Aktualitet

“Drejt shembjes perandoria e beut”/ Kolegji i Apelimit vendos nesër nëse do të hetohen pasuritë e Adriatik Llallës

Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla do të jetë nesër përballë Kolegjit të Posaçëm të Apelit, i cili do vlerësojë nëse ish kryetari i organit të akuzës do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut.

Sipas njoftimit për shtyp, “KPA bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” njofton, se ditën e Mërkurë, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër Vendimit datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit Zotin Adriatik Llalla”.

Kryesues i trupit gjykues do të jetë Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

Kjo seancë vjen në kuadër të vendimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ku për ish Kryeprokurorin Llalla u vendos ndërprerja e procesit të vetting-ut, sipas vendimit të datës 16 shkurt 2018, pasi ai u largua nga sistemi i drejtësisë dhe më këtë argument KPK vendosi ndërprerjen e procesit të vetting-ut.

“Drejt shembjes perandoria e beut”/ Kolegji i Apelimit vendos nesër nëse do të hetohen pasuritë e Adriatik Llallës Read More »

Del para Gjykatës vrasësi shqiptar i ”kokës” së mafias greke. Ofendimi fyes që i bëri Prokurorit të çështjes

Shqiptari i shumëpërfolur për arratisjet e tij spektakolare nën masa të rrepta sigurie së bashku me dy shqiptarë të tjerë janë transportuar rreth orës 09:00 nga burgu i Domokos në Gjykatën e Lamias.

Të shoqëruar dhe rrethuar nga një numër i madh policësh të armatosur shqiptarët janë parë të prangosur teksa hynin dhe dilnin nga gjykata.

Ai dhe dy ‘’bashkëpunëtorët’’ e tij kanë dalë para gjyqit, ku akuzohen se në qelinë e tyre janë gjetur disa thika. Rizai ka kërkuar nga trupi gjykues që të shohë si provë thikat e sekuestruara.

Por bëmat e tij nuk kanë të ndalur. Ai i është drejtuar Prokurorit me tone të ashpërta, por gjyqtari i ka ndërpreë fjalën dhe i tha se ‘’ “Ju jeni këtu për t’iu përgjigjur dhe jo për të pyetur”. Pas tensioneve në sallë, gjyqtari ndërpreu gjykimin.

Alket Rizai dhe një tjetër shqiptar u dënuan me 26 muaj burg, ndërsa i treti me 3 vjet. Kur u njoh me dënimin, Rizai ofendoi rëndë kreun e trupit gjykues. Zougla shkruan se Rizai i ka thënë gjyqtarit grek: “Ik q… ore” dhe disa fraza të tjera.

Del para Gjykatës vrasësi shqiptar i ”kokës” së mafias greke. Ofendimi fyes që i bëri Prokurorit të çështjes Read More »

“Kur s’je zoti të ruash veten”, “Në drejtësi, s’ka unë them ti thua”, replikat e avokatit të Saimir Tahirit me gazetarët

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish ministrin Saimir Tahiri.

Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës avokati i tij Maks Haxhia u shpreh i bindur se Apeli do ta rrëzojë këtë vendim dhe tha se në materialet e prokurorisë nuk ka asnjë provë të re që e implikon ish ministrin në trafik droge.

“Jemi të bindur që ky vendim do prishet nga gjykata e Apelit, se pretendimi ynë i paraqitur është ligjor i argumentuar në kodin e procedures penale se është mase e përseritur që eshte prishur herën e parë, kur është kërkuar masa më e lehtë ndalim për të dalë jashtë shtetit e këtë herë u pozicionua masë e rreptë, dhe kur Apeli gjeti pa vend masën e ndalimit të daljes jashte shtetit, imagjinoni një masë të tillë”.

“Sa për dijeninë tuaj dhe te publikut, ne të gjithë materialin e dosjes se paraqitur nga Prokuroria s’kishte asnjë provë të re që të implikonte ne dyshime qofshin te largeta apo te terthorta në implikimin e zotit Tahiri ne kryerjen e nje vepre penale perfshire edhe ato te akuzes”, tha Maks Haxhia.

Debati me gazetarët:

Prokuroria iu referua disa te dhenave bazuar ne leterporosite e ardhura nga Greqia.

Jo, në materialin që une kam lexuar…

Kete deklaroi ne seance…

Tani do flasim ne prova dhe dokumente apo do flasim me ato çka thuhet ne tavolinen e Prokurorit? Prokurori tha edhe ate tjetren që duhet të arrestohet zoti Tahiri e të ndalohet se në tavolionën dhe zyren time mund të ndërhyjë duke prishur provat. A tha keshtu apo jo?

Ne fakt ai tha se zoti Tahiri e di nje dite perpara se ke do pyes une.

E di historinë mes mbretëreshës së Anglisë dhe Papes se Romes me Beatles (bitellsat)? Ajo eshte qe kur s’je i zoti të ruash veten….

Domthene prokuroria eshte e paafte sipas jush?

Jo s’e thashe ate.

Lidhur me skafin e Orgest Liperit

Skafi me të cilin ka udhëtuar zoti Tahiri me familjen e vet per ne Greqi është i një biznesmeni që e ka marrë hua per nje udhetim dhe pasi ka pesuar defekt eshte kthyer ne Shqiperi, është i blerë dhe zhdoganuar konform rregullave.

Prokuroria tha se eshte e paqarte se si ka hyre skafi ne Shqiperi.

Tani në drejtësi s’ka unë them ti thua, unë mendoj ti mendon. Në prokurori ka unë provoj me këto dokumente këtë pretendim. Dhe nje gje e tille nuk eshte provuar.

“Kur s’je zoti të ruash veten”, “Në drejtësi, s’ka unë them ti thua”, replikat e avokatit të Saimir Tahirit me gazetarët Read More »

Flet Saimir Tahiri në gjyq: Për mua është njëlloj, si në shtëpi, si në burg

Saimir Tahiri është parë sot në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë ku do të marrë edhe masën e sigurisë.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ish- ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Ndërkohë vetë Tahir ka folur për gazëtarët dhe është se shprehur se për të është njëlloj, si arrest shtëpie, si arrest me burg.

Flet Saimir Tahiri në gjyq: Për mua është njëlloj, si në shtëpi, si në burg Read More »

Lëvizje e papritur/ Opozita kërkon dorëheqjen e Xhafajt, ja kë i dërgon në zyrë Rama

Nje tjeter levizje e papritur nga radhet e mazhorances kete te marte me ministrin e vene tani me shpatulla pas murit, Fatmir Xhafajn.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka pasur një takim disa minutësh me ministrin e Brendshëm mesditën e sotme, pak pas përfundimit të seancës gjyqësore te Krimet e Rënda që la në arrest shtëpie ish ministrin Saimir Tahiri.

Një ditë më parë PD publikoi një audiopërgjim ku përmendjen vëllai i ministrit, Agron Xhafaj i cili sipas PD bën pazare droge. Opozita kerkon doreheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj dhe per te merkuren ka paralajmeruar proteste teksa te enjten parashikohet qe te mos lejohet nje seance normale parlamentare ne Kuvend.

Nuk dihet ende se cfare ka diskutuar Balla me Xhafajn, teksa ne media ka qarkulluar oret e fundit nje lajm per doreheqjen e tij, gje qe nuk eshte konfirmuar nga zyra e shtypit e Xhafajt dhe drejtori i kabinetit i kryeministrit, te cilet thane se ministri eshte ende ne detyre.

Ishte Balla i pari nga mazhoranca qe reagoi pak ore pas publikimit te audiopergjimit nga PD te henen, i cili tha se prokuroria duhet te nise menjehere hetimin dhe te mos e lere ne dore te denoncimit te opozites, e teksa shtoi se “ka pergjegjesi penale vellai i Xhafajt dhe pergjegjesi morale Xhafaj”, pas ketij pergjimi.

Takimi vjen në një moment që kryeministri Rama ndodhet në Paris për një takim me presidentin francez lidhur me fatin e Shqipërisë në Bruksel këtë fundqershori.

Lëvizje e papritur/ Opozita kërkon dorëheqjen e Xhafajt, ja kë i dërgon në zyrë Rama Read More »

Vlorë : U zhvillua, më 14 maj 2018, pranë sheshit ‘Tre Racat’, Vlorë, panairi me bizneset lokale, në kuadër të Projekti Focus-Med Ballkan Program.

Projekti Focus-Med Ballkan Program – Panair me Bizneset SME

U zhvillua, më 14 maj 2018, pranë sheshit ‘Tre Racat’, Vlorë, panairi me bizneset lokale, në kuadër të Projekti Focus-Med Ballkan Program.

Fotografia e Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore

AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal të Rajonit të Vlorës, mundësoi përfshirjen e bizneseve që operojnë në fushën e agroindustrisë. Të pranishëm në këtë event ishin : prodhuesit e vajit të ullirit, prodhuesit e verës, prodhueset e pastës së ullirit, prodhueset e sapunit me vaj ullirit, prodhuesit e frutave, përfaqësuesit e Qendres se Transferit te Teknologjive Bujqesore Vlore dhe Bashkia Vlore.
Eventi u gërshetua me muzikën folk të AULONA FOLK 2018.

Fotografia e Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore

Fotografia e Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore

Fotografia e Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore

Fotografia e Auleda, Local Economic Development Agency, Vlore

Vlorë : U zhvillua, më 14 maj 2018, pranë sheshit ‘Tre Racat’, Vlorë, panairi me bizneset lokale, në kuadër të Projekti Focus-Med Ballkan Program. Read More »

Ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme Aulona Inter Folk Festival edicioni i 10 (Foto)

Nën moderimin e të mirënjohurës Silvana Braçe dhe nënë drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Inter Folk Festival të palodhurit Sejmen Gjokoli dhe me mbështetjen e fuqishme të Bashkisë Vlorë dhe të kryetarit të saj zotit Dritan Leli, për tre ditë rresht në skenën e kinemasë së re verore në hyrje të Lungomares ansamblet artistike nga Italia, Greqia, Kina, Sllovakia, Letonia, Kosova dhe Shqipëria prezantuan folkun e popujve të tyre nënë duartrokitjen e publikut artdashës vlonjat dhe turistëve të shumtë.

Në natën e tretë organizatorët vlerësuan me kupën speciale të jubileut të 10 të Festivalit ansamblin nga Kina e largët, kupën e të cilit ia dorëzoi këtij ansamblit të ngrohtë Prefekti i Qarkut të Vlorës zoti Flamur Mamaj. Kurse kupën e ansamblit më të mirë të festivalin e mori ansambli “Epirus” nga Selaniku Greqi, kupën e të cilit e dorëzoi Kryetari i Bashkisë Vlorë zoti Dritan Leli.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Vlorës pjesëtarët e ansambleve artistike u mahnitën nga bukurit e qytetit dhe ndryshimet që po ndodhin me shpejtësi në këtë qytet të diellit dhe të detit.

Ka ulur siparin mbrëmjen e djeshme Aulona Inter Folk Festival edicioni i 10 (Foto) Read More »

Saimir Tahiri kërkon te Krimet e Rënda revokimin e masës “arrest shtëpie”

Ka nisur seanca gjyqësore e Saimir Tahirit tek Krimet e Rënda. Ish ministri Tahiri është paraqitur në shoqërimin e avokatit të tij Maks Haxhia. Tahiri do të kërkojë sot heqjen e masës së sigurisë  “arrest shtëpie”, pasi sipas avokatit nuk ka prova.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ish- ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qendruar larg fokusit të medias.

I pranishëm në seancë është edhe ish kreu i Krimeve të Rënda Hajdarmataj tashmë prokuror , i cili ka në hetim dosjen “Tahiri”

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Saimir Tahiri kërkon te Krimet e Rënda revokimin e masës “arrest shtëpie” Read More »