Aktualitet

Pas 10 javësh protestë artistët bëjnë hapin tjetër për mbrojten e teatrit, Robert Ndrenika në krye të kësaj iniciative

Pas 10 takimesh, çdo të hënë në oborrin e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e mbylli këtë fazë.

Ishte dorëzimi pranë Ministrisë së Kulturës i kërkesës për shpalljen e dy godinave të TK dhe të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në një “korpus monument kulture”, që i dha fund kësaj faze të parë rezistence ndaj idesë për shkatërrimin e godinave të mësipërme dhe ndërtimit në vend të tyre të një tjetër teatri, shoqëruar me një seri kullash, si produkt i partneritetit publik-privat.

Kërkesa në fjalë është shoqëruar me firmat e 780 artistëve, politikanëve dhe qytetarëve të Tiranës, që kërkon ruajtjen e godinave të teatrit si pjesë e memories së qytetit, por edhe historisë së një sërë institucionesh kulturore që kanë hedhur hapat e para, pikërisht në këtë kompleks godinash.

I pari që hodhi firmën në këtë kërkesë ishte aktori Robert Ndrenika, i pasuar nga shumë të tjerë. Regjisori Kastriot Çipi, një prej artistëve më aktivë në mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe një ndër drejtuesit e SASE-s (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit), thotë se tashmë ka përfunduar faza e grumbullimeve dhe fjalimeve në oborrin e teatrit dhe po mendohet.

Po diskutohet një formë e re rezistence, jo detyrimisht përmes radikalizmit të saj me greva urie, por pse jo përmes vet artit, teatrit, muzikës, video-projeksioneve… por gjithçka do të bëhet me dije në ditët në vijim. Ndërkaq, ideja për ngritjen e një fondacioni që do të mundësojë mbledhjen e fondeve për të rikonstruktuar godinën aktuale të TK-së, pritet të marrë formë ligjore.

REZISTENCA

Historia e mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar rinisi në datën 8 shkurt, kur po diskutohej lëvizja e trupës së TK-së drejt qendrës kulturore “Turbina”, por edhe pas publikimit të projektligjit “Për artin dhe kulturën”.

Pasi u mbyllën dilemat për zhvendosjen dhe projektligjin, ia behu deklarata e Kryeministrit Edi Rama, i cili tha me zë e figurë se godina e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe mbi të do të ngrihet një ndërtesë e re. Madje, në ambientet e Kryeministrisë ai prezantoi edhe një projekt nga arkitekti danez Bjarke Ingels. E gjithë kjo u shoqërua me një përçarje të artistëve pro dhe kundër shembjes së godinës aktuale dhe ngritjes së një të reje.

Po aq edhe me deklarata kundërthënëse nga titullarë të institucioneve të ndryshme, që nga Bashkia e Tiranës, te Ministria e Kulturës. Si rezistencë kundrejt qëndrimeve institucionale një grup artistësh e përfaqësues të shoqërisë civile krijuan Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e cila fillimisht tërhoqi vëmendjen me deklarata të forta aktorësh, për t’u qetësuar më në fund në disa njerëz që i qëndruan besnik deri në fund kauzës.

Gjatë 10 javëve rezistencë u zhvilluan takime me përfaqësues të opozitës, u hartuan kërkesa e peticione drejtuar institucioneve shqiptare, por edhe faktorit ndërkombëtar. Dhe pas 10 javësh fjalimesh e deklaratash të artistëve, qytetarëve e specialistëve të arkitekturës, pritet që rezistenca të kalojë në një nivel tjetër, me shpresën që interesi publik të jetë më i madh se në këtë fazë të parë.

Pas 10 javësh protestë artistët bëjnë hapin tjetër për mbrojten e teatrit, Robert Ndrenika në krye të kësaj iniciative Read More »

Tronditet karrigia kryeministrore, Rama “flirt” me Metën, por jo me Monikën

Pas shumë akuzave nga opozita për keq qeverisje të vendit, skandaleve me ish-ministrin Saimir Tahiri, publikimet e videos e audio-përgjimit përmes të cilave opozita kërkon të kryqëzojë Fatmir Xhafën dhe të vëllain Agron Xhafa, Kryeministri Edi Rama duket se nuk ndihet më rehat në karrigen drejtuese të qeverisë.

Në një intervistë nga qyteti I Gjirokastrës, Rama duket se ka nisur “flirt” në distancë me Presidentin Iliri Meta, pasi e ka cilësuar si Presidentin më të mirë që ka pasur Shqipëria.

“Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim,po ka pak rëndësi.Ajo që unë vlerësoj është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, po një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shume keq.Është presidenti më i mirë që kemi pas.”- është shprehur Rama

Pavarësisht ndaj elozheve në drejtim të Metës, bashkëshortja presidenciale aktualisht kryetare e LSI Monika Kryemadhi, e ka kundërshtuar jo pak herë në sallën e Parlamentit, madje duke e shndërruar në “tabelë qitje” për çizmet e saj 1000 dollarëshe./ Pamfleti.net

Tronditet karrigia kryeministrore, Rama “flirt” me Metën, por jo me Monikën Read More »

“Kupola” e drogës Agron Kuliçi e Besim Hajdarmataj nën hetim për 613 kg kokainë të kapur në Durrës. Gati fletë- thirrja në Prokurori

Prokuroria ka bërë me të vërtetë një punë të jashtëzakonshme. Ndryshimet e fundit tek Krimet e Rënda kanë përmbysur gjithçka.

Dosja e sasisë më të madhe të drogës kokainë të kapur në Shqipëri, ajo e mbi 613 kiliogramë të kapur dhe sekuestruar në portin e Durrësit tashmë është në fazën më interesate në saj të hetimit të thelluar.

Teksa dy persona kanë qënë që në fillim në burg, si dhe arrestimi në Gjermani i Arbër Kuliçit-Çekajt, pronarit të kompanisë së bananeve “Arbër Garden” në kontenierët e së cilës u gjet kokaina dhe ekstradimit të shpejtë në Shqipëri, radha tani i ka ardhur “kupolës” në Tiranë.

Bëhet fjalë për atë që ka drejtuar në terren gjithë trafikun e kokainës këtu e 13 vite me radhë, ish badigardin e Sali Berishës, njëherësh dhe ish zv.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi.

Ai është dhe dora e fshehtë e familjes Berisha në këtë trafik, dhe përmes kushuririt të tij Arbër Kuliçi-Çekaj që i themeloi kompaninë e bananeve “Arbër Garden” dhe e bëri pronar 20 vjeç, ka lëvizur tonelata kokainë nga Kolumbia dhe vendet e amerikës Latine drejt Shqipërisë e vendeve të BE.

Njëherësh radha i ka ardhur dhe pjesës fundore të mbylljes së skemës së trafikut të drogës dhe mbrojtjes ligjore, që është bashkëpatrioti i tij Besim Hajdarmataj, deri para disa javësh Kreu i Prokurorisë së Krimeve të rënda. Dhe për fat të keq vazhdon prokuror pranë kësaj prokurorie..

Agron Kuliçi dhe Besim Hajdarmataj janë “kupola” e dukshme e trafikut të kokainës, por dhe njerëzit që kanë të gjitha “kredecialet” e pronësisë dhe përfaqësimit të mbi 613 kilogramëve të kokainës të ndaluar dhe sekuestruar në portin e Durrësit.

Ndërsa Besim Hajdarmataj e ka liruar Arbër Kuliçin-Çekajn, bashkëpatriotin e tij, në një rast të ngjashëm kohë më parë me 80 kilogramë drogë, duke e mbyllur dosjen dhe duke ia hedhur fajin “prurësit” kolumbian.

Kështu që Besim Hajdarmataj ka qënë pjesa e fundme e drejtësisë që doli garant i trafikut kokainës nga Kolumbia, me argumentin se transportuesi kishte penalitete për trafikun e drogës dhe jo pritësi.

Porosia e Hajdarmatajt dhe Kuliçit për Kuliçin e vogël ka qënë që, vetëm të mos kapej gjatë marrjes në dorëzim, magazinimit e trafikut, pasi pjesa tjetër ishte e garantuar me mbrojtje ligjore.

Pra, Hajdarmataj prokurori që ka lënë të lirë trafikantin Arbër Çekaj pasi ka kapur mbi 80 kilogramë kokainë në kontenierin e tij, duke deklaruar se nuk kishte lidhje me çfarë i kishin futur në kontenierë, pasi ai kishte porositur banane nga Kolumbia.

Me të njejtin argument, nëse do t’i binte në dorë dosja e kokainës, e cila është tërësisht e tija bashkë me Agron Kuliçin dhe shefat e tyre mbi kokë, do të vepronte dhe me 613 kiliogramë kokainën e kapur në portin e Durrësit.

Fati ishte se Adriatik Llalla kishte ikur nga Prokuroria dhe në vend të tij ishte emëruar Arta Marku Kryeprokurore, e cila urdhëroi menjëherë hetimin e këtij trafiku me detaje.

Duke ia hequr nga duart Besim Hajdarmatajt mundësinë që ta merrte ai hetimin e saj dhe duke shuar shpresat se do të kalonte në heshtje dhe pa autor një trafik i tillë.

Tashmë Prokuroria po heton dosjen e trafikut të 613 kiliogramë kokainë të kapur në Durrës dhe nën hetim janë dhe ish badigardi i Berishës, njëherësh ish numri dy i policisë së Shtetit Agron Kuliçi dhe ish kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Pritet që hetimi të garantojë dhe dënimin e trafikantëve të kokainës, ku një vend kryesor do të zërë dhe dënimi me burg i “kupolës” së drogës Kuliçi dhe Hajdarmataj./Pamfleti

“Kupola” e drogës Agron Kuliçi e Besim Hajdarmataj nën hetim për 613 kg kokainë të kapur në Durrës. Gati fletë- thirrja në Prokurori Read More »

Sabit Brokaj komenton audio- përgjimin për ”çështjen Xhafaj”: Ja çfarë thotë Vlora për rastin e ”Babales”

I ashtuquajturi audioskandal i përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm në fokusin e analizës së Dr. Sabit Brokajt, ish-ministër i Mbrojtjes.

Pse Dr. Brokaj e quan këtë përgjim një sajesë false të opozitës dhe cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas tij.

Cili është Babalja në Vlorë dhe pse vlonjatët qeshin me këtë personazh.

Arsyetimi i Dr. Brokajt që e quan opozitën “idiote” që jo vetëm nuk ka ditur asnjëherë të bëjë punë të mira për Shqipërinë, por edhe intrigat i bën shumë keq dhe që nuk i beson askush. Për më tepër në Vlorë…

– Doktor, kemi më shumë se një javë që opinion publik po ndjek një audiopërgjim që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Opozita ka vendosur të bëjë një protestë në Tiranë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm. A është ky një pretekst për të bërë protesta dhe sa e besueshme është opozita në një ndërmarrje të tillë?

– Po e ndjek me vëmendje gjithë këtë që po ndodh dhe më vjen vetëm keq për një opozitë të tillë. Pse e them këtë? Gjithçka është një skenar i montuar shumë keq në të gjitha aspektet. Askush me mend në kokë nuk e beson këtë skenar. Kjo që po ndodh është një lojë e ndyrë e opozitës. Kam parasysh këtu taktikat e luftës së saj politike.

Dhe i vetmi qëllim i kësaj gjoja lufte politike të saj aktualisht është për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, kur aktualisht jemi më afër se kurrë kësaj ëndrre evropiane të shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje këtë unë e konsideroj një qëndrim antishqiptar dhe antikombëtar të opozitës. Më e keqja është se kjo është një lojë antishqiptare dhe është e lexueshme se gjithçka bëhet për të penguar hapjen e negociatave me BE-në.

– Doktor, ata që flasin janë njerëz konkretë, të cilët tashmë njihen publikisht. Pse duhet vënë në dyshim audiopërgjimi dhe faktet që serviren në të?

– Fare thjesht. Për ata që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend sidomos muajt e fundit, natyrisht që kjo që tashmë na serviret si një skup i madh, ishte e pritshme. Do të sajohej me doemos një ngjarje e tillë. Mirëpo problemi është më i thellë se sa duket. Sepse ashtu sikurse ata nuk kanë mend të bëjnë gjëra të mira dhe me brumë për të mirën e këtij vendi, ashtu nuk kanë mend të bëjnë edhe sajesa të kësaj natyre.

– Pse e quani këtë një sajesë?

– Sepse paaftësia dhe idiotësia e tyre që pasqyrohet në të bërit opozitë, pasqyrohet edhe në këtë qëndrim që ata gjoja bëjnë në kundërshtimin që i bëjnë qeverisë. Jo thoni pse e konsideroj këtë një sajesë? Sepse është një sajesë e mirëfilltë me një qëllim të pastër antikombëtar. Kujt i intereson në Shqipëri apo kujtdo në Europë që të dërgosh emaile pambarim në të gjitha kancelaritë me këtë të ashtuquajtur skandal, sikur të ishte dhe i vërtetë.

Përveç mosvotimit të hapjes së negociatave, nuk ka asnjë qëllim tjetër. Mirëpo ato shërbejnë vetëm si bumerang për këtë opozitë, sepse vijnë zgjedhjet e radhës dhe të gjitha këto emaile dhe sajesa të opozitës do të përkthehen në votën e popullit. Dhe populli që i njeh shumë mirë problemet, që nuhat të keqen që shumë larg di të ndëshkojë pa mëshirshëm…

– Pse jeni kaq i bindur në këtë që sapo më thatë?

– Unë pak më parë u thashë se mirë që nuk janë aspak të zotë të bëjnë një punë të mirë për të vend, po pse janë dhe kaq idiotë për të bërë punët e këqija. Merre me mend të marrësh për dëshmitar Babalen dhe ta paraqesësh atë si njeriun e së vërtetës, si kauzë për një lëvizje të opozitës për të përmbysur qeverinë. Kuje e zezë!

Po a e dini ju se kush është Babalja? Me Babalen në Vlorë tallen të gjithë. Kur hapet ky muhabet qeshin të gjithë kur u përmend Babalen.

Këtë e them me siguri, pasi unë e kam mundësinë që të shkoj shpesh në Vlorë dhe e di mendjen e tyre.

Qeshin në Vlorë sepse ai shumë-shumë ka qenë një mbushës bidonash… E ja, këtë Babalen ka zgjedhur opozita që t’i përfaqësojë në këtë “betejë” politike që i ka shpallur qeverisë…

– Meqë jemi te Vlora që ka bërë histori dhe ku ju shkoni shpesh, ç’mendim ka Vlora për protestën e radhës të opozitës më 26 maj?

– Po unë ua thashë pak më parë se Vlora tallet me rastin e Babales. Për pasojë tallet dhe qesh edhe me ata që përfaqësohen nga Babalja. E them këtë me përgjegjësi se para dy ditësh isha vetë në Vlorë dhe komunikoj përditë me njerëzit e mi atje.

Është e mençur dhe trime Vlora dhe e di se kur ia bën bamp. E kur tallet Vlora me këtë opozitë, mendoj se duhet të tallet e gjithë Shqipëria. Le ta marrin vesh edhe ndërkombëtarët këtë fakt… Ju në “DITA” me të drejtë e kini denoncuar si rastin e Babales ashtu dhe qëllimin e keq të opozitës në këtë rast. Prandaj dhe e gjithë kjo zhurmë po përcillet me indiferentizmin më të madh./DITA

Sabit Brokaj komenton audio- përgjimin për ”çështjen Xhafaj”: Ja çfarë thotë Vlora për rastin e ”Babales” Read More »

I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i Pogradecit merr vendimin përfundimtar

Teksa opozita flet për braktisjen masive të vendit duke e përshkruar Shqipërinë si të pajetueshme, tjetër mendim ka një prej kryebashkiakëve demokratë.

Ka qenë kreu i Bashkisë Pogradec Eduard Kapri i cili ka folur pas lajmeve të përcjella në media se do të braktisë vendin pasi i doli lotaria amerikane.

I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të viojë ta ndërtojë jetën këtu.

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri. /TemA

I doli Lotaria Amerikane, kryebashkiaku i Pogradecit merr vendimin përfundimtar Read More »

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian.

‘Tani jam një qytetar i këtij vendi, por më shumë ndihem lecchese. Bashkim Dobrushi, babait që katër vite më parë gruaja i vrau tre vajzat është bërë një qytetar italian.

Një ditë më parë shqiptari që ka nisur një jetë të re, ka marrë zyrtarisht dokumentet italiane e bëhet qytetar italian’.

Bashkim Dobrushi është bërë sërish baba, pak më shumë se 1 muaj më parë dhe mëngjesin e djeshëm është betuar para kryebashkiakut të Lecco Virginio Brivio. Ceremonia do të bëhej gjatë javës së kaluar, por kryebashkiaku kishte kërkuar që të ishte i pranishëm vetë në këtë ditë të veçantë.

Prej kohësh kryebashkiaku i Lecco kishte pasur lidhje të veçanta me familjen shqiptare të Dobrushit, që ishin forcuar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në familjen e tij në mars të vitit 2014.

Ngjarja që tronditi italianë:

Vrasja e tre motrave shqiptare Kejsit, Simonës dhe Sindit nga nëna e tyre tronditi mbarë opinionin publik në mars të 2014. Ato u vranë barbarisht me thikë nga nëna e tyre, Edlira e cila po kalonte një krizë divorci pas ndarjes nga bashkëshorti.

Afro 4 vite nga vrasja makabre, nëna e tyre mbahet në një qendër rehabilitimi në Itali, ndërsa i ati i vajzave Bashkim Dobrushi ka gjetur forcën për të filluar një jetë të re.

Në fillim të muajit prill ai është bërë sërish baba.

Gruaja i vrau 3 vajzat, Bashkim Dobrushi bëhet qytetar italian Read More »

Himarës i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë

Një tjetër destinacioni super të preferuar në Himarë i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë e nis statusin e tij në rrjetet sociale Jorgo Goro .

Ja statusi i plotë:

Një tjetër destinacioni super të preferuar në Himarë i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë. Ndërtuam një Shetitore tjetër model në Jal, aty ku arkitektët tanë të afirmuar dizenjuan suksesin e rradhës në Bashkinë e Himarës. Eshtë Qeveria Shqiptare e cila meriton duartjokitje dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, mbështetesit financiar të projekteve të tilla të transformimit në Himarën tonë. Vazhdojmë punën në Dhërmi e Palasë për të parë të njëjtat drita shprese për turizmin në Shqipëri dhe zhvillimin ekonomik të Himarës sonë te dashur dhe të bukur sa më s’ka.

Himarës i rikthehet shkëlqimi i humbur prej një dekade të tërë Read More »

Pa fjalë! Ja si e pritën iftarin mbrëmë minatorët shqiptarë

Minatorët e “Trepçës”, padyshim që e kanë një punë të vështirë për ta realizuar.

Megjithëse punojnë në kushte jo shumë të përshtatshme, disa nga ta duket të jenë edhe agjërues të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale shihet se si ata e presin syfyrin për të vazhduar më pas me punën e cila i pret.

Pa fjalë! Ja si e pritën iftarin mbrëmë minatorët shqiptarë Read More »