Aktualitet

Turizmi, Klosi: Është baza e zhvillimit ekonomik të vendit

Shqipëria ka një strategji të qartë për të krijuar një ofertë turistike rajonale. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi gjatë një interviste televizive tha se turizmi është baza e zhvillimit ekonomik.

“Strategjia e turizmit është e punuar nga ekspertë, si z. Civici, por dhe të tjerë. Një nga detyrat është hapja e Shqipërisë për të qenë një network i gjerë, një paketë rajonale me Serbinë, Kosovën, Malin e zi në veçanti me Maqedoninë, me Bosnjën pak a shumë, pra që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm në turizëm. Çdo ditë mund të ndodhi një problematikë që ta vështirëson një objektiv. Ne duam që të dalim nga sezoni turistik, ku hotelierët dhe operatorët të jenë të kënaqur nga rezultati. Ne duam të futemi në këtë industri që prodhon rezultate apo mirëqenie e që funksionon pozitivisht”.

Gjatë fjalës së tij, ministri Klosi theksoi se të bësh turizëm është diçka e vështirë dhe për të është e papranueshme që të ketë turizëm elitar dhe njëkohësisht të ketë hotele, të cilat ujërat e zeza i shkarkojnë në det.

“Problem i madh është se ne nuk e kuptojmë që ky është një biznes shumë i vështirë. Nuk mund të pranojmë të kemi turizëm elitar dhe të kemi ende hotele që derdhin ujëra të zeza në det. Përsëri kemi rreth 20-30 sipërmarrje që vijojnë sërish këtë praktikë negative. Pjesa tjetër është në përmirësim e sipër. Duhet një trajtim sa më i mirë i ujërave të zeza”, – theksoi Ministri.

Për ta çuar turizmin në një nivel tjetër, sipas Klosit duhet arsim profesional për hoteleri dhe agroturizëm.

Klosi bëri me dije se po punohet në pikat kufitare që të mos ketë vonesa për turistët.

“Për të zhvilluar turizmin duhet investime në infrastrukturë, edhe pse po bëhet shumë. Duhet arsim profesional për hoteleri dhe agroturizmin. Gjithashtu jemi duke punuar për të zgjidhur problemin e pikave kufitare për të kaluar me shpejtësi turisti. Pra kjo është risia e këtij sezoni, një rritje e volumit të turistëve të huaj”, – tha Klosi ndër të tjera. Sipas tij, fluksi i madh turistik po i jep besim sipërmarrësve të investojnë. “Golemi dhe Kavaja falë investimeve në kolektorë dhe trajtim të ujërave të zeza ka pësuar një rritje të madhe të turistëve”. /ATSH

Turizmi, Klosi: Është baza e zhvillimit ekonomik të vendit Read More »

“Blindohen” plazhet e Vlorës, 200 vrojtues do vëzhgojnë vijën bregdetare

Disa të rinj do të monitorojnë disa plazhe në qytetin e Vlorës, ku vitin e kaluar u instaluan dhjetëra pika për vrojtuesit. Të gjithë subjektet që do të shfrytëzojnë plazhin, detyrimisht duhet të punësojnë dhe një vëzhgues plazhi. Nuk do të jepet nga Bashkia e Vlorës asnjë leje shfrytëzimi të plazheve, pa patur në kontratën e punës dhe një vrojtues plazhi.

Ky është një detyrim ligjor për të dhënë ndihmën e parë dhe për të shpëtuar jetën e personaveqë kërkojnë ndihmë në det. Përparim Kamberaj, përgjegjësi i rojeve të plazhit, shprehet: “Është detyrim moral ndaj pushuesve në qytetin tonë. Trajnohemi si sportistët dhe mësojmë teknikat e ndihmës së parë mjekësore dhe transportimin deri në breg”.

Bregdetit të Vlorës i duhen të paktën 200 vrojtues, ndaj duhen ende të rinj që të trajnohen dhe kualifikohen. Jo pak raste ka patur vitin e kaluar në bregdetin e Vlorës, ku mungesa e një vëzhguesi plazhi mund të kishte shpëtuar dhe jetë. Vitin e kaluar, në bregdetin e Vlorës janë mbytur 6 persona./javanews

“Blindohen” plazhet e Vlorës, 200 vrojtues do vëzhgojnë vijën bregdetare Read More »

Nesër vjen vala e të nxehtit në Shqipëri, temperaturat shkojnë 40 gradë

Sipas Institutit të Gjeoshkencave gjatë ditës së nesërme në qarqet Lezhë, Fier, dhe Gjirokastër rrezikohen nga zjarre.
Nesër pritet të ketë reshje të dobëta, kryesisht në Veri.

Ndërsa temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 20 / 35 °C, në vendet e ulëta: 18 / 39 °C dhe në vendet malore: 15 / 31 °C

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku do të arrijë shpejtësinë deri në 40km/orë.

Nesër vjen vala e të nxehtit në Shqipëri, temperaturat shkojnë 40 gradë Read More »

Seanca e parë ndaj Izet Haxhisë, e dashura e tronditur: Një makth gjumë-prishës

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka dalë sot për herë të parë përpara togave të zeza të gjykatës penale të Tiranës, për të kërkuar rigjykimin e çështjes ‘Hajdari’, por duket se kjo seancë nuk është pritur mirë nga e dashura e tij. Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet e tronditur që e sheh të rrethuar me policë dhe prokurorë partnerin edhe do donte që e gjitha të ishte thjesht një makth dhe të zgjohej nga gjumi.

Statusi i plotë:
Sot, me syte e mendjes kuptoja dhe shikoja Dashurine e jetes time, te rrethuar me police e prokurore…
Moment i rendesishem per drejtesine dhe per politiken shqiptare. Ai ishte aty dhe buzeqeshte !
Por me syte e shpirtit, nuk kuptoja asgje se c kerkonin keta njerez nga i bukuri im, i shtrenjti, i shenjti im…

E di, drejtesia ka shume kohe qe pret e sigurisht, ajo eshte e domosdoshme si jeta!
Izeti do te luftoje deri ne fund! Ai ju pershendet ngrohtesisht te gjitheve!
Por, fshehtas, ne zemer…. do te doja kaq shume ,te ishim vetem bashke e ne djall te shkonin te gjithe….

Dhe, e gjitha kjo , te ishte thjesht nje makth gjume-prishes.
Zot , na zgjo ne kohe…! Ne , te gjitheve!!!
Te dua prej dashurije, Izet Haxhia!
Kurajo ♥️!

Seanca e parë ndaj Izet Haxhisë, e dashura e tronditur: Një makth gjumë-prishës Read More »

Ish- kryeministri Nano publikon foton e rrallë

Ish kryeministri Fatos Nano, shpeshherë tërheq vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale. Këtë herë ish kryeministri ka ndarë me ndjekësit një kujtim nga e shkuara, me mikun e tij Ylli Bufi, kur ishte akoma student. Në mesazhin që shkruan krahas fotos, Nano kërkon të motivojë të gjithë përkrahësit ndër vite, duke përfshirë këtu edhe brezin e ri.

“Dikur ishim student të thjeshtë, por punuam dhe pasi nuk rreshtëm kurrë së punuari, i arritëm qellimet tona.Mos u dorëzoni kurrë, Foto e vjetër me mikun tim #Yllibufi. Me respekt #fatosnano”, shkruan Nano.

Ish- kryeministri Nano publikon foton e rrallë Read More »

Furtunë në ISSH/ Shkarkohen 13 punonjës dhe një kryetar, ministri Ahmetaj paralajmëron largime të tjera

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka shkarkuar 13 inspektorë të kontributeve në Drejtoritë Rajonale dhe një kryetar dege.
Gjatë një takimi me Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore deklaroi se çdo muaj do të largohen nga puna inspektorët me performancën më të ulët.
“Kemi vendosur objektiva te matshem performance per cdo inspektor. Çdo muaj do te largohen nga puna inspektoret me performancën me te ulet. Zinxhiri i përgjegjësisë nga drejtoret rajonale deri tek inspektoret ne terren. ISSH duhet te kthehet në një institucion që arkëton të ardhura në favor të buxhetit të shtetit. Rritja e performancës, do zbatojmë metodologji të re pune.

Ndërlidhje online me sistemin e tatimeve për kontributet”, tha Ahmetaj.

Furtunë në ISSH/ Shkarkohen 13 punonjës dhe një kryetar, ministri Ahmetaj paralajmëron largime të tjera Read More »

Studimi i INSTAT, Gratë uzurpojnë 57 përqind të ministrive

Publikimi më i fundit i INSTAT, “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” ka sjellë një panoramë të plotë të gjendjes së vendit në lidhje me popullsinë, arsimimin, shëndetin dhe vendimmarjen. Në konferencën prezantuese të studimit merrnin pjesë: Brian Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri ,Z. Heinz Habertheuer, përfaqësues i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Znj Delina Ibrahimaj,si dhe Zv. Kryeministrja, Znj. Senida Mesi.

Publikimi përmban një sërë informacionesh në lidhje me statistikat gjinore në Shqipëri, “Nga këto risi të publikimit mund të përmendim përfshirjen e lëvizjeve të brendshme për burra dhe gra në kapitullin e popullsisë, si dhe disa të dhëna mbi familjet shqiptare me një analizë gjinore”, tha Ibrahimaj.

Z. Brian Williams Koordinator i Përhershëm i OKB në Shqipëri, tha se inkurajimi i shprehur nga Kombet e Bashkuara në lidhje me këtë studim është i lidhur me objektivin numër 5 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm globale, që lidhet me arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave

Znj. Senida Mesi, tha se qeveria është e gatshme të bëjë perpara në lidhje me çështjet e barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

Ajo tha se ky publikim është një mjet shumë i rëndësishëm në lidhje me krijimin dhe implementimin e strategjive dhe politikave të duhura.

Z. Heinz Habertheuer, përfaqësuesi i Agjencisë Austriake për Zhvillim në Shqipëri, theksoi në fjalën e tij rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimarrje.

Sipas Habertheuer numri i grave në tregun e punës vazhdon të jetë në përqindje të ulëta, ndërsa pjesa më e madhe e grave dekurajohen për të punuar.

Ai gjithashtu tha se mungesa e një shërbimi të strukturuar për kujdesin ndaj fëmijëve sjell mbingarkesë në veçanti për gratë e punësuara.

Sipas publikimit te INSTAT, në fund të vitit 2017 niveli i përfaqësimit të grave në parlament ka arritur në përqind, niveli më i lartë i arritur që prej vitit 2013.Ndërkohë që përqindja e grave drejtuese në ndërmarrje është 30 përqind. Në këshillat bashkiakë rreth 36.9 përqind janë gra. Në nivelet diplomatike, rreth 27 përqind e ambasadoreve janë gra ndërkohë që gratë si drejtuese të ministrive zenë 57,0 përqind.

“Burrat dhe Gratë në Shqipëri”, hedh dritë edhe mbi lindshmërinë. Sipas këtij publikimi rezulton se në vendin tonë lindin më shumë djem se sa vajza, ndërsa gratë jetojnë më shumë se burrat.

Në këtë publikim janë trajtuar edhe priblemet shëndetsore më të shpeshta tek shqiptarët.

“Në Shqipëri si për burrat dhe për gratë, vijojnë të jenë “grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat shkaktojnë 56,8 % të vdekjeve tek gratë dhe 50,7 % të vdekjeve tek burrat”, shkruhet në publikim.

Sa i përket shëndeti, Znj. Ibrahimaj, bëri me dije se ,“këto shifra duhet t’u shërbejnë politikbërësve për të marrë vendime sa me të mira në lidhje me planifikimet buxhetore në shëndetësi.

Siç shihet ndjehet dhe domosdoshmëria për të pasur një buxhet gjinor në vend ku politikat të jenë të fokusura edhe në implementimin e barazisë gjinore në praktikë”.

Abortet ishin një tjetër pikë e trajtuar në publikim, Sipas të dhënave statistikore për çdo 5,9 lindje, ndodh edhe një abort.

Abortet kryesisht kryhen nga grupmoshat 20-34 vjeç,ndërsa mësohet se 77,4 përqind e tyre jane aborte spontane.

Në arsimin parauniversitar sipas studimit kemi  mbizotërojnë djemtë, ndwrsa vajzat zenë rreth 60 përqind të studentëve në auditore.

Studimi i INSTAT, Gratë uzurpojnë 57 përqind të ministrive Read More »

Policia ndalon BMW-në me hashash në mes të Tiranës, arratisen trafikantët

Skuadra e policisë Shqiponja ka finalizuar këtë të enjte një operacion anti-drogë në kryeqytet ku ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme kanabisi.

Në video dallohet qartë tek sa një patrullë policie ka ndaluar një automjet tip BMW X5 me dy persona brenda, në “Rrugën Bardhyl”.

Teksa automjeti luksoz ka ndaluar dhe dy punonjës policie po ushtronin kontroll, njërit prej tyre i janë venë pranga ndërsa sipas dëshmitarëve okular nga vendi i ngjarjes, drejtuesi i automjetit ka goditur me grusht njërin nga punonjësit e policisë dhe është larguar me vrap në mes të lagjes.

E ndërsa efektivët e skuadrës shqiponja janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit, nga krahu tjetër është larguar i riu që ishte në pranga.

Por ky i fundit është arrestuar vetëm pak minuta më vonë.

Ndërkohë nuk dihet ende nëse është arrestuar drejtuesi i automjetit që qëlloi punonjësin e policisë./Tema Tv

Policia ndalon BMW-në me hashash në mes të Tiranës, arratisen trafikantët Read More »