 pikë

Çekia 6 pikë

Islanda 10 pikë

Moldavia 0 pikë

Belgjika 2 pikë

Norvegjia 0 pikë

Franca 0 pikë

Italia 0 pikë

Australia 0 pikë

Estonia 0 pikë

Serbia 1 pikë

Qipro 6 pikë

Armenia 0 pikë

Bullgaria 7 pikë

Greqia 7 pikë

Hungaria 10 pikë

Mali i Zi 10 pikë

Gjermania 0 pikë

Finlandë 0 pikë

Rusia 0 pikë

Zvicra 0 pikë

Izraeli 0 pikë

Polonia 7 pikë

Lituania 0 pikë

Sllovenia 4 pikë

Portugalia 10 pikë

Izraeli fiton Eurovizionin, ja në cilin vend u rëndit kënga e Eugent Bushpepës. Ja vendi që zuri Eleni dhe Ermal Meta Read More »

Ne e votuam me pikë maksimale, por Italia zhgënjen shqiptarët, na jep 0 pikë

Pasi Shqipëria i dha 12 pikët maksimale këngës italiane të Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, zhgënjehën shqiptarët.

Pasi Italia nuk i dha asnjë pikë këngës shqiptare të Eugent Bushpepës në këtë kompeticion.

Italia i dha pikët e saj maksimale këngës së Norvegjisë.

Dhe nuk ka vlerësuar me asnjë pikë këngën “Mall” të Bushpepës.

Padyshim që kjo votë e Italisë ka zhgënjyer fort shqiptarët, sidomos ato që jetojnë në Itali. /ShkodraNews

Ne e votuam me pikë maksimale, por Italia zhgënjen shqiptarët, na jep 0 pikë Read More »