Aktualitet

Arta Marku përtej Prokurores rigoroze!

Shkruan Pranvera Vatoci

Rreth një vit me parë u trondita teksa lexova per aktin makabër që një tufe rrugaçësh të droguar kryen në qender të kryeqytetit ndaj studentit 21-vjeçar Marvi Mihali.

Asokohe për të ndarë dhimbjen time njerezore me mamin e Marvit u solidarizova me mijëra qytetare te revoltuar ndaj akti me shprehjen solidarizuese “Je suis Mira”.

Mirëpo pas një viti përjetuam një tjetër traume. Tre nga vrasësit e Marvit u liruan nga Prokuroria duke hapur jo vetëm një plage te rënde human,e por duke humbur totalisht shpresen se ky institucion i rendësishem i drejtesise mund te riparohej. Tronditja juridike e njerëzore duket se stopoi teksa Kryeprokurorja Arta Marku intervenoi me tagrin që i jep detyra dhe riktheu akuzën për kriminelet, mdje akoma me të rëndë.

Këtu nuk është fjala për një rast sporadik por për një praktikë kriminale e cila është instaluar prej kohësh neëdrejtesine shqiptare. Ndaj roli i drejtuesit është deciziv dhe këte e proklamoi veprimi i sotëm e znj.Arta Marku.

Mijera nëna shqiptare të shqetesuara po aq sa nena e Marvit engjellor e përshëndesin sot këte zonjë te rende e cila demonstroi jo vetem prokuroren e drejtuesen rigoroze, por njeriun e ndjeshem dhe fisnik. Te tille drejtues jane ata qe bëjne vetë vettingun dhe seleksionin e vertetë ne keto institucione që kanë arritur në prag degradimi.

Arta Marku përtej Prokurores rigoroze! Read More »

Brenda dy orësh ai foli 25 minuta para gjyqtarëve, si i bindi Tahiri ta lironin

Gjykata e Apelit dha dje vetem dispozitivin e vendimit te saj pa argumentimin pse kishte vendosur te lironte Saimir Tahirin duke i shfuqizuar arrestin shtepiak dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare.

Por sot mediat shkruajne pse e mori treshja gjykuese kete vendim. Seanca gjyqësore zgjati dy orë e gjysmë, teksa u zhvillua me dyer të mbyllura.

Përpara gjyqtarëve Fehmi Petku, Saida Dollani dhe Sokol Binaj, Tahiri foli rreth 25 minuta, duke shprehur pikëpamjet e tij për vendimin e gjyqtares Liljana Baku. Ai kundërshtoi një për një të gjitha provat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe mori në analogji argumentimin e gjyqtares Baku kur vendosi masën e sigurisë, “arrest shtëpie”.

Tahiri mësohet se ka thënë në seancë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka prova të reja, ose prova të mjaftueshme që e implikojnë atë drejtpërdrejt në trafikun e drogës apo favorizimin e grupit të Moisi Habilajt. Kështu, Tahiri fillimisht ka kundërshtuar argumentimin se mund të largohet jashtë vendit.

Sipas tij, gjyqtarja Liljana Baku ka përdorur të njëjtin argument si në heqjen e pasaportës, ashtu edhe në atë të arrestit shtëpiak. Në rastin e parë, heqjen e pasaportës, gjyqtarja, sipas Tahirit, ka argumentuar se ekzistonte rreziku i largimit jashtë vendit pasi ishte edhe deputet, ndërsa në rastin e dytë, kur la mandatin, argumenton se ka rrezik më të lartë largimi, pikërisht ngaqë nuk është më deputet.

Tahiri kundërshtoi edhe argumentimin se ka rrezik që ai të përsërisë veprat penale për të cilat hetohet nëse lihet i lirë. Sipas tij, veprat për të cilat po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, supozohet që të jenë kryer për shkak të detyrës, ndërsa tani ai nuk është më ministër i Brendshëm dhe nuk ka më influencë të kryejë të njëjtat vepra penale, ndaj sipas tij ky argument nuk qëndron.

Ish-ministri i Brendshëm ka kundërshtuar edhe pretendimin e Prokurorisë se ai mund të prishë provat duke qenë i lirë. Ai është mbrojtur se ka mbi 8 muaj që është nën hetim dhe se nuk ka çfarë provash të prishë. Ai iu përgjigj edhe pretendimit të Prokurorisë se Krimeve të Rënda se ka takuar pas marrjes në pyetje shtetasin Orgest Liperi, në lidhje me skafin që kishte blerë për llogari të tij.

Sipas Tahirit, takimi me Liperin është bërë pasi është marrë në pyetje nga Prokuroria dhe se nuk mund të ndërhynte në dëshminë e tij. Ai tha se Liperit i ka kërkuar vetëm ndjesë për shqetësimet e tij. Më pas, ishministri kundërshtoi disa nga provat e Prokurorisë, duke i cilësuar edhe si keqdashëse.

Përmendim këtu letërporosinë dërguar në Itali për një kostum “Hugo Boss” të blerë në Milano nga Moisi Habilaj me porosi të Tahirit. Sipas mbrojtjes, përgjegjësit e dyqanit kanë kthyer përgjigje se nuk kanë shitur asnjë kostum për datat që pretendon Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pasi dëgjoi edhe pretendimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata e Apelit vendosi që të pranojë kërkesën e palës mbrojtëse, duke shfuqizuar vendimin e gjyqtares Baku, që e la në “arrest shtëpie” ish-ministrin Tahiri.

Sipas Gjykatës, Tahiri nuk rrezikon të largohet, nuk mund të prishë provat e Prokurorisë dhe nuk mund të përsërisë të njëjtat vepra penale. Ndërkohë, Prokuroria me këtë vendim merr një goditje të rëndë, pasi kishte kërkuar në Apel vendosjen e masës së burgut pa afat për Tahirin. Tashmë pritet që Prokuroria e Krimeve të Rënda të sigurojë prova të reja nga Italia dhe Greqia për lëvizjet e Tahirit.

Brenda dy orësh ai foli 25 minuta para gjyqtarëve, si i bindi Tahiri ta lironin Read More »

Tahiri u lirua dje, shikoni çfarë bën kryeministri Rama sot

Kryeministri Edi Rama ka preferuar te mos e komentoje deri me tani vendimin e gjykates per lirimin e ish ministrit Saimir Tahiri. Edhe kete mengjes ne postimin pershendetes ai shkruan per Pyllin e Sodes ne Vlore.

POSTIMI

MIRËMËNGJES 😃

dhe me këto pamje të rrugës së re turistike të Pyllit të Sodës në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë 👍

Tahiri u lirua dje, shikoni çfarë bën kryeministri Rama sot Read More »

Lajm fantastik: Mund të merrni vizë amerikane nëse studioni në këtë degë

Epopeja e Luftёs sё Vlorёs nё vitin 1920 ёshtё njё nga faqet mё tё lavdishme tё historisё tonё kombёtare

The Econimist shkruan:

Ekonomistët nuk e pëlqejnë cilësimin e disiplinës së tyre si “shkenca e mjerë”. Disa universitete amerikane po i kushtojnë rëndësi të madhe cilësimit të saj si shkencë sesa cilësimit të saj negativ si mjerane. Dhe arsyeja nuk është aspak filozofike, por pragmatike. Të diplomuarit e huaj në STEM (akronimi për Shkencën, Teknologjinë, Inxhinierinë dhe Matematikën) mund të marrin zgjatje të vizave deri në tre vjet për trajnime (d.m.th. për punë). Ndërsa ata që kanë studiuar në disiplina të tjera lejohen vetëm një vit.”

Dy vjet më shumë mundësi punësimi në Amerikë, do të thotë më tepër të ardhura. Kjo gjithashtu do të thotë një mundësi më e madhe për të gjetur një punëdhënës të gatshëm të sponsorizojë për aplikimin e një kërkese për një vizë H-1B, faza fillestare për të gjithë punonjësit e huaj të kualifikuar që shpresojnë të qëndrojnë përgjithmonë në Amerikë. Në vitin 2012, Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Amerikë e zgjeroi listën e kurseve në fushën e STEM.

Tani çdo degë e ekonomisë, me një ndryshim të vogël të emërtimit të kodit të saj shtetëror të klasifikimit, mund të konsiderohet si pjesë e STEM, duke filluar nga ekonomia (45.0601) në ekonometrikë dhe ekonomi sasiore (45.0603). Departamentet e ekonomisë në universitete të ndryshme po bëhen të famshme.

Yale dhe Columbia e kanë ndryshuar kodin për ekonominë e tyre kryesore gjatë muajve të fundit; pesë prej tetë Universiteteve Ivy League kanë vepruar në po të njëjtën mënyrë. Studentët në universitetet e Pensilvanisë dhe Cornell-it, po e presin me padurim një kalim të tillë.

Universitetet padyshim po veprojnë në përgjigje ndaj rritjes së kërkesës për viza të kategorisë H-1B. Rreth 65,000 viza janë dhënë deri më tani nëpërmjet një lotarie vjetore për të gjithë studentët që kanë mbaruar Bachelor-in. Mundësitë e tyre për të pasur sukses kanë qenë në nivelin më të mirë, rreth 30%, gjatë viteve të fundit. Edhe nëse studentët po mësojnë ekonomi apo ekonometrikë, tek e fundit ata po marrin një shembull të shkëlqyer në arbitrazhin rregullator.

Lajm fantastik: Mund të merrni vizë amerikane nëse studioni në këtë degë Read More »

Vajza e Azem Hajdarit flet për herë të parë për ekstradimin e Izet Haxhisë

E bija e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari tashmë deputete në rradhët e Partisë Demokratike  ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Ditë e Re” në “Ora News”. Ajo ka folur për jetën e re si politikane e Partisë Demokratike dhe planet e saj në politikë. Teksa ka treguar vlerësime të larta për kreun e PD-së, Lulzim Bashën, Rudina është pyetur edhe në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë në Shqipëri.

E pyetur në lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë i cili ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari ajo shprehet:

“Nuk kam dëshirë të përgjigjem. Vije veten tënde në vendim tim. Është një gjë që unë për momentin jam e fokusuar në gjëra të tjera.”

Gazetarja: Në pozicionin tënd mund nuk mund të vihem, se nuk jemi njësoj. Por është e drejta jote nëse nuk do të përgjigjesh. Po për hapjen e dosjes ç’mund të na thoni?

Rudina Hajdari: Ti je gazetare, bën pyetjet dhe nuk i shikon anën emocionale. Ajo që unë dua, është që Shqipëria të bëhet më mirë. Kjo është dëshira ime më e madhe, sepse mund të kem shumë dëshira. Ajo ëndërr e atij u ndërpre. Ky është misioni im, të vazhdoj ëndrrën e babait.

Data 7 qershor do të vendosë fatin e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit. Pas dy javësh pritet që Gjykata Penale e Tiranës të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite. Ish-truproja e ish-kryeministrit Sali Berisha u ekstradua rreth tri javë më parë nga Turqia në Shqipëri, por gjithmonë ai ka kërkuar rihapje të dosjes “Hajdari”, duke argumentuar se është dënuar në mungesë me 25 vite burg.

Vajza e Azem Hajdarit flet për herë të parë për ekstradimin e Izet Haxhisë Read More »

Deputetët debatojnë me Bashën, çfarë i kërkojnë në mbledhje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur grupin parlamentar ndërsa pas grupi menjëherë ka zhvilluar takim me aleatët.

Këto mbledhje vijnë pas protestës të së shtunës dhe do të vendoset se si do të vijojë aksioni opozitar.

Paralalelisht grupin parlamentar e ka mbledhur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në fokus të kësaj mbledhje ishte diskutimi për situatën aktuale dhe qëndrimet e mëtejshme të opozitës, raporton BalkanWeb

Në mbledhjen e grupit të PD po diskutohet, nëse duhet të bojkotohet parlamenti pas mbrojtjes së  Xhafës nga Rama.

Pjesë nga debati

Noka: Ne duhet të shkëputemi nga ky parlament. Ramës ia dhamë kohen e duhur për Xhafën.

Klevis Balliu: Qytetarët na kërkojnë të mos jemi në parlament, sepse aty bëhet teatër.

Noka: Hapi i vetem që na mbetet është bojkoti.

Spahia: Shqiperia nuk mund të bëjë përpara me dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Ka ardhur koha që të marrim seriozisht nën konsiderate opsionin e bojkotit të parlamentit.

Edhe deputetë të tjerë po flasin në perkrahje te opsionit te bojkotit. Endri Hasa eshte pro bojkotit

Deputetët debatojnë me Bashën, çfarë i kërkojnë në mbledhje Read More »

”Dëshmitari X” arrestohet në Kosovë, reagon Prokuroria: Është nën hetim, por nuk ka urdhër-ndalimi

Pas ndalimit të Albert Veliut ditën e sotme në Kosovë, “Panorama” mëson se nuk ka asnjë urdhër ndalimi për të ashtëquajturin “Dëshmitari X”.

Burime për “Panorama” pohojnë se “Në dijeninë tonë si Prokurori e Përgjithshme nuk ka. Prokuroria për Krime të Rënda po kryen hetime në procedimin penal Nr. 95/2018 regjistruar për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Ndaj shtetasit Albert Veliu nuk ka urdhër ndalimi apo urdhër për ekzekutimin e ndonjë vendimi të Gjykatës për Krime të Rënda.”

Gjatë paradites së sotme, mediat kosovare njoftuan se Veliu ishte ndaluar në Shtime, bashkë me të birin, ndërsa është ndaluar dhe marrë në pyetje nga policia kosovare.

Ndërkohë burime për “Panorama” bëjnë me dije se Veliu është njohur dhe më pas ndaluar nga autoritetet e policisë së Kosovës. Më pas është kontaktuar me Krimet e Rënda të Shqipërisë, nëse ka pasur ndaj tij ndonjë urdhër ndalimi apo jo.

Ndalimi mësohet se është bërë me iniciativën e policisë së Kosovës, ndërkohë që mësohet se ndaj tij nuk ka ndonjë urdhër ndalimi për kalim kufijsh.

”Dëshmitari X” arrestohet në Kosovë, reagon Prokuroria: Është nën hetim, por nuk ka urdhër-ndalimi Read More »

Saimir Tahiri përfundimisht i lirë, shfuqizohet masa “arrest shtëpie”

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka fituar lirinë. Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shfuqizuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Treshja e gjyqtarëve me kryesuese Saida Dollani dhe anëtarë Sokol Binaj e Fehmi Petku kanë shfuqizuar vendimin e Krimeve të Rënda, duke  bërë që Tahiri të triumfojë për të dytën herë pas rimarrjes së pasaportës së bllokuar.

Hetimet ndaj Tahirit do të vijonë në gjendje të lirë.

Seanca ndaj ish-ministrit Tahiri nisi rreth orës 13:10, ndërkohë kërkesa për rivlerësimin e masës ishte paraqitur një javë më parë nga avokati Haxhia.

Më herët, Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia e ka interpretuar në dy pjesë mesazhin e një dite më parë dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Sipas tij provat janë më të forta, dhe nëse gjykata gjykon në bazë të tyre, sot duhet të hiqet masa e arrestit për klientin e tij.

“Atë mesazh e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve siç ndodh rëndom në Shqipëri kur ka gjithmonë çështje të tilla pikante, ose me probleme sociale politike, që të dyja palët kundërshtare, ose dhe metoda të tilla që nuk duan të jepet vendimi kundra, hapin fjalë që qarkullojnë presione ose para. Ajo që jam i interesuar si specialist i të drejtës dhe në detyrën e avokatit të zotit Tahiri është mesazhi i zotit Lu, që ishte shumë i rëndësishëm është që Gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj”, tha Maks Haxhia.

Hetimet ndaj ish ministrit të Brendshëm, nisën tetorin e shkuar, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet u hapën menjëherë pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i tij përmendet disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me shpejtësi arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë provë. Në fillim të muajit maj, zoti Tahiri dha dorëheqjen si deputet duke dorëzuar mandatin parlamentar, ndërsa deklaroi se dëshironte të hetohej e gjykohej si një qytetar i thjeshtë pa mburojë politike./Pamfleti

Saimir Tahiri përfundimisht i lirë, shfuqizohet masa “arrest shtëpie” Read More »