Aktualitet

Kastriot Ismailaj të tregojë numrin e llogarisë së Ilir Metës ku i hodhi paratë e CEZ-DIA. Apeli dha sërish 11 vite burg për të

Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.

Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e shkallës së parë i marrë në tetor të vitit të kaluar.

Ish-administratori i kompanisë DIA, Kastriot Ismailaj, i pandehur për dosjen e CEZ-DIA dhe borxhet, i ka bërë kërkesë Gjykatës për rihapje të procesit.

Sipas Ismailaj ai disponon mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan.

“Kam gati mbi 100 prova të reja të cilat nuk u shqyrtuan dhe dua të merren në konsideratë”, ka thënë Ismailaj.

Ismailaj akuzohet për tre vepra penale, mashtrim me pasoja të rënda me borxhet e CEZ, rreth 5 milionë euro, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh. Deri tani ndaj Kastriot Ismailaj janë zhvilluar 44 seanca gjykimi prej vitit 2015.

Pavarësisht deklaratave të Kastriot Ismailajt përmes bashkëshortes së tij se Ilir Meta kishte bërë presion për moszbardhjen e aferës, gjykata e ka dhënë dënimin me 11 vite burg për ish administratorin e DIA-s.

Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava është shprehur kohë më parë se zbardhjen e “aferës së CEZ” ka qënë i interesuar Ilir Meta që ta bllokonte dhe për këtë ka lëvizur të gjithë gurët.

Ajo ka dhënë detaje të hollësishme se si Presidenti është munduar të përfitojë nga lidhjet e Ismailajt në Pragë.

Njëherësh ajo thotë se pikërisht Ilir Meta që bëri të mundur uljen e çmimit të energjisë për CEZ i kërkoi Ismailit që ta “gjobisnin” kompaninë çeke të energjisë, pasi me këtë ulje kishte përfituar miliona euro.

Në mënyrë të drejtëpërdrejtë për këtë nder që ish-ministri i Jashtëm njëherësh e zv.kryeministri i qeverisë PD-LSI Ilir Meta kishte bërë për CEZ, kërkonte miliona euro prej kompanisë çeke, ku disponon sms-të e komunikimit të tij me Kastriotin.

Bashkëshortja e Ismailajt nënvizoi asokohe faktin se Meta ka kërkuar dhe para për fushatën elektorale dhe për këtë ajo ka sërish sms-të e komunikimit të tij me bashkëshortin e saj Kastriot Ismailaj.

Vojsava Ismailaj është shprehur se për të gjitha këto detaje që po zbardhen një nga një, është ndjerë e kërcënuar bashkë me familjen, kërcënime direkt dhe indirekte me jetë, vetëm e vetëm që të mbyllej arbitrazhi për DIA-n dhe CEZ. Pasi të implikuarit, me në krye Metën po shikonin se në çdo seancë po dilnin detaje të reja.

Megjithatë, të gjitha këto deklarata nuk janë marrë parasysh shumë nga gjykata e Apelit që ka lënë në fuqi dënimin prej 11 vitesh për Kastriot Ismailajn.

Por kishte dhe një shans Ismailaj në mos të dilte nga burgu, të përgjysmonte dënimin. Ai shans kishte të bënte me marrjen e statusit të të penduarit, çka do të thoshte se mund të jepte numrin e llogarisë së Ilir Metës ose të Monikës ku ka derdhur paratë e vjedhura nga shqiptarët përmes DIA-s.

Megjithatë ka sërish kohë për ta bërë një gjë të tillë, dhe dosja rihapet sërish për elementë të rinj që gjenden dhe futen në dosjen penale. Po të dojë të shpëtojë gjithnjë.

Ndërkohë që jeta e tij vijon të jetë e rrezikuar pavarësisht dënimit prej 11 vitesh./Pamfleti.com

Kastriot Ismailaj të tregojë numrin e llogarisë së Ilir Metës ku i hodhi paratë e CEZ-DIA. Apeli dha sërish 11 vite burg për të Read More »

Rama kërcënon live drejtorin e Hipotekës: Ke kohë deri neser pasdite

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Laç, ka kërcënuar drejtorin e Hipotekës së këtij qyteti, me shkarkim.

Shkak u bë ankesa e një qytetari, që tha se nuk i hipotekojnë shtëpinë.
Qytetari: Kam një problem me shtëpinë, se nuk më hipotekojnë shtëpinë, më thonë që kam probleme.
Rama: Është këtu ai drejtori i Hipotekës?

Drejtori i Hipotekës: Ka një mbivendosje në hartë.
Rama: Nesër ne mëngjes zotëria do vijë që të të takojë.
Do çosh ekspertët ta shikojnë.

Shko zgjidhe dhe jepi certifikatën.
Dhe deri në pasdite duhet që të zgjidhet dhe të më vijë lajmi mua.
Po nuk erdhi lajmi nga ty tek unë, do vijë lajmi nga unë tek ti, dhe nuk do jetë pozitiv.
Drejtori i Hipotekës: Po, në rregull.

Rama kërcënon live drejtorin e Hipotekës: Ke kohë deri neser pasdite Read More »

Gjeni vend e futuni nesër! Paralajmërohen të gjithë shqiptarët për ditën e mërkurë

Moti nesër: Reshje në gjithë vendin, ja situata në çdo qark

Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09), sipas IGJEUM, priten reshje në të gjithë territorin.

Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Berat, priten reshje mesatare, por lokalisht deri intensive, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por lokalisht deri mesatare.

Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 14 / 20 °C;

Në vendet e ulëta: 12 / 21 °C;

Në vendet malore: 10 / 21 °C.

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.08) dhe nesër (e mërkurë, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

Gjeni vend e futuni nesër! Paralajmërohen të gjithë shqiptarët për ditën e mërkurë Read More »

Mbërrin në Shqipëri mbas 20 vitesh Izet Haxhia, policia “blindon” Rinasin

Në orën 20:10 minuta ka zbritur në aeroportin e Rinasit Izet Haxhia. Ai u nis pasditen e sotme nga Stambolli, ndërsa pas pak do të zbresë në Rinas. Eskorta me dy makina të blinduara të Drejtorisë së Burgjeve me 12 trupa ka mbërritur në orën 19:30 minuta në Rinas.

Haxhia do të dërgohet fillimisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërsa më pas do të transferohet në burgun e sigurisë së lartë 313. Brenda 48 orëve ai do të dalë para gjykatës.

Ekstradimi dhe rihapja e dosjes Hajdari
Ditën e sotme pala shqiptare i dorëzoi kërkesën palës turke për ekstradimin në rrugë diplomatike. Kërkesa e Ministrisë shqiptare të Drejtësisë i është dorëzuar ambasadës shqiptare në Ankara përmes Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Ambasada shqiptare ia ka përcjellë Ministrisë së Jashtme turke, e cila e ka dorëzuar shkresën me kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë.

Ish-truproja i Presidentit Berisha u arrestua në vitin 2006 në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Haxhia u vetëdorëzua tek autoritetet turke pak javë më parë. Ai është dënuar me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ish-truproja i Sali Berishës nuk e ka pranuar kurrë. Ai kërkoi që të ekstradohet dhe të përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare, ndërsa do të mbrohet nga avokati Fran Dashi.

Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në rihapjen e dosjes ‘Hajdari’, pasi Izet Haxhia është shprehur vazhdimisht se ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin Sali Berisha si pjesë e skenarit që çoi në ekzekutimin e Azem Hajdarit pak metra larg selisë blu 12 shtatorin e vitit 1998.

Mbërrin në Shqipëri mbas 20 vitesh Izet Haxhia, policia “blindon” Rinasin Read More »

Malësi e Madhe, dy banorët që bënë gjestin e papritur i gjen belaja

Dy shtetas, banues në fshatin Kopliku i Sipërm në Malësinë e Madhe kanë bërë një gjest që askush s’do e kishte menduar.

Fare qetë shtetasit Y.Z dhe G.Z vjeç 44 dhe 47 janë bërë bashkë dhe kanë dalë nga shtëpitë dhe më pas kanë penguar disa punime që kishte nisur ndërmarrja e ujësjellësit atje.

Dy banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet për shkak se bllokohej rruga që ata të shkonin në banesën e tyre. Duke patur këtë shqetësim kanë vendosur që ta zgjidhin vetë problemin duke bërë kështu bllokimin e punimeve.

Fillimisht punonjësit e kanë ndaluar punën duke mos dashur që të konfliktohen dhe kanë njoftuar eprorët e tyre.

Menjëherë informacioni ka shkuar tek policia e Malësisë së Madhe e cila ka mbërritur në vendngjarje. Pas bllokimit të punimeve dy shtetasit Y.Z dhe G.Z janë larguar aty ndërsa tashmë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast:

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit Y.Z dhe G.Z vjeç 44 e 47, banues në fshatin Kopliku i Sipërm, pasi në këtë fshat, kanë penguar për pak kohë punimet e Ndërmarrjes Ujësjellësit, me pretendimin se ju bllokon rrugën për të shkuar në banesë. Neni 235 i Kodit Penal./ShkodraNews

Malësi e Madhe, dy banorët që bënë gjestin e papritur i gjen belaja Read More »

“Jam nëna e një 18-vjeçari, me dhimbjen e një nëne mos luaj…”, letra që po i trondit të gjithë

Genta Kaloçi tronditi rrjetin pas deklaratave të saj se ndjen gëzim kur fëmijët e antikomunistëve humbin jetën.

Deklarata të tilla kanë indinjuar dhe irrituar fort opinionin publik shqiptar, shkruan ShkodraNews.

Të shumtë janë reagimet në rrjete sociale kundër deklaratave të psikologes Kaloçi, por mes tyre spikat letra e një nëne ndaj Kaloçit që prek thellë.

Ja çfarë i shkruan një nënë Kaloçit në faqen e kësaj në fundit në rrjete sociale:

Une qe po te shkruaj jam nene e nje djali te vetem 18 vjecar dhe dua te te shpreh neverine e madhe qe ndjeva kur lexova mallkimin tuaj, sepse vetem (shkrim) prej ( shkrimtareje) nuk ishte.

Kur hyra ne fb tuaj u skandalizova prape me fjalorin tyaj te ulet dhe me fyerjet e nje rrugaceje.

Dhe skandalizimi me i madh me erdhi kur kuptova, ( sepse nuk te njihja) se nje vajze e re si ty eshte mbeshtetese e diktatures me cnjerezore qe njohi njerezimi dhe diktatorit me injorant dhe kriminel qe njohu bota.

Me dhimbjen e nje neneje mos luaj dhe te vjje turp per pergjigjet prej rrugaceje qe kthen.

Vec neveri me perxolle dhe asgje prej shkrimtareje. /ShkodraNews

“Jam nëna e një 18-vjeçari, me dhimbjen e një nëne mos luaj…”, letra që po i trondit të gjithë Read More »

Euro përsëri në pikiatë. Ja me sa ka rënë ditën e sotme

Euro ka vijuar të humbë pikë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 127.07 lekë, rreth 0.17 lekë më pas se një ditë më parë.

Euro ka hyrë në trend rënës që prej fundit të Prillit dhe sot ka shënuar ditën e tetë radhazi që ka humbur pikë ndaj monedhës vendase, duke humbur 2 pikë. Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i shkurtit 2009.

Prej fillimit të vitit 2018, deri sot euro ka humbur më shumë se 5.8 pikë ndaj lekut vendas. Kjo rënie kaq e fortë e euros nuk pritej që tani.

Ekspertët e tregut kishin parashikuar që euro do të prekte këto nivele me gjatë sezonit turistik, ku flukset e emigrantëve dhe turistëve rrisin më tej ofertën në valutë në vend. Sipas ekspertëve të tregut, tendenca rënëse e euros do të vijojë.

Faktori kryesor vijon të mbetet oferta e lartë për euro, sidomos ajo informale, që po kanalizohet përmes ndërtimeve.

Ekspertët e bankave pohojnë se ndikim ka dhe procesi i deeuroizimit, të nisur nga banka e Shqipërisë, por që nuk është thelbësor.

Një tjetër faktor që po ndikon së fundi sipas aktorëve kryesor të tregut të këmbimit valutor janë edhe flukset e turistëve. Ata argumentojnë se duke qenë qarkullimi i lekut në minimum dhe shpenzimet e ulëta, flukset e valutës prej turizmit reflektohen në kursin e këmbimit.

Tendenca rënëse e euros pritet të vijojë gjatë gjithë verës. Ekspertët argumentojnë se kjo do të jetë tendenca e euros duke qenë ecuria do të ndikohet edhe prej efekteve sezonale.

Rënia e euros gjatë ditës së sotme është ndikuar dhe prej nivelit të këmbimit të monedhës së përbashkët në tregjet ndërkombëtare. Sipas kursit të këmbimit të Financial Times një euro po këmbehet me 1.18 USD.

Ndryshe nga euro, dollari amerikan ka nisur të fitojë pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbye sot me 106.86 lekë, rreth 0.26 pikë më shumë se një ditë më parë.

Euro përsëri në pikiatë. Ja me sa ka rënë ditën e sotme Read More »

Izet Haxhia ekstradohet sot nga Turqia, zbulohet koha e mbërritjes në Rinas

Izet Haxhia pritet te ekstradohet nga Turqia, mbremjen e sootme, ku parashikohet qe ne oren 20:00 do te mberrije ne aeroportin e Rinasit.

Ai u vetëdorëzua disa ditë më parë në policinë turke.

Ish badigardi i Sali Berishës, i cili ka vite që është në Turqi është vetëdorëzuar disa ditë më pare tek autoritet e policisë turke për rikthimin në Shqipëri. Një lëvizje e kryer me vullnetin e tij, që paralajmëron se zhvillime të bujshme pritet të ndodhin së shpejti.

Pas kësaj  pritet firma e ministrit turk të Drejtësisë që ekstradimi të realizohet dhe të rikthehet në vendlindje.

Njëherësh Izet Haxhia ka paralajmëruar se do të vihet në shërbim të drejtësisë shqiptare për të zbardhur të gjithë të vërtetat e hidhura të Sali Berishës.

Duke qënë se ka qënë njeriu më i afërt i Berishës për vite e vite me radhë, Izet Haxhia që u shit nga Berisha duke e akuzuar dhe për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit, për të cilën dhe është dënuar me burgim, i di të gjitha sekretet e familjes Berisha.

Sekrete që konsistojnë që nga vrasjet, helmimet, masakrat, vjedhjet, sulmin ndaj institucioneve dhe ndaj ambasadës amerikane e deri tek maskarallëqet e tjera të tij dhe të të birit Shkelzen Berisha.

Izet Haxhia ekstradohet sot nga Turqia, zbulohet koha e mbërritjes në Rinas Read More »