Aktualitet

Shqipëria “mbytet” me euro, nga vijnë këto para?

Ekonomia shqiptare po përballet me një vërshim gati të paprecedentë të eurove në treg. Top Channel publikon për herë të parë shifrat zyrtare të siguruara nga Banka e Shqipërisë, të cilat tregojnë se oferta e euros në tregun vendas është rritur me 35 për qind në katër vitet e fundit.

Në grafikun që tregon sasinë e eurove të këmbyera në tregun e brendshëm, për periudhën janar-prill, nga viti 2014 deri në vitin aktual, duket qartë, se në 4 muajt e parë të këtij viti, në tregun e brendshëm janë këmbyer thuajse 1 miliardë e 780 milionë euro. Kjo do të thotë se në janar-prill të këtij viti, në Shqipëri janë këmbyer 460 milionë euro më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014.

Por këto janë të dhënat vetëm për katër muajt e parë të vitit. Nëse supozohet i njëjti fluks edhe për tetë muajt e tjerë, atëherë rezulton se aktualisht në Shqipëri këmbehen 1 miliardë euro më shumë se sa katër vite më parë.

Rritja e sasisë së eurove, vlerësohet si shkaku kryesor për zhvlerësimin e e shpejtë të monedhës europiane ndaj lekut. Por pyetja që ka hapur një debat të nxehtë mes ekspertëve, por edhe kampeve politike është se nga po vijnë këto para? A janë prurje të ligjshme, apo gjenerohen nga trafiku dhe aktivitetet e tjera kriminale?/Pamfleti

Shqipëria “mbytet” me euro, nga vijnë këto para? Read More »

Fahri Balliu kapet “mat” me ministrin e Ramës. Çfarë po kurdiset?

Fahri Balliu dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi janë takuar sot në mesditë në kafen “Vanesa”, në parkun e qytetit të Korçës. Takimi është bërë në një kohë dhe pikërisht në drekë, kur ka më pak lëvizje, me qëllim për të mos rënë në sy.

Më posht po sjellim foto dhe video ekskluzive të takimit Balliu-Peleshi. Para se të shkrepeshin fotot në takim ka qenë edhe kreu i PD-së, Korçë, Andrea Mano.

Kujtojmë se brenda dhjetë ditësh është i disati rast që Balliu kapet me zyrtarë të lartë të PS-së.
Miqësia e Balliut dhe Peleshit, buron prej Andrea Manos, kryetarit të PD –së, në Korçë, i zgjedhur me mbështetjen e Niko Peleshit dhe Fahri Balliut.

Mano, sot kreu i PD –së, në Korçë, është një nga njerëzit e ngushtë dhe të afërt të Niko Peleshit, një nga bashkëpunëtorët e tij më të vjetër, ndërsa Fahri Balliu është mbështetësi kryesor i Andrea Manos.
Takimi i sotëm vjen pas takimit të Fahriut me Vangjush Dakon, por ka dhe një tjetër lidhje.
Niko Pleshi dhe Fahri Balliu kanë bashkëpunuar mes tyre që djali i Fahriut, Klevis Balliu të shpallej fitues, në zgjedhjet e shkuara.

Në qarkun e Korçës Partia Demokratike edhe pse mori 17 mijë vota më pak se katër vite më parë , në Devoll, Fahriu duke ndërhyrë dhe duke gjetur terrenin dhe situatën e hapur nga Niko Peleshi, arriti të sigurojë një diferencë të madhe votash.

Demokratët në Devoll fituan me rreth 3 mijë vota. Mbështetësi dhe suportuesi kryesor që të fitonte djali i Fahri Balliut ka qenë Ilir Meta, por në terren ka pasur mbështetjen edhe të Niko Peleshit, nëpërmjet marrëveshjes të servirur nga Andrea Mano.

Gjithçka fillon kohë më parë, por është shtjelluar dhe ka përfunduar me zgjedhjen e djalit të Fahri Balliut në Parlament, i cili ishte në prag të “djegies” pasi PD ishte shumë e dobët në Qarkun e Korçës.
Ndryshe në të gjitha zonat e tjera Devolli fitoi me një diferencë rreth tre mijë vota, ku Niko Peleshi krijoi një terren të plotë dhe duke vendosur kandidatura të dobëta dhe pa mbështetje të cilët pothuajse nuk punuan aspak në fushatë, i lanë terren të lirë Partisë Demokratike, për të siguruar mandatin e katërt në qarkun e Korçës.

Sponsori kryesor ishte Ilir Meta, por mbështetja në terren ishte Niko Peleshi.
Takimi i sotëm i Fahri Ballit me Niko Peleshin tregon edhe njëherë se botuesi i akuzuar shpesh si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit , një nga mbështetësit kryesor dhe babai shpirtëror i Lulzim Bashës, më tepër se sa një mbështetës i Partisë Demokratike është një pazarxhi i fëlliqur që kapet me Vangjush Dakon, për të “shitur”, Bashkinë e Durrësit apo zhgërryhet me Niko Peleshin në pazare të pista politike.

Në njërën anë shfaqet si kundërshtar dhe në anën tjetër do të hajë nën llokmat e pushtetit.
Niko Peleshi, dje zëvendëskryeministër dhe sot Ministër i Bujqësisë duket që po i jep një suport të madh Fahri Balliut, ndoshta duke e ndihmuar për të fituar tendera apo mbështetje financiare, pasi i dha shpërblimin e madh me zgjedhjen e djalit të tij deputet.

Sot takimi falënderues i zhvilluar në mesditë, në lokalin e parkut Rinia në qytetin e Korçës tregon atë çfarë CNA.al në mënyrë ekskluzive ka përmendur shpesh pazarin e fëlliqur të Lulzim Bashës me Edi Ramën.
Një pazar që shkon tek Fahri Balliu, tek Niko Peleshi dhe e gjithë çeta e batakçinjve që shqyejnë shtetin dhe çmontojnë opozitën.

Nuk ka asnjë dyshim që Niko Peleshi vazhdon misionin e tij duke marrë peng Partinë Demokratike nën gjirin e Andrea Manos, por edhe duke shfrytëzuar këtë fundit për ta përçarë dhe duke e mbështetur zgjedhjen e djalit të Fahri Balliut për t’i dhënë PD –së një imazh të dobët dhe me nivel të ulët, thuajse nivel injorantësh që përfaqësohet nga grupi parlamentar i Lulzim Bashës, ku një tufë me kllouna të sponsorizuar nga Partia Socialiste dhe LSI tashmë janë deputet të Partisë Demokratike./Pamfleti

Fahri Balliu kapet “mat” me ministrin e Ramës. Çfarë po kurdiset? Read More »

Mali i Zi paralajmëron gardh me tela në kufi me Shqipërinë

Mali i Zi po planifikon të ndërtojë një gardh me tela e gjemba në kufi me Shqipërinë.

Shkak i këtij veprimi janë bërë emigrantët e shumtë të paligjshëm që po kalojnë përmes vendit të tyre për në Bashkimin Evropian. Tashmë shumë emigrantë nga Lindja e mesme kanë gjetur një shteg të ri ballkanik që shkon nga Greqia përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të shkuar në shtetet e BE-së

“Në rast të një fluksi më të madh të emigrantëve, mund të ngremë një gardh me tela të mprehtë në kufi me Shqipërinë”, ka thënë për televizionin shtetëror Vojislav Dragoviç, Shef i Departamentit për Mbikëqyrje të Kufirit Shtetëror në Mal të Zi.

Mali i Zi paralajmëron gardh me tela në kufi me Shqipërinë Read More »

Juristi Romeo Kara përplaset me Manjanin: Kur një “spurdhjak” si Ydhi i LSI përflet fëmijët e pafajshëm të Bales

Juristi  Romeo Kara ka reaguar ashpër pasi Ylli Manjani shkroi se “Vite më parë çuni i Bales hapi digën e liqenit dhe përmbyti Tiranën, sot Babalja i hapi Ramës digën e liqenit të rrenave”

Postimi i plotë i Romeo Kara

Kur dhe një spurdhjak si Ydhi i LSI-se merr guximin të përflase fëmijet e pafajshëm të Bales, duhet me mallku veten, për fatin që kemi.

Çuni i Bales, nuk i hapi vetë portat e Liqenit, por atij i dhanë urdhër, disa që nuk kanë mendere t’i dalin për zot urdhërave te tyre.

Disa dite përpara se te hapej porta e liqenit, u krekos ne televizion Blendi Gonxhja.

Shko o Ydhi e sqarohu te Gonxhja, apo edhe atë Balja e ka bëre.

Juristi Romeo Kara përplaset me Manjanin: Kur një “spurdhjak” si Ydhi i LSI përflet fëmijët e pafajshëm të Bales Read More »

Raiffeisen Bank vjedh qytetarët me shërbimet e ATM

Vjedhje dhe shërbim skandaloz! Raiffeisen Bank ofron shërbim të ngadaltë dhe jo korrekt në ATM-të e saj (bankomate). Ju ka ndodhur të depozitoni para përmes ATM-ve dhe ato të dalin jashtë shërbimit Sigurisht!

Janë raste të pafundme, ku qytetarët depozitojnë para nëpërmjet ATM-ve dhe duke dalë jashtë shërbimit, pasi kanë “thithur” paratë, destinacioni i tyre nuk është llogaria e individit.

Kështu që, personi jo vetëm është në alarm për humbjen e parave, por duhet të sorollatet me muaj për të bindur bankën se i ka depozituar. Shkresa të pafundme ankesash të cilat duhet të shqyrtohen nga banka, ndërkohë konsumatori vijon të mos i marrë paratë.

Edhe nëse banka bindet se paratë janë marrë nga ATM-ja shpesh kthimi i tyre është i mangët, sepse banka përmes teknikës skandaloze të ATM-ve, pretendon se paratë janë grisur. As banka nga ana e saj nuk i ka depozituar, as individi nuk i kam marrë, duke bërë që rroga dhe djersa e njerëzve të thërrmohet në copa nga bankomatet./Pamfleti

Raiffeisen Bank vjedh qytetarët me shërbimet e ATM Read More »

1.8 ton kokainë, si hyri në kompaninë Greenyard në Gjermani droga super e pastër

Report TV ekskluzivisht sjell të gjitha detajet e mekanizmit se si një organizatë kriminale shqiptare,  e cila besohet se mundësoi futjen në Gjermani të 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milion euro. Në fletë arrestin e lëshuar nga policia e landit të Bavarisë renditet e gjithë dinamika e këtij super operacioni kriminal ku ishin përfshirë 13 shtetas shqiptarë tashmë të arrestuar.

Disa prej  13 anëtarëve të këtij grupi kriminal udhëtonin nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin përsëri në Shqipëri për të mos u identifikuar nga policia.  Flet arresti ku janë renditur akuzat nis me shpjegimin e marrjes së Kokainës nga magazinat e firmës Greenyard.

Më 25.04.2018 rreth orës 00:05, të dy fajtorët  në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët janë punëtorë të firmës Greenyard, morën nga magazinat e firmës Greenyard në Hamburg , një sasi deri tani të panjohur kokaine, rreth 180 kg dhe e ngarkuan atë përfundimisht në makinën tip Opel Vivaro. Makina tip Opel-Vivaro drejtohej nga të akuzuarit Mevlan  Beca dhe Granit Bajrami. Kokaina ishte futur nga porti i Hamburgut, në Republikën Federale Gjermane nga grupi, pa e përcaktuar dot se kur është futur, me qellim shitjen.

Policia gjermane më tej në flet arrestet e lëshuara tregon përbërjen e këtij grupi kriminal.

Në një orë jo të përcaktuar të datës 14.09.2017 u bashkuan disa persona, bashkë me ta edhe të akuzuarit në një grup, me qellim që të sillnin një sasi të madhe kokaine nga Ekuadori në rajonin e Republikës Federale Gjermane, për ta shitur atë më tutje. Grupi përbehet nga të akuzuarit Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj,  një tjetër shqiptarë me mbiemrin Dauti, Dario Lame, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan  Beca, Granit Bajrami, dhe persona të tjerë deri tani të paidentifikuar.

Në disa raste, thuhet në fletë arrest, anëtaret e grupit vepruan ne përputhje me marrëveshjet e tyre, ne menyre te tille qe kokaina te transportohej e fshehur ne kutite e bananeve me ane te detit drejt Hamburgut.

Bananet bashkë me kokainën  transportoheshin më pas duke përdorur rrugën normale të transportit nga magazinë e firmës Greenyard  në Bremen, për në vende të ndryshme në Gjermani, duke mos e pasur kurrë deri në këtë moment në ruajtje të grupit. Sipas marrëveshjes së tyre paraprake, të bazuar në një plan-veprimi, ata i thyen me dhunë derën ose më mirë të themi dyert e magazinës së gomave. Më në fund ata gjetën markën/llojin e bananes të importuar nga Ekuadori, bashkë me numrin e paletës dhe e kthyen atë përsëri në Hamburg për ta shitur.

Policia e Bavarisë

I gjithë grupi kriminal ishte i mirë organizuar me detyra të qarta dhe të përcaktuara.

Brenda grupit i akuzuari Dario Lame luante rolin e magazinierit. Ai vinte në dispozicion banesën e tij në Bargteheider Hamburg për takime konspirative të anëtarëve të bandës. I akuzuari Dashamir Ndoj banonte në këtë banesë edhe me të akuzuarit Dauti dhe Emiljan Hysenaj, të cilët kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për nxjerrjen e Kokainës nga magazinat e gomave. Kanë qëndruar në po të njëjtin apartament, gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani. Në emër të të akuazuarit janë të regjistruara  një makinë tip Mercedez Benz dhe një autoveturë personale tip Skoda  të cilat përdoreshin nga anëtarët e bandës. Të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj udhëtonin nga Shqipëria rregullisht sa herë që kishin ndërhyrje të tilla. I akuzari Ndoj ka qenë prezent ne te gjitah këto nderhyrje kur merrej kokaina nga magazinat e kompanisë Greenyard.

Policia e Bavarisë
I arrestuari Agim Zeka kishte një rrol parësor pasi ishte i punësuar në kompaninë Greenyard.

I akuzuari Agim Zeka është punëtor i firmës Greenyard në Hamburg. Si i tille ai ka akses në sistemin e hyrjes dhe daljes së mallrave. Ai u bën me dije anëtarëve të tjerë të bandës , kur vijnë arkat me kokainë, në  magazinat e firmës Greenyard. Ato transportohen, me qëllim që anëtaret e tjerë të bandës të mund ta sigurojnë kokainën. Të akuzuarit Mevlan Beca dhe Granit Bajrami marrin detyrën e transportuesit , të akuzuarit Tola dhe Begovic sigurojnë transportin.

Policia e Bavarisë

Ne vijim te planit te veprimit dhe sipas marrëveshjes së bandës nga te akuzuarit ata mundën në data të ndryshme të siguronin këto sasi kokaine.

Me date 16.09.2017  grupi kishte fshehur 228 kilogram kokainë, me 85,9% përmbajtje droge të cilën e futën në Gjemani me anë të portit të Hamburgut.

Me datë 24.11.2017 ,grupi futi në Gjermani me anë të portit të Hamburgut rreth 96 Kilogram kokainë, me qëllim shitjeje.

Me datë 03.12.2017, grupi futi në Gjermani duke fshehur në kuti bananesh më shumë gjasa një sasi prej 320 kg kokainë nga porti i Hamburgut drejt Gjermanisë.

Me datë 25.04.2018 të akuzuarit Dauti dhe Hysenaj në bashkëpunim me të tjerë , punëtorë të firmës Greenyard morën një sasi deri tani të pacaktuar  kokaine  dhe e ngarkuan atë në automjetin tip  Opel Vivaro që drejtohej nga te akuzuarit Beca dhe Bajrami. Kokaina ishte futur nga porti i Hamburgut, në Republikën Federale Gjermane.

Policia e Bavarisë

Policia bavareze në fletë arrest mbërrin në këtë përfundimin.

Në tetë raste ata janë marrë me shitjen në sasi jo të vogla të lëndëve narkotike dhe të kenë vepruar si anëtarë të një bande, gjë që ka çuar në kryerjen e veprimeve të tilla dhe në një rast,  nga i njëjti veprim të kenë patur në të njëjtën kohë një armë zjarri ose objekte të tjera me vete, të cilat janë të përshtatshme dhe të përcaktuara nga vetë natyra e tyre për plagosjen e personave.

Policia e Bavarisë

Ndër shumë prova të siguruara për implikimin e 13 shqiptarëve dhe 3 bashkëpunëtorëve shtetas të huaj policia bavareze thotë se dispononin edhe  gjurmë AND-je  në objekte të cilat janë mbledhur në kuadër të hyrjeve me forcë dhe në paketimet e paletave të kokainës.

Shqiptarët e arrestuar

Orneo Margjeka
Emiljan Hysenaj
Dashamir Ndoj
Dario Lame
Ervin Llusha
Izmir Lami
Dolan Kocani
Agim Zeka
Marjan Tola
Mevlan Beca
Granit Bajrami
Artan Mehmeti
Blerim Cakraj

Të huaj

Alberto Kochsiek
Anel Begovic
Kofi Oteng

1.8 ton kokainë, si hyri në kompaninë Greenyard në Gjermani droga super e pastër Read More »

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit

Bashkëpunimi Basha-Kryemadhi ndonëse u krijua kundër qeverisë ka shkaktuar përçarje brenda kampit të LSI. Qysh prej caktimit të aksionit opozitar për mosbindje civile dhe bojkot të komisioneve parlamentare, deputetët e LSI kanë qenë të parët që kanë rrëzuar këtë aksion

. Ishte fillimisht deputeti i LSI, Robert Bitri ai i cili hodhi poshtë urdhrat e Bashës dhe Kryemadhit dhe më pas Edmond Haxhinasto, Nasip Naço etj. Kjo për faktin se deputetët e LSI, kanë marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare madje përveç diskutimeve ata kanë bashkuar edhe votat e tyre me mazhorancën gjatë miratimit të projektligjeve.

Por përveç kësaj, në radhët e aksionit opozitar deputetët “rebel” janë shfaqur të distancuar edhe gjatë aksioneve që ka ndërmarrë opozita në Parlament ku ka bllokuar foltoren në shenjë proteste kundrejt kryeministrit. Veprime që shpesh nuk janë mirëpritur nga ana e 6 deputetëve të LSI, të cilët nuk janë bërë pjesë e këtyre shfaqjeve ndonëse Kryemadhi apo deputetë të tjerë të kësaj force janë bashkuar me demokratët.

Ndërkaq, distancimi i deputetëve të LSI nga PD u pa dhe para pak ditësh në protestën që opozita zhvilloi para Ministrisë së Brendshme ku deputetët e LSI nuk morën pjesë ndonëse Kryemadhi tha se partia e saj do rreshtohej krah PD.

Kryemadhi ende nuk ka marrë vendim për mënyrën se si do e trajtojë protestën e 26 majit, si një protestë kundër ministrit Xhafaj apo kundër Edi Ramës, kjo pasiguri vjen si pasojë se një pjesë e mirë e bazës së LSI-së, nuk duan të protestojnë kundër Fatmir Xhafës. Grupi i ashtuquajtur “rryma” e vjetër që kanë dhënë shenja në mbështetje të qeverisë dhe që kanë thyer disa herë urdhrin e Kryemadhit.Pamfleti

Monika në hall, deputetët refuzojnë protestën e 26 Majit Read More »

Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara …

Nata ka qenë e vështirë për banorët e njësisë administrative të Selenicës për shkak të lëkundjeve të tërmeteve. Lëkundjet kanë rrezikuar disa banesa.

Në fshatin Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara, 5 banesa janë dëmtuar në fshatin Bashaj dhe 5 të tjera në fshatin 5 Matogjin.

Pesë familje janë evakuuar nga autoritetet vendore duke qenë se banesat janë tërësisht të pa banueshme. 4 banesa janë të dëmtuara rëndë në fshatin Bashaj, ndërsa një në Matogjin.

Një pjesë e banesave të dëmtuara nuk janë të banuara. Banorët kanë shprehur frikë për lëkundje të tjera. Fatmirërisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara … Read More »