Aktualitet

Zëvendës-Sekretari Amerikan i Shtetit tregon kur largohet Donald Lu nga Shqipëria

Ambasadori amerikan Donald Lu do të largohet këtë verë nga Shqipëria. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Zëvendës-Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer.

Në një prononcim për Mapo, i pyetur mbi ndryshimin e mundshem te politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparesitë e politikës së Washington-it do të jenë të njëjta.

Ndër to ai liston edhe mbështetjen e Reformës së Gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Lu e ka marrë detyrën e ambasadorit amerikan në Shqipëri në vitin 2014. Ai do të mbahet mend si njeriu që arriti të miratonte Reformën në Drejtësi me konsesuesin e plotë nga të gjitha palët politike si dhe me angazhimin e ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ai zëvendësoi në detyrë paraardhësin e tij, Alexandër Arvizu.

Zëvendës-Sekretari Amerikan i Shtetit tregon kur largohet Donald Lu nga Shqipëria Read More »

Kush e pagoi “Bertin e Abesë” i njohur si bashkëpunëtori X?

Gazetari i Vlorës Ervin Haruni i ka kushtur një shkrim bashkëpunëtorit X, i identifikuar tashmë si Albert Veliu. Gazetari flet për Bertin e Abesë, ashtu siç njihet në qytetin bregdetar. Haruni shkruan ndër të tjera se nuk ka njeri në Vlorë që nuk e njeh Veliun. Ndërsa sa i përket audio-përgjimit sipas tij Veliu ka marrë para nga Ervin Salianji.

E plotë:
Nuk e besoja se nje dite do te arija te shkruaja per nje njeri te tille , nje njeri si Berti i Abes. Berti i lindur e ritur nga Abeja e shume pak nga Qeremi ne Topana ne nje lagje te vjeter te Vlores ku njerezit njihen mjaft mire.

I ritur mes skamjes mungeses se protagonizmit, duke mashtruar, vjedhur gjicka e gjithkend qe ne femijeri. Te gjithe e njohin Bashkpuntorin e famshem X ne qytetin e Vlores. Te gjithe njohin si nje njeri qe ka qejf kumarin sepse leke per te luajtur kumar nuk pati kurre .

Te gjith e kan ber Barsalet te birin e Abese sepse nuk ka ngel asnje vlonjati pa i kerkuar 20 mije lek te vjetra borxh Berti eshte arestuar ne itali ne 2009 pasi eshte mburur qe heroina eshte e imja per tu treguar i forte.

Sot berti ka futur nje vorbull qe smund ta nxjere dot askush partine me te madhe opozitare , dhe ata kan filluar te genjejne aq forte se ndoshta dikush ne Tropojë mund ta besoj kete histori, se ne Vlore se beson as Abeja kete manipulim .

Sot gjithe analistet, qytetaret, politikanet dhe gjith populli po bejne ate qe vlonjatet ne 51 vjet nuk e benë, te mereshin me Bertin! Nuk ka asnje vlonjat qe nuk ka nje histori me Bertin e Abese. Por c’po ndodh pasi bashkepunetori X zgjohet nje dite komunikon me Te vetmin njeri ne bote i cili mund ta besonte kete vemje te mbetur te shoqerise sone , Ervina Salianjin .

E kjo i premton lek e mer persiper te bej aksionin me te rendesishem opozitar te pare ndonjehere ne historine e demokracise Shqiptare !E them i ka premtuar leke , sepse perpara ca ditesh eshte shprehur qe ikim ne tr ti mar ndonje lek asaj Ervina Salianjit sepse me ka ca lek borxh.

Por cfar po i ndodh Shqiperise ne keto momente?Po i humbet besueshmeria, qe njerezit e thjeshte mund te jen ne cdo moment preh e mashtruesve , te shantazhohen tradhetohen , grabiten apo edhe gjobiten nga cdokush .Cfare do ndodhte nese ne pushtet do ti ishte Partia Demokratike ?

Mos e dhente zoti qe kjo partia te kishte nje situate te tille sepse do kishte burgosur , cdo njeri qe do ishte i perfshire , do debonte nga qyteti apo nga puna dhe brezin e 3 te farefisit , do vriste protagonistet qe mund te dinin dicka per te fshehur gjurmet, sic edhe ka ndodhur.

Kush e pagoi “Bertin e Abesë” i njohur si bashkëpunëtori X? Read More »

”I kam vuajtur vet në kurriz këto regjistrimet e montuara”, rrjeti tallet me dëshmitarin ”X” (Fotot)

Situata politike gjatë kësaj jave ka qenë mjaft e nxehtë, ku mazhoranca dhe opozita kanë pasur një sërë përplasjesh.

Mirëpo krahas analizave mediatike mbi ngjarjet që kanë pasuar njëra-tjetrën, faqet e humorit e kanë shfrytëzuar situatën për të bërë humor.

Më poshtë do të mund të njiheni me disa prej memeve më komike, ku ironizohet politika.

Hidhini një sy, koha për të qeshur.

Javën e fundit dëshmia e dëshmitarit X është bërë pjesë e debateve dhe diskutimeve të shumta në studiot televizive shqiptare.

Më pohtë foto- memet.

”I kam vuajtur vet në kurriz këto regjistrimet e montuara”, rrjeti tallet me dëshmitarin ”X” (Fotot) Read More »

Thumbi i anëtares së kryesisë së PD: Basha le të kënaqet me lajmin e fotove, duke pirë cigare në ballkon

Ditën e djeshme bëri xhiron e portaleve gazetarja e re Ambrozia Meta, e cila u përplas me kryeministrin Edi Rama në Rinas.   Në valën e reagimeve komenton edhe anëtarja e kryesisë së PD Endira Bushati e cila thotë se Ambrozia e zvogëloi Ramën me një pyetje.

Nga ana tjetër, Bushati sulmon edhe kreun e PD Lulzim Basha me tone ironie lidhur me foton e publikuar dje ku ai shfaqej duke pirë cigare në ballkon.

“Basha le të kënaqet me lajmin e fotove duke pirë cigare në ballkon…” ironizon anëtarja e kryesisë së PD.

Postimi i plotë i Endira Bushatit:

Ne kemi nevojë për Frymëzim….

Lajmi i ditës është Ambrozia Meta!

Një pyetje, e shtruar thjeshtë, nga një gazetare e re, në moshën e besimit se bota mund të ndryshohet, një ndërgjegje profesionale që vërteton dhe integritet njerëzor, përzier me kryelartësi të admirueshme përballë Njeriut më të Pushtetshëm, kryelartësi që vetëm një Njeri vërtet i Lirë mund ta ketë….

Dhe ja….Rama u zvogëlua, u rrëzua, iku, fiku dhe dritën…..

Ishte spontane Ambrozia, e vërtetë, pa hile, në misionin e vet, me dinjitet, larg tregut të kalbur të gazetarëve, analistëve, opinionistëve, editorialistëve milionerë….

Dhe sot frymëzoi!

Sot, lajmi i ditës që frymëzon, duhej të ishte Protesta e Opozitës javës që vjen…

Basha, Shehi, Ndoka etj dolën për të disatën herë, për të njoftuar “protestën që do të rrëzojë Ramën”….

“Do t’ia dalim!” – e mbylli Basha në fund….

Por, pak, duket ta kenë dëgjuar…

Sot, ia doli Ambrozia!

Basha le të kënaqet me lajmin e fotove duke pirë cigare në ballkon…Pamfleti/

Thumbi i anëtares së kryesisë së PD: Basha le të kënaqet me lajmin e fotove, duke pirë cigare në ballkon Read More »

Mediat gjermane: Ky problem në Shqipëri po kërcënon njeriun dhe natyrën

Televizioni gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave në Shqipëri.

Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin: Shqipëria ka një problem të madh: Plehrat, aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duket si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën. Ky televizion e ka konsideruar Shqipërinë si vendin i cili ka problemin më të madh të tij, plehrat. Plehrat të cilat janë vend e pa vend dhe që po kërcënojnë natyrën dhe njeriun.

https://www.facebook.com/ZDFheute/videos/10156477478835680/?t=0

Mediat gjermane: Ky problem në Shqipëri po kërcënon njeriun dhe natyrën Read More »

Djegia e Pallatit të Kulturës së Maliqit , Orgocka: Restaurojeni sa jam gjallë!

Emisioni “Stop” i është drejtuar Maliqit, ku është djegur Pallati i Kulturës që në 14 Dhjetor të vitit 2016 dhe që ende nuk është restauruar.

Nënkryetari i Bashkisë së Maliqit, Vasillaq Cinoku u shpreh se është folur me një studio në Tiranë për t’ju përmbajtur projektit rus.
“Ne po i përmbahemi projektit rus. Për fat të mirë projekti i kinemasë ishte depozituar dhe ruhej nga bashkia jonë. Ne për këtë projekt kemi kontaktuar me studion “Dean” në Tiranë, e cila është në përfundim të projektit.

Ky projekt ripërtërihet në krahasim me atë që ka qenë, duke patur si synim që të jetë një pallat që të jetë me parametrat e kohës, duke i shtuar edhe Teatrin e Kukullave”, tha nënkryetari Cinoku.
Ai tregoi se pas përfundimit të projektit, pushteti lokal do t’i drejtohet qeverisë dhe Ministrive përkatëse për financimin e Pallatit të Kulturës, që shkon në vlerën 180 milionë Lekë të reja. Por se kur do të nisë rikonstruksioni nuk dihet ende.
Ndërsa Dhimitër Orgocka, emrin e të cilit mban dhe ky institucion kulturor, rrëfeu me nostalgji detaje nga Pallati i dikurshëm i Kulturës dhe bëri thirrje për rindërtimin e tij.
“Janë ndonjëherë disa ngjarje që do, s’do, të lejnë pa mend.

Kështu më ndodhi edhe mua atë mëngjes kur më thirrën pa gdhirë dhe më thanë që po digjet Pallati i Kulturës”, u shpreh i emocionuar Orgocka.
Artisti i Merituar tregoi se institucioni kulturor ishte në gjendje shumë të mirë dhe me kushte të favorshme për aktivitetet artistike

Ndërsa tani ata nuk kanë se ku të zhvillojnë provat dhe detyrohen t’i kryejnë në lëndinën para Pallatit të Kulturës ose brenda saj, pavarësisht faktit që është e rrënuar.
“Më besoni që fjala ime është si një jehonë e të gjithë maliqarëve që kjo të bëhet. Tani unë jam plak dhe pallati do bëhet një ditë, nuk ka diskutim, por për ne pleqtë të bëhet sa më parë të jetë e mundur se të rinjtë mund të presin më gjatë, ndërsa ne nuk presim dot më shumë!”, e përmbylli apelin e tij aktori i përlotur./tvklan

Djegia e Pallatit të Kulturës së Maliqit , Orgocka: Restaurojeni sa jam gjallë! Read More »

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë! Kryebashkiaku shqiptar fiton lotarinë amerikane

Ka aq pak shpresë në këtë vend, sa për llotarinë amerikane nuk po aplikojnë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe drejtues të rendësishëm lokal.

Njëri prej fituesve të këtij viti është edhe kryebashkiaku i Pogradecit, Eduart Kapri.

Kaprit i mbaron mandati viti tjetër dhe duket se ky është një ogur i mirë për të jetë të re në SHBA, por ky fakt është mjaft tronditës për situatën që është krijuar në Shqipëri, ku gjithkush kërkon të largohet.

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë! Kryebashkiaku shqiptar fiton lotarinë amerikane Read More »

Taulant Balla: Ekstradimi i Izet Haxhisë është kthyer në problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, ka ’ngrënë koka’ ministrash drejtësie të emëruar nga vetë ai

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se Sali Berishës i ka hyrë frika nga rihapja e dosjes së Azem Hajdarit, ecuria e ”CEZ-it” si dhe ajo e financimit rus.

Postimi i Taulant Ballës në Facebook

Pse Sali Berisha po shkatërron PD, nga frika e rihapjes së dosjes “Haxhia”, ecuria e dosjes “CEZ”, por edhe dosja e “financimit rus”?

Historia e dosjes “Haxhia” nuk është një problem i ri për Sali Berishën. Qyshkurse Izet Haxhia është arrestuar në Stamboll në vitin 2006, ai ka qenë një problem piskologjik dhe politik për Sali Berishën, dhe ka ngrënë disa koka ministrash drejtësie të emëruar nga vetë Sali Berisha dhe të shkarkuar për garancitë e dhëna prej tyre për rihapjen e dosjes.

Gjatë qeverisjes 2005-2009, u shkarkuan 3 ministra të drejtësisë: Aldo Bumçi, Ilir Rusmaijli dhe Enkelejd Alibeaj. Kjo kronolgji viktimash të pafajshme të drejtësisë, për shkak të kërkesës së vazhdueshme të tyre, se dosja “Hajdari” do rihapej me ardhjen e Haxhiajt, tregon se Berisha ka qenë në makth nga ministrat e tij, dhe duke mos dashur t’ua ekspozojë makthin e tij, i shkarkonte të gjithë që e bënin.

Po të shikonit skenat e djeshme të Sali Berishës, tërbimin e tij pse është ekstraduar Izet Haxhia, ndërkohë që gjithë ministrat e tij kanë firmosur këtë letër dhe janë shkarkuar në heshtje, ndërkohë ai akuzon Edi Ramën dhe Partinë Socialiste se e kemi sjellë në Shqipëri, e kupton se ku ka qenë makthi kryesor i tij. Makthi i tij qëndron tek rihapja e dosjes “Hajdari”, të cilën ai nuk e rihapi kurrë, edhe pse e kishte premtim kryesor kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Berishës.

Dosja “CEZ” varet tërësisht nga dëshmia e Nuel Kalajt, i cili tashmë është në kërkim ndërkombëtar. Sapo Kalaj të dalë para prokurorëve, zbërthehet zinxhiri që kalon tek Berisha “junior” dhe tek Berisha Sali.

“Financimi rus”, nuk është hall personal i Saliut. Por kjo dosje është fundi politik i lolos së komanduar në krye të PD nga vetë Sali Berisha.

Taulant Balla: Ekstradimi i Izet Haxhisë është kthyer në problem psikologjik dhe politik për Sali Berishën, ka ’ngrënë koka’ ministrash drejtësie të emëruar nga vetë ai Read More »