Kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë fermerët, por edhe sipërmarrësit të shfrytëzojnë resurset natyrore dhe bujqësore të Qarkut të Beratit, për t’i dhënë një zhvillim cilësor agroturizmit, që është edhe prioriteti i Programit të Rilindjes Rurale. Kryeministri u ndal në fshatin Peshtan të Beratit, ku ka drekuar me fermerë e sipërmarrës të këtij Qarku.
“Ne duam të hyjmë në një fazë të re për turizmin dhe për ekonominë në zonat rurale dhe të tregojmë që ajo që kërkojmë, nuk është diçka që thjesht është bërë me sukses të madh dhe me impakt të madh ekonomik jashtë Shqipërisë, por është diçka që ka filluar të bëhet me shembuj që nuk janë shumë, janë me pikatore në çdo zonë, por janë ekzistues. Që do të thotë të shfrytëzojmë bukuritë e natyrës, mikrofermat dhe traditën për agroturizmin,” shprehet Kryeministri.
Duke iu referuar kantinës Nurellari, e cila përbën një ndër shembujt e vyer në këtë drejtim, jo vetëm për kualitetin dhe autencititetin e verërave, por edhe për ushqimet tradicionale e të freskëta që ofron, Kryeministri ka theksuar se qeveria ka një paketë të gjerë mbështetjeje financiare për këdo që do të investojë në agroturizëm.
“Këtu jemi në një nga shembujt më fantastikë që janë krijuar në Shqipëri dhe që fare mirë mund të zhvillohet si agroturizëm. Ne jemi gati edhe për një paketë mbështetëse financiare. Me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural kemi futur në program skemat financiare për mbështetjen e agroturizmit. Me fondin që kemi marrë nga Bashkimi Europian, 11 milionë euro janë vetëm për agroturizmin. Nga ana tjetër do ta bëjmë TVSH-në 6%, siç e kemi bërë për hotelet me 4 dhe me 5 yje dhe kjo ka ngjallur shumë interes, pasi kemi tani shumë kërkesa që nuk i kishim më parë dhe tatim-fitimin 5%,” nënvizon Kryeministri.
Vetë drejtuesi i kësaj kantine thotë se me rritjen e biznesit, përmes edhe mbështetjes nga AZHBR, ka arritur jo vetëm të ketë sukses në fushën e prodhimit, i cili tashmë shkon edhe për eksport, por edhe të thithë mjaft turistë të huaj, për të cilët shprehet se së shpejti do të mundësojë edhe ambiente akomoduese.
“Hapi i parë bëra kantinën. Gjithmonë isha i qartë në atë që bëja. Aplikova tek AZHBR-ja, për konstruksionin dhe bleva pajisje të teknologjisë së lartë. Unë pres këtu mjaft turistë, për shkak edhe të pozicionit, jam vetëm 7 km larg Beratit, por dhe kanionet ndodhen rreth 18 km larg kantinës. Kjo zonë këtu ka varietete goxha të mira. Si varietet, unë kam fituar edhe çmimin e dytë në festivalin ballkanik. Sa kam filluar me eksportin. Me Ankonën kam një ngarkesë të parë,” shprehet Nurellari.
Pjesë e Programit të Rilindjes Rurale, Programi i “100 Fshatrave” synon që përmes gërshetimit të trashëgimisë, traditave dhe bukurisë natyrore, bujqësisë dhe iniciativës private të nxisë zhvillimin e agroturizmit, duke e kthyer në një resurs zhvillimi ekonomik.
“Me Programin e “100 Fshatrave”, ne kemi përfshirë edhe disa fonde të bashkëpunimit austriak dhe zviceran dhe kemi pas disa ditësh, një takim me të gjithë ambasadorët, sepse çdo vend ka disa fonde, që janë fonde bashkëpunimi dhe duam që t’i ndajmë, domethënë, të bëjmë një hartë dhe çdo shtet përmes këtyre fondeve të marrë në patronazh një zonë. E gjithë sfida është se çfarë kemi bërë me Rilindjen Urbane tani ta kalojmë me Rilindjen Rurale dhe prandaj kemi zgjedhur këto 100 fshatra si qendra graviteti, për të krijuar modele sesi mund të zhvillohet ekonomia familjare edhe aty ku duket sikur s’ka shans. Çfarë bujqësie mund të zhvillojnë tek kanionet, p.sh., por ama te kanionet mund të zhvillojnë agroturizëm, që është spektakël dhe që punëson të gjithë familjen dhe të tjerë dhe fut në cikël komplet rreth e rrotull që punojnë për ty dhe që i sjellin njerëzit tek ti. Vijnë njerëzit tek ti, nuk zbret ti në qytet për të gjetur punë. Kjo është skema që po bëjmë,” thekson qëllimin e Programit Kryeministri.
Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman ka deklaruar sot nga Tirana, se Shqipëria ka shënuar progres dhe për këtë duhet që të hapen negociatat. Deklarata e tij është bërë gjate një komunikimi me mediat, pas takimit që pati me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla.
“Siç e dini brenda BE ka debate për zgjerimin ose jo të mëtejshëm të BE. Jam i mendimit se duhet të hapen negociatat me Shqipërinë, sepse për ne nuk konsiderohet si përfundimi i reformave por fillimi i reformave. Do ua sugjeroj kolegëve të mi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ka pasur proces shumë të mirë te reformave dhe këte e kanë parë deputetet gjerman që e kane vizuar Shqiperine dhe ata që do e vizitojne Shqipërinë”, tha Hauptman.
Duke vlerësuar progresin e Shqipërisë ai tha se Shqipëria është një partnerë që duhet mbështetur.
“Është e qartë që qeveria ka një agjendë reformash, reforma në drejtësi dhe një sërë reformash të tjera në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm. Në këtë aspekt Shqipëria është partnere për ne dhe duam ta mbështesim në rrugën e mëtejshëm” tha ai.
Agjencia amerikano-gjermane ‘Ernest&Yang’ do të bashkëpunojë ngushtë me qevrinë për luftën kundër krimit ekonomik dhe evazionit si edhe goditjen e grupeve kriminale.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Edi Rama u shpreh se problemi më i madh i trashëguar në të gjithë sektorët është ndërveprimi dhe koordinimi i institucioneve. Por për të ky problem koordinimi nuk është vetëm në institucionet shtetërore por dhe të tjera, duke përmendur dhe prokurorinë.
“Për nga rrezja e veprimit kjo strukturë e re është shumë e vogël, por për nga synimet dhe përmbajtja është i njëjti model, i bazuar tek eksperienca më e mirë ndërkombëtare, burimet e brendshme njerëzore të agjencive që aktualisht bëjnë këtë punë dhe domosdoshmëria që agjencitë tona të ndërveprojnë dhe koordinojnë vazhdimisht.
Problem i madh i trashëguar në të gjithë sektorët dhe sigurisht kur bëhet fjalë për luftën kundër krimit e korrupsionit, pastrimit të parave apo fshehjes së të ardhurave pa diskutim që ky problem i trashëguar del më në pah. Problemi i punës së pakoordinuar dhe ecjes së të gjitha agjencive, nuk flas vetëm për ato që varen nga qeveria, po dhe të tjera, flas për prokurorinë, në korsi të ndryshme.
Besoj shumë që eksperienca që sjellin partnerët tanë do të jetë një vlerë e madhe e shtuar dhe qëllimi nuk është që të shfrytëzojmë gatishmërinë. Të punojmë së bashku në terren, me raste specifike, me raste që do të krijojnë modele të ndryshme të investigimit, për krimin ekonomik dhe fshehjen e të ardhurave dhe të krijojmë kushtet që të kemi një strukturë ndërveprimi mes agjencive tona shumë më të kualifikuar dhe eficente”, tha Rama.
Rama tha se “Forca e Ligjit” është shembull i adresimit në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë. “Operacioni “Forca ligjit” është shembull kuptimplotë i faktit se përtej punës së përditshme, adresimi në mënyrë prioritare i një fenomeni problematik për shoqërinë siç është sot goditja e rrjeteve të krimit të organizuar kërkon një ndërveprim dhe koordinim midis shumë strukturash dhe nuk mjafton vetëm struktura që është e angazhuar në rutinën e përditshme”, tha ai.
Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu. ‘Babalja’ është arrestuar në Kosovë me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.
Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi që të largohet, por u ndalua në Kukës. Por pas marrjes në pyetje, ai është larguar nga Shqipëria, ndërsa tashmë është arrestuar në Kosovë.
Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.
Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.
Protesta e thirrur nga opozita tregoi më së miri se Rama dhe Basha janë një miks. Së bashku mbrojnë iteresat e njëri-tjetrit. Ndaj dhe rrjeti ka shpërthyer në postime dhe foto komike.
“O ëndërr mos mbaro, nga gjumi mos më zgjo!”, shkruan Bledi Mane përbri fotos së Ramës me tiparet e Lulzimit.
“I kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit, që edhe nëse nuk ngel këmbë shqiptari këtu, do jene bashkë”, shkruan një nga komentuesit.
“Antiamerikanët që hiqen si perëndimorë dhe që duan të destabilizojnë Shqipërinë për të siguruar gjënë e tyre të vjedhur, dështuan dje plotësisht, sepse shqiptarët këtë herë as që i përfillën fare, ngaqë e kuptuan se korrupsioni shqiptar që po drejton Shqipërinë, është një forcë e dështuar”, janë fjalët e avokat Ngjelës që përshkruajnë më së miri situatën.
Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve. Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë.
Shkruan Xhuljo Ferzaj
– Gjatë protestës së opozitës fjalim u mbajt vetëm nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa Monika Kryemadhi zgjodhi të mos flasë para pjesëmarrësve. Ligjërata e Bashës nisi me një nga thëniet e Naim Frashërit “Dielli për shqiptarët lind nga Perëndimi”. Më pas kaloj direkt te shifra e pjesëmarrësve duke thënë se ishin mbledhur qindra e mijëra, krahasimi i vitit 2018 me periudhën e komunizmit ku vendi ishte i izoluar nga bota perëndimore, ripërtëritë “Diellin, Perëndimi, Lirinë, Demokracinë”, krahason qeverinë “Rama 2” si qeveri bizantine, osmane, anti eurpiane. Në minutën e 5 të fjalimit tregon se opozita nuk është mbledhur për përfitim politik, por shkatërrimin e “Sundimtarin shkatërrues”, betejë midis të mirës dhe të keqes.
Ky është momenti i parë kur kryetari i PD-së, ngre zërin sipas fjalëve, për të marrë në këmbim brohoritje, duartrokitje, mbështetje por nuk arriti ta realizonte. Gjithsesi vazhdoj të lexonte fjalimin duke e pasur të vështirë të kuptonte se vëmendja e pjesëmarrësve nuk u tërhoq siç duhej. Basha tentoj të krahasonte veten e tij, pjesëmarrësit me njerëzit që duan drejtësinë dhe atyre që se duan dhe i përkasin “Aleancës së krimit”.
Sipas deklaratës së tij problemi nuk është midis opozitës dhe mazhorancës, por dhunimi i demokracisë, të drejtës së qytetarëve, në fund e mbyll fjalinë duke akuzuar se shteti është i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Kjo është hera e dytë, gjatë fjalimit kur Basha tenton të bëj për vete pjesëmarrësit por has vështirësi, kuptohet nga reagimi i tyre, disa fishkëllyen, pak veta duartrokitën, vëmendja nuk ishte aspak te fjalët që lexoheshin.
Në minutën e 8 Basha tenton të rregulloj intonacionin dhe tonin, kupton se nuk del siç duhej, kjo nuk u arrit, nervozizmi, mungesa e përqendrimit, dëshira për ta përfunduar sa më para fjalimin, e pengoj të rregullonte problemin, kjo solli një lexim mekanik duke e bërë monoton dhe aspak tërheqës për kontrollin, psikologjinë e pjesëmarrësve. Mund të mbledhësh protestues, është vetëm puna e parë, fjalimi nëse rezulton pa inspirim zbeh shpirtin e protestës, e “vret”.
Këtu ndikuan shumë faktor, së pari, Basha ka vështirësi të mbaj një fjalim para turmave të qytetarëve, kjo kuptohet qartë, lexon në mënyrë mekanike, nuk inspiron, krijon tension te dëgjuesi, që me siguri thotë “kur do mbaroj”. Përveç kësaj ishte vetë Basha, ai që hasi pengës në fjalim, u kuptua qartë, mezi priste ta përfundonte, kjo i solli gabime në renditjen e fjalimit, pasi nuk i lexoj të gjitha, nuk e përcolli me emocion për të marrë shpirtin e protestueseve, fundja në një protestë ky është një ndër synimet kryesore.
Gjestet, lëvizja e dorës së djathë, herë duke treguar me gishtin tregues, me grusht dhe dy gishtërinjtë shoqëruar me ngritjen deri në maksimum të vokalit gjatë fjalëve “Lufta me autokratët e korruptuar”, i dha më shumë fishkëllima se sa duartrokitje dhe brohoritje, në minutën e 11. Provoj të bënte pauzën por kjo nuk ndikoj aspak te duartrokitjet, brohoritjet dhe reagime që tregonin se ishin duke e ndjekur me vëmendje, nuk ndikuan aspak në psikologjinë e pjesëmarrësve, gjithçka pritej të realizohej mbi bazën e skemës së ndërtuar. Nëse kjo do ndodhte protestuesit do duartrokisnin, thërrisnin me zë të lartë emrin e kryetarit të PD, “Basha, Basha”, gjë e cila do kërkonte kohë deri sa të qetësoheshin, nuk ndodhi as kjo.
Gjatë gjithë fjalimit Basha u përpoq të fshinte zhgënjimin e tij me numrin e ultë të pjesëmarrjes, i solli tension dhe shpërqendrim, nuk arriti ta fshehte para dëgjuesve. Numri i pjesëmarrësve ishte shkruanim, kishte menduar se sheshi do mbushej plotë, por siç pamë nga ekranet e televizioneve numri i mbështetësve ishte i vogël, madje dhe mazhoranca priste një pjesëmarrje më të gjerë.
Shumica e qytetarëve që kishin planifikuar pjesëmarrjen hoqën dorë, nuk donin të dëgjonin përsëri historinë e përsëritur me “Babalen”. Në fjalim kishte një kombinim midis akuzave, propagandës, krahasimeve, jo mesazh, pasi vetë Basha premtoj se do tregonte gjëra të reja, që do tronditnin qeverinë, ndodhi që përsëriteshin të njëjtat fjalë si në media dhe kuvend.
Fjalimi u përcoll si propagandë asgjë më shumë, në të gjithë fjalët e përdorura nuk pati asnjë mesazh, përveç 300 fjalëve që lexoheshin e rilexoheshin disa herë. Ka nga ata që thonë se të gjitha fjalët e tij ishin mesazhe, vlerësimi bëhet pas përfundimit të protestës.
Kishte një ngatërresë midis propagandës dhe akuzave, nuk solli asnjë manipulim/ndikim për ti nxitur pjesëmarrësit të kishin një reagim mbi bazën e ndikimit të fjalëve të Lulëzim Bashës. Në një fjalim llogariten mesazhet që do prodhojnë dhe mbushin mediat me lajme, kjo nuk ndodhi pasi llogaria ishte bërë gabim. Reagimi i qytetarëve nuk erdhi nga fjalë e Bashës, për këtë problem është i vetëdijshëm edhe vet. Më shumë lajm prodhoj dëmtimi i kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, se sa fjalimi i Bashës.
Pavarësisht se për këtë të fundit u pretendua se u dhunua si gazetar, në të vërtet ai nuk kishte në dorë mikrofon, regjistrues, apo diçka që ta identifikonte si të tillë, ishte protestues si të gjithë qytetarët. Reagimet e deputetëve të PD nisën të ndërtoheshin mbi këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë si të dhunshme dhe polici që mbron krimin, jo mbi fjalimin e kryetarit. Kryeredaktori u bë epiqendra e lajmeve ndërsa vetë kryetari i PD, nuk u bë krijues. Nuk ndodhi se e fshehu informacionin, s’kishte kauzë politike, ky është problemi thelbësor. Mesazh është numri i pjesëmarrësve por jo gjithmonë, mund të bëhet edhe me 50 persona, madje me një figurë satirike nëse je lider.
Një politikan si në rastin e Bashës i cili pretendon të jetë lider politik, përveçse duhet të ketë një fjalim të përgatitur për të ushqyer protestuesit, mediat brenda dhe jashtë vendit, qytetarët që nuk janë pjesëmarrës, përfshirë edhe ata që nuk e mbështesin duhet ta menaxhoj ai dhe jo anasjelltas. Problem ishte përmbajtja e fjalimit, mënyra se si u përcoll, pa dashur të futem te pjesa e organizimit, numrit të pjesëmarrjes, sa veta u dëmtuan, banderolat, flamurat.etj.
Nuk pamë një Basha krijues sipas rrethanave, por një lexues fjalimesh në mënyrë mekanike që mezi priste edhe vetë të mbaronte. Mungesa e menaxhimi i fjalimit pengoj vetë Bashën e qytetarët ta dëgjonin me vëmendje, dukej sikur thoshin të mbaroj sa më shpejtë për të kaluar te Ministria e Brendshme për fazën e dytë të protestës, përplasje verbale dhe fizike, në fakt kjo u duk sikur të ishte qëllim kryesor, u la në dorë të pjesëmarrësve për një kohë të gjatë por dikush i kërkoj Bashës të tërhiqte personat që tentuan konfrontimet.
Gjë të cilën e bëri duke kërkuar largimin nga Ministria e Brendshme. Pa dashur të dal nga kontesti i fjalimi të Bashës, u vu re se fjalët e tij nuk shërbyen si orientim për reagimin e protestueseve, vepruan mbi bazën e planifikimit që ishte bërë në skenarin e protestës. Basha kishte llogaritur të mbante një fjalim më të gjatë, ai lexoj 60 % të tij.
Një sukses që pati lideri i PD ishte mungesa e konkurrencash, mbajtja e fjalimit vetëm nga ai i dha shumë pikë përball Monika Kryemadhit, tashmë ai mund të quhet “Lideri i opozitës” ndërsa kryetarja e LSI e humbi këtë gjë.
Nuk dihet nëse Monika Kryemadhi vendosi vetë të mos mbante fjalim, ishte e gatshme për pjesën tjetër të organizimit të protestës, kjo varet nga talenti. Basha nuk e kishte konkurrent në fjalim Kryemadhin, pavarësisht se kjo në demokraci është diçka e bukur, pavarësisht se nuk u realizua.
Në protestë s’kishte konkurrencë midis fjalimeve por një tërheqje nga ana e Kryemadhit e cila për mendimin tim ka bërë gjënë e duhur, nëse do kujtojmë fjalimin e saj të fundit preferoj të mos e komentoj.
Basha përpiqet ta nisi me sukses fjalimin, gjatë rrugës i dalin shumë probleme, jo vetëm me zërin, hapjen e gojës, gjestet, leximi i protestueseve e mënyra se si përcillet është problematike, duke e kthyer në një ligjëratë vetëm për tu lexuar, pa menduar mesazhet, lajmet që duhet të prodhojnë fjalët.
Këtu nuk diskutohet për menaxhimin e situatës, lidhjen fjalim-protestues, kjo gjë ishte shumë larg për ata që ishin prezent në shesh dhe jo për ne që e dëgjuam nëpërmjet mediave.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të dalë mesditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ish-ministri Tahiri do të kërkojë heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Kërkesa për heqjen e kësaj mase është dorëzuar një javë më parë nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia.
Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00, ku pritet vendimi i Apelit të Krimeve për ish-ministrin, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt.
Prokuroria ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfuz Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt, i arrestuar në Itali në tetor të vitit 2017, si kreu i grupit kriminal të trafikut të drogës.
Nga ana e tij, Saimir Tahiri dorëzoi në fillim të muajit maj mandatin e deputetit, duke deklaruar se do të përballet me akuzat e Prokurorisë, deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës.
Ndërkohë, pak orë përpara kësaj seance të rëndësishme të gjykatës, është ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili ngre hije dyshimi të forta. I dërguari i Uashingtonit ka thënë se vendimi i Apelit duhet të bazohet mbi prova dhe jo presione.
Kemi dëgjuar disa raportime nga burime të pavarura për presione serioze në këtë çështje, përfshirë edhe ryshfete që u janë ofruar gjykatësve. Ne i bëjmë thirrje shoqërisë civile dhe medias që ta vëzhgojnë këtë çështje me vëmendje, në mënyrë që vendimi të bazohet mbi provat dhe ligjin dhe jo mbi presione, kërcënime apo para. Askush nuk është mbi ligjin.
Duhet theksuar se deklarata e zotit Lu erdhi menjëherë pas festës me Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.
Të shohim a do intimidohen gjyqtarët dhe a do t’i nxjerrë zoti Lu provat për presion mbi gjykatën.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama projektin më të ri të ndërtuar në Tepelenë. Këtë reagim të tij, ndjekësit nuk e kanë pritur mirë, pasi i kanë kujtuar Ramës gjendjen e autostradës Tiranë-Durrës.
Komentuesi o te lumt ty hallall krejt leket e droges e investuat e bet kukull por rrugen durres tirane ce ka investime 100 fish me shum se kjo bukuri ktu
ce jan gropat me ra mrena si puset. me ate ca do besh apo vl!!!??? ce kalon e gjith shqiperia gjith te huajt mua me vjen turp nga vetja kur shikoj rrulotet hollandes etj ce kalojn aty kush edi ca mendojn per kte udheheqje ce ka ky vend perrallor 28 vite duhet te ishte zvicer jo llum dhe bathorja po ta kalon nga infrastruktura
Edi Rama Rruga Tirane-Durres ka nevoje per nje rindertim me themel dhe do ta bejme, po nuk behen punet si komentet ne fb, duan kohen e tyre