Aktualitet

Lajm i madh për shqiptarët: Ja vendimi i fundit që është marrë

Shkollat e Nju Jorkut ofrojnë mësim në gjuhë të ndryshme per gjithe ata qe jetojne ne SHBA dhe nga dje, ne menyre zyrtare eshte njoftuar se pjese e listes se gjuheve ne programin mesimor eshte tashme edhe gjuha shqipe.

Mediat e huaja raportojne se janë 60,000 banorë shqiptare që jetojnë në Nju Jorku, më shumë se çdo shtet tjetër, sipas një studimi të Qendrës së Harvardit për Zhvillimin Ndërkombëtar të bere ne vitin 2015.

Më shumë se gjysma banojnë në New York City, ne lagjet Bronx, Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

PS 105 në Morris Park do të jetë shtëpia e programit të parë të dyfishtë mësimor shqiptaro-anglisht.

Këshilltari i Bronksit Mark Gjonaj, tha se është krenar që ka punuar per vendosjen e programit të ri.

Lajm i madh për shqiptarët: Ja vendimi i fundit që është marrë Read More »

Paralajmëron ish- kryeministri Nano: Nuk keni parë asgje akoma

Ish kryeministri, Fatos Nano mbetet një nga liderët historikë të vendit tonë. Edhe pse është shkëputur nga jeta politike e vendit, ai edhe nga virtualiteti shpeshherë trazon mediat, shkruan Sotnews. Këtë herë Nano nëpërmjet një postimi në Instagram, ka përdorur një shprehje të pasardhësit të tij, Edi Rama.

“Mendoj që nuk keni parë gjë akoma”., shkruan ai krahas një foto, në profilin e tij zyrtar të Instagram. Nuk dihet se çfarë paralajmëron ish lideri i PS, në një kohë që situata politike, mbetet akoma e tensionuar.

Paralajmëron ish- kryeministri Nano: Nuk keni parë asgje akoma Read More »

Vlorë : Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve

Vlorë

Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve.

Sekuestrohen 671 kg kanabis, 200 litra benzinë, arrestohet një shtetas.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”Karaburuni”, në të cilin kanë goditur një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

U krye arrestimi i tij pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Vlorë : Goditet një rast i trafikimit të narkotikëve Read More »

“Socialistët vjedhin dhe s’bëjnë asnjë punë, ndërsa demokratët miliarderë…”

I larguar tashmë nga politika aktive, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu herë pas herë bën komente për politikën në Shqipëri. Spahiu, i cili prej disa kohësh jeton larg kufijve, shkruan se, ka një dallim mes socialistëve dhe demokratëve.

Sipas tij socialistët janë më të dëmshëm pasi përveçse vjedhin nuk bëjnë punë publike, ndërsa demokratët u pasuruan gjatë qëndrimit në pushtet, por kanë bërë disa rrugë.

“Këta vjedhin dhe s’bëjnë asnjë punë. Të paktën demokratët u bënë miliarder por shtruan 3-4 rrugë”, shkruan ish-kreu i AK i cili iku nga Shqipëria i qejfmbetur me Bashën që e la jashtë listave të 25 qershorit.

“Socialistët vjedhin dhe s’bëjnë asnjë punë, ndërsa demokratët miliarderë…” Read More »

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri !

Pas shumë vitesh është ringritur në Çamëri flamuri shqiptar. Në një vend ku shqiptarëve u mohohen dhe u dhunohen të gjitha të drejtat e tjera elementare të njeriut, në një kohë kur ende nuk mund të hasesh asnjë tabelë rrugore në gjuhën shqipe, shikon flamurin shqiptar që valëvitet gjithë krenari.

Ai është ngritur në një fshat të quajtur “Arta” pa shkuar në Janinë, ndërsa poshtë tij janë germat greke të një restoranti.

Nuk dihet se si është vendosur flamuri shqiptar aty, por të bëhet zemra mal teksa shikon në tokën shqiptare pas kaq shumë vitesh ngjyrat kuqezi. JOQ

Image

Pas 73 vitesh ringrihet flamuri shqiptar në Çamëri ! Read More »

Zbardhet shifra zyrtare, sa euro u pagua ekzekutori i Artan Cukut?

Mikel Shallari e ekzekutoi ish-komisar Artan Cukun për 20 mijë euro. Kjo është shifra e saktë e zbuluar nga dokumentat ligjorë në gjyqin ku ekzekutuesi, Shallari, u dënua me 10 vite burg.

Në këtë aktmarrëveshje është zbuluar dhe motivi i krimit. Ashtu siç është folur në media, viktima ka arrestuar Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Amarildo Delaj. Në kërkim për këtë krim të rëndë janë dy porositësit Bledar Jambelli dhe bashkëpunëtori i tij Kristaq Leci.

Mikel Shallari u kthye në të penduarin e drejtësisë, duke treguar emrat e vrasësve të ish komisarit Artan Cuku, duke bërë një akt marrëveshje me prokurorinë.

Kjo e fundit është njohur nga Gjykata e Tiranës, dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Henrik Ligori kërkoi dënimin me 10 vite burg për të.

Zbardhet shifra zyrtare, sa euro u pagua ekzekutori i Artan Cukut? Read More »

Superlajmi që do trondisë krimin dhe politikën! Kush është punonjësja e Kryeministrisë që ka bashkëshortin bos të kokainës

Kokaina! Duke mos pritur që zbulimin real të trafikantëve të vërtetë ta bëjë Donika apo Besimi i Krimeve të Rënda, gazetarë investigative te cilet kane punuar me agjensi inteligjente prej shumë kohësh do proklamojne nesër njerin nga bosët e trafikut të kokainës nga vendet e origjinës në Shqipëri dhe dispersionin e saj në Europë.

“Ai nuk është njeri kontigjent i policisë dhe gangster në paraqitje me zinxhir të trashe floriri në qafë. Është një djalosh timid me buzëqeshje engjellore. I përket një familje skamore bashkë me nusen simpatike.

Por në një kohë rekord arriti të bëhet bos i kokainës dhe të intervenojë me miqësi deri ne zyrën e Kryeministrit ku punësoi dhe bashkeshorten. Vetëm për lule Orkide të ardhuara enkas nga Roterdami në dasmen e tij u shpenzuan 50.000 €, ndërsa dasma i kushtoi plot 1 miliardë lekë në njerin nga hotelet më të shtrenjta të Tiranes…”

Ja një paragraf i shkëputur nga relacioni dhjetëra faqesh i investiguesit, i cili do të botohet në ditët në vijim me foto e informacione te pakundërshtueshme. Në këtë vend ku krimi, politika dhe institucionet e shtetit duket se heshturazi po bashkpunojnë, duhet një pushtet si media të proklamoje me guxim moralin e saj.

Dosja “Kokaina” do rrëzojë shumë versione periferike të përhapura deri sot dhe do drejtojë shigjetën në Thembren e Akilit…!/Pamfleti

Superlajmi që do trondisë krimin dhe politikën! Kush është punonjësja e Kryeministrisë që ka bashkëshortin bos të kokainës Read More »

Rrokadë në policinë e Korçës, transferohen shefat, shkrihen sektorë

Vala e ndryshimeve në radhët e Policisë së Shteteve do të prekë edhe Policinë e Qarkut të Korçës. Drejtoria vendore do të pësojë ndryshime në disa prej strukturave kyçe të saj.

Sipas burimeve të Top Channel, mësohet se janë shkrirë plotësisht sektori i krimit ekonomik dhe sektori i antidrogës, ku përveç specialistëve, të cilët janë transferuar në sektorë të tjerë, mësohet se janë larguar nga detyra edhe dy drejtuesit e këtyre sektorëve.

Sipas të njëjtave burime, janë larguar edhe shefi i qarkullimit të Korçës dhe Pogradecit, të cilët do të mbajnë detyrën e shefit të rendit. Shefi i qarkullimit të Korçës do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në Maliq, ndërsa shefi i qarkullimit të Pogradecit do të mbajë pozicionin e shefit të rendit në po të njëjtin qytet.

“Furtuna” e lëvizjeve ka përfshirë edhe sektorin e qarkullimit rrugor. Më shumë se 50% e efektivëve të këtij sektori do të transferohen në sektorin e rendit, ndërsa në sektorin e qarkullimit priten emërime të reja. Lëvizjeve nuk do t’i shpëtojnë edhe komisariatet.

Rrokadë në policinë e Korçës, transferohen shefat, shkrihen sektorë Read More »