Aktualitet

Alarmohen familjarët e Azem Hajdarit, kërkojnë azil politik në Francë: Po na rrezikohet jeta

Familjarët e ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, duke përfshirë këtu motrën dhe vëllain e tij së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar azil politik në Francë.

Krejt e pazakontë dhe e çuditshme kur bashkëshortja e të ndjerit Azem Hajdari, Fatmira Hajdari, është gjyqtare në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Por vetëm një muaj më parë, djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik dhe pas këtij procesi, e gjithë familja Hajdari ka filluar procedurat për azil.

Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton newsbomb.al. “Eshtë përpiluar në mënyrë juridike dosja e azilit. Fatmirësisht qeveria e Republikës së Francës ka pranuar mbrojtjen fizike të Familjes për t’ju dhënë statusin politik” thonë burimet. Ndërkohë, ditën e djeshme, në 2 qershor, motra e Azem Hajdari ka kërkuar mbrojtje nga shteti francez.

Pretendimi i saj është se në Shqipëri është tentuar likuidimi i familjes së saj. Të njëjtën gjë ka kërkuar edhe vëllai i liderit  Azemit.

Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke preteduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri.

Alarmohen familjarët e Azem Hajdarit, kërkojnë azil politik në Francë: Po na rrezikohet jeta Read More »

Rama në median gjermane: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, besoj në “shpirtin” e Europës

Kryeministri Edi Rama vlerëson mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë një interviste për ARD, Rama deklaron se “Austria është prej shumë kohësh një mbështetës i Ballkanit Perëndimor dhe ka qenë gjithnjë besnike dhe miqësore me ne. Si dhe është një prej mbështetësve tanë të mëdhenj”.

I pyetur mbi rezultatin samitit të fundit të Ballkanit Perëndimor në Sofje dhe nëse priste më shumë rezultate, Rama shprehet për ARD se: “Jo nuk prisja, sepse e dija çfarë kishim bërë dhe sa progres mund të bënim, kështu që e dija se nuk ishte koha për të kërkuar asgjë të tillë por se ishte një çast për të vazhduar dhe luftuar, pra ishte një takim i mirë sepse munda të luftoj”.

Përsa i përket hapjes së negociatave, Kreu i Ezkekuvit thekson se “Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pasi kemi marrë një rekomandim shumë të qartë nga Komisioni”.

“Nuk e kuptoj se si kjo makineri që kushton miliarda për të hartuar raportet të imtësishme mund të sfidojë objektivat e veta. Sigurisht, e di që ka vende anëtare që kanë probleme të brendshme, por besoj fuqishëm në shpirtin e Europës. Dhe në shpirtin e Europës ka një qasje strikte dhe të drejtë, kështu që deri tani qasja ka qenë strikte dhe shpresoj të mos jetë e padrejtë”, deklaron kryeministri.

Përsa i përket migracionit illegal që kalojnë kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë dhe më pas drejt Europës Qendrore,  Rama deklaron se “kemi një rritje me 14 herë në raport me vitin e kaluar. Këto shifra nuk janë shqetësuese për gjithë Europën, por mund të bëhen shqetësuese. Pra, ne nuk duhet të bëjmë atë që është bërë gabim në vitin 2015. Duhet të jemi parandalues dhe proaktive për këtë arsye fola gjithashtu edhe me kancelarin këtu për të ngritur një bashkëpunim që të sigurohemi që gabimi i vitit 2015 të mos përsëritet”.

I pyetur nëse duhet të ngrihet një barrierë në kufirin me Greqinë në të ardhmen, kryeministri deklaron se “nuk besoj në barrierat fizike, besoj në barrierën e bashkëpunimit mes shteteve dhe njerëzve. Pra nëse kjo barrierë është e ndërthurur mirë, atëherë çdo gjë është shumë mirë dhe nëse është e bërë siç duhet jo vetëm mbron kufijtë por respekton edhe dinjitetin e njerëzve”./Pamfleti

Rama në median gjermane: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, besoj në “shpirtin” e Europës Read More »

Taksa në Rrugën e Kombit, Petrit Vasili kërkon ”luftë”: Ftoj qytetarët për mosbindje. Vendimi i Ramës një maskarallëk

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos paguajnë taksën që do të vendoset së shpejti në Rrugën e Kombit. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ai i fton qytetarët për mosbindje duke e cilësuar vendimin e Ramës një maskarallëk .

Statusi i Petrit Vasilit në Facebook

“Prap do vene takse ne rrugen e Kombit keta? Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Kryeministri u vetedeklarua fajtor per revolten shume te drejte,qe ndodhi,kur ai vuri taksen ne rrugen e Kombit.

Dhjetra kukesiane u arrestuan dhe disa jane akoma ne burg.

Kryeministri peng i interesave dhe perfitimeve te erreta perseri po pergatit taksen,qe do te vere serish ne rrugen e Kombit.

Paguajne shqiptaret cmimin me te larte te karburantit ne gjithe Ballkanin dhe Europen bashke sepse brenda tij jane qindra milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Keto qindra milion euro, qe u merr kryeministri ne çdo liter karburant,nuk i perdor per rruget,por i grabit per te mbjelle palma te thara buze rruge, per zyra,tualete zyrash,ekspozita pikturash idiote, sokake qytetesh, qe i shtron dhe i shqep dhjetra here,per koncesione etj etj.Menuja e grabitjes dhe e shperdorimit eshte pa fund.

Ti jape fund ketij maskaralleku kryeministri me parate e mirembajtjes se rrugeve dhe tjua ktheje ato perseri rrugeve.

Deri atehere ka vetem nje qendrim: Refuzojeni taksën e rrugës së Kombit.

Taksa në Rrugën e Kombit, Petrit Vasili kërkon ”luftë”: Ftoj qytetarët për mosbindje. Vendimi i Ramës një maskarallëk Read More »

Policia reagon pas deklaratës së Gjovalin Lokës për kultivimin e kanabisit, finalizon operacion ”Krasta 2”. Arrestohen 3 persona (Emrat)

Gjovalin Loka, Shefi i Sigurisë për Policinë e Shtetit një ditë më pare në një dalje për mediat deklaroi se do të ketë arrestime për kultivimin e kanabisit. Por pas deklaratës së tij sot është finalizuar operacioni i policisë së Fushë-Krujës.

Njoftimi i plotë i Policisë

Pas një hetimi proaktiv disa mujor, në vijim të operacionit “Krasta 2” specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë asgjesuan 2,080 bimë Cannabis Sativa.

Operacion i përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

kanabisi

Ekzekutohen 3 urdhra ndalimi dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas

Është bërë ndalimi i shtetasve:

Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;
Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;
Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambjente të hapura në brendësi të pyllit

2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.Zalla, M.Zalla dhe A.Babasi parashikuar në nenin 284/ 3, 25 të Kodit Penal; “Moskallëzimi i krimit” në ngarkim të shtetasit G.Sh., parashikuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Krujë, n bashkëpunim me efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat policore dhe në zbatim të Plan Veprimit për kontrollin e territorit për kultivim të bimëve narkotike, në Njësinë Administrative Nikel, në ambjent të pyllëzuar gjetën dhe asgjesuan 675 bimë Cannabis Sativa.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284/3 të Kodit Penal.

Policia reagon pas deklaratës së Gjovalin Lokës për kultivimin e kanabisit, finalizon operacion ”Krasta 2”. Arrestohen 3 persona (Emrat) Read More »

Donald Lu del jashtë kostumit zyrtar, tregon pasionin për futbollin. I veshur me fanelën e Kombëtares (Foto)

Jemi mësuar shpesh që ambasadorin amerikan Donald Lu ta shohim shpesh me kostumin zyrtar të diplomatit, por kësaj rradhe ai është shfaqur krejt ndryshe.

Z.Lu është pare teksa ka mbajtur të veshur fanelën kuq e zi të Kombëtares Shqiptare ku ishte i pranishëm gjatë ndeshjes që Ambasada Amerikane në vendin tonë, ku fitoi edhe kampionatin Rajonal të futbollit të Ambasadave.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në vendin tonë.

“🇦🇱🏆 | Urime skuadrës së futbollit të ambasadës amerikane në Tiranë për fitoren e Kampionatit Rajonal të futbollit të Ambasadave Amerikane 2018! Skuadra jonë mposhti skuadrën e Malit të Zi 2 me 0 dhe më pas fitoi me skuadrën e Maqedonisë 6 me 4 në ndeshjen finale. Ishte shumë bukur të kalonim kohë me kolegët tanë nga rajoni dhe të sillnim kupën në Shqipëri! 🥇⚽🎉🥅”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Donald Lu del jashtë kostumit zyrtar, tregon pasionin për futbollin. I veshur me fanelën e Kombëtares (Foto) Read More »

Çfarë thuhet në faqen e njohur turistike për turizmin në Shqipëri

Faqja e njohur turistike sweedishnomad.com thotë se Shqipëria është një destinacion interesant që vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më popullor.

‘’Ne mund t’ju ofrojmë këshilla të vlefshme në lidhje me hotelet, shëtitjet, pikat turistike, ushqimin, fluturimet e shumë më tepër se kaq! Ky shkrim do të përditësohet dhe qëllimin ynë është t’ju ofrojmë një guidë udhëtimi për Shqipërinë’’, thuhet në artikullin e faqes suedeze.

Destinacionet kryesore turistike në Shqipëri

SARANDA

Ky është një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri dhe gjithashtu një nga destinacionet më të zhvilluara turistike. Afërsia me Ksamilin, Butrintin dhe Syrin e Kalter si dhe me pjesën veriore të Rivierës Shqiptare, e bëjnë ideale si pikë nisjeje.

Përgjatë detit do të gjeni një bulevard të mrekullueshëm, afër plazhit me bare dhe restorante. Ka edhe dyqane dhe plazhe, por arsyeja kryesore për të ardhur këtu është ndoshta shumëllojshmëria e hoteleve.

DHËRMIU DHE HIMARA

Midis Durrësit dhe Sarandës gjenden dy vende të mrekullueshme me plazhe fantastikë. Afër plazhit të Dhërmiut do të gjeni plazhin e famshëm të Gjipesë, për të cilin thuhet se është një nga plazhet më të mira në Shqipëri!

TIRANA

Nëse dëshiron të kombinosh pushimet me një qytet më të madh, mund t’ju duket me interes të vizitoni kryeqytetin. Këtu ka jetë nate plot gjallëri dhe do të ndesheni me një eksperience krejt tjetër nga jugu i vendit. Nëse jeni duke vizituar pjesën veriore, do ishte mirë të fluturonit direkt për në Tiranë.

KSAMILI

Ksamili është një nga destinacionet turistike më popullore dhe gjendet rreth 30 minuta larg qytetit të Sarandës. Këtu ju presin disa nga plazhet më të mira të Europës me ujë të kristaltë në ngjyrë smeraldi dhe rërë të bardhë. Ka disa gjire të vegjël ku mund të bëni plazh. Ky destinacion popullohet shumë në korrik dhe gusht.

Nuk duhet të lini pa vizituar katër ishujt ku mund të zhyteni me tub ajrimi, të bëni banjo dielli dhe të shijoni ujin e kristaltë.

DURRËSI

Një tjetër destinacion popullor në Shqipëri, i cili shtrihet më në veri përgjatë rivierës shqiptarë. Nëse doni diell dhe det, ky është një vend fantastik ku mund të shkosh. Është shumë afër kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

ALPET SHQIPTARE

Nëse ju pëlqen të shkoni për hiking dhe të akomodoheni pranë familjeve vendase, Alpet Shqiptare rekomandohen nga shumë turistë vecanërisht Thethi si pikënisje. Një fshat malor tepër komod ku mund të shijosh kulturën dhe natyrën shqiptare.

PLAZHET POPULLORE NË SHQIPËRI

Ka shumë plazhe vogla dhe të futura në Shqipëri që nuk duhen lënë pa vizituar, por për ta pasur më të lehtë unë kam listuar disa nga plazhet më popullorë si për fillim.

Ndërkohë, aktivitetet më të zakonshme për turistët janë shëtitjet, alpinizmi, kajaku, çiklizmi, rafting, lundrimi, zhytjet me tub, hedhjet me parashutë apo skitë.

Çfarë thuhet në faqen e njohur turistike për turizmin në Shqipëri Read More »

“Gjurmë Shqiptare”: Çfarë hanë shqiptarët

Ato janë medikamente të ndaluara prej mëse 20 vitesh në të gjithë BE-në, pasi akuzohen si shkaktare të mundshëm të kancerit. Megjithatë, në Shqipëri ende përdoren ilegalisht për kafshët, e që më pas, përmes konsumit të produkteve të tyre kalon tek njerëzit.

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema denoncon skandalin e përdorimit të medikamenteve të ndaluara te kafshët.

Cilat janë këto ilaçe të ndaluara në Bashkimin Europian mëse 20 vite më parë? Si duhet t’i shmangim dhe a fshehin shumë prej tyre sëmundje të rrezikshme për konsumatorët?

Ndiqni videon e plotë të investigimit tronditës të gazetarit Marin Mema:

“Gjurmë Shqiptare”: Çfarë hanë shqiptarët Read More »

Ballkani po çmendet nga bima që mund ta mbillni edhe në oborr: Në një hektar fitoni 12 mijë euro

Kjo zonë është ideale për rritjen e kësaj bime që prodhon fitime të mëdha. Kohët e fundit, aronia është bërë jashtëzakonisht popullore dhe më e kërkuar, dhe sipas ekspertëve, rajoni ynë është ideal për kultivimin e saj.
Është ushqim i shkëlqyeshëm sepse përmban një sasi të vogël të kalorive dhe një nivel të lartë të vitaminave dhe mineraleve. Dhe përveç kësaj, ajo është e pasur me antioksidantë, e cila ka një shtrirje më të madhe sesa në boronicë, mjedër dhe rrush pa butë të zi.

Bima e Aronias arrijnë lartësinë e tyre të plotë në vitin e tetë, duke i dhënë 10 kilogram në rrënjë.

Një kilogram aroni nga klasa e parë paguhet deri në 1 euro. Sipas disa llogaritjeve, për prodhim në një hektar mund të arrijë fitim deri në 12 mijë euro.

Prodhuesit thonë se është mjaft e lehtë për tu rritur dhe kujdesur për këtë bimë dhe është e mundur që në oborrin e shtëpisë tuaj. E gjithë kjo është e nevojshme është që të ketë një hapësirë të vogël të lirë për rritje.

Nuk është e komplikuar për rritje, dhe vetëm një dru mund të nxjerrë më shumë se 17 kilogram fruta.

Ballkani po çmendet nga bima që mund ta mbillni edhe në oborr: Në një hektar fitoni 12 mijë euro Read More »