Aktualitet

Turizmi i natyrës në Zonat e Mbrojtura, kryefjala e kësaj vere

Turizmi i gjelbër tashmë po fiton përparësi edhe ndaj atij detar në mjaft zona të Shqipërisë edhe për faktin se shtrihet në të katër stinët e vitit. Zonat e Mbrojtura si ajo e Divjakës, Shebenik-Jabllanicë, e Tomorrit, e Thethit dhe Valbonës, Llogaraja etj. kanë turizëm gjatë gjithë vitit. Në turizmin e Zonave të Mbrojtura futen disa lloje të lëvizjeve turistike që nga ai sportiv, i aventurës, eko-turizmi, i historisë, kulinarisë etj. që i japin prioritet turizmit të natyrës.

Janë të shumtë vizitorët e huaj që i afrohen Shqipërisë pikërisht për natyrën e saj të bukur dhe mbresëlënëse. Ata nuk po vijnë më vetëm nga Europa Lindore,  por nga e gjithë bota.

Këto ditë, dëshira për të vizituar Shqipërinë ka bashkuar djemtë  Sam dhe  Ed nga Anglia si dhe Felippe nga Kili për të parë nga afër natyrën shqiptare. Ata janë mysafirë të dy djemve shkodranë Egli dhe Brigeli, që po i shoqërojnë miqtë e largët në vendet më piktoreske të zonës së Shkodrës. Djemtë shkodranë me shumë krenari u kanë  sugjeruar dhe  Rezervatin Natyror të Velipojës si një pikë turistike natyrore që nuk duhej humbur nëse vjen në Shkodër. Mbresat dhe përshtypjet e miqve ishin nga më të mirat.

Zonat e Mbrojtura dhe turizmi natyror po përfshihen si destinacione atraktive, çdo ditë e më shumë në paketat e agjencive turistike në vend.

Çdo ditë nisen nga Tirana apo qytete të tjera agjenci udhëtarësh me vizitorë të huaj apo vendas drejt destinacioneve natyrore të vendit. Investimi dhe kujdesi ndaj Zonave të  Mbrojtura ka bërë që ato të bëhen  kryefjala e turizmit këtë vit./atsh

Turizmi i natyrës në Zonat e Mbrojtura, kryefjala e kësaj vere Read More »

Milionerë që “çmendin” dhe luksin! Njihuni me pasuritë e vëllait polic të prokurorit (Fotot)

(Jo vetting e largim por arrestim dhe sekuestrim)

Shkruan Dardan Gashi

Ai është një polic i thjeshtë, që megjithë rimëkëmbjen hiperbolike financiare, ruan akoma në fytyrë e ecje skamjen e një kohe jo të largët.

Është Agim Troci vëllai i prokurorit nga më të përfolurit për perfitime në kurriz të ligjit e qytetareve, Ramadan Troci. Prej se vëllai i tij Ramadani u bë drejtues i Prokurorisë Vlorë jeta e policit filloi të notonte në luks të shfrenuar.

Bashkëpronar ne vila 4 kateshe, apartamente, bare, komplekse sherbimesh e supermarket. Polici 30- vjeçar sfidon sot dhe bisnismenë të shquar.

Po ku është burimi?A do ta gjeje dot vettingu? Nëse po atehere duhet arrestim e sekuestrim dhe jo ledhatim me një largim./Pamfleti

Milionerë që “çmendin” dhe luksin! Njihuni me pasuritë e vëllait polic të prokurorit (Fotot) Read More »

“Procesi që po zhvillohet në Katania nuk është direkt për Saimir Tahirin”, reagon ambasadori italian

Ambsadori italian Alberto Cutillio ka deklaruar se se porocesi që po zhvillohet në shtetin fqinj për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt për ish-ministrin Tahiri.

“Di që në Katania është një proces që po ecën përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju”, u shpreh ambasadori Cutillio nga qyteti i Shkodrës , ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.

Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me gjykatën kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka patur precedent më herët në vendet Europiane.

“Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë Europiane, ndoshta s’ka askund. Eshtë reforme e thelle dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është cmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë”, tha ambasadori.

“Procesi që po zhvillohet në Katania nuk është direkt për Saimir Tahirin”, reagon ambasadori italian Read More »

Prapaskenat e errëta/ Ja pse Ilir Meta bllokon prej 7 muajsh dekretimin e kreut të SHISH

Presidenti i Republikës, Ilir Meta prej shtatë muajsh mban peng dekretimin e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo. Me dorëheqjen e Visho Ajazi Likës në tetor të vitit 2017, kryeministri Edi Rama nuk vonoi t’i propozonte Metës si kandidaturë për zëvendësimin e tij emrin e Helidon Bendos.

Por edhe pse kanë kaluar shtatë muaj, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Kreu i shtetit po e zvarrit pafundësisht dekretimin e propozimit të Edi Ramës, ndërsa sa herë pyetet nga mediat, ai shprehet se nuk ka asnjë urgjencë për këtë çështje dhe se do ta studiojë mirë kandidaturën. Ndërkohë që një veprim i tillë po shkakton përplasje mes Presidencës dhe Qeverisë, deputetët e Partisë Socialiste e shohin këtë gjë si një lëvizje të mirëmenduar nga Ilir Meta.

Përfaqësuesi i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela deklaroi gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” se Helidon Bendo po mbetet peng i pazareve të presidentit. Sipas Çelës, Presidenti po e ruan dekretimin si një gurë rezervë për një moment ku të kërkojë diçka në interes të tij.

“Zvarritja do zgjatet akoma sepse Meta e ka të qartë një gjë: Presidentit kjo kandidaturë nuk i shërben. Por nga ana tjetër, ai nuk ka çfarë t’i bëjë. Helidon Bendo mund të rrijë nënkryetar me detyrën e kryetarit sa të dojë kryeministri. Kështu që ai thotë, unë po bëj atë që kam në dorë. Mos ta quaj kryetar, por ai detyrën e kryetarit e bën. Meta e bën këtë lojë i macja me miun për të thënë që kam në dorë këtë. Ai e mban si një gur rezervë për të thënë që kur të më kërkosh X-person, do të kem në dorë Helidonin. Do të vijë një moment kur ai do të ketë nevoja, sepse Meta është i zhytur në nevoja. Meta ka nevoja më shumë se kushdo tjetër sepse ka përballë reformën në drejtësi, por bën të fortin me atë që nuk i prish punë as kryeministrit Edi Rama, as qeverisjes dhe askujt”, tha deputeti i PS.

Prapaskenat

Sakaq, sipas informacioneve të gazetës, janë pikërisht dy çështje për të cilat Ilir Meta po e ruan dekretin e Bendos: Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Banka e Shqipërisë. Kryetari i KLSH pritet që të ndryshohet shumë shpejt, ndërsa për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka debate nëse duhet të vijojë më tej detyrën me mandat të plotë ose jo sepse ai mori postin e lënë përgjysmë nga Ardian Fullani. Pikërisht këto dy institucione Meta po përpiqet t’i “kapë” sepse në momentin që do të kryhen ndryshimet, ai ka ndërmend të propozojë emrat e tij për drejtues. Në këtë mënyrë, kreu i shtetit duket se po planifikon t’i bëjë “presion” kryeministrit Edi Rama se: Helidon Bendon e dekreton vetëm nëse lideri i qeverisë i pranon propozimet për drejtues në KLSH dhe Bankën e Shqipërisë.

Bllokimi i punës

Nga ana tjetër, socialistët theksuan se pavarësisht zvarritjes së dekretimit nga ana e Metës, një gjë e tillë nuk ndikon aspak në punën e Helidon Bendos. “Mos-dekretimi i Metës nuk ka asnjë ndikim. Helidon Bendo i ushtron të gjitha kompetencat që i jep Kushtetuta, por thjesht nuk mban dot titullin e kryetarit. Normale një situatë e tillë nuk është, por Meta ka në dorë vetëm një gjë: ta dekretojë, të mos e dekretojë”, tha Bujar Çela. Në të njëjtën linjë me të ishte edhe kolegu i tij, deputeti Sadri Abazi. “Meta e vonon, por zoti Helidon vazhdon detyrën. Është kompetencë e kryeministrit se kush do të jetë në krye të SHISH, nuk është kompetencë e Presidentit. Ai e vazhdon detyrën e tij si i komanduar. Problem është për zotin Meta, nuk është për institucionin e SHISH dhe Helidon Bendon”, u shpreh ai./Pamfleti

Prapaskenat e errëta/ Ja pse Ilir Meta bllokon prej 7 muajsh dekretimin e kreut të SHISH Read More »

“Dridhen” gjyqtarë e prokurorë, mbyllet Vettingu për 63 të parët, në listë ata që kishin në duar “Gërdecin” dhe “21 janarin”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gati të dhënat e pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që ishin pjesë e listës prioritare.

Ajo që bie në sy është se në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët ka mbaruar Vettingu, janë një sërë emrash të njohur, pasi ata kanë shqyrtuar mjaft dosje “të bujshme”, që nga aferat e rrugës Durrës-Kukës, te “Gërdeci”, “ 21 Janari”, apo një sërë padish të bëra ndaj ish –ministrave të Sali Berishës.

Nëse analizojmë të shkuarën e emrave, disa janë të njohur sepse kanë shqyrtuar dosje të rëndësishme. 4 ndër emrat janë që kanë pasur në dorë rastin e 21 Janarit. I pari është Artan Broci, aktualisht gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Por kur ndodhi ngjarja e 21 Janarit ai ishte në Gjykatën e Apelit dhe u mor vendimi për dënimin e disa prej anëtarëve të gardës, por dënime minimale.

Ndërkohë prokuroria dërgoi çështjen në Gjykatën e Lartë dhe ata që vulosën mbylljen e saj ishin Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, dhe Artan Zeneli. Pas zvarritjes për muaj me rradhë, duke e mbajtur dosjen në dhomë këshillimi, në fund u rrëzua ankimi i Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjithë autorët e vrasjes së 4 protestuesve ja hodhën paq.

Selimi ka shqyrtuar dosjen “Gërdeci”. Një emër tjetër është Tom Ndreca. Ai është anëtar i Gjykatës së Lartë aktualisht, por në vitin 2011 ka qenë pjesë e Kolegjit Zgjedhor, i cili bëri Bashën kryetar Bashkie.

Sa u takon prokurorëve VIP, Arben Kraja është ai që ka shqyrtuar dosjen e aferës CEZ,. Një tjetër emër është Dritan Rrshka, i cili në fillim ka pasur në dorë çështjen CEZ-DIA, bashkë me prokuroren tjetër Antoneta Sevdari. Të dy janë marrë me skandalin dhe deri më tani i vetmi që ka shkuar pas hekurave ka qenë ish-administratoti i DIA, Kastriot Ismailaj. Po ashtu ka emra të tjerë që hetuan edhe rrugën Durrës-Kukës. Për të gjithë mbetet të shihet nëse kanë qenë të ndërshëm, apo jo, shkruan Sot./Pamfleti

“Dridhen” gjyqtarë e prokurorë, mbyllet Vettingu për 63 të parët, në listë ata që kishin në duar “Gërdecin” dhe “21 janarin” Read More »

”Në Itali nuk do kishte mundësi për të marr ryshfete, këtu do ia arrij qëllimit”, komentuesit i sulen Ramës për mjeken që la Italinë dhe erdhi në QSUT

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook historinë e mjekes, Bianka Shima që kishte studiuar jashtë dhe ishte kthyer në Shqipëri për të ushtruar profesionin e saj në fushën e Onkologjisë.

Ndër të tjera mjekja thotë se: “Jam kthyer me deshirën e mirë që çdo dije që kam marrë jashtë ta sjellë në vendin tim dhe me shpresën që të ndihmojë sa më shumë njerëzit”.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e komentuesve në drejtim të qytetarëve.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😃 dhe me shembullin e doktoreshë Biankës që ka lënë Italinë për të ushtruar shërbimin e saj si profesioniste e specializuar pranë onkologjikut në QSUT, ku me instalimin e akseleratorit të dytë, pacientët trajtohen tanimë me të njëjtin standard dhe efikasitet si në klinikat simotra europiane, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155859571951523/?t=0

”Në Itali nuk do kishte mundësi për të marr ryshfete, këtu do ia arrij qëllimit”, komentuesit i sulen Ramës për mjeken që la Italinë dhe erdhi në QSUT Read More »

Stafi i Donald Lu nis largimin, kush do e marrë drejtimin e ambasadës në muajin gusht

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu dhe stafi i tij kanë nisur përgatitjet për t’u larguar nga Shqipëria. I pari që pritet të largohet është shefi i Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane, Jan Hiemstra.

Për këtë arsye, ditën e djeshme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj organizoi një ceremoni të veçantë, ku dekoroi oficerin Jan Hiemstra. Gjatë fjalës së tij, ministri Xhafaj vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner shumë i rëndësishëm për agjencitë ligjzbatuese shqiptare.

“Dëshiroj të vlerësoj bashkëpunimin shumë të mirë që ne kemi në fushën e sigurisë ndërmjet vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht asistencën mjaft të vyer që SHBA japin ndaj agjencive të sigurisë në vend dhe veçanërisht Policisë së Shtetit, në shumë fusha. Ju sot po e përmbyllni këtë detyrë, duke lënë pas një kontribut të spikatur në mbështetje të Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”, nënvizoi ministri Xhafaj.

Ja disa nga emrat e tjerë që do largohen

Paralelisht me shefin e Zyrës Rajonale të Sigurimit në Ambasadën Amerikane, Jan Hiemstra, i cili pritet që të largohet nga Shqipëri janë edhe gati 15 zyrtarë të tjerë të ambasadës që pritet të mbyllin misionin në Tiranë brenda kësaj vere. Kështu, zëvendës ambasadori, David Muniz e mbaron mandatin dhe do të largohet nga Shqipëria në fund të gushtit. Ndërsa shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, Ryan Roberts do të largohet në fund të muajit korrik.

Po ashtu, shefi i Zyrës së OPDAT, Jon Smibert do të largohet në fund të korrikut, ndërsa shefja e misionit të USAID-it, Catherine Johnson do të largohet gjithashtu brenda verës. Ndërkohë që në fund të muajit korrik largohet edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë nuk e ka vendosur ende emrin e pasuesit të zotit Lu, pasi me shumë gjasa emri i ri do të zyrtarizohet në shtator. Kjo do të thotë që gjatë muajit gusht, drejtimin e ambasadës do ta marrë zv/ambasadori i ri, i cili është zgjedhur pak ditë më parë, shkruan “Sot”.

Ambasada nxjerr në ankand disa sende e makina

Interesant është fakti se me largimin e stafit, dje ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku bën me dije se ka hapur një ankand për disa sende dhe makina. Në njoftim ambasada thotë se ka nxjerrë në shitje dy kamionë dhe disa pajisje elektronike në gjendje shumë të mirë pune.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shet dy kamionë, dy kontenierë transporti, dy strehëza për duhanpirësit, pajisje kompjuterike, mobilje zyrash, mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe shumë artikuj të tjerë nëpërmjet ankandit “online” në këtë adresë: https://goo.gl/bVRzHI Menjëherë pas këtij ankandi do të ketë edhe një tjetër që do të përqendrohet kryesisht në shitjen e gjeneratorëve elektrikë dhe disa automjeteve. Lexoni rregullat dhe kushtet e ankandit duke klikuar këtu: https://goo.gl/fk3ReE”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-vë në Tiranë.

Stafi i Donald Lu nis largimin, kush do e marrë drejtimin e ambasadës në muajin gusht Read More »

Një urdhër i prerë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Nëse kapeni me këtë gjë do dëboheni, duhet mbyllur urgjentisht

Edhe Zvicra po shqyrton mundësinë që azilantëve, përfshirë edhe atyre shqiptarë tu kontrollohen edhe profilet e rrjeteve sociale.

“Detajet që azilkërkuesit publikojnë në rrjete sociale mund të na dërgojnë në përfundime që janë të rëndësishme për procedurat e azilit, duke treguar gjëra për lidhjet familjare dhe të tjera”, kanë thënë për të përditshmen zvicerane NZZ nga zyra për emigrim.

Më herët këtë projektligj e ka miratuar edhe Gjermania. Në këtë formë do të mblidhen më tepër fakte për azilantët dhe të vërtetat e tyre.

Një urdhër i prerë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër. Nëse kapeni me këtë gjë do dëboheni, duhet mbyllur urgjentisht Read More »