Aktualitet

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një dokument

Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një nëpunës të Hipotekës së Fierit, i cili i merr ryshfet një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takon! Qytetari Ariz Çervanaku, nga zona e Frakullës në Fier, u ankua se juristi i ZVRPP Fier, Ervis Bregasi, e ka sorollatur për muaj me radhë për t’i nxjerrë certifikatat e pronësisë së tokave. Në fund, juristi i kërkoi 300 mijë lekë, ndërsa kamera e “Fiks Fare” faktoi momentin kur nëpunësi i shtetit merr edhe ryshfetin.

“Unë jam 60 vjeç dhe i jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’ se kam 3 vjet që sorollatem nëpër zyrat për të aplikuar për tokat dhe s’po m’i bëjnë certifikatat. Topografi më kërkoi 300 mijë lekë. Ja dhashë dhe po më sjell vërdallë. Vete te hipoteka dhe ai juristi kërkon 300 mijë lekë. Unë kam 4 dylymë e gjysmë dhe e kam përfituar me ligjin 7501” thotë qytetari.

Më tej shton se “i dhashë lekë Bedri Trokës, 300 mijë. Bedriu është topografi i njësisë vendore Frakull e Madhe dhe po më bie vërdallë. Në Hipotekë ky juristi Ervis Bregasi më kërkon 300 mijë lekë për një parcelë”.

Qytetari shton se lekët ia kërkon për të bërë tokat me certifikatë. “E kam takuar 4-5 herë dhe më ka thënë nam 300 mijë lekë t’i bëj certifikatat. Pronat i kam në rregull, me ligjin 7501 dhe s’kam konflikte me njeri” thotë Çervanaku, ndërsa kërkon vetëm të regjistrojë pronat.

Pas denoncimit, qytetari shkon te Hipoteka e Fierit për të takuar juristin Ervis Bregasi. Pasi e pret disa orë, juristin nuk e takon dot, ndërsa i merr numrin e telefonit rojës. E telefonin dhe lënë takim te ETC-ja në Fier. Qytetari shkon te vendi dhe pasi e pret disa minuta, takohen dhe lëvizin bashkë. “Tani hua i gjeta unë ato (lekët) të shkreta, hua i gjeta ato. S’ke ça bën dhe ti, po dhe ne s’kemi ça bëjmë se unë kam 7 parcela, po nga 5, i thonë 35. Po Bedriu do. Do se s’ti bën, po s’ti bëri ai, s’ti bën dot ti dokumentet. I bën dot ti, pa prurë ai? S’i bën dot” i thotë qytetari, ndërsa ai i përgjigjet se “po mirë, ça të bëj dhe unë o Ariz”.

Më pas i thotë “i ke marrë me vete (lekët)?”. “Ja shikoje, se thua pastaj më ke dhënë 200 pastaj. Ma ka bërë njëri kështu mua. Gjashtë… Na…” i thotë, ndërsa i jep edhe 300 mijë lekë.
Më pas të dy bisedojnë edhe për parcelat e tjera, ndërsa juristi i thotë se certifikatën e kësaj parcele e ka në shtëpi ditën e hënë. Për të tjerat nuk i kërkon lekë, ndërsa e pyet sa i ka marrë edhe topografi i Njësisë Administrative Frakull. “300 i kam dhënë” i thotë qytetari.

Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Fierit, ku kërkon juristin. Roja thotë se “shefja i ka mbyllur brenda me çelës”. Pas kësaj, qytetari telefonon juristin dhe ai i përgjigjet se “certifikatën e bëri, me postë do vijë”.

Ndërkohë, pas disa ditësh, gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Hipotekën e Fierit dhe takojnë drejtorin Petrit Kanani. Pasi i bëjnë me dije përse kishin shkuar, drejtori thërret juristin nëse ka përfunduar praktikën e z.Çervanaku. “Ai ka marrë certifikatë pronësie, unë e kam mbaruar praktikën që në datë 19.03.2018. Unë si jurist e kam mbaruar” thotë Bregasi, ndërsa drejtori e pyet nëse ka marrë apo jo lekë.

“Ai mund të thojë çfarë të dojë. Arizi është i mangut nga trutë. E kam takuar poshtë, më ka thënë kshu kshu e kam hallin. I thashë Ariz do të ndihmojë. I thashë, sipas ligjit Ariz unë do të ndihmojë. I thashë do ta shikojmë me përparësi praktikën, do të të ndihmoj. E ndihmova” tha juristi, ndërsa tha se nuk ka marrë lekë. Gjithashtu, nuk pranoi të japë intervistë. Gazetarët e pyetën nëse e ka takuar këtë qytetar, dhe ai fillimisht tha se “në sportel po, edhe në telefon po, më ka kontaktuar. Më ka marrë numrin te roja”.

Ai mohoi ta ketë takuar para një biznesi, në momentin kur i ka marrë lekët. “Jo, se kam takuar” këmbënguli ai, ndërsa gazetarët i bënë me dije se gjithçka është e filmuar. “Ti mund t’i nxjerrësh pamjet filmike. E kam takuar në sportel poshtë, e kam marrë në makinë se më ka ardhur keq, nuk e di ku e ka shtëpinë, andej nga …” ishte përgjigjja tjetër e tij.

Në fund, drejtori i Hipotekës së Fierit, Petrit Kanani, tha se “volumin unë se kam firmosur se kemi pasur KLSH-në këtu, do të thotë se qytetari s’e ka marrë certifikatën akoma. Do t’i kaloj unë volumet tani, që të gjitha, e ka të mbyllur ai, e ka të mbyllur ai” përfundoi ai.

Denoncimi/ Juristi i Hipotekës së Fierit merr 300 mijë lekë për një dokument Read More »

“Shikoni rrugën Durrës-Tiranë se turp, si në Kabul”, Rama i kthehet komentuesit: Ke të drejtë

Kryeministri Edi Rama është ndalur këto ditë në Gjirokastër në kuadër të takimeve me qytetarët për llogaridhënien publike ndaj tyre.

Në këto takime të Ramës me qytetarët, si gjithmonë nuk munguan batutat dhe ironitë e shefit të Qeverisë.
Por ai përvec replikave live me ta, ka zgjedhur që të replikojë edhe me komentuesit në rrjetet sociale, dy prej të cilëve u është kthyer kështu:

Qytetari: Ja nisët dhe ju si saliu,Rritje ekonomike 7% e shqiptarët sillen rrugve të europës.

Rama: Nuk e di ku e degjove 7% po s’ka gje, fakti eshte se e nisem nga 0,Diçka dhe jemi ne afro 4%! Te duket pak?! Edhe per mua nuk eshte aq sa dua te jete, po faktet jane fakte dhe eshte trefishi i asaj qe ishte, nderkohe qe objektivi eshte te kapercejme 5%-shin e do ta bejme

Qytetari: Me fjale te bukra po’ po’ vepra spo shohim shkoni shifni rrugen durres tirane eshte turp rruge si ne Kabul

Rama: Qe ti shohesh veprat duhet te duash t’i shohesh, po nuk deshe nuk i sheh, ndersa per rrugen Tirane – Durres ke te drejte, po punohet me projektin e rindertimit dhe besoj qe brenda gjysmes se pare te vitit te ardhshem fillon puna

“Shikoni rrugën Durrës-Tiranë se turp, si në Kabul”, Rama i kthehet komentuesit: Ke të drejtë Read More »

Shkundjet në Jug, sizmologu paralajmëron tërmete të tjera: Është normale

Ditët e fundit, disa tërmete janë regjistruar në jug te vendit, kryesisht në qytetin e Vlorës, Himarës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, të cilat kanë shkaktuar mjaft panik të banorët.

Megjithatë për sizmiologun Rrapo Ormeni, lëkundjet 5-6 ballë janë normale pasi vendi ynë ndodhet në një zonë me aktivitet sizmik të lartë.

“Shqipëria këto tërmete i ka normale. Gjatë vitit bien disa tërmete të tilla në zona të ndryshme të vendit, janë tërmete të cilat ndihen fort, janë të frikshëm por në përgjithësi nuk shkaktojnë dëme. Dëmet e tërmeteve fillojnë me magnituda më të larta, kryesisht tek magnituda 5 ose intensiteti me epiqendër 7”, u shpreh ai për Ora News.

Tërmeti i 19 majit, është pasuar nga 30 lëkundje, të cilat sipas Ormenit do të pasohen edhe nga të tjera në ditët e ardhshme. “Do të ketë lëkundje që vazhdojnë disa ditë. Sipas madhësisë së goditjes kryesore kur është e këtij rangu vazhdojnë disa ditë, kur është e madhe vazhdojnë me muaj dhe kur është shumë e madhe vazhdojnë me vite derisa në vatrën e tërmetit të vendoset gjendja e ekuilibrit, të çlirohet e gjithë energjia”, sqaroi Ormeni.

“Gjithmonë duhet të ruhet qetësia, të vendosesh nën një objekt më të fortë, një tavolinë. E shikon që kaloi goditja kryesore, nuk ka më, e mira është të dalësh jashtë”, këshilloi ai.

Në jug të vendit tërmeti i dytë 6 ballë, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale ku 9 shtëpi janë kthyer në të pabanueshme

Shkundjet në Jug, sizmologu paralajmëron tërmete të tjera: Është normale Read More »

Nxorri jashtë gazetaren, flet Erjon Braçe: Nuk lejoj askënd të tallet me deputetët

Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar ngjarjen e sotme të ndodhur në komisionin për Ekonominë e Financat. Braçe shkruan se xhesti dhe etika e gazetares nuk ishte normale  Dhe në institucionin që ai drejton nuk do të lejonte që të ndodh një gjë e tille.

Postimi i plotë:

NUK NDODH KUND NE BOTE!!

  1. Une mendoj se; Ne nje mbledhje pune te komisionit per Ekonomine e Financat (cdo komisioni kuvendor xhanem), cilido gazetar duhet te degjoje, nese nuk i mjafton mund edhe te mbaje shenime.
    Por kaq. Mbledhja e komisionit per Ekonomine e Financat perfshin spjegime, pyetje e pergjigje, diskutime, kundershtime, votim gjithashtu, por nga deputetet e mes tyre. Ndaj eshte nje mbledhje pune.
    Mbledhja e punes e komisionit per Ekonomine e Financat nuk ka se si te jete dialog mes deputeteve e gazetareve apo, batuta te gazetareve me ze e figure, perkunder fjaleve te deputeteve.

Pa me te voglin diskutim, pas mbledhjes, gazetaret kane te gjithe te drejten te pyesin, marrin pergjigje,
te raportojne ne liri te plote, madje te kritikojne, po te duan edhe te shajne ku te duan dhe cilindo deputet, me apo pa arsye, ne media apo profilin e tyre ne te gjitha rrjetet sociale.

Ajo qe ka ndodhur sot gjate mbledhjes se komisionit per Ekonomine e Financat nuk ndodh kerkund ne bote; Nje gazetare, po, per mua “ajo me syze”- nuk eshte gazetare e atashuar prane komisionit ku une drejtoj, per here te dyte e kam vene re sot dhe per fajin tim nuk e di si quhet, e pa te arsyeshme te tallet me fjale e xheste, me ze e me figure i thone, ne mes te mbledhjes me deputetet.

Une e kuptoj qe te vendosesh rregull ne kete vend eshte e veshtire, per shkak te politikane gjithnje, po e pranoj edhe kete. E thashe edhe ne komision sot; Te fajesosh drejtuesin e komisionit perse vijon te drejtoje nje mbledhje normale, eshte aq e tepert sa nuk ka.

Por te bej viktimen nje gazetar qe shkel cdo rregull pune ne nje komision Kuvendor, pastaj etiken me minimale duke i dhene mundesi vetes te abuzoje pa cak me te qenit gazetar terreni,
eshte aq e tepert sa kalon cdo cak.

Gjithe cfare i lexova ne nje status publik, me jep aq te drejte ne sa shkruaj sa edhe konsumova publikisht ne komision!
Nuk ka gazetar ne bote qe e

merr veten me aq te mira sa te nderhyje me ze, fjale e xheste ne nje mbledhje pune deputetesh, per te fyer cilindo prej tyre.
Per asnje motiv, qofte ky edhe motiv qe vjen nga bindjet politike, personale, te drejta, publike ose jo.
Une per vete nuk do ta toleroj kurre.

Pa as me te voglin diskutim, ne nje perballje qe shpesh quhet “konference per shtyp”, gjithkush ka te drejten te bej “betejen” e tij me cilindo politikan qe ka marre persiper te jete perballe medias.
Por me te gjithe njesoj ama!

Per te shpetuar fytyren qe shpesh shfaqet si apolitike.

  1. Arsen, une pranoj cilendo kritike por gjithnje ate qe ngrihet mbi te verteten. Mbi gjysma te verteta eshte e veshtire te gjykosh mbi ngjarjen apo sjelljen e kujtdo.

Nxorri jashtë gazetaren, flet Erjon Braçe: Nuk lejoj askënd të tallet me deputetët Read More »

‘Pika që s’ju bie se nga gratë rroni’, replikat e Ramës me banorët në Gjirokastër: Çajupi ju ka njohur mirë

Kryeministri Edi Rama gjatë një dëgjese me qytetarët ka folur për drejtësinë, administratën, por edhe probleme të tjera, ndërsa nuk ka kursyer edhe batutat.

Sëmundje e vjetër, problem i madh kur njerëzit shkojnë në një zyrë hipoteke, e cila është simboli në këtë pikë. Çdo muaj zgjidhim rreth një mijë probleme. 120 persona janë ndëshkuar për mos përgjigje ndaj qytetarëve. Të pastrojmë administratën nga ata që janë mësuar të jetojnë si parazitë.

Është e pavërtetë dhe manipulim i madh që ne i paskemi dhënë qindra milionë oligarkëve për koncesionet, sepse duket se kemi marrë nga arka qindra milionë dhe ua kemi dhënë atyre, e vërteta është ndryshe. Në paguajmë cdo vit, pjesë pjesë, sipërmarrje që kanë marrë koncesionin për të bërë shërbime publike më të mira. Shumica duan të punojnë në shtet, o shtet o s’ka, thotë Rama.

Diskutimet e kryeministrit me qytetarët dhe batutat
Rama: Çajupi që iu ka njohur mirë e ka thënë ‘pika që s’ju bie se nga gratë rroni’.

Qytetarja: Unë jam njëra nga banoret e dëmtuara nga pallati…

Rama: Tani mos e zgjat, e përfundojmë para se të fillojë dimri

Qytetarja: Më kanë hequr dritat prej 6 muajsh, ka mbetur puna të gjykata e lartë?

Rama: Për rastin tënd, nuk kemi se cfarë shtojmë, se është në gjykatë, por është rasti për të përsëritur; nuk mund të zëvendësojmë gjykatat, kryeministri nuk bën dot prokurorin, ne e kemi ndërruar këtë sistem, që kur kemi vendosur të hyjmë në sistemin e ri. Nuk cakton kryeministri kush hyn në burg. Gabojnë ata që thonë se qeveria kap ata që janë të varfër dhe jo të fortët, këtë duhet ta bëjë drejtësia. Ka filluar pastrimi i sistemit të drejtësisë, njerëz të fuqishëm sot kanë dalë jashtë sistemit dhe një pjesë e tyre do të japin llogari për pasurinë.

Rama: Kush e do fjalën, jo, jo, je burrë ti, ulu, e kanë radhën gratë pastaj burrat. Imagjino që mos kesh gruan, ku vete…

Qytetarja: Kisha tre vite probleme me hipotekën, të kapa në Virua, te Kalaja nuk më lanë bodigardët, tani e zgjidha…

Rama: Po u ngrit edhe një të lavdërojë drejtorin e hipotekës e morët në qafë. Ulu more, pse të ulesh?! Nuk je grua…Të duket vetja më i mirë se kjo…rri tani

Qytetare: Jam rrahur nga nusja, prokuroria dhe gjykatat më kanë marrë pronën, shtëpinë, iu lutem kërkoj ndihmën tuaj?

Qytetari: Ju keni bërë shumë punë me shërbimet, ta themi drejt, se unë jam moshatar
Rama: Me mua…? (qesh)

Qytetari: Ore me pensionet e fshatit ca do bëhet, as i ngre dhe as i ul?
Rama: Ke të drejtë me pensionet, por a një kryeministër që nuk do t’i rrisë. Për pensionet e fshatit ka qenë problem cështja e kontributeve.

‘Pika që s’ju bie se nga gratë rroni’, replikat e Ramës me banorët në Gjirokastër: Çajupi ju ka njohur mirë Read More »

Mos u gënjeni nga dielli i sotshëm, ja çfarë na pret nesër

Paraditen e sotme vendi ynë është dominuar kryesisht nga një mot i kthjellët dhe me diell në orët e para të mëngjesit, por sipas sinoptikanëve pritet të kemi sërish një përkeqësim të kushteve atmosferike. Sipas Institutit te Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë pasdites së sotme dhe nesër në mesditë priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit.

Reshjet:

Sot pasdite (e hënë, dt.21) dhe nesër në mesditë (e martë, dt.22) pritet të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa në disa qarqe të jenë lokalisht deri mesatare. Gjatë pasditeve mund të ketë lokalisht edhe shtrëngata, kryesisht në terrenet kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

Temperaturat:

Nesër (e martë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 30°C

në vendet e ulëta: 18 / 28°C

në vendet malore: 10 / 24 °C

Era

Sot pasdite (e hënë, dt.21) dhe nesër (e martë, dt.22) era pritet të fryjë mesatare.

Mos u gënjeni nga dielli i sotshëm, ja çfarë na pret nesër Read More »

Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria shumë shpejt me tre aeroporte

Vendi ynë shumë shpejt do të ketë tre aeroporte. Veç aeroportit ekzistues të Rinasit në Tiranë, vendi do të ketë në funksion aeroportin e Kukësit, teksa do të ndërtohet dhe ai i Vlorës. Gjithashtu, qeveria po vlerëson dhe ndërtimin e një aerodromi në Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, duke iu përgjigjur interesit të mediave se, zgjedhja e Vlorës për t’u ndërtuar aeroporti i ri, nuk ka si qëllim diskriminimin e Gjirokastrës, por është çështje ekonomie dhe potenciali.

“Së pari kjo nuk është çështje zgjedhjeje diskriminuese apo mënjanimi, por çështje llogarish. Ka tjetër shkallë ekonomie Vlora dhe tjetër Gjirokastra.

Ka tjetër potencial investimi dhe kthimi Vlora dhe tjetër Gjirokastra. Ajo që mund t’ju them është se jemi në diskutim dhe s’do bëjmë normalisht dy aeroporte, por jemi duke duke vlerësuar mundësinë dhe krijimin e një aerodromi edhe në Gjirokastër.

Por gjithnjë pas një llogarie të mirëmenduar ekonomike, pasi shumë shpejt vendi ynë do ketë tre aeroporte, Rinasin, do futet në punë ai i Kukësit dhe do ndërtohet aeroporti i Vlorës, ç’ka do ishte luks të kishim dhe një në Gjirokastër”, tha Rama.

Rama jep lajmin e mirë: Shqipëria shumë shpejt me tre aeroporte Read More »

Tërmetet në jug mbledhin shtabin e emergjencave në Vlorë

Termetet ne jug mbledhin shtabin e emergjencave ne Vlore. Me pjesmarrjen e  te gjithe aktoreve vendor gjate bledhjes jane diskutuar masat qe.do te merren per tu ardhur ne ndihme banoreve te prekur nga termetet.

Ne fjalen e tij, kreu i emergjencave civile, prefekti i qarkut Flamur Mamaj ka ber dhe nje bilanc paraprak te shtepive te demtuara ku numerohen 9 shtepi te demtuara ne total apo prane kufirit te te pabanueshmes. Ne kete bilanc perjashtohen shtepite e prekura ne fshatin Vermik, per shkak te bllokomit te komunikimit me kete fshat. Mendohet se ne Vermik jane mbi 10 shteli, por te pabanuara.

Prefekti Flamur Mamaj  ka sqaruar se per familjet e prekura eshte kerkuar nga rezervat e shtetit mobilizimi i banoreve me cadra per strehim. Si dhe eshte kerkuar ngritja e grupit te punes per te verifikuar demet ne terren.

Kryetari i bashkise selenic, Perparim Shametaj, pas mbledhjes ka thene se grupi i punes do te kryej verifikimet ne terren, por ai kerkon mbeshtetjen e qeverise si dhe te Emergjencave per masa te menjehershme per banoret e prekur. Shametaj ka thene se disa familje tashme jane ne qiell te hapur, dhe per ta duhen masa te menjehershme dhe perfundimtare.

Kreu i Bashkise Selenic ka sqaruar se harta e te prekurve nga termetet eshte zgjeruar, jane dhjetra shtepi edhe ne fshatin Kocul, qe kane pesuar plasaritje si dhe rrezikojne nga shkeputja e mases kodrinore te fshatit.

Tërmetet në jug mbledhin shtabin e emergjencave në Vlorë Read More »