Aktualitet

Hodhi kamionin në humnerë pasi e shkarkuan nga puna, vihet në pranga punonjësi

Policia ka arrestuar këtë të enjte punonjësin, që një ditë më parë hoidhi në humnerë kamionin e punës. Ngjarja ka ndodhur në Moglicë, vend ku është duke u ndërtuar një HEC.

Punonjësi Bledar Kastrioti është pushuar nga puna dhe menjëherë pasi iu komunikua shkarkimi, ka hedhur kamionin në humnerë.

“Pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal”, tha policia.

Hodhi kamionin në humnerë pasi e shkarkuan nga puna, vihet në pranga punonjësi Read More »

Deklarata e gazetarit: Ja cilat janë pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend

Gazetari Artan Hoxha në lidhje me temën e emisionit ‘Opinion’ se ‘kush po përgjon politikën’, ka prezantuar disa pajisje regjistrimi audio dhe video në formë të një çelsi BMW X5, kopsash, vidash, orash etj.

Hoxha tha se këto pajisje përgjuese janë përdorur privatisht në qarqe politike. Në Shqipëri ligjërisht përgjime bën Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria, por nga mënyra se si sillen politikanët dhe zyrtarët shqiptarë, tregon se ata i tremben edhe përgjimeve nga të tretët.

“Përgjimet janë bërë në mënyrë private në qarqe politike. Politika te ne përgjohet, por prapë mbeten përgjime të cunguara. Rastet që kemi ndoshta kanë qenë ekstreme dhe më shumë janë bërë përgjime për interesa. Por përgjimet duhen që të kuptojmë çfarë bën klasa jonë politike”, tha Hoxha.

Deklarata e gazetarit: Ja cilat janë pajisjet e përgjimit që regjistrojnë politikanët në vend Read More »

Gazetarja thumbon deputetin e video-skandalit pervers: Mos fol për vlonjatët se …

Deputeti i video-skandalit, erotik, pervers e banal të publikuar para disa muajsh nga CNA.al, Ervin Salianji, ishte i ftuar në studion e emisionit ABC News në rubrikën “Mbërmja” me gazetaren Mirela Milori.

Salianji foli për situatën politike aktuale në vend, ndërsa u ndal tek publikimi i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ai u shpreh se prova më e fortë që tregoi përgjimi ishte kanabizimi i vendit dhe se në Vlorë në 3 vende që shkoi dëshmitari X, vlonjatët ishin të gatshëm t’i siguronin drogë, ndërsa “i futi në një thes” të gjithë qytetarët e Vlorës.

Kjo ka nxitur gazetaren Milori që ta paralajmërojë Salianjin për këtë dhe njëherësh ta thumbojë atë duke i kujtuar në mënyrë indirekt video-skandalin e publikuar.

“Mos fol për vlonjatët, se nëse të dëgjon ndonjë vlonjat, janë të aftë të ta vënë një nofkë në moment. Lëri vlonjatët”, – tha ndër të tjera gazetarja Milori.

Gazetarja thumbon deputetin e video-skandalit pervers: Mos fol për vlonjatët se … Read More »

Përgjimet, flet Mustafa Nano: T’i ndalim, do na nxjerrin gulçet seksuale

Analisti i njohur Mustafa Nano i ftuar në emisionin “Opinion” ku po diskutohej tema “Kush po përgjon politikën” tha se duhet t’iu jepet fund përgjimeve politike të paligjshme, pasi nuk dihet se mund të jetë pjesë e përgjimeve që nuk kursejnë jetën seksuale.

“Po të isha deputet do ta hapja si problem i kohës, jo vetëm jashtë. Duhet të ndalojmë këtë shëmti të paligjshme që janë marrë në udhë të çuditshme sepse do të jemi viktima nesër ë. Unë do ftoj marangoz që të mbulojë pjesë të shtëpisë se më ka marrë fund jeta private. Jam i rëndësishëm jam gazetar dhe kjo e justifikon që të përgjohet jeta ime private?”, tha Nano.

Favziu shtoi se ka paranojë në Shqipëri, se të gjithë mendojnë se celulari i tyre është në përgjim.

 

Përgjimet, flet Mustafa Nano: T’i ndalim, do na nxjerrin gulçet seksuale Read More »

“Habilajt”, përfundon seanca e parë gjyqësore nën masa të rrepta sigurie, çfarë kërkoi Moisiu

U zhvillua sot në Gjykatën e Catanias seanca parapërgatitore në ngarkim të grupit italo-shqiptarë drejtuar nga Moisi Habilaj. Janë mësuar të gjitha detajet e asaj çfarë ka ndodhur në këtë seancë e cila u zhvillua nën masa të rrepta policore dhe ka mbaruar përpara pak minutash.

Në sallë ishin prezentë Moisi Habilaj i transferuar nga burgu me mjete të blinduara dhe një eskortë policore e përforcuar. Ai është futur në sallën e Gjykatës përmes garazhit të saj. Për arsye sigurie, policia ndaloi mediat të filmojnë gjatë seancës gjyqësore.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm shumë familjarë të të arrestuarve disa prej tyre ardhur enkas nga Shqipëria. Pas një debati mes avokatit të njërit prej të arrestuarve italianë, Gjykata e shtyu seancën për në 25 shtator 2018, ku do të vendoset nëse do të pranohet kërkesa e këtij të pandehuri për një gjykim të shkurtuar.

Sipas procedurës gjykimi shkurtuar parashikon mos shtimin e provave të reja përveç atyre që janë aktualisht në dosje. Kjo i mundëson të pandehurit dënim më të ulët. I dërguari i Report Tv në Gjykatën e Catanias thotë se, Moisi Habilaj gjatë të gjithë seancës që ka zgjaur më shumë se 2 orë u shfaq i qetë madje duke qeshur me të bashkë arrestuarit e tjerë.

Në një moment ai ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në sallë. Edhe avokati Moisi Habilajt ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. E njëjta kërkesë u përsërit edhe nga avokatët e tjerë./Pamfleti

“Habilajt”, përfundon seanca e parë gjyqësore nën masa të rrepta sigurie, çfarë kërkoi Moisiu Read More »

Bashkim Fino denoncon gjyqtarët: PD dhe LSI po favorizojnë Armando Dukën përmes miqve të tyre

Bashkim Fino ka denoncuar një tjetër skandal që po ndodh me gjyqin e tij ndaj FSHF-së.
Pasi Gjyqtarja Marinela Osmani Nuni vendosi të mos rregjistrojë Asambleja Zgjedhore e FSHF për shkak se nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan, në mënyrë skandaloze është kërkuar largimi i saj.

Përmes një reagimi Bashkim Fino ka denoncuar se Partia Demokratike ka ndërhyrë për të bërë presion tek funksionarë të lartë të Gjykatës qe te veprojne pro Dukes.
Fino thekson se ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro.

Kjo sipas tij është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.

Reagim

Ashtu si pata premtuar, vazhdoj me seriozitet luftën kundër padrejtësive dhe manipulimeve në futboll.
Tashmë dihet që Asambleja Zgjedhore e FSHF nuk u regjistrua nga Gjykata, pasi Federata nuk siguronte dot ligjshmërinë e anëtarëve që votuan. Një vendim i marrë në përputhje të plotë me ligjin nga ana e gjyqtares Marinela Osmani Nuni.

Por, nuk e kisha menduar, që parti politike do interesoheshin dhe do tentonin të hynin në këtë proces drejtësie.Sot, dua të denoncoj tentativat për të bërë presion, apo që të gjejnë një gjyqtar “kamikaz”, për të bërë shkelje të rëndë, e cila u leverdis xhepave të Armand Dukës dhe miqve të tij politikanë.

Pavarësisht se ishte vendim i formës së prerë, FSHF nuk e apeloi. Por, në mënyrë dhe arsye absurde, në gjykatë u kërkua përjashtimi nga çështja i gjyqtares Marinela Osmani Nuni nga ana e FSHF dhe pa asnjë argument ligjor, u pranua nga gjyqtarja tjetër Manjola Bejleri.

Pasi çështja u hodh sërish në short për tu regjistruar, i bie gjyqtarit Julian Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit të Apelit në FSHF. Ky gjyqtar, u detyrua të japë dorëheqjen, për një konflikt të pastër interesi.

Dua të denoncoj ndërhyrjen e eksponentëve të Partive politike, tek funksionarë të lartë të Gjykatës.
Kam dyshime të forta që ka pasur tentativa për manipulim shorti nga ana e Kryetares së Gjykatës, Enkeledi Hajro. Kryetarja e Gjykatës është një militante e deklaruar e Partisë Demokratike, ndërkohë që ka qenë edhe shefe kabineti e Flamur Nokës dhe Eduart Halimit.

Nga ana tjetër, kancelari i Gjykatës, Donald Xhelili, është një simpatizant i deklaruar i LSI dhe ka qenë një nga personat më pengues në procesin e vënies drejtësi në Gjykatë.
Mbi të gjitha, është e çuditshme se si vazhdon të jetë në këtë detyrë, pasi ONM e njollosi, si person me përvojë të pamjaftueshme dhe pasuri të pajustifikuar.

Sot, çështja është në duart e një tjetër Gjyqtari, tek e cila kam besim dhe shpresoj se ligji do jetë më i rëndësishëm, se sa ndërhyrjet partiake të eksponentëve që janë në Gjykatë.
Për këdo që mendon se Gjykata është vend për ndere, manipulime apo qoka, jam i lumtur që të gjithë do i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Bashkim Fino

Bashkim Fino denoncon gjyqtarët: PD dhe LSI po favorizojnë Armando Dukën përmes miqve të tyre Read More »

A duhet t’i hiqet ndihma ekonomike deputetit të PS-së meqë u bë fotografi personal i Ramës??

Zbulohet dora e kujt fotografi qëndron pas objektivit që ka shkrepur foton e kryeministrit Edi Rama mbështetur në një motor të policisë vjeneze.

Bëhet fjalë për Fate Velajn, deputeti i Kaninës që pavarësisht se ka deklaruar miliona euro pasuri (1 milion euro i vlen vetëm koleksioni i artit) merr ndihmë ekonomike*.

Por disa pyetje vijnë natyrshëm tashmë që Velaj është zbuluar si fotografi i Ramës. A paguhet “kalorësi vjenez” për shërbimet e tij? Nëse po, a nuk duhet t’i hiqet menjëherë ndihma ekonomike, njësoj siç iu ndërpre mijëra familjeve që rezultonin të kishin në kasollet e tyre frigoriferë që i përdornin si depo për rraqe..

*Gazetari Rezar Xhaxhiu zbuloi ne një emision gjatë debatit se Velaj ka pasuri prej 1.8 milion euro, e megjithatë përfiton ndihmë ekonomike./Pamfleti

A duhet t’i hiqet ndihma ekonomike deputetit të PS-së meqë u bë fotografi personal i Ramës?? Read More »

Misteri turk i Adriatik Llallës: Ç’kërkon atyre anëve ish-Kryeprokurori?

Sokol Hazizaj, avokati që përfaqëson ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, u njoftua të enjten paradite zyrtarisht se do të mbrojë klientin e tij në komisionin e Vettingut.

Në një prokurorë të shkruar në dy gjuhë, turqisht dhe shqip, është bërë e ditur se Llalla njeh Sokol Hazizajn, juristin e njohur, si avokat të tij legal. Por përse prokura në turqisht? Herën e parë, Hazizaj e kishte marrë shkresën nga një noteri në Tiranë, ku ishte depozituar firma e Llallës.

Edhe atëherë ish-Kryeprokurori ndodhej jashtë vendit, por prokurën e lëshoi vetëm në gjuhën shqipe. Pikërisht ky fakt, por edhe vendndodhja e tij në Turqi ka përhapur në Tiranë një furtunë të vërtetë skenarësh konspirativë.

Vetë avokati Hazizaj nuk pranon të flasë për detaje lokacionalë të klientit të tij, por thotë se ai ka dërguar shkresën e duhur ligjore për ta përfaqësuar. Burime diplomatike bëjnë të ditur se Llalla ndodhet në Turqi për disa trajtime mjekësore, në një spital të Stambollit. Ndërsa disa media që janë me vokacion pro mazhorancës kanë shkruar se ish-Kryeprokurori ndodhet atje për të kërkuar strehim politik. Për disa javë këto media shkruanin se Adriatik Llalla ndodhej në Gjermani. Por faktikisht doli që e gjitha kjo nuk rezultoi e vërtetë.

Ish-kryeprokurori ndodhet në Turqi, çka ka shtuar shumë misteret në lidhje me rëndësinë që merr vendi i madh ku kryqëzohen kaq shumë histori në lidhje me emra të njohur.

Një tjetër emër i njohur i kronikës, ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia, për 12 vjet qëndroi në Turqi dhe vetëm pak ditë më parë u rikthye në Tiranë për t’u përballur me dënimin e tij për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Itinerari turk i Adriatik Llallës mësohet se ka qenë mjaft enigmatik; madje thuhet se një trupë e posaçme e ruan ish-Prokurorin e Përgjithshëm në të gjithë lëvizjet e tij. Avokati Hazizaj është kthyer në personin më të kontaktuar nga qarqe shumë të rëndësishme në vend që duan të dinë për vendndodhjen dhe të rejat për Llallën.

Një nga këto është pikëpyetja që nuk gjen shpjegim se përse Llalla lëvizi nga Gjermania në Turqi dhe a do të rrijë gjatë në këtë vend? Fakt është që ish-Kryeprokurorit i është rezervuar një mikpritje e madhe nga institucionet e Turqisë, të cilët po kujdesen deri në detaje për sigurinë e tij.

Por Llalla nuk është i vetmi që ka gjetur Turqinë si një vend “prehjeje” provizor pas tallazeve në vendin e tij. Edhe ish-Presidenti Ramiz Alia ka qenë në Turqi pas lënies së pushtetit, ku edhe është kuruar. Edhe i ndjeri Bashkim Gazidede u largua në Turqi pas largimit nga kreu i Shërbimit Sekret Shqiptar.

Lista është e gjatë dhe nuk duket se është e rastësishme, pasi ka brenda një marrëdhënie besimi ndërinstitucional. Shkoqur, Adriatik Llalla e ndjen vetën më të sigurtë në shtetin turk. Por nga se druhet ish-Kryeprokurori?

Pas shpalljes së tij si person non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka shumë mundësi që strehimi në çdo vend perëndimor do të ishte më shumë i ekspozuar drejt një kërkimi nga Uashingtoni.

Dhe nëse do të kërkojë azil në Turqi, nuk do të thotë se automatikisht ai mund të lëviz nëse e kërkon SHBA, që sipas Sekretarit të Shtetit “dyshohet për korrupsion”.

Turqia nga ana e saj nuk ka shumë detyrim ndaj SHBA-së, pasi kjo e fundit nuk ka dorëzuar disa zyrtarë që Ankaraja i kërkon për t’i gjykuar për grushtin e shtetit të 16 korrikut 2016, mes tyre klerikun Fetullah Gulen.

Gjithsesi, kësaj pyetje ka shumë gjasa t’i japë përgjigje seanca e 6 qershorit, ku avokati Sokol Hazizaj po përgatit një mbrojtje të gjatë dhe të argumentuar. A do të jetë ai rrëfimi i pritshëm i Adriatik Llallës? Të presim… /tesheshi.com/

Misteri turk i Adriatik Llallës: Ç’kërkon atyre anëve ish-Kryeprokurori? Read More »