Aktualitet

16 medalje olimpiadash, maturantja më e mirë e Shqipërisë dhe tani del e para në mjekësi

Në Shqipëri vazhdojmë t’i pyesim nxënësit “Çfarë e ke babin? Po mamin?”, sikur diplomat universitare të përcilleshin në gjene, duke vazhduar me mendësinë e vjetër të diktaturës që i ndante njerëzit në intelektualë dhe punëtorë. Nga inati, shqiptarët tani shkojnë të gjithë në shkollë të lartë dhe pas ca vitesh çdo fëmijë do përgjigjet ‘jurist’ e ‘juriste’, megjithatë profesioni i prindërve të brezit të tanishëm të gjimnazistëve, ende vazhdon të merret, krejt më kot, si ndonjë tregues.

Dhe ja Elkida Zefi, maturantja me rezultatet më të mira në Shqipëri për maturën 2016-2017 ka fituar të drejtën e vazhdimit të degës së Mjekësisë, ku u rendit e para. Ajo është pikërisht vajza e dy prindërve punëtorë, që rrojnë me punën e tyre të ndershme e cila nuk ka mjaftuar për ta çuar vajzën e tyre të parë me studime jashtë Shqipërisë.
Ata janë nga Mirdita dhe janë vendosur në Durrës, ku vajza mbaroi gjimnazin ‘Naim Frashëri’ me nota të shkëlqyera, duke fituar, gjatë tre viteve të tij, 16 medalje olimpiadash të rrethit dhe kombëtare.

Tashmë me kodin 1 në renditjen e Mjekësisë, Elkida nis një udhëtim të ri, atë të fakultetit më të kërkuar në Shqipëri, Mjekësisë. “Kam dëshirë të bëhem pediatre. Të shikojmë në vazhdim. Dua të arrij rezultate të shkëlqyera në Mjekësi”, shkruan TCh.
Ekida Zefi është vlerësuar si Maturantja më e mirë e maturës shtetërore 2016-2017. “Tre provimet e maturës shtetërore i kam marrë 10, Anglisht, Matematikë dhe Fizikë e Thelluar, ndërsa Letërsinë 9.8 dhe Biologjinë 9”, rrëfen ajo. Që nga klasa e parë e deri më tani Ekida ka qenë nxënëse e shkëlqyer. Notat e saj kanë qenë vetëm dhjeta duke pasur një prirje të theksuar për shkenca.

“Ndonjëherë ndonjë 9 në fizkulturë, sigurisht përpiqesha më shumë të mësoja sesa të isha e përshtatshme fizikisht. Lexoj më shumë libra shkencorë pasi shkencat janë pasioni im”, thotë Ekida.

Edhe pse tani ka aplikuar dhe ka fituar duke u renditur e para në fakultetin e Mjekësisë, ajo fillimisht kishte dëshirë të studionte në Angli.
“Kam tentuar të aplikoj për universitet në Angli, por është e vështirë se duhen dy vjet kolegj dhe bursa nuk i mbulon të gjitha vitet e shkollës, kështu që do të vazhdoj në Shqipëri”, shton ajo.

Vlerësimi i Ekidës si maturantja më mirë në të gjithë vendin i ka surprizuar prindërit e saj. “Jam shumë krenare. U habitëm, por Ekida e meriton sepse gjithmonë ka mësuar. Ajo studion pesë orë në ditë”, thotë e ëma e saj.

16 medalje olimpiadash, maturantja më e mirë e Shqipërisë dhe tani del e para në mjekësi Read More »

Gjykata e faktit Vlore ka dhene sot masen e sigurise per tre personat e arrestuar pas vrasjes se 29 vjecarit Vasil dervishaj

Gjykata e faktit Vlore ka dhene sot masen e sigurise per tre personat e arrestuar pas vrasjes se 29 vjecarit Vasil dervishaj diten e hene ne mbremje ne qytetin e Vlores.

Nekid Arapi, arrest ne shtepi me mbikeqyrje elektronike, Amarildo Grembi arrest ne burg dhe A.Caushi arrest ne burg.

Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi jane perballur me akuzat per mos kallezim krimi dhhe largimi i autoreve nga vendi i ngjarjes, ndersa A.Caushi per vepren penale te bashkpunimit ne vrasje dhe armembajtje pa leje.

Masa e sigurise arrest shtepie me mbikeqyrje elektronike per Nekid Arapi eshte dhene pasi, sipas hetimeve, ky i fundit i ka shoqeruar autoret nje pjese rruge me makinen e tij, ndersa nuk ka qene ne vendin e ngjarjes ne momentin e vrasjes se 29 vjecarit Dervishaj.

Per dy shtetasit e tjere qe jane lene ne burg, prokuroria ka kerkuar kete mase duke ju referuar hetimeve pasi Amarildo Grembi (Muka) ka qene ne vendin e ngjarjes, ndersa ka shoqeruar autoret por nuk ka kallezuar per krimin.

Ne kerkim mbetet shtetasi me iniciale E.A,31 vjec, ndersa ne burg eshte lene A.Caushi i dyshuar sipas policise se bashku me 31 vjecarin si autore te vrasjes se Vasil Dervishaj.

Shtetasit e arrestuar pak dite me pare nuk kane bere deklarata ne seancen gjyqesore per percaktimin e mases se sigurise ndersa ajo eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe ne kushte te forta sigurie.

Seanca ehste drejtuar nga gjyqtare Elona Mihali.

Gjykata e faktit Vlore ka dhene sot masen e sigurise per tre personat e arrestuar pas vrasjes se 29 vjecarit Vasil dervishaj Read More »

Po nxirren emra nga Parlamenti, kush janë VIP-at që pritet të arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA?

Ambasadori lëshoi dje një mesazh të qartë për botën e krimit, politikën dhe të korruptuarit. Ai tha se FBI dhe DEA janë duke bashkëpunuar me njësinë task forcë, për më shumë rezultate. Madje Lu drejtoi dhe një mesazh ndaj politikës, duke thënë se nuk do arrijnë të ndikojë në operacionet e “Forcës së Ligjit”. Madje ai tha se ka politikanë të lidhur me krimin, por kjo gjë shumë shpejt do të ndryshojë.

Lu dje paralajmëroi katarsis në vend, pasi sipas tij, përmes operacioneve që do të ndërmerren me ndihmën dhe të ndërkombëtarëve do ndryshojë përfundimisht e ardhme e vendit, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë goditje në nivele VIP.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi ambasadori.

Kush rrezikohet

Fokusi i njësisë “Forca e Ligjit” janë krimi i organizuar, lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsioni në nivele deputetësh, ministrash dhe gjyqtarësh apo prokurorësh. Por kush rrezikohet nga paralajmërimi i ambasadorit?

Ndërkombëtarët gjithmonë kanë thënë se e ardhmja do të ndryshojë nëse luftohet korrupsioni në nivele të larta dhe ndërpriten lidhjet e politikës me krimin. Kjo do të thotë se FBI dhe DEA janë duke u përgatitur për goditje në nivele shumë të larta.

Një burim i tha gazettes “Sot” se të dyja këto njësi kanë sjellë ekspertë në Tiranë dhe ata janë duke gjurmuar paratë e pista. Mësohet se po bashkëpunohet me Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe përmes transfertave bankare po tentohet të shihen lidhjet mes disa politikanëve dhe botës së krimit. Ndërkohë po ashtu po nxirren emrat e korruptuar në radhët e Parlamentit.

Kjo do të thotë se “Forca e Ligjit” nuk do godasë vetëm nivelet e fundit të bandave, por pritet që të bien në rrjetë dhe disa politikanë që kanë lidhje me ta. Lu e bëri të qartë dje se ka lidhje të forta mes krimit dhe politikës dhe falë kësaj njësie ato do priten.

Po nxirren emra nga Parlamenti, kush janë VIP-at që pritet të arrestohen me ndihmën e FBI dhe DEA? Read More »

Prokuroria zbardh filmin “Babalja”: pendohet “aktori” që dubloi Agron Xhafajn

Hetimi për videopërgjimin e famshëm ku PD-ja akuzoi vëllanë e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se po bëntë transaksion për shitje droge, ka sjellë të reja tronditëse.

Personi që në videopërgjim ofrohet si Agron Xhafaj, është në fakt një tjetër person në mësohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit.

Laboratori i Policisë Shkencore në Romë ka sjellë përgjigjen që zëri nuk është i Xhafajt, por prokuroria ka shkuar edhe më tej duke gjetur personin që ka zërin në videopërgjim.

Madje ky person është ofruar si dëshmitar dhe ka deklaruar se ai dhe i shququajtur Dëshmitari X pra Albert Veliu kanë organizuar gjithçka, me “kërkesë nga lart”. Ky lajm i ri pritet që të sjellë një zhvillim të ri në hetimet që prokuroria ka nisur për këtë çështke.

Pra nga hetimet për trafik, do të nisë ajo për falsifikim dhe shantazh me qëllim të caktuarAfërsisht si rasti i Tom Doshin me Durim Bamin, i cili deklaroi 4 vjet më parë se ishte paguar për të vrarë deputetin socialist.

Në prokurori, “aktori” ka deklaruar se ka qenë Babalja që i ka kërkuar të simulojë zërin e vëllait të ministrit. “Babalen e njoh prej kohësh, ai më thirri dhe më tha që të nisim këtë mesele”, mësohet të ketë thënë në prokuririnë e Krimeve të Rënda, njeriu që ka dubluar zërin e Agron Xhafajt.

Pra siç bëjnë të ditur burime pranë prokurorisë, është vërtetuar tashmë se “telenovela Babale” është një show i stisur dhe i hartuar nga një grupim i caktuar me qëllim padyshim të paracaktuar.\Pamfleti/

Prokuroria zbardh filmin “Babalja”: pendohet “aktori” që dubloi Agron Xhafajn Read More »

Lajm i mirë për shqiptarët, patenta tona do të njihen në këtë shtet të Europës

Autoritetet belge kanë konfirmuar zyrtarisht njohjen e lejeve të drejtimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar shkon në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen shqiptare të drejtimit të automjetit.

Për shtetasit shqiptare me qendrim më të gjatë, duhet të paraqiten në komunën belge ku janë regjistruar për tu pajisur me leje belge për drejtim automjeti, bazuar në lejen e tyre shqiptare të drejtimit të automjetit.

Lajm i mirë për shqiptarët, patenta tona do të njihen në këtë shtet të Europës Read More »

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë

Ambasadori amerikan Donald Lu është sulmuar sërish nga qarqe pranë Berishës, pikërisht pas kthimit nga SHBA.

Lu-ja ka qenë në Uashington i thirrur nga Sekretari i ri i Shtetit Mike Pompeo, ku është folur mbi rolin e shtuar amerikan në Ballkan dhe Tiranë.

Pas kthimit, ambasadori i SHBA-së, ka takuar Fatmir Xhafajn dhe ka kërkuar që të kapen “peshqit e Medhenj” që sipas tij janë harruar nga policia.

“Kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar. Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”,theksoi Lu në postimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Facebook.
Pikërisht pas këtij postimi, sot qarqe fare pranë familjes “Berisha” kanë intensifikuar luftën ndaj ambasadorit amerikan.

Duke përdorur lojën e mbështetjes së Trump, por duke sulmuar Lu-në, shkrimi që duket është shkruar nga vetë ish-kryeministri, vijon diversionin bajat që po zgjat prej 3 vitesh.

“A do të heshtë përsëri apo do të reagojë ambasadori Lu në një situatë të ngjashme me atë kur Rama e cilësoi presidentin e vendit të tij Donald Trump si “turpin e njerëzimit”?

A do të vazhdojë në të ardhmen ambasadori Lu të mbështesë politikat e majta, dhe politikanë të ish-partive komuniste të ngjashëm me Fatmir Xhafajn e Gramoz Rucin, gjë për të cilën u stigmatizua nga Judicial Watch dhe 6 senatorët republikanë?”, shkruan komenti i qarqeve pranë Berishës ndaj Donald Lu-në.

Kishte mbi dy muaj që po zbatohej një “armëpushim” nga klanet e Berishës dhe Metës ndaj Donald Lu-së, sidomos pas lajmit që ambasadori amerikan në Tiranë është emëruar në një vend kyç, Kirgistan, pikërisht në portat e Rusisë së Putinit.

Por kthimi i Lu-së nga Uashingtoni dhe përforcimi i “kapjes së peshqve të mëdhenj” ka trazuar ujrat sërish, pasi tashmë duket se nuk ka më alibi nga një tërheqje e administratës Trump.
Madje, disa ditë më parë, në ambasadën e SHBA-së në Tiranë Xhafaj dekoroi Jan Hiemstra, një oficer amerikan që është këshilltar i policisë shqiptare në luftën ndaj korrupsionit.

Ceremonia, ku mori pjesë numri dy i ambasadës, Rajan Roberts, u bë jo pa qëllim me mungesën e Lu-së, i cili ndodhej në Uashington, ishte një demonstrim i qartë që SHBA nuk është tërhur asnjë centimetër, madje po përparon edhe më shumë…\Pamfleti/

Te rejat tronditëse që Donald Lu solli nga SHBA prodhojnë “furtunë” në Tiranë Read More »

Saliu “i vë rreth kokës”, pas kërkesës së Izetit për “takim” në gjykatë

Kështu ndodh kur…”hidhesh hu më hu”
Deri para një viti kur “uli veshët” dhe u detyrua të shkonte në Komisionin hetimor parlamentar për skandalin e CEZ, Sali Berisha nuk kishte përfillur drejtësi, parlament e qeveri, duke vepruar me psiko-delirizmin e tij, se nuk do të vitne kurrë ajo ditë e balalfaqimit me zullumet që ka bërë.

Kjo ditë erdhi. Është ish-bodigardi Izet Haxhia, ai që ka kërkuar të “takohet” ballë-përballë në sallën e gjyqit, me ish-shefin e tij, për të ballafaquar akuzat e njeri-tjetrit për të vërtetën e urdhëruesve dhe skenaristëve të vrasjes së deputetit Hajdari.

Nëse gjykata do t’i bjerë “gongut” për të çuar Sali Berishën në tavolinën e të thirrurit si dëshmitar dhe i akuzuar për këtë vrasje e zullume të tjera që ka deklaruar Haxhia, kjo do të jetë dita e respektimit të ligjit edhe prej tij.

Kërkesa e Izet Haxhiajt për t’ia nxjerr përballë, ka krijuar traum psikike tek Saliu, mbasi përballë do të ketë njeriun që i di çdo zullum të kryer nga janari 1991 e deri në 14 shtator 1998, kur Izeti kreu për ish-shefin e tij Berisha, shërbimin e fundit “ushtarak”, duke rrëmbyer e mbajtur në gatishmëri luftarake kundër qeverisë “Nano”, tankun e vendosur në vendin ku u vra deputeti Hajdari!

Pas lajmit, se kërohet për ballafaqim gjyqësor me Izetin, Saliu ka kaluar në depresion. Burime nga persona që i kanë mbetur ende pranë, thonë se gjatë pasdites është bërë shumë nervoz dhe po trajtohet me qetësues. Por “goditjes” që i ka shkaktuar kërkesa e Izetit, nuk i bëjnë derman as qetësuesit më të fortë.

Nëse gjykata do ta thërras Sali Berishën në ballafaqim, atëherë që nuk e ka përfillur drejtësiën për 26 vite, do të shkojë atje ku tregohen me zë të alrtë mosha, emri nënës e babait, vendlindja dhe vjeçët, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që do t’i bëjë ish-bodigradi, lidhur me vrasjen e Azemit…/Pamfleti

Saliu “i vë rreth kokës”, pas kërkesës së Izetit për “takim” në gjykatë Read More »

Europa e shqetësuar për rritjen e përdorimit të kokainës, analisti shkencor i drogave: Shqipëria vazhdon të jetë burim i furnizimit të kanabisit

Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) ka publikuar raportin vjetor të drogave të vitit 2018, ku shpreh shqetësimin për rishfaqjen e kokainës në një treg dinamik të narkotikëve në Europë.

Ka evidenca të rritjes së disponueshmërisë së kokainës, thekson raporti, i cili ka marrë në shqyrtim 28 vendet e Bashkimit Europian si dhe Turqinë e Norvegjinë.

Disponueshmëria e narkotikëve është e lartë dhe në disa zona duket se po rritet. Të dhënat e fundit tregojnë se në Europë (BE-28, Turqia dhe Norvegjia) u raportuan në vitin 2016 mbi 1 milion kapje të drogave ilegale.

Mbi 92 milionë të rritur në BE (15–64 vjeç) kanë provuar një drogë të paligjshme përgjatë jetës së tyre dhe një numër i vlerësuar prej 1.3 milionë njerëzish kanë marrë trajtim për përdorim të paligjshëm të drogave në 2016 (BE-28).

Dimitris Avramopoulos, Komisioner Evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, thotë: “Ne po shohim prodhim më të lartë të drogës dhe disponueshmërisë së tij në Evropë sot. Për më tepër, tregu i paligjshëm i drogës është shumë dinamik dhe i adaptueshëm – prandaj edhe më i rrezikshëm.

Nëse duam të qëndrojmë përpara lojës, përpjekjet tona duhet të përqendrohen në ndërtimin e elasticitetit dhe reagimit, sidomos për shkak të rritjes së rëndësisë së tregut online dhe zhvillimit të llojeve të reja të drogës.

Me rregullat e reja mbi substancat e reja psikoaktive që hyjnë në fuqi deri në fund të vitit, Evropa do të pajiset me mjete shtesë dhe më të fuqishme për të trajtuar më mirë këto sfida dhe për të mbrojtur më mirë qytetarët evropianë kundër drogave të rrezikshme”.

Kokaina është droga stimuluese më e zakonshme e përdorur në Evropë. Rreth 2.3 milion të rinj (15-34 vjeç) e kanë përdorur atë në vitin e fundit (BE-28). Në sfondin e shenjave të rritjes së kultivimit dhe prodhimit të kokainës në Amerikën Latine, analiza konfirmon se tregu i kokainës në Evropë është i lartë, me indikatorët, që tregojnë tashmë rritjen e disponueshmërisë së drogës në një numër vendesh.

Megjithëse çmimi i kokainës mbeti i qëndrueshëm, pastërtia e saj në përdorimin në rrugë arriti nivelin më të lartë në një dekadë në 2016. Numri i konfiskimeve të kokainës është rritur gjithashtu. Rreth 98 000 konfiskime të drogës janë raportuar në BE në vitin 2016 (90,000 në 2015), duke arritur në 70.9 ton.

Laniel i EMCDDA: Shqipëria vijon të jetë burim i furnizimit të kanabisit në BE, “kjo është e sigurt”
Raporti përmend vetëm se Ballkani Perëndimor është një burim si i barit të kanabisit ashtu dhe i vajit të kanabisit.

I kontaktuar me telefon nga “Monitor”, pas daljes së raportit, Laurent Laniel, analist shkencor për reduktimin e ofertës së drogës, në Qendrën Europiane të Drogave dhe Varësisë nga Drogat (EMCDDA) tha se raporti është i fokusuar vetëm në vendet e Bashkimit Europianë dhe Turqinë e Norvegjinë, ndaj nuk i përmend specifikisht vendet e Ballkanit.

Megjithatë, ai shton se nga informacionet që ata kanë Shqipëria vazhdon të jetë burim i furnizimit të kanabisit që trafikohet dhe konsumohet në BE dhe “kjo është e sigurt”.

“Dy vjet më parë, sipas autoriteteve shqiptare dhe italiane, prodhimi i kanabisit në Shqipëri ishte zvogëluar në mënyrë dramatike, por kjo duket se është rikthyer vitin e kaluar, duke pasur parasysh sasinë e barit të kanabisit (dhe produkte të tjera) që u kapën në Shqipëri”, specifikoi ai.

“Vitin e kaluar u kapën 75 ton kanabis në Shqipëri dhe kjo nuk është një sasi e vogël. Do të ishte mrekulli sikur kjo të mbaronte nga një vit në tjetrin”, thotë ai.

Ai shton se problem vazhdojnë të mbeten në Europë personat që flasin shqip, të cilat janë të përfshirë në trafikimin e heroinës dhe kokainës në sasi të mëdha, apo dhe në prodhimin e kanabisit jashtë në vendet e BE-së. “Krimi i organizuar shqiptar është problem në Europë”, shton ai.

Në një intervistë të mëparshme për Monitor, në mars të këtij viti, z. Laniel ka pohuar se, pas vitit 2016, nga Shqipëria nuk raportohet më prodhim masiv i kanabisit, por kapjet e sasive të kanabisit në kufi vazhdojnë, çka të çon dy konkluzione, stok i madh ose prodhimi vazhdon në hapësira të mbyllura.

Por, më shumë sesa për kanabisin e mbjellë në Shqipëri, autoritetet europiane janë të shqetësuara për grupet kriminale që po veprojnë jashtë Shqipërisë. Trafikantët shqiptarë që veprojnë në BE janë forcuar dukshëm së fundi dhe po marrin kontrollin e tregut në Britani, Francën Lindore etj. “Kolegët në Britani thonë se shqiptarët po marrin tashmë drejtimin e tregut të kokainës dhe shpërndarjes në nivelin e mesëm”, pohoi ai. Shqiptarët jashtë po bëhen një kërcënim më i madh, pasi ata duket se janë të përfshirë në tregjet më të mëdha të drogave.

Autoritetet europiane nuk e përjashtojnë mundësinë që grupet që veprojnë në Europë të jenë të lidhur me ata në Shqipëri, madje dyshimet janë se bosët e krimit në Shqipëri janë të mbrojtur dhe nuk i gjen gjë. “Pyetja më e madhe është se si kriminelët shqiptarë, që veprojnë jashtë Shqipërisë, ndërveprojnë me ata që janë në Shqipëri. A janë ata, ashtu siç besojnë oficerët e policisë në disa vende europiane, të lidhur me bosët e krimit, që janë në Shqipëri dhe me sa duket janë të mbrojtur dhe asgjë nuk i gjen ata atje dhe ata organizojnë operacione dhe marrin paratë nga operacione që kryhen jashtë vendit, si trafikimi i kokainës dhe heroinës”, ka pohuar z. Laniel.

Një tjetër fakt, që sipas tij është i sigurt, është që shqiptarët janë përfshirë në sjelljen e kokainës direkt nga Amerika e Jugut, që është një hap tjetër në tregti. Gjithsesi, sipas vlerësimeve të tij, për Europën, Shqipëria nuk është ende një qendër e madhe shpërndarjeje për kokainën, pasi aktiviteti më i madh i importimit dhe shpërndarjes së kokainës për tregjet europiane është nga portet e Belgjikës dhe Holandës.

Europa e shqetësuar për rritjen e përdorimit të kokainës, analisti shkencor i drogave: Shqipëria vazhdon të jetë burim i furnizimit të kanabisit Read More »