Aktualitet

Ndërkombëtarët e thonë prerë: Luftë korrupsionit në nivele të larta dhe arrestime ”VIP”, nisin kërkimet për Kryeprokurorin e SPAK

Partnerët ndërkombëtarë vijojnë të këmbëngulin për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe arrestime “VIP”. Shpeshherë, përfaqësues të lartë të vendeve partnere të Shqipërisë kanë artikuluar se duhet të thellohet lufta antikorrupsion dhe një gjë të tillë ia bënë të ditur edhe gjatë ditës së djeshme ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Kjo e fundit kishte shtruar një tryezë së bashku me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian për t’iu raportuar për planin e qeverisë për dy-vjeçarin e ardhshëm për të shfarosur fenomenin e korrupsionit.

“Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion raportova përpara ambasadorëve të vendeve të BE, lidhur me gjithçka kemi bërë në drejtim të masave për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit, si një nga prioritetet qeverisëse dhe po ashtu një kriteret bazë për ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit.

U ndala në veçanti në ngritjen e dy strukturave shumë të rëndësishme për zbatimin e strategjisë antikorrupsion, që janë Komiteti Koordinator ministror, në të cilin çdo ministri përfaqësohet në nivel zv/ministri dhe Task Forca ndërinstitucionale, e cila është përgjegjëse për inspektime ndërinstitucionale dhe është tashmë operative”, tha ajo në rrjetet sociale.

Ministrja e Drejtësisë kërkoi më shumë angazhim nga të gjithë gjithëve, përfshirë këtu edhe ndërkombëtarët. “Një vëmendje të veçantë i kemi kushtuar përfshirjes në këtë aksion të gjerë antikorrupsion, të sa më shumë aktorëve, përfshirë shoqërinë civile, përfaqësuesit e biznesit dhe komunitetin ndërkombëtar.

Angazhimi i tyre do të ndikonte në rritjen e transparencës së aktivitetit qeveritar dhe për këtë qëllim është iniciuar një proces konsultimesh të vazhdueshme me përfaqësuesit e këtyre aktorëve”, nënvizoi Etilda Gjonaj. Sakaq, sipas informacioneve të gazetës SOT, ambasadorët e vendeve të BE i kanë kërkuar ministres që ky të mos mbetet vetëm plan apo prioritet i qeverisë, por lufta kundër korrupsionit të shënojë rezultate të prekshme dhe të dukshme, sidomos në nivele të larta. Pra, ata kanë kërkuar që shqiptarët të kenë mundësi të “prekin” arrestimet “VIP”.

Nisin kërkimet për kreun e SPAK

Partnerët ndërkombëtarë janë angazhuar edhe në krijimin e organeve të reja të drejtësisë, siç është Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH). Sipas të gjitha gjasave, këto dy organe, në kuadër të reformës në drejtësi, do të jenë gati gjatë ditëve të vjeshtës.

Për këtë arsye, sipas informacioneve, ndërkombëtarët kanë nisur nga puna për të kërkuar një person që përmbushë kriteret për të mbajtur postin e kryeprokurorit të SPAK, i cili do të ketë në dorë edhe goditjet e korrupsionit në nivele të larta.

Duke qenë se kriteret për t’u bërë pjesë e strukturës SPAK dhe BKH janë të shumta dhe mjaft të ashpra, personat që i përmbushin këto kritere janë të paktë, pasi kërkohen edhe shumë vite eksperiencë. Për këtë arsye, burimet i pohuan gazetës se ndërkombëtarët, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për të piketuar ata pak persona që i plotësojnë të gjitha kushtet.

Më pas, më të përshtatshmit për tu bërë kryeprokuror i SPAK do të futen në një fazë testimi dhe më i miri prej tyre do të fitojë postin. Nga ana tjetër, mësohet se janë trajnuar tek Akademia e Sigurisë një pjesë e stafit mbështetës të SPAK, si juristë, specialistë IT, etj. Siç duket, punët po ecin në një drejtim të tillë ku po hidhen bazat për ngritjen e SPAK dhe pritet që kjo ditë të mos jetë shumë e largët./Pamfleti

Ndërkombëtarët e thonë prerë: Luftë korrupsionit në nivele të larta dhe arrestime ”VIP”, nisin kërkimet për Kryeprokurorin e SPAK Read More »

Sali Berisha i pakënaqur si Basha po reagon ndaj qeverisë, kërkon nxitjen e trazirave. Deputetë pranë ish-Kryeministrit nisin krijimin e klaneve brenda PD-së

Deputetë pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë nisur krijimin e klaneve brenda Partisë Demokratike. Pas protestës së 26 majit, shumë emra brenda kampit të djathtë mbetën të zhgënjyer me aksionin e Lulzim Bashës dhe ditën e djeshme i kanë dhënë një mesazh të qartë këtij të fundit se shumë shpejt do të krijohet një grup me demokratë që do të tentojnë destabilizimin e vendit.

Një gjë të tillë e deklaroi deputeti i PD, Flamur Noka gjatë një interviste televizive, i cili në fjalën e tij theksoi se duhen veprime më radikaliste. “Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mi, që jemi në pakicë për fat të keq, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë.

A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës”, tha Noka. Kjo deklaratë e tij vjen në sinkron me atë se çfarë paralajmëroi gazeta SOT, e cila dy ditë më parë theksoi se Sali Berisha po shtyn deputetët demokratë që të krijojnë një klan kundër Bashës me qëllim që kundërpërgjigjet ndaj qeverisë të jenë të dhunshme.

Dyshimet janë se pas Flamur Nokës qëndron vetë ish-kryeministri, i cili po shkakton përçarje brenda Partisë Demokratike sepse është i pakënaqur me mënyrën sesi Lulzim Basha po reagon ndaj qeverisë. Një gjë të tillë e faktojnë edhe më shumë deklaratat e njëpasnjëshme publike të Berishës, i cili qoftë më herët, qoftë edhe pak para protestës së 26 majit, është shprehur pro-dhunës. Ky paralajmërim i Nokës është thjesht në unison me thirrjet e ish-liderit demokrat, Sali Berisha. Mesa duket për Partinë Demokratike parashikohen ditë të këqija pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha.

Paralajmërimet e PS

Ndërkohë, gjatë seancës parlamentare të ditës së djeshme opozita tregoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga skenari i saj për të bllokuar foltoren. Ashtu siç e kanë bërë zakon tashmë, të gjithë së bashku u ngritën në këmbë për tu “ngujuar” në foltore, mirëpo hasën në rezistencën e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Pasi u detyrua të ndërpriste tri herë seancën parlamentare, Ruçi i paralajmëroi opozitarët se pavarësisht tentativave të tyre, nuk do të lejojë që ta marrin peng Parlamentin. Një deklaratë të tillë ai e bëri gjatë kohës që po fliste Petrit Vasili. “Uluni poshtë e mos e zgjasni.

Zoti Vasili, mos u bëj pjesë e skenarit. Uluni poshtë, e kam të qartë skemën tuaj për të marrë peng Parlamentin. Asnjë skenar i shëmtuar nuk do të lejohet. Ndërsa predikohet kontributi juaj për hapjen e negociatave, gjithë veprimtaria dhe skenari juaj është për të dëmtuar hapjen e negociatave”, theksoi Gramoz Ruçi.

Nga ana tjetër, edhe Taulant Balla shpërtheu në akuza ndaj deputetëve të PD-LSI. Sipas tij, ata mbajnë fjalime patetike kundër qeverisë, por shtoi se shqiptarët nuk duan më fjalë. “Është e turpshme të ndërpresësh seancën kur kemi çështje të rëndësishme për të diskutuar. Shqiptarët nuk duan fjalë, por duan vepra.

Me gjithë përpjekjen e pakuptimtë të opozitës pavarësisht fjalimeve patetike në sallën e Kuvendit, Kuvendi i Shqipërisë përmbushi sot të gjithë detyrimet përsa i përket funksionimit normal të tij si organi që miraton legjislacionin për të vijuar më tej puna e qeverisë për implementimin e tyre”, deklaroi socialisti Taulant Balla./Pamfleti

Sali Berisha i pakënaqur si Basha po reagon ndaj qeverisë, kërkon nxitjen e trazirave. Deputetë pranë ish-Kryeministrit nisin krijimin e klaneve brenda PD-së Read More »

‘’Deputetët e opozitës janë lëshuar nga znixhirët e vetëpërmbajtjes njërezore, kafshojnë me fjalë të ndyra çdo hapësirë të lirë që gjejnë përpara’’

Atje, në atë sallë, vendin kryesor duhet ta zërë fjala e mençur dhe heshtja kur të tjerët flasin. Vetëm kështu shqiptarët do të dallojnë se opozita është me e zonja se qeveria, se deputetët e opozitës kanë integritet moral më të lartë se ata të shumicës, Vetëm kështu shqiptarët do të binden se ka ardhur koha që kjo qeveri të ndërrohet.
Shkruan Ilir Yzeiri

Nëse ka një institucion të shenjtë që e dallon njeriun nga gjithçka që ndodhet rrotull tij, nga kafshët, nga drurët, nga ujërat, nga ajri, kjo është fjala.  Pa u futur thellë as në antropologji dhe as në komunikim apo në teoritë e ligjërimeve, po kujtoj vetëm që fjalët ruajnë botën në mënyrë simbolike. Pas tyre është gjithë njohja jonë dhe përmes tyre ne ndihim njëri-tjetrin që të shtyjmë më tej jetën, veprimet tona dhe po ashtu, përmes tyre, i tregojmë njëri-tjetrit botën.

Sot në Shqipëri fjala e ka humbur gjithë magjinë që ajo shenjon. Sot në Shqipëri fjala po përdoret si një leckë e ndyrë dhe e pisët këmbësh që u hidhet shqiptarëve në fytyrë me qëllimin që t’u shkatërrojë atyre simbolikën e jetës. Flamurin e kësaj ndotjeje të ndyrë e të llahtarshme e kanë marrë deputetët e opozitës, të cilët janë lëshuar nga znixhirët e vetëpërmbajtjes njërezorë dhe kafshojnë me fjalë të ndyra çdo hapësirë të lirë që gjejnë përpara.

Nuk më intereson nëse kanë të drejtë apo jo. Ajo që ndiej në këtë çast është se fjala nuk mund të shpërdorohet kështu dhe nuk mund të ndoten shqiptarët nga mëngjesi në darkë me një fjalor të ndyrë, se nuk mund t’u vërvitet shqiptarëve në surrat nga mëngjesi në darkë vetëm llumi i zi i fjalëve të përdala.

Supozojmë për një çast se opozita ka të drejtë. Në një vend normal, opozita konstaton, mban shënim, denoncon në Kuvend dhe këtë e bën me sjellje prej zotërinjsh. Zgjedh një nga deputetët më të talentuar që ajo ka dhe në një seancë të posaçme ia numuron qeverisë të gjitha rastet kur ajo ka qenë e lidhur me krimin. Bën një autopsi të thellë të gjendjes dhe publiku dëgjon dhe reflekton vetë. Pas kësaj nuk flet më, por vazhdon të sillet si zotni në atë sallë të shenjtë.

Ndjek jetën parlamentare, diskuton ligjet, sillet me korrektesë dhe me hijeshi. Mund të ndodhë ndonjëherë që seancat edhe mund të prishen dhe nervozizmi mund që të kapërcejë arsyen, njerëz janë dhe ata. Por kjo mund të ndodhë rrallë. Pas kësaj, në atë sallë duhet të vendoset hijeshia e debatit dhe e rendit të fjalëve.

Atje, në atë sallë, vendin kryesor duhet ta zërë fjala e mençur dhe heshtja kur të tjerët flasin. Vetëm kështu shqiptarët do të dallojnë se opozita është me e zonja se qeveria, se deputetët e opozitës kanë integritet moral më të lartë se ata të shumicës, Vetëm kështu shqiptarët do të binden se ka ardhur koha që kjo qeveri të ndërrohet.

Por si mund të ndërrohet kjo qeveri kur një tufë horrash dhe njerëz pa asnjë integritet, nga mëngjesi në darkë bllokojnë atë institucion dhe nxjerrin nga goja një lumë me llum të zi, me sharje e fyerje, me kërcënime e me idiotësi. Kështu debati nuk është më njerëzor dhe institucioni i fjalës e ka humbur peshën. Në vend të fjalëve lëshohen klithma, ulërima, sharje dhe kërcënime pa asnjë objekt.

Ka shumë legjenda për institucionin e fjalës në Shqipëri. Odat e burrave, kuvendet e malësive tregojnë se shqiptarët e kanë pasur të shenjtë fjalën dhe se atë nuk mund ta përdhoste lehtësisht askush. Ata që kishin të drejtën e fjalës në një Kuvend Burrash, ishin njerëz të spikatur dhe mbi të gjitha, të mençur e të zotë.

Ajo që thuhej në atë Kuvend ishte ligj dhe kishte vlerën e një veprimi të shenjtë. Si ka mundësi që këta deputetë nuk shqetësohen se me këtë sjellje po nëpërkëmbin traditën më të mirë të shqiptarëve, po na paraqesin në sy të botës si ato fiset e shthurura apo si… nuk gjej asnjë fjalë për krahasim. Edhe kafshët kanë një kod më rigoroz dhe arrijnë të kuptohen e të merren vesh, megjithëse në fillim lehin dhe ulërasin, por me masë e bëjnë edhe këtë.

Vetëm në një rast të tillë e ke të vështirë ta ilustrosh idenë tënde me ndonjë shembull nga jashtë apo brenda.  Opozita është alternativa qeverisëse dhe punon që të vijë në qeveri. Nuk mund dhe nuk ka asnjë mundësi që ajo të rrijë nga mëngjesi në darkë duke nxjerrë nga goja vrer edhe sikur të ketë të drejtë. Sepse ajo e ka një shans. Vijnë zgjedhjet dhe ajo po të dijë të sillet si alternativë e vërtetë qeverisëse e dërgon në shtëpi qeverinë dhe qeveris vetë.

Mirëpo opozita jonë është e vetmja në botë që nuk do të qeverisë dhe nuk punon që të jetë alternativë. Ajo ka zgjedhur që të jetë vetëm një turbinë e ndyrë që nxjerr ujë të zi dhe ua vërtit shqiptarëve në fytyrë.

Sa për qeverinë, tani të gjithë po bindemi se me këtë opozitë ajo nuk ikën nga pushteti. Nëse shoqëria shqiptare nuk gjen forcë që të pordhojë një alternativë tjetër opozitare, vendi do të vuajë për një kohë të gjatë nga një qeveri e vetëkanaqur dhe nga një pseudoopozitë që vetëm do t’ua nxijë jetën shqiptarëve me llumin e zi të fjalëve që nxjerr nga goja.

‘’Deputetët e opozitës janë lëshuar nga znixhirët e vetëpërmbajtjes njërezore, kafshojnë me fjalë të ndyra çdo hapësirë të lirë që gjejnë përpara’’ Read More »

U vëtëvar në burgun e Vaut të Dejës, shefi i komisariatit bën deklaratën e fortë: Shumë mirë që vrau veten

47-vjeçari nga Shkodra, Ardjan Kallami pak ditë më  parë i dha fund jetës duke u vetëvarur., por nga ana tjetër, vajza e tij Romina kërkon drejtësi.

Por shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni për emisionin Fiks Fare u shpreh: Shumë mirë që vrau veten. Ministria e Brendshme shkarkoi drejtuesit e komisariatit pas ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet.

Bisedë me shefin e komisariatit, Paulin Çupi

Shefi komisariatit – Problem me atë është, person i shoqëruar pas një ngjarje që ka ndodhur në momentin e flagrancës. I është marrë deklarim, është pyetur dhe është lënë i lirë. Pasnesër, pas dy ditësh, ka ardhur vetë. Ka kërkuar takim me mua, e kam prit në takim. Ka qëndruar rreth 25 minuta dhe ka dalë i lirë, ka ikur në shtëpi.

Gazetari – Ai ka firmosur një deklaratë, shkrimi i vetë është ky këtu?

Shefi komisariatit – Jo, jo. Ka shprehur dëshirën, ku ka kërkuar…

Gazetari – Kush e ka shkruar.

Shefi komisariatit – Ku ka kërkuar për dy ditë…

Gazetari – E ke shkruar ti?

Shefi komisariatit – Jo more, s’e kam shkruar unë.

Gazetari – E ka shkruar një punonjës policie?

Shefi komisariatit – E kanë shkruar këtu, s’e e kanë kërkuar t’a shkruar. Shkrimi është i një punonjësi të policisë.

Gazetari – Ai (viktima) dinte të shkruante?

Shefi komisariatit – Jo. Na ka kërkuar, nuk di me shkru, është ky kusht që ju jap. Më jepni aq kohë që t’ju bie materialet, e mbarojnë këtë punë. Shkrimin e kemi deklaruar, punonjësi i policisë e ka deklaruar që unë e kam bërë shkrimin

Gazetari – Ka dhe një filmim, kishte bërë dhe një filmim.

Shefi komisariatit – Jo, nuk ka filmim fare.

Gazetari – Ka 17 minuta. Ka filmuar, të gjithë ngjarjen.

Shefi komisariatit – Jo, s’ka filmuar. Ka tentuar. Ka ardhur dhe ka kërkuar takim me mua. Dhe ka ardh, kjo tregon se është diçka e inskenuar, e përgatitur nga ata. Dhe ka hyrë në territorin tonë, këtu, në ambientet e komisariatit me telefonin gati për inçizim.

Gazetari – Është kontrolluar banesa?

Shefi komisariatit – Po, normal.

Gazetari – Me çfarë urdhri?

Shefi komisariatit – S’ka urdhër në kushte flagrance.

Gazetari – Po ça flagrance ishte?

Shefi komisariatit – Po a ishte vjedhja e banesës?!

Gazetari – Po ishte, po duhet një urdhër gjykate, prokuroria për të kontrolluar banesën. Policia është futur…

Shefi komisariatit – Jo zotëri.

Gazetari – Duhet një urdhër…

Shefi komisariatit – Në kushte flagrance nuk ka urdhër.

Gazetari – Po s’ishte flagrancë, ai s’ishte flagrancë. Aty ishte informacioni operativ. Personi që iu vodh shtëpia nuk akuzoi Ardjanin. Kush u fut?

Shefi komisariatit – Kemi zbatuar…

Gazetari – Kush u fut në shtëpi?

Shefi komisariatit – Policia, forcat e policisë.

Gazetari – Me urdhër?

Shefi komisariatit – Me urdhër të Kodit të Procedurës Penale.

Gazetari – Në këtë rast, ju i jeni futur në shtëpi, i keni kontrolluar banesën. Nuk i keni gjetur asnjë gjë brenda në banesë.

Shefi komisariatit – Brenda 10 orëve kam të drejtën ligjore të shoqëroj çdo person për dyshime të mundshme.

Gazetari – Shoqërim po, po jo t’i futesh brenda në shtëpi.

Shefi komisariatit – Po shoqërim është pra.

Gazetari – Po jo t’i futesh brenda në shtëpi.

Shefi komisariatit – Edhe në shtëpi mo. Rri një ditë, rri sot këtu ti. Të më kërcasë një telefonatë që më ka ndodhur një ngjarje dhe hajde pas meje dhe shif çfarë do të bëj unë. Do i futem kujt në banesë apo jo.

Gazetari – Do i futesh në banesë?

Shefi komisariatit – Po, hajde më shif mua ti. Dhe a jam brenda kushteve ligjore apo s’jam.

Shefi komisariatit – U njoftua që u vodh banesa.

Gazetari – Po. E denoncoi personi që ma ka vjedhur Ardjani?

Shefi komisariatit – Ore denoncoi personi që më është vjedh banesa.

Gazetari – Po pra, jo për Ardjanin.

Shefi komisariatit – Jo për Ardjanin, po për Paulinin…

Gazetari – Pse kontrolluat atë pikërisht?

Shefi komisariatit – Unë futem aty ku kam dyshimet e mia. Të gjitha veprimet proceduriale që janë kryer me këtë person, me këtë shtetas, mbaj përgjegjësi të plotë ligjore.

Gazetari – Ka kamera komisariati?

Shefi komisariatit – Jo nuk ka. Ngjarja, i dëmtuari, ose kush merr dijeni për një ngjarje, në moment njofton sallën operative.

Gazetari – Po.

Shefi komisariatit – Më është vjedhur banesa.

Gazetari – Po, e ka vjedhur Ardjani, apo Sokoli?

Shefi komisariatit – Më është vjedhur banesa, thotë qytetari.

Gazetari – Kaq, si vajtët ju te Ardjani?

Shefi komisariatit – Grupi hetimor shkon në vendngjarje, konstaton vjedhjen.

Gazetari – S’i shkuat te Ardjani?

Shefi komisariatit – Grupi hetimor, me urdhrin tim, dhe me urdhër të tyne, ngre grupin hetimor, çon shërbimet e policisë dhe verifikon problemin. Ka vjedhje, s’ka vjedhje. U konstatua se ka vjedhje . Thirr ekspert për të kryer veprimet proceduriale. Atëherë vazhdon pjesa tjetër, kush mund ta ketë vjedh këtë banesë?!

Gazetari – Po, kush pyetet.

Shefi komisariatit – Policia, pyes veten time, shërbimet e mia. Pyes të dëmtuarin në radhë të parë, a ke dyshime, si, qysh tek.

Gazetari – I dëmtuari tha emrin?

Shefi komisariatit – O zotëri, i pyes thash unë, se çfarë më tha ai s’je ta merr vesh ti. Kush e dinte se ai do vari veten, se është gjynah tani.

Gazetari – Po është një ngjarje e rëndë, që ka vrarë veten.

Shefi komisariatit – Ta mbaroj, po ngjarje e rëndë, shumë mirë…

Gazetari – Normale se do japësh shpjegime

Shefi komisariatit – Normale do i përgjigjem unë. Ore shumë mirë se vret veten.

Gazetari – Normale s’e do japësh shpjegime.

Shefi komisariatit – Po shumë mirë.

Gazetari – Si shumë mirë që vret veten?!

Shefi komisariatit – Po do jap versionin zyrtarisht.

Gazetari – Po si shumë mirë që vret veten!

Shefi komisariatit – Shumë mirë ëë.

Gazetari – Shumë mirë??

Shefi komisariatit – Po.

U vëtëvar në burgun e Vaut të Dejës, shefi i komisariatit bën deklaratën e fortë: Shumë mirë që vrau veten Read More »

Lufta kundër bimëve narkotike, në 5 muaj 70 mijë kontrolle

Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Gjovalin Loka deklaroi sot se “Policia e Shtetit, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga Plani i Veprimit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2018, po zbaton me përgjegjshmëri të gjitha masat organizuese dhe operacionale në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët e huaj”.

Në zbatim të këtyre masave në të gjithë vendin, tha Loka, që prej muajit janar deri në fund të majit, janë ushtruar kontrolle intensive për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike, si dhe për të çuar para drejtësisë autorët e kësaj veprimtarie antiligjore.

“Rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të vitit 2018, janë 23 parcela me 2579 bimë dhe 878 bimë të asgjësuara në kubikë. Dhe për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21,500 bimë më pak të kultivuara”, – tha ai.

Që nga ditët e para të vitit, theksoi Loka, Policia e Shtetit ka zhvilluar rreth 70 mijë kontrolle dhe ri-kontrolle masive të territorit, në ambiente të hapura, ish-objekte ushtarake, serra, magazina e shtëpi të braktisura.

Ai tha se të gjitha grupet e kontrollit janë monitoruar nga drejtues të lartë policorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Këtë vit, për një kontroll më të plotë të territorit kanë nisur më herët në kohë monitorimet ajrore nga Guarda di Finanza.

“Nga fillimi i prillit deri sot janë kryer 29 misione fluturimi. Misioni ka hartuar 17 raporte monitorimi ajror, por nuk është konstatuar asnjë bimë narkotike e kultivuar. Këto monitorime ajrore do të vijojnë deri në vjeshtë, duke zgjatur periudhën kohore të kontrollit të territorit”, – tha ai.

Ditën e djeshme, në mbarë vendin, 220 grupe kontrolli të Policisë së Shtetit kanë ushtruar 3590 kontrolle.

Policia ka evidentuar 2 raste të kultivimit të narkotikëve, konkretisht 1 rast në pyllin e fshatit Nikël, Krujë, me 23 bimë dhe 1 rast në fshatin Frashër, Përmet në një zonë të pyllëzuar ku u asgjësuan 1800 bimë narkotike.

Në Përmet është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar banues në Frashër.

Që nga fillimi i vitit, janë arrestuar 13 autorë të dyshuar për kultivim, 6 shtetas janë në kërkim dhe 5 ndiqen në gjendje të lirë.

Gjithashtu, Policia ka proceduar penalisht 4 persona, administratorë të Njësive Administrative dhe inspektorë të shërbimit pyjor, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në 15 raste, Policia ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 21 mijë fara kanabis duke vënë para ligjit personat përgjegjës.

Policia e Shtetit, në zbatim të Planit Kombëtar Antikanabis ka bashkëpunim konstant me agjencitë e zbatimit të ligjit në vend si dhe vijon shkëmbimin e informacionit me partnerët, për goditjen e tentativave të implikimit të grupeve kriminale që operojnë jashtë Shqipërisë në këtë aktivitet kriminal.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është funksional sistemi dixhital GIS-Narkotik, për monitorimin e territorit.

Loka vlerësoi bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe strukturat e tjera shtetërore, bashkëpunuese në këtë luftë.

“Kontributi i partnerëve tanë është i çmuar, e këtu veçoj misionin e Guardia di Finanzas. Gjithashtu vlerësojmë mbështetjen e opinionit të gjerë publik ndaj punës së Policisë së Shtetit për goditjen e këtij fenomeni. Këtë betejë do ta fitojmë të gjithë bashkë, për një të ardhme më të mirë dhe Shqipëri më të sigurt”, – përfundoi ai. /e.malaj/  /a.g/ATSH

Lufta kundër bimëve narkotike, në 5 muaj 70 mijë kontrolle Read More »

Qeveria miraton disa vendime të rëndësishme ekonomike

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së enjtes disa vendime të rëndësishme ekonomike ndër të cilat, Dokumentin e ndryshimit nr.2 të marrëveshjes së grantit suedez Nr.TF014255, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga Suedia, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), për bashkëfinancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes.

Gjithashtu qeveria miratoi vendimin për financimin e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë/Bashkia Tiranë, për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata koncesionare “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim i venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike, zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë (ZTMT)”.

Një vendim tjetër lidhet me miratimin e marrëveshjes së ndryshuar me gazsjellësin TAP e cila synon që t’i sjellë më shumë përfitime palës shqiptare, një marrëveshje e diskutuar gjatë dhe që synonte vendosjen e Shqipërisë në një trajtim të barabartë sikurse vendet e tjera ku kalon gazsjellësi. /e.xh//e.caushi//ATSH

Qeveria miraton disa vendime të rëndësishme ekonomike Read More »

Rrëfimi i gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion

Manovra kriminale e 4 anëtarëve të Gjykatës së Lartë për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu. Gjyqtari Ardian Dvorani zbërthen pazarin për vendimin që shpëtoi peshkun më të madh të korrupsionit në Ballkan. A do të merren të gjithë nën hetim nga Byroja e Hetimit?

Nuk ka asnjë dyshim se Ilir Meta është një ndër peshqit më të mëdhenj të korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan.

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka përdorur njerëz të tjerë për të vrarë, vjedhur, shitur territore dhe kryer vepra terroriste për 28 vite me radhë, Ilir Meta është përfshirë vetë individualisht në skandale të mëdha korruptive.

Shfaqja më zë dhe figurë, me bllok në dorë, duke bërë pazare me ish-ministrin Dritan Prifti, ishte vetëm një episod në filmimin e madh të korrupsionit të Ilir Metës. Për këtë episod, Ilir Meta doli para gjykatës, por i shpëtoi dënimit, pasi gjykata nuk pranoi ekspertizën e FBI, që konfirmoi se video-skandali ishte autentik.

Gjykata caktoi tre ekspertë shqiptarë, të cilët sipas porosisë së Metës e shpallën videon montazh. Ekspertët dhe gjyqtarët u shpërblyen më pas nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Pesë vite më vonë, Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha ndryshuan Kodin e Procedurës Penale, duke ndaluar rishikimin e vendimit për pafajësinë e Ilir Metës nga drejtësia e re. Kjo ishte një nga paket e fshehta mes kokave të korrupsionit dhe krimit të politikës shqiptare.

Po pse pafajësia e Ilir Metës është një padrejtësi historike? Pse drejtësia e re duhet të gjejë një mekanizëm për të hapur këtë dosje korrupsioni me zë dhe figurë?

Arsyet i jep njëri nga gjyqtarët që ishte pjesë e trupit gjykues të çështjes së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues përbëhej nga Ardian Dvorani kryesues dhe anëtarët Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj. Majlinda Andrea është dënuar për korrupsionin, ndërsa disa anëtarë të tjerë ia kanë mbathur nga frika e Vetingut.

Ardian Dvorani, ndryshe nga anëtarët e tjerë, mendonte se Ilir Meta duhej të futej në burg. Ai ka bërë një arsyetim të gjatë se pse Ilir Meta duhej të dënohej për video-skandalin në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë.

Thelbi i çështjes qëndron tek ekspertiza e video-skandalit. Gjyqtari mendon se ekspertiza e krye nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti anglez Adrian Philips, të cilët e nxorën videon autentike, ishte e ligjshme dhe e rregullt.

Nëse gjykata do ta kishte pranuar këtë ekspertizë, Ilir Meta do të kishte përfunduar në burg dhe sot do të ishte jashtë politikës

Në lidhje me ekspertizën, gjyqtari Ardian Dvorani arsyeton:

“-Lidhur me pranimin e kërkesës paraprake për pavlefshmërinë relative dhe papërdorshmërinë, përkatësisht, të akteve procedurale dhe të akteve të ekspertimit të përpiluara nga eksperti amerikan Glenn Bard dhe eksperti nga Mbretëria e Bashkuar Adrian Philips, qëndrimi që kam mbajtur është i kundërt me atë të shumicës së Kolegjit Penal.

-Pa përsëritur literalisht arsyetimin që pasqyrohet në pikën 8 të këtij vendimi, në thelb, shumica e Kolegjit Penal ka mbajtur qëndrimin se caktimi i ekspertëve të huaj është i mundshëm sipas dispozitave procedurale penale. Por përzgjedhja dhe caktimi i tyre duhet të bëhet në përputhje me nenet 151 pika 4, 183 pika 1 dhe 509 të Kodit të Procedurës Penale dhe dispozitat e Konventës Europiane për Ndihmë Juridike në Fushën Penale.

Pra, nëpërmjet letërporosive për jashtë shtetit drejtuar autoriteteve të huaja nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, e në çdo rast duke e informuar atë ministri. Shumica arsyeton se në rast të kundërt nuk mund të realizohet betimi, ata nuk marrin përgjegjësinë përpara organit kompetent të shtetit të tyre, gjë që do të shërbente si garanci që ekspertimi do të ishte i saktë, rrjedhimisht nuk kanë përgjegjësi as për kryerjen e një ekspertimi të rremë.

-Si gjyqtar në pakicë, në këtë vendim të ndërmjetëm kam mendimin se veprimi për caktimin e ekspertëve të huaj ishte i rregullt dhe aktet e ekspertimit të përpiluara prej tyre ishin të vlefshme dhe të pranueshme. Po kështu, provat që iu nënshtruan këtij ekspertimi dhe provat që u evidentuan si rezultat i ekspertimeve ishin të përdorshme.

-Ekspertët ishin persona posaçërisht të specializuar dhe me përvojë të gjatë e të spikatur në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar për informatikën ligjore dhe atë audio-video, zyrtarisht të njohur dhe angazhuar pranë autoriteteve hetimore e gjyqësore të shteteve të tyre.

-Aktet e ekspertimit plotësonin kërkesat ligjore të pranueshmërisë nga gjykata, ndërkohë që përmbanin veprime të qarta sipas standarteve të ekspertimit informatik e audio-video, si dhe përfundime të qarta e kategorike për t’u vlerësuar e çmuar më pas nga gjykata, në raport me provat e tjera, në funksion të zgjidhjes në themel të çështjes.

-Gjykata nuk mund të ndërhynte më kryesisht, në rrethanat kur, palët kishin paraqitur njëherë kërkesën e tyre për kryerjen e ekspertimit dhe, është prokurori, i cili, sipas nenit 359, kishte të drejtën e paraqitjes së provave të kërkuara prej tij sipas rradhës përkatëse.

-Kolegji Penal, mund të urdhëronte ndërprerjen e veprimeve për pyetjen e dëshmitarëve të akuzës që tashmë i kishte thirrur dhe të vijonte me veprimet për realizimin e ekspertimit jo vetëm bazuar në kërkesën e mbrojtjes, por domosdoshmërisht pasi të merrte edhe mendimin pozitiv të prokurorit për të ndërhyrë në radhën e provave që duhet të paraqiteshin prej tij në mbështetje të fakteve objekt akuze./Pamfleti

Rrëfimi i gjyqtarit: Ja pse Ilir Meta duhet futur në burg për korrupsion Read More »

Kush fshihet pas Arbër Çekaj? Autoritetet gjermane nisin hetimet për 613 kg kokainë të fshehur në kontenierin me banane. Bashkëpunim me Krimet e Rënda

Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, cilët tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Autoritet e drejtësisë Gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë “Arbri Garden” u arrestua në 14 Maj në Gjermani.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj në Gjermani, por burime pranë prokurorisë i thanë “Shqiptarja.com” se tashmë interes të veçantë për dosjen e 613 kg kokainë të kapur në Maminas, po tregojnë prokurorët Gjermanë. S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbëritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje. Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh.

E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt. Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik. Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine.

Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, cilët tashmë kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë.

Autoritet e drejtësisë Gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë “Arbri Garden” u arrestua në 14 Maj në Gjermani.

Nuk dihet me saktësi se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj në Gjermani, por burime pranë prokurorisë i thanë “Shqiptarja.com” se tashmë interes të veçantë për dosjen e 613 kg kokainë të kapur në Maminas, po tregojnë prokurorët Gjermanë.  S’dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbëritur në Shqipëri, por kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton Kokainë e fshehur brenda në banane.

Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues Gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia Gjermani arriti të zbulojë rrolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori e fshehur në kuti bananesh. E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë Arbri Garden të Arbën Cekajt.

Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende kishin rrolin parësor në këtë trafik. Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine.

Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirëorganizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në aktivitete kriminale. Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarketeve dhe merrnin sasitë e kokainës.

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë në mujin Maj dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore. “Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann.

Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”. “Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JörgBeyser.

Kush fshihet pas Arbër Çekaj? Autoritetet gjermane nisin hetimet për 613 kg kokainë të fshehur në kontenierin me banane. Bashkëpunim me Krimet e Rënda Read More »