Aktualitet

FBI merr në dorë video-përgjimin e PD e “Babales” për vëllain e ministrit Xhafaj, ekspertiza në një laborator në SHBA. Aty u bë dhe “21 janari” dhe “Meta”

Prokuroria shqiptare ka vendosur para disa ditësh dërgimin jashtë vendit të video-përgjimit të pretenduar të PD dhe “Babales” me Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Lajmi u bë publik ditën e djeshme, teksa zyrtarisht organi i akuzës njoftonte se është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit. Në shqyrtim do të merret kaseta dhe kamerat e sigurisë së lokaleve ku pretendojnë Basha, deputetët dhe zyrtarët e PD, Salianji, Alibeaj, Bardhi dhe gazetari i PD Olldashi se është realizuar video-përgjimi dhe kanë qëndruar ata që kanë marrë kasetën nga “Babalja”.

Të gjitha këto materiale të video-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe kamerat e sigurisë së lokaleve përreth vendit ku pretendohet se është realizuar ky “aksion” janë dërguar në laboratorët modernë në SHBA.

Burimet nga organi i akuzës saktësojnë se është FBI amerikane ajo që ka marrë në dorë ekspertizën për këtë video-përgjim dhe shpresohet që të realizohet shumë shpejt. Mësohet se do të dërgohet pikërisht në laboratorin ku është bërë ekspertiza e armës së ish komandatit të Gardës Ndrea Prendi, që qëlloi dhe vrau njërin nga katër demonstruesit që u vranë nga Garda e Republikës më 21 janar 2011.

Pikërisht ekspertiza e FBI nxori në pah faktin se ishte qëlluar nga kjo armë demonstruesi, ndërkohë që ishte ndërhyrë dhe ndërruar tyta dhe pjesët e armës. Njëherësh në këtë laborator është dërguar dhe përgjimi që ish ministri i LSI Dritan Prifti i bëri ish zv. kryeministrit dhe ish kreut të LSI të asaj kohe, aktualisht President i Republikës Ilir Meta.

Në atë përgjim, shihej me zë dhe figurë Ilir Meta që deklaronte marrjen e një ryshfeti prej 700 mijë eurosh për një koncension, ndërkohë që blloku i punësimeve dhe deklarata rozë për vajzën e Shpresa Beçajt u bënë virale.

Të dyja këto ekspertiza të FBI për video-përgjimet e 21 janarit dhe “Metës” nuk u morën parasysh nga Berisha dhe gjykata e drejtuar prej tij, duke sjellë ekspertët e PD dhe LSI, që bënë ekspertizë për shefat e tyre dhe fati i gjykimit dihet tashmë.

Pikërisht në SHBA dhe në këto laboratorë është dërguar nga FBI dhe video-përgjimi i pretenduar nga PD për një bisedë mes “Babales” dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për të bërë trafik droge me Italinë.

Shpresojmë që këto ekspertiza të FBI në laboratorët më modernë të SHBA të mos kenë fatin e dy ekspertizave të realizuar kohë më parë për ngjarjet në Shqipëri. Për të shuar të gjithë pretendimet e mundshme të palëve, mësohet se gati është dhe ekspertiza në Gjermani, por gjithnjë nëse ka konteste.

Pritet që së shpejti të zbardhet e vërteta dhe autenciteti i këtij video-përgjimi, të cilin kryeministri Edi Rama e cilëson të sajuar, ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha e cilëson autentik./Pamfleti

FBI merr në dorë video-përgjimin e PD e “Babales” për vëllain e ministrit Xhafaj, ekspertiza në një laborator në SHBA. Aty u bë dhe “21 janari” dhe “Meta” Read More »

Keni bërë plane për të dalë? Mësoni se çfarë ju rezervon moti sot

Vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare gjatë paradites në të gjithë vendin.

Ndërsa pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në territor dhe kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore ku gjatë pasdites priten shira të dobët dhe të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar maksimume termike mbi 31°C, në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2- 3 ballë

Keni bërë plane për të dalë? Mësoni se çfarë ju rezervon moti sot Read More »

Tension në PD, paralajmërohen krerët e degëve për shkak të pjesëmarrjes së ulët

Do të mbahet mend si një ndër protesta me pjesëmarrjen më të ulët qytetare që kanë organizuar ndonjëherë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste që nga themelimi i tyre. Protesta e djeshme, për rrëzimin e qeverisë ‘Rama 2’ dhe krijimin e një qeverie teknike, është e pakrahasueshme me çdo protestë tjetër të mëparshme, të organizuara nga PD, LSI apo të dyja së bashku, sa i takon pjesëmarrjes. Për rrjedhojë, organizatorët e protestës, port herë të parë, nuk kanë artikuluar shifra deri në 50 herë më të larta, sa i takon pjesëmarrësve në protestë.

Report Tv solli pamjet me dron nga protesta e opozitës para godinës së qeverisë, pikërisht ne momentin që po fliste kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha. Ky ishte edhe momenti që shënoi edhe kulmin e tubimit. Pamjet nga lart treguan se pjesëmarrja në protestën e bashkuar PD-LSI ka qenë jashtëzakonisht e ulët.

Sikur dukej nga pamjet, sheshi para Kryeministrisë, ishte pothuajse bosh. Refuzimi në masë i demokratëve dhe i mbështetësve të LSI për të dalë në protestë mundësoi edhe dështimin e planit të opozitës kundër qeverisë me anë të dëshmitarit X, i njohur edhe si ‘Babalja’. Në protestën e djeshme kishte më pak protestues se çdo herë tjetër kur ka protestuar opozita. Ndërkaq, lidhur me këtë fakt ka reaguar deputetja e LSI, Floida Kërpaçi e cila ka thënë se policia ka bllokuar mbështetësit e kësaj force politike që të mbërrinin në Tiranë.

“Mjaft aktivistë të LRI u bllokuan nga policia. U pengua ardhja e të rinjve. Kjo tregon se Edi Rama ka frikë, ka frikë nga qytetarët”, ka pohuar Kërpaçi. Gjithsesi, duke qenë se kjo protestë ishte e përbashkët, nuk dihet se cila ka kontribuar më shumë PD apo LSI në boshatisjen e sheshit para Kryeministrisë.
Paralajmërohen krerët e degëve

Mbyllja e protestës së djeshme është shoqëruar me lëvizje intensive, nervozizëm dhe paralajmërime në kampin e opozitës. Burime pranë Partisë Demokratike thanë se mungesa e pjesëmarrjes në protestë në raport me parashikimet, ka përplasur organizatorët kryesorë të protestës me krerët e degëve të Partisë Demokratike.

Disa ditë më parë, në kuadër të përgatitjeve për protestën, kryetari i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e degëve të PD, të cilët i porositi për të maksimizuar pjesëmarrjen në protestë. Pjesëmarrja masive ishte deklaruar edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, si mesazhi i kësaj proteste. Por, pas boshatisjes së sheshit, krerët e degëve të PD janë paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi. Ndërkaq, krerët e degëve kanë pretenduar se shkak për pjesëmarrjen e ulët ka qenë LSI, e cila nuk i ka angazhuar mbështetësit e saj. Por, përfaqësuesit e LSI kanë pohuar se mbështetësit e saj kanë marrë pjesë 100 %./Pamfleti

Tension në PD, paralajmërohen krerët e degëve për shkak të pjesëmarrjes së ulët Read More »

Xhevria 61-vjeçare mban frymën gjallë me plehra (Video)

Xhevria 61-vjeçare përshkon çdo ditë 6 km rrugë për të punuar në landfillin e Durrësit.

E lodhur nga kërkimi i një vendi pune, ky vendgrumbullim mbetjesh urbane është kthyer në të vetmen mundësi punësimi për gruan e pashpresë në prag pensioni. Këtu Xhevria mbledh materiale të riciklueshme.

Por me 200 lekë në ditë që siguron nga puna te plehrat e ka të vështirë të mbajë familjen. Në dyqanet e lagjes e ka emrin në listat e borxheve.

Pas orësh të tëra pune mes plehrash, ndërron rrobat dhe merr rrugën e shtëpisë, ku e pret bashkëshorti, dhe ai i papunë, e bija e ndarë nga bashkëshorti së bashku me mbesën e vogël. Të gjithë varen nga duart e saj. Ndihmën sociale nuk e marrin dot.

Djali i familjes shkon çdo tre muaj të punojë në Greqi për të larë borxhet. 20 vjet më parë familja e Xhevries u vendos në Spitallë të Durrësit për një jetë më të mirë.

Mbi të gjitha, për të patur qasje në shëndetësi, e sot nga mungesa e këtij shërbimi deklarojnë se kanë humbur katër fëmijë, për të humbur së fundi edhe shpresën e dinjitetin mes plehrave.

Xhevria 61-vjeçare mban frymën gjallë me plehra (Video) Read More »

Paloka bën deklaratë të fortë: Protestuesit ishin gati për gjithçka sot, mund të kishte edhe viktima

Numri dy i Partisë Demokratike Edi Paloka e vlerësoi vendimin e Lulzim Bashës për të tërhequr turmën e protestuesve të drejtë, pasi sipas tij situata mund të kishte precipituar.

Duke folur në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’, Paloka tha se punonjësit e policisë kishin shkelur ligjin, pasi në protestë ishin të armatosur, ndërsa shtoi se mund të rrezikonte që ndonjë protestues t’ua merrte pistoletën.

E teksa u pyet nëse mund të kishte viktima, Paloka nuk e mohoi këtë fakt, ndërsa shtoi se protestuesit që ishin tek Ministria e Brendshme ishin të gatshëm për gjithçka.

INTERVISTA

Teksa ndoqëm intervistën e kryeredaktorit të RD të dhunuar. Si e komentoni ngjarjen?

Bledi ka ardhur gazetar kur unë kam qenë kryeredaktor te RD. Ai është qytetar i Tiranës, dhe nuk është agresiv. Do i uroj shërim të shpejt. Do uroja pa cinizëm se gazetarët janë dhunuar edhe në botë, ju ka ndodhur edhe shumë raste dhune. Me një qeveri si kjo s’mund të presësh asgjë tjetër. Ajo sulmon qytetarët dhe mbron krimin. Për këtë ishim sot në protestë, për të luftuar ndaj një qeverie që mbron kriminelët.

Si ishte për ju protesta e ditës së sotme. Edhe nga pjesëmarrja dhe…

Mendoj se protesta i dha mesazhet për të cilat u thirr. Siç kemi thënë gjatë gjithë ditëve para, qëllimi ishte kërkesa për largimin e Xhafës. Ju do thoni se ai është aty. Kur kemi kërkesa për largim, se mendonim që ai do jepte dorëheqje. Ai vërtetë u largua nga ministra, para se protestuesit të ktheheshin në Ministrinë e Brendshme, ai nuk tha dorëheqje.

Në fjalën e tij Basha, se përmendi audio-përgjimi.

Ça lidhje ka kjo..

Me ça objektivi erdhi sot PD në protestë?

Ti bënte të qartë se shqiptarët nuk mund të pajtohen me faktin që është vënë një ministër i brendshëm të ketë lidhje me drogën. Edhe një njeri i vetëm kur proteston ka të drejtën të thotë të vërtetën.
Ju i keni qejf shifrat për pjesëmarrje,,,,

Sigurisht. Unë vet nuk mund të gjykoj se ishte apo jo më e madhe apo më e vogël.

Ku ishit pozicionuar?

Unë qëndrova në pjesën e qendrës së protestës. Isha dhe tek ministria e Brendshme, në atë pjesë ku ishte pjesa më energjike

A tregoi ‘muskujt’ opozita aty?
Absolutisht jo. Ne si deputetë, drejtues të PD jemi ndeshur gjithë kohës edhe me reaksion të protestuesve që kërkonin të lejoheshin të avanconin më shumë. Nëse aty sdo të kthehej Basha të merrte protestuesit, mund të ndodhte çdo gjë. Aty mund të ishin 5 mijë vetë që ishin gati për gjithçka. Kishin përballë një polici që po mbronte Xhafën, që po mbronte krimin. Ishin të armatosur. Në kundërshtim me ligjin.

Mund të kishte viktima?

Aty mund të ndodhte çdo gjë. Kishte policë me armë. Jo se mund të nxehej ai (polici), por edhe mund t’ja merrnin armën.

Paloka bën deklaratë të fortë: Protestuesit ishin gati për gjithçka sot, mund të kishte edhe viktima Read More »

Amerikanët sonte do ta trondisin Shqipërinë, do të publikojnë një investigim dramatik

Në vendin tonë është folur gjithmonë, për një strehim modest të Mek, grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë. Por për herë të parë, në disa pamje ekskluzive të kampit të strehimit të tyre në Shqipëri, CNN zbulon se në fakt bëhet fjalë për një bazë gjigande me stil ushtarak.

Sakaq gazetari investigativ Richard Engel në shkrimin e tij, thotë se kohët e fundit, për grupin Mek me histori terrorizmi, janë paguar me mijëra para në drejtim të ish-ambasadorit të Kombeve të Bashkuara John Bolton dhe Rudy Giuliani, politikan amerikan, ish-kryebashkiak i New York, në mënyrë që të flasin për këtë lëvizje. Investigimi i plotë do të transdmetohet ekskluzivisht sonte në MSNBC (e NBC).

Tashmë John Bolton që gazetari përmend në shkrim, është një ndër këshilltarët më të afërt të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për sigurinë nacionale.

Bolton është edhe një ndër personat që edhe nga Shqipëria në një vizitë në vitin 2017, kërkoi rrëzimin e regjimit iranian dhe ardhjen në pushtet të muxhahedinëve.

John Bolton ne Tirane vitin e shkuar u thote Muxhahedineve se para vitit 2919 “ne do te festojme ne Teheran” duke shprehur keshtu gjykimin e tij se ne pushtet duhet te vije MEK

Presidenti Trump javët e fundit ka rrëzuar marrëveshjen që u arrit mes Iranit, SHBA-ve dhe shteteve të tjera perëndimore për bllokimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga ana e Iranit.

Vendimi i Trump duket se është i qëllimshëm për të rrëzuar regjimin në Iran dhe ta zëvendësojë me muxhahedinët, pasi edhe vendimi për armët bërthamore, nuk është pasuar nga asnjë zgjidhje apo argument alternativ.

Pjesë nga shkrimi investigativ i Richard Engel

Nëse sheh perimetrin duket si një kamp modest, por kur e sheh nga ajri I ngjajn një kompleksi gjigand me stil ushtarak. Kush po paguan për të gjitha këto shpenzime!?
Një ish pjesëtar i Muxhahedinëve që jetojnë në Tiranë, Saadalah Saafi, thotë se paratë për MEK vijnë nga shtete të pasura Arabe që janë kundër Iranit. Muxhahedinët u larguan nga Lindja e Mesme falë një pakti me Shtetet e Bashkuara. Ata thotë se duan të drejtojnë Iranin demokratik pas ndryshimit të regjimit.

Por ish pjesëtari Saafi shprehet se grupi në fjalë është i rrezikshëm dhe një kult i dhunshëm i cili abuzon me vetë pjesëtarët e tij.

“Unë personalisht janë torturuar fizikisht dhe jam abuzuar mendërisht prej tyre. Një mik i imi u torturua e më pas u vra prej tyre. Nëse ata i bëjnë kësisoj gjërash vetë ndjekësve të tyre, me siguri ata do t’i tradhtojnë iranianët kur të vijnë në pushtet.

Do të jetë një fatkeqësi absolute dhe jam i bindur se edhe amerikanët do të pendohen për të!” përfundon rrëfimi i ish pjesëtarit të MEK.

Pra kush janë muxhahedinët dhe kush nga rrethi i ngushtë i Presidentit Donald Trump i do ata në pushtet?!- pyet gazetari.

Historiku i strehimit të muxhahedinëve në Shqipëri

Anëtarët e organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit (MEK, e cila konsiderohej, deri pak vitesh, organizatë terroriste nga shumica e vendeve perëndimore, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, respektivisht deri më 2008 dhe 2009, përfshirë edhe vetë SHBA-të deri në vitin 2012. Kjo lëvizje u krijua në fillim të viteve 1960 si lëvizje proteste kundër regjimit të Shahut të Iranit dhe vepron në emigrim. Vendosja e muxhahedinëve në Shqipëri daton në vitin 2012, kur qeveria e udhëhequr në astë kohë nga Sali Berisha pranoi kërkesën e qeverisë amerikane për të pritur rreth 210 muxhahedinë të MEK. Qeveria amerikane duhej t’i shpërngulte nga baza e saj ushtarake në Irak, pas tërheqjes nga ky vend. Më tej, në 2014-ën, qeveria me kryeministër Edi Ramën, pranoi strehimin e qindra muxhahedinëve të tjerë, të cilët kanë mbërritur në vazhdimësi që atëherë në grupe të ndryshme.

Më shkurt 2016 në Shqipëri mbërritën, nga kampi i tyre në Irak, 22 muxhahedinë, duke e çuar numrin total të muxhahedinëve të strehuar deri tani në vendin tonë në rreth 750. Ky numër përbën rreth 70 për qind të gjithë muxhahedinëve të MEK-ut të strehuar në vende të treta me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka krijuar të gjitha lehtësitë që muxhahedinët të marrin statusin e azilantëve.

Çfarë është MEK

MEK ishte ndër nxitësit dhe mbështetësit kryesorë të Revolucionit Iranian të vitit 1979, i cili rrëzoi regjimin e Shahut. Pas revolucionit, në Iran u vendos një sistem teokratik islamik nën udhëheqjen e Ajatullah Khoeminit, që hasi kundërshtinë e ashpër të MEK-ut që ishte kundër autokracisë islamike. Si pasojë, regjimi Iranian filloi persekutimin e anëtarëve të organizatës që detyroi drejtuesit e saj dhe mijëra anëtarë të emigronin.

Shumica e tyre u mirëpritën në Irak nga Sadam Huseini, i cili i ofroi organizatës një territor të pazhvilluar pranë kufirit me Iranin. MEK-u e shndërroi territorin në një qendër me infrastukturë moderne dhe ekonomi të zhvilluar që u njoh si Qyteti Ashraf.

Në Ashraf, MEK iu përkushtua përgatitjes ushtarake të anëtarëve të saj duke u shndërruar në grupin më të madh dhe më të fuqishëm militant kundër regjimit iranian, i cili zhvilloi, për më shumë se dy dekada, një veprimtari intensive terroriste për rrëzimin e qeverisë iraniane. MEK, njëkohësisht, bashkëpunoi ngushtësisht me regjimin e Sadam Huseinit, si gjatë luftës Irak-Iran edhe pas saj.

Për shkak të aktivitetit të saj, MEK ka qenë njohur zyrtarisht si organizatë terroriste nga shumë qeveri perëndimore, përfshi atë të SHBA-ve.

Gjatë operacionit ushtarak për rrëzimin e Sadam Huseinit, forcat e koalicionit bombarduan edhe Qytetin Ashraf të cilin e konsideronin bazë terroriste.

Mbas pushtimit të Irakut, forcat amerikane dhe muxhahedinët negociuan një pakt paqeje, në bazë të të cilit muxhahedinët dorëzuan armët dhe premtuan t’i ktheheshin jetesës paqësore civile. Si rezultat, rreth 3 mijë muxhahedinëve të Ashrafit iu dha statusi i civilëve të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës dhe ushtria amerikane mori përsipër sigurinë e Qytetit të Ashrafit.

Në vitin 2009, ushtria amerikane ia kaloi kontrollin e Ashrafit qeverisë irakiane, e cila premtoi trajtimin njerëzor të tyre. Pavarësisht premtimit, forcat irakiane ndërhynë brutalisht në Ashraf me qëllim vendosjen e kontrollit të tyre policor në zonë, veprime që hasën rezistencë nga muxhahedinët. Konfliktet çuan në dhunë të armatosur që shkaktoi dhjetra viktima mes muxhahedinëve. Qeveria irakiane filloi persekutimin sistematik të tyre dhe dhunë sistematike për t’i detyruar muxhahedinët të largoheshin nga Iraku.

Këto veprime ngallën reagimin e organizatave ndërkombëtare humanitare, nën presionin e të cilave qeveria amerikane i mori në mbrojtje muxhahedinët duke i strehuar në Kampin Liberty të ushtrisë amerikanë në Baghdad.

Bashkë me tërheqjen e amerikanëve nga Iraku lindi nevoja e gjetjes së një zgjidhje të problemit të muxhahedinëve. Për këtë arsye, në vitin 2012, qeveria amerikane e hoqi organizatën nga lista e organizatave terroriste, dhe filloi të kërkonte mundësi për sistemimin e tyre në vende të ndryshme të botës.

Amerikanët sonte do ta trondisin Shqipërinë, do të publikojnë një investigim dramatik Read More »

Vjen reagimi “bombë” nga Xhafaj, ja çfarë thotë për protestën e opozitës

Pas protestës së sotme te thirrur nga opozita ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Xhafaj ka falënderuar policinë për mbarëvajtjen e protestës.

Ja postimi:

Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.

Image

Vjen reagimi “bombë” nga Xhafaj, ja çfarë thotë për protestën e opozitës Read More »

Lëvizja mafioze, Berisha-Rama-Meta bllokojnë Vetingun me largimin e Donald Lu

Kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi pas largimit të ambasadorëve, bllokimi i Vetingut pengon ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme, por nuk ka forcë tokësore që i shpëton nga fati i Nikolla Gruevskit, 3 arsyet madhore se pse nuk ka shpëtim bajlozët e korrupsionit në Shqipëri.

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, pesëshja keqbërëse dhe anti-kombëtare, po tentojnë sabotimin e reformës në drejtësi, në fund të mandatit të dy ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, të cilët janë kthyer në tmerrin e kokave të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Kjo pesëshe mafioze, e cila ka 28 vitet që plaçkit, sundon dhe mban Shqipërinë larg Bashkimit Evropian, shpreson se me largimin e Donald Lu dhe Romana Vahutin do t’i shpëtojnë lakut të drejtësisë që afron, duke bllokuar zbatimin e reformës në drejtësi.

Me mbarimin e mandatit të Donald Lu dhe Romana Vlahutin, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, me anë të fijeve të tyre, kanë bllokuar zbatimin e mëtejshëm të ligjit të Vetingut, i cili po pastron drejtësinë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, vegla qorre të politikës. Që nga data 10 maj, organet e Vetingut nuk kanë caktuar asnjë seancë gjyqësore për prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë nën kontroll.

Justifikimi për këtë bllokadë është se po bëhet një hetim i thelluar dhe i gjithanshëm për pasurinë se prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë marrë nën verifikim dhe se ky proces po merr shumë kohë. Por pas këtij bllokimi fshihet lëvizja mafioze e kokave të krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare për të bllokuar zbatimin e Vetingut. Bllokimi i zbatimit të Vetingut sjell bllokimin e organeve kryesore të parashikuara nga reforma në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Bllokimi i këtyre dy organeve sjell shtyrjen e procesit të ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Këto organe janë edhe tmerri më i madh për Sali Berishën dhe Ilir Metën. Por, nga këto organe duket se ka frikë edhe Edi Rama. Tre strukturat në fjalë janë projektuar nga amerikanët dhe gjermanët për të shkatërruar korrupsionin dhe krimin në nivele të shumë të larta. Me fjalë të tjera, tre strukturat janë ngritur vetëm për të hetuar, arrestuar dhe dënuar kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare dhe të ushtarëve të tyre.

Duke shtyrë ngritjen e këtyre organeve të frikshme, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, bashkë me ushtrinë e bashkëpunëtorëve të tyre, kërkojnë që të fitojnë kohë, me shpesën se do të krijojnë ndonjë mundësi që të shpëtojnë nga ndëshkimi i amerikan dhe gjerman. Si mundësi ata shohin afrimin me Rusinë apo Turqinë, ndonjë luftë të mundshme të SHBA në Kore, destabilizimin e vendit, ndonjë luftë në Ballkan apo edhe arratisjen bashkë me familjet dhe paratë e korrupsionit.

Edhe protesta qesharake e ditës së sotme është pjesë e përpjekjeve për t’i shpëtuar ndëshkimit nga drejtësia që po vjen.

Kjo lëvizje mafioze mund të shtyjë në kohë, por nuk e shmang dot fatin e tmerrshëm për kokat e korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare. Fati i tyre do të jetë më i tmerrshëm se sa i ish-kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili u dënua për blerjen e një makine 600 mijë euro. Krerët e politikës shqiptare kanë një CV shumë më të pasur dhe të larmishme me krime dhe korrupsion, të shtrirë në 28 vite.

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi pasi ngritja e Byrorë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale është parashikuar në Kushtetutën e Shqipërisë.

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot pasi Donald Lu dhe Romana Vlahutin nuk kanë vepruar në kokën e tyre, por kanë zbatuar politikat e SHBA dhe BE në Shqipëri. Pas tyre, do të vijnë dy ambasadorë të tjerë që do të vijojnë zbatimin e të njëjtës politikë.

Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk do të shpëtojnë dot nga ndëshkimi sepse ndëshkimi i krimit dhe korrupsionit në nivelet më të larta të politikës mbështet nga më shumë se sa 90 % të shqiptarëve./Pamfleti

Lëvizja mafioze, Berisha-Rama-Meta bllokojnë Vetingun me largimin e Donald Lu Read More »