Aktualitet

Izet Haxhia bën hapin e parë, zbardhet kërkesa me argumentet ku kërkohet hapja e dosjes “Hajdari”

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili është ekstraduar së fundmi nga Turqia, ka bërë lëvizjen e parë për rihapjen e dosjes “Hajdari”. Avokati i tij i ri, Bashkim Nikolla, ka dorëzuar ditën e djeshme një kërkesë për rivendosje në afat të ankimimit për vendimin, që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit.

Kjo është lëvizja e parë e Izet Haxhisë që pas ekstradimit nga Turqia. Pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”.

“Panorama” siguron të plotë kërkesën prej 4 faqesh të Izet Haxhisë, ku janë të renditura argumentet e ish-truprojës së Berishës për rastin në fjalë. Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndërsa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata.

Haxhia nuk ka pasur avokat me prokurë të nënshtruar nga ai dhe është dënuar në mungesë. Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha “po” ekstradimit të Izet Haxhisë. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhinë në rast se ekstradohet.

KËRKESA

Për rivendosjen në afat të apelit kundër vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 316, datë 29.04.2002, në ngarkim të të pandehurit Izet Haxhia, lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr. 351, datë 09.07.2002.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi ka gjykuar çështjen penale në ngarkim të të pandehurit Izet Haxhia, në përfundim ka vendosur: Të deklarojë fajtorë të pandehurin Izet Haxhia, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit, të parashikuar nga neni 78 dhe 25 i Kodit Penal;

Të deklarojë të pafajshëm të pandehurin Izet Haxhia për veprën penale të “vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë të Zenel Nezës, parashikuar nga nenet 78, 25, 22 të Kodit Penal; Përfundimisht, Gjykata e dënon të pandehurin Izet Haxhia me 25 vjet burgim.

Ky vendim i Gjykatës për të pandehurin Izet Haxhia është i pabazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, në Dispozitat Kushtetuese dhe në Aktet Ndërkombëtare. Më konkretisht: Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila e ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese. I pandehuri Izet Haxhia, në vazhdimësi, deri më datën 08.05.2018 kur u ekstradua, ka qëndruar në Turqi, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të autoriteteve shtetërore të këtij vendi. Vërtetohet që drejtues të Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë i kanë komunikuar Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, më datën 06.04.2007, garancitë e Shtetit Shqiptar për rigjykimin e Izet Haxhisë, në zbatim të Dispozitave Kushtetuese të Kodit të Procedurës Penale – 147, 148, 449, 450, 453.

Gjithashtu, drejtuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë garantuar respektimin e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, si edhe të Paktit Ndërkombëtar të 16 dhjetorit 1966 në lidhje me të Drejtat Civile dhe Politike. Duke u bazuar në këto garanci, i pandehuri Izet Haxhia u paraqit pranë autoriteteve të Policisë turke me qëllim realizimin e ekstradimit më datën 08.05.2018 në Rinas, Shqipëri, duke qenë i bindur se ai do të dëgjohet nga gjykatat shqiptare, sepse çështja penale në ngarkim të tij do të rigjykohej, meqenëse ai është gjykuar dhe dënuar në mungesë.

Për t’u realizuar premtimi i Qeverisë Shqiptare, se me ekstradimin e Izet Haxhisë nga Turqia në Shqipëri, çështja penale do të rigjykohej, meqenëse ishte gjykuar në mungesë, i pandehuri pranoi ekstradimin dhe paraqet kërkesën për rivendosjen në afat të ankimimit për në Gjykatën e Apelit. Në bazë të nenit 450, pika 1, germa e, “Kur personi është gjykuar në mungesë, sipas nenit 352 të këtij Kodi dhe kërkon rigjykim të çështjes, kërkesa nuk mund të refuzohet.

Vlen të theksohet se në një shkresë që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, që mban datën 15.07.2008, nr. 10102, drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Seksioni i Katërt, Strasburg, firmosur nga agjente qeveritare Suela Mëneri, thuhet: Në përgjigje të letrës suaj të datës 20 mars 2008, lidhur me ankimimin nr.34783/06 “Izet Haxhia Kundër Shqipërisë, po ju informoj sa vijon:

Shtetasi Izet Haxhia është gjykuar dhe dënuar në mungesë. Në përgjigje të pyetjes suaj të parë të Gjykatës, sa i takon të drejtës së ankuesit për të kërkuar rihapje të proceseve gjyqësore, që përfunduan me dënimin e tij, në kushtet kur procesi për ekstradimin e ankuesit nga Turqia është ende pezull, sqarojmë se Shteti Shqiptar, ndër të tjera i ka ofruar Shtetit Turk garanci për respektimin e së drejtës së ankuesit për t’u rigjykuar konform Kushtetutës së Shqipërisë dhe neneve 147, 148, 449, 450, 453 të Kodit të Procedurës Penale.

Në këto rrethana, në bazë të dispozitave që cituam më lart, kërkojmë pranimin e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës së ankimimit për në Gjykatën e Apelit Tiranë.Pamfleti/

Izet Haxhia bën hapin e parë, zbardhet kërkesa me argumentet ku kërkohet hapja e dosjes “Hajdari” Read More »

Rama sfidon sërish Bashën: Nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë, unë do pres me durim provën shkencore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur flake për flakë deklaratës së bërë pak më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një postim në Facebbok Rama i bën thirrje Bashës që të ketë durim dhe të pres përgjigjen e provave shkencore të  audio-përgjimit nga prokuroria.

Postimi i plotë:

Zhytu Lulëzim zhytu,thellë e më thellë,nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi,shqiptarët do shohin e do gjykojnë!

Rama sfidon sërish Bashën: Nxirr nga fundi i llumit sa më shumë nga këta xhevahirë, unë do pres me durim provën shkencore Read More »

Midhjet Shqiptare , cilësia e parë e produkteve të detit

Midhjet konsiderohen e ardhmja e industrisë së produkteve të detit në Shqipëri.

Eksporti i këtyre produkteve pritet ta kthejë Butrintin në epiqendrën e prodhimit të midhjeve në mbarë Evropën.

Për të pestin vit radhazi në qytetin e Sarandës u hap sezoni turistik në një mënyrë krejt të veçantë ku turistë vendas e të huaj u njohën me traditwn shumë vjeçare e Butrintit në prodhimin e midhjeve.

Si për t’i demonstruar turistëve të parë mikpritjen e shqiptarëve, u organizuan panaire kulinare dhe të traditës.

Në sezonin turistik midhjet janë specialiteti më i kërkuar nga turistët, dhe për një arsye shumë të mirë, ato janë të pasura në shije dhe në vlera gjithashtu.
Potencial i Artë Fitimprurës
Sipas të dhënave , Butrinti ka potencial në prodhimin e mbi 10,000 ton midhje në vit. Shqipëria ka dy pika kryesore për prodhimin e midhjeve- njëra në Butrint dhe tjetra në Shëngjin.

Kultivimi i midhjeve në Shëngjin është në hapat e parë të tij, me një prodhim që arrin në përafërsisht 500 ton në vit.

Prodhimi në lagunën e Butrintit është një traditë shumë vjeçare, ndërkohë që vendasit e cilësojnë lagunën si vendin ideal për prodhimin e midhjeve, jo vetëm në aspektin e temperaturës së ujit por edhe në nivelin e duhur të kripës.

Laguna furnizohet me ujë të freskët nga lumenjtë që derdhen në të. Ajo është e ndërlidhur me detin nëpërmjet një rruge të ngushtë ujore.

Një strukturë e tillë lejon përzierjen e ujit të ëmbël dhe atij me kripë duke krijuar kështu kushtet ideale për kultivimin e midhjeve.
Vlerat shëndetësore
Ajo që duhet të veçojmë është se midhjet ofrojnë shumë vlera shëndetsore. Ato kanë fuqinë të promovojnë funksionin e shëndetshëm të qelizave.

Midhjet janë të pasura me proteinë që është përgjegjëse për shumë prej funksioneve qelizore të organizmit, duke i dhënë mbështetje strukturore për formën, komunikimin dhe ndërveprimin e shëndetshëm të qelizave.

Midhjet përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ato janë një burim fantastik i acideve yndyrore Omega-3, të cilat janë thelbësore për trurin.

Ato përmbajnë edhe vitaminën B-12 që së bashku me acidin yndyror mbrojnë trurin dhe ruajnë kujtesën me kalimin e moshës.

Midhjet lehtësojnë qarkullimin e shëndetshëm në organet e rëndësishme dhe muskujt duke forcuar enët e gjakut dhe përmirësuar rrjedhjen e tij.

AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni midhje që të garantoni një sistem qarkullues të shëndetshëm.

Në një racion prej 85 gramësh do të gjeni 340% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B-12, një sasi domethënëse që bën ndryshim në organizëm.

Midhjet Shqiptare , cilësia e parë e produkteve të detit Read More »

Kostumi “Hugo Boss” pika e nxehtë te Krimet e Rënda, dhe pyetja ku ngeci Hajdarmataj dhe Liljana Baku

Në përgjimet e famshme të Habilajve, me siguri të gjithëve iu ka mbetur në mendje kostumi “Hugo Boss” për të cilin Moisi Habilaj u rrëfente bashkëpunëtorëve të tij se ia kishte blerë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në një dyqan në Romë.

Madje sipas asaj që thoshte Moisi Habilaj në përgjim, Tahiri na e paskesh zgjedhur vetë këtë kostum! Lidhur me këtë ka ardhur letërporosia nga autoritetet italiane.

Guardia di Finanza ka pyetur tregtarin e dyqanit nëse ka shitur një kostum Hugo Boos për ministrin por ai e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

Hetuesit i kanë treguar fotot e Saimir Tahirit dhe e kanë pyetur direkt nëse ai që shikonte në foto kishte zgjedhur ndonjë kostum por sërish përgjigja ka qenë negative.

Autoritetet italiane nuk e kanë lënë me kaq. Ato kanë marrë në administrim të gjitha shitjet e dyqanit në Romë por dhe nga ky verifikim nuk ka rezultuar të jetë shitur kostumi i pretenduar.

Kjo ka qenë edhe “pika e nxehtë” e seancës gjyqësore te Krimet e Rënda. Vetë Saimir Tahiri i ka kërkuar llogari gjykatëses Liljana Baku nëse kjo e fundit e ka lexuar se ç’thuhej në letër-porosi dhe pse hidhte poshtë këtë akuzë të pabazuar në asnjë provë e madje të rrëzuar edhe nga vetë hetuesit italiane.

Por kjo pyetje ka lënë pa përgjigje si gjykatësen ashtu edhe prokurorin e çështjes Besim Hajdarmataj që edhe pse koshient për akuzën e rrëzuar me kostumin “Hugo Boss”, nuk ka dhënë asnjë shpjegim, shkruan Newsbomb.

Aktualisht Saimir Tahiri ndodhet në “arrest shtëpie” në pritje të vendimit të gjykatës së Apelit.

Kostumi “Hugo Boss” pika e nxehtë te Krimet e Rënda, dhe pyetja ku ngeci Hajdarmataj dhe Liljana Baku Read More »

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden

Dosja e CIA, Berisha ndihmoi Bin Laden të ngrinte celulat terroriste në Shqipëri, tani është i tmerruar nga ngritja e Byrosë së Hetimit

Nëse Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjioze ndërkombëtare, konsiderohet si bajlozi më i madh i korrupsionit në Ballkan, Sali Berisha qëndron disa shkallë më lart, pasi emri tij lidhet me krimet më të tmerrshme njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 27 viteve të pluralizmit shqiptar.

Emri i Sali Berishës lidhet me furnizimin me naftë të Millosheviçit për masakrimin e popujve të Ballkanit, ngritjen e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes, me të cilin zhdukte njerëz, digjte gazeta dhe masakronte kundërshtarët politikë.

Lidhet me maskaradën e zgjedhjeve të 26 majit ’96, me hapjen depove në ’97, me luftën civile, bombardimin e Jugut, vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e shtetit të ’98, planin për bombardimin e Ambasadës Amerikane, Gërdecin, 21 Janarin, shitjen e detit dhe më një sagë të gjatë krimesh njerëzore dhe ekonomike.

Për të përmbledhur të gjithë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës ndoshta duhet të ngrihet një skuadër e përbashkët hetimor me prokurorë shqiptarë, amerikanë dhe hetues nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, për të punuar për një kohë të gjatë.

Nisur nga kjo veprimtari masive dhe e shtrirë në kohë keqbërëse, që do ta kishte zili edhe Pablo Eskobar, Sali Berisha ka të drejtë që është i tmerruar nga drejtësia e re.

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, dëshmitarit kyç të krimeve kryesore të Sali Berishës, është një nga makthet, por jo i vetmi për Sali Berishën.

Ish-kryeministri është i tmerruar nga hapja e një tjetër dosje nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme, dosje e cila mund ta çojë në burg për jetë.

Bëhet fjalë për lidhjet e Sali Berishës me Osama Bin Laden, terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave.

Bashkëpunimi i Sali Berishës me Osama Bin Laden rezulton në një dosje të CIA-s amerikane, e cila ka skanuar të gjithë njerëzit anembanë botës që kanë pasur lidhje me terroristin.

Deri më sot, kjo dosje është lënë në harresë, për shkak se gjykatat dhe prokuroria shqiptare ishin vegla qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Me ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, hapja e kësaj dosje është e pashmangshme.

Jo rastësisht amerikanët përsërisin herë pas herë masazhin që peshqit e mëdhenj të politikës duhet të kenë frikë.

Nga ana tjetër, jo rastësisht, Sali Berisha bën thirrje për rebelim popullor, pasi mendon se mund t’i shpëtojë hetimit dhe gjykimit, duke destabilizuar vendin siç bëri në ’97.

Dokumentet e CIA-as amerikane për lidhjet e Bin Laden me Sali Berishën janë bërë publike nga një sërë mediash prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

“Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.

Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare.

Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”./Pamfleti

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden Read More »

Caktohet ora dhe detajet e protestës së 26 Majit

Një ditë pasi njoftoi protesen kombëtare për largimin e ministrit të Brendshem dhe çlirimin e vendit nga qeveria e lidhur me krimin, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur punën për organizimin e protestës.
Paraditen e sotme, ai ka mbledhur krerët e partive në rrethe për t’i adresuar detyrat dhe porositë konkrete për zhvillimin e protestës.

“News 24” raporton se tashme i sigurt është orari i nisjes se protestës, e cila do të mbahet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00. Nuk ka ende vendim për vendin ku do të mblidhen protestuesit për të protestuar, pasi kjo do të varet nga veprimet e ministrit te Brendshëm, Xhafaj.

Thuhet se nëse Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta do të përqendrohet te Ministria e Brendshme.
Mesohet se krahas porosive per protesten, Basha ka diskutuar me demokratët në rrethe edhe zgjedhjet brenda PD.

Caktohet ora dhe detajet e protestës së 26 Majit Read More »

Është krim, të shtysh një popull drejt krimit dhe pafytyrësi ta quash atë kriminel, gazetaria është rruga, në të cilën ecën një shoqëri

Shqipëria besoj se është vendi që ka më shumë gazetarë për frymë, se çdo vend tjetër i globit. Do të më pelqente që ky të ish nje tregues i inteligjences si komb, por kam dyshimet e mia, se nuk është egzaktësisht kjo arësyeja, nisur nga rezultatet, natyrisht. Dhe ndoshta është e kundërta.

Shkruan Amarildo Pregapuca

Ndoshta është pikerisht pasja e kaq shumë gazetareve, aresyeja se perse Shqiperia ka mungesen me te theksuar si komb, të gazetarisë. Dhe mos pasja e gazetarisë, është sot, mallkimi më i madh si edhe dëmi më i madh, që mund t’i bëhet një vendi.

Gazetaria nuk është lojë, eshte ne fakt armata që ka ne dore fatet e kombit, me shumë se politika, shumë më shumë. Gazetaria nuk është as podium për folklorike, nga ku mund të shpalosin thesaret e trasheguara te elokuences krahinore të “dobicllekut”, te sjelle..qofte dhe me një gjuhe moderne, ndaj dikujtë apo disave. Ështe pergjegjesia me e madhe ndaj jetes se bashkekombasve.

Gazetaria është rruga, në te cilen ecën nje komb, nje shoqeri. Ështe mendja që e drejton në këte rrugë…një komb, një shoqëri. Ështe gjuha e zgjidhjes, së problemeve. Ështe pyetja për te gjetur çelsin e hapjes se deres, se rruges ku do ecë e tashmja dhe e ardhmja e kombit, shoqërise dhe çdo familje, burri, gruaje, fëmije qe ka lindur apo do te lind. Gjithkujte.

Ështe pyetja pra.. Dhe pyetja ime e pare është… -Përse Shqiperia pa bere asnje lufte, si Serbia, eshte perseri vendi i fundit per hapjen e negociatave ?

Dhe nga kjo, me rrjedh një tjeter pyetje.. -Perse Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote, ku kryefjala e Opozites eshte droga dhe krimi, qofte dhe ne prag negociatash ?
Dhe nje tjeter pyetje vijon pas kesaj.. -A eshte Shqiperia vendi me i infektuar me droge e krim, krahasuar me shume nga vendet anetare te BE-se ?

Dhe duke pare alternativat për mbijetese qe BE-ja ju ka lene Shqiptareve per plot 28-vite, krahasuar me cdo popull anetar te saj..pergjigja me sjell nje tjeter pyetje.

-Çfarë eshte krim ? Krim eshte ta zhveshesh nje popull, nga alternativat per mbijetese. Krim eshte ti shesesh pasurite e nje populli, ti shkaterrosh fabrikat, uzinat, bujqesine, institucionet, drejtesine.
Krim eshte te vrasesh popull teresisht te pafajshem, me pushket e pushtetit. Krim eshte ta percash, ta demoralizosh nje popull.

Krim eshte t’ja nxish fytyren vendit tend, me te gjitha rruget e mundeshme..duke demtuar keshtu, jo vetem çdo mundesi por dhe cdo biznes, te ndertuar me gjak e sakrifice, cdo biznes qe do mund te ndertohet dhe cdo jete Shqiptari si rrjedhoje.

Krim eshte ta terrorizosh nje popull nga mengjesi ne darke per 365-dite te vitit, per plot 28-vite..nga foltoret e parlamentit, foltoret e partise dhe ta megafonosh ate, në njemije format e medias dhe shtypit.
Krim eshte ta mbeshtesesh kete krim.

Dhe ne mbeshtetjen e tij, ka nje dore jo te vogel dhe BE-ja, ndihmuar aq pakushtesisht nga mungesa e gazetarise, mungesa e pyetjes dhe berja e saj me qellim eshte genocid. Ështe krim, të shtysh një popull drejt krimit dhe pafytyrësi ta quash atë kriminel, duke u munduar kështu, ta shtysh akoma me shumë drejt krimit. Shqipëria nuk e meriton, nuk e meritojne Shqiptaret.

Është krim, të shtysh një popull drejt krimit dhe pafytyrësi ta quash atë kriminel, gazetaria është rruga, në të cilën ecën një shoqëri Read More »

Goditja e katërt e DEA-s: drogë & banane edhe në Belgjikë, kapet 313 kokainë

DEA jep goditjen e katërt ndaj mafias shqiptare të kokainës, duke arritur kështu që të kapë një grup shumë të fuqishëm që vepronte në Belgjikë dhe Hollandë.Në një operacion të përbashkët që DEA dhe Europol kanë zhvilluar në qytetin e madh belg Antverpen, është arritur të sekuestrohet rreth 313 kilogram kokainë dhe është kapur pjesa më e madhe e grupit.

Grupi që vepronte në portin më të madh të Belgjikës, mësohet se kontrollonte tregun e Francës dhe Belgjikës, si dhe një pjesë në Hollandë. Kokaina e fshehur në arka bananesh kishte ardhur nga Amerika Latine me një ngarkesë më të vogël. Ajo më pas ishte magazinuar në një ndërtesë në qytetin e madh port të Belgjikës, ku u zbuluan provat e tjera të bandës shqiptare.

Numri i të arrestuarve po mbahet sekret për arsye hetimore, por siç mësohet bëhet falë për një grup që ka lidhje me tre operacionet e tjera: atë të Maminasit, atë të Spanjës dhe të Gjermanisë, ku u kapën tonelata drogë të fortë. DEA, e cila komandon sulmet për ditën dhe kohën e duhur të operacionit, dyshon se tre goditjet e fundit që u dhanë ndaj eksportuesve shqiptarë të kokainës kanë bërë që trafikantët ta lëvizin atë me sasira më të vogla.

Kjo pasi grupi që është goditur në Antverpen është i fortë dhe i rëndësishëm thuajse njësoj me ata që u arrestuan në Madrid dhe në Hamburg. Sipas policisë belge që ekzekutoi dhe bashkërendoi operacionin, kokaina ishte fshehur në 15 kuti bananesh dhe kapte vlerën e 16 milionë eurove.

Shqiptarëve ju janë kaur vetëm 50 mijë euro cash, si dhe të gjitha makinat dhe dy motoçikleta që u gjendën në banesën ku u zhvillua operacioni. Gjithashtu në banesën ku u kapën krerët e bandës shqiptare, u gjet edhe një serë e madhe e kultivimit të kanabisit, ku mbilleshin kryesisht fidanët e mariuanës.

Hetimet për bandën shqiptare kanë nisur që në shtatorin e vitit 2016, kur në një ditë në të gjithë Europën, Europol arrestoi 36 baronë shqiptarë të drogës. Pas atij operacioni të madh, ky është aksioni i dytë, tashmë me synimin për t’i shpartalluar përfundimisht këto banda.

Ndërkaq, policia gjermane ka publikuar emrat e të arrestuarve në operacionin ku u sekuestrua 1.8 ton kokainë. Emiljan Hysenaj dhe Dashamir Ndoj, duket se janë krerët e kartelit shqiptar të Bavarisë, i cili kontrollonte shpërndarjen në një rrjet në jug të Gjermanisë.

Në Tiranë ka mbërritur një grup i policisë dhe i prokurorisë gjermane, të cilët dje janë takuar edhe me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, takim ku ishte prezent edhe ambasadorja gjermane në Tiranë. Agjencia amerikane e Antidrogës, mendon se të gjithë të arrestuarit në operacionet e fundit nuk ka gjasa të jenë koka e vërtetë e trafikut gjigand të kokainës; ata janë thjesht ushtarë të një megaorganizate që është bashkuar prej kohësh dhe është bërë shumë e fuqishme./tesheshi.com/

Goditja e katërt e DEA-s: drogë & banane edhe në Belgjikë, kapet 313 kokainë Read More »