Aktualitet

Arta Marku kryeprokurore deri më 2020. “Peshqit e mëdhenj” në burg, pjesë e strategjisë dyvjeçare. SPAK e BKH merren me nge

Arta Marku do të jetë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin 2020.

Jo vetëm burimet nga organi i akuzës e paralajmërojnë, por dhe strategjia zyrtare dy vjeçare e punës së Prokurorisë së Përgjithshme e cila konsiston dhe në kapjen dhe dërgimin në burg të “peshqve të mëdhenj” e konfirmon qartë këtë fakt.

“Pamfleti” ka qënë i pari që ka paralajmëruar qëndrimin më shumë se dy vjet të Arta Markut në krye të Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare, referuar burimeve të sigurta brenda organit të akuzës.

Njëherësh “Pamfleti” paralajmëroi se zgjatja e ngritjes së SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, bashkë dhe me zbatimin e Vettingut të drejtësisë shqiptare në rastin më të mirë do të zgjasin mbi dy vjet.

Kjo vjen dhe për shkak të zvarritjeve të ngritjes së institucioneve të kapjes së “Peshqve të mëdhenj” përmes zbatimit të reformës në drejtësi nga ana e opozitës, por dhe involvimin në këtë bllokim dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Pikërisht për këtë arësye është parë e udhës që të dalin dhe disa ligje apo dispozita kalimtare, që i japin Arta Markut plofuqishmërinë për hapjen e dosjeve të mëdha dhe dërgimit para drejëtsisë dhe në burg të abuzuesve, kriminelëve e trafikantëve apo dhe “peshqit e mëdhenj”.

Dhe pavarësisht premtimit se Arta Marku do qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, ajo ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.

Pikërisht ditën kur Adriatik Llallës i përfundoi mandati 5-vjeçar, Komisioni i Ligjeve çeli në datën 7 dhjetor procedurat për kandidatët për prokurorët të përgjithshëm.

Në këtë mbledhje u tha se Prokurori i Përkohshëm do të ishte fare pak në detyrë, madje Vasilika Hysi parashikoi afatin e qëndrimit jo më shumë se një muaj.

Por, me gjithë këto deklarata dhe jo vetëm, Marku ka ndërmend që ta mbajë gjatë drejtimin e akuzës përsa kohë ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duket në horizont.

Por, tashmë kanë kaluar disa muaj dhe kandidatët që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ende nën vetting, çka do të thotë se shtyhet edhe koha e drejtimit të akuzës nga Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme.

TCH i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në përgjigjjen zyrtare, ndoshta për të treguar vullnetin për transparencë, Prokuroria e Përgjithshme na referoi tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut.

Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme.

Duke vertetuar më së miri lajmërimin e “Pamfletit” kohë më parë që Arta Marku do të jetë kryeprokurore të paktën dy vjet./Pamfleti

Arta Marku kryeprokurore deri më 2020. “Peshqit e mëdhenj” në burg, pjesë e strategjisë dyvjeçare. SPAK e BKH merren me nge Read More »

Alarmohet e reja nga Tirana: Tërhoqa lekë nga bankomati, më bënë gjëmën!

Një e re në Tiranë ka bërë një denoncim, pasi sipas saj në rrugën e Elbasanit, në një bankomatë ajo ka tërhequr lekë, por njëra prej kartëmonedha i ka rezultuar e falsifikuar.

“Më datë 01.06.2018, shtetësia S.M., vjeçe 20, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën e “Elbasanit”, nga bankomati i një banke, i ka dalë një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 183 i Kodit Penal”, njofton policia për ngjarjen.

Alarmohet e reja nga Tirana: Tërhoqa lekë nga bankomati, më bënë gjëmën! Read More »

Rritet energjia elektrike, prodhuesit paralajmërojnë: Do ngremë çmimin e bukës

Çmimi i bukës do të rritet me 30% në rast se furrat e bukës që tregtojnë edhe prodhime të pastiçerisë dhe byrektores, përjashtohen 100% nga subvencioni i energjisë elektrike, shkruan BW. Paralajmërimi vjen nga disa prodhues te bukës, të cilët e quajnë të padrejtë vendimin e Operatorit te Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që subjektet e tyre të përfshihen në kontratat e biznesit normal me një çmim energjie 14 lekë për kilovat orë, vetëm se në furrat e tyre gjenden pajisje frigoriferike.

“Me rritjen e energjisë elektrike ne do të rrisim çmimin e bukës, 30% e pakta. Çmimi do të rritet për të gjitha prodhimet e brumit”, shprehet një nga tregtarët e bukës.

“Në qoftë se sot një bukë e shes 80 lekë-800g, do të shkojë 110-120 lekë. Nuk ka zgjidhje tjetër, ose mbyllim furrat dhe kaq”, shprehet një tjetër prodhues.

Dashamir Shehaj, tregtar i bukës prej 7 vitesh, është përjashtuar nga subvencionimi i energjisë elektrike prej muajit prill. Shehaj shprehet se ky dyfishim i tarifës nga 7.6 në 14 lekë për kilovat orë e rrit shumë koston e prodhimit të bukës.

“Në prill fatura me erdhi me rritje çmimi, me 14 lekë ndërkohë që përgjatë 7 viteve e kam paguar me 7.6 lekë. Kostoja shtesë është 230 mijë lekë (të vjetra). Është një kosto shumë e lartë për t’u paguar prej meje për 2 frigoriferë që kam tek furra. Ata rrisin energjinë elektrike, ne do të rrisim çmimin e bukës”, thotë Shehaj.

Pas disa takimeve që zhvilloi me drejtuesit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për këtë situatë, Kreu i shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Gëzim Peshkëpia bën të ditur se në to nuk është arritur në një zgjidhje konkrete. Pas dështimit në këto takime prodhuesit e bukës i kanë nisur një shkresë ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri për një zgjidhje institucionale. Shoqata e prodhuesve të bukës propozon që furrat me bazë frigoriferike te paguajnë vetëm 10% te energjisë së shpenzuar me çmimin 14 lekë/kv orë.

Kërkesat e tyre
1. Furrat që nuk kanë bazë frigoriferike për tregtim të vazhdojnë të paguajnë energjinë me 7.6 leke që është vendimi i ERES.

  1. Furrat që kanë bazë frigoriferike të domosdoshme për tregtimin e prodhimeve të veta, të paguhet në raportin 90% me 7.6 lekë energjia elektrike dhe 10% të paguhet me 14 lekë, për pjesën që OSSHE pretendon se nuk është prodhim buke.

  2. Në këtë propozim prodhuesit duhet të heqin frigoriferët që nuk janë të prodhimit të brumërave siç janë frigoriferët e bulmetrave, pijeve etj.

Kreu i shoqatës së Prodhuesve të Bukës shprehet se edhe furrave të reja që po hapen nuk iu jepet subvencioni, për shkak se kanë në përdorim 2 apo 3 frigoriferë.

Rritet energjia elektrike, prodhuesit paralajmërojnë: Do ngremë çmimin e bukës Read More »

Dalin detaje të reja nga hetimi i aferës CEZ, dërgohen letërporosi në Francë e Kosovë

Hetimet për privatizimin e OSHEE-së nga kompania çeke CEZ janë shtrirë në Kosovë por edhe në Francë.

Detajet e reja nga hetimi, siç mëson News 24 lidhen me një letërporosi të dërguar pranë Prokurorisë së Kosovës nga prokuroria shqiptare.

Prokuroria jonë kërkon të marrë në pyetje dëshmitarin Nuel Kalaj dhe për këtë i kërkon informacione mbi vendndodhjen autoriteteve kosovare.

Mësohet  se Prokuroria e Kosovës ka kthyer përgjigje, duke saktësuar se po identifikojnë për adresën e personit në fjalë.

Po ashtu mësohet se në lidhje me këtë çështje është dërguar një tjetër porosi në Francë.

Dalin detaje të reja nga hetimi i aferës CEZ, dërgohen letërporosi në Francë e Kosovë Read More »

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë

Që kur Ilir Meta u zgjodh president i vendit, u kuptua se diçka nuk shkonte. Ceremonia në kohën që Meta u bë president ishte e vakët, ambasadorët po kurorëzonin një person që ka jetë të gjatë politike, por se e dinin tashmë se ishte stacioni i fundit e tij në pushtet, si një mollë që  kalbet e në fund do rrëzohet në tokë.

Me bekimin e votave të maxhorancës, Meta si një dragua pushtoi presidencën e vendit. Aty hyri njeriu i krimit, familja më kriminale në Ballkan që ka zaptuar çdo tokë të këtij vendi në kurriz të popullit dhe kishte vënë nën thembra drejtësinë vendore.

Në krye të presidencës së Shqipërisë hyri njeriu që shqiptarët e kanë parë me zë e figurë teksa kryente korrupsion galopant në zyrat e shtetit dhe se përdorte postin zyrtar për të kryer punësime nepotike, me njerëzit e tij të afërm, shumica prej të cilëve kanë përfunduar në burgje ose e kanë braktisur atë, për shkak se e kanë parë se udha e presidentit aktual është në fund burgu.

Prandaj Meta ka mbetur vetëm sot. Në presidencë ka vetmi. Ilir Meta ka qenë i fuqishëm në fillime të politikës, madje edhe pasi ka krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Në atë kohë ai kishte miq dhe të besuar, por se pak nga pak ata kanë “firuar”, LSI ka humbur fuqinë politike  e shumë drejtorë të saj janë arrestuar, për shkak se mendja e tyre punon vetëm për të vjedhur.

Miqve më të afërm të Metës iu ka ikur “koka” madje kanë arritur deri në rrethin e tij më të afërt,  ku përfshihet Kastriot Ismailaj me aferat e tij korruptive, që janë një lemeri e vërtetë.

Tashmë në presidencë ka heshtje. ‘Gjarpri’ ka kapur institucionin më të rëndësishëm politik në vend, por s’ka nga t’ja mbajë më, se nuk ka  ndihmën e dikurshme. Korrupsioni që mbart mbi shpinë është i madh dhe e mban postin gjithnjë nën frikën e madhe të prangave.

Drejtësia po mbërrin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët më të besuar të Shqipërisë kanë sjellë drejtësinë ndërkombëtare, duke hedhur tutje drejtësinë që ishte kapur nga mafia e Metës dhe e Berishës e këta të dy ndjejnë frikën në palcë, duke u dridhur për vdekje për ato që kanë kryer në 27 vite demokraci, me afera të korrupsionit që tejkalojnë çdo imagjinatë.

“Peshqit e mëdhenj” do të përfundojnë në pranga. Ata kanë nisur të dridhen e prangosja është më afër se kurrë./Pamfleti.com

“Vetmia e madhe” e Ilir Metës, mbyllur në presidencë duke pritur prangat e drejtësisë Read More »

Bastisën prokurorinë e Durrësit, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve: Është i pafajshëm, shikoni kamerat

Mëngjesin e 24 majit dy persona bastisën zyrat brenda prokurorisë e Durrësit, Ditën e  sotme vëllai i Besnik Bushit, Dilaveri në një intervistë në News 24 konfirmoi atë që tha vëllai në sallën e gjyqit. Ai pretendon se Besniku është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Natën e bastisjes së prokurorisë unë im vëlla e dy persona të tjerë kemi qenë në bregdetin e Kavajës duke gjuajtur peshk. Merrni kamerat e sigurisë së hotel “Gjermanisë” verifikojeni e mos mbani njerëz të pafajshëm në burg. Me drejtësi ai del vetë nga burgu. Të bëhet drejtësia mbi këtë çështje”- shton më tej Dilaver Bushi.

Familjen e ka pa bukë dhe pa drita se nuk kanë lekë të paguajnë as dritat. Besniku nuk e di cjanë kompjuterët e serverat fare. Një palë pinca për dritat ka mbajtur gjithë jetën në dorë. Në shtëpinë me qera është pa drita. Ka që nga Janari që nuk paguante dot qiranë se nuk kishte gjetur punë. Dy vajzat në shkollë, nuk ka familja për të ngrënë nënvizoi i vëllai. Familjarët kërkojnë drejtësi.

Më tej thuhet se siguria e Prokurorisë u thye nga tre persona identitetet e të cilëve janë; Besnik Bushi 54-vjeç, Artur Isa 49-vjeç nga Sukthi dhe Nias Lena roja që kishte 5 ditë që kishte filluar punë. Dy të parët akuzohen për vjedhjen memories elektronike të Prokurorisë, dhe bastisjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu dhe të një oficeri të policisë gjyqësore.

Në masën e sigurisë prokuroria si provë të vetme nxori 13 gjurmë gishtash të gjetura në sahatin e dritave dhe në derën e prokurorit Afrim Shehu. Motivi nuk është gjetur për asnjë prej të arrestuarve, po gjurme te një gishti unaze dhe një gishti te madh te secilit prej tyre janë gjetur.

Bastisën prokurorinë e Durrësit, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve: Është i pafajshëm, shikoni kamerat Read More »

‘’Përrallë nga e kaluara’’, kur Rama qeshte me premtimet utopike të deputetit

Deputetët shqiptarë janë shumë unikë, premtimet e tyre ja kalojnë dhe qiellgërvishtësve. Në fakt, ata e dinë mjaft mirë se nuk do t’i mbajnë, po ashtu dhe dëgjuesit që janë të detyruar të reagojnë dhe të duartrokasin, kanë frikë për bukën e gojës.

Rasti më unik është ai i deputetit të Shkumbinit, Alfred Peza. Në fushatën parazgjedhore, ai shpalosi projektet e tij për ekipin e futbollit të Shkumbinit. Skuadra do të rikthehej në maje, do të kishte binjakëzim me Lazion dhe do të kishte kanalin zyrtar. Peza fliste dhe në krahun tjetër Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Bashkim Fino qeshin me të madhe.

Sot, Shkumbini ka rënë nga Kategoria e Parë, vitin tjetër do të luajë në Kategorinë e Dytë. Klubi është i mbytur me borxhe dhe deputeti Peza është zhdukur. Sa bukur, erdha, pashë, mora votat dhe u largova…

https://youtu.be/pBN__knpQTE

‘’Përrallë nga e kaluara’’, kur Rama qeshte me premtimet utopike të deputetit Read More »

”Doni qiqra në hell”, Edi Rama përballet me rezistencën e femrave në Cërrik (Video)

Gjatë turit të llogaridhënies me qytetarët në Elbasan, rami zgjodhi të dëgjojë si fillim ankesat e grave, por në Cërrik këto të fundit i janë ankuar Kryeministrit për 2 fenomenet më të përhapura në Shqipëri; papunësinë dhe shëndetësinë.

Rama: Jepja zonjës mikrofonin

Qytetarja: Kam një vajzë të papunë, është ekselente me 4 diploma. Unë jam ndëshkuar nga politika, disa herë jam hequr nga puna, por nuk dua të ketë edhe ajo fatin tim. Kam edhe një vajzë topografe, por e kam të zgjidhur se ajo është martuar në Itali.

Rama: Ajo topografja do na interesonte, por e paska marrë italiani, ka dalë më i zgjuar. E dyta të konkurrojë sipas rregullave.

Qytetarja2: Jam me diabet, jam në punë, por e kam të vështirë të bëj analizat falas

Rama: Mos vije tek unë, bëjë analizat

Qytetarja 2: Bëhen ditë jave, jo të shtunë. A mund të ketë një ditë të vetme për ata që janë në punë, të gjejmë mjekun atje

Rama: Të shikojmë nëse i gjejmë një zgjidhe analizave paradite të shtunën se analiza pasdite nuk bëhen

Qytetarja 3: Pse nuk janë përfshirë disa analiza më të shtrenjta në check up. Pap test apo mamografi?

Rama: Kush të tha që nuk janë falas?

Qytetarja 3: Po atje nuk kishin as aparat për të matur tensionin

Rama: Po mirë po mendove ashtu. Unë them mamografi falas e pap test i ke në Elbasan…

Jepja dhe zonjës aty e të marrim një burrë pastaj se…

Çohet një tjetër grua: Burrit i ra trombozë, nuk ma shtruan në spitalin shtetëror. E kuruam në privat po tani i ka ilaçet më të shtrenjta se pensioni. Edhe unë jam me ilaçe, më thanë merr këto ilaçet që janë me rimbursim, mua ato s’më bëjnë mirë… Pastaj ato pllakat që keni shtruar që qendër të qytetit janë skarco.

Rama: Për këtë fol me kryetarin e bashkisë. Shëndetësia ishte copë e cikë kudo.. mos të kërkojmë tani qira në hell

Zonja flet nga vendi

Rama: Të dëgjova me respekt e po të them që spitali i Elbasanit po transformohet në Shëndetësi.

”Doni qiqra në hell”, Edi Rama përballet me rezistencën e femrave në Cërrik (Video) Read More »