Aktualitet

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.
Shkruan Ben Andoni

Me shumë gjasa, qeveria Rama është duke shkuar në një moment përballje morale të madhe me publikun shqiptar. Në orët e fundit, qeveria ka propozuar një projekt-ligj për t’i dhënë pa garë truallin një kompanie, ku gjendet Teatri Kombëtar dhe aksesorët e tij.

Është e vërtetë se protesta e artistëve, për këtë qëllim, ka pasur baticat dhe zbaticat e veta dhe mund të ketë shumë paragjykime për mënyrën sesi është realizuar. Veçse, nuk duhet harruar se ajo ka mbajtur lart një frymë sociale, që kishte kohë, e pavërejtur mes publikut. Problemi i vetëm mbetet përfshirja e politikës dhe mënyra sesi po mundohet të përfitojë në këtë drejtim në të gjitha format e mundshme.

Projektligji me një emër shumë të gjatë “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës” me Objekt “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” po e merr këtë truall pa bërë transparent koston dhe realisht përfitimin e publikut nga ndërtesa. Nga komuniteti i artistëve pesimizmi shkon në ekstrem: Aty nuk do bëhet fare teatër!

Nga të gjitha skenarët, më e çmendura, do ishte pikërisht mosbërja e godinës së tij. Justifikimi: “Turbina” është gati dhe ende e paprovuar. Keqardhja tjetër më e madhe është se për teatrin sot e kësaj dite nuk ka një projekt. Madje, ai i huaji, i cili u prezantua nga Rama (qëndroi vetëm pak në sallë), doli se nuk ishte autentik, kurse nga dikasteri i Kulturës, në të njëjtën kohë, kumtohej se realisht nuk kishte projekt!!! Vetë komuniteti i tërë i artistëve (u seleksionua) nuk u la të përballej me arkitektin dhe strukturat e tij.

Ajo që u vërtetua pak më vonë për ndërtimin pranë të kullave, vërtetoi se projekti kinse i teatrit po bëhej të mbulohej xhungla e ndërtimeve. Paradoksi nuk mbaron këtu: Për fat të keq është prekur dhe statusi i të ashtuquajturës zonë historike të kryeqytetit, që tregon sesa të pamëshirshëm dhe kinse jemi me trashëgiminë tonë modeste

Dhe, nuk mbaron këtu. Është i mirënjohur fakti se duhet të ketë një garë reale në mes të subjekteve, kur flitet për “partneritetit publik privat”, por qeveria po e realizon këtë operacion me një projektligj të jashtëzakonshëm dhe po ia jep një kompanie pa ndihur një konkurrencë reale, një mënyrë e cila do t’i hedhë dhe më shumë zjarr situatës jo të mirë në vend.

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.

Nga ana tjetër, për qeverinë socialiste ka ardhur ora e të vërtetës të tregojë realisht parametrat e saj socialë dhe lidhjen e vërtetë me artin, të paktën atë që kumtoi gjatë qeverisjes Berisha. Një teatër i ri do të ishte i mirëpritur dhe me të gjithë atributet e tij, porse hapësira masive e saj mund të përdorej dhe mund të ishte shumë mirë një lulishte, një të vetme në qendër që tashmë na mungon krejtësisht.

Ndoshta në këto ditë ende nuk po ka një qasje politiko-kulturore-ekonomike-sociale, por me këtë hap të ri të tepruar, qeveria socialiste duhet të mendoj mirë pasojat, pasi ato mund ta kalojnë edhe parashikimet më optimiste të saj. Bjerrja morale para elektoratit të saj do ketë kosto të pallogaritshme.

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla Read More »

Jo Vetting, por Llalla nuk shpëton lehtë. Ja lëvizja e Prokurorisë

Teksa Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje që të mos lejojë nisjen e hetimeve për ish-Kryeprokurorin, mësohet se prokuroria ka thelluar procesin e hetimeve për Llallën

Mbi ish kryeprokurorin rëndojnë  katër akuza , siç janë mosdeklarimi i pasurisë, , fshehje ose deklarim i rremë, mosdeklarim i shumave të holla në kufi, shpërdorim detyre.

Mirëpo ndër akuzat që bie në sy është ajo e mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku çdo shtetas duhet të deklarojë nëse  ka me vete mbi 10 mijë euro dhe Llalla duket se ka patur më shumë se kaq. Për këtë arsye Prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e Pastrimit të Parave kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse Llalla ka  nxjerrë para jashtë vendit. Për këtë arsye hetimet për ish kryeprokurorin janë shtrirë jashtë vendit.

Jo Vetting, por Llalla nuk shpëton lehtë. Ja lëvizja e Prokurorisë Read More »

Shqipëria e ka një datë për hyrjen në BE, flet komisioneri Jonahes Hahn

Komisioneri Jonahes Hahn në një konferencë të zhvilluar në Vjenë nga FMN dhe JVI(Instituti i Përbashkët i Vjenës) ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e vendeve të Ballkanit. Hahn për herë të parë tha një datë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor.

Shqipëria përfaqësohet nga 4 deputetë në këtë takim. Mes tyre Ervin Bushati dhe Evis Kushi, si dhe anëtarë të parlamenteve të Kosovës, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi.

“Tashmë Shqipëria ka momentin të bëjë sa më shumë progres me Reformën në Drejtësi dhe me procesin e Vettingut. Vendet e Ballkanit dua t`i shohim në 2025 si anëtare të BE-së. Mund të gjykohem si optimist nga disa për datën që e them sot këtu për herë te parë: por Ballkani është Europë.”

Shqipëria e ka një datë për hyrjen në BE, flet komisioneri Jonahes Hahn Read More »

Shqipëria josh ndërkombëtarët me thesarin nënujor !

Ndërsa zbret poshtë valëve, ujërat e turbullta në pak metrat e parë i hapin shumë shpejt udhën ujërave të kristalta dhe pamjes marramendëse të dhjetëra e mbase qindra vazove antike në shtratin e detit, testament i udhëtimit të pafat të ndonjë tregtari me shumë se 1600 viteve më parë.

Në bregun e thyer të Shqipërisë, një prej zonave nënujore më pak të eksploruara në botë, shtrihet një thesar i madh, shkruan gazetarja e “Assosiated Press”, Elena Becatoros në një reportazh kushtuar vendit tonë.

Amfora të lashta, vazo prej qeramike që mbanin vajin e ullirit dhe verën përgjatë udhëtimeve detare mes Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, gjenden në fund të detit bashkë me rrëfenjat e fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftërat botërore, formacionet shkëmbore spektakolare e jetën e pasur nënujore.

Ndërsa citon një ekspert amerikan që ka eksploruar bregdetit shqiptar përgjatë dekadës së fundit, gazetarja pohon se në ujërat e vendit tonë nuk mund të notosh më shumë se disa metra pa gjetur diçka të mrekullueshme.

Tani, Shqipëria po vlerëson se si t’i studiojë e t’i mbrojë më mirë atraksionet nënujore, vijon artikulli, duke ia treguar ato edhe vizitorëve në një vend me territor të virgjër për industrinë e zhytjes.

Dikur më e izoluar se Koreja e Veriut, Shqipëria po hapet gradualisht ndaj turizmit ndërkombëtar, por reliket nënujore deri më tani janë ruajtur me fanatizëm pasi ekziston frika se nëse ato të bëhen më të aksesueshme mund të plaçkiten.

Gazetarja e “Assosiated Press” kujton se legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë nënujore pritet të miratohet së shpejti, çka do të mundësojë edhe qasjen e turistëve./topchannel

Shqipëria josh ndërkombëtarët me thesarin nënujor ! Read More »

Deklarata e forte e VOA: Adriatik Llalla nuk shpëton. Ish- kryeprokurori ka llogari të hapura me drejtësinë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish- prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë.

Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit Publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat.

Por avokati i ish- kryeprokurorit, mbrojti gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare.
Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’.

Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë.
Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me Ambasadën amerikane.

Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra Ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Në muajin shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish- prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se sekretari i atëhershëm I Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish- zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.(VOA)

Deklarata e forte e VOA: Adriatik Llalla nuk shpëton. Ish- kryeprokurori ka llogari të hapura me drejtësinë Read More »

Ndryshime në Polici, kush ik dhe kush vjen (Emrat)

Vazhdojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit në kuadër të përforcimit të luftës ndaj krimit dhe drogës. Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka firmosur disa lëvizje. Në Tiranë janë
emëruar dy lëvizje në komisariate.

Komisar Gilbert Hoxha, me detyrë Shef Sektori, në Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.2.

Kryekomisar Pal Marku me detyrë Specialist në Njësinë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6. në Tiranë.

Nënkomisar Neritan Boçi, nga shef i Komisariatit të Policisë Nr.6 emërohet në detyrën Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur ndryshime edhe në qarqe në nivel zv/ drejtorësh. Hamdi Fiora emërohet zv/ drejtor në Korçë, Arjan Ferri në Berat, Erzen Cera në Dibër, Skënder Hita në Shkodër, Adriatik Tavciu në Lezhë, Koço Dafa në Gjirokastër dhe Ervin Ndreu nga shef komisariati në Krujë është emëruar zv/ drejtor në Durrës në vendin e Bajram Marës.

Ndryshime në Polici, kush ik dhe kush vjen (Emrat) Read More »

“Zhgënjimi” me Llallën, reagon Spartak Ngjela: Po bëjnë dorëzimet, ju siguroj

Vendimi për mos kalimin në Vetting të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla ka shkatuar zhgënjim dhe skepticizëm në rradhët e opinionit publik. Por avokati Spartak Ngjela, i cili njihet për për besimin e flaktë të implemetimit të reformës në drejtësi në vendin tonë është i bindur në realizimin e saj. Në një reagim të tij në rrjetet sociale Ngjela shkruan:
“Kemi vend shumë të bukur… pas 100 vjetësh uzurpim, edhe ne do të fillojmë ta gëzojmë. Koha e uzurpimit po bën dorëzimet. Ju siguroj…”
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Më 10 shkurt 2018 Llalla depozitoi kërkesën tek organet e vettingut. Pas kësaj tërheqje nga sistemi i drejtësisë u ndërpre Vettingu, i nisur një vit më parë kur Adriatik Llalla mbante detyrën e Kryeprokurorit. Komisioneri Publik, kërkoi që ish-prokurori i Përgjithshëm të mos përjashtohej nga Vettingu, por t’i nënshtrohej atij njësoj si e gjithë trupa e sistemit të drejtësisë. KPA mori sot vendimin përfundimtar: S’ka vetting për Adriatik Llallën!

Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu. Llalla e akuzoi se kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier për një kompani nafte.

Nga ana tjetër Lu e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Ndërkohë që Llalla po hetohet nga Krimet e Rënda për disa vepra penale.

“Zhgënjimi” me Llallën, reagon Spartak Ngjela: Po bëjnë dorëzimet, ju siguroj Read More »

Audio-përgjimi “Xhafaj”, dorëzohen te Krimet e Rënda provat nga Italia

Kanë mjaftuar 16 ditë,bashkë me fundjavat që ekspertët italian të laboratorit të kriminalistikës në Romë të mbyllin dilemat nëse në audi0-përgjimin e supozuar Xhafaj-Babale, zërat janë autentik ose jo.

Përballë gjithë vrullit politik të opozitës për të publikuar një pjesë të audio-përgjimit me pretendimin se vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj bënte trafik droge, vjen më në fund, fjala e shkencës.

Prokurorë të çështjes janë thirrur të paraqiten pranë laboratarit, ku lanë me duart e tyre provën e vetme për “skandalin” e audio- përgjimit, më 24 maj.

Çështja e cila është në hetim do të ketë në fashikujt e dosjes “Babale-Xhafaj” edhe provën më të fortë , atë të rezultatit që e bënë këtë audio, shkak për hetime apo një përmbysje të fakteve, duke kthyer akuzuesit në të akuzuar?!…

Dorazi prokurorët do të marrin rezultatet që janë përftuar tashmë nga laboratori në Romë dhe vetëm pas kësaj do të mësojmë për fatin e kësaj çështje, që trazoi jo pak ujërat në politikën e vendit.

Agron Xhafaj i dënuar në mungesë nga shteti fqinj ndodhet në Itali për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit që me ligjet shqiptare është parashkruar.

Në këtë hetim është përfshirë dhe Albert Veliu, i cili në mënyrë të mistershme u shfaq në Kosovë me kërkesën për strehim politik. Më parë prokurorët i ofruan atij mbrotje, por ai deklaroi se nuk ndihej i rrezikuar për jetën.

Audio-përgjimi “Xhafaj”, dorëzohen te Krimet e Rënda provat nga Italia Read More »