Aktualitet

Rrëmuja e kalkuluar e PD me “Bashkëpunëtorin X”

Tashmë “bashkëpunëtori x” ka një emër dhe një fytyrë: është Albert Veliu, një ish-skafist dhe trafikant, i cili është vënë në epiqendër të audiopërgjimit të vëllait të ministrit të brendshëm, Agron Xhafaj.

Shkruan Ardit Rada
Pasi bëri publike bisedën audio mes A.Xhafajt dhe “bashkëpunëtorit x”, PD vendosi një ditë më pas, pas reagimeve të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, që të publikojë një intervistë video me vetë personin denoncues të Agron Xhafajt.

Dalja publike e Albert Veliut prodhoi një numër të ri akuzash direkte ndaj vëllait të ministrit. Veliu u shpreh se Xhafaj vijon të merret me trafik, se ai ra dakord ta ndihmonte atë për të kaluar disa kilogramë hashash drejt Italisë dhe se “Agron Xhafaj kontrollon Vlorën”. Veliu nuk fshehu edhe një dozë të lexueshme mllefi ndaj A.Xhafajt, kur tha se ai nuk i kishte sjellë asnjë paketë cigare në burg dhe se jetonte mes të mirave, kurse ai vetë ishte pa punë.

Deri këtu versioni i akuzave të Albert Veliut ndjek linjën e bisedës së përgjuar me Agron Xhafajn. Akuzat e reja vetëm sa kërkojnë të përforcojnë ato të vjetrat, ndërkohë që intervista e gjatë që PD i kishte marrë Veliut, la pas jo pak dyshime për lapsuset e të intervistuarit, por edhe në lidhje me disa qëndrime të ndryshme të krerëve demokratë në lidhje me aspekte konkrete të përgjimit dhe intervistës.

Dhe në këtë rrëmujë duket se është përfshirë jo vetëm bashkëpunëtori Veliu, por edhe vetë PD. Sipas një skeme e cila mund të mos jetë kryekëput një keqorganizim apo amnezi e personave që janë marrë me këtë histori, por një përllogaritje diabolike me qitje të largët.

Dhe ja pse:
Së pari, Albert Veliu ishte kontradiktor në shumë momente gjatë intervistës. Ai qe i pasaktë, sipas dosjes së tij penale të botuar nga mediat, në lidhjet me vitet e burgut që ka bërë në Itali, me llojin dhe sasinë e drogës me të cilën është kapur dhe në lidhje me autorësinë e përgjimit. Në pjesë të intervistës ai mohonte kategorikisht se kishte gisht në përgjimin e Agron Xhafajt, ndërkohë që më pas pohonte se Xhafaj përgjoi vetveten, e më tutje, se ai ishte përgjuar nga të tjerët.

Së dyti, edhe më kontradiktore se Albert Veliu, ka qenë PD në orët e fundit, në lidhje me përgjimin audio të A.Xhafajt. Ka të paktën dy versione të zyrtarëve të lartë të PD, në lidhje me autorin e përgjimit ndaj vëllait të ministrit. Njëri që thotë se përgjimi është vepër e një gazetari dhe tjetri se ai është bërë nga shërbimet. Nga ana tjetër, kur pyeten se cilat janë provat që ata kanë rreth autenticitetit të përgjimit, demokratët mjaftohen vetëm me deklarimin se përgjimi është i vërtetë dhe i pakontestueshëm.

Kjo amulli rreth një afere kaq delikate dhe me impakt politik të lartë, vështirë të jetë fryti i një frenezie të momentit apo i një moskoordinimi të rastit brenda selisë blu. Kur u njoftua konferenca e shtypit për intervistën video të Albert Velitu, orari i parë u shty me rreth treçerek ore. Vetëm më pas, kreu i PD Basha dhe tre denoncuesit e skandalit u vunë përballë shtypit dhe shfaqën intervistën. Një material i cili kishte brenda jo pak kontradikta logjike e pasaktësi konkrete.

Ajo që duket prej së largu, në një situatë të tillë, është se në fakt, bashkë me akuzat dhe sherrin politik në ngarkesë të ministrit Xhafaj, PD ka përgatitur me kujdes edhe një strategji paralele, një plan B ose një taktikë shpëtimi të minutës së fundit. Nëse ish-trafikanti vlonjat nxjerr nga goja të pavërteta dhe pasaktësi që transmetohen pa u censuruar nga ekrani i PD, kjo nuk do të thotë se dikush harroi të marrë gërshërët me vete, por se në rast shpalljeje të panipuluar të audio-përgjimit ndaj Agron Xhafajt, do të ishte gjithsesi komode t’ja hidhje fajin një të panjohuri, më shumë sesa ta mbaje të gjithin mbi shpinë.

Natyrisht PD po riskon jo pak, duke marrë për të mirëqena akuzat e një personi me kredibilitet të ulët, por gjithsesi duke e ekspozuar Veliun publlikisht me të gjitha pasaktësitë dhe alogjizmat e tij, ajo e ka krijuar tashmë një alibi rezervë “për ditë të keqe”. Pamfleti/

Rrëmuja e kalkuluar e PD me “Bashkëpunëtorin X” Read More »

Harrojini planet që keni bërë për nesër! Këto zona në Shqipëri të kenë shumë kujdes

Nëse keni plane për nesër, ju bëjmë me dije se fundjava do të jetë e shoqëruar me shi.

Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM: Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 26 °C;

në vendet e ulëta: 14 / 25 °C;

në vendet malore: 10 / 22 °C.

Sot pasdite (e premte, dt.18) dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Harrojini planet që keni bërë për nesër! Këto zona në Shqipëri të kenë shumë kujdes Read More »

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus

Lulzim Basha po bën të gjitha përpjekjet për të larguar vëmendjen nga hetimi që ka filluar në SHBA dhe në Shqipëri në lidhje me lobimin e tij në SHBA me financim nga rusët dhe ish agjentët e KGB-së.

Një përzierje e tillë e rusëve në politikën shqiptare dhe për më tepër financimin e partisë kryesore të opozitës për të ardhur në pushtet, ka shqetësuar SHBA-në.

Që nëpërmjet FBI dhe organeve të tjera ligjzbatuese ka hapur një hetim të madh në lidhje me përzierjen e ish agjentëve të KGB-së dhe njerëzve afër Putin në hedhjen e lekëve nga parajsat fiskale për lobim në SHBA për të sjellë Bashën në pushtet në Shqipëri dhe për të “ngulur” flamurin rus në Tiranë.

Kështu që Lulzim Basha në përpjekjet për të larguar vëmendjen nga laku që po ngushtohet dita ditës në qafën e tij nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë për lobimin me para ruse, po shfrytëzon në maksimum një video-përgjim ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, që gjithsesi mungesa e verifikimit të autencitetit të tij nuk sjellë garanci se do bëjë punë për të dhe opozitën.

Njëherësh dje, kreu i PD paraqiti një trafikant droge  me pamje filmike, teksa ‘rrëfehet’ se si kishte provokuar vëllain e Fatmir Xhafajt për trafik droge për ti “provuar burrërinë”, si ishte dënuar me burg dhe që kishte dhe vështirësi ekonomike.

Basha ka qënë i ‘qetë’ në “shijimin” e këtij spektakli në selinë e PD, pa e ditur se ‘dëshmitari X’ ishte ndaluar nga policia teksa po dilte jashtë vendit nga Rinasi me paratë e opozitës, dhe ndoshta është rrëfyer paq, në gjendje esëll në Prokurori.

Ndërkohë që sot është i lirë, duke pirë te lokalet e SHQUP me juristin e PD. Do zoti që për dëshmi të rreme të ketë nga Basha një avokat falas.

Gjithsesi më shqetësues se sa një kriminel ordiner  që i paska rrëfyer gjithçka kreut të PD por që është përdorur faktikisht nga Basha për lojën politike, është shqetësimi ndërkombëtar se Basha po përdoret nga Rusia, për një fushatë destabilizmi në Shqipëri.

Duke paralajmëruar se kreu i PD për këtë akuzë do të kalojë vetëm përmes drejtësisë, ndoshta dhe përmes burgut.

Kështu, gazeta më prestigjioze britanike “Indepedent’, kishte dje një shkrim të detajuar, nga një ish- ministër britanik për çështjet europiane, i cili kërkon hetim ndërkombëtar për Lulzim Bashën, si njeri për të cilin Rusia ka paguar gati 1 milionë dollarë përmes një kompanie off-shore dhe që synon destabilizimin e vendit për interesa ruse.

Ish ministri britanik shpjegon hapat që Lulzim Basha ka ndërmarrë, duke kundërshtuar reformën në drejtësi, duke kundërshtuar komisioneren e BE Federika Mogherini dhe duke e fyer atë, duke kundërshtuar hapjen e negociatave dhe vendosmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE dhe jo zonë influence e Rusisë.

Pra akuzat që Bashës po i vijnë nga Perëndimi janë shumë më të rëndësishme për të kuptuar lojërat e tij të pista dhe maskarallëqet këtu brenda në Shqipëri.

Guximi për të përdorur  ordinerë në skema filmash “thrillër”, janë pjesa më domede e paaftësisë së tij proverbiale si lider politik dhe i pafuqisë së tij për të sjellë opozitën në pushtet.

Lulzim Basha është një politikan që nuk ka lëvizur as gishtin për një kauzë politike por është marrë vetëm me kauza spontane, më shumë të filluara nga të tjerët.

Të vetmen “kauzë” që njeh është paraja, dhe mënyrat e lehta për të përfituar pushtet dhe para.

Pasi tërë jetën e ka marrë qyl, duke filluar nga postet ministrore ku u bëri ‘naftën’ të gjithave, te Transportet vodhi 250 milionë euro të Rrugës së Kombit, tek Ministria e Jashtme shiti Detin tek Greqia, Ministër i Brendshëm vrau katër protestues paqësorë të opozitës përballë kryeministrisë.

Dhe në përpjekje për të ardhur qyl në pushtet, mori 1 milionë dollarë nga rusët për të lobuar në SHBA, duke rrezikuar të nai lërë lërë rusët në derë.

Por s’vihet në pushtet duke dalë vetëm në foto me Presidentin Donald Trump dhe as me terë presidentët e botës.

Ndërkohë që dhe tani kërkon që me video-përgjim jo vetëm të shpëtojë nga burgu, por dhe të vijë në pushtet. Një logjikë naive që nuk e hanë jo vetëm SHBA dhe BE që e duan në burg për financimin rus të lobimit të tij në Amerikë, por as qytetarët e thjeshtë që nuk hanë video-përgjim, por duan një alternativë të besueshme të PD e opozitës që të japin votën për ta sjellë në pushtet.

Dhe përpara se të kërkojë me këmbëngulje që Fatmir Xhafaj të dorëzojë vëllain para drejtësisë për akuzat, Lulzim Basha vetë, duhet tani t’i dorëzohet drejtësisë për akuzat që po i vijnë nga SHBA dhe Perëndimi, si “kukull” i paguar me para ruse në Shqipëri.

Njëherësh të tregojë se nga kanë dalë paratë ose të shfajsojë veten ose të përfundojë në burg dhe të çlirojë dhe opozitën shqiptare nga një hajdut-bllokues për të pretenduar që të vijë në pushtet ndonjëherë.

Pasi bashkë me Monikën, Basha përbën dhe dyshen më të urryer të liderëve të opozitës në Shqipëri që pretendon pushtet, më të urryerit që nga viti 1920.

Perëndimorët: Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, financimi rus i PD promovon destabilitet në rajon

Në një shkrim të dedikuar zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor, e përditshmja prestigjioze “The Indipendent” paralajmëron se tashmë Rusia ka kthyer sytë nga Shqipëria, me synim që ta shndërrojë këtë të fundit në një bazë nga ku të përhapë destabilitet në të gjithë rajonin tonë.

Ndërkohë që në artikull shkruhet në mënyrë eksplicite se Rusia financon PD dhe liderin e saj Basha për të ardhur në pushtet, por dhe për të destabilizuar rajonin dhe shtrirë ndikimin rus.

Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit e akuzuar për korrupsion gjatë drejtimit të gjatë të së djathtës me Partinë Demokratike, lideri i përhershëm i së cilës, Sali Berisha, i cili drejtoi Shqipërinë postkomuniste drejt një vorbulle të tmerrshme financiare, kur lejoi lulëzimin e skemave piramidale që i kushtuan qindra mijëra shqiptarëve investimet e një jete të tërë.

Koka e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë që kishin punuar në baza miqësie me politikanët e Partisë Demokratike.

Basha e akuzoi se fliste “gjepura” sepse guxoi të insistonte për kërkesën e BE-së që të pastrohej drejtësia.

Përkundrazi, ai lideri i PD shkoi në Amerikë të kërkontë mbështetje nga administrata e Trumpit. 875,000 dollarë iu paguan një lobisti amerikan që ta nxirrte Bashën në foto me Presidentin Trump në një event bamirësie.

Pyetja është, kush pagoi 875,000 dollarë?

Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” (“Balkan Investigative Reporting Netëork”), dhe “Herald” në Glasgou, të gjitha tregojnë nga paratë e oligarkëve pro-Putin janë kanalizuar përmes një kompanie guackë në Edinburg dhënë një firme lobimi me seli në Uashington.

Pothuajse brenda natës iu dha gati një milionë dollarë Partisë Demokratike Shqiptare, të përdorura për afrimin e kësaj të fundit me administratën e Trump, me shpresën që votuesit shqiptarë pro-amerikanë të mbështesnin partinë që ishte më afër me Trumpin.

Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet nën Edi Ramën do të kishte pasur një përballje të plotë me Brukselin dhe shpresat shqiptare për BE-në do ishin copëtuar.

Kjo i përshtatet përpjekjeve ruse për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja ta normalizojë rajonin.

Sot, drejtuesit e BE-së po takohen me drejtues të Ballkanit Perëndimor në Bullgari. Brukseli do të shmangë ofrimin e ndonjë date anëtarësimi deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “ndërlidhje”, një fjalë e re europiane për “rritje”.

Ka shumë faktorë që luajnë rol, përfshirë mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë, që mund ta frenojnë anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Por, për Rusinë, të mbajë këtë cep të Europës sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur është tashmë pjesë e Europapolitik-ës së saj”, shkruan ”The Indipendent”./Pamfleti

Lulzim Basha në ditë të zezë, SHBA e BE i “shtrëngojnë” lakun për lobimin me financim rus Read More »

“Forca e ligjit” godet në Shkodër, sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra

Forca e ligjit” finalizon një tjetër rast sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme që dyshohen nga veprimtaria kriminale.

Një hotel me sipërfaqe tokë rreth 15.500m2 është sekuestruar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Task Forcën Qendore Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka filluar procedimin penal nr. 109/2018, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky ligj i parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe në vijim të hetimeve intensive të këtij procedimi, është finalizuar operacioni me vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të paluajtshme, të dyshuara nga veprimtaria kriminale.

“Forca e ligjit” godet në Shkodër, sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra Read More »

Ku është fshehur? Dëshmitari X e ka gjetur një “strehë”, ja ku ndodhet dhe kush e shoqëron

Ditën e djeshme policia liroi dëshmitarin X, të identifikuar si Albert Veliu. Pasi dha dëshminë e tij te Krimet e Rënda, policia e la të lirë, ish-skafistin i cili duket se tashmë ka gjetur “strehë” në selinë blu.
Babalja, siç i thërrasin të gjithë në Vlorë, është parë sot te kafja e Partisë Demokratike nën shoqërinë e avokatit Ivi Kaso.

Të dy, nën shoqërinë e njëri-tjetrit kanë konsumuar me kënaqësi kafen e mëngjesit ndërsa Veliu vazhdon të jetë në selinë blu në pritje të zhvillimeve të mëtejshme pas video-rrëfimit publikuar dje në një dalje të jashtëzakonshme të vetë kryetarit Basha.

Ku është fshehur? Dëshmitari X e ka gjetur një “strehë”, ja ku ndodhet dhe kush e shoqëron Read More »

A ka informacione shtesë Rama për dëshmitarin X? Tallet Kryeministri: Më bën edhe për të qeshur edhe për të qarë

Në konferencën e dhënë me të mbërritur nga Sofja në Rinas, kryeministri Rama nuk nguroi të deklarojë se shfaqja e djeshme e video-dëshmisë së të ashtuquajturit dëshmitari X, i cili pranonte të kishte trafikuar drogë me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte një maskaradë e motivuar nga frymëzimi malinj, për të penguar rrugën e integrimit në BE.

“Unë nuk mund t’ju ndihmoj për asgjë, përgjigjja ime është e qartë dhe e prerë. Ajo që i është servirur publikut si material autentik është një manipulim i shëmtuar. Detajet se si dhe pse janë çështje të prokurorisë dhe të debatit kur diskutojmë pse u bë kjo dhe pse u bë pikërisht në këtë moment”,- tha ai.

I pyetur nëse kishte informacione të tjera shtesë për të mos besuar në dëshminë e dëshmitarit X, Rama tha se mbi të gjitha kishte sy për të parë e veshë për të dëgjuar.

“Ka vlerë të diskutojmë për këtë? Unë nuk kam më përgjigje për këtë. Kam sy, kam dhe vesh. Kur pashë dhe dëgjova nuk iu besova syve dhe veshëve. Pastaj u detyrova. E pashë, edhe ju vetë e dini që kjo është për të qeshur dhe për të qarë. Për të qeshur me nivelin mizerabël të kësaj farse dhe për të qarë për faktin që këtë e organizon një parti politike me qëllimin e hapur për të mashtruar opinionin publik dhe vazhduar atë që ka nisur, ofensivë kundër çeljes së negociatave me BE”,- shtoi ai.

A ka informacione shtesë Rama për dëshmitarin X? Tallet Kryeministri: Më bën edhe për të qeshur edhe për të qarë Read More »

Fqinjët e dëshmitarit ‘X’ në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit

Report tv sjell kronologjinë e lëvizjes së familjes së dëshmitarit ‘X’, Albert Veliu që pas publikimit të audio-përgjimit nga ana e Partisë demokratike. Fqinjët e Albert Veliut i cili banon në një shtëpi dy katëshe në lagjen ‘Topana’ të Vlorës, tregojnë se dy dite pasi është transmetuar audio- përgjimi, familja e tij është larguar nga shtëpia.

Pikërisht ky largim ka ndodhur ditën e mërkurë 16 maj rreth orë 20:30 minuta. Fqinjët dëshmojnë se kanë parë dy persona me një makinë të zezë që kishin shkuar poshtë shtëpisë së dëshmitarit ‘X’. Pas pak minutash gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut, kanë zbritur nga kati i trete i shtëpisë ku banonin dhe më pas kanë hipur në makinë për t’u larguar.

Nuk dihet se cilët janë personat që bënë lëvizjen e familjes së Veliut por komshinjtë pohojnë se ata janë disa shokë të Albert Veliu. Ndërkohë vet Albert Veliu është larguar nga shtëpia nje dite me pare, pra të martën me datë 15 Maj, 24 ore pas publikimit të audio-përgjimit (qe eshte bere publik te hene 14 maj) dhe besohet se gjatë këtyre ditëve ka qëndruar në Tiranë.

Pas largimit të tij nga shtëpia familjarët kanë qenë në ankth në lidhje me atë se çfarë po ndodhte, madje bashkëshortja e Albert Veliu ka komunikuar me fqinjët e saj ku ka shprehur edhe shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Një nga fqinjët deklaron se bashkëshortja e Albertit i ka thënë se “çfarë i duhet atij (Albertit ) të përzihet sërish më gjëra të tilla, mi mori në qafë djemtë’.

Por që prej të mërkurës kur familja e dëshmitarit ‘X’ nuk është dukur në shtëpi. Për familjen Veliu, po ashtu nuk dihet nëse ajo edhe mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë sikur edhe tentoi të bënte kryefamiljari Albert Veliu i cili ishte nisur në një udhëtim drejt Kosovës.

Fqinjët e dëshmitarit ‘X’ në Vlorë: Familja u largua me një makinë të zezë pas përgjimit Read More »

Kush është gazetari që intervistoi dëshmitarin X?

Partia Demokratike nuk e bëri të ditur emrin e gazetarit që ka bërë përgjimin, por ai që intervistoi Albert Veliun dhe intervista e publikua nga PD, është Jetmir Olldashi, shkruan Top Channel që i ka kërkuar edhe një intervistë, por ai ka refuzuar të flasë.

Po kush është gazetari Jetmir Olldashi?
Ai ka një eksperiencë të gjatë si gazetar, mes gazetarisë dhe zëdhënësit në zyrat e shtypit të Aluiznit para vitit 2013.

Jetmir Olldashi, aktualisht administron portalin online “Boldneës”, si dhe është pjesë stafit të emisionit “Ajsberg” që drejtohet nga gazetari Artur Çani.
Ndërsa më herët ka qenë pjesë e stafit të emisionit “Të Paekzpozuarit” të Ylli Rakipit gjatë kohës kur emisioni transmetohej në “Ora News” dhe “News 24”.
Olldashi, ka punuar edhe pranë Autoritetit të Mediave Audiovizuale si dhe në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime, kur kryetar bashkie ka qenë Lulzim Basha.

Partia Demokratike u kujdes ta shmangte emrin dhe fytyrën e tij gjatë transmetimit të intervistës me Albert Veliun, por kolegët që e njohin e identifikuan nga zëri dhe ai vetë nëpërmjet telefonit e konfirmoi se është autori i kësaj interviste, por ende mbetet mister kush është gazetari që sipas Enkelejd Alibeajt, realizoi përgjimin.

Kush është gazetari që intervistoi dëshmitarin X? Read More »