Aktualitet

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë në Itali. Paralajmërimi i ministrit italian, çfarë do të ndodhë

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE.
Shkruan Bernd Riegert

Numri i azilkërkuesve dhe emigrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë.

Tregim fuqie me potere

Por qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar.

Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë.

Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjermani ose diku tjetër në BE. “Problemi” i paraqitur nga populistët bëhet kështu gjithnjë e më i vogël.

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE. Ministrat e Brendshëm të BE ka tri vjet që janë fokusuar te izolimi dhe frikësimi, në fillim në kufirin turko-grek, pastaj në rrugën detare për në Itali.

Deklarata mburravece e ministrit të Brendshëm ekstremist të djathtë se “ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat për të ikur do të ketë ndoshta pak efekt në praktikë. Vitin e kaluar autoritetet ndërmorën 6.500 dëbime. Salvini do të shpëtojë tani nga 500.000 vetë.

Për këtë e para ai duhet t’i gjejë ku janë ata, së dyti të ndërtojë kampe gjigande për dëbime dhe së treti të gjejë vende që t’i pranojnë dhe më tej të gjejë 2,3 miliardë euro që duhen vetëm për transportin dhe shoqërimin e atyre që duhen dëbuar.

Ndryshim i klimës sociale në Itali

Ajo që megjithatë do të ndryshojë dhe ka ndryshuar tashmë, është klima sociale në Itali. Po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në opinion nxitja kundër azilkërkuesve dhe migrantëve, megjithëse në jug ata preferojnë t’i shfrytëzojnë si punëtorë të lirë me mëditje. Sulmet dhe dhuna kundër migrantëve po shtohen, mendojnë ndihmësit e refugjatëve.

Populistët e djathtë duan të heqin dorë nga parimi që përgjegjës për refugjatët është vendi ku ata hyjnë për herë të parë, i ashtuquajturi rregull i Dublinit. Ministri i Brendshëm Salvini kërkon një sistem të përhershëm shpërndarjeje për të gjithë ata që vijnë.

Por këtë e kundërshtojnë shtete si Hungaria e Polonia. Këto premisa diametralisht të kundërta për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve është vështirë që të harmonizohen. Një pajtim evropian për një sistem të unifikuar azili, me këtë qeveri italiane, bëhet edhe më i largët.

Lajmi i keq për emigrantët shqiptarë në Itali. Paralajmërimi i ministrit italian, çfarë do të ndodhë Read More »

Ditë të zeza për krimin, Arta Marku e ka kaluar Vettingun!

Horra! Më vjen rëndë ta shqiptoj këtë fjalë të rënde për ata politikanë, ligjvënës e zjarrvënës per ata analistuce që shiten e blihen si lopët në pazare për të palluar e bagluar sipas interesave të oligarko-politikës. E kam per pseudodebatin rreth satusit të Arta Markut dhe faktit qe ka kaluar apo jo vettingun.

Profesionalisht po ju përgjigjem të gjithëve me dy fjali: Arta Marku e ka kaluar si askush vettingun. Shqipëria është Republike Parlamentare dhe si e tillë është Kuvendi i Shqipërisë Institucioni shtetëror më i rëndësishëm.

Ky institucion në të gjithë nivelet ka përzgjedhur Arta Markun midis shumë kandidatëve dinjitozë dhe e ka votuar për Prokurore të Pergjitheshme të përkoheshme. Lind pyetja po komisioni i gjyqtarëve që mund të kalojne znj.Marku në Vetting nga ka ardhur dhe kush i ka vettinguar?! Kuvendi i Shqipërisë. Atëherë kjo logjike të çon te e vërteta që të gjithë e dinë.

Nuk i shqetëson vettingu e ligji, por personaliteti i fortë i Arta Markut! Megjithatë ju bëj me dije lexuesve se Arta Marku ka kerkuar vullnetarisht dhe i është nënshtruar gjithë pyetësorit të ardhur në adresë të saj.

Por dijeni se halli i politikes nuk është ligji dhe vetting, por përseritja e tymnajës së 18 dhjetorit duke imituar ujkun e uritur e dinak që e shfrytëzon mjegullën. Nuk ka gjasa të ndodhe. Arta Marku është zyrtarja e parë e rëndësishme e këtij procesi që po dëshmon se do te këte tërmet e dite të zeza për krimin pavarësisht imunitetit dhe mbishkrimit.Shkruan Pranvera Vatoci

Ditë të zeza për krimin, Arta Marku e ka kaluar Vettingun! Read More »

Miku i Izet Haxhisë tregon ku u kurdis plani për ekzekutimin e disa personave dhe vetë Izetit, flet me emra

Ish-truproja i Berishës, Izet  Haxhia ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për të kërkuar ballafaqimin ndaj ish-kryeministrit, që e cilëson si denoncues për vrasjen e Azem Hajdarit, vrasje që ai vetë e mohon.

Në përfundim të seancës, juristi Romeo Kara i cili ishte edhe i pranishëm në sallë ka bërë një deklaratë të fortë  për mediat,duke u shprehur  se ka pasur një marrëveshje në Hotel “Rogner” në Tiranë, ku kanë marrë pjesë Sali Berisha, Ilir Meta, Pandeli Majko dhe Genc Pollo.

“Ka qenë një plan për ekzekutimin e disa personave. Izeti ka arritur të shpëtojë”, tha Romeo Kara.

Seanca që do të vendosë për kërkesën e Izet Haxhisë do të zhvillohet më 14 qershor. Haxhia pas ekstradimit nga Turqia ka kërkuar rigjykim për këtë çështje, pasi pretendon se nuk ka qenë ai që ka bërë këtë vrasje.

Miku i Izet Haxhisë tregon ku u kurdis plani për ekzekutimin e disa personave dhe vetë Izetit, flet me emra Read More »

Vijon turi i llogaridhënies, 42 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në 212 takime/Foto

Ndërsa turi i llogaridhënies në të gjithë Shqipërinë vijon, Kryeministri Edi Rama ka thënë se deri tani janë angazhuar 42 mijë qytetarë që kanë marrë pjesë në 212 takime me anëtarët e qeverisë.

Përmes një statusi të disa minutave më parë në rrjetin social “Facebook”, Rama ka bërë të ditur se në këto takime janë angazhuar deputetë e zv/ministra, të cilët janë njohur nga afër me problemet e qytetarëve.

“LLOGARIDHËNIA PUBLIKE – Numri i takimeve të fushatës së Llogaridhënies Publike në rang republike, ku janë angazhuar anëtarët e qeverisë, deputetët e zëvendësministrat, ka mbërritur në 212 takime në të cilat kanë marrë pjesë mbi 42 mijë qytetarë të të gjitha moshave”, përfundon Rama. Ai e ka shoqëruar postimin e tij me një sërë fotosh nga takimet e ndryshme të kryera me qytetarët./ATSH

 

 

   

Vijon turi i llogaridhënies, 42 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në 212 takime/Foto Read More »

Shpërthen skandali, gjykatat fshehin vendimet dhe bllokojnë aksesin e qytetarëve, avokatët japin alarmin

Gjykatat në vend kanë vendosur të bllokojnë aksesin e qytetarëve në vendimmarrjet e tyre. Prej disa ditësh, gjykatat kanë vendosur të fshehin të dhënat për çështjet që kanë në gjykim ose për të cilat e kanë përfunduar gjykimin. Deri më tani ka qenë vetëm Gjykata e Shkallës së Apelit Tiranë ajo e cila i përballte qytetarët me këtë pengesë, ndërsa së fundmi është bashkuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Në rast se futemi në faqen zyrtare në internet të kësaj gjykate dhe kërkojmë për çështje në gjykim, do të hapen disa nëntituj të vegjël ku të jepet mundësia për të kërkuar për çështjen për të cilën ti je i interesuar.

Mund të kërkosh për dosje penale, urdhra ekzekutimi, dosje penale ushtarake, kërkesa penale etj, por kufizohesh në momentin që dëshiron të marrësh më tepër informacion. Në faqe shfaqen vetëm të dhënat e gjyqtarit që e ka këtë çështje (emër, mbiemër), si edhe akuza, por të dhënat e akuzuesit dhe të pandehurit nuk bëhen të ditura. Po ashtu, anonim mbeten edhe pretendimi i prokurorit apo edhe i avokatit për një çështje të caktuar. Akoma më e blinduar është Gjykata e Apelit, pasi aty nuk mund të marrësh asnjë të dhënë. Të vetmit që mund të kenë akses janë avokati apo palët ndërgjyqëse, por dhe këto të fundit duhet të shkojnë të sekretaria gjyqësore dhe të marrin një kod special. Gazeta u interesua pranë gjykatave mbi arsyet e këtij veprimi dhe shkak sipas tyre është bërë mbrojtja e të dhënave personale.

Alarmi i avokatëve

Një mungesë e tillë transparence nga ana e dy gjykatave të lartpërmendura shton dyshimet sepse rriten mundësitë për abuzime me marrjen e vendimeve. Asnjë media apo qytetar nuk mund të denoncojë abuzimet. Mirëpo përveç kësaj, një gjë e tillë ka ndikuar edhe në punën e avokatëve. Gazeta kontaktoi ditën e djeshme me konstitucionalistin dhe juristin e njohur, Sokol Hazizaj, i cili komentoi situatën në të cilën ndodhen për shkak të kësaj pengese nga ana e Gjykatës së Tiranës dhe asaj të Apelit. Sipas tij, mungesa e transparencës është diçka e tmerrshme, duke dhënë kështu alarmin. Ndërkaq, ai shtoi se përveç ndikimit në punën e avokatëve, një gjë e tillë është edhe në kundërshtim me ligjin. “Kjo është e tmerrshme.

Është mungesë transparence totale në kundërshtim me procesin e rregullt ligjor. Një gjë e tillë nuk është konform ligjit. Gjykata e Tiranës mund të heqë emrin e plotë, po e marr si shembull: heq emrin Sokol Hazizaj dhe e lë vetëm me iniciale S. H. për të mbrojtur privatësinë. Duhet të ndihmojë domosdoshmërish për transparencën e procesit gjyqësor. Ne për çështjet tona, marrim kodin, por problemi është se humbet sensi i praktikës”, deklaroi konstitucionalisti Sokol Hazizaj.

Argumentimi i gjykatës

Gjykata e Tiranës e argumenton këtë mungesë transparence përmes një njoftimi të bërë publik në faqe, ku thuhet se një gjë e tillë bëhet për ruajtur privatësinë. “Në zbatim të detyrimeve ligjore që vijnë nga ligji Nr. 9887 dt.10/03/2008 ndryshuar me ligjin Nr.48/2012 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe rekomandimeve të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë njofton të gjithë përdoruesit e ueb-it “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë”se: Për të kërkuar informacion mbi një çështje gjyqësore do të duhet të pajisen me një kod identifikimi unik të çështjes gjyqësore. Ky kod mund t’ju vihet në dispozicion në bazë të kërkesës tuaj pranë sekretareve gjyqësore të gjyqtarit të çështjes ose pranë sporteleve të Kryesekretarisë. Kodi i jepet vetëm personave me interes të ligjshëm në proces, të parashikuar nga ligji apo aktet nën-ligjore”, thuhet në njoftim. E njëjta situatë është edhe tek faqja e Gjykatës së Apelit./Sot

Shpërthen skandali, gjykatat fshehin vendimet dhe bllokojnë aksesin e qytetarëve, avokatët japin alarmin Read More »

Petro Koçi i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa e ka ndalur theksin tek dosja “Hajdari”. Numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes është shprehur se dosja e vrasjes së Hajdarit duhet të hapet. Dhe për këtë, ai theksoi se dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, mund të ndryshojnë dhe të hedhin sa më shumë dritëhije për atë ngjarje. Sipas tij, politikanët e përfshirë në çështjen Hajdari, duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Politikanët duhet t’i rrinë larg. Por politikanët që mund të kenë gisht në atë çështje duhet të përgjigjen”, shperehet Koçi për “Sot”.

Duke u ndalur tek sjellja agresive e Partisë Demokratike para vendimit të 28 qershorit, Koçi deklaroi se PD nuk ndahet dot nga dhuna, kështu që sipas tij, veprimet e fundit të opozitës kanë si synim bllokimin e negociatave.

Sa i takon reformës në drejtësi, zv/ministri Koçi deklaroi se kjo reformë është në rrugën e duhur. Sipas tij, reforma në drejtësi është domosdoshmëri për vendin, në mënyrë që të kthehet besimi i publikut tek sistemi i drejtësisë. Madje, ai theksoi se reforma në drejtësi do quhet e kompletuar, vetëm kur të nisin arrestimet VIP.

“E keqja është se këtë sjellje anti-qytetare ata e konsiderojnë trimëri. Kanë ngecur në këtë derexhe e nuk po dalin dot. Bllokimi fizik i institucioneve, atyre u sjell kënaqësi shpirtërore të dukshme. Janë krenarë me rrugaçërinë e vet. Reformën në drejtësi e kanë halë në sy dhe janë përpjekur gjithmonë t’i bëjnë varrin me dredhira nga më të ndryshmet. Pa ndërkombëtarët opozita do ja dilte të bllokonte këtë reformë. Nga ana tjetër, mazhoranca ja doli të ruajë kohezionin për ta mbështetur me votim thuajse unanim reformimin e drejtësisë”, thekson Koçi.

Petro Koçi i ashpër me opozitën: Janë krenarë për rrugaçërinë, kërkojnë t’i bëjnë varrin reformës në drejtësi Read More »

Sot nis beteja e Izet Haxhisë me drejtësinë dhe fati i dosjes “Hajdari”

Gjykata e Tiranës do të vendosë sot për fatin e Izet Haxhisë. Pas ekstradimit të tij, sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore, në të cilën pritet të merret vendimi për rigjykimin e Haxhisë. Ai është dënuar në mungesë me 25 vite burg, si i akuzuar për bashkëpunim në vrasjen e ish-deputetit të PD, Azem Hajdari.

Haxhia asnjëherë nuk e ka pranuar diçka të tillë, ndërsa ka bërë përgjegjës ish-kryeministrin Sali Berisha. Më 8 maj Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia dhe pak ditë më pas avokati i tij Bashkim Nikolla ju drejtua Gjykatës së Tiranës, ku kërkoi rigjykim për klientin tij.

Vetë avokati ka folur dje për gazetën “Sot”, duke deklaruar që pret që gjykata sot të pranojë kërkesën e tij. Ai ka dhënë dhe argumentet se përse duhet rigjykim, duke thënë se diçka e tillë garantohet si nga konventat, ashtu dhe nga ligjet shqiptare. “

E enjtja do të jetë dita e parë e nisjes së një beteje të gjatë ligjore. Edhe unë, edhe klienti im do te jemi në gjykatë. Ne kërkojmë vetëm të dëgjohemi. Ne duam të merret vendimi të dëgjohemi. Kjo e drejtë është e mbështetur në Kushtetutë, në Kodin e Procedurës Penale, në konventa dhe në precedentë që ka pasur Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Të gjitha materialet ne i kemi dorëzuar dhe presim vendim pozitiv nga gjykata”, tha ai. Avokati ka kërkuar rigjykim, në zbatim edhe të garancisë që shteti shqiptar dha për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri.

Sipas kërkesës të dorëzuar në gjykatë, Haxhia është dënuar në një proces gjyqësor në mungesë dhe ku ai nuk ka dhënë asnjëherë prokurë për t’u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Gjithashtu theksohet se Izet Haxhia nuk është pyetur dhe nuk ka folur asnjëherë për drejtësinë shqiptare për këtë çështje. Sipas kërkesës, gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij.

“Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime para organeve proceduese”, thuhet në kërkesë. Po ashtu aty përmendet dhe shkresa e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar autoriteteve turke, ku jepte garanci për rihapjen e dosjes.

Ja për çfarë akuzohet Haxhia

Izet Haxhia, ish-oficeri i Gardës Kombëtare, është i dënuar me 25 vjet burg për veprën penale të “vrasjes për shkak të detyrës”. Ai u arrestua më 3 qershor të vitit 2006 në shtetin turk, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Hajdarit. Arrestimi i tij në atë kohë u bë i mundur falë një bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe Interpol Ankarasë në mesditën e datës 3 qershor, në Kushadasi të Turqisë. Pak kohë pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis përtej detit.

Sipas informacioneve të policisë, ai jetoi në Stamboll deri në vitin 2004, ndërsa më pas lëvizi drejt Antalias, në Kushadasi, vend në të cilin dhe u arrestua. Haxhia ka qenë truproja e ish-presidentit Sali Berisha. Ai është akuzuar gjithashtu edhe për ngjarjet e 14 shtatorit të po atij viti, kur u sulmua Kryeministria. Madje, për këtë akuzë ai është hetuar nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Izet Haxhia u largua nga vendi në fillim të vitit 1999, kur hetimet për vrasjen e ish-deputetit Hajdari po implikonin edhe vëllezërit Haxhia. Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra

Sot nis beteja e Izet Haxhisë me drejtësinë dhe fati i dosjes “Hajdari” Read More »

Pas shpalljes së fituesve të Lotarisë Amerikane, vjen njoftimi i rëndësishëm nga ambasada

Sot është bërë një njoftim i rëndësishëm nga Ambasada Amerikane përsa i përket aplikimit për viza.

Për të gjithë ata që kanë pyetje, mund t’i drejtojnë ato dhe të marrin përgjigjet që nevojiten, thuhet në një njoftim në Facebook.

“Po mendoni të aplikoni për vizë? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Jam e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat! #PyetAnën“, shkruan Ambasada në njoftimin e saj.

Pas shpalljes së fituesve të Lotarisë Amerikane, vjen njoftimi i rëndësishëm nga ambasada Read More »