Aktualitet

Po kush e përgjoi Agron Xhafajn, rivalët? Gazetarja tregon çfarë do bëjë prokuroria pas videos që nxori PD

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh sonte se nuk ka konfirmim nga burimet ne Prokurori, por se ka marre informacion qe shume shpejt pas ketij pergjimi publikuar nga PD, do te kete veprime konkrete.

Sipas saj, prokuroria e pergjithshme do caktoje se kujt prokuroria do ia ngarkoje kete hetim.

“S’dihet nëse është bërë me vendim gjykate, nëse do kishim përgjim me vendim gjykate do duhet rë kishim dhe hetim penal ndaj Agron Xhafajt, për të parë rolin e tij, s’dimë nëse vjen nga SHISH, PD ka lënë shumë pikëpyetje të hapura.

Ka thashetheme që është i 3 muajve të fundit, duhet të jemi të kujdesshëm, do duhet që prokuroria të celë hetim penal për të gjetur origjinën e këtij përgjimi dhe më pas rolin e secilit.

Mua nga Prokurorja me kane lene te kuptoj dhe me kane thene se duke parë me vëmendje të gjitha zhvillimet, së shpejti do ketë veprime konkrete lidhur me këtë dhe kështu do mësohet kush është organi ligjzbatues qe ka bashkepunuar

Nëse rezulton i vërtetë kemi një përfshirje të Agron Xhafajt në veprimtari kriminale.

Fatmir Xhafaj moralisht është i rënë, juridikisht mbetet për t’u parë. Agron Xhafaj mund të jetë përgjuar nga vetë grupet kriminale që bëjnë përgjime shantazhuese, por jemi në terrenin e dyshimeve”, tha ajo.

Po kush e përgjoi Agron Xhafajn, rivalët? Gazetarja tregon çfarë do bëjë prokuroria pas videos që nxori PD Read More »

Fatmir Xhafaj dha sot dorëheqjen? Gazetari zbulon të vërtetën

Teksa media po zien oret e fundit per skandalin e publikuar per vellane e ministrit te Brendshem, nje lajm qarkulloi se Fatmir Xhafaj ia ka dorezuar doreheqjen sot kryeministrit Edi Rama.

Por gazetari Sokol Balla në emisionin e tij Real Story, tha se kishte kontaktuar me zëdhënësin e ministrit Xhafaj, i cili i kishte konfirmuar faktin që sapo kishte dal nga zyra e këtij të fundit.

“Xhafaj nuk ka dhënë dorëheqjen, vijon të jetë në detyrë”, tha Balla, duke cituar zëdhënësin Ardi Bita.

Fatmir Xhafaj dha sot dorëheqjen? Gazetari zbulon të vërtetën Read More »

Pas Adriatik Llallës, Arta Marku vendos nën akuzë çiftin Gina-Gashi për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku pezulloi nga detyra Rovena Gashin dhe Dritan Ginën pas regjistrimit të procedimit për fshehje pasurie. Dy prokurorët kundërpërgjigjen me akuza dhe pohojnë se vetëm Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka tagrin e hetimit të pasurisë së tyre.

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi të hënën se dy prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina janë marrë të pandehur për veprën penale të fshehjes së pasurisë, akuzë kjo që është pasuar me urdhrin e pezullimit të tyre nga detyra.

Pasuria e bashkëshortëve Gashi dhe Gina po hetohej nga Prokuroria e Durrësit, e cila njoftohet se ka regjistruar ndaj tyre procedimin në bazë të nenit 257/a-2 të Kodit Penal, i cili parashikon veprën penale të “refuzimit për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, pezullimi nga detyra për Rovena Gashin dhe Dritan Ginën u firmos nga kryeprokurorja Marku më 11 maj, pasi kjo e fundit u njoh me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për të dy bashkëshortët.

“Prokurori [ët] do të jenë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Vendimi i pezullimit, i firmosur nga kryeprokurorja Arta Marku konsiderohet si “hakmarrje personale dhe inskenim” nga prokurori Dritan Gina. Ndërkohë, përfaqësuesi ligjor i zonjës Gashi, Çlirim Gjata argumentoi në një bisedë telefonike me BIRN se i vetmi institucion që ka tanimë tagrin të hetojë pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve është Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Procedimi penal ndaj meje është inskenim dhe hakmarrje mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Durrësit. Kanë marrë lajmet e një portali dhe më ka regjistruar direkt emrin si person i proceduar në kundërshtim me ligjin. Nuk më kanë thërritur asnjëherë për të dhënë shpjegime,” tha Gina për BIRN.

“Vetingu është një procedurë e jashtëzakonshme, por e pranuar nga të gjithë dhe në këto kushte askush tjetër nuk ka të drejtë të kryejë hetim pasuror për gjyqtarët dhe prokurorët. Prokurorja e Përgjithshme ka si kompetencë të vetme të bëjë dosjen e vlerësimit për prokurorët dhe t’ia kalojë atë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,” tha Gjata për BIRN.

Gjata akuzoi gjithashtu Markun se kishte shpërdoruar detyrën, pasi kishte marrë atributet e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë [ende i pangritur] në dhënien e masave disiplinore ndaj dy prokurorëve. I pyetur nëse ishin njohur me akuzën e fshehjes së pasurisë, Gjata i tha BIRN se Prokuroria nuk ka marrë asnjë deklarim nga Gashi dhe Gina dhe e cilësoi këtë “një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut”.

Rovena Gashi dhe Dritan Gina mbanin poste drejtuese në organin e akuzës, gjatë kohës që ky institucion drejtohej nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ulja e tyre në detyrë ishte ndër aktet e para të ndërmarra nga kryeprokurorja Arta Marku, pas zgjedhjes së saj në krye të Prokurorisë në dhjetor 2017.

Pas uljes në detyrë, Gashi dhe Gina i kundërshtuan vendimet e Markut në gjykatë, duke i cilësuar ato të kundraligjshme. Pretendimet e tyre u rrëzuan respektivisht nga Gjykata e Durrësit dhe Gjykata Administrative e Tiranës, duke lënë në fuqi vendimet e kryeprokurores.

Regjistrimi i procedimit penal për fshehje pasurie ndaj prokurorëve Gashi dhe Gina vjen pas vënies nën akuzë të ish-shefit të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, i cili po hetohet për pastrim parash me transaksionet multimilionëshe të blerjes së tokave. I nisur fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, procedimi penal për Llallën po vijon nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas Adriatik Llallës, Arta Marku vendos nën akuzë çiftin Gina-Gashi për fshehje dhe mosdeklarim pasurie Read More »

Zbulohet pronari i gomones me të cilën lëvizte Tahiri

Tahiri ka shkuar në Korfuz me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi fëmijët e Tahirit me makinën Audi A8. Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke ia dhënë Audin ministrit dhe duke u marrë me varkën e prishur. Artan Habilaj u mor edhe me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar, sëbashku me një ish-specialist të Delta Forcës.

Kontaktet mes Artan Habilajt dhe Saimir Tahirit ishin të njohura edhe më parë dhe, sidoqë problematike nga pikëpamja politike, nuk mund të mendohet se përbëjnë as tani një provë fajësie për ish-ministrin e Brendshëm. Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij sëbashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm.

Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por Gjykata, e cila ka vlerësuar zgjedhjen e Saimir Tahirit për të dhënë dorëheqjen nga roli i deputetit e për të hequr kështu dorë nga imuniteti, ka vendosur se mund të mjaftojë arresti shtëpijak. Nesër, në seancën e parë në gjyq, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia do të përpiqet të tregojë se asnjë nga provat e sjella nga Prokuroria nuk mund të flasë për atë që, me të vërtetë, ka një përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm në trafikun e drogës.

Zbulohet pronari i gomones me të cilën lëvizte Tahiri Read More »

Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja drejtuesit e rinj

Policia e Shtetit ka vijuar me ndryshime në kupolën drejtuese, pasi sot janë bërë disa ndryshime të tjerë.
Mësohet se ndryshimet kanë prekur policinë e Kukësit dhe atë të Gjirokastrës.

Këto lëvizje vijnë pas lëvizjeve të tjera paraardhëse, ku që prej zgjedhjes së Ardi Veliut, është ndryshuar pothuaj e gjithë kupola drejtuese.

Emrat dhe lëvizjet që kanë pësuar
Agim Basha shef komisariati në Kukës
Zef Laska Drejtor i Policisë Kukës

Perlat Vatoci drejtor i komanduar në Gjirokastër
Vasil Cela shefi i komisariatit të Shkodrës

Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, ja drejtuesit e rinj Read More »

Flet për herë të parë Moisi Habilaj . Ja cfarë thotë për Tahirin …

Vendimi me të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi arrest shtëpie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është një dokument me 33 faqe.

Report TV ka zbardhur dosjen në fjalë.

Për të kërkuar arrestimin e Tahirit, Prokuroria shqiptare ka përdorur një pjesë të mirë të përgjimeve të kryera nga Guardia di Finanza italiane për të arrestuar Moisi Habilajn, kushëri të ministrit dhe vëlla i Artan Habilajt, i kërkuar edhe ai aktualisht për trafik droge. Në ato përgjime Moisi Habilaj u shpjegonte bashkëfajtorëve të tij se kishte blerë dy byzylykë me diamante “për gruan e Saimirit” dhe se kishte paguar një kostum Hugo Boss, të cilin vetë ministri e paskësh zgjedhur në një dyqan të Romës. Një tregtar, me të vërtetë, ka konfirmuar se Habilaj bleu dy byzylykë (edhe pse me një vlerë më të ulët se ajo e deklaruar nga bosi), por pa e ditur se për kë ishin marrë ato. Ndërsa tregtari i rrobave, i pyetur nga Guardia di Finanza, ka mohuar të ketë takuar ndonjëherë ministrin.

Zbardhet dëshmia e Moisi Habilajt: S’e kam takuar kurrë kushëririn-ministër

Për herë të parë dalin në dritë edhe deklarimet, që Moisi Habilaj i ka bërë Prokurorisë së Catanias dhe kështu zbulohet se kushëriri i ministrit ka pranuar përgjegjësinë e tij për trafikun e drogës, por ka përjashtuar që ato dhurata apo pagesa në para’, për të cilat flet gjatë përgjimeve, të jenë bërë për Saimir Tahirin. Moisi Habilaj pretendon qe dhurata qe ka blere ishin për një nga furnizuesit e kanabisit në Shqipëri. Madje, Moisi Habilaj pohon se nuk e ka takuar kurrë kushëririn-ministër personalisht.

Por, ai që e njihte dhe takohej shpesh me Saimir Tahirin ishte Artan Habilaj, vëllai i trafikantit të arrestuar në Itali dhe të cilit ministri i kishte shitur makinën e tij “Audi A8”. Ndryshe nga sa ka thënë Tahiri, se ai nuk kishte pasur asnjëherë kontakt personal me Artan Habilajn, Prokuroria ka gjetur prova se të dy mund te kete pasur kontakt te paktën dy herë në Greqi në gusht të vitit 2014, ne qytetin bregdetar të Lefkadas në ishullin e Korfuzit, kur Tahiri së bashku me gruan, prindërit dhe një çift miqsh kanë kaluar dy javë pushime në një shtëpi dykatëshe të marrë me qira.

Zbulohet pronari i gomones me të cilën lëvizte Tahiri

Tahiri ka shkuar në Korfuz me një gomone 12-metërshe, që doli se ishte në pronësi të sipërmarrësit të bimëve mjekësore Orges Liperi, i cili ja dha atë hua ministrit, ndërkohë që Artan Habilaj çoi atjie fëmijët e Tahirit me makinën “Audi A8”. Kur gomonia pësoi difekt, Artan Habilaj u kthye në Korfuz, duke lene “Audin” per ministrin dhe duke u marrë me gomonen e prishur. Tahiri pretendon qe as në këto raste nuk e ka takuar Artan Habilajn.

Artan Habilaj u mor edhe me dërgimin e gomones difektoze në Brindizi për ta riparuar, së bashku me një ish-specialist të Delta Forcës. Lidhjet mes Artan Habilajt dhe Saimir Tahirit ishin të njohura edhe më parë dhe, sidoqë problematike nga pikëpamja politike, nuk mund të mendohet se përbëjnë as tani një provë e perfhire te ish-ministrin e Brendshëm në trafiqe te paligjeshme te Habilajve.

Në urdhër-arrestin e Tahirit flitet edhe për udhëtimet e tij së bashku me Orest Sotën, në makinën e të cilit u gjetën, bashkë me dy patenta detare të Tahirit, edhe 860 mijë euro para’ të thata: Prokuroria këmbëngul të thotë se ato para’ i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm.

Në kuadër të akuzave ndaj Tahirit, ka edhe prova për bashkëpunim mes trafikantëve dhe policëve të korruptuar, disa prej të cilëve ende janë në kërkim dhe, sipas Prokurorisë, këta përbëjnë provat se pikërisht këta policë vepronin me urdhër të Tahirit për të favorizuar trafikun e kanabisit.

Prokuroria kishte kërkuar arrest me burg, por Gjykata, e cila ka vlerësuar zgjedhjen e Saimir Tahirit për të dhënë dorëheqjen nga roli i deputetit e për të hequr kështu dorë nga imuniteti, ka vendosur se mund të mjaftojë “arresti shtëpiak”. Nesër, në seancën e parë në gjyq, mbrojtja e përfaqësuar nga avokati Maks Haxhia do të përpiqet të tregojë se asnjë nga provat e sjella nga Prokuroria nuk mund të flasë për atë që, me të vërtetë, ka një përgjegjësi nga ish-ministri i Brendshëm në trafikun e drogës./Report TV

Flet për herë të parë Moisi Habilaj . Ja cfarë thotë për Tahirin … Read More »

Vlorë : Policia Kufitare gjen gomonen mes pishave, dyshimet se përdorej për trafik droge

Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve.

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë. Nga verfikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorve të fshirë. Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier.

Vlorë : Policia Kufitare gjen gomonen mes pishave, dyshimet se përdorej për trafik droge Read More »

Nuk e njihnit, ky është vëllai i shumëpërfolur i Fatmir Xhafës, ‘baron’ droge

Ky është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Prej disa ditës ai është vë në qendër të akuzave nga ana e opozitës. Ai është dënuar në Itali me 7 vite e dy muaj burg, por që nuk ekstradohet për në shtetin fqinj, dhe PD thotë se ministri Xhafaj ndryshoi ligjin për ekstradimin pikërish pë mbrojtjen e të vëllait.

Deri më tani asnjë foto e Agron Xhafajt nuk ishte publikuar më parë. Ai është dënuar në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik heroine. Sakaq PD publikoi sot një video, ku Agron Xhafaj tashmë me emrin e ndryshuar Geron bashkëbisedonte me një trafikant droge. Në audio-përgjim, vëllai i ministrit orientoi trafikantin se ku ta gjente lëndën narkotike, por i kërkoi të mos i binte më në qafë pasi po e sulmonin politikisht.

Nuk e njihnit, ky është vëllai i shumëpërfolur i Fatmir Xhafës, ‘baron’ droge Read More »