Aktualitet

Policia flet për herë të parë pas tubimit të opozitës, bën deklaratën e papritur për gazetarin që u lëndua

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, vizitoi në Spitalin e Traumës efektivët e lënduar gjatë protestës së organizuar nga opozita këtë të shtunë.

“Treguan maturi, gjakftohtësi në përballimin e tubimit”, u shpreh Ardi Veliu.

Sakaq i pyetur për të lënduarit, Veliu tha se policia do shqyrtojë pamjet filmike nga protesta për të parë nëse ka shkelje nga policia apo protestuesit. “Do jenë pamjet filmike që do saktësojnë nëse ka gabuar Policia e Shtetit apo qytetarët”.

Policia flet për herë të parë pas tubimit të opozitës, bën deklaratën e papritur për gazetarin që u lëndua Read More »

Basha super i mbrojtur u ruajt sot nga 10 badigardë

Lulzim Basha ishte i super mbrojtur sot teksa lëvizte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës. Gjatë gjithë kohës ai është shoqëruar nga shumë badigardë, të cilët ruanin perimetrin e liderit demokrat duke mos lejuar askënd që të t’i afrohet.

Në foton e shkrepur nga fotografja e BIRN Ivrana Derbishi, duken të paktën gjashtë prej badigardëve të Bashës, ndërsa pjesa tjetër janë në një perimetër më të gjerë, shkruan Albeu.com.

Prej kohësh, në krye të trupës së tij të sigurisë është Florenc Hoxha, ish-kryepolici i shumë përfolur i Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha. Nuk dihet nëse lideri demokrat ka perceptuar ndonjë rrezik, megjithatë duket qartë se masat e marra prej tij janë përtej normales./Pamfleti

Basha super i mbrojtur u ruajt sot nga 10 badigardë Read More »

Shpërthen ish dhëndri i Jozefina Topallit: Kurrë s’jam ndjerë më keq se sot, kjo nuk është PD

Ish-dhëndrri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli është shprehur i pakënaqur mekreun e PD Lulzim Basha sa i takon organizimit të protestës ku siç duket edhe nga pamjet që publikon Ejlli, pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Ish-dhëndrri i Topallit kritikon Bashën për zhdukjen e flamurit të PD ndërsa me siguri i pohon se vetë ai do kishte mbledhur për 20 minuta, trefishin e protestuesve që ka mbledhur Basha.

REAGIMI I PLOTË:

Ne jeten time nuk jam ndjere me keq dhe me i zhgenjyer se sa sot. Ku eshte flamuri i PD??? I cove njerezit tek dyert e ministrise dhe i le vetem? Ku je?

Une kam lindur, jam dhe do vdes i djathte. Por partine e pare dhe te vetme demokratike te na e katandisni keshtu? Kete nuk e pranoj!!! Kjo nuk eshte partia demokratike, kjo nuk eshte e ardhmja, kjo eshte e dhimbshme dhe fyese per te gjithe ata qe dikur besuan dhe besojne prap tek kjo force politike.

Kaq njerez sa jane ketu, me kane marre ne tel per te pare finalen e champions sot, mos me shume. Ju drejtohem me dore ne zemer, kur te keni mitingje, me thoni ju lutem, se ju mbledh une per 20 min te pakten 3-fishin, por mos na turperoni keshtu, ju lutem! Une prap e them, RROFTE PARTIA DEMOKRATIKE!!! Por jo keshtu ?Te duash ta shkaterrosh PD-ne, nuk e ben dot ne kaq kohe rekord qe e keni bere! Momenti i fjalimit te z.Basha. KULMI I MITINGUT!/Pamfleti

https://www.facebook.com/100008322314285/videos/2068578296762894/?t=0

Shpërthen ish dhëndri i Jozefina Topallit: Kurrë s’jam ndjerë më keq se sot, kjo nuk është PD Read More »

Incidentet në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar, mes tyre shefi i Njësisë Operacionale

Nga protesta e opozitës mesditën e sotme përveç kryeredaktorit të ‘RD’ mbetën të lënduar edhe tre protestues të tjerë dhe gjashtë efektivë policie. Report Tv sjell pamjet nga Spitali i Traumës në Tiranë ku efektivët morën ndihmën e parë dhe po ekzaminohen.

Mes gjashtë efektivëve që janë të lënduar është edhe Shefi i Njësisë Operacionale Lorenc Shehu. Policët nuk kanë pranuar që të prononcohen, ndërsa drejtori Gjovalin Bushi në një prononcim për Report Tv është shprehur se po ekzaminohen.

Janë duke u ekzaminuar katër efektivë policie, shprehet Bushi.

Policët kanë lëndime në kurriz, këmbë dhe pjesët e tjera të trupit nga shtyrja e protestuesve në momentet e tensionimit të situatës me simpatizantët e PD dhe LSI. Në spitalin e Traumës ishte i pranishëm edhe Lulzim Basha, që vizitoi kryeredaktorin e ‘RD’ por nuk u ndal për te policët që u lënduan pikërisht nga shtyrja e protestuesve të opozitës.

Incidentet në protestën e opozitës, 11 policë të lënduar, mes tyre shefi i Njësisë Operacionale Read More »

Rama tallet me Bashën: “Babaleprotestë” qesharake, faleminderit ju demokratë që refuzuat

Kryeministri Rama ka reaguar per here te pare pas protestes se opozites, e cila fillimisht para zyres se tij e mandej te Ministria e Brendshme, kerkoi largimin e Xhafajt dhe qeverise se Rames.

Kryeministri ka falenderuar gjithe demokratet, qe sipas tij, edhe pse nuk duan ta shohin me sy qeverine, e refuzuan thirrjen e Bashes dhe opozites per ne proteste.

Postimi i Ramës

Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë

Rama tallet me Bashën: “Babaleprotestë” qesharake, faleminderit ju demokratë që refuzuat Read More »

Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës, këto janë pamjet që la tubimi i dhunshëm i protestuesve (Fotot)

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar protesta e opozitës e thirrur nga opozita e bashkuar PD-LSI. Kojo protestë nisi rreth orës 11:10 dhe zgjati fiks 2 orë.

I vetmi që foli në protestë ishte Lulzim Basha dhe me të mbaruar fjalën e tij ai iu bëri thirrje protestuesve që të drejtoheshin drejt Ministrisë së Brendshme, aty ku ata u konfrontuan fizikisht edhe me efektivët e policisë.

Por pas largimit të protestuesve, këto janë pamjet që la sot protesta e opozitës.

Protesta  ishte lajmëruar ditë më parë nga opozita, ku këta të fundit kërkojnë largimin e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. /Pamfleti

Mbyllet pas dy orësh protesta e opozitës, këto janë pamjet që la tubimi i dhunshëm i protestuesve (Fotot) Read More »

Dibranët e thonë hapur fare: “Vitin tjetër do mbjellim drogë”

Fermerët e qershisë në Dibër ankohen për mungesë të tregut të shitjes të prodhimeve të tyre.

Këtë vit prodhimi i qershisë ka qenë në maksimum, ndryshe nga viti i kaluar ku u dëmtuar për shkak të ngricës dhe breshërit.

Por fermerët nuk po arrijnë të shesin prodhimet e tyre.

Ata fajësojnë shtetin që sipas tyre nuk iu ka krijuar kushte për treg, e ndërsa çmimi i shitjes për kilogram nuk mbulon shpenzimet./Pamfleti

Të gjendur në këto kushte, disa nga fermerët kanë nisur prerjen e pemëve të qershisë.

Dibranët e thonë hapur fare: “Vitin tjetër do mbjellim drogë” Read More »

Pretenduan se kryeradaktori i RD-së u dhunua nga policia, pamjet tregojnë të kundërtën. I turren me gurë (Video)

Ditën e sotme në protestën e organizuar nga Partia Demokratike u tha nga kjo forcë politike se kryedaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi u qëllua nga policia në krye të detyrës.

Por në videon e publikuar më poshtë rrëzohet pretendimi i PD-së, pasi Kasmi është goditur me gurë në kokë nga protestuesit në momentin që po sulmonet ata. Në këtë video ai shfaqet si një ‘’huligan’’ dhe jo si gazetar.

Opozita protestoi ditën e sotme në shesh; në fillim para Kryeministrisë ku mbajti një fjalim kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe më pas protestuesit iu drejtuan ministrisë së Brendshme ku tentuan të çanin gardhin e policisë dhe të futeshin brenda godinës, por pa ja arritur qëllimit./Pamfleti

Pretenduan se kryeradaktori i RD-së u dhunua nga policia, pamjet tregojnë të kundërtën. I turren me gurë (Video) Read More »