Aktualitet

Intervistoi ”dëshmitarin X”, Jetmir Olldashi thirret në Prokurori. Çfarë do t’i kërkohet të dëshmojë sot para trupit gjykues

Jetmir Olldashi, gazetari që kreu investigimin dhe audio-përgjimin mes “Dëshmitarit X” dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, është dëshmitari i radhës që do merret në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Olldashi pritet të dëshmojë sot në orën 10:00, kohë kur janë thirrur pranë Akuzës edhe deputetët e PD, Ervin Salianji e Ankelejd Alibeaj, si dhe eksperti ligjor, Gazmend Bardhi. Kallëzimi i rremë, i bashkuar tashmë me çështjen e trafikut të narkotikëve po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një çështje e vetme.

Tre përfaqësuesit e Partisë Demokratike, në rolin e personave që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin, do të paraqiten sot në mëngjes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dëshmia më e rëndë- sishme për Akuzën pritet të jetë ajo e gazetarit Jetmir Olldashi. Para tij, për të njëjtën çështje ka dhënë shpjegimet e nevojshme, “Dëshmitari X”, i njohur tashmë me emrin Albert Veliu.

Dy ditë më parë, Olldashi shpjegoi publikisht itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij, mbi çështjet e trafikut të narkotikëve në Vlorë. Burimet thanë se atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se është Agron Xhafaj, por edhe si do të sigurohej hashashi. Mësohet se gazetarit Olldashi do t’i kërkohet edhe materiali bruto i audio-regjistrimit mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt.

EKSPERTIZA

Burime nga organi i Akuzës thanë se, pasi të sigurohet materiali bruto i regjistrimit të kryer nga gazetari Jetmir Olldashi, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza. Për ekspertimin e materialit audio po vlerësohen dy mundësi.

Mundësia e parë është ajo që prokurorët t’i drejtohen për ekspertizë Policisë Shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafajt, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu. Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorë- zohet hetuesve, mundësia e dytë është që Prokuroria t’u kërkojë ndihmë edhe partnerëve ndërkombëtarë, ashtu sikurse është vepruar në disa raste të mëparshme./Panorama

Intervistoi ”dëshmitarin X”, Jetmir Olldashi thirret në Prokurori. Çfarë do t’i kërkohet të dëshmojë sot para trupit gjykues Read More »

Plas në ISKSH, drejtoresha lidhje intime me hajdutin: 4000 euro ose ikni nga vendi punës

Një tjetër denoncim është bërë publik sot nga ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi digjital në ISKSH, i cili pretendon se janë kërcënuar 30 punonjës për largim nga detyra.
Sipas mesazhit në fjalë, punonjësit janë të djathtë në bindje dhe u kërkohet ose 4000 eouro ose do të largohen nga puna.

Postimi i plotë:
“Fshesa e mafiozeve mbi punonjesit e ISKSH!
Lexoni mesazhin e punonjesit dixhital. sb

“Pershendetje z.Berisha
Pas sh kohe mu be zemra mal kur nje gazetare goc e re e vuri me ahpatulla pas muri Ed Fatzi Ramen jo per fjalet por me teper per guximin.

Z.Berisha do doja te beja nje denoncim pasi cdo dere eshte e mbyllur jo vetem televizjonet por edhe prokuroria.Ne Fondin e sigurimeve dje ju kane then per tu largu 30 punonjes me gjas ristrukturim Mjek, Juris , farmacist dhe ekonomist.

Drejtoresha qe ka lidhje intime me hajdutin eduart ahmeti te cilin e ka vendos aty Fatzi Xhafa ka nje sjellje arrogante dhe poshtruse per specialistet.Te gjith njerzit largohen si me damken ata jane te PD ose nuk paguaj nga 4000 euro.nga nje ane heqin njerz nga puna nga ana tjeter marrin te rinj.

Doktor merrni info per ket skandal qe po le familje te tera pa buk dhe ju garantoj 100% qe eshte i sigurt.Faleminers””

Plas në ISKSH, drejtoresha lidhje intime me hajdutin: 4000 euro ose ikni nga vendi punës Read More »

Vlorë, tërmeti ‘shkul’ gurët nga mali! (Foto)

14 ka qenë numri i lëkundjeve të ndjera nga banorët e fshatrave Matogjinë, Ramicë, Bashaj, si dhe Vërmik. Nga lëkundjet e tërmeteve në zonën e jugut më të prekura kanë qenë fshatrat Matogjine, Bashaj si dhe Vërmiku. 20 ka qenë numri i banesave të dëmtuar në strukturën e objekteve të banimit.

Plasaritjet, çarjet e mureve si dhe zhvendosjet e shkëmbinjve në afërsi të shtëpive ka qenë pasoja e lëkundjeve sizmike në këto zona. 6 prej banesave, si pasojë e dëmtimeve të shumta janë kthyer të pa banueshme dhe mjaftë të rrezikshme për banorët.

Ndërkohë këta të fundit tregojnë tmerrin që kanë pësuar gjatë orëve të natës duke treguar dhe shkëputjet e masivit të shkëmbinjve si pasoj e lëkundjeve. Situata paraqitet shqetësuese për vetë pozicionin gjeografik të fshatrave, pasi këto të fundit janë të vendosur në shpate malesh duke e bërë të rrezikshme jetesën sidomos në kushtet e 14 lëkundjeve të njëpasnjëshme.

Banorët flasin në lidhje me situatën e krijuar duke thënë se ” që nga mbrëmja e djeshme e deri më sot jetojnë me ankth për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme dhe frikës së shkëputjes së shkëmbinjëve”. Prezent për të verifikuar dëmet dhe situatën e krijuar ka qenë prefekti i qarkut të Vlorës Flamur Mamaj i cili tha se ” do të mblidhet shtabi i emergjencës për të verifikuar dëmet e krijuar në fshatrat më të prekur”.

Kryetari i bashkisë Selenicë Përparim Shametaj në fjalën e tij vuri në dukje masat e ndërmarra nga kjo bashki “familjet e dëmtuar do të strehoen në shkollën e fshatit Bashaj. Do të zhvillohet dhe një mbledhje emergjente për dëmet e shkaktuara në banesa por kjo bashki nuk ka fonde për të mbuluar shpenzimet dhe për këtë i kërkojmë qeverisë ndihmë”

Vlorë, tërmeti ‘shkul’ gurët nga mali! (Foto) Read More »

Detaje nga protesta e 26 majit: Rrethim kryeministrisë për 72 orë

Opozita ka planifikojë të zhvillojë një protestë të fortë ndaj qeverisë të shtunën e ardhshme, ndoshta dhe për t’u testuar në përkrahje, pas goditjes ndaj qeverisë me çështjen Xhafaj.
Siç bëhet e ditur nga burime brenda opozitës, kryeministria do të rrethohet me kordonë njerëzorë në të katër anët e do të kërkohet të japë dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Sipas planit paraprak protesta do të zgjasë 72 orë me mundësi shtyrjeje.

Një komision i protestës do ta drejtojë atë, duke krijuar një “autonomi” veprimi nga zhvillimi politik.
Vendimi për zhvillimin e protestës u morr ditën e premte gjatë një mbledhjeje të krerëve të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Ndërkaq, të enjten, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve të PD-së për të diskutuar rreth modaliteteve të protestës.
Në fillim ajo do të përqendrohet në selinë e Ministrisë së Brendshme, për të kaluar më pas në Kryeministri.

Basha i ka porositur krerët e degëve që të sjellin sa më shumë njerëz në Tiranë ditën e shtunë.
Deri më sot, protestat e opozitës, duke përjashtuar atë kur u sulmua bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, kanë patur karakter paqësor.
Protesta e së shtunës zhvillohet në kushtet e një klime të egër politike mbushur me akuza dhe paralajmërime.

Ajo përkon me rezultatet e para të vetingut si dhe me lëvizjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë, të cilat do të godasin korrupsionin në nivelet më të larta të politikës dhe vetë drejtësisë.

Protesta zhvillohet edhe në kushtet kur Shqipëria është në një periudhë prove sa i takon vendimit që do të marrin kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për çeljen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. /tesheshi.com/

Detaje nga protesta e 26 majit: Rrethim kryeministrisë për 72 orë Read More »

“Jam epileptik, s’përballoj dot burgun”/ Adriatik Lalla kërkon azil politik në Bremen-Gjermani, gati refuzimi. Ambasada në Tiranë nuk ka zgjatur afatin e qëndrimit

Adriatik Llalla pritet të kthehet së shpejti në Shqipëri dhe t’i nënshtrohet hetimit penal për abuzimet që ka bërë gjatë viteve që ka qënë në krye të Inspektoratit të Pasurive dhe në veçanti në krye të Prokurorisë Shqiptare.

Mesohet se ish Kryeprokurori Llalla ka kërkuar azil politik në Bremen-Gjermani, në përpjekje për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor në Shqipëri, përkundrejt dhe deklarimit se do të japë të gjitha informacionet e duhura për drejtësinë shqiptare, por vetëm përmes drejtësisë gjermane.

Argumenti i dhënë nga Llalla lidhet me pretendimin se në Shqipëri nuk ka dhe nuk jepet drejtësi dhe është e kapur nga politika, ndaj kërkon që të japë llogari dhe të hetohet e gjykohet vetëm nën kujdesin e drejtësisë dhe shtetit gjerman, duke qënë azilant politik në këtë vend.

Si argument shtesë Adriatik Llalla për të përfituar azilin politik në Bremen-Gjermani ka dhënë dhe sëmundjen e tij të epilepsisë, e cila sipas tij mund t’i marrë jetën në sallën e gjyqit.

Ish kryeprokurori ka thënë se për shkak të presionit politik, mediatik dhe ligjor kjo sëmundje i është agravuar shumë ndaj ka shkuar për kurim në klinikat gjermane.

Dhe për pasojë, në situatën e një presioni të tillë në sallën e gjyqit dhe në një izolim të mundshëm në burgjet shqiptare, me kriminelë shokë burgu, e ka të vështirë ta përballojë e mund të humbë madje edhe jetën, duke lënë fëmijët jetime.

Mësohet se Qeveria Federale Gjermane dhe organet ligjzbatuese të këtij vendi kanë marrë informacionin e nevojshëm nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila për vete para disa javësh ia ka refuzuar Llallës kërkesën për zgjatjen e afateve të qëndrimit në Gjermani.

Mësohet se ambasada gjermane, mbështetur dhe në informacionin e ekspertëve gjermanë të instaluar në Shqipëri në kuadër të zbatimit të Vettingut dhe Reformës në Drejtësi janë shprehur se në Shqipëri ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për një hetim dhe gjykim të drejtë dhe të pa politizuar për shkak të drejtësisë së re por dhe ndikimit të fortë të partnerëve ndërkombëtarë.

Ndaj nuk është i nevojshëm azili politik dhe dhënia e dëshmive nga Gjermania për hetimin në Shqipëri, si azilant politik nga ana e Adriatik Llallës.

Në këto kushte mësohet se Qeveria Federale Gjermane do të refuzojë kërkesën e Llallës për azil politik në këtë vend, dhe pritet rikthimi i shpejtë i tij në Shqipëri për t’i nënshtruar hetimit për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria Shqiptare.

Aq më tepër që tashmë dhe afati i qëndrimit në Gjermani ka skaduar dhe nuk është rinovuar nga ana e Ambasadës gjermane në Tiranë, si dhe prerjes së fletë-arrestit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ku pritet vetëm ardhja e Llallës dhe ekzekutimi me urgjencë në Tiranë./Pamfleti

“Jam epileptik, s’përballoj dot burgun”/ Adriatik Lalla kërkon azil politik në Bremen-Gjermani, gati refuzimi. Ambasada në Tiranë nuk ka zgjatur afatin e qëndrimit Read More »

I riu vlonjat zhduket prej 5 ditësh, biseda e fundit me nënën dhe letra që la …

Zhduket pa lënë gjurmë prej 5 ditësh një 29-vjeçar nga Vlora.

Familjarë të tij pretendojnë se i riu ka dalë një ditë të bukur nga banesa dhe e fundit me të cilën ka komunikuar ka qenë nëna e tij të cilës i ka thënë se po shkonte në spital, për t’u vizituar për shqetësimet që ndiente me shtyllën kurrizore.

Personi i zhdukur quhet Kleant Çela, për të cilin Policia nuk ka dijeni, pasi aty nuk është paraqitur deri sot asnjë familjar për të bërë denoncim.

E vetmja deklaratë është në Prokurori, ku persona të afërt të Çelës kanë rrëfyer edhe për një letër që ai ka lënë për familjen dhe të fejuarën.

Sic konfirmon gazetari i “Panorama” në Vlorë, në letër thuhej: ‘Po iki përgjithmonë nga shtëpia, po iki jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, ju uroj gjithë të mirat’.

Vetë familjarët nuk kanë një shpjegim për këtë veprim të të riut.

I riu vlonjat zhduket prej 5 ditësh, biseda e fundit me nënën dhe letra që la … Read More »

Një tjetër ministër në kafe me Fahri Balliun, çfarë po luhet?

Ish-gazetari i “Zërit të Popullit” sot botues i gazetës “55”, Fahri Balliu, është denoncuar vazhdimisht, për pazare dhe miqësi me eksponentë të lartë të kabinetit të kryeministrit Edi Rama.
Sot, Fahri Balliu u kap mat me zë e figurë, teksa bisedon me një tjetër anëtar të kabinetit, Niko Peleshin, Ministër i Bujqësisë.

Por Niko Peleshi nuk është i vetmi, një tjetër ministër i rëndësishëm i qeverisë Rama, një nga “superministrat”, që çdo ditë sulmohet nga Lulzim Basha, është mik i afërt i Fahri Balliut dhe sponsorizhet prej tij, ashtu sikundër është edhe Vangjush Dako, të cilin CNA.al e denoncoi pak kohë më parë për pazaret e tij me Fahri Balliun. Krahas Peleshit, Fahri Balliu, ka një miqësi të fortë me Damian Gjiknurin.

Burime i se Fahriu ka lidhje të ngushta me eksponentë të Qeverisë për një bashkëqeverisje. Ai në njërën anë fut duar në llokmat e Ilir Metës, e në anën tjetër bashkëpunon ministrat e Edi Ramës, për të çuar në një bashkëqeverisje PS-PD, apo Rama-Basha dhe për t’i siguruar vetes benefite nga korrupsioni i pushtetit./Pamf;eti

Një tjetër ministër në kafe me Fahri Balliun, çfarë po luhet? Read More »

Qershori vjen befasues këtë vit, sinoptikanët thonë se do ketë …

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë jo vetëm në ditet e mbetura të Majit, por edhe përgjatë Qershorit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që ndryshe nga sa jemi mësuar vitet e fundit, Qershori i këtij viti do të jetë i mbushur me ditë me shi.

“Ditët e fundit të muajit Maj do të mbeten pjesërisht të kthjellëta dhe pjesërisht me vranësira dhe shira. Kryesisht gjysma e parë e Qershorit do të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve, kryesisht në zonat lindore dhe juglindore, dhe më pak shira do të jenë prezentë në gjysmën e dytë të Qershorit”.

Por kjo nuk do të pengojë ata që duan të shijojnë plazhin pasi bregdeti do jetë më pak i rrezikuar në ditë të veçanta.

“Sigurisht që do të ketë periudha që do të jenë shumë të favorshme për plazh dhe kryesisht zonat bregdetare janë më pak të prekura nga reshjet, ndërkohë që vetëm në periudha të shkurtëra temperaturat e ajrit do të jenë relativisht më të ulëta se sa ato tipiket e bregdetit gjatë muajit Qershor”.

Qershori do të jetë një muaj i freskët edhe sa i takon temperaturave, të cilat në ditë të veçanta do të jenë edhe më të ulta se normalja e këtij muaji.

Qershori vjen befasues këtë vit, sinoptikanët thonë se do ketë … Read More »