Aktualitet

Deputeti i skandalit erotik i jep udhëzime ‘’Babales’’ para se të shkojë në prokurori me avokatët e PD-së

I konsideruar si bashkëpunëtori X, Albert Veliu i cili shfaqet në audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, raporton News 24. Më herët Albert Veliu ka qenë në selinë e PD, ku është takuar me deputetin e PD, Ervin Salianji. Dëshmitari Albert Veliu është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso.

Paraditen e sotme deshmitari Albert Veliu dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës. Kujtojmë se për çështjen në fjalë ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafaj dhe njëri tek Krimet e Rënda për trafik droge. Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Agron Xhafaj për kallëzim të rremë.

Vëllai i ministrit mohoi se në audio ishte zëri i tij dhe tha se ishte një montim. Për këtë arsye në letrën publike ai pohoi se kishte depozituar zërin për ekspertim. Të hënën ndërkohë, në Prokurori duhet të paraqiten edhe Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi, për të dhënë llogari për video-përgjimin.

Të enjten ata refuzuan të paraqiteshin në Prokurori, me argumentin se kishin seancë plenare dhe nuk mund të mungonin. Seancën në fakt, e mbaruan para orës 11:30, kur iu ishte kërkuar të paraqiteshin në Prokurori, por po merreshin me video-intervistën e “babales” dhe nuk kishin kohë.Pamfleti/

Deputeti i skandalit erotik i jep udhëzime ‘’Babales’’ para se të shkojë në prokurori me avokatët e PD-së Read More »

Situata alarmante: Policia greke i ndalon rreptësisht ekipit shqiptar të kalojë kufirin

Një incident ka ndodhur sot në doganën e Kakavijës.

Protagoniste është bërë policia greke e cila ka ndaluar në mënyrë të pakuptimtë ekipin modest të futbollit, Antigonea të kalonte kufirin.

Ata ishin nisur për një ndeshje në ishullin Scopelo në Greqi, ndërkohë që policia i ka vendosur kryq në pasaportën e kapitenit, Sindri Serjani dhe lojtarëve të tjerë.

Kjo ka ardhur për shkak se ata nuk kishin garanci, ose të paktën kështu ka qenë pretendimi i palës greke.

Kështu gjithë skuadrës i është dashur të kthehet mbara dhe të mos e kalojë dot kufirin. Kapiteni Serjani ka deklaruar se refuzimi i vizës i është bërë pa i dhënë asnjë arsyetim.

Situata alarmante: Policia greke i ndalon rreptësisht ekipit shqiptar të kalojë kufirin Read More »

Pesëshja famkeqe/ Pakti mafioz Rama-Berisha-Basha-Meta-Mona për të mos hapur dosjen e videos së korrupsionit Meta-Prifti

Kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës pakt kundër shqiptarëve për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia, zhurma për nenin e ekstradimit bëhet për të mbuluar marrëveshjen për shpëtimin e babait të korrupsionit në Ballkan Ilir Metën, por shkatërrimi i pesëshes famëkeqe dhe anti-kombëtare është i pashmangshëm

Nuk ka asnjë fije dyshimi se Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin nga drejtësia, për të mbrojtur pasuritë e vjedhura, për t’u alternuar në pushtet, për të vijuar sundimin e shqiptarëve dhe plaçkitjen e Shqipërisë.

Pavarësisht teatrit të përditshëm politik për çoroditjen e shqiptarëve, kjo pesëshe korruptive dhe keqbërëse ka qenë një, është një dhe do të jetë një, deri ditën kur shqiptarët dhe Perëndimi t’i japë goditjen përfundimtare, duke e nxjerrë nga skena politike si një e keqe historike.

Mjafton të shikojmë se si këta alternohen në pushtet dhe pasurohen prej 28 vitesh për të kuptuar aleancën e tyre anti-kombëtare.

Babai i korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Meta, në vend që mbyllet në një qeli, bëhet president. Më parë ka qenë kryeministër, Kryetar Kuvendi, zëvendëskryeministër, disa herë ministër etj.

Sali Berisha, protagonisti i krimeve më të mëdha njerëzore dhe ekonomike gjatë 28 viteve të pluralizmit, sot jo vetëm është i lirë, por sot ka marrë flamurin e luftës kundër drogës dhe korrupsionit.

Edi Rama, 12 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, prej pesë vitesh kryeministër. Edi Rama i ka sjellë dëme të paimagjinueshme Shqipërisë, fillimisht me lejet e ndërtimit dhe tani me koncesionet korruptive, kanabizimin e vendit, inkriminimin e Parlamentit dhe administratës.

Lulzim Basha bredh prej 13 vitesh në krye të skenës politike, tashmë si kryetar në letra i opozitës, më parë si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ministër i Jashtëm, i Brendshëm dhe i Transporteve. Emri i tij lidhet me tre skandalet më të mëdha të pluralizmit, vjedhjen e 230 milionë eurove për rrugën Durrës-Kukës, shitjen e detit Greqisë dhe vrasjet e 21 Janarit. Basha jo vetëm nuk është mbyllur në burg, por pret të bëhet kryeministër.

Monika Kryemadhi është lavatriçja e parave të krimit dhe korrupsionit të Ilir Metës. Në vend që të bëhet subjekt i ligjit anti-mafia, t’i sekuestrohen pasuritë e korrupsionit dhe të kalojë pjesën tjetër të jetës në qeli, Monika pret të ngjitet në pushtet bashkë me Lulzim Bashën.

Këto ditë ka një zhurmë të madhe për pikën ‘f’ të nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, pikë e cila sipas Partisë Demokratike është hartuar dhe miratuar qëllimisht, për të mos lejuar ekstradimin e vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali, i dënuar për trafik droge. Zhurma rreth kësaj pike bëhet me qëllim për të fshehur një pakt mafioz dhe antishqiptar mes Ramës, Metës, Monikës, Berishës dhe Bashës, për të mbyllur një dosje të Ilir Metës.

Pakti konsiston në ndalimin e drejtësisë së re për të hapur dosjen e videos së korrupsionit Meta-Prifti. Në mënyrë të koordinuar dhe të fshehtë pesëshja mafioze, me anë të veglave të tyre, kanë futur një pikë në Kodin e Procedurës Penale për të mos lejuar Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme për të hapur një prej dosjeve të babait të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Metës, të cilin Edi Rama e ka bërë President të Shqipërisë.

Kjo është arsyeja që kokat e korrupsionit të politikës mbrojnë njëri-tjetrin. Ata kanë ndryshuar pikën 2 të neni 449 të Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilës nuk lejohet rishikimi i vendimit të pafajësisë dhe as rishikimi i vendimit të dënimit kur synohet rëndimi i pozitës së të dënuarit. Pra, kjo pikë nuk lejon drejtësinë e re që të rishikojë vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila shpalli të pafajshëm Ilir Metën, edhe pse u kap me bllokun e korrupsionit në dorë, me zë dhe figurë.

Ekspertët e FBI e konfirmuan videon si autentike. Ky konkluzion e çonte Metën drejt burgut. Por meqenëse Gjykata e Lartë ishte një vegël qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës, u rrëzua ekspertiza e FBI. Për ekspertizën e re u caktuar një farë Ermal Beqiri, i cili na doli më ‘profesional’ se ekspertët më në zë FBI dhe BE. Kështu, Beqiri doli në konkluzionin se videoja ishte montazh dhe Meta i shpëtoi burgut. Më vonë ‘ekspertin’ Beqiri e bënë drejtor informatik i zyrës së Hipotekës, ku filloj të marrë tendera nga ministritë që Edi Rama i kishte dhënë Metës në kuadër të ndarjes së pushtetit pas zgjedhjeve të 2013.

Duke e ditur se ekspertiza e Beqirit që shpëtoi Metën është një mashtrim, pesëshja e politikës menduan që të shkruaj në ligj se nuk lejohet më rihapja e dosjes së videos së korrupsionit Meta-Prifti. Këtë ndryshim palët e kanë shitur si gjoja standard evropian. Po me çfarë standardi evropian kanë lidhje vendimet e gjykatave shqiptare, të cilat përdoren si tualet nga politikanët? Ndryshimi nuk ka lidhje me asnjë standard, por ka për qëllim për t’i vënë kapakun një prej aferave të Ilir Metës, me bllokun e pazarit në dorë.

Megjithatë, kokat e korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare nuk kanë shpëtim. Ky ndryshim bën të mundur vetëm mbylljen e dosjeve të gjykuara. Fatmirësisht, gjykatat shqiptare, duke qenë në duart e politikës, kanë dhënë shumë pak vendime pafajësie për politikën, pasi dosjet janë mbyllur që në prokurori. Kështu që, të gjitha dosjet e tjera që nuk janë gjykuar, por që janë mbyllur nga prokurorët e komanduar nga politika, mund të hapen dhe rigjykohen nga drejtësia e re./Pamfleti.com

Pesëshja famkeqe/ Pakti mafioz Rama-Berisha-Basha-Meta-Mona për të mos hapur dosjen e videos së korrupsionit Meta-Prifti Read More »

Akuzat ndaj video- përgjimit, reagon Fatmir Xhafaj: Sajesë dixhitale, i gatshëm të punoj për Prokurorinë Speciale (Video)

Ministri i Brendshëm Fatmri Xhafaj ka reaguar sot pas interesit të medias, lidhur me dëshminë e dhenë nga Albert Veliu, si bashkëpunëtori X, në audiopërgjimin me vëllanë e ministrit, Agron Xhafajn.

“Për sa i përket dëshmisë dua të them një gjë, ne sot këtu jemi në vendin e Task- Forcës speciale dhe ata atje në vendin e sajesave dixhitale, unë duhet të punoj për Prrokurori Speciale e Task-Forcë speciale, kurse ata për dixhitalin e sajuar, për mua është e rëndësishme të bëj detyrën”- tha Xhafaj.

Akuzat ndaj video- përgjimit, reagon Fatmir Xhafaj: Sajesë dixhitale, i gatshëm të punoj për Prokurorinë Speciale (Video) Read More »

Pas Sofjes, Kryeministri Rama kthehet në Tiranë, deklaratë urgjente për mediat

Pas përfundimit të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor të zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, kryeministri Edi Rama do të dalë në një konferencë shtypi në orën 12:45, menjëherë sapo të mbërrijë në Rinas. Këtë gjë e ka bërë të ditur zyra e shtypit pe Kryeministrisë.

Nuk dihet ende se cili do të jetë mesazhi i Ramës, por thuhet se shefi i qeverisë shqiptare pritet që të flasë edhe për akuzat e opozitës kundër Xhafajt, dëshmitarin ‘X’ Albert Veliu, por edhe pritshmëritë për negociatat pas takimeve në Sofje me liderët e BE-së.

Para se të udhëtonte drejt Sofjes, rama ishte në Paris ku zhvilloi një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron për ta bindur këtë të fundit që të marrë përgjigjen pozitive për hapjen e negociatave, pasi Franca është shprehur skeptike në lidhje me këtë çështje.

Pas Sofjes, Kryeministri Rama kthehet në Tiranë, deklaratë urgjente për mediat Read More »

Kronologjia e një dëshmie të një dëshmitari të rremë!

Nga gjithë ky rrugëtim, Albert Veliu nuk arriti që, për shkak të injorancës që ka në teknologji, të filmonte qoftë edhe një sekuencë filmike me telefon të procesit të trafikimit, dhe habitet se si është e mundur që në vetëm 3 minuta takim që pati me Agronin për ta vënë në provë a merrej me drogë, për ters i qëlloi që ishte një çimkë aty pranë dhe ia përgjoi bisedën. Edhe unë jam duke bërë çudi me çuditë e Albert Veliut! Po ju?

Shkruan Altin Ketro

Personazhet:

1.Albert Veliu – një 51 vjeçar i papunë që jeton me rrogën e të birit;

2.Agron Xhafaj – trafikant droge i dënuar në Itali;

3.Drejtori i Policisë Vlorë;

4.Ermali – shef kufiri në Vlorë;

5.Altini – shef krimesh/rendi në Vlorë;

6.Nake – skafist;

7.Djali i Albert Veliut;

8.Pronari i lokalit ku punon djali i Albertit;

9.Shoku i Agron Xhafajt;

10.Andoni.

Ngjarja sipas dëshmisë televizive të dhënë nga Albert Veliu në zyrat e selisë qendrore të Partisë Demokratike:

Në vitet 1993 – 1999 Albert Veliu ka punuar në det si shoqërues gomone. Nuk e sqaroi që kjo detyrë ishte për peshkim, trafik droge a trafik klandestinësh.

Në vitin 1999 ai është njohur me Agron Xhafën, i cili komandonte grupin e punës që merrte dhe shiste drogë.

Nga viti 2000 – 2002 ka punuar me grupin e Agron Xhafës në Itali duke shitur kokainë.

Në vitin 2005 (disa thonë në mars 2009) kapet në Peskara të Italisë me 12 kg kokainë (disa thonë 10 kg heroinë) dhe dënohet 15 vjet burg në shkallë të parë, 8 vjet në apel, 1 vit i ulet dhe kryen një dënim prej 7 vitesh burg (disa thonë 5 vjet burg). Në këtë periudhën kur është kapur i bie që ose ka punuar në grup tjetër, ose ka punuar i pavarur.

Gjatë viteve të burgut Albert Veliu krijon një qejf mbetje ndaj Agron Xhafës, meqenëse ky nuk i kish dërguar as cigare e as ndonjë letër në burg. Alberti këtu tregohet njeri me sedër të fortë që braktisjen e shokut e mban vath në vesh e nuk ia fal për tërë jetën.

Pasi përfundon burgun, Albert Veliu kthehet në Shqipëri (i bie të jetë kthyer diku nga viti 2013).

Në vitin 2016 ai takohet me Agronin i cili i ofron punë për të birin si kamerier. Siç duket koha ka bërë të vetën dhe Alberti i ka lënë pas mëritë ndaj Agronit. Por, siç rezulton më poshtë, krimbi brenda Albertit ka qenë disi përgjumsh dhe priste të zgjohej për të reaguar.

Djali 22 vjeçar punon vetëm 6 muaj si kamerier tek Agroni dhe Albert Veliu e largon pasi s’e përballoi dot ekonomia e shtëpisë. Ndoshta e ka fjalën për pagën e ulët që i jepte Agroni.

I ndodhur në kushte të vështira ekonomike, 4 muaj më parë (i bie diku nga muaji shkurt 2018) Albert Veliu, i ka kërkuar Agron Xhafës një nder për të dërguar barishte (hashash) në Itali. Dërgimin e hashashit në Itali ia ka kërkuar Agronit si favor, e për këtë Agroni e ka prezantuar me Ermalin.

Në momentin që dërgesa u bë gati, nuk ishte gati Albert Veliu, sepse në atë moment ai u kujtua se kish bërë 7 vjet burg për drogë dhe tash e tutje donte të ishte i pastër me shtetin. Domethënë hoqi dorë aty për aty. Ideja e trafikimit të drogës, nga ide për të dalë nga vështirësitë ekonomike, u kthye papritur për Albertin në një ide për të provuar nëse Agron Xhafaj merrej me drogë dhe ta zhvishte atë prej maskës së hipokritit që mbante.

Për Albert Veliun rezulton se Agron Xhafaj komandon gjithë Vlorën në çdo lloj drejtimi: biznese, dyqane, porti, etj. Deri dje dinim që këtë privilegj e kishin Habilajt, por meqë ish ministri Tahiri ra nga froni, vendin e Habilajve duhet ta zinin doemos Xhafajt.

Për Albert Veliun, lidhja e Agron Xhafës me drogën konsiston në faktin se ai është marrë me atë punë gjithë kohën. Bile, jo vetëm me Albertin, por Agroni është marrë edhe me shumë të tjerë të cilëve Albert Veliu nuk ua di emrat, bile refuzon të shprehet me emra.

Agroni i bëri favor Albertit duke i thënë: “bujrum, sille këtë çantë ta hedh matanë”. Konfidenca e Agronit me Albertin është mbresëlënëse, pavarësisht se vitet që i kanë ndarë nga njëri tjetri janë të gjata.

Agroni e ka prezantuar Albertin me Ermalin, të cilin Alberti bën të paditurin se çfarë detyre ka, por aty për aty shton se është “shef kufiri”. Alberti nuk ia di mbiemrin Ermalit, të cilin, mbiemrin pra, e quan diçka pa vlerë përderisa shton që ”nuk mund të pyes për mbiemrin, flasim gjëra të qena tani”. Pra, mbiemri mbetet diçka e paqenë.

Alberti pranon që është takuar me Ermalin, bile është ulur në tavolinë me të, por aty për aty e mohon takimin duke shtuar se atë ditë që do bëhej takimi do ishte edhe dita kur do bëhej rruga për Itali dhe ai kish ndërruar mendim për të qëndruar i pastër me shtetin dhe kësisoj s’kishte shkuar në takim.

Dëshira e Albertit është që të punojë në komunale, me qëllim që të jetojë me djersën e ballit e të hajë një copë bukë.

Dijeninë që Agron Xhafaj merrej me drogë Albert Veliu pranon se e ka nga burime informacioni prej miqve të vetë. E çuditshme është fakti se përse Alberti kish informacion për gjëra kaq delikate e konspirative, dhe e kish të vështirë të mësonte se si e kishte mbiemrin shefi i kufirit me emrin Ermal.

Ndonëse ka 19 vite që Alberti njihet me Agronin, ai e merr informacionin prej miqve të vetë që Agroni është njeri i saktë dhe korrekt në punën që bën me dërgimin e drogës drejt Italisë.

Agroni ka dy miq që e ndihmojnë në trafikimin e drogës, Ermalin si shef kufiri dhe skafistin me nofkën Nake. Këtu Albert Veliu shton se nuk mund t’i përmendë prapë këto emra se dikush më lart se vëllai i Agronit, i cili është ekspert fjale (e ka fjalën për kryeministrin), i ka nxjerrë që janë false.

Albert Veliu i kthehet edhe njëherë historisë së hatër mbetjes dhe meqë Agroni i kthehu dikur kurrizin, është radha e tij tani t’i kthejë atij kurrizin. Alberti, pasi u bind që Agron Xhafaj merret me drogë, vendos të heqë dorë nga çdo gjë tash e tutje dhe i vetmi interes për të është familja dhe fëmijët e tij.

Hakmarrja e Albert Veliut ndaj Agron Xhafës është shkaktuar nga fakti se Agroni është dikush, që jeton mes të mirave, ndërkohë që Alberti, jeton mes skamjes. Është smira e ndërthurur me xhelozinë, një brengë që e mundon Albertin se përse fati e ndihmoi në jetë Agronin, kurse atë e la në baltë, ndërkohë që të dy bënin të njëjtën punë dikur, trafikun e drogës.

Ndonëse në Vlorë ishin Habilajt, Alberti gjeti Agronin të punonte meqë me atë kish njohje qysh nga vitin 2002. (1999 sikur tha më lart). Pavarësisht se kish njohje të vjetër me Agronin, Alberti nuk e dinte se ku punonte Agroni, duke hedhur hipotezën se mund të punonte edhe në punë shteti.

Sipas Albert Veliut, rezulton se përveçse me shefin e kufirit, Agron Xhafaj kish njohje edhe me Drejtorin e Policisë Vlorë, të cilin nuk e përmend me emër.

Ndonëse Albert Veliu hoqi dorë nga trafikimi i drogës, pasi ideja ishte të provonte nëse Agron Xhafaj merrej a jo me drogë, ai pranon që do trafikonte 100 kg hashash, por arriti të mblidhte veç 20 kg hashash, të cilat do t’i paguante me lekë të marra borxh.

Pasi Alberti të blinte mallin, Agron Xhafaj i siguronte atij transportin me gomone deri në Itali. Agron Xhafaj kishte siguruar një transport të sigurt pasi autostrada ujore Vlorë-Brindizi ishte e pastër; këtej kufirit po e po, por me sa duket edhe andej meqenëse Alberti nuk ndjente më frikë. Ajo që është e paqartë në këtë pjesë, ka të bëjë me faktin që çfarë interesi kishte trafikanti Agron Xhafaj të niste për Itali Albertin vetëm me një ngarkesë 20 kg hashash.

Unë nuk i di çmimet e hashashit në tregun ndërkombëtar, por një mendje më thotë se një sasi kaq e vogël për një aventurë kaq të rrezikshme nuk ia vlen barra qiranë. Pastaj, nuk del që këtë sasi prej 20 kg t’ia ketë siguruar Agroni, i cili ofronte vetëm transportin, bile as Ermali, të cilin më poshtë del se nuk e ka takuar fare, pasi dita për ta takuar nuk erdhi kurrë.

Albert Veliu, pavarësisht se hoqi dorë për të shkuar në Itali, pasi donte të bëhej djalë i mirë me ligjin, siç duket ndërroi sërish mendje dhe vendosi ta ndërmarrë këtë aventurë. Por fati i tij i keq qëlloi që pikërisht ditën kur do bëhej udhëtimi me gomone, në Vlorë pati një stuhi me përmbytje rrugësh dhe det 7-8 ballë.

Natyrisht që kjo situatë atmosferike e ka trembur Albertin të cilët i erdhën nëpër mend kohët e hershme kur punonte si shoqërues skafi nga ku pati shpëtuar dy herë nga mbytja. Në këto kushte të rënduara atmosferike, Albert Veliu dhe të tjerët, që nuk i thotë se cilët janë, u shpërndanë secili për hesap të vetë.

Pasi u largua nga gomonia Albert Veliu nuk e tregon se çfarë ndodhi me 20 kg hashash që kish blerë me lekët e marra borxh. Meqë nuk tentoi më që ta dërgonte në Itali, duhet t’ia ketë kthyer prapë mbrapsht atyre që ua kishte blerë, sepse borxhlinjtë kërkonin lekët e tyre që i kishin dhënë.

Pasi i dështoi dëshira për të trafikuar hashash drejt Italisë, Albert Veliu merr vesh se bisedat që ka bërë me Agronin qenkan përgjuar. Këtë gjë ia thotë i biri, të cilit ia kishte thënë pronari, të cilit ia kishte thënë një shok i Agron Xhafajt në telefon.

Rezulton se 30 minuta pasi audio-përgjimi ishte publikuar nga PD-ja, Albert Veliu ishte bërë figurë e njohur në Vlorë. Ndonëse Vlora ziente me emrin e tij, Partia Demokratike nuk e tregonte emrin e tij duke e quajtur “dëshmitari X”.

Albert Veliu tregon se shefi i krimeve në Vlorë me emrin Alket i kish vajtur të birit tek puna ku i kërkonte të takonte Albertin për ta vënë në mbrojtje. Siç duket, ky Alketi nuk ia thekte fare se ku e kishte shtëpinë Alberti, ama punën se ku punonte i biri e dinte me sy mbyllur.

Mbase aty pinte kafen xhanëm. Duhet theksuar se pronari i ri i të birit duhet t’i ketë dhënë pagë më të lartë se sa paga që i pati dhënë Agroni, meqë puna ishte e njëjtë, pra kamerier. Si trafikant i madh droge, Agron Xhafaj rezulton dorështrënguar në shpërblimin e stafit të lokalit të vetë, duke i shfrytëzuar me paga minimale.

Albert Veliu shpreh habi se nga i doli emri në publik, ndërkohë që më lart kish thënë se vetëm pas 30 minutash nga publikimi i audio-përgjimit ai qe bërë figurë e njohur në Vlorë e këtë ia pati thënë i biri.

Albert Veliu mohon të ketë dijeni për ata që kanë kryer përgjimin. E çuditshme është se si qëlloi që pikërisht ditën kur u takuan Alberti me Agronin, përgjuesit e panjohur ishin në gatishmëri. Alberti kish shkuar thjesht të kuptonte nëse Agroni merrej me trafik droge dhe, siç duket, ata që përgjonin ia kishin blerë mendimet Albertit, i ishin vënë nga pas dhe kishin realizuar përgjimin e famshëm.

Megjithatë Alberti nuk është shumë i sigurt nëse ka përgjues të jashtëm dhe hedh hipotezën që përgjimin mund ta ketë bërë edhe vetë Agroni. Alberti pretendon se Agroni akuzon Andonin për këtë gjë, por nuk na tregon se cili është ky Andoni.

Megjithatë Alberti shton që në këto lloj meselesh gjithmonë e ha fukarai, d.m.th ai, ndërkohë që duhet ta hajë një i pasur, d.m.th Agroni. Agroni në fakt e hëngri, sepse shkoi me këmbët e veta në burg në Itali.

Albert Veliu pretendon se zëri i Agronit njihet këtu e 800 metra larg. Siç duket Agroni duhet të ketë ndonjë noçkë elefanti që ka këtë gjatësi vale zëri.

Albert Veliu pretendon se njerëzit në Vlorë thonë që zërat në audio-përgjim janë të Agron Xhafajt, Albert Veliut, shefit të kufirit Ermalit dhe shefit të krimeve Altinit. Është e çuditshme se si vlonjatet arritën t’i dëgjojnë këto zëra, në kohën kur në video-përgjim rezulton që janë vetëm dy zëra, ai i Agronit dhe ai i Albertit.

Albert Veliu nuk u takua kurrë me Ermalin (apo u takuan se unë nuk e kuptova) sepse Agroni nuk ia mundësoi këtë gjë. Kurse me Altinin u takua vetëm i biri kur ai i kërkoi se ku ndodhej i ati për ta marrë në mbrojtje. Duke qenë së zërat e Agronit dhe Albertit janë përgjuar në lokalin e Agronit, si është e mundur që në audio-përgjim të dëgjohen zërat e Ermalit apo më keq, i Altinit i cili ndodhej në lokalin ku punonte i biri i Albertit?!

Në përfundim Albert Veliu bën çudi përse shefi i krimeve, të cilin dyshon se mos është edhe i rendit, i shkon të birit në lokal dhe i kërkon babanë për ta marrë në mbrojtje. Ky Altini, me paaftësinë e tij, nuk arrin dot ta gjejë Albertin dhe presionin e ushtron tek i biri. Megjithatë Alberti nuk ka frikë për jetën. Ai ndjehet i qetë dhe bën habi se çfarë ka shteti që merret me të.

Fundja, çfarë bëri ai? Thjesht, hoqi merakun nëse Agroni merrej a jo me drogë; tentoi të trafikojë vetë drogë në Itali, pavarësisht se disa herë hoqi dorë nga kjo ide; i shkoi rruga ters se ditën që do nisej bëri stuhi; hashashi i blerë me lekë borxh i mbeti në derë… në fund, një audio-përgjim që Alberti nuk e di se si ndodhi.

Nga gjithë ky rrugëtim, Albert Veliu nuk arriti që, për shkak të injorancës që ka në teknologji, të filmonte qoftë edhe një sekuencë filmike me telefon të procesit të trafikimit, dhe habitet se si është e mundur që në vetëm 3 minuta takim që pati me Agronin për ta vënë në provë a merrej me drogë, për ters i qëlloi që ishte një çimkë aty pranë dhe ia përgjoi bisedën. Edhe unë jam duke bërë çudi me çuditë e Albert Veliut! Po ju?

Konkluzion:

Vihet re se në shumë prej përgjigjeve të Albert Veliut ka mungesë të theksuar formulimi të kuptueshëm. Ai është përpjekur vazhdimisht të flasë nëpër tym, pa data, orë, përshkrime të sakta të ngjarjeve, emra të plotë personazhesh. Ka përgjigje që i shmangen qëllimisht pyetjes, ose fjalitë lihen përgjysmë duke mos i dhënë kuptimin e duhur.

Dikush mund ta marrë për budalla, por për rolin që po luan ai është treguar shumë finok duke u përpjekur të thotë shumë duke mos thënë asgjë. Natyrisht mes rreshtave të përgjigjeve të tij ka shumë elementë për t’u analizuar dhe për këtë duhet të flasin ata që njohin jetën e tij dhe përputhshmërinë e viteve apo njerëzve që përmenden me emër aty.

Për aq sa kisha mundësi, unë kaq arrita të përmbledh dhe me kaq sa analizova, krijova bindjen se kemi të bëjmë me një dëshmitar të rremë. Shpresoj që organet e prokurorisë ta ndjekin me precedencë këtë situatë, pasi dyshoj se jemi në kushtet e një komploti të pastër kundër shtetit./TemA

Kronologjia e një dëshmie të një dëshmitari të rremë! Read More »

Merret në pyetje nga Prokuroria ‘hallexhiu’/ Albert Veliu mohon autorësinë e video- përgjimit: Nuk kam dijeni, zëri është i Agron Xhafajt

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje dje “Dëshmitarin X” të Partisë Demokraitke të njohur si Albert Veliu, 51 vjeç nga Vlora.

Prokuroria e Tiranës konfirmoi për Report Tv se Veliu ka dëshmuar ditën e enjte në prokurori duke i qëndruar deklarimeve të bëra edhe publikisht në video-dëshminë e transmetuar nga selia blu rreth orës 14 të së enjtes.

I pyetur nga hetuesit për mënyrën e realizimit të përgjimit, Veliu ka mohuar autorësinë duke deklaruar se biseda dhe zëri është i tij dhe Agron Xhafës por ai s’ka dijeni se si është kryer përgjimi.

Prokuroria e Tiranës e ka pyetur Veliun në cilësinë e deklaruesit pas kallëzimit të bërë nga Agron Xhafa, ndërsa pritet për të zbardhur të vërtetën e këtij përgjimi të kryehet dhe një ekspertizë teknike për të përcaktuar nëse është apo jo autentik dhe mënyrën se si është realizuar.Pamfleti/

Merret në pyetje nga Prokuroria ‘hallexhiu’/ Albert Veliu mohon autorësinë e video- përgjimit: Nuk kam dijeni, zëri është i Agron Xhafajt Read More »

Kërcënimi i dëshmitarit ”X”, Basha mbledh aleatët. Çfarë do të ndodh?

Ditën e djeshme dëshmitari X, tashmë i identifikuar me emrin Albert Veliu denoncoi Agron Xhafajn si të, përfshirë në rrjetin e trafikut të kokainës.

Por ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar lëvizjen e rradhës. Në orën 12:00 ai do të zhvillojë një mbledhje me aleatët në selinë e PD.

Thuhet se do të diskutohen disa çështje të cilat lidhen me lëvizjen e opozitës ku pritet të ndërmerren vendime të mëdha.

Identifikimi i dëshmitarit ”X” u bë i njohur ditën e enjte kur kreu i PD publikoi një video nga ku shfaqej Albert Veliu dhe shprehej se i kishte kërkuar  ndere dhe favore Agron Xhafajt, por siç pretendon Veliu, Agroni i ka kther shpinën.

Kërcënimi i dëshmitarit ”X”, Basha mbledh aleatët. Çfarë do të ndodh? Read More »