Aktualitet

Emri i ri i Maqedonisë, historiani: Emri ‘Ilindeni’ ka një kujtesë të hidhur tek popullsia shqiptare

Historiani Arben Llalla theksoi për INA se propozimi i emrit në gjuhën shqipe “Republika Ilindenase e Maqedonisë”, nuk shpreh karakterin shumëetnikë të Maqedonisë, por tregon shtetin unitar.

Sipas tij, “Ilindeni” (Dita Ilisë) është një emër i hidhur për popullsinë shqiptare, pasi në vitin 1903 kryengritësit maqedonas nën këtë emër masakruan shqiptarët myslimanë dhe ortodoksë.

“Mendoj se ky emër është shumë i rrezikshëm duke patur parasysh ngjarjet historike në lidhje me kryengritjen e Ilindenit të 1903 që kishte si synim kufirin e saj deri në Selanik dhe në Korçë. Emri Ilindeni ka një kujtesë të hidhur tek popullsia shqiptare pasi kryengritësit e Ilindenit masakruan shqiptarët mysliman dhe ortodoksë. Ishte pikërisht kryengritja e Ilindenit të 1903 që grekët dhe serbët të kryenin masakra edhe mbi popullsinë shqiptare të Maqedonisë Gjeografike”.

Sipas tij, emri Ilindenase është më afër historisë bullgare dhe shpreh irredentizmit e tyre ndaj fqinjëve grek, serb dhe shqiptar. “Mendoj se nuk do gjejë përkrahje emri i propozuar Republika Ilindenase e Maqedonisë”, theksoi historiani dhe publicist Llalla.

Emri i ri i Maqedonisë, historiani: Emri ‘Ilindeni’ ka një kujtesë të hidhur tek popullsia shqiptare Read More »

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden

Dosja e CIA, Berisha ndihmoi Bin Laden të ngrinte celulat terroriste në Shqipëri, tani është i tmerruar nga ngritja e Byrosë së Hetimit

Nëse Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjioze ndërkombëtare, konsiderohet si bajlozi më i madh i korrupsionit në Ballkan, Sali Berisha qëndron disa shkallë më lart, pasi emri tij lidhet me krimet më të tmerrshme njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 27 viteve të pluralizmit shqiptar.

Emri i Sali Berishës lidhet me furnizimin me naftë të Millosheviçit për masakrimin e popujve të Ballkanit, ngritjen e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes, me të cilin zhdukte njerëz, digjte gazeta dhe masakronte kundërshtarët politikë.

Lidhet me maskaradën e zgjedhjeve të 26 majit ’96, me hapjen depove në ’97, me luftën civile, bombardimin e Jugut, vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e shtetit të ’98, planin për bombardimin e Ambasadës Amerikane, Gërdecin, 21 Janarin, shitjen e detit dhe më një sagë të gjatë krimesh njerëzore dhe ekonomike.

Për të përmbledhur të gjithë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës ndoshta duhet të ngrihet një skuadër e përbashkët hetimor me prokurorë shqiptarë, amerikanë dhe hetues nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, për të punuar për një kohë të gjatë.

Nisur nga kjo veprimtari masive dhe e shtrirë në kohë keqbërëse, që do ta kishte zili edhe Pablo Eskobar, Sali Berisha ka të drejtë që është i tmerruar nga drejtësia e re.

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, dëshmitarit kyç të krimeve kryesore të Sali Berishës, është një nga makthet, por jo i vetmi për Sali Berishën.

Ish-kryeministri është i tmerruar nga hapja e një tjetër dosje nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme, dosje e cila mund ta çojë në burg për jetë.

Bëhet fjalë për lidhjet e Sali Berishës me Osama Bin Laden, terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave.

Bashkëpunimi i Sali Berishës me Osama Bin Laden rezulton në një dosje të CIA-s amerikane, e cila ka skanuar të gjithë njerëzit anembanë botës që kanë pasur lidhje me terroristin.

Deri më sot, kjo dosje është lënë në harresë, për shkak se gjykatat dhe prokuroria shqiptare ishin vegla qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Me ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, hapja e kësaj dosje është e pashmangshme.

Jo rastësisht amerikanët përsërisin herë pas herë masazhin që peshqit e mëdhenj të politikës duhet të kenë frikë.

Nga ana tjetër, jo rastësisht, Sali Berisha bën thirrje për rebelim popullor, pasi mendon se mund t’i shpëtojë hetimit dhe gjykimit, duke destabilizuar vendin siç bëri në ’97.

Dokumentet e CIA-as amerikane për lidhjet e Bin Laden me Sali Berishën janë bërë publike nga një sërë mediash prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

“Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.

Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare.

Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”./Pamfleti

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden Read More »

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, priti 200 fëmijë jetimë

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, me kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, priti sot në sallën e seancave plenare 200 fëmijë jetimë nga Shqipëria dhe Kosova.

Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që janë edhe anëtarë të grupit “Miq të Fëmijëve”, si edhe shumë figura të shquara të jetës publike nga arti, shkenca, komunitetet fetare, televizioni dhe muzika.

Kryegjyshi botëror i bektashinjëve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, aktorët Luftar Paja, Mirush Kabashi, Marjana Kondi, Raimonda Bulku, Rudina Dembacaj, tenori Kastriot Tusha, artistët Bujar Kapexhiu dhe Mimika Luca, kompozitori Agim Krajka, këngëtarët Justina Aliaj, Luan Zhegu, Irma Libohova, Manjola Nallbani, Kozma Dushi, moderatorja Silvana Braçe, miss-i i parë shqiptar Valbona Selimllari, si edhe figura të tjera të njohura të ekranit si Eni Çobani dhe motrat Marina dhe Luana Vjollca ishin të pranishëm në aktivitetin e sotëm për t’u qëndruar pranë fëmijëve në aktivitetin e tyre.

Fëmijët jetimë simuluan një seancë plenare, ku përmes fjalimeve të mbajtura, paraqitën me plot mjeshtëri fjale kërkesat e tyre për më shumë solidaritet, si një shtresë e veçantë që meriton ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e posaçëm nga shoqëria dhe strukturat shtetërore përgjegjëse. Fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, sollën në foltore të Kuvendit emocione të ndjera nga jetimë të luftës së Kosovës, të prindërve të rënë në krye të detyrës, në aksidente pranë vendit të punës etj.

Fëmijët jetimë, përmes fjalëve në foltoren e Kuvendit përcollën mesazhe të forta për një shoqëri më solidare ndaj jetimëve. Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Vasilika Hysi, në përmbyllje të aktivitetit mbajti një fjalë përshëndetëse. Seancën me fëmijët jetimë zëvendëskryetarja e cilësoi si ndër më emocionueset për t’u drejtuar. “Përgjatë të enjteve ne kemi bërë seanca, ku kemi miratuar ligje të mira, siç ishte ligji “Për Strehimin Social”, që e përgatiti me shume shpirt kolegia ime, znj.Eglantina Gjermeni. Kur ishte ministre e Ministrisë së Zhvillimit Urban, në qeverisjen e mëparshme, ajo loboi shumë që fëmijët jetimë, nënat me fëmijët jetimë, personat e vetëm dhe shumë kategori të tjera si romë, egjiptian, etj., të jenë parësor në strehimin social.

Por krahas ligjeve të mira, siç është edhe ligji për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, kemi bërë debate shterpë, ku ju kemi lënduar juve, ju kemi dëmtuar dhe nuk kemi mundur të ofrojmë atë që duhet. Kjo seancë, kjo sallë, kjo foltore, është dëshmitare shpesh e debateve patetike. Ndërsa ju të gjithë keni diskutuar me një etikë të veçante dhe i kemi qëndruar thelbit të seancës”, -iu drejtua znj.Hysi fëmijëve.

Znj. Hysi, pasi u zotua në fjalën e saj për më shumë përpjekje nga politika në drejtim të ndihmës ndaj fëmijëve jetimë, e rrethuar nga emocioni që u përcoll gjatë simulimit të seancës plenare të fëmijëve, ndau me të pranishmit një ndjesi dhe përjetim personal: “Unë i ndjek problemet, shqetësimet e fëmijëve jetimë, jo vetëm sepse drejtoj një komision për të drejtat e njeriut, por dy prindërit e mi janë rritur jetimë dhe ndërkohë dy xhaxhallarët e mi janë rritur në shtëpinë e foshnjes”, – u shpreh zëvendëskryetarja e Kuvendit.

Znj. Hysi i ftoi fëmijët jetimë të jenë prezentë në një seancë plenare me praninë e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të qenë të dëgjuar në të gjitha problematikat e tyre. “Në emër të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, jeni të ftuar të kuvendojmë se cilat do të ishin dy-tre iniciativat e para, që ne duhet t’i ndërmarrim dhe finalizojmë me sukses në këtë periudhë dhe do të ishte mirë që me rastin e festës së 1 qershorit një nga këto iniciativa të finalizohej”,- tha në fjalën e saj zëvendëskryetarja Hysi. Në mbyllje të aktivitetit z.Ilir Cumani shprehu falenderimet e tij, në emër të fëmijëve dhe institutit që drejton, për kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, priti 200 fëmijë jetimë Read More »

Me nisjen e Sezonit turistik edhe tatimet nisin ‘gjuetinë’ ndaj biznesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se ka nisur planin e masave për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, nga tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike, në mbarë vendin.
Mbarëvajtja e këtij sezoni është në interes të gjithë ekonomisë, të fluksit të turistëve, si dhe të bizneseve, që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike. Administrata Tatimore, ju bëj thirrje të gjithë bizneseve dhe operatorëve turistikë që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Tatimet sjellin në vemendje se strukturat e administratës tatimore do të kontrollojnë dhe verifikojnë të gjithë tatimpaguesit, përgjatë gjithë sezonit, në lidhje me:

– Respektimin e detyrimit për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore. Mosrespektimi i këtij detyrimi penalizohet me bllokimin e mallrave dhe detyrimin për regjistrim direkt në TVSH.

– Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport. Në rastin kur tatimpaguesi i paregjistruar në TVSH gjendet me mallra të padokumentuar, përveç penalitetit përkatës të barabartë me detyrimin tatimor të mallrave pa dokument, gjithashtu bëhet edhe ndryshimi përgjegjësisë tatimore, duke e kaluar në tatimpagues me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së. Në rastin kur tatimpaguesi është regjistruar në TVSH, vendoset penaliteti përkatës, i barabartë me detyrimin tatimor të mallrave pa dokument.

– Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij. Sipas ligjit të Procedurave Tatimore, kur gjatë një verifikimi në terren konstatohet një tatimpagues, i cili nuk lëshon kupon tatimor për herë të parë, përveç vendosjes së gjobës në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë, për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet edhe vlerësim tatimor nga zyra për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative. Pas konstatimit të parë, nëse tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, përveç aplikimit të dënimit në masën 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë, merret edhe masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike. Çdo konstatim i përsëritur i moslëshimit të kuponit tatimor, pas dy konstatimeve të sipërpërmendura, përveç aplikimit të dënimit, konsiderohet evazion tatimor sipas pikës 2, të nenit 116, të ligjit të Procedurave Tatimore. Gjithashtu, publikohen emri i tatimpaguesit, NIPT-i dhe emri i përfaqësuesit të biznesit në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

– Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm. Nëse, nga verifikimi dhe kontrolli, rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar çdo të punësuar, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, ai penalizohet: nëse është tatimpagues i biznesit të madh me gjobë 200,000 (dyqind mijë) lekë dhe nëse është tatimpagues i biznesit të vogël me gjobë 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

– Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara. Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë në masën 100,000 ( një qind mijë ) lekë për tatimpaguesit e biznesit të madh dhe 50,000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tatimpaguesit e biznesit të vogël.

Administrata Tatimore deklaron se me të gjitha strukturat e saj, është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit./monitor

Me nisjen e Sezonit turistik edhe tatimet nisin ‘gjuetinë’ ndaj biznesit Read More »

Kjo foto e Shqipërisë po bën xhiron e botës. Po i tmerron të gjithë!

Kjo fotografi e bërë në lumin Erenik në Kosovë po tmerron botën.

E publikuar në llogarinë e Instagramit të National Geographic fotoja shfaq bërllokun i cili ka mbuluar lumin në perëndim të Kosovës.

Fotografja Rena Effendi e cila ka realizuar foton shprehet e tmerruar me pamjen e lumit.

Kjo foto e Shqipërisë po bën xhiron e botës. Po i tmerron të gjithë! Read More »

Përplasen gazetarët, Arizaj i përvishet Olldashit të audio-përgjimit: Intervistën e “jetës” e bën për llogari të partisë

Gazetari Jetmir Olldashi mori mesditën e sotme përsipër gjithë historinë denoncuese dalë nga selia blu për audio-përgjimin e Agron Xhafajt me dëshmitarin X.

Olldashi rrëfeu me detaje si ra në kontakt me Albert Veliun, si i vuri regjistruesin dhe si më pas njoftoi deputetin e PD Ervin Salianji. E gjitha siç rrëfeu Olldashi është realizuar nga vetë ai përmes një pune investigative.

Menjëherë ka nisur debati lidhur me faktin se pse gazetari nuk e publikoi në median që drejton vetë, portalin boldneës apo emisionin investigativ që drejton gjithashtu vetë por ia serviri selisë blu.
Në këtë kontekst, gazetari Edmond Arizaj shkruan:

“Gazetar?! Dikush që drejton një portal lajmesh, që është në një emision tip investigativ, dhe intervistën “e jetes” e bën për llogari të një partie politike, as për portalin e tij e as për emisionin, vetëm gazetar nuk mund të quhet (gjithmone nësë informacioni është i vërtetë)…”, shkruan Arizaj në komentin e tij.
Nga selia blu, Lulzim Basha i shprehu admirimin e tij gazetarit Olldashi për punën e b .Pamfleti

Përplasen gazetarët, Arizaj i përvishet Olldashit të audio-përgjimit: Intervistën e “jetës” e bën për llogari të partisë Read More »

Berisha, thirrje për armatosje të popullsisë dhe përplasje me armë me qeverinë “Rama” si rruga e vetme për t’i shpëtuar burgut: Derri do plumb!

Ish kryeministri Sali Berisha është njeriu që për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar ka tentuar të bëjë luftë civile.

Tentativa e tij për luftë civile dhe përplasjen e Veriut me Jugun e vendit ka qënë me e dukshme në marsin e vitit 1997 kur shteti ra për tre ditë dhe armët kaluan në duart e popullit.

Të gjithë e mbajnë mend atë periudhë te tmerrshme për fatet e shqiptarëve, kur Sali Berisha mobilizoi ushtrinë, policinë, SHIK-un dhe forcat paramilitare të mbledhura dhe në veri të vendit, që nën udhëheqjen e ish kreut të SHIK-it të graduar gjeneral, Bashkim Gazidede sulmuan jugun e vendit.

Madje Sali Berisha ngriti dhe avionët për ti përdorur kundër Jugut, si dhe përdori lëndët helmuese luftarake ndaj popullsisë, por që falë përgjegjësisë së ushtrisë dhe disa elemtëve të përgjegjshëm në atë kohë nuk u bë katastrofa dhe u shmang lufta civile.

Megjithatë armët ngelen deri në vonë në duart e qytetarëve shqiptarë, dikush për t’u mbrojtur në kohën kur nuk kishte shtet apo për shkak të pasigurisë, dikush për të grabitur, dikush për të vrarë apo bërë ndonjë hakmarrje të vonuar, dikush për të kërcënuar.

Me kalimin e viteve, falë dhe asistencës dhe financimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë, shumica e armëve u dorezuan dhe u asgjësuan bashkë me municionet.

Pavarësisht se sërish morën jetë dhe kur shteti u mor me atë punë, ku këtu kujtojmë tragjedinë e Gërdecit kur djali i Sali Berishës kryeministër ngriti këtë punishte vdekjeje që mori jetën e 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë.

Por Sali Berisha nuk heq dorë nga armët, megjithëse tentoi më 14 shtator të vitit 1998 të bëjë një grusht shteti të armatosur.

Duke dështuar falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe që tashmë me ardhjen e Izet Haxhisë, ish truprojës së tij nga Turqia mund t’i kthehet në një akuzë të fortë që mund ta lërë në burg për jetë.

Shtuar këtu dhe për akuza të tjera, që nga Rruga e Kombit, Gërdeci, 21 janari e deri tek afera miliona dollarëshe e CEZ dhe DIA.

Duke e parë që Lulzim Basha është i pafuqishëm për të sjellë PD në pushtet, duke parë se LSI nën drejtimin e Monika Kryemadhit po rrudhet çdo ditë dhe është vetëm një “apendiks” për opozitën dhe jo për ta sjellë në pushtet, dhe mbi të gjitha duke parë se burgu për të dhe familjen e tij është më afër se kurrë, Berisha ka vendosur t’i drejtohet asaj që di më mirë: dhunës.

Ish kryeministri Sali Berisha më se njëherë ka bërë thirrje për armatosjen e popullsisë dhe që populli të ngrihet me armë në dorë për të rrëzuar qeverinë e Ramës, pasi ajo nuk i mbron.

Këtë thirrje e ka bërë në Kuvend disa herë, ndërkohë që jashtë kuvendit është moderuar, duke tentuar të mos ketë punë me ligjin.

Por në këtë situatë të vështirë për të dhe familjen e tij biologjike e politike që është në prag të burgut, ka vendosur dhe njëherë t’i drejtohet thirrjes së tij të hershme dhe të përsëritur për armatosjen e popullsisë dhe rrëzimin me armë të Edi Ramës nga pushteti.

Por këtë thirrje ka vendosur ta bëjë në mënyrë indirekte, duke shfrytëzuar si gjithnjë “qytetarin dixhital”, që në 90 përqind të rasteve është vetë Sali Berisha.

Kështu, Berisha ditën e sotme ka shfrytëzuar një video të nisur që nga Saranda nga Mul Noka i cili gjendet për fundjavë në një nga shtëpitë që ka marrë me kredi lehtësuese si i vetmi Ministër i Brendshëm në atë kohë “i pastrehë”, dhe e ka hedhur në adresën e tij në facebook, me 1 milionë ndjekës sipas tij si e dërguar nga “qytetari dixhital”.

Këtë video që paraqet një aksion të policisë së shtetit për heqjen e një lulishteje sipas tij, me urdhër të deputetit të PS Alket Hyseni, e ka shoqëruar dhe me një tekst që ia atribuon ‘qytetarit dixhital’, që godet deputetin socialist por dhe policinë e Fatmir Xhafajt, si për ta aktualizuar situatën.

Por me sa duket Berisha, teksa ka përgatitur tekstin e mesazhit është kujdesur që të dalë në pah vetëm thirrja e tij për armatosjen e popullsisë, thirrje kjo indirekte e vënë në ligjeratën e “qytetarit dixhital”, që i jep të drejtë ish kryeministrit kur ka kërkuar armatosjen e popullsisë me argumentin se “derrat duan plumbin”.

“Ja se si banda e Alket Hysenit bashke me policine e Fatzi Droges shkaterrojne lulishten ne Ksamil. Ndiqni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor, sot banda e Alket Hysenit me policine e shtetit ne krye, pa asnje lloj dokumentacioni ne sy te shume turistëve kane shkatërruar lulishten para një lokali ne ksamil duke ju bere presione njerëzve përreth.

Derri do plumb doktor dhe thirrjes jote per armatosjen e popullit i jap plotesisht te drejt. Alket Hyseni apo kushdo tjeter qe fshihet pas kesaj ska me i gezu”, shkruan me dialektin verior “qytetari dixhital” sarandiot.

Kjo është thirrja e Berishës për armatosjen e popullsisë dhe përplasjen me armë me qeverinë, një thirrje destabilizuese që duhet të vërë në lëvizje Prokurorinë./Pamfleti

Berisha, thirrje për armatosje të popullsisë dhe përplasje me armë me qeverinë “Rama” si rruga e vetme për t’i shpëtuar burgut: Derri do plumb! Read More »