Aktualitet

”Tepsia dhe partia janë të shenjta. PD të zgjedhë mes skrapit të LSI-së ose demokratëve”

Mbajtja e portreteve të Enverit lëndon shumë njerëz e kjo është normale, un jam mirditor dhe i kam prekur nga afër krimet e atij regjimi madje edhe mbi të afërmit e mi, por kjo nuk e justifikon dhunën ndaj tyre.

Shkruan Kol Nikollaj

Dhuna ndaj të moshuarve që mbanin pankartat e Enverit ditën e dëshmorëve nga të rinjtë e PD është e papranueshme.

Veprimi i tyre nuk i bën dëm askujt e për ironi të fatit, Lulzim Basha, falë votave të komunistëve të, Hysni Milloshi, pati fatin të “fitojë” zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës në 2011.

Nëse ka qenë këshilla e Damës LSI-së dhunimi i 80- vjeçarëve, Lulzim Basha, rrezikon të humbasë edhe atë elektorat të djathtë që ka mbetur mbështetës fanatik i Partisë Demokratike.

Kjo forcë politikë ka pasur dhe ka në gjirin e saj intelektualë që e nderojnë atë, ndërsa ato çka ndodhën në “5 maj” i vënë një damkë turpi Lulzim Bashës.

PD sot duhet të kthehet në shpresë të këtij populli dhe jo shqiptarët të detyrohen gjithmonë të zgjedhin të keqen më të vogël në çdo zgjedhje

Mbajtja e portreteve të Enverit lëndon shumë njerëz e kjo është normale, un jam mirditor dhe i kam prekur nga afër krimet e atij regjimi madje edhe mbi të afërmit e mi, por kjo nuk e justifikon dhunën ndaj tyre.

Bijtë e komunistëve prej 28 vitesh janë katapultuar herë pas here në PD e shumë prej tyre kanë edhe sot pozicione drejtuese.

Mos të flasim për Lëvizjen e Skraparllinjve të Inatosur që i drejton Dama Kryemadhi, që nuk kursejnë goditjet me çizme në parlament e jo me dhunën ndaj të moshuarve, pasi për ta tepsia dhe partia janë të shenjta. PD të zgjedhë mes skrapit te LSI-së ose demokratëve.

”Tepsia dhe partia janë të shenjta. PD të zgjedhë mes skrapit të LSI-së ose demokratëve” Read More »

Rruga e Kombit, ulja e tarifave ndaj banorëve, ja si do të funksionojë

Qeveria, përfaqësia e banorëve të qarkut të Kukësit dhe kompania Albanian Highway Concession janë në negociata për rishikimin e kontratës së koncesionit të Rrugës së Kombit, me synimin uljen e tarifave për banorët. Burimet pranë grupit negociator konfirmuan se, çdo ulje tarife do që do të dakordësohet në favor të banorëve do të përballohet nga buxheti i shtetit.

Burimet nga koncencionari pohojnë se, kompania ka përllogaritur kostot e mirëmbajtjes dhe investimeve me tarifat aktuale, ndaj çdo ndryshim me ulje do të kompensohet nga qeveria. Kjo zgjidhje është një praktikë normale përbotshme.

“Nëse qeveria vendos të mbrojë një grup të caktuar nga tarifat që rrjedhin nga kontratat e veta duhet të përballojë humbjet që rrjedhin nga fondet e buxhetit, nuk ka pse një biznes privat të marrë përsipër këtë rol. Kjo është praktikë e përbotshme” thanë burimet nga kompania koncensionare.

Ekspertët nga Ministria e Transportit pohuan se negociatat me grupet e interesit janë në proces dhe ende nuk ka rezultate finale, por ato lanë të kuptohet se kostot nga ulja e çmimit për banorët e qarkut të Kukësit do të kompensohen nga arka e përbashkët e taksapaguesve shqiptare.

Në fund të muajit mars kur kompania nisi të aplikojë tarifat e koncesionit 5 euro për veturat dhe 22 euro për kamionët banorët e Kukësit duke kundërshtuar tarifat e larta dogjën sportelet e pagesës duke i nxjerrë ato jashtë funksionit.

Sakaq, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se, “nuk do ta fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë ndihmën më të mirë të mundshme për banorët e zonës. Është një punë e vështirë të parashikohet gjithçka përpara, pa pasur shifrat e 6 mujorit të parë, por ne ia detyrojmë këtë të gjithë njerëzve të asaj zone dhe duke bërë më të mirën e mundshme do të arrijmë të lehtësojmë barrën e tyre dhe ta bëjmë të funksionojë sistem” .

Në kontratën e koncensionit lidhja më të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC –së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës marsit 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë. Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro ne vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro.

Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë. Burimet pranë kompanisë koncensionare pohojnë se subvensioni shtesë nga qeveria për banorët e Kukësit do të bëhet në kollonën e trafikut të munguar.(monitor)

Rruga e Kombit, ulja e tarifave ndaj banorëve, ja si do të funksionojë Read More »

Flutura Açka humbi djalin e vetëm, këta janë poetët që nuk i kanë më pranë fëmijët e tyre

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka mëngjesin e sotëm ndau me miqtë e saj në rrjetet sociale lajmin e rëndë dhe të trishtë, të ndarjes nga jeta në një moshë fare të re të djalit të saj të vetëm, pas një sëmundje të rrallë që e kishte prekur kohët e fundit.

Por reagimet për humbjen e jetës së Jerin van den Brink kanë qenë të shumta. Ish ambasadori Mal Berisha, në një koment në rrjetet sociale, teksa shpreh ngushëllimet për ngjarjen e rëndë, rendit disa poetë shqiptarë të cilët humbën femijët e tyre, si De Rada, Podrimja e Zhiti.

Postimi i plotë i ish-ambasadorit Mal Berisha

 

Flutura Açka humbi djalin e vetëm, këta janë poetët që nuk i kanë më pranë fëmijët e tyre Read More »

Shqiptarët e heroinës në Spanjë blejnë lirinë me miliona Euro/ Ja cilët janë ata

Prokuroria spanjolle në Pontevedra ka mbyllur hetimet për një grup kriminal të përbërë nga shqiptarë që trafikonte heroinë nga Evropa Lindore drejt Spanjës gjatë vitit 2016. Gjashtë persona janë të akuzuar dhe pritet që brenda dy javëve të dalin para Gjykatës spanjolle për këtë çështje. Sipas akuzës, heroina trafikohej në krahinën e Pontevedra, ku më pas shitej përmes dozave. Një person i shtatë është shpallur në kërkim si pjesë e këtij grupi. Mediat spanjolle raportojnë se ai është një shtetas shqiptar, adresa e të cilit është në Valencia.

Gjatë kontrollit në banesën, ai nuk u gjet aty. Autoritetet spanjolle thonë se ai është drejtuesi i rrjetit shqiptar. Ai kishte në varësi dy shqiptarët e tjerë Sokol R. dhe Rinush G., të cilët tashmë janë mes  6 të pandehurve. Detyrat e organizatës ishin të ndara. Njëri prej të akuzuarve, Castor Manuel G., njëherë kishte udhëtuar personalisht drejt Barcelonës së bashku me gruan e tij për të dorëzuar heroinën që kishte marrë prej shqiptarëve.

Ai ishte drejtues i rrjetit të drogës në Spanjë. Sipas hetimeve, Castor Manuel G. kujdes për shpërndarjen e heroinës brenda territorit spanjoll, ndërsa shqiptarët kishin përgjegjësinë e transportit përmes Evropës. Dhe për këtë gjë kujdesej shqiptari Rinush G., i cili kishte për detyrë të siguronte makinat e transportit nga Europa Qëndore drejt destinacionit, që ishte Spanja. Gjatë aksionit anti-drogë të kryer në Mars të vitit 2016, policia sekuestroi 54 kg heroinë që nëse do të shitej në tregun e pakicës, kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove. Prokuroria spanjolle thekson se Castor Manuel G. kishte përfshirë në aktivitet kriminal edhe bashkëshorten e tij, e cila ishte krahu i djathtë.

Ndaj saj prokuroria ka kërkuar 15 vite burgim dhe 17 vjet për bashkëshortin e saj Castor Manuel G. Kurse për shqiptarin Rinush G. është kërkuar 18 vjet burgim. Ai akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën 3 identitete të rreme, mes të cilave një greke dhe një irlandeze. Kurse për Sokol R. Prokuroria spanjolle ka kërkuar 11 vite burg, po kështu edhe për dy të pandehur të tjerë. Edhe pse në pritje të gjyqit, Sokol R. ka dalë nga qelia me kusht, duke lënë garanci pasurore mbi 1 milionë Euro.

Nisur nga ky rast, prokurori spanjoll i çështjet ka kërkuar që ndaj të pandehurve të kërkohen garanci pasurore të larta duke filluar nga 7.5 deri në 9.5 milionë Euro për secilin. Kurse mediat spanjolle shkrujanë se pagesa mbi 1 milionë Euro si garanci pasurore tregojë fuqinë ekonomike të kësaj organizate kriminale.

Shqiptarët e heroinës në Spanjë blejnë lirinë me miliona Euro/ Ja cilët janë ata Read More »

Nis sekuestrimi i pasurisë së Ilir Metës. Qeveria i mbyll guroret e mermerit në Skrapar

Gurorët në zonën e Spraparit, që dihet se janë në pronësi të Ilir Metës, do të jenë të apart që do të goditen nga Edi Rama, për të sekuestruar dhe shkaërruar pasurinë marramëndëse të presidentit.

Edi Rama e ka nisur hapat konkrete për të sulmuar Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Për këtë ka dërguar në Berat ministrin Blendi Klosi.

Nga Skrapari ku nisi turin e llogaridhënies për qarkun e Beratit, ministri Blendi Klosi ftoi qytetarët të denoncojnë në portalin e bashkëqeverisjes cdo rast abuzimi, korrupsioni apo neglizhence ndaj drejtuesëve të cdo institucioni.

Shqetësimit të ngritur nga disa qytetarë për mbylljen e guroreve ministri Klosi iu përgjigj se natyra nuk mund të dëmtohet. Lejet e guroreve do të revokohen për t’i dhënë fund shkatërrimit të malit të shenjtë të Tomorit.

Ndërsa bllokimi i HEC-eve në këtë zonë ishte beteja e fituar për të mbrojtur natyrën e bukur të kësaj zone.  Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se zhvillimet ekonomike nuk mund të cënojnë mjedisin dhe se biznesi duhet të zhvillohet në zona ku impakti në mjedis është më i vogël.

Pak kohë më parë  doli në shesh skandali Ii gurorëve të mermerit që janë në pronësi të Metës.

Në këtë mënyrë biznesi i nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave të gurit kërcënon Malin e Tomorrit. Kompanitë vijojnë të shfrytëzojnë guroret e mermerit, që vlerësohen si minierat e arit të malit të Tomorit. E ndërsa kurbani për festën këtë vit në Malin e Tomorrit kishte ndryshim nga vitet e tjera, pasi ishte brenda duke shmangur therjet jashtë, tashmë denoncohet një tjetër masakër, rrezikun që po i kanoset Malit të Tomorrit, pasi po zhvishet nga mermeri. Aq më tepër që kjo zonë është e mbrojtur nga shteti dhe nuk lejohen ndërhyrje, po ku pyet Presidenti Ilir Meta.

Denoncimi u bë edhe nga avokat Idajet Beqiri, ndërsa kërkoi që të merren masa nga qeveria për ta parandaluar, pasi në të kundër banorët e zonës duhet të ngrihen për të mbrojtur thesarin e tyre.

Nis sekuestrimi i pasurisë së Ilir Metës. Qeveria i mbyll guroret e mermerit në Skrapar Read More »

Kreshnik Spahiu sulmon Bashën: Harrove se Bashkinë e fitove me komunistët

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi dhe ish-aleati i Lulzim Bashës, Kreshnik Spahiu përmes një statusi në Facebook ironizon përleshjen mes një grupi të rinjsh demokratë dhe disa të moshuarve nostalgjikë të komunizmit.

Spahiu thotë se Basha e fitoi Bashkinë e Tiranës me votat e komunistëve pasi tha 100 mijë euro për të ndjerin Hysni Milloshi.

“POPULL PA MEMORJE
Sa shpejt harruan çunat e varrezave që Basha e fitoi Bashkinë në koalicion me komunistët. 100 mijë € për Hysni Milloshin”, shkruan Spahiu.

Kreshnik Spahiu sulmon Bashën: Harrove se Bashkinë e fitove me komunistët Read More »

As në varr nuk do gjejnë qetësi/ Hajdutët e kromit në Bulqizë: Nga oligarku i pangopur Samir Mane te banda famëkeqe e Spahijve

Bulqiza disponon basenin më të madh krombajtës në Shqipëri.

Minerali ka prej 70 vjetësh që shfrytëzohet, duke i sjellë vendit përfitime të mëdha ekonomike.

Këtë vit, miniera e Bulqizës, e quajtur dikur “Todi Manco”, do të festojë fiks 70 vjetorin e saj.

Me mijëra e mijëra punëtorë kanë punuar në këtë minierë, punonjës e inxhinierë nga të katër anët e vendit, duke ngritur një vepër të rëndësishme të industrisë minerare në Shqipëri.

Por shfrytëzimi i minierës është bërë bërë në mënyrë barbare sidomos pas viteve 90-të, kur minerali u lakmua nga hajdutët e veshur me kostum politik.

I janë turrur kromit të gjithë politikanët e korruptuar, të majtë e të djathtë, pozitarë e opozitarë, kush të mundet të vjedhë më shumë.

Përfitimet nga kromi sot po shkojnë në duar dhe xhepa pushtetarësh, ndërsa për banorët vendas, të cilët qëndrojnë gjithë kohën me “kokë në thes” dhe me vdekjen afër, nuk ka pasur kurrfarë impakti.

Përfitimi i vetëm për mjeranët ka qenë një rrogë modeste për të mbajtur me kotheren e bukës familjet e tyre.

Me qindra e mijëra janë vrarë e plagosur në zgafellat e minierave në Bulqizë, kurse mbi mjerimin dhe fatkeqësinë e banorëve vendas kanë rritur përfitimet të korruptuarit që flasin në emër të popullit dhe oligarkët e pangopur të tipit të Samir Manes, njeriu që po vjel përfitimet aktualisht nga miniera kryesore në Bulqizë.

Por nuk është i vetmi, sepse ish-ministra të qeverisë Berisha dhe ministra aktualë të qeverisë Rama janë përfshirë në hajdutërinë e paimagjinueshme të tyre në Bulqizë.

Edhe ata që flasin në emër të minatorëve, për gjoja statusin e tyre, janë sot përfitues të heshtur por të pangopur nga kromi i Bulqizës.

Deputeti Përparim Spahiu flet në emër të bulqizakëve dhe minatorëve, por e vërteta është se ai interesohet vetëm për xhepin e tij.

I shndërruar në badigard të Monika Kryemadhit, të cilës i rri pranë në cdo marrëzi, një besnik i dyshes së frikshme Ilir-Monika (Meta-Kryemadhi), “Papi” ka përftuar jo pak nga kromi i Bulqizës dhe pasuria publike në përgjithësi në zonën e Dibrës.

Bashkia Bulqizë që menaxhohet nga LSI punon vetëm për interesin e njerëzve të Ilir Metës dhe bandës së Spahijve, por jo për interesat e qytetarëve.

Të gjithë e kanë mendjen për të vjedhur dhe vjedhin ditën për diell.

Çuditërisht, nuk shkon asnjë në burg.

Mëkatet e Samir Manes, Përparimit të partisë, ciftit famëkeq Meta, si dhe banditëve të tyre në zonë, janë të atilla përmasave që nuk ka Zot që ua shlyen.

Këta bij b…shtrash kanë grabitur Bulqizën dhe e kanë përdhunuar atë, duke e bërë jetën atje të pavlerë.

As në varr nuk do të gjejnë qetësi këta monstra që kanë vjedhur pasurinë publike, kanë ulur dinjitetin njerëzor dhe kanë fyer një popull të tërë.

Bulqiza nuk do t’ua falë kurrë masakrën që kanë shkaktuar bastardët në pasurinë e saj, që në fund të fundit është pasuri e krejt popullit tonë.

Por, para se ta gjejnë nga Zoti, oligarkët e tipit Samir Mane, ministrat e ish-minsitrat që kanë ndyer duart e tyre në vjedhjen e kromit, deputetët e tipit të Përparimit apo dhe bandat zonale që kontrollojnë galeritë me porositë e tyre, duhet të vihen para drejtësisë. /Pamfleti.com

As në varr nuk do gjejnë qetësi/ Hajdutët e kromit në Bulqizë: Nga oligarku i pangopur Samir Mane te banda famëkeqe e Spahijve Read More »

Kaos tek Krimet e Rënda, dosjet “shëtisin” nga njëra gjykatë në tjetrën

Gjykata e Lartë nuk e ka zbardhur ende vendimin e prillit qe vulos kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda derisa të ngrihet SPAK e GJKKO. Ky verdikt vendos për fatin e mjaft dosjeve, të cilat sikurse gjyqtarët kohët e fundit po shëtisnin nga njëra gjykatë në tjetrën.

Vladimir Meçi është një prej avokatëve që përfaqëson jo pak klientë pranë Krimeve të Rënda. Ai ka ardhur për t’u informuar se ku ndodhet konkretisht dosja e shtetasve Fran Merdhoci dhe Alfred Mikeli.
Odisea e dosjeve nga Krimet e Rënda në rrethe e anasjelltas nisi në janar, menjëherë sapo Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën duke ju referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë që caktonte si kompetence te Krimeve vetëm veprat që gjykon GJKKO.

Por ndërkohë një vendim i dytë i Gjykatës së Lartë saktësoi se duhet të kthehen tek Krimet e Rënda dosjet që kanë qenë nën gjykim prej saj para datës 1 gusht 2017. Mes të tjerash e tillë është edhe çështja që përfaqëson avokat Meçi që në lexim të vendimit të dytë kontradiktor me të parin, u përcoll nga Tirana në Kukës dhe tashmë duhet të kthehet nga Kukësi tek Krimet e Rënda. “Së pari ka krijuar kaos dhe si rregull në lexim te, IGJIT gjykata atje duhet të shpallë prapë mos kompetencën, sepse kemi dy gjykata që shpallin mos kompetencën duhet të shkojë në Gjykatën e Lartë, e cila prapë duhet të shprehet për konfliktin e kompetencave”, tha Vladimir Meçi.

Në rastin më optimal duhet që Gjykata e Lartë të thërrasë kolegjet e bashkuara për unifikim praktike, por kolegjet nuk formohen prej 10 muajsh.

“Nga pikëpamja Kushtetuese, Gjykata e Krimeve nuk ekziston më, kjo Gjykatë nuk ka me emër, ajo nuk ekziston më qe prej shtatorit 2017. Do vijë një ditë që edhe këto çështje që po gjykohen do shkojnë në Strasburg dhe Strasburgu do shprehet se janë gjykuar nga një gjykatë që nuk ishte në parashikimin ligjor”, thotë Meçi.(T.CH)

Kaos tek Krimet e Rënda, dosjet “shëtisin” nga njëra gjykatë në tjetrën Read More »