Aktualitet

Vëllai i shefit të qeverisë dhe vëllai i shefit të opozitës

Qoka e shefit të qeverisë shqiptare, Rama, ndaj kolegut të tij, Basha, për dreq, nuk e di se si më duket, por si një vazhdim i marrëveshjes së majit të vitit të shkuar.
Shkruan Bedri Islami

Si bëjnë të ditur mediat, vëllai i shefit të opozitës, përmes gruas së tij, ka marrë licensën, më saktë, të drejtën, e hapjes së një institucioni privat arsimor, lidhur edhe me njërin nga institucionet e njohura të botës akademike angleze.

Vëllai i Bashës pak javë më parë dha dorëheqjen edhe nga pozicioni i tij në sistemin e drejtësisë dhe i shpëtoi Vettingut.

Qoka e shefit të qeverisë shqiptare, Rama, ndaj kolegut të tij, Basha, për dreq, nuk e di se si më duket, por si një vazhdim i marrëveshjes së majit të vitit të shkuar.

Të marësh një liçencë në botën e arsimit, sidomos lidhur me një institucion ndërkombëtar, është thuaj e pamundur. Shumë e kanë provuar dhe kanë ecur sa kanë ecur e pastaj kanë heshtur.

Ndërkohë, ish shefi i qeverisë, mentori i Bashës, vetë Berisha, në çdo dalje publike ia përmend Ramës vëllain e tij, Gregorin.

Ku ka tym, aty është edhe Gregori. Ku ka një sherr, aty e fut Berisha vëllain e vogës rama.

Ku hidhet një shashkë, aty shashkohet edhe Grigori.

Për opozitën, pra, për Bashën, njëra nga të këqijat më të mëdha është vëllai i shefit të qeverisë.

Për shefin e qeverisë, pasi e begenisi Bashën me miliona euro për një pallat të ndërtuar me leje fallco, i dhuroi disa minustri dhe drejtori, tani , si pak e kanë pritur, vjen qoka e rradhës.

Për opozitën vëllai i ramës është koka e krimit. Për shefin e qeverisë, një njeri që i iku Vettingut, shpërblehet përmes familjes me një licensë të dëshiruar arsimore. “Shkon paraja në dorë të horit”, thotë një aktor i shquar shkodran, Besnik Çinari.

Nuk mendoj se familjarët e opozitës nuk kanë të drejtë të jenë pjesë e strukturave. Edhe po të mendoj unë ndryshe, ata kanë hyrë kudo. kanë pushtuar Bankën e Shqipërisë, Institucionet, vëllezër e motra, sidomos kunetër e kunata.

Rruga më e saktë është të vlerësohet ndershmëria e kapitalit që do të investohet. Nga kush erdhi, cila rrugë, si është e mundur që njerëz fare të rnj, me pak vite punë, ngrenë institucione qindra mijra dollarësh.

Më kujtohet një rast, kur një deputet socialt i lutej Ftaos Nanos përt’i dhënë licensën për një universitet. Nuk ia kishte dhënë. Më takoi rastësisht dhe më tha që, meqenëse e njeh, thuaj dhe nëse e merr gjith jetën e ke të siguruar nga unë”. Nuk i them, iu përgjija. Mik të kam, por nuk është punë për mua. E ngacmova: “Jepi dçka, doshta tundohet”. U përgjegj me sinqeritet ” Ikam afruar, por nuk pranon”.

Ish deputeti nuk mori licensë. Lumin e licensave e hapi Pollo. Nuk mendoj se Nano ishte asi i ndershmërisë, por këtë lum bajat shkollash e universitetesh bajatë nuk e hapi.

Nejse, e kisha fjalën për vëllezërit er shefave të politikës. Njëri gjuhet me gurë, tjetri lëshohet në pambuk.

Kush është në pushtet?

Vëllai i shefit të qeverisë dhe vëllai i shefit të opozitës Read More »

Zbardhet udhëri i prerë i Edi Ramës, identifikohen “tradhtarët”

Zbardhet udhëzimi i kryeministrit Edi Rama për degët e PS. Partia Socialiste do të nisë gjatë këtyre ditëve një valë largimesh ndaj të gjithë militantëve të LSI, që vijonë të punojnë në administratë. Të hënën Partia Sociliste ka shpërndarë një udhëzim në të gjitha degët, përfshirë këtu edhe prefekturat dhe drejtoritë, ku u ka kërkuar që të nisë largimin nga administrata të të gjithë militantëve të LSI, si dhe të nisë punësimi i të gjithë socialistëve të papunë.

Kryeministri ka kërkuar verifikimin e të gjithë punonjësve, pasi sipas informacioneve militantët e LSI kanë bërë shumë shkelje dhe shumica prej tyre tashmë është identifikuar. Deri në fund të turit të llogaridhënies, sipas urdhërit në administratë nuk duhet të ketë asnjë militant të LSI-së.

Mësohet se fshesa e shkarkimeve nuk do të prekë vetëm militantët e LSI-së. Rama ka kërkuar të merren masa të rrepta ndaj të gjithë punonjësve që kanë bashkëpunuar me LSI-në. Kjo për faktin se duke qenë se zgjedhjet vendore janë afër kreu i qeverisë nuk dëshiron që partia e tij të pësojë ndonjë goditje pas shpine nga ana e këtyre punonjësve.

Zbardhet udhëri i prerë i Edi Ramës, identifikohen “tradhtarët” Read More »

Bum denoncimesh për aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ja detajet

Komisioni i Vettingut po jep rezultatet e para nga dita në ditë, kjo për shkak se numri i denoncimeve nga ana e qytetarëve për Gjyqtarët dhe Prokurorët është rritur.  Në bilancin 8 mujor të denoncimeve të bëra publike në faqen e KPK rezulton se janë plot 1188 ankesa nga qytetarët në adresë të Gjyqtarët dhe Prokurorët.  Gjatë periudhës janar-shkurt janë bërë gjithsej 321 denoncime.

“Për efekt transparence, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bën publik dhe përditëson periodikisht online regjistrin e denoncimeve me qëllim njoftimin e publikut lidhur me numrin e denoncimeve të paraqitura. Regjistri i publikuar në faqen zyrtare të institucionit mban vetëm të dhëna numerike, duke qenë se të drejtat dhe interesat e denoncuesit mbrohen sipas parashikimeve të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, për efekt të sigurisë së tyre. Janar 187 Shkurt 134; Mars 115; Prill 146; Maj 171”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Lista prioritare

Interesant është fakti se shumica e denoncimeve të qytetarëve, që janë bërë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, janë në adresë të listës prioritare, e cila është duke kaluar në filtrat e procesit të vetingut. Lisat me emrat prioritarë që i janë nënshtruar apo po i nënshtrohen procesit të vetingut ka në përbërje gjyqtarët dhe prokurorë të rëndësishëm.

Ndërkohë që mësohet se për secilin nga këta, ka nga 5 deri në 6 denoncime nga ana e qytetarëve. Madje, denoncimet e qytetarëve kundrejt gjyqtarëve dhe prokurorëve janë raportuar nga ana e KPK-së gjatë seancave të ndryshme dëgjimore, duke shtuar se ankesat kanë qenë për gjithë trupën gjyqësore dhe jo për individin. Por megjithatë, mësohet se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i ka marrë të gjitha denoncimet për bazë, pasi provat e paraqitura nga qytetarët, nuk janë shoqëruar me foto, video apo fakte kompromentuese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

KPK thirrje qytetarëve: Denonconi

Po ashtu, në njoftimin e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë me denoncimet ndaj njerëzve të drejtësisë, duke i ftuar që të plotësojnë formularin e vënë në dispozicion pranë zyrave të organeve të vetingut. Madje, Komisioni i Kualifikimit u bëri thirrje qytetarëve që për çdo pretendim, duhet të paraqesin prova të qenësishme si fotografi, apo edhe dokumente të tjera. “Ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 53 të tij, parashikon se: “Çdo person që vjen në dijeni të fakteve ose rrethanave që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit ka të drejtë të informojë drejtpërdrejt institucionet e rivlerësimit…” dhe për këtë arsye, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mban regjistrin e denoncimeve. Në këtë regjistër mbahen të dhëna lidhur me numrin e denoncimeve, të dhënat e denoncuesit dhe subjektin e rivlerësimit për të cilin bëhet denoncimi”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Bum denoncimesh për aferat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ja detajet Read More »

“Furtunë” në administratën shtetërore, lëvizje dhe largime punonjësish

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që Ministrisë së Bujqësisë do t’i pakësohet stafi me 50 veta përgjatë këtij viti.

Kësaj Ministrie do t’i hiqen 5 punonjës të aparatit të ministrisë dhe 45 punonjës të Mjedisit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e atyre që do të largohen nga detyra janë nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 1 947 veta.
Ndërkohë, numri i punonjësve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit (AMBU) shtohet me 5 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 28 veta.

Edhe numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit do të shtohet me 45 punonjës për Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ministrisë në 1 080 veta.

“Furtunë” në administratën shtetërore, lëvizje dhe largime punonjësish Read More »

E mitura abuzohet nga i afërmi, Prokuroria nuk regjistron procedimin penal për autorin

Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga burri i hallës së saj, Rezmi Turhani. Edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti ti shpëtojë drejtësisë. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedimin penal për Rezmi Turhanin, duke dale kështu në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal.
Rezmi Turhani bëri kallëzim për një letër kërcënuese që i kishin vendosur në makinë, një ditë pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”. Në letër thuhej se nëse nuk do të paguante 20 mijë Euro, do ta varrosnin. Çështja e tij u regjistrua pranë Prokurosë Berat, sicc duket institucionet punojnë me standard të dyfishta .

Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Policisë Berat për të verifikuar se çfarë ka ndodhur me denoncimin e abuzuesit Turhani.
Gazetari – Për këtë rast, që ka denoncuar Rezmiu, janë bërë të gjitha procedurat? Janë referuar?
Efektivi i policisë – Po, po! Gjithë procedurat.

“Dje më thirrën në komisariat për letrën që gjasme e kisha kërcënuar unë Rezmi Turhanin”, u shpreh e mitura e abuzuar seksualisht.
Opgj Berat – Urdhëro xxx! Po kam nevojë për ty, por bashkë me mamanë, për të mbaruar nja dy veprime. Po të sqaroj këtu, të mbarojmë nja dy veprime, që i ka lënë detyrë prokurori ashtu. Ti merr mamanë, flasim këtu bashkë, jo nga telefoni. Dakord?

Një qytetar tregoi se pas transmetimit të kësaj çështjeje në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani e ka
denoncuar me pretendimin se e ka kërcënuar nëpërmjet një letre. Ai, shfaqi me zë dhe figurë sesi Policia e Beratit vijonte ta ndiqte këtë çështje, madje i ka thirrur personat disa herë për të marrë shenjat e gishtave dhe kaligrafinë.
Opgj Berat – Të kam thirrur për të marrë mostrat e shkrimit, sipas detyrës që na i ka lënë prokurori.
Qytetari – Si?
Opgj Berat – Për të marrë mostra shkrimi.
Qytetari – Aaa… Ok! Se unë erdha edhe herën e parë për këtë çështje. Unë tani nuk mund të vij, të le punën gjithmonë…
Opgj Berat – Po shumë mirë! Bëj urdhër- thirrje unë! Të duhet ndonjë urdhër- thirrje?
Qytetari- Po, mund të ma dërgosh herës tjetër me postë zyrtare, siç e dërgon prokuroria, gjykata apo tjetra, se unë s’mund të vij me një telefonatë tani, se mua po më shkatërrohet puna.

pgj Berat – E do urdhërin e thirrjes tani? Ta jap?
Qytetari- Po ma dhe mirë do bësh, se nuk është hera e parë që unë vij për Rezmi Turhanin, të cilat kanë dalë të gjitha kallëzime të rreme.

Kjo vepër penale është regjistruar pranë Prokurorisë Berat dhe kanë nisur hetimet, ndërkohë që duhet të hetohet vetëm nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, çka e parashikon edhe neni 109/b për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Prokuroria e Beratit nuk ka nisur procedim penal ndaj Rezmi Turhanin për përndjekje, vepër e faktuar nga kamera e fshehtë e emisiont “Stop”. Sipas nenit numër 121/a të Kodit Penal, kërcënimi apo ngacmimi i një personi me anën e veprimeve të përsëritura dënohet me burgim nga gjatë muaj deri në katër vjet. Por nëse kjo vepër kryhet nga një person që ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.
Gazetari i emisionti “Stop” u interesuar pranë Policisë Vlorë edhe për denoncimin e të miturës për këtë vepër penale, por përgjigjia që mori ishte tregoi që ky institucion është në kundërshtim të plotë me ligjin.

Gazetari – Rezmiu nuk është arrestuar, pasi e kemi nxjerrë ne… në dijeninë tuaj?
Efektivi i policisë – Në dijeninë time jo, jo, jo!
Në lidhje ne këtë fakt, e mitura u shpreh: “Rezmi Turhanin nuk e futën fare brenda!”

E mitura abuzohet nga i afërmi, Prokuroria nuk regjistron procedimin penal për autorin Read More »

“Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, Rama përgëzon Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras

Sot Greqia dhe Maqedonia arritën një marrëveshje historike. Pas negociatave mes palëve dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras zyrtarizuan akordin për emrin e ri të vendit fqinj.

Nga sot Maqedonia do të quhet Republika e Maqedonisë Veriore. Marrëveshja zgjidh problemin që zgjaste prej disa dekadash mes dy vendeve, që i ka pamundësuar Maqedonisë anëtarësimin në NATO.

Ndërkohë që pritet ratifikimi i marrëveshjes në parlamentin e e Maqedonisë.
Pas akordit mes vendeve fqinje ka reaguar edhe kryeministrit Edi Rama. Ai ka përshëndetur marrëveshjen ndërsa ka përgëzuar dy homologët Cipras dhe Zaev.
“Dy liderë progresivë të vendeve fqinje bënë historinë sot. Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, shkruan Rama në Twitter.

“Sot Ballkani një vend më i mirë falë jush”, Rama përgëzon Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras Read More »

Lajm fantastik/ Shikoni çfarë ka ndodhur me 6 vajzat jetime nga Kukësi

Javës që vjen vajzat do të kenë shtëpinë e tyre të re në Tiranë. Gjithashtu do të vazhdojnë shkollën tek Willson.

Është ky lajmi fantastik që jep Arbër Hajdari për gjashtë vajzat nga Kukësi të mbetura jetime për të cilat edhe deputeti i PD Agron Shehaj ofroi rrogën e tij për sa kohë do jetë deputet.

Hajdari bën me dije se gjithashtu gjatë kësaj jave do të punohet edhe për shtëpitë e 3 familjeve të tjera në nevojë. Jo vetëm kaq, të 3 kryefamiljarët do të punësohen dhe fëmijët do të trajtohen nga ana mjekësore.

“Ju falenderojmë të gjithëve për suportin. Dikur ishte ëndërr të realizonim një shtëpi, sot jemi duke realizuar 10 shtëpi në një muaj. Fuqia e të gjithë shqiptarëve. Përqafime”, shkruan entuziazt Hajdari.

Lajm fantastik/ Shikoni çfarë ka ndodhur me 6 vajzat jetime nga Kukësi

Lajm fantastik/ Shikoni çfarë ka ndodhur me 6 vajzat jetime nga Kukësi Read More »

Nga 1 Korriku , qeveria Shqiptare rrit pensionet e të gjitha kategorive !

Një nga vendimet më të rëndësishme të mbledhjes së fundit të Qeverisë së Shqipërisë në datën 12 qershor ka qenë edhe indeksimi i pensioneve në masën 2.8%.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nga kjo gjë përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve.

Nga ky vendim do të përfitojnë mbi 665 mijë pensionistë në të gjithë vendin ndërsa rillogaritja e pensioneve do të nis nga data 1 korrik.

Indeksimi në masën 2.8%, do të sjellë rrjedhimisht edhe rritjen e pensioneve./21Media

Nga 1 Korriku , qeveria Shqiptare rrit pensionet e të gjitha kategorive ! Read More »