Aktualitet

Pasuritë pritet të “trondisin” edhe Gjykatën e Lartë/ Rritje befasuese e të ardhurave, gjyqtari Edmond Islamaj në sitën e vettingut

Gjykata e Lartë shumë shpejt pritet të tronditet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Procesi i vetingut nisi me Gjykatën Kushtetuese e cila ka mbetur me dy anëtarë, pasi pjesa tjetër dështuan në testin e pasurisë.

Nga java e ardhshme do të nisë procesi për anëtarët e Gjykatës së Lartë, ku ka shumë shanse që dhe ky institucion të ketë fatin e Gjykatës Kushtetuese.

Më 4 qershor në sitën e vettingut do të kalojë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj. Trupa gjykesë që do të vendosë për të përbëhet nga Suela Zhegu, Pamela Qirko dhe Genta Tafa.
Nëse shihen pasuritë e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, shumica kanë mbi 70 milionë lekë të vjetra në vit të ardhura, përveç makinave dhe apartamenteve.

“Sot” ka bërë një përmbledhje të pasurisë për secilin emër nga viti 2012 deri në vitin 2016. Arsyeja është se anëtarët janë emëruar pikërisht në vitin 2012, ndërkohë që viti i fundit kur ata deklaruan pasuritë ka qenë viti 2016.

ipas bilanceve të nxjerra, vetëm në vitin 2016 të 8 anëtarët e Gjykatës së Lartë, përjashto kryetarin Zaganjori, kanë përfituar në total 100.431.643 lekë të reja, ose rreth 1 miliard lekë të vjetra. Ndërsa nëse bëhet një bilanc i të ardhurave kur ata nisën punë në Gjykatën e Lartë, pra viti 2012, rezulton se në total të ardhurat e tyre janë 40 milionë lekë të reja, ose 400 milionë lekë të vjetra. Pra kemi një rritje me gati 60 për qind të të ardhurave të tyre për brenda 5 viteve.

Nëse i marrim me radhë, gjyqtari Artan Broci në vitin 2012 ka deklaruar 10 milionë lekë të ardhura në total, kryesisht nga pagat. Por në vitin 2016 pasuria e tij e deklaruar kap shifrën e 42 milionë lekëve të reja, si dhe 2 apartamente me vlerë të papërcaktuar.

Ardian Dvorani, ka deklaruar në 2012 rreth 5 milionë lekë të ardhura dhe pasuri, ndërsa në 2016 kjo shifër ka arritur në gati 10 milionë lekë.
Pra kemi një rritje me 50 për qind të të ardhurave.

Rritje ka pasur dhe pasuria e Edmond Islamajt.Në vitin 2012 ai ka deklaruar një pasuri totale prej rreth 2.5 milionë lekë, të ardhura këto nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Në 2016 në deklaratën dorëzuar pranë ILDKP thuhet se ka pasur 64 milionë lekë të ardhura nga pagat dhe kursimet e tij dhe të bashkëshortes.

I njëjti trend është dhe për gjyqtarin Artan Zeneli. Në vitin 2012 ka deklaruar 5.971.052 lekë të ardhura, ndërsa në 2016, 9.889.479 lekë pasuri. Sa i takon gjyqtarit Admir Thanza, pasuria e tij ka një trend më të ulët rritje.

Një rritje relativisht ka pasuria e gjyqtarit Tom Ndreca. Në vitin 2012 ai ka deklaruar 3.657.538 lekë pasuri, ndërsa në 2016 kjo shifër arriti në 11.164.569 lekë. Të njëjtin trend rritës ka pasur dhe pasuria e gjyqtarit Shkëlzen Selimi, ndërsa Meid Bici është gjyqtari me më pak të ardhura në Gjykatën e Lartë, por dhe ai ka trend rritës krahasuar me vitin 2014.

Pasuria e të gjithë emrave është duke u skanuar nga komisioni i vetingut dhe nga javën e ardhshme priten rezultate. Për çdo emër ka pasur verifikime në mbi 10 institucione, duke kontrolluar llogaritë bankare, të dhënat e pronësisë së objekteve apo dhe pagat e deklaruara të familjarëve. Në pamje të parë pasuria e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është shumë e lartë, por në fund do jetë Komisioni i Pavarur i kualifikimit ai që do të japë vendimin final./Pamfleti

Pasuritë pritet të “trondisin” edhe Gjykatën e Lartë/ Rritje befasuese e të ardhurave, gjyqtari Edmond Islamaj në sitën e vettingut Read More »

Hetimet për Tahirin në Itali, prokurorë të Krimeve të Rënda “zbarkojnë” në shtetin fqinj. Kë do marrin në pyetje

Një letërporosi ndërkombëtare për t’u lejuar marrjen në pyetje të 3 të paraburgosurve.

Dita vendimtare do të jetë e mërkura, pikërisht atëherë kur prokurorë nga Krimet e Rënda të Tiranës, me në krye ndoshta Besim Hajdarmatajn, do të zbresin në aeroportin “Fontanarossa” për t’iu drejtuar më pas institucionit penitenciar të Bicoccas.

Një udhëtim ky që ka për objektiv parësor atë të sigurimit të informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë, e më pas në arrest shtëpiak, për të fituar ditën e sotme sërish lirinë, gjithçka për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe nën hetim në Itali.

Habilaj konsiderohet nga Prokuroria e Katanias, si dhe hetuesit e grupit policor të “Guardia di Finanza”-s, si truri i narkotrafikut dhe armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Italisë.

Trafik ky që ofronte dhjetëra milionë euro, të cilat do të ndaheshin në të njëjtën tryezë mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve siçilianë të “Cosa Nostra”-s.

Hetimi italian, i mbyllur zyrtarisht dhjetorin e shkuar, do të nxjerrë në proces gjyqësor 15 persona, ndërsa seanca e parë është caktuar për më 31 maj.

Në disa përgjime, të zbuluara nga media italiane “MeridioNews”, trafikantët i referoheshin pikërisht politikanit socialist.

Një lidhje e supozuar, të cilës i bashkëngjitet edhe një automjet i përdorur nga narkotrafikantët për udhëtime dhe i regjistruar nën emrin e Tahirit, i cili gjithsesi është betuar t’ia ketë shitur një kushëriri tjetër, të po të njëjtës familje, Habilaj.

Ata që do të merren në pyetje nga prokurorët shqiptarë do të jenë edhe Maridian Sulaj dhe Nezar Seiti. Ky i fundit u ekstradua në Itali mes polemikave, pasi u kap nga policia shqiptare në Vlorë.

41-vjeçari, edhe pse pa dëshirën e tij, u bë protagonist në Shqipëri i një njoftimi, i cili rezultoi i rremë, se kishte pranuar të bashkëpunonte me prokurorët e Prokurorisë së Katanias.

Kriza qeveritare që përjetohet në Shqipëri, pas hetimit të mbiquajtur “Rosa dei venti”, duket se nuk njeh ndalesa.

Hetimi i Tahirit ka vijuar me kërkesën për arrestimin e tij, kërkesë që u refuzua nga Parlamenti. Plot 48 orë pasi kushëririt të tij, Moisi Habilaj, iu vunë prangat në Itali, ndërkohë që në arrati mbetet vëllai i tij Florian Habilaj, ish-deputeti socialist tregoi një dokument me “kokë” të titulluar nga Prokuroria e Katanias, me anë të të cilës tregonte se nuk kishte asnjë hetim në ngarkim të tij në Itali.

Në fakt, ajo ishte një letër me shumë ndryshime nga ato që jepen tradicionalisht nga zyrat e drejtësisë siçiliane.

Kapitulli i fundit i kësaj historie nisi më 12 maj, kur ish-ministri i Brendshëm përfundoi në arrest shtëpiak, por që iu revokua mesditën e kësaj të hëne.

Hetimet për Tahirin në Itali, prokurorë të Krimeve të Rënda “zbarkojnë” në shtetin fqinj. Kë do marrin në pyetje Read More »

Pas “Baftjarit” me Metën, Bashën e Mediun, Rama fut në “mënynë qeveritare” dhe “rrushin e thatë” të Neranxit. Pakti, në kalanë e Ai Pashë Tepelenës

Edi Rama nuk rresht së “joshuri” të gjithë kundërshtarët politikë, njerëz të hurit dhe litarit thjeshtë dhe vetëm për të mbajtur karrigen e pushtetit.

Madje i “dorovit” dhe me llokma pushteti dhe parash nga buxheti i shtetit sikurse ka ndodhur me Lulzim Bashën që i dha 13.3 milionë euro të pallatit të vjehrrit që kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme në Vlorë apo sponsorizimet marramendëse për Ilir Metën në prag të zgjedhjeve.

Kështu po vepron dhe me ata që i ka quajtur njerëz kundër interesave të kombit, dhe në shërbim të qarqeve ekstreme në Greqi siç është rasti i Nikollaq Neranxit.

I cili për muaj me radhë protestoi për tre katër kasolle në Himarë, duke i dhënë një “dorë” Greqisë që të bënte presion me integrimin dhe të drejtat e minoriteteve, dhe për të ndikuar sadopak në negociatat për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve për detin, ligjin e luftës etj.

Dhe nëse me Metën, Bashën, Mediun kryeministri Edi Rama tashmë e ka relizuar qëllimin e tij, kërcejnë e këndojnë “Baftjarin” sa herë mblidhen bashkë, ende pa u tharë “djersët” nga protesta e opozitës, ia ka gjetur anën dhe Neranxit.

Paktin për të futur në “mënynë” qeveritare dhe “rrushin e thatë” të Neranxit, me krimba ose jo, me fuqi vepruese ose jo, e ka arritur pikërisht në Kalanë e Ali Pashë Tepelenës (studimet më të fundit kanë treguar se krimbat kanë vlera të mëdha ushqimore dhe kuruese dhe të servirura përmes produkteve të thata rrisin shumë aktivitetin e njeriut. Këtë ka pasur parasysh Rama).

Në mënyrën më simbolike të mundshme, pikërisht me emrin e Pashait të Janinës, Rama ka bërë dhe kompromisin me Neranxin.

Ndërkohë që ky i fundit për mungesë korrektese në sjelljen ndaj shtetit amë, dhe sidomos me mashtrimin që i bën qytetarëve me produktet e tij, minimalisht duhet të hetohet sëpaku jo të bëhet marrëveshje qeveritare me të.

Kështu, në festën e Ali Pashës në Tepelenë, të zhvilluar sot ne Panairin e Kulinarise ka qenë dhe kompania e biznesmenit Nikollaq Neranxi, i cili i është përgjigjur pozitivisht ftesës për të marrë pjesë nga kryebashkiaku socialist Tërmet Peçi.

Neranxi ka postuar në faqen e tij në Facebook fotot nga aktiviteti në Tepelenë, tepër i gëzuar për këtë afrim nga “publiçitari” i kryeministrit në këtë qytet të Jugut ku qëndroi tre ditë rresht.

Tërmet Peçi ka “vendosur paqen” mes Neranxit dhe maxhorancës, duke qënë kumbar mes shtetit dhe një biznesmeni.

Një dukje një skandal më vete ky, pasi joshet Neranxi që ka qenë kritik i ashpër ndaj Qeverisë dhe reformave te saj por dhe ndaj Kryeministrit Edi Rama aq sa e bën palë një në pakt me shtetin dhe në kurriz të shtetit.

Tashmë “Rrushi i thatë” i Neranxit do të shkojë me “vulë qeveritare” deri në skajet më të thella të vendit, madje dhe aty ku konsumoi dashurinë e përjetshme Luani i Janinës, Ali Pashë Tepelena me greken e bukur Vasiliqinë.

Edhe Rama me sa duket i ka qëndruar fort formulës së bashkëpunimit, por në anën e biznesit qeveritar dhe jo në sensin e erotizmit të Ali Pashait./Pamfleti

Pas “Baftjarit” me Metën, Bashën e Mediun, Rama fut në “mënynë qeveritare” dhe “rrushin e thatë” të Neranxit. Pakti, në kalanë e Ai Pashë Tepelenës Read More »

Artan Hoxha: Vendimi i sotëm për Tahirin nuk ka rëndësi. Deklarata e Lu? Çështja është kush bën presion

Artan Hoxha ka komentuar vendimin për lirimin e Saimir Tahirit, nga “arresti shtëpiak”.

“Kjo masë sigurie nuk do të thotë asgjë për vendimin përfundimtar nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm.

Kjo masë nuk vlen, në momentin që atij iu kthyen pasaporta dhe tregoi që nuk u largua.

Për një muaj e gjysëm çështja dërgohet në gjykatë.

Është fakt që ambasadori një ditë para, ka dhënë opinionin e tij për çështjen, por edhe për çështje të tjera të rëndësishme.

Ambasadori i kërkon gjykatës të vendosë në bazë të provave dhe t’i shmanget presionit.

Çështja është kush bën presion.

Vendimi nuk do të thotë asgjë.

Tahiri është i pafajshëm, por i pandehur”, tha gazetari.

Artan Hoxha: Vendimi i sotëm për Tahirin nuk ka rëndësi. Deklarata e Lu? Çështja është kush bën presion Read More »

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri

Ekzaminimi i audio përgjimit të realizuar në të cilin supozohet se është regjistruar një bisedë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt, i dërguar nga autoritetet shqiptare në Itali, do të ekzaminohet në Institutin e Policisë Shkencore në Romës.
Laboratorët dhe ekspertët kriminalistë në këto Institut vlerësohen si nga më të përparuarit.

Ai vlerësohet nga ekspertët kriminalistë si një nga më të mirët për ekzaminimin e regjistrimeve audio dhe video.

Pajisjet e instaluara në këtë laborator vlerësohen për nga rëndësia dhe saktësia të barabartë me pajisjet e FBI-së amerikane.

Edhe ekspertët në këtë laborator cilësohen nga më të specializuarit për regjistrimet audio.

Për këtë shkak mësohet se edhe ministria italiane e Drejtësisë ka vendosur që ekzaminimin shkencor të audio përgjimit të supozuar mes Albert Veliut dhe Agron Xhafajt ta kryejë në këtë laborator.

Edhe përgjigjet pritet të mos vonojnë nga autoritet italiane për hedhur më tepër dritë mbi audio përgjimin ku pretendohet se është regjistruar vëllai i ministrit të Brendshëm.

Audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt, zbulohet laboratori se ku po ekzaminohet zëri Read More »

Shpërthimet për ndërtimin e rrugës po shembin shtëpitë në Pogradec (Video)

Banorët e një lagjeje në Golikë të Pogradecit kanë dalë kundër një firme që po ndërton rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Ata pretendojnë që firma po kryen shpërthime me tritol dhe kjo u ka dëmtuar rëndë shtëpitë.

Tavane të çarë dhe gurë që kanë rënë në mes të shtëpive.  Xhamat e dritareve të thyera dhe banorë të frikësuar.

Ne po rrinim këtu brenda dhe dolëm përjashta, kur dolëm përjashta dëgjuam një krismë, se nga nga binin se nga shkonin, fëmijët përjashta”.

Më shumë se dhjetë familje të lagjes Brezovicë në Golikë të Pogradecit po përjetojnë orë të vështira.

“Cupa gjumë në krevat ata  gurë përsipër.

Të shtunën ata kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dinamiti. Për këtë akuzojnë firmën që po ndërton rrugën Qukës – Qafë Plloçë.

“Të gjithë u lumturuam për ndërtimin e  rrugës, se shpëton zona, po jo kështu të vritemi”

Në fushë shikohen ende kallëpe eksplozivi të paplasura. Banorët dolën në protestë dhe kërkojnë ndihmë. Ata thonë se janë të rrezikuar.

“Nuk mendoja për shtëpinë, por mendoja  vetëm për fëmijët”.

“Nuk po llogaris dëmet në shtëpi, shqyr shpëtuam”.

“Sot do të ishte ditë zie, Zoti është i madh që shpëtuam”.

Kryetari i Njësisë Administrative Proptisht Gëzim Alla thotë se policia është vënë në dijeni dhe po bëhen hetimet.

“Ka ndodhur shpërthim masiv janë shpërndarë në ajër copa gurësh, dhe më e këqja është se nuk është lajmëruar asnjë nga banorët e kësaj lagjeje”. /abcnews.al

Shpërthimet për ndërtimin e rrugës po shembin shtëpitë në Pogradec (Video) Read More »

Lajmi i fundit: Ja si të merrni shumë më shumë lekë pensioni pasi mbushni moshën

Të gjithë ata qytetarë që kanë mbushur moshën për të dalë në pension, kanë mundësi të përfitojnë një masë më të lartë pensioni deri në 6%, nëse vijojnë të paguajnë kontributet. Kështu, nëse një person ka dalë në pension e i është caktuar që në bazë të viteve të punës me sigurime të marrë një pagesë pensioni prej 18 mijë lekësh të reja në muaj, atëherë mund të marrë shtesën me 6% nëse vijon të paguajë kontributet për 12 muaj të tjerë.

Sipas llogaritjeve, pas një viti, masa e pensionit do të rritet edhe me 1800 lekë më shumë. “I siguruari, i cili ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, merr shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute”, – theksohet në ligjin “Për Sigurimet Shoqërore”. Më tej në këtë të fundit bëhet me dije se nëse përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë, sipas ligjit, llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes.

Procedura, lehtësirat
Ndërkaq, Instituti i Sigurimeve Shoqërore thekson se në funksion të lehtësimit të procedurave, qytetarët do e kenë më të thjeshtë për tërheqjen e kërkesave dokumentare, për aplikim për shërbimet e ofruara nga sigurimet shoqërore. “Sqarojmë se mbështetur në VKM nr. 495, datë 13.09.2017 ‘Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike’,

Agjencitë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, për të gjitha shërbimet që ofrojnë dhe pranojnë dokumentacion nga qytetarët nuk do të kërkojnë prej tyre depozitimin e dokumenteve të mëposhtme: të gjitha llojet e certifikatave që gjenerohen nga sistemi i gjendjes civile, dëshmi penaliteti, dokumente të cilat gjenerohen nga strukturat e sigurimeve shoqërore”, – nënvizon ISSH. Kjo e fundit bën me dije se në çdo rast, punonjësit, të cilët do të aksesojnë të dhënat mund ta realizojnë këtë vetëm pasi të jenë pajisur me autorizim me shkrim nga ana e aplikuesit për këtë qëllim.

Përpunimi i të dhënave të përfituara nëpërmjet aksesit të drejtpërdrejtë kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Dokumentacioni do të gjenerohet nga portali ‘e-Albania.al’ dhe nga ndërveprimi i bazës së të dhënave të sigurimeve shoqërore me institucionet e tjera shtetërore. “Gjithashtu, theksojmë se për sa u përket dokumenteve apo vërtetimeve për përdorim jashtë vendit, deri në një moment të dytë, kërkesa për këto dokumente do të vazhdojë të kryhet nëpërmjet Postës Shqiptare sha, drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Lajmi i fundit: Ja si të merrni shumë më shumë lekë pensioni pasi mbushni moshën Read More »

Kjo kafshë është më vdekjeprurëse se të gjitha! Ja sa njerëz po humbin jetën prej saj

Pa përfshirë vetë njerëzit, që do të mbanin vendin e parë në listë, do ju prezantojmë me 25 kafshët që vrasin më shumë njerëz gjatë një viti.

Me disa prej tyre me siguri që do të habiteni shumë, pasi vështirë se ta mbushin syrin për kaq vdekjeprurëse.

Në bazë të studimeve lopa del të jetë kafsha më vdekjeprurëse.

Kjo kafshë është më vdekjeprurëse se të gjitha! Ja sa njerëz po humbin jetën prej saj Read More »