Aktualitet

Basha i shmanget pyetjes pikante të gazetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është shmangur pyetjes së gazetarëve se “nëse është i gatshëm të japësh dorëheqje nëse regjistrimi është i sajuar”.

Pasi ka mbërritur në bulevard, reporterët e kanë pyetur se çfarë mund të thotë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mbrëmjen e kaluar që e sfidonte me dorëheqje nëse audio-përgjimi del i vërtetë.

Basha tha se ai e ka marrë përgjigjen mbrëmë pa dhënë ndonjë argument./Pamfleti

Basha i shmanget pyetjes pikante të gazetarëve Read More »

Këngëtari i famshëm shqiptar bashkë me fansat e tij në protestë

Opozita ka nisur sot në orën 11:00 protestën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Protestuesit janë mbledhur fillimisht poshtë zyrës së ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj pas videopërgjimit ku akuzohet vëllai i tij si bos droge në Vlorë.

Por mes protestuesve ka qenë edhe një këngëtar shumë i dashur për një pjesë të publikut shqiptar. Ai është Arkimed Lushajose i njohur si reperi “Stresi”. I pyetur nga Report tv, Stresi tha se ndodhej në protestë së bashku me 100 mbështetës të tij për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë.

Ai tha:
“Jam që nga ’95-a me PD-në. Jemi këtu për një kauzë tonën dhe të gjithë shqiptarët e dinë. Sot protestohet jo vetëm për Xhafajn, protestohet kundër Edi Ramës dhe sistemit komunist fashist të Enver Hoxhës. Kam ardh me 100 çunat e mi në këtë protestë për largimin e qeverisë dhe Edi Ramës.”/Pamfleti

Këngëtari i famshëm shqiptar bashkë me fansat e tij në protestë Read More »

Nga Vlora rreth 1500 persona pjesmarrës në protesë me parrullën ‘Na prit o pasha’, Vlonjatët mesazhe për Ramën ..

Rreth 1500 persona te nisur nga Vlora drejt tiranes. 10 autobuse jane nisur nga rrethi i Vlores me protestues. 10 autobuset jo vetem nga qyteti por duke perfshire te gjithe rrethin.Rreth 1500 numri i personave nisur nga Vlora per protesten e opozites,ne disa prej akseve kryesore te vendit.

Nga Vlora protestuesit do ti bashkohen protestuesve te tjere ne afersi te Rogozhines. Grumbullimi i protestuesve nga Vlora eshte kryer prane selise se PD-se,ndersa ka qene nje autobus ,teksa pjesa tjeter ka levizur me automjete private si edhe konfirmojne burime nga pd-Vlore.

Mesohet se per shkak te frikes se ndalimit te protestuesve ,eshte zgjedhur qe levizja e tyre ne pjesen me te madhe te kryhet me mjete te vogla,teksa nga Vlora numri i protestuesve arrin ne rreth 1500persona. Nga Shkodra po vijnë me qindra makina që mbajnë parullat me zhargonin e Agron Xhafajt, që njihet në Vlore edhe si ‘pashai’,  dhe pothuajse dhe makinave te Vlores u kane vendosur te vendi i targave parullen Pashai.

Nga Vlora rreth 1500 persona pjesmarrës në protesë me parrullën ‘Na prit o pasha’, Vlonjatët mesazhe për Ramën .. Read More »

U iku i dënuari nga salla…Gjykata e Vlorës vendosi masën për dy policët (Emrat)

Gjykata e Vlorës vendosi masën detryim paraqitje për dy policët të cilët u ndaluan mbrëmjen e 23 majit rreth orës 22;20.Dy policët akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë procesit gjyqësor u iku nga salla e gjyqit duke u arratisur i dënuari Mikel Kasa 29-vjeç.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ndërsa u ndaluan nga policia dy policë të Burgjeve që e shoqëronin, Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Sot, policët dolën para gjykatës për masën e sigurisë.

Prokuroria kërkoi garanci pasurore nga 300 mijë lekë për secilin, por gjykata vendosi që t’i lironte nga burgu duke i lënë në detyrim paraqitje. Kështu çdo të hënë në orën 12:00 dy policët do të paraqiten në organin e akuzës për hetimet. Mikel Kasa 29-vjeç, u arratis dy ditë më parë nga kati i dytë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Vlorës.Ai u arratis në prani të dy policëve që e shoqëronin, ndërsa përshkoi korridoret e gjykatës i pandaluar nga askush.

I riu u iku dy policëve të Burgjeve që e shoqëronin, Gjolek Hodaj dhe Granit Zani. Dy efektivët e Burgut të Vlorës kishin për detyrë të shoqëronin dhe ruanin të dënuarin me 3.4 vite burg për rrëmbim dhe kanosje, Mikel Kasa. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e të riut që u arratis..Prokuror i çeshtjes ishte Elona Alvoraj ndersa gjyqtar Hekor Sinanaj.

U iku i dënuari nga salla…Gjykata e Vlorës vendosi masën për dy policët (Emrat) Read More »

Protesta e opozitës / Luli dhe Mona braktisen nga qytetarët. Dështon ”Babalja” (Video)

Opozita po zhvillon protestën para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, pasi e akuzojnë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Kauza e opozitës është ngritur mbi një përgjim misterioz të publikuar nga PD ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë.

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta e opozitës para godinës së qeverisë. Sikur duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv me dron sheshi para Kryeministrisë është bosh.

Plani i PD me dëshmitarin ‘X’ të njohur si ‘Babalja’ për të mbledhur sa më shumë njerëz para kryeministrisë ka dështuar. Në protestën e sotme kishte më pak protestues se herët e tjera kur opozita ka zhvilluar tubime./Pamfleti

Protesta e opozitës / Luli dhe Mona braktisen nga qytetarët. Dështon ”Babalja” (Video) Read More »

Rama flet nga Berati , për problemet e qytetarëve

Në ditët kur opozita ka organizuar protestën për largimin e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kryeministri Edi Rama ka preferuar që të shkojë në Berat dhe të mos jetë në zyrë.

Ai ka vazhduar me dëgjesat publike, duke folur për problemet e qytetarëve, dhe si mundet që qytetarët t’i zgjidhin përmes portalit shqipëriaqëduam.al.

“Për të ndryshuar njerëz që nuk e meritojnë të jenë në administratë, kërkon kohën e duhur, por njerëzit nuk mund të presin nesër për atë që me të drejtë u takon sot, shqipëriaqëduam.al është platforma që për tre minuta regjistrohet dhe bën me dije problemin që ka, i barabartë pa dallime. Ankesa shkon direkt tek ministri, për problemet me hipotekat, me mbifaturimin, për të zgjidhur problem për pensionet.

Janë problem të mëdha për atë që I ka pavarësisht së duken të vogla për të tjerët, nuk keni nevojë të kërkoni një “mik” pasi ankesa shkon direkt tek miqtë tuaj, ministrat.

Çdo të mërkurë kur ne bëjmë mbledhje dalin të gjitha problemet tuaja pasi është sistem i digitalizuar.

Një grup prej 30 vetash që punojnë edhe natën, kanë detyrë që të bëjnë të gjitha raportet për rezultatet e përgjigjes për ministrat. Është një mekanizëm fantastik, brenda 10 ditësh jepet përgjigja, i njoftohet ankuesit që u mor ankesa juaj, kur kalon pak më shumë kohë i kërkohet ndjesë. Është çështje besimi dhe kulturë për të mos vazhduar historinë gjej një mik apo fut dorën në xhep dhe jep lekë.

Ta dinë punonjësit t administratës që ai që vjen përballë jush mund t’ju heqë nga puna. Janë mbi 130 punonjës që nuk janë më në punë.

Bëhet një hetim administrativ që X çështje është vonuar se ka pasur problem administrative apo janë dembelë.

Duhet të mbahet përgjegjësi.

Sa më shumë qytetarë duhet të marrin pjesë në proces për të mirën e tyre.”, tha Rama.

Rama flet nga Berati , për problemet e qytetarëve Read More »

Hyri në Prokurorinë e Durrësit për të zhdukur dosjen e tij? Njëri nga të arrestuarit ishte nën hetim

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një nga autorët e arrestuar ishte edhe vetë nën hetim. Besnik Bushi ishte pjesë e personave të hetuar në atë që quhet “Dosja e Ishmit”, ku bashkë me persona të tjerë kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 3685 metra katrore tokë.

Bushi kishte djalë daje kryetarin e komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi.Bushi ka shkuar për të prishur provat që e implikonin atë për përfitimin e kësaj toke në mënyrë të paligjshme.

Më urdhër të Prokurorisë, policia ka ndaluar dy të dyshuarit Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Besnik Bushi, 54 vjeç, banues në Durrës, të dy me precedentë penalë të mëparshëm, shkruan Albeu.

Hyri në Prokurorinë e Durrësit për të zhdukur dosjen e tij? Njëri nga të arrestuarit ishte nën hetim Read More »

Donald Lu e Romana Vlahutin mbyllin mandatin, Meta e Monika s’përmbajnë gëzimin. Urojnë me gojën e “zarit” këshilltar: Dy gëzime në një ditë

Nuk e kanë fshehur gëzimin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për përfundimin e mandatit të ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe të BE Romana Vlahutin në Tiranë. Në fillim kanë qënë mediat afër Berishës dhe Metës ato që kanë dhënë lajmin e gëzuar. Më pas, një ndër këshilltarët “zara” të Metës, Dritan Kaba ai që ka përcjellë mospërmbatjen e Ilirit dhe Monikës për këtë lajm të madh për kupolën e LSI.

Meta e Monika me gojën e “zarit” Dritan Kaba kanë deklaruar publikisht se ky është lajmi më i gëzuar që ka ndodhur ndonjëherë, duke i cilësuar si “dy gëzime në një ditë”. Madje largimin e Donald Lu dhe Romana Vlahutin në përfundim të mandatit të tyre e kanë cilësuar si lajmin më të gëzuar për shqiptarët por në të vërtetë për LSI.

Pavarësisht se dhe ambasadorët e tjerë që do të vijnë të njejtën linjë do të ndjekin, atë të qeverive respektive që përfaqësojnë në Tiranë.

“Dy gëzime në një ditë!

Kishte kohe qe shqiptaret nuk merrnin lajme te mira, aq me shume dy ne nje dite! Perfundimisht do largohen dy njerezit qe e bene Shqiperine eprovete eksperimentesh dhe shqiptaret i kthyen ne kavie laboratori. Nuk ka lajme me te gezuara se ikja e dyshes LU-VLLAUHUTIN! Emerimi i pare nga BE shume domethenes dhe i shkelqyer. Presim edhe emerimin nga DASH. Puthja e tyre do na “mungoje” shume.
Pafytyresia e tyre, ne mbrotje te krimit te organizuar dhe kapjes se drejtesise nga sherbetori Rama, do jete nje kohe e kaluar. Thefshi kemben qe te dy! Korraca e mbrojtjes se kesaj klike ne pushtet eshte dobesuar shume. Shqiptaret me te vertete do e mbajne mend kete date. Neser ne proteste edhe per paudhesite e ketyre te dyve!”, deklaron “zari” i Metës, këshilltari Dritan Kaba./Pamfleti

Donald Lu e Romana Vlahutin mbyllin mandatin, Meta e Monika s’përmbajnë gëzimin. Urojnë me gojën e “zarit” këshilltar: Dy gëzime në një ditë Read More »