Aktualitet

7 arsye se pse Berisha mund të eliminojë Lulzim Bashën, shërbimet në alarm

Berisha ndolli vrasjen e Bashës një vit më parë, akuzoi kundërshtarët politikë siç bëri me rastin e Azem Hajdarit, merren masa ekstreme për ruajtjen e kreut të PD nga Berisha në protestën e 26 Maji
Një vit pasi Sali Berisha përhapi disa teori konspirative, sipas të cilave, shërbimet e huaja armiqësore janë investuar për të vrasjen e Lulzim Bashës, shërbimet informative vendase dhe ato partnere janë vënë sërish në lëvizje, për zbatimin e një plani, për të shtuar masat e sigurisë për mbrojtjen e jetës së kryetarit të opozitës.

Lëvizja e nëndheshme vjen para protestës së opozitës së 26 Majit, pikërisht në 22 vjetorin e një prej krimeve zgjedhore më të rënda në historinë e Evropës, me protagonist Sali Berishën.

Në 26 Maji ’96 Sali Berisha gjakosi opozitën e atëhershme dhe mbushi kutitë e votimit me dhunë. Ky akt i paprecedentë solli destabilizimin e vendit dhe detyroi amerikanët të përmbysnin Berishën nga pushteti me forcë. 22 vjet më vonë, PD do të zhvillojë një protestë.

Alarmi i shërbimeve vendase dhe atyre partnere vjen pas edhe një analize dhe verifikimi të gjatë të informacioneve dhe të alarmit që dha Sali Berisha një vit më parë eliminimin e Bashës.

Shërbimet kanë arritur në përfundimin se jeta e Lulzim Bashës nuk rrezikohej nga asnjë faktor i jashtëm. Kjo bindje u përforcuar pas zbulimit të provave, sipas të cilave PD dhe Lulzim Basha kishin lidhje të errëta dhe financoheshin nga oligarkë rusë.

Në këtë kuadër, të gjitha dyshimet janë përqendruar mbi Sali Berishën, i cili krijoi një alibi duke akuzuar Edi Ramën, për t’i hapur rrugë një tentative të mundshme për të hequr qafe Lulzim Bashën.

Një vit më parë Berisha tha: “Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata, ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të paguar të qeverisë, diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë se shërbimet amerikane i kanë bllokuar, është Edi Rama para tyre, ka dashur të vrasë liderin e opozitës, dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, thashë me mendjen time, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë non grata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës, kundërshtarin politik”.

Një skemë të tillë Sali Berisha e përdori edhe në rastin e Azem Hajdarit. Ky i fundit ishte një nga pretendentët më seriozë për të marrë drejtimin e Parisë Demokratike. Ishte makthi më i tmerrshëm për Sali Berishën.

Me eliminimin e Azemit, Berisha me një gurë vrau dy zogj. Së pari hoqi qafe një rrezik të madh që mund t’i merrte partinë dhe së dyti, vrasjen e Azemit e përdori për të marrë pushtetin më dhunë, me anë të grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998. Fillimisht Berisha akuzoi Fatos Nanon për vrasjen e Azemit. Këtë akuzë e përdori si alibi për të pushtuar institucionet.

Më vonë, Berisha akuzoi Izet Hazhinë, të cilin e kishte urdhëruar për të organizuar grushtin e shtetit pas vrasjes së Azemit.

Tashmë, Izet Hazhia akuzon Sali Berishën si orkestruesin e vrasjes së Azemit. Izeti është ekstraduar në Shqipëri dhe kërkon hapjen e kësaj dosje. 20 vjet pas kësaj ngjarje, të gjitha dyshimet bien mbi Sali Berishën.

Po pse Sali Berishës i intereson eliminimi i Lulzim Bashës?

Së pari, Sali Berisha po kërkon prej tre vitesh një shkak për destabilizimin e vendit, me shpresën se do të mund të shpëtojë veten dhe familjen e tij nga drejtësia e re. Ka bërë thirrje për armatosjen e popullit, për mosbindje civile, për rebelim popullor etj., por askush nuk ia ka vënë veshin.

Në këto kushte, Berishës i duhet një ngjarje tronditëse për të manipuluar popullin, siç bëri me rastin e Azem Hajdarit, për destabilizim e vendit dhe për të krijuar një mundësi për të ardhur në pushtet.

Së dyti, Lulzim Basha dështoi në realizimin e detyrës jetike, për sabotimin e reformës në drejtësi. Lulzim Basha, bashkë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, humbi betejën me amerikanët për sabotimin e reformës në drejtësi, sidomos të ligjit të Vetingut dhe të ligjit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Sot të gjithë ushtarët e Sali Berishës në gjykata dhe prokuroi po fluturojnë njëri pas tjetrit.

Së treti, Lulzim Basha nuk shërben më si një mburojë për Sali Berishën dhe familjen e tij. Lulzim Basha me partinë e tij të katandisur nuk mund ta ndalojë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorinë e Posaçme që t’u vënë prangat Berishës dhe Shkëlzenit dhe që t’u konfiskojnë pasurinë.

Së katërti, që kur Sali Berisha e la Patinë Demokratike në dorën e Lulzim Bashës, PD ka humbur gjysmën e elektoratit. Nën drejtimit e Bashës, PD ka lundruar nga humbja në humbje. Me këtë ritëm, në zgjedhjet e 2021, Partia Demokratike mund të përfundojë parti e katërt.

Së pesti, Lulzim Basha po tenton që të ndahet nga Berisha, dhëndri, Shkëlzeni dhe ushtria e tyre. Në zgjedhjet e 2017, Basha hoqi njerëzit e Berishës nga lista e kandidatëve për deputetë si dhe vendosi besnikët e vet. Tashmë ka ndryshuar edhe statutin e partisë për të blinduar pozitat e veta.

Së gjashti, që pas vizitës së George Soros në dhjetor të vitit 2014, Lulzim Basha është në një aleancë solide me Edi Ramën. Marrëveshja e 18 Majit 2017, ishte vetëm një shenjë e kësaj aleance. Basha tashmë shërben si një garanci për pushtetin e Edi Ramës.

Së shtati, nëse Berisha thjeshtë e shkarkon Bashën si kryetar PD, Basha mund të kthehet në një rrezik të madh për familjen Berisha. Që nga viti 2005, Basha ishte një ndër ushtarët më të besuar të familjes Berisha. Basha i di shumë sekrete të tmerrshme Berishës. Shumë sekrete Berishës i dinte edhe Sokol Olldashi, por sapo Olldashi u rebelua dhe nisi të flasë, gjeti vdekjen në mënyrë misterioze./Pamfleti

7 arsye se pse Berisha mund të eliminojë Lulzim Bashën, shërbimet në alarm Read More »

Bashkimi Europian: ”Izolim” për Gjyqatrët dhe Prokurorët. ‘Ngelësit’ e Vettingut nuk mund të ushtrojnë profesionin e avokatit

Bashkimi Evropian kërkon thellimin e izolimit për prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut. Misioni EURALIUS në Shqipëri ka propozuar që prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët nuk kalojnë Vetingun, të mos kenë të drejtë për të ushtruar profesionin e avokatit.

Propozimi është bërë në kuadër të shqyrtimit dhe miratimit të projektligjit për profesionin e avokatit. Ky projektligj është marrë dje në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve. Përfaqësues të misionit EURLIUS, projektit të Bashkimit Evropian që asiston autoritet shqiptare për konsolidimin, pavarësinë, transparencën, efiçencën dhe efektivitetin e sistemit shqiptarë të drejtësisë, ka propozuar që gjyqtarët dhe prokurorët që mbeten në rrjetën e trefishtë të Vetingut, të mbahen larg drejtësisë së re, duke mos patur të drejtë të bëhen avokatë.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkohë që kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia tha se nga e drejta për ushtrimin e këtij profesionit duhet të provohen persona që kryejnë krime të rënda. Vendimi përfundimtar mbi këtë pikë të projektligjit për avokatinë, do të merret nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve këtë të premte.

Risia e projektligjit

Risi në draftin e ri të ligjit për avokatinë shënon futja ne ligj i së drejtës së pezullimit të ushtrimit të profesionit të avokatit, nëpërmjet mekanizmit të dorëheqjes. Në ligjin e vjetër parashikohej pezullimi i ushtrimit të profesionit të avokatit, vetëm për shkak të papajtueshmërisë ligjore, dhe konkretisht kur personi ka qenë duke ushtruar profesione të tilla si, gjyqtar, prokuror, noter apo punonjës i administratës publike.

Bashkë me dorëheqjen, drafti i ri parashikon edhe papajtueshmërinë e ushtrimit të profesionit të avokatit për shkak të marrëdhënieve të punës me subjektet private, ku përjashtim bëhet vetëm në rastin e një marrëveshje midis avokatit dhe punëdhënësit privat.

Ndëshkimi i avokatit

Projektligji parashikon që Komiteti Disiplinor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka autoritet të pezullojë lejen e ushtrimit të profesionit në rastet kur avokati ka shkelur në mënyrë të përsëritur rregullat për ushtrimin e profesionit, kur nuk ka plotësuar detyrimet ligjore për ushtrimin e profesionit, kur ndaj avokatit ka filluar një proces penal, kur nuk ka paguar kontributin e anëtarësisë, kur vuan nga sëmundje mendore ose fizike, të cilat bëjnë të pamundur ushtrimin normal të profesionit.

Ndërkaq, procedimi disiplinor ndaj një avokati fillon mbi bazën e një ankimi të bërë ndaj tij dhe klasifikohen në “sjelljet joprofesionale te avokatit”, ku përfshihen veprimi në kundërshtim me dispozitat ligjore apo nënligjore, statutit si dhe Kodin e Etikës të avokatit si dhe në “shërbimet e papërshtatshme profesionale”, ku përfshihen veprime apo mosveprime ndaj të përfaqësuarit, të cilat janë dukshëm nën nivelin e pritshmërisë të shërbimit të avokatit./Shqiptarja.com

Bashkimi Europian: ”Izolim” për Gjyqatrët dhe Prokurorët. ‘Ngelësit’ e Vettingut nuk mund të ushtrojnë profesionin e avokatit Read More »

Kakavijë, shqiptari arrestohet nga policia greke. Dyshohet se ishte pjesë e ISIS (Emri)

Pasditen e së hënës është arrestuar nga policia greke, në pikën kufitare të Kakavijës shtetatsi, Leonardo Rustemi. Ai dyshohet se është në listen e personave që janë pjesë e ISIS.

Ky shtetas është ndaluar gjatë kontrollit të dokumentave, por në pikën shqiptare nuk i kishin nxjerrë probleme dhe kishte kaluar normalisht kufirin. Leonardo Rustemi do të dërgohet në Janinë, pasi do të jetë kjo Gjykatë që do të vendos nëse ai  do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas policisë greke ai kishte jetuar për disa vite në Lindjen e Mesme dhe figuronte në listen e të dyshuarve si pjesë e kësaj organizate terroriste.

Kakavijë, shqiptari arrestohet nga policia greke. Dyshohet se ishte pjesë e ISIS (Emri) Read More »

Gazetari Jetmir Olldashi nuk del garant: PD ta vërtetonte autenticitetin e përgjimit, nuk isha aty kur Babalja foli me vëllain e ministrit!

Gazetari Jetmir Olldashi ka treguar gjatë emisionit Ajsberg rrugëtimin e tij në Vlorë, takimin me Albert Veliun dhe dilemat që kishte në lidhje me investigimin që e çoi drejt Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm.

“Vendosa të mos shkoj më tek se mendoja që nuk mund të mos shkoja pa rrezikuar kokën. Në një moment, mendova se Babalja edhe mund të fliste se kishte shkuar me mua në Vlorë për të bërë një emision televizin dhe mund të nxirrte disa gjëra rreth identitetit tim dhe kjo bota e nëndheshme mund të ndjehej e rrezikuar dhe nuk e di çfarë mund të më ndodhte mua.

Në këto kushte vendosa t’i drejtohem Partisë Demokratike.

Ky ishte momenti. Më pas nuk është se pata ndonjë kontakt apo dëgjova më për këto materiale, biles mendova se PD mund ta vërtetonte autenticitetin e zërit a ku di unë se çfarë, se unë nuk kisha qenë prezent kur Babalja kishte folur me vëllain e ministrit të brendshëm.

Kur doli përgjimi mu kthye në kujtesë kjo çështje dhe kuptova se rreziku ishte po aty se vecse kishte qenë punë e imja, tashmë isha në mes të një lufte politike.

Ata donin të qëronin hesapet me njëri tjetrin dhe unë isha në mes.

Një natë në të gdhirë, mora një telefonatë dhe më thanë se kemi gjetur Babalen dhe do të të takojë ty, që t’i bësh një intervistë.

Pyeta ku? Dhe më thanë tek Partia Demokratike. Shkova se mendova që intervista do të transmetohej në Ajsberg.

Partia Demokratike vendosi ta publikojë vetë” u shpreh Jetmir Olldashi.

Autenticiteti i përgjimit është në fakt pika më e fortë e debatit nëse personi tjetër që flet me Babalen është apo jo Agron Xhafaj dhe vetë gazetari qartësisht nuk del garant në lidhje me këtë moment të investigimit.

Gazetari Jetmir Olldashi nuk del garant: PD ta vërtetonte autenticitetin e përgjimit, nuk isha aty kur Babalja foli me vëllain e ministrit! Read More »

Drejtorja e Tatimeve në Vlorë, ftesë tatimpaguesve

Drejtorja e Tatimeve në Vlorë, Pranvera Resulaj, bën të ditur se tatimpaguesit të cilët do të reagojnë pozitivisht ndaj ftesës së administratës tatiomore që me deklaratën e TVSH-së të periudhës tatimore maj 2018-të dhe në vijim gjatë muajve të tjerë të sezonit, nuk do të jenë objekt I kontrolleve të plota në vend ,I vizitave fiskale ,I monitorimit të xhirros së realizuar apo I kontrolleve nga zyra e administrates tatimore.

Drejtorja e Tatimeve në Vlorë, ftesë tatimpaguesve Read More »

“Do shohim diçka tronditëse”/ Rama befason me deklaratën e tij: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në…

Shefi i qeverise Edi Rama ne nje interviste me gazetaren Mirela Milori te ABC news, tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama:Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori:Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama:Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori:Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama:Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

“Do shohim diçka tronditëse”/ Rama befason me deklaratën e tij: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në… Read More »

Bledi Mane: Grida Dumën e braktis dhe burri i saj

Nga Bledi Mane

Ilir Shqina quhet, ish lektori i shkencave sociale që mori për nuse studenten e tij Grida Duma. Kjo e fundit erdhi në Tiranë nga Spitalla e Durrësit, gjeti burrë me parapagesë por mori kot dhe iu fut politikës.

Pasi u fëlliq sistemtikisht nga tutorët e saj elbasanas, sot ndjehet më e braktisur se kurrë. Madje dhe burri i saj, Ilir Shqina, punonjës i Ministrisë të Punëve të Jashtme, u detyrua të braktisë Shqipërinë prej turpit të saj.

Burri i Gridës sapo ia qau hallin ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe Ditmiri si cinik permanent, ia dërgoi Gridës burrin vetëm 69 minuta larg nga Tirana. Ia dërgoi me mision në ambasadën shqiptare të Sllovenisë në Ljubljanë…

Gjithësesi ju kollovarët e Gridës duhet të merrni pjesë në protestën e opozitës të shtunën. U garantoj që burri i saj nuk vjen në Tiranë atë ditë se ia ka ndaluar eprori i tij Ditmir Bushati!!!

Bledi Mane: Grida Dumën e braktis dhe burri i saj Read More »

Zbulohet audiopërgjimi i ri, ja si gjendet droga dhe si bëhen pazaret në Vlorë

Sic ishte paralajmeruar, sonte ne emisionin “Ajsberg” nga Artur Cani eshte publikuar sonte nje pjese tjeter e papublikuar me pare e audiopergjimit te gazetarit Jetmir Olldashi qe tregojne se si mund te gjendet lehtesisht droge dhe te besh pazare per te ne Vlore e Tragjas.

“Deri këtu ne pamë Babalen që punonte për Jetmirin”, tha gazetari.

Zbulohet audiopërgjimi i ri, ja si gjendet droga dhe si bëhen pazaret në Vlorë Read More »