Aktualitet

Kopshte, shkolla dhe terrene sportive. Kryeministri publikon hartën e investimeve

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook njofton se është miratuar financimi i rindërtimit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike.

Shefi i qeverisë e ka publikuar në Facebook hartën me qytetet në të cilat do të investohet për rindërtim shkollash, kopshtesh dhe terrenesh sportive.

Postimi i Edi Ramës në Facebook

Me hartën e miratuar për financimin e rindërtimit këtë vit të 50 shkollave, 6 kopshteve, 52 terreneve sportive, 1 Pallati Sporti dhe një fushe sportive të përmasave olimpike, ju uroj një javë të mbarë

Kopshte, shkolla dhe terrene sportive. Kryeministri publikon hartën e investimeve Read More »

“Më falni që ju dërgova në jetimore”, babai i penduar i kërkon falje djemve të tij

Një histori tepër prekëse dhe plot emocione u transmetua në “Dua të të bëj të lumtur”. Pas humbjes së bashkëshortes nga një sëmundje e rëndë, Osmani i mbetur i vetëm me dy djemtë e tij të mitur, ku i kërkoi falje djemve që nuk mundi t’iu shpëtonte të ëmën.

Në programin e Arbana Osmanit ai ka rrëfyer se për shkak të gjendjes së rëndë emocionale dhe pamundësisë ekonomike ai vendosi t’i dërgojë fëmijët ne jetimore kur mbeti i ve.

Osmani kishte ftuar në emision dy djemtë e tij për t’u kërkuar falje që iu desh t’i linte në Shtëpinë e Fëmijës.

Në një letër prekëse, ai iu kërkoi ndjesë për herët që i kishte lënë pa ushqyer, për herët që i kishte lënë vetëm kur ka udhëtuar drejt spitalit të Tiranës me të shoqen, për shtëpinë që pikon dhe për varfërinë e tejskajshme. “Babi nuk ka mundësi që t’iu siguroj një jetë të mirë. Dua shumë që edhe ju të jetoni si fëmijët e tjerë dhe mos t’iu mungojë asgjë. Më falni që ju dërgova në jetimore duhet të kishim qëndruar bashkë dhe nuk duhet të ishim ndarë asnjëherë”, tha Osmani.

Djemtë pasi dëgjuan mesazhin e babait e falën dhe i thanë se e kuptojnë për çdo gjë që ka bërë e madje nuk i vënë faj për asgjë.

Gjatë bisedës me Arbana Osmanin fëmijët treguan se nuk donin të shkonin në jetimore dhe se iu vinte turp t’u tregonin shokëve ku jetonin. Për ta, është e rëndësishme që të jetojnë me të atin edhe në një shtëpi modeste si ajo e tyre.

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi 6 muaj shpenzime në rrjetin e supermarketeve “Spar” dhe veshje nga dyqani “BluKids”

Osmani u shpreh se kishte shumë dëshirë që të gjente një punë që të bashkohej me fëmijët e tij.

“Më falni që ju dërgova në jetimore”, babai i penduar i kërkon falje djemve të tij Read More »

Të dhënat e “frikshme” të sondazhit gjerman për PD-në po fshihen nga Basha

“Konrad Adenauer” një institucion prestigjioz ndërkombëtar, i cili është asistuesi kryesor i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike, prej gati pesë muajsh ka zhvilluar një sondazh.
Sondazhi është bërë për llogari të Partisë Demokratike dhe ka përfshirë shumë fusha të jetës shoqërore, sociale dhe politike.

Një pyetësor i cili ka pasur për qëllim që në fund të lexohej dhe të kuptohej se cila ishte situata dhe si perceptohej situata politike e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha dhe si po perceptoheshin lëvizjet nga opinioni publik.
Në fakt, prej disa ditësh sondazhi ndodhet mbi tavolinën e Bashës dhe mbahet totalisht në mënyrë konfidenciale.

Kjo për disa arsye:
Së pari ka disa të dhëna thuajse “të frikshme”, pasi PD duket se është në rënie dhe Lulzim Basha ka diferencë 5 apo 6 pikë më pak se perceptimi publik për Partinë Demokratike.
Sondazhi ka pasur pika në lidhje me aksionin politik të PD –së, koalicionin me Monika Kryemadhin dhe LSI –në, vetë rizgjedhjen e Bashës, hapat e mëtejshëm, bashkimin e PD –së etj.
Prej muajit nëntor ky sondazh është zhvilluar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit, duke nxjerrë një produkt, i cili e ka trembur së shumti Lulzim Bashën, ndaj ka urdhëruar që ajo të mbahet konfidenciale.

Një drejtues shqiptar i një OJQ –je, përfaqësuesi gjerman dhe Lulzim Basha janë të vetmit persona që kanë këtë sondazh në duar.
Ai ka të dhëna, ku thuhet se Partia Demokratike ka një perceptim mjaft të ulët në opinionin publik që shkon mesatarisht tek 23 -25 përqind.
Lulzim Basha, kryetari i PD –së, është poshtë 20 përqind si pëlqyeshmëri. Pra, ka 5 deri në 7 pikë më pak se sa Partia Demokratike në pëlqime.

Ajo që bie në sy është fakti, se lideri historik i PD, Sali Berisha, është mbi 30 përqind pra rreth, 5-6 pikë më tepër se sa pëlqimi që ka Partia Demokratike dhe me një diferencë prej gati 12 apo 14 pikë në lidhje me Lulzim Bashën.

Sondazhi gjithashtu ka një mënyrë të fortë refuzuese nga opinioni publik në lidhje me koalicionin e PD–së me LSI–në, çka ka bërë që PD–ja, në këto muaj të humbë edhe më shumë elektorat, duke mos përfituar asgjë nga koalicioni me LSI–në e Kryemadhit.
Sondazhi ka edhe të dhëna të tjera, të cilat lidhen me aksionin e opozitës, kryesisht të Partisë Demokratike edhe lëvizjet e Lulzim Bashës.

Të gjitha parametrat e këtij sondazhi dhe një analizë e plotë e opinionit publik, bërë nga fondacioni “Konrad Adenauer”, në fund kanë rezultuar katastrofike për Lulzim Bashën.

Analiza e specialistëve të institucionit gjerman, në fund thotë se çdo veprim i bërë duket që nuk ka sjellë asnjë ngritje, asnjë perceptim në rritje apo pozitiv për Lulzim Bashën dhe PD–në.
Gjithçka ka shkuar për poshtë. Në të gjitha parametrat e këtij sondazhi duket se Lulzim Basha është i dështuar dhe Partia Demokratike nuk po njeh rritje.

Për më tepër në zona të caktuara ka instanjacion, por ka edhe rënie të vazhdueshme, e cila nuk po ndalet.Ky sondazh, të dhënat të cilat i ka siguruar CNA.al, nga burime zyrtare pranë Lulzim Bashës, po mbahet kofident, duke tentuar që në një tjetër mënyrë t’i shitet opinionit publik.

Pra, pas Kuvendit është dashur që të ketë një reklamim pozitiv në lidhje me Lulzim Bashën dhe perceptimin e PD –së, por në fakt mesa duket gjermanët nuk kanë pranuar që të abuzohet me të dhënat dhe analizën e tyre, duke e ndalur Lulzim Bashën, i cili tashmë e ka fshehur dhe po përpiqet ta mbajë tepër sekret këtë sondazh të zhvilluar nga ana e tij dhe Partisë Demokratike, pikërisht për këtë, ku vetë rezultatet thonë se Basha është njeriu që po e dëmton dhe më tej Partinë Demokratike.

Të dhënat e “frikshme” të sondazhit gjerman për PD-në po fshihen nga Basha Read More »

Politikanët hajdutë heshtin nga vilat luksoze, nafta dhe benzina u rritën me nga 5 lekë/litri, kompanitë po “nxjerrin” nga shqiptarët, miliardat që u vodhi “GULF” me pazaret e pista

Politikanët hajdutë heshtin nga vilat luksoze, nafta dhe benzina u rritën me nga 5 lekë/litri, kompanitë po “nxjerrin” nga shqiptarët, miliardat që u vodhi “GULF” me pazaret e pista

Shkruan: Memo Aliaj

Ndërkohë që skandali financiar i firmës piramidale “GULF”, po kalohet në heshtje me gjoja ca lajme për nisje hetimesh, shqiptarëve u kanë mbetur në xhep tollonat e blera tek kjo firmë me çmim 30% më të ulët e tregu faktik, ndërsa kompanive shqiptare të karburanteve ku furnizohej “GULF” me shumicë, u kanë mbetur në sirtar letrat e kontratave, duke humbur miliarda lekë.

Mirëpo, ndërsa shqiptarët nuk kanë asnjë mënyrë e mundësi, se si t’i marrin lekët e humbura në këtë firmë piramidale, kompanitë e karburanteve e kanë gjetur “rrugën”, për të kompensuar humbjet, pa pritur gjyqet dhe sekuestrot ndaj firmës “GULF”. Zgjidhja që kanë “shpikur” dhe kanë nisur të zbatojnë këto kompani, rezulton se është loja me rritjen e çmimit të shitjes me pakicë, që rëndon vetëm financat e konsumatorëve.

Ata që përdorin automjete, qysh nga dje po përballen me tabelën njoftuese të rritjes së çmimit të naftës, të ngjitur në çdo pikë tregtimi! Kompanitë e kraburanteve, prej 24 orësh kanë rritur çmimin e naftës dhe benzinës me nga 5 lekë lekë/litri. Këtë rritje e kanë bërë në mënyrë uniforme, aq sa të krijohet përshtypja, se tregu i karburanteve në Shqipëri është monopol vetëm në “një dorë”, paçka se për të krijuar përshtypjen e ekzistencës së konkurrencs në treg, ato janë copëzuar në shumë firma me emra, logo e ngjyra të ndryshme, siç rezultoi të ishte edhe “GULF”!

Kjo rritje çmimi, nuk ka lidhje me rritjen e çmimit në tregun vendit prodhues, të rritjes së çmimeve në bursë, apo të rritjes së çmimeve të tranzitit të hidrokarbureve. Nuk ka lidhje, as me rritjen e çmimeve në transportin detar e tokësor ndërkombëtar, as me taksat në doganat e tatimet shqiptare, por ka lidhje vetëm me skandalin e “GULF”, ku u molepsën si pjesë e lojës edhe vetë kompanitë shqiptare, mbasi firma “GULF” furnizohej me kraburante prej kompanive importuese shqiptare dhe prej “ARMO”.
Këtyre furnitorëve dhe blerësve shqiptarë, piramida “GULF” u zhvati 5.6 milionë euro dhe mbylli “rubinetat” prej falimentit nga vjedhja që organizoi me kontrata dhe tollona false! Humbjen e tyre, tregtarët e karburanteve kanë vendosur ta kompensojnë, duke zhvatur shqiptarët me rritje të çmimit të naftës e benzinës edhe me nga 5 lekë/litri.

Me këtë rritje, shqiptarët po zhvaten dy herë: Një herë nga “GULF” me tollona false dhe tani nga tregtarët e karburanteve, me rritjen e çmimit të naftës nga kompanitë tregtare, që ata të nxjerrin miliardat e tyre, të humbura tek “GULF”. Përballë kësaj hajdutërie të rradhës nëpërmjet rritjes së çmimit të naftës dhe benzinës, politikanët po heshtin, duke bërë sehir nga fandjava që po kalojnë në vilat luksoze brenda e jashtë Shqipërisë.

Kjo heshtje e tyre, ka lidhje me faktin se të gjithë politikanët shqiptar, janë të “spërkatur” nga monopolistët e naftës, ndryshe nuk do të ngrinin dolli “sigurie e cilësie” edhe në ceremoninë e inaugurimit të “GULF”!/Pamfleti/

Politikanët hajdutë heshtin nga vilat luksoze, nafta dhe benzina u rritën me nga 5 lekë/litri, kompanitë po “nxjerrin” nga shqiptarët, miliardat që u vodhi “GULF” me pazaret e pista Read More »

Skandali/ 500 skllevërit e guroreve në Skrapar të pa siguruar, bëhen 100 denoncimet e para kundër firmës ilegale “Meta Shpk”

Kur reagonin, kërcënoheshin “me qetësi e dashuri”: “Rrini urtë, se u ikën buka fëmijëve, këtu e kemi pushtetitn ne (LSI)”! Skandali/ 500 skllevërit e guroreve në Skrapar të pa siguruar, bëhen 100 denoncimet e para kundër firmës ilegale “META Shpk”

Shkruan: Memo Aliaj

Megjithëse aktiviteti i tyre korruptiv si biznes dhe shkatërrues për mjedisin, u mbyll përfundimisht me urdhër të qeverisë, akoma nuk pushuar “zhurma” e guroreve të Ilir Metës në malet e Skraparit.
Përkundrazi, nga maja e atyre maleve të rrafshuara prej biznes-pisnesit të familjes presidenciale është dëgjuar dy ditë më parë, “sokëllima” rebeluese e 500 punëtorëve skellvër (siç i quan Monika), që shfrytëzoheshin në këto geto pune si të kohës së mesjetës.

Të bindur më në fund, se edhe çuarja e tyre në protestë si “delet” para zyrave të prefekturës me urdhër të Monikës e menaxhim të kryebashkiakut LSI-st të Beratit, “lolos” së saj Petrit Sina, skellvërit e gruroreve të Ilir Metës, braktisën “efendikoin” e tyre tashmë President Republike dhe i janë drejtuar shtetit, për të zgjidhur të drejtat e mohuara e të pa dhëna prej vitesh.

Sipas një lajmi nga Berati, 100 prej skllevërve të gruroreve të Skraparit, kanë zbritur përsëri me protestën e tyre në zyrat e Prefekturës, por këtë herë jo si “ushtarë” të familjes së “efendikoit” Meta, por si denoncues të tij.

Nëpërmjet një letre depozituar në Prefekturën e Beratit, ata sqarojnë se prej vitesh nuk u janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore. Pagat mujore, u janë dhënë me bordero defterë bakalli “poshtë hijes së fikut”. Kjo paligjshmëri pagesash ilegale shpesh edhe me dy bordero false, njera e ulët për punonjësit dhe tjetra e lartë për efekt letrash, i nxiti të interesoheshin në Degën Rajonale të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore pr të parë nëse ishin në regjistrat e sigurimit dhe në Degën e Tatim Taksave, ku bizneset depozitojnë borderotë e pagave dhe detyrimet e sigurimeve për punonjësit. Rezulton, se ata nuk janë të siguruar prej vitesh.

Të shqetësuar për mos regjistrimin e viteve të punës për shkak të “punës në të zezë”, ata i kanë kërkuar Prefekturës që të ndërhyjë urgjent, për të detyruar institucionet ligjzbatuese, të sekuestrojnë pasuri nga llogaritë dhe çifliqet e pronarit të guroreve “Meta Shpk” dhe nga vlerat e tyre, t’u bëhen pagesat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Pyetjes drejtuar disa punonëjsve, se përse nuk e kanë kërkuar më parë këtë të drejtë ligkore që lidhet me vjetërsinë e tyre në puynë, ata iu përgjigjën kështu: – “Sa herë e kemi kërkuar librezat me vitet e punës, të “fortët” që kishte lënë pronari Ilir Meta si shefa” në gurore, na kërcënonin me “qetësi e dasshuri”, duke na parlajmëruar: “Rrini urtë, se u fluturon buka e çiliminjve (fëmijëve) dhe nuk iu merr askush në punë, mbasi këtu (Skrapar) e deri në Urën Vajgurore e kemi pushtetitn ne (LSI)”!

Skandali/ 500 skllevërit e guroreve në Skrapar të pa siguruar, bëhen 100 denoncimet e para kundër firmës ilegale “Meta Shpk” Read More »

Tronditet vendi! Një politikan i lartë shqiptar u kap nga turqit duke folur me trafikantin Met Kanani

Autoritetet turke kanë në dorë përgjime mjaft të rendësishme të një prej grupeve më të mëdha të trafikut të drogës në Shqipëri me politikanë të rendësishëm të vendit tonë.

Mediat turke, përcjell Albeu.com, bëjnë me dije se të dhënat mjaft kompromentuese për politikanë të rendësishëm në Shqipëri janë shtënë në dorën e autoriteteve turke gjatë ndjekjes dhe përgjimit gjashtë mujor të grupit të Met Kananit, i cili po përgatitej që të fuste një sasi të madhe drogë në Turqi.

Kanani u kap në 22 mars të këtij viti pasi kishte futur 1.1 ton drogë në Izmir.

Mësohet, se autoritetet turke kishin më parë informacion për grupin në fjalë dhe e kishin vënë atë në ndjekje, gjatë të cilës kanë perceptuar edhe telefonata të tyre me politikanë të rendësishëm në Shqipëri, shkruan Albeu.com.

Nuk dihet ende se çfarë bisedash janë perceptuar nga turqit, pjesë e të cilave janë politikanë të rendësishëm shqiptar, megjithatë kjo është e disata herë që njerëz me pushtet në Shqipëri bien në rrjeten e autoriteteve ligjzbatuese të huaja.

Përgjime të politikanëve shqiptarë me trafikantë drogë dhe grupe kriminale kanë perceptuar edhe organe të tjera ligjzbatuese të shteteve të ndryshme si Gjermania, Italia apo edhe EULEX-i. /albeu.com/

Tronditet vendi! Një politikan i lartë shqiptar u kap nga turqit duke folur me trafikantin Met Kanani Read More »

Njihuni me bionden “e fortë” që ka në dorë fatin e Saimir Tahirit

Elisabeta Imeraj është njëra prej tre prokurorëve të Krimeve të Rënda që ka firmosur kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit. Kurse dy të tjerët janë Besim Hajdarmataj dhe Gentjan Osmani.

Kjo ishte treshja që mbrojti kërkesën për heqjen e imunitetit të Tahirit në tetor të vitit të shkuar përballë Komisionit të Mandateve në Kuvend në një seancë maratonë që zgjati dy ditë, e cila u finalizua me mbrotjen politike që maxhoranca i bëri ministrit të saj duke hedhur poshtë kërkesën e prokurorëve.

Elisabeta Imeraj pati edhe një debat me anëtaren e këtij komisioni, Vasilika Hysin, të cilën e ka patur edhe pedagoge në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Ishte pikërisht ky debat që bëri, një ndër gratë e pakta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të diltë në faqet kryesore të mediave shqiptare.

Imeraj është nëna e dy fëmijëve dhe prej vitit 2004 është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ajo ka gradën Doktor i Shkencave në Drejtësi dhe titullin Profesor i Asociuar, shkruan Albeu.com.

Imeraj njihet si prokurorja e çështjeve të vështira siç është ajo e Shullazit apo hetimi kundër të ashtuquajturëve imamë në xhaminë e Unazës së Re, të cilët organizonin grupe për të luftuar në Siri.

Një çështje e nxehtë ne duart e Imerajt është pikërisht edhe ajo e Tahirit.

Njihuni me bionden “e fortë” që ka në dorë fatin e Saimir Tahirit Read More »

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja

5 të rinj shqiptarë janë ndaluar nga Divizioni i Hetimit dhe Forcave Speciale Italiane (Digos) pasi protestuan këtë mëngjes, e diel, 13 Maj ndaj Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Mësohet se Rama ishte sot i ftuar në Panairin e Librit për prezantimin e librit të tij ‘Kurban’.

Raportohet se incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.

Me një dënim që i referohet dënimit prej më shumë se shtatë vjet për trafikun e drogës të dhënë nga një gjykatë italiane për vëllanë e ministrit të brendshëm shqiptar.

Sipas protestuesve kjo ishte ‘liri falë Kryeministrit Rama’.

Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta.

‘Ata nuk janë aktivistë, por protestues që ndjekin pothuajse kudo Kryeministrin, duke ngritur pyetje të pabaza’, tha Rama.

Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.

Image

Incident i rëndë për Edi Ramën sot në Itali, kryeministrit i ndodh e pabesueshmja Read More »