Aktualitet

Ligji i dekriminalizimit ”pret kokat” e 7 këshilltarëve bashkiakë, KQZ bën menjëherë zëvendësimet (Emrat e rinj)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar dje projektvendimin “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015” dhe atë “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione”.

Shkak i kësaj nisme nga ana e KQZ është bërë fakti se 7 këshilltarë bashkiakë kanë dhënë dorëheqjen për shkak të dekriminalizimit dhe dje u bë zëvendësimi me emra të rinj. “KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë:

Qarku Tiranë, Bashkia Kavajë, znj. Xhensila Sqapi;

Qarku Elbasan, Bashkia Elbasan, znj. Tatjana Ziu;

Qarku Fier, Bashkia Divjakë, znj. Agnie Rrusho;

Qarku Shkodër, Bashkia Fushë-Arrëz, z. Hil Kola;

Qarku Shkodër, Bashkia Fushë-Arrëz, Gjelinë Gjoka;

Qarku Vlorë, Bashkia Sarandë, znj. Eneola Qato;

Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, z. Gjergj Marku”, njoftoi KQZ.

Por në mbledhjen e djeshme KQZ, përveç këtyre vendimeve miratoi gjithashtu me 7 vota pro edhe kontratën-tip të shërbimit që do të lidhet me ekspertin financiar për auditimin e financave të partive. Objekt i auditimit nga eksperti financiar do të jenë të gjitha fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin që lamë pas.

Një veprim i tillë i ndërmarrë nga ana e KQZ ka ardhur në një moment kur dy partitë më të mëdha opozitare PD dhe LSI janë përfshirë në skandalin e lobimeve në SHBA. Skandal që u denoncua nga ana e revistës amerikane “Mother Jones”.

Madje nga investigimi i bërë nga ana e revistës amerikane “Mother Jones”, dolën në pah edhe lidhje mes dy partive shqiptare dhe eksponentëve të ndryshëm rus në çështjen e lobimeve. Për këtë arsye, KQZ duke marrë dhe parasysh dhe mosdeklarimin e plotë të financave nga ana e partive politike ka vendosur që të nisë një hetim mbi të gjitha shpenzimet e bëra nga PD dhe LSI. /SOT

Ligji i dekriminalizimit ”pret kokat” e 7 këshilltarëve bashkiakë, KQZ bën menjëherë zëvendësimet (Emrat e rinj) Read More »

“S’të çoj dot te foleja ime, lekët më duhen në dorë”, shikoni momentin kur Babalja telefonon Agron Xhafën

Ashtu sic edhe ishte paralajmeruar, sonte ne emisionin “Ajsberg” nga Artur Cani eshte publikuar sonte nje pjese tjeter e papublikuar me pare e audiopergjimit te gazetarit Jetmir Olldashi qe tregojne se si mund te gjendet lehtesisht droge dhe te besh pazare per te ne Vlore e Tragjas.

“Deri këtu ne pamë Babalen që punonte për Jetmirin”, tha gazetari.

“S’të çoj dot te foleja ime, lekët më duhen në dorë”, shikoni momentin kur Babalja telefonon Agron Xhafën Read More »

Një 3-vjeçar zhduket gjatë një pikniku familjar. 24 orë më vonë qeni i fqinjëve ulet në një pikë specifike, pastaj shtrihet në tokë, askush nuk e kupton, më pas shtangin të gjithë

Një histori tragjike që përsëritet, terrori i çdo prindi. Një e diel në mal, çifte me fëmijë që mblidhen së bashku, një top dhe një tendë janë ato që u nevojiten. Burrat janë duke u përgatitur për të ngritur çadrën dhe gratë përgatisin drekën dhe rregullojnë detajet, fëmijët luajnë dhe qeshin.

Erza është tre vjeç, është më i vogli dhe nëna e shikon atë me kujdes, një moment papritur gruaja kthehet, nuk e sheh atë, e thërret një, dy ose tri herë … .Kërkon ndihmë, të gjithë nisin kërkimin e të voglit, të gjithë nxitojnë, njëzet minuta shikojnë përreth dhe pastaj thërrasin policinë.

Të gjithë janë të dëshpëruar, sidomos prindërit.

Janë 200 persona në kërkim të fëmijës, policë dhe vullnetarë, agjentët e dinë se 24 orët e para janë vendimtare, nëna është në gjendje të fikëti.

Shpresa për ta gjetur atë pas orëve të para bie në mënyrë drastike çdo minutë. Një fqinj i familjes arrin aty, ka një qen të trajnuar në kërkime dhe Erza shpesh luan me të, ata e njohin njër-tjetrin dhe kjo nuk është gjë e vogël!

Qeni fillon të lëvizë, ecën vetë, nuk ndalet, dikush e kupton se ai ka gjetur diçka dhe në heshtje e ndjek atë.

Miku me 4-këmbë nuk kthehet pas për asnjë moment, futet nëpër bimësi të dendur, disa njerëz mendojnë se është i lodhur, më pas nuk do të lëvizë nga atje dhe qëndron duke pritur për të zotin e tij disa sekonda … pastaj papritur ai shtrihet në tokë.

Kjo ishte pika, e sigurtë fëmija duhej të ishte atje …

Në mes të gëmushës gjendet fëmija, i mpirë, por është e gjallë dhe dërgohet me nxitim në spital, shkruan ShkodraNews.

Erza mund të ketë ndjekur diçka dhe e humbi orientimin dhe i ftohti, lodhja dhe frika e madhe pothuajse e kishin vrarë.

Tani ai është mire dhe ai ka një mik të veçantë që e viziton atë në spital, qeni i fqinjit!

Bravo qenit!

Një 3-vjeçar zhduket gjatë një pikniku familjar. 24 orë më vonë qeni i fqinjëve ulet në një pikë specifike, pastaj shtrihet në tokë, askush nuk e kupton, më pas shtangin të gjithë Read More »

Paralajmëroi dje se do shohim diçka tronditëse, Rama del sot me një mesazh tjetër

Nje dite pas intervistes dhene per gazetaren e ABC News Mirela Milori, ku paralajmeroi se njerezit do shohin dicka tronditese nese prokuroria i shkon deri ne fund historise se audiopergjimit te PD, kryeministri Rama e ka nisur diten me nje video nga Gjirokastra, ku njofton se ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve.

Pasi ben me dije se jane zevendesuar catitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, Rama thote se ne vend te rrenojave po marrin jete hotele dhe bujtina te reja.

Mesazhi i Rames

MIRËMËNGJES 😃dhe nga Gjirokastra e rritjes së konsiderueshme të numrit të turistëve, ku ka përfunduar faza e parë e Rilindjes së Qafës së Pazarit, me restaurimin e thellë të 10 blloqeve, ku janë zëvendësuar tërësisht edhe çatitë, dritaret, vetratat e dyqaneve, e ku po marrin jetë hotele e bujtina të reja në vend të rrënojave, ju uroj një ditë të bukur🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155825433271523/?t=0

Paralajmëroi dje se do shohim diçka tronditëse, Rama del sot me një mesazh tjetër Read More »

‘Pasha, Babalja thotë të vërteta’, replika e Ramës : Do t’i dalë tymi shumë shpejt

Kryeministri Edi Rama ka replikuar më ndjekësit e tij në rrjetin social facebook në lidhje me denoncimet që ka bërë “Babalja” i PD. Teksa replikon me një nga komentuesit shefi i qeverisë paralajmëron se çështjes së audio-përgjimit dhe akuzave të PD-së për vëllain e ministrit të Brendshëm do t’i dalë tymi shumë shpejt.

REPLIKAT

Komentues: Do shohim AJSBERGUN Pasha, ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta dhe pse pi raki, se sa të dëgjojmë demagogji.

Edi Rama: Jemi vend i lirë dhe gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë, ndërsa e vërteta pastaj është ca më e komplikuar për shumë njerëz, pikërisht sepse është shumë e thjeshtë! Pa merak se do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie besoj dhe s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta…

Sa për demagogjinë, nuk jam i sigurt që ia di kuptimin kësaj fjale, po unë nuk bëj demagogji, them ato që mendoj e bëj ato që them, me mundime sa të duash e ndonjëherë ka gjëra që vonojnë, po do ti s’do ti, në punën time ka ndershmëri e përkushtim pa rezervë! Shikim të mbarë dhe mos pi ti raki të paktën se edhe kështu pa raki esëll nuk je

Komentuesi: Urime Zoti Rama dhe nuk di si tju falenderoj per zyren e bashkeqeverisjes keni bere nje pune te shkelqyer!
Me zgjidhen nje problem qe kisha 4 vjet qe sorrollatesha sa andej ketej dhe me e pabesueshme ishte fakti qe ata e zgjidhen me vetem nje email qe une dergova! Ju falenderoj dhe vazhdoni keshtu sic e keni nisur

Edi Rama: Cfare te them! Me vjen shume keq (dhe jo pak inat te them te drejten) qe shume njerez ankohen me te drejte, por ne vend se t’i drejtohen platformes shqiperiaqeduam.al vijne verdalle, kerkojne miq e fusin duart ne xhepa si gjithnje ketu e tridhjete vjet dhe turfullojne tere kohen!

Faleminderit per mesazhin qe ta lexojne edhe ata qe nuk besojne e shajne (dhe nuk e marr vesh cfare u kushton ta provojne, vetem 3 minuta e pastaj po nuk doli sic them une, kane te drejte te thone cfare te duan)

‘Pasha, Babalja thotë të vërteta’, replika e Ramës : Do t’i dalë tymi shumë shpejt Read More »

A do ta thërrasë Prokuroria Ramën për audio-përgjimin e vëllait të Xhafajt për ta pyetur për ekspertizën private të kasetës?! Kryeministri i acaruar

Audio-Përgjimi i trafikantit vlonjat Albert Veliu i mbiquajturi “Babale” në bisedën e tij me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj po trondit fort dhe në mënyrë të qartë politikën shqiptare.

Opozita e kryesuar nga Lulzim Basha po e shfrytëzon në maksimum për kredeciale politike, sidomos dhe për të motivuar demokratët që të dalin në proitestën e 26 majit kundër qeverisë.

Pavarësisht dizrakordimeve, dyshimeve në lidhje me autencitetin e kësaj kasete vide-përgjimi, Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar vetë trafikantin “Babale”, gazetarin Jetmir Olldashi, dy deputetët e PD Enkelejd Alibeaj e Ervin Salianji si dhe zyrtarin e PD ish ministër teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi.

Por më parë ka thirrur dhe Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, strumbullarin e gjithë kësaj gurguleje politike dhe mediatike.

Të thuash se kjo situatë, me gjithë defeketet e veta të video-regjistrimit, nuk e ka tronditur Edi Ramën është e kotë. Pasi veprimet që bën, nuk e fshehin tronditjen e Kryeministrit.

Edi Rama nuk ka qënë i qetë që me startimin e këtij debati për video-përgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, pasi është përballur jo vetëm me akuzat e opozitës por dhe me përplasjen në media.

Madje në media Rama u shfaq tepër i “shkrehur” aq sa u bë një ushqim mediatik dhe për një gazetare të re e të panjohur, e cila u gjend përballë një sulmi të padenjë nga ana e kryeministrit.

Kryeministri Rama deklaroi se kishte marrë rezultatin e një ekspertize private, jo zyrtare të këtij video-përgjimi, i cili kishte dalë sipas tij i montuar e një shantazh i vërtetë ndaj Xhafajt.

Duke qënë se drejtësia vepron me ligje dhe për të gjithë në mënyrë të barabartë, atëherë do të ishte e udhës që Kryeprokurorja Arta Marku të thërriste për të dëshmuar në Prokurori edhe kryeministrin Edi Rama.

Për vetë faktin se ka bërë një ekspertizë, dhe është një njeri që ka dhënë deklarata në mbrojtje të Fatmir Xhafajt por dhe duke dhënë detaje për dënimet e të vëllait Agron Xhafaj, të akuzuar për trafik droge dhe të dënuar madje në Itali me 7.2 vite.

Ndaj Arta Marku duhet ta thërrasë Edi Ramën për ta pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen.

Njëherësh thirrja e Ramës do t’i jepte fund dhe hamendësimeve se Prokuroria është e kapur prej tij dhe vepron në mënyrë të njëanshme për rastin e videopërgjimit të vëllait të Ministrit të Brendshëm, në bisedë me “Babalen” për trafik droge./Pamfleti

A do ta thërrasë Prokuroria Ramën për audio-përgjimin e vëllait të Xhafajt për ta pyetur për ekspertizën private të kasetës?! Kryeministri i acaruar Read More »

Pjesa e dytë e përgjimit një blof i vërtetë, kjo është arsyeja

Ka rezultuar një “flluskë” e vërtetë pjesa e dyët e përgjimeve të çështjes “Xhafaj” që kishte trumbetuar me të madhe opozita. Përgjimet e reja të paralajmëruara nga PD dhe gazetari Jetmir Olldashi, të cilat u transmetuan mbrëmë, nxjerrin në pah nivelin amatoresk të investigimit dhe ngrejnë tjetër pikëpyetje mbi vërtetësinë e materialit.

Dje në mbrëmje ky material është transmetuar në një television periferik dhe nuk ka sjellë asgjë të re, përkundrazi. Pamjet filmike që janë transmetuar tregonin më së shumti dyshemene e një lokali që pretendohej se ishte i Agron Xhafës, por që mund të ishte në çdo cep të Vlorës ose më mirë të themi në çfarëdo vendi në Shqipëri.

Po kështu bisedat e përgjuara mes Albert Veliut, të ashtëquajturit “Dëshmitari X” ose “Babalja” dhe disa personave të panjohur në prani të gazetarit Olldashi, për të blerë hashash në sasi të mëdha, jo vetëm që nuk vërtetonin asgjë, por shtonin pikëpyetjet mbi vlerën e dëshmitarit.

Nga gazetari na ishte thënë se “Babalja” kishte arritur me lehtësi të blinte kanabis, por nga bisedat e transmetuara dukej se asnjë nga personat me të cilët ai kontaktoi nuk kishte ndonjë afrimitet të madh me të, madje edhe hezitonin të flisnin hapur me të.

Këto pjesë të vogla që janë transmetuar dje kanë treguar një investigim të dobët nga ana gazetareske që vë jo vetëm nuk vërteton akuzat e forta që ka ngritur, por hedh hije dyshimi mbi gjithë kauzën e ngritur nga opozia.

Olldashi: Nuk e di nëse është ajo po zëri i Agron Xhafës

Edhe qëndrimi i gazetarit Jetmir Olldashi gjatë ditës së djeshme tregon një stepje, madje edhe distancim të tij nga linja e Partisë Demokratike. Gjatë një interviste në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili gazetari Olldashi ka deklaruar që nuk është edhe aq i sigurt se në ato përgjime është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Olldashi tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në ambientin ku u zhvillua përgjimi, por se besoi tek “Babalja” ose Albert Veliu pasi herën e parë kur ishte bashkë me të në lokalin e tij pa që kishte njohje me të. Por se nuk mundi të shkonte për së dyti në lokalin e Agron Xhafaj pasi vinte në rrezik jetën.

“Pasi foli ai në telefon bëra një verifikim nëpërmjet true caller. S’kisha mundësi të tjera”, tha ndër të tjera gazetari Olldashi. “Unë nuk e di nëse Agron Xhafa është i përfshirë në trafik. Unë s’kam asnjë prove, asnjë element për ta vërtetuar atë”, ka deklaruar gazetari.

Një element tjetër i habitshëm është edhe fakti që Partia Demokratike e ka pasur prej disa muajsh këtë përgjim në dorë të saj dhe nuk e ka publikuar. Sipas gazetarit Olldashi përgjimi është realizuar në tetor 2017 dhe në mars 2018 materiali është dorëzuar tek Partia Demokratike. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar se ka qenë dje në prokurori ku ka deponuar për aq sa dinte në lidhje me gjithë procedurën e përgjimit.

Treshja e PD jep shpjegime në Prokurori

Treshja e partisë demokratike Gazmend Bardhi, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, janë marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të rëndë, lidhur me hetimin e nisur tashmë nga kjo prokurori, pas publikimit të audio-përgjimit. Dy prokurorët që kanë asistuar në marrjen në pyetje të tre personazheve të PD, ishin Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Nga dëshmia që kanë dhënë Bardhi dhe Alibeaj, kanë pohuar se nuk e kanë njohur më parë shtetasin Albert Veliu allias “Babalja”, duke sqaruar se me imazhin e tij janë njohur vetëm pasi ishte shfaqur audio-përgjimi. Bardhi dhe Alibeaj, kanë pohuar në prokurori se kanë denocnuar rastin e trafikut të drogës dhe se sipas tyre kishin bërë një shërbim ndaj opinionit publik.

Sipas tyre, në materialin që ata kanë publikuar tregohet qartë se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj, ishte aktiv në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë. Sipas dëshmisë së tyre ata kishin denoncuar një rast flagrant të trafikut të drogës dhe për këtë, ata ftonin dy prokurorët që të hetonin dhe të pyesnin Geron Xhafaj dhe hulumtonin lidhjet e tij në trafikun e drogës.

Dëshmia e Salianjit

Pas daljes nga prokuroria të Bardhit dhe Alibeaj, në pyetje është marrë deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit ka qëndruar më gjatë nga dy kolegët e tij, pasi siç mësohet është pyetur lidhur me bisedat që ka zhvilluar me gazetarin Jetmir Olldashi për marrjen e audio-përgjimit të bërë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafaj. Salianji i ka treguar dy prokurorëve se ishte telefonuar personalisht nga gazetari Jetmir Olldashi, me të cilin kishte njohje dhe më parë.

Salianji mësohet se ka treguar që pasi ka marrë materialin në një USB, ka njohur me këtë audio-përgjim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe më pas janë njohur dhe dy deputetët e tjerë Gazmend Bardhi dhe Enkeled Alibeaj. Sipas Salianjit pasi janë njohur me materialin kanë vendosur që ta publikojnë atë në media, nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.

Ballafaqimi Olldashi-Veliu

Burime pranë prokurorisë thanë se në vijimësi të këtij hetimit, mund të zhvillojnë një seancë ballafaqimi mes dy protagonistëve të këtij rregjistrimi. Qëllimi i këtij ballafaqimi do konsistojë në sqarimin e disa përplasjeve që Veli dhe Olldashi kanë pasur në dhënien e dëshmisë së Velit në Prokurori dhe deklaratës së Olldashit në media. Pavarësisht kësaj, pritet që në ditët në vijim prokuroria të kërkojë dhe eskpertë që do kryejnë ekspertimin e vërtetësisë së këtyre videove të realizuara nga gazetari Olldashi dhe Albert Veliu./Shqiptarja.com

Pjesa e dytë e përgjimit një blof i vërtetë, kjo është arsyeja Read More »

Presioni i Ramës kundrejt Metës për mermerin dhe guroret në Tomorr, cili është pazari i radhës që kërkon në kurriz të reformës në drejtësi?!

Edi Rama, kryeministër i vendit po luan si “macja me miun” me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, përsa i përket pasurisë.

Rasti më i pastër janë bizneset e familjes presidencial-opozitare Meta-Monika të nxjerrjes e tregtimit të mermerit të cilësisë së lartë dhe guroret.

Ndërkohë që Meta mbeti në Berat-Skrapar-Mali i Tomorrit me gjithë bashkëshorten Monikë në përpjekje për të shtuar kredibilitetin e kompanive të tyre të mermerit dhe guroreve e për të pasur një treg të mirë shitjeje me një çmim sa më të lartë, Edi Rama nuk e lë “rehat” duke i bërë presion përmes ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Sa herë që Meta shkon në zonën e bizneseve të tij për të dhënë garanci për blerësit e mundshëm se kompanitë e tij të mermerit, guroreve dhe të interteve nuk janë të rrezikuara, madje sponsorizojnë dhe aktivitete të mëdha në dobi të turizmit, Rama çon Klosin menjëherë i cili deklaron se do të mbyllë të gjitha kompanitë e guroreve, inerteve dhe mermerit pasi ndotin mjedisin.

Një presion që ia ka prishur pazarin tërësisht Metës, dhe jo vetëm nuk po i shiten kompanitë që ka nxjerrë në treg me çmim të lartë, por është stopuar madje dhe interesi.

Presioni i Ramës ia ka nxirë jetën biznesmenit Ilir, pasi nëse do kishte dashur t’i mbyllte s’kishte pse deklaronte përmes Klosit çdo ditë me revokim lejesh, do t’i mbyllte dhe pikë.

Sikurse ka lajmëruar “Pamfleti” Meta i ka nxjerrë në shitje bizneset, sidomos ato të Malit të Tomorrit që përfshijnë intertet, guroret dhe në veçanti mermerin.

Kjo në kuadrin e verifikimit të pasurisë dhe reformës në drejtësi, ku Meta dhe Monika rrezikojnë të mos justifikojnë dot të ardhurat, ndaj pritet të lëvizin jashtë vendit. Fëmijët i kanë larguar.

Edi Rama, i dërgoi edhe dje ministrin Klosi që mbeti atje duke dhënë “llogari” para qytetarëve në Berat dhe deklarata e vetme që jep është mbyllja e biznesit të guroreve, inerteve e mermerit, një goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Ilir Metës.

Kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se Berati duhet të zgjerojë ofertën turistike nga 1 ditore përgjatë gjithë vitit për të pasur më shumë mirëqenie dhe të ardhura.

Ministri Klosi tha se së shpejti do të marrë fund edhe problematika e venddepozitimit të mbetjeve pranë lumit.

Gjatë takimit të llogaridhënies në Poliçan ministri Klosi tha se është marrë vendimi për revokimin e lejeve të guroreve në malin e Tomorit.

Ministri Klosi u kërkoi banorëve të Poliçanit, që të zhvillojnë qendrat e argroturizmit për t’u ofruar turistëve jo vetëm bukuritë natyrore por edhe produktet më të njohura të zonës.

Klosi zhvilloi takime të llogaridhënies edhe me banorë të njësive administrative Sinjë, Vërtop, Mbrakull, ku pasi dëgjoi problemet dhe shqetësimet e ngritura, kërkoi që çdo shqetësim të denoncohet në platformën e bashkëqeverisjes.

“Kritikoni, denonconi, evidentoni me fakte apo me shqetësimet tuaja, cdo punonjës të korruptuar të këtij shteti, cdo njeri që nuk përgjigjet në bazë të standarteve të etikës, në bazë të moralit dhe profesionalizmit të kërkuar nga administrata publike.

Edhe përsa i përket Mjedisit, kemi disa zgjidhje shumë të mira për qarkun e Beratit. projekti zviceran tashmë ka filluar punën për të rishpërndarë edhe njëherë të gjithë sistemin e vjetër të trajtimit të mbetjeve urbane.

Është e pafalshme që ne të kemi akoma venddepozitime pranë lumit dhe kur del lumi e fryhet e ka më shumë reshje, plehrat e Beratit, apo të Urës Vajgurore, apo të Poliçanit e Skraparit, shpërndahen gjatë gjithë rrjedhës së lumit dhe krijohet një situatë si ajo që na u krijua vjet në dimër e cila nuk është fare prezantuese e qarkut tonë kaq të bukur dhe kaq të mrekullueshëm”, deklaroi ministri i Ramës në Berat.

Ndësa në Poliçan, ministri Klosi ka qënë më i ashpër, taksa nënvizoi se “ne kemi kërkuar dhe jemi së bashku për të ndarë këtë shqetësim që të krijojmë pika të 100 fshatrave nga të cilat edhe nga Policani kemi zgjedhur zona të caktuara për ta afruar si një mundësi të artë të zhvillimit rural, por të kemi mundësi që të ngrejmë edhe qendra të agroturizmit, pra që turistët që vijnë e vizitojnë Beratin të kenë arsye të vizitojnë Policanin, për të pasur një pikë turistike, një zonë ku shërbehet mirë, ushqime bio, tradicionale, për të pasur mundësinë që të ofrojmë arsyet pse një qytetar shqiptar apo i huaj të shtojë ditët e qëndrimit në qarkun e Beratit.

Dhe alternativa, duke mbrojtur malin e Tomorit, duke afruar zona kulinarie, afruar shëtitjet apo vizitat në kantinat e verës apo prodhimit të vajit të ullirit dhe prodhimeve të tjera që ka kjo zonë do ta bëjë shumë më tepër atraktiv të gjithë sektorin turistik të zonës.

Eshtë e tmerrshme ajo që ka ndodhur në malin e Tomorit. Është e tmerrshme që mali i Tomorit vazhdohej të shfrytëzohej në mënyrë krejtësisht jo të rregullt përsa i përket interesave të njerëzve, të komunitetit shumë të madh bektashi dhe të njerëzve që e shikojnë malin e Tomorit si mal të shenjtë.

E kemi thënë në fushatë, e kemi kërkuar shpesh që ato që shfrytëzojnë guroret në malin e Tomorit, të kishin një trajtim normal të Mjedisit.

Nuk e bënë kurrë dhe ne prandaj kemi marrë vendim që atyre guroreve t’u revokojmë lejet derisa  në kuadër edhe të gjitha poltikave që kemi në të gjithë Shqipërinë trajtimi i malit  të bëhet me norma e parime, nisur edhe nga e mira e përgjithshme e qytetarëve dhe komunitetit që jeton në këtë zonë kaq të bukur”.

Kështu Meta dhe Kryemadhi, vetëm nga revokimi i lejeve të guroreve, inerteve dhe mermerit nga qeveria Rama, i shkaktohet një humbje që iu kalon të 1 miliardë eurot.

Imagjino të vijojë pafund bllokimi i shitjes së tyre, sa do jetë gropa financiare për Ilirin e Monën./Pamfleti

Presioni i Ramës kundrejt Metës për mermerin dhe guroret në Tomorr, cili është pazari i radhës që kërkon në kurriz të reformës në drejtësi?! Read More »