Aktualitet

Shikoni si u fik radari i Sazanit në maj 2015 që trafikantët të transportonin drogën në Itali

Nga provat që ka paraqitur prokuroria në gjyqin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë në pah një fakt mjaft I rëndë për influencën që kishin trafikantët në strukturat e shtetit. Në datën 6 maj të vitit 2016 kur një peshkarexhë italiane e ngarkuar me drogën e grupit të Habilajve u nis nga Shqipëria për në Itali radari i ushtrisë u fik për t’u mundësuar kalimin e lirë. “Nga këqyrja, në datën 6 maj 2015, rezultoi se në orën 01:07, shënimi i njoftimit të marrë nga Q.N.O.D për një mjet që ishte duke u afruar me shpejtësi në drejtim të Himarës, drejt të cilit u dërguan BP-24: në orën 01.15, njoftimi i marrë nga Q.N.O.D për daljen jashtë funksionit të Radarit të Sazanit në orën 01:35 njoftimi i marrë nga BP-06 se objekti ishte peshkarezha “Rozeta 1” që ishte duke u kthyer nga Palermo”, thuhet në dokumentin që publikojnë ekskluzivisht Report Tv e Shqiptarja.com. Pra nga ky dokument del qartë se në momentin që anija e trafikantëve të drogës, në këtë rast e bandës së Habilajve, nisej për në Itali, radari si rastësisht dilte jashtë funksionit. Duhet theksuar se gazeta “Shqiptarja.com” ka qenë e para që e ka ngritur shqetësimin e mosfunksionimit të saktë të radarëve të ushtrisë që në vitin 2015 me një cikël shkrimesh, duke I paraprirë debateve politike që vijuan më vonë mbi këtë temë midis opozitës e maxhorancës.

Oficeri i policisë Sokol Bode

Duhet theksuar se radari që është i vendosur në ishullin e Sazanit nuk varet nga ministria e Brendshme por nga ministria e Mbrojtjes. Implikimi I strukturave të ministrisë së Brendshme në këtë rast dalin tek përfshirja e Sokol Bodes, ish-shefit të kufirit për zonën bregdetare Dhërmi-Himarë. “Sipas të dhënave të përftuara nga regjistri “26/2015 Dhërmi Libër Planizimi të Shërbimit SPK Dhërmi”, këqyrur në datën 9 maja 2018, rezulton planëzimi në shërbim i Sokol Bodes, në funksion të shefit të stacionit, për datën 5 maj 2015 (ditë e martë)”, thuhet në dokument. Sokol Bode është një nga tre oficerët e policisë që janë arratisur pas akuzave të prokurorisë për përfshirje të tyre në trafikun e lëndëve narkotike. Bode është cilësuar nga prokuroria si pjesë e bandës së Habilajve së bashku me ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaert Çela dhe oficerit të policisë Gjergji Kohila.

Dokumenti i Prokurorisë lidhur me fikjen e radarit

Peshkarexha “Fatima”

Duhet theksuar se peshkarexha në fjalë që ka kaluar në 6 maj është “Fatima”, anija ku prokuroria italiane ka bërë përgjimet që vërtetonin lidhjet e Habilajve me policinë shqiptare që nuk e shqetësonte bandën të ngarkonte thasët me cannabis në bregdetin e Dhërmiut. Ky fakt vërtetohet nga një deponim I një italiani të pyetur nga prokuroria italiane, I cili ka njohur pjesëtarët e bandës së Habilajve si bashkëpunëtorë të pronarit të peshkarexhës që merrte drogën nga Shqipëria. “Gjithashtu rezulton deklarimi i Antonio Riela, dhënë në datën 24 janar 2018, si person nën hetim ose i hetuar për një krim të lidhur me të, i cili krahas njoftimit për bizhutë e blera nga Moisiu, njoftoi për mbështetjen e siguruara nga ky i fundit, tek një person i rëndësishëm në Shqipëri dhe për faktin e kryerjes së trafikimit me peshkarexhë në vitin 2015, e rezultuar peshkarexha “Fatima”…Gjatë pyetjes, personi nën hetim ju paraqit një album me njëzet e pesë fotografi, përgatitur nga Guardia Di Finanza. Njohu ndërmjet tyre, Sabi Çelaj, shqiptari që shkonte tek ai së bashku me Moisiun për të marrë paratë, Maridian Sulajn që shkonte tek ai për të dërguar lajmet e marra nga Moisiu në lidhje me lëndën narkotike, Rosario Giuliano, pronari i peshkarezhës që, në maj të 2015, u ofrua për të kryer transportin e lëndës narkotike dhe të armëve.”

Shikoni si u fik radari i Sazanit në maj 2015 që trafikantët të transportonin drogën në Itali Read More »

Si ndryshoi historia nga koha e Tahirit tek Xhafaj

Ish ministri Ylli Manjani shkruan sot me ironi se dallimi nga koha e Tahirit me ate te Xhafes, eshte i madh.

“Meqë jemi tek loja “gjeni dallimin”. Nga koha e Sajmirit tek koha e Xhafës ka dallim, pa dyshim.

Dallimi është sasior dhe cilësor. Nga kanabis kaluam tek kokaina dhe heroina! S’ka më tonelata, mjaftojnë disa kilogramë…

.S’ka më thasë të mëdhenj e batanije, sot trafikohet me qeska dhe me banane… Më pak mall për më shumë para…

Pra ndryshime në sasi dhe cilësi! Por ka një të përbashkët: të dyja kohërat janë koha e Ramës! Rilindasi që ndryshoi ngjyrën e hartës së Shqipërisë nga jeshil në të bardhë… Na rroftë Rekomandimi!”- përfundon Manjani.

Si ndryshoi historia nga koha e Tahirit tek Xhafaj Read More »

“Zeni-Kanani-Kuliçi”, familja “EskoBerisha” e futur në “thasët” e kokainës

“Kanan Tafili” drogës turke i lidhur me Zenin dhe të vërtetat që thotë shpesh “Babë Myslimi” i PD
Shkruan: Memo Aliaj

Sa herë që deputeti i PD Myslim Murrizi, denoncon raste lidhjesh të deputetëve, drejtuesve, ish-ministrave, ish-deputetëve dhe familjarëve të krerëve të PD së djeshme e të sotme me eksponentëve të botës së krimit, me afera korruptive e lidhje në biznese me shtetarët e majtë, ai “kryqëzohet” nga “sorrat” në oborrin e SHQUP-it, ose kalohet në heshtje, sikur nuk ka thënë asgjë!

Rasti i fundit ishte denoncimi, që deputeti Murrizi bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, duke kundërshtuar hapur e fortë Sali Berishën, në lidhje me urdhërin e Berishës ndaj secilit deputet, për të sulmuar në media nga 5 herë në ditë Edi Ramën, Olsi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Arben Ahmetajnë, damian Gjionurin, Lindita Nikollën e deri Elisa Spiropalin, apo cilindo që del e flet kundër familjes “Berisha”.

Konkretisht, deputeti Murrizi ose “Babë Myslimi” i PD (siç e quajnë në SHQUP), i kujtoji Berishës, se para sulmit ndaj krerëve të PS dhe familjarëve të tyre, “revilucioni” anti-krim duhet nisur nga vetja, duke pastruar “oborrin” dhe moralin e degraduar të krerëve të PD së re e të vjetër!

“Babë Myslimi” i PD i konkretizoi me emra disa ish-ministra, deputetë e zyrtarë aktualë të PD, të cilët duke mbajtur lidhjet e vjetra, po vazhdojnë trafiqet, bizneset dhe aferat korruptive e klienteliste me krerët e pushtetit të PS, disa prej të cilëve janë miq të ngushtë të Zenit, njeri prej tyre ish-deputeti “anti-Luli” Keltis Kruja, bashkëjetues i “urtë” zëdhënesës së Sali Berishës!

Nga “haberet” e fundit që vijnë prej policisë turke, thuhet se Zeni dhe disa ish-kryepolicë, ish-deputetë, ish kryedoganierë, ish-shefa antidroge e kufiri në vijën bregdetare Sarandë-Vlorë-Fier-Lushnjë (Zagani) dhe ish-ministra të pushtetit të PD, të lidhur ngushtë me familjen “Berisha”, paskan pasur lidhje të forta “pune” me “Eskobarin nr. 2”, trafikantin Met Kanani, deri ditën që ai është prangosur në Turqi.

Sipas të dhënave nga Fieri, Met Kananin e kanë quajtur “Kanan Tafili” i trafikut të drogës, për shkak se eleminonte pa mëdyshje, cilindo që i cenonte 1 miligramë “mall”, apo që i futej qoftë edhe 1 milimetër katrore në territori e tregut të kontrolluar prej tij. Burime nga shoqëria e afërt e “Babë Myslimit” të PD, konfirmojnë se kur Murrizi ka “çpuar” Berishën në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ai e ka pasur fjalën për lidhjet Zenit të Saliut, me “Kanan Tafilin” e trafikut të drogërave të forta në linjën Turqi-Shqipëri-Itali.

Kjo linjë trafiku, funksiononte intensivisht dhe lirshëm, në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe kishte nën kontorll e komandë gjithë “trarët” e doganave dhe shërbimet policore kufitare tokësore e detare, shërbimet sekrete, anti-trafiqet dhe anti-drogën, të cilat i përdorte Zeni për aktivitetin normal të “Kanan Tafilit”, një prej të cilëve rezulton se ka qenë edhe shef Zagani i kufirit në Vlorë dhe anti-trafikut të drogës në Fier, prej nga është edhe “Eskobari” Met Kanani, ku kishte ngritur një distributor për trafik nga Mifoli (Ferrasi), Semani e Divjaka.

Fakti, që Zaganin e larguan nga detyra e Shefit të Kufirit në Vlorë “për dekonspirim”, si mbrojtës i zbuluar i linjën “Kanani” dhe e emëruan Shef Anti-Droge në Fier, tregon se ai ishte “nyje” e fortë vazhdimësie e trafikut të drogës rajonale e europiane të grupit “Zeni-Kanani-Kuliçi” dhe ndaj e lanë brenda “sektorit” policor të vrojtimit të drogës, por ishte dhe “kockë” e fortë që nuk mund të hidhej në rrugë e të eleminohej dot as nga familja “Berisha”. Duke ditur këtë fakt, pushteti “Berisha” e përcolli Zaganin nga Vlora, me “pajë” (toka e banesa) si shpërblim, por natyrisht edhe me “fishekun në pajë”, nëse guxonte e fliste!

Faktikisht, Zeni u njoftua të shkëputej prej biznesit të drogës me Met Kananin, nga ish-bodigardi i “babit” të tij dhe zv/Drejtori i Policisë së Shtetit, që në ato vite ishte me aq fuqi të plota, sa komandonte edhe Burgajn, i cili shpëtoi nga burgu për abuzime të shumta, deri edhe rklama faktive për një televizion privat “tualet” të pushtetit dhe familjes “Berisha”.

Mirëpo, në vend që të shkëputej Zeni nga rrjeti, në rrjetën “Zeni-Kanani” ra edhe “peshku” Agron Kuliçi, i cili nisi të bënte mbrojtjen policore, për hapjen e rrugës së trafikut të kokainës, siç hapeshin kufijt verior në vitet 1993-1997, për kontrabandën Berisha-Milosheviç të naftës e armëve, nëpërmjet firmës “Shqiponja” të PD, me drejtor Tritan Shehun.

Referuar informacioneve të derisotme, nga ato pak “faqe” të hapura prej dosjes së “Eskobar-Kananit” të kapur e të rrëfyer në Turqi, mund të thuhet se në vitet 2005-2013, garant i tij dhe i shumë “miqëve” të tjerë të Zenit, për të kaluar drogëra të forta tranzit nëpër Shqipëri edhe me krijim “depo rezervash droge” të mbrojtura nga shteti, rezulton se paska qenë familja “ESKOBERISHA”, nga “frëngjia” e të cilës, së fundi janë shtuar së tepërmi “gjylet e rënda” që po hidhen kundër reformës në drejtësi, për ta ndalur ose shkatërruar procesin.

Me sa kuptohet tashmë, kur deputeti “Babë Myslimi” i PD, i ka kujtuar Berishës ish-ministra, deputetë, kryepolicë e miqë të Zenit që kanë lidhje me bizneset e pista, me krimin dhe drogën, paska pasur parasysh lidhjet e hershme të Zenit me “Kanan Tafilin” e drogës së kapur në Turqi./Pamfleti

“Zeni-Kanani-Kuliçi”, familja “EskoBerisha” e futur në “thasët” e kokainës Read More »

Kush fshihet pas Arbër Çekajt?

Plot 613 kg kokainë u sekuestruan më 27 shkurt në Shqipëri. Kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në vendit tonë. Ngarkesa vinte nga Kolumbia dhe do të transportohej drejt Italisë.

Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018. Operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania.

Milionat në lojë dhe pas milionave natyrisht bandat e krimit u tronditën. Vetë ambasadori Donald Lu komentoi këtë operacion dhe e konsideroi pronarin e kontenierit Arbër Çekaj si “peshkun e madh”. Megjithatë burime për Pamfleti bëjnë me dije se djaloshi që manipulonte kokainën është me inicialet E.Dezdari. Babai dhe xhaxhai o tij janë vrarë , por edhe pse zyrtarisht janë vrasje pa autor gjurmët çojnë te Fatmir Haklaj.

E. Dezdari njihet si mik i Olsi Ramës. Llalla, Hajdarmataj përmes një sekserit të tyre (biles tutor) eksponenent i krimit të organizuar, (Myftar Lumeshi) kohë më parë në këmbim të një shume marramendëse i kanë fshirë kërkimin ndërkombëtar këtij supertrafikanti të kokainës, që fshihet në Gjermani. Çështja “Kokaina” duket se do të çojë drejt qelive, kupolën e zyrtarëve të inkriminuar./Pamfleti

Kush fshihet pas Arbër Çekajt? Read More »

Monika e Basha presin që të bien vetë “koqet e dashit”, përmes Nikoll Lesit zbulojnë planin për të ardhur në pushtet

Të gjitha sondazhet e organizuara në Shqipëri tregojnë se PD luhatet në limitet e 25-30 përqind të mbështetjes së qytetarëve, nëse zgjedhjet zhvillohen pikërisht sot.

Ndërkohë që është forcuar përfundimisht bindja se me Lulzim Bashën kryetar të PD opozita nuk vjen kurrë në pushtet, dhe se aleanca e PD me LSI nuk shihet aspak mirë nga baza e të dyja partive politike.

Janë mbi 90 përqind e anëtarësisë së PD dhe të LSI që nuk e duan aleancën mes Bashës dhe Kryemadhit, duke argumentuar secila palë faktin se dalin të humbura nga ky koalicion.

Në këtë këndvështrim, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë në pritje vetëm të ndonjë kataklizme në qeverisjen e Ramës, apo të ndonjë tragjedie politike apo njerëzore që mund të ndodhë në gjirin e PS, në mënyrë që të hapet rruga për të ardhur PD e LSI në pushtet.

E thënë në gjuhën e popullit kur diçka është e pamundur të bëhet nga vullneti i njeriut dhe pritet vullneti i zotit, i ka shkuar për shtat shprehja “më ka shkuar ndërmend të kem për meze rakie koqe dashi, dhe ka një vit që po pres këtu ku kalon tufa e deleve se mos ato i bien vetë dashit të këmbores dhe kam fatin të plotësoj dëshirën”.

Kështu dhe Monika e Basha presin se mos Rama bie vetë nga qeveria, pasi e kanë të pamundur të rrëzojnë PS nga pushteti në këto kushte që janë.

Kjo është shprehur në mënyrë më të qartë nga “zari” i Monikës dhe Metës, botuesi i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi.

I cili shprehet në një shkrim të porositur nga LSI, se shpallja i pafajshëm i Saimir Tahirit dhe rikthimi i tij triumfator në PS do të sjellë përplasje dhe çarje në selinë e PS.

Dhe për pasojë, sipas llogarive të Monikës dhe Lulit, prapa të cilëve qëndrojnë Meta e Berisha, qeveria e Ramës rrëzohet menjëherë dhe PD-LSI vijnë në pushtet.

Po e materializojnë logjikën e Monikës dhe Bashës përmes artikullit të porositur prej të tyre tek Nikollë Lesi, në gazetën e tij:

“Pas vendimit për arrest shtëpie të ish-ministrit Sajmir Tahiri, vendim shumë i kontenstuar nga opozita dhe publiku, pritet që java e re të sjellë surpriza të reja.

Prokurorja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku që ka gjasa të jetë edhe për të paktën dy vite, ka emëruar me urgjencë Donika Prela si shefe e prokurorisë së krimeve të rënda.

Besim Hajdarmataj si mik i ish-prokurorit të përgjithshëm nuk ka më asnjë fuqi për të vendosur për dosjen e Adriatik Llallës.

Tashmë ajo mbetet në dorën e Donika Prelës, e cila përveç hetimit dhe firmosjes së urdhër arrestit, ka ndjerë edhe presionin amerikan në lidhje me ish-kryeprokurorin e përgjithshëm.

Me kokën e Sajmir Tahirit në ballkonin e shtëpisë së tij dhe me duart në pranga në qeli të Adriatik Llallës, kryeministri mendon se do ta kalojë “provimin” para BE dhe kancelares Merkel.

Sajmir Tahiri shpëtoi me një arrest shtëpi, ndonëse e vetmja që parashikoi këtë vendim-pazar të dyshes Rama-Tahiri ishte Monika Kryemadhi.

Ajo e tha para disa ditëve se pazari është që të bëjmë sikur të penalizojmë sa të kalojmë çështjen e statusit në fund të qershorit dhe me pas do të shpallesh i pafajshëm.

Rikthimi i Sajmir Tahirit në PS, i pafajshëm nga gjykata, do të sjellë përplasje e përçarje në selinë rozë.

Por duket se Edi Rama nuk ka se ç’të bëjë. Ajo që thuhet se mbetet peng i ish-ministrit, po vertetohet. Kushedi se ç’ka Tahiri për kryeministrin!”, shkruan Nikollë Lesi ëndrrën e Monikës dhe Lulit në gazetën e tij.

Ndërkohë që Edi Rama kryeministër, që po qeveris aq keq sa nuk mendohet, i volit shumë që të shohin sa më shumë ëndrra kundërshtarët e tij politikë.

Qëndron në pushtet përjetë kështu, ndërsa opozita e pafuqishmë ka zgjedhur si rrugë për ardhjen në pushtet ëndërrimin.Pamfleti.com

Monika e Basha presin që të bien vetë “koqet e dashit”, përmes Nikoll Lesit zbulojnë planin për të ardhur në pushtet Read More »

”Të më hiqet njolla se në banesën time është kryer transplant organesh”, familjarët kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

Emri i tij pushtoi të gjitha mediat ndërkombëtare, kur ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte, do të ngrinte dyshime se në një banesë në fshatin Gurra e Matit janë kryer transplante të organeve për luftëtarët serbë gjatë luftës së Kosovës për qëllime tregtie.

Më pas, ishte deputeti zviceran, Dick Marti, që në cilësinë e raportuesit në Këshillin e Europës paraqiti raport për “Shtëpinë e Verdhë”. Kjo bëri që në vitin 2012, të ushtrohej kontroll në banesë nga hetues ndërkombëtarë, të ndihmuar nga pala shqiptare.

Kur kanë kaluar më shumë se 6 vite nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij të vjetër 2-katëshe, Mersim Katuçi kërkon vendosjen e drejtësisë në vend. 59-vjeçari shprehet se, asgjë nga akuzat nuk është vërtetuar dhe tani kërkon dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar dhe familjes së tij t’i kërkohet falje për akuzat dhe stresin e përjetuar nga gjithë kjo histori.

“Akuzat e bëra nga Dick Marti janë të pavërteta dhe të sajuara dhe se kontrolli ishte i paligjshëm”, thotë Katuçi, i cili shton se për këtë gjë i ka dërguar letër Ministrisë së Drejtësisë. Kjo e fundit, në një përgjigje për ankesën, sqaron se, kontrolli nuk është ushtruar në kuadër të një procedimi penal në gjykatë shqiptare, por për llogari të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY).

Për këtë arsye, i sugjerohet që t’i drejtohet Ministrisë së Jashtme për ndjekjen e çështjes. “Kontrolli në banesën tuaj, shkruhet në letër, është ushtruar nën drejtimin e Mattu Raaitikainen, drejtues i ekipit hetues të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, me lejen e qeverisë shqiptare. Në lidhje me pretendimet tuaja për drejtuesin e Prokurorisë rezulton se ky i fundit ka shoqëruar grupin e hetimit, por nuk ka kryer veprime procedurale apo ushtruar funksionin e tij si prokuror në kuadër të këtij hetimi.

Në këto kushte, vijon përgjigja, pretendimet tuaja në lidhje me veprimet procedurale të kryera nga organet e posaçme ndërkombëtare, do të duhet t’i drejtoheni Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila shpreh dhe mbron interesat kombëtare të Republikës së Shqipërisë dhe shtetasve shqiptarë, në fush- ën e marrëdhënieve ndërkombëtare”, thuhet në letrën që Ministria e Drejtësisë i ka kthyer familjes Katuçi.

58- vjeçari shprehet i vendosur për t’i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për këtë arsye do të kërkojë nga Ministria e Jashtme, ankimimin e çështjes në Këshillin e Europës.

“Nuk do të ndalem deri kur e vërteta të dalë në dritë të diellit. Së pari, jam sqaruar se pala shqiptare paska dhënë pëlqimin për kontrollin e shtëpisë time. Tani dua të më hiqet njolla se në banesën time është kryer transplant organesh”, përfundon Marsim Katuçi, duke saktësuar se është e para herë që merrte një përgjigje./Panorama

”Të më hiqet njolla se në banesën time është kryer transplant organesh”, familjarët kërkojnë dëmshpërblim nga shteti Read More »

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj padit 3 zyrtarët e PD pas audiopërgjimit

Vellai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ka depozituar kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe eshte degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.

Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u be pasi kete te hene, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Mesohet se ne kallezimin penal depozituar ne oret e vona te mbremjes se te henes, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.

Vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj padit 3 zyrtarët e PD pas audiopërgjimit Read More »

Durrësi “rezervohet” këtë sezon nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka e Suedia

Durrësi është destinacioni i turistëve nga vendet skandinave dhe Europa lindore këtë sezon turistik.
Pushuesit nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka e Suedia janë të shumtë këto ditë buzë Adriatikut, ndërsa të tjerë pritet të vijnë.

Hotelet cilësore me katër apo pesë yje përgjatë vijës bregdetare thuajse janë të prenotuar për të gjithë muajt e sezonit.
Elidon Delilaj, është menaxher i një hoteli me 140 dhoma, të cilat i ka të rezervuara deri në fund të muajit gusht.
Infrastruktura dhe shërbimet që u ofrohen përkundrejt çmimeve që ende klasifikohen të lira, duket se i lënë të kënaqur turistët e huaj, krahas natyrës dhe mikpritjes së shqiptarëve.

“Kemi ardhur nga Finlanda, është hera e parë këtu në Shqipëri, ku do të qëndrojmë për dy javë. Njerëzit janë të këndshshëm dhe është shërbimi është i mirë. Ne po kënaqemi”.
Por nuk mungojnë as turistët që kanë ardhur pa ndërmjetësimin e agjensive, çka u lejon të qëndrojnë më gjatë në zbulim të Durrësit.
E tillë është edhe kjo turiste me rrënjë në Tetovë, por rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është hera e para në Shqipëri. Jam këtu me të fejuarin dhe është tamam ashtu siç e prisja. Jam nga Tetova por jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Duket se shkrimet pozitive në mediat ndërkombëtare, por më së shumti ndryshimet pozitive të vlerësuara nga vetë turistët, mund ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion për pushime.

Durrësi “rezervohet” këtë sezon nga Norvegjia, Finlanda, Danimarka e Suedia Read More »