Aktualitet

Çpo ndodh në Kakavijë, të gjitha makinat në skaner

Radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Kakavijës. Pas kapjes së një sasie heroinë një ditë më parë nga pala greke, policia e shtetit fqinj po ushtron kontrolle të rrepta mbi automjetet që kalojnë në këtë pikë kufitare. Të gjitha mjetet kalojnë në skaner, shkruan Ballkanweb.

Mbi 6 kg heroinë u kapën dje në portin e Igumenicës në makinën e një shqiptari me pasaportë italiane. Ai po udhëtonte me një mjet luksoz nga Greqia për në Itali.

Çpo ndodh në Kakavijë, të gjitha makinat në skaner Read More »

Java nis keq përsëri, paralajmerohen të gjithë

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënie, duke zbritur në 127.04 lekë, 0.13 lekë më pak se në fund të javës së kaluar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se një javë.

Rënia e euros ditën e sotme lidhet më shumë me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare. Monedha e përbashkët zbriti në 1.17 dollarë, duke kapur nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor.

Dollari është rritur në mënyrë surprizë në bursa, duke arritur nivelin m ëtë lartë në pesë muajve, si rrjedhojë e lehtësimit që ka sjellë pezullimi i luftës tregtare mes Kinës dhe SHBA-ve.

Euro nga ana tjetër është e dobët për shkak të koalicionit qeveritar populsit në Itali, në një kohë që pritshmëritë për një rritje të interesave nga Banka Qendrore Europiane janë shtyrë për në mes të vitit 2019.

Luhatjet në tregun ndërkombëtar janë reflektuar dhe përmes rritjes së dollarit, i cili kërceu në 108.15 lekë, duke arritur nivelin më të lartë që nga mesi i muajit janar.

Gjithsesi, në dhjetor 2017, kur euro ishte në të njëjtat nivele në bursat ndërkombëtare ndaj dollarit, në tregun e brendshëm ajo këmbehej me 133 lekë, nga 127 lekë që është sot, duke treguar që janë faktorët e brendshëm ato që po shkaktojnë zhvlerësimin afatgjatë të monedhës së përbashkët.

Madje në shkurt e mars, kur euro u ngjit në 1.24-1.25 dollarë, në tregun vendas monedha e përbashkët zbriti afër 130 lekëve shkruan Monitor.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, përballë kërkesës së dobët.

Faktorët mbeten të njëjtë, burimet nga ekonomia informale, që po kanalizohen përmes ndërtimit, të ardhurat nga turistët që këtë vit pritet të jenë më të shumë në numër dhe faktorët e zakonshëm si eksportet, remitancat, pagesat e taksave nga bizneset që i kanë të ardhurat në euro, etj

Java nis keq përsëri, paralajmerohen të gjithë Read More »

Qeveria mbledhje në Gjirokastër, Rama: Dy rrugët e reja që do t’i shtohen qytetit

Mbledhja e qeverisë është zhvilluar në Gjirokastër, aty ku kryeministri Edi Rama njoftoi edhe projektet e reja për zhvillimin e këtij qarku.

Sipas tij, dy akse kryesore dhe me rëndësi siç janë by-pass i Tepelenës dhe Kardhiq-Delvinë do nisin së shpejti.

“Ka përfunduar faza e parë e programit të Rilindjes urbane, projekti që preku gjithë zemrën e qytetit. Po ashtu restaurimi i Pazarit të Vjetër.

Projekte të tjera ai by pass i Tepelenës, një pjesë e rëndësishme e segmentit kombëtar nis së shpejti, po ashtu edhe rruga Kardhiq-Delvinë.

Është një investim i rëndësishëm strategjik që më në fund bëhet realitet. Kemi edhe një sërë projektesh të tjera që lidhen me të gjitha bashkitë e qarkut, përfshi këtu edhe shkolla të reja”,- tha kryeministri.

Qeveria mbledhje në Gjirokastër, Rama: Dy rrugët e reja që do t’i shtohen qytetit Read More »

Po paguani “qimet e kokës” për mjaltin natyral, por në fakt po blini helmin që ju çon drejt vdekjes! Ja çfarë ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë

Prodhimi i ushqimeve jashtë standardeve duke u kthyer në një problem të madh për shëndetin është një problem shumë i mprehtë ne vend.

Mashtrues nën emrin e tregtarit manipulojnë ushqime të ndryshme deri tek mjalti dhe më pas e shesin atë me çmime të shtrenjta sikur të ishte natyral.

Në një prej pikave ku shitet masivisht mjalt i pretenduar natyral, pikërisht tek “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, AKU ka sekuestruar sai të mëdha mjalti të falsifikuar.

E. Qibini, tregtar ambulant, po tregtona 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg, me produkt tё pretenduar me mjaltë.

Mjalti tregtohej në ambiente të hapura, në kushte të papërshtatshme higjienike, të ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike. Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhe mё pas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistëve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.

AKU ndërmori masёn administrative gjobё nё vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit. Ndërsa Sektori i krimit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tё Kodit Penal dhe veprën penale tё “fshehjes tё tё ardhurave”.

Po paguani “qimet e kokës” për mjaltin natyral, por në fakt po blini helmin që ju çon drejt vdekjes! Ja çfarë ka ndodhur në këtë qytet të Shqipërisë Read More »

Bashkëshortja me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata, denoncoi për dhunë gazetarin e “përgjimit Xhafaj” (Dokumenti)

Nuk është hera e parë që gazetari që mori përsipër atë që njihet tashmë si “audiopërgjimi Babole” paraqitet në organet e drejtësisë. Megjithëse tha se punon prej 16 vitesh si gazetar investigativ, pak e njohin në të vërtetë 37 vjeçarin nga Berati.

Ai është shoqëruar disa herë në komisariat, jo për shkak të detyrës, por për shkak të dhunës në familje dhe konflikteve të herëpashershme me ish bashkëshorten e tij, Silvana, të cilën e ka përndjekur edhe pas ndarjes.

Skenat e dhunshme kanë qënë të zakonshme për fqinjët e tyre, deri sa ish bashkëshortja, një arsimtare që përpiqet të edukojë brezat e rinj, mundi të gjejë rrugëdalje nga dhuna, vetëm përmes një urdhri të menjëhershëm mbrojtjeje, të marrë në 18.07. 2017.

Episodi i fundit mes të dyve ishte në datën 25 Mars 2018, kur konflikti që shkaktoi Olldashi me ish bashkëshorten, po aq i dhunshëm sa herët e tjera, këtë herë nuk u kalua dot në heshtje. Mësohet madje se ai kërkuar edhe vetë Urdhër Mbrojtjeje ndaj 33- vjeçarit E.M., shkruan “Dita”.

Bashkëshortja me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata, denoncoi për dhunë gazetarin e “përgjimit Xhafaj” (Dokumenti) Read More »

Qytetari lavdëron drejtorin e Hipotekave, Rama: S’kam motër as vajzë, ta merrja për dhëndër

Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish me qytetarët në Dropull. Ku herë me batuta dhe herë më seriozitet Rama ka replikuar me banorët e zonës, në kuadër të një dëgjese publike me pakicat kombëtare.

Debati

Qytetari: Ke thënë që Shqipëria është një nuse e veshur keq.

Rama: Ore ku i dëgjoni këto ju kush ua thotë këto gjëra se nuk u  marrë vesh.

Qytetari: Ministri ka thënë

Rama: Ore s’u marrë vesh ca korrieri u  sjell këto që them unë

Qytetari: E kam thënë 100 herë, kam vetëm një përgjigje, shqipëriaqëduam.al

Rama: Të ka dërguar djali mesazh

Qytetari: Ik kam kthyer përgjigje djalit, i kam thënë tek shqipëriaqëduam.al. Ku e ke djalin ti apo po bën qejf ai dhe ka dërguar babain këtu.

Qytetari 2: Unë kam vetëm një gjë, dua të falënderoj drejtori ne Hipotekës se e kemi shumë të mirë.

Rama: Po as ai nuk kishte gjë me drejtorin, e kishte me institucionit. Këtu kemi ardhur për punë nuk kemi ardhur  për krushqi. Nuk kemi motër t’ia japim për grua.

Qytetari lavdëron drejtorin e Hipotekave, Rama: S’kam motër as vajzë, ta merrja për dhëndër Read More »

”Është marrë me drogë, burgaxhi dhe kumarxhi”. Qytetarët vlonjatë flasin si e njohin ‘Babalen’ (Video)

“Dëshmitari X”, apo Albert Veliu personazhi i përgjimit të publikuar nga PD është një personazh i njohur në qytetin e Vlorës. Ata e tregojnë “Babalen” si një person të përfshirë në trafiqe, problematik në qytetin e Vlorës dhe të zhytur në borxhe në shumë biznese në qytetin bregdetar.

Përgjimi i publikuar nga PD, ku pretendohet se është Agron Xhafaj, është kthyer në temën kryesore të diskutimeve edhe tek qytetarët vlonjatë, të cilët i njohin edhe personazhet e përfshira në këtë debat.

Ata nuk shprehen të habitur për këtë situatë, por e cilësojnë gjithçka të inskenuar politiksht duke përdorur personazhe të dënuar për trafik droge për të sulmuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Disa prej të intervistuarve, e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, Albert Veliu.

Teksa e cilësojnë si llumin e shoqërisë vlonjate, ka edhe nga ata që shprehen se Veliu u ka borxhe në bizneset e tyre dhe se ai njihet në qytetin e Vlorës si kontigjent kriminal.

Ai në ato linja ka qenë, ka qenë me kohë. Vetë është marrë me atë punë, ka bërë burg. Është dënuar në 2002, është dënuar në 2005.

Qytetar vlonjat

Është një njeri që është marrë me drogë, ka vjedhur, ka rënë në burg kaq herë. E provokova njëherë, thotë, këto janë fjalë rrugaçësh.

Qytetar  vlonjat

Këtë e ka bërë PD-ja, e ka futur në kurth. E njohim, si nuk e njohim.

Qytetar vlonjat

“Është kumarxhi”, thotë një tjetër qytetar vlonjat.

E njoh që kalama. Njeri i rëndomtë, në të gjitha lokalet e Vlorës ka borxhe. Ashtu ka qenë, ashtu do mbetet dhe ashtu do vdesë ai.

Qytetar vlonjat

Këto nuk janë opinionet e vetme. Ka pasur edhe nga ata qytetarë që nuk e njohin nga afër “Dëshmitarin X”, por në opinionin e tyre e cilësojnë të gjithë ngjarjen si të inskenuar për kredo politike./Shqiptarja.com

”Është marrë me drogë, burgaxhi dhe kumarxhi”. Qytetarët vlonjatë flasin si e njohin ‘Babalen’ (Video) Read More »

“Kus Baba” në Vlorë, do të quhet “Kus Babale”. Basha po këmbëngul, Rama do ia bëjë këtë “lëshim”. I dha 13.3 milionë euro, jo më këtë

Vlorës si gjithnjë i gjendet ana dhe mënyra për ta kthyer në qendër të debatit, ne qendër të goditjes sa herë që tentohet apo ka përplasje të fortë politike.

Madje dhe kur nuk ka, sajohet diçka, ndonjë skenar dhe fusha e veprimit ndoshta dhe në mënyrë të sforcuar zhvendoset menjëherë në Vlorë.

Më shumë këtë e kërkon PD dhe opozita, e cila e ka obsesion Vlorën pasi i duket sikur pushteti merret dhe lihet vetëm kur do dhe mendon Vlora.

Dhe duke qënë se PD identifikohet me Sali Berishën në tërë këto vite si lider historik i saj, tashmë me afrimin e 26 majit, përvjetorit të 22 të ngritjes së institucionit të vjedhjes së votës nga Berisha dhe datës së “rrethimit” të të pritshëm të kryeministrisë në protestë nga Lulzim Basha e trimat e tij, sërish gjithçka “luhet” në Vlorë.

Fjala është për një “inkursion” ndoshta dhe të pamenduar të selisë blu të udhëhequr nga Basha dhe jo “ustai” Berisha, ku dërguan Ervin Salianjin, Gazmend Bardhin e ndonjë tjetër dhe “peshkuan” një demokrat të flakët, por që fatkeqësisht është trafikant droge pa lekë në xhep, dhe i thanë të fuste në “kurth” vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Pa hyrë shumë në autencitetin e atij video-përgjimit të famshëm Albert Veliu të mbituajturit “Babale”, një protestues profesionist, trafikant, që pretendon se ka bërë një bisedë me Agron Xhafajn, ai këmbëngul se nuk e di kush e ka përgjuar bisedën.

Nga ana tjetër “Babalja”, kështu quhet me përkëdheli trafikanti, ka ngatërruar dynjanë sa tashmë askush nuk e merr përsipër përgjimin, madje as gazetari militant Jetmir Olldashi.

Njëherësh problem është se ku i gjeti lekët ky “Babalja” që bleu mbi 20 kilogramn drogë, ku e gjeti drogën, kush ia dha, pasi e bleu ku e çoi.

Dhe të gjithë këta njerëz do të shkojnë te prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë ca shpjegime, pasi dhe organi i akuzës i ka disa prova.

Por ajo që mbetet është fakti se në Vlorë tashmë kanë nisur të tallen të gjithë, dhe me atë humorin e egër vlonjat, ndonëse me dhimbje thonë: Tani pika turistike “Kus Baba” në Vlorë do të quhet këtej e tutje “Kus Babale”.

Argumenti ironik i dhënë me këtë rast është se “po na njohin për fat të keq më shumë me këtë “Babalen”, duke na e lëshuar bojën në tokë”.

Pavarësisht se “Babalja” është heroi i opozitës.

Ku jo pa ironi sërish vlonjatët thonë se Rama s’ka për t’ia prishur Bashës, i dha 13.3 milionë euro të pallatit të vjehrrit që u shemb në Vlorë, i dha dhe 7 ministra, 7 drejtorë të përgjithshëm, dhe ndryshimi i emrit nga “Kus Baba” në “Kus Babala” s’është asgjë për kryeministrin./Pamfleti

“Kus Baba” në Vlorë, do të quhet “Kus Babale”. Basha po këmbëngul, Rama do ia bëjë këtë “lëshim”. I dha 13.3 milionë euro, jo më këtë Read More »