Aktualitet

Ditën e premte përfundon gjithçka! Sapo na u dha lajmi më i mirë i ditës, filloni bëni planet për fundjavën

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore kanë bërë me dije se ndërhyrjet në segmentin Vorë-Maminas do të përfundojnë brenda ditës së premte, datë 15 qershor, ora 12:00.

Sipas ARRSH, me synim lehtësimin e lëvizjes së pushuesve që frekuentojnë plazhet gjatë fundjavës, nga dita e Premte ora 12:00 deri mëngjesin e të Hënës ora 06:00 aksi rrugor Tiranë-Durrës do të jetë i hapur për kalimin e mjeteve në të dyja drejtimet.

Ditën e Hënë ora 06:00 do të mbyllet segmenti Maminas-Sukth ku do vazhdojë ndërhyrja. ARRSH dhe Policia Rrugore bëjnë me dije se do informojnë gjatë ditës së  Dielë për orientimin e trafikut gjatë kësaj ndërhyrjeje.

Ditën e premte përfundon gjithçka! Sapo na u dha lajmi më i mirë i ditës, filloni bëni planet për fundjavën Read More »

“Shkova për të vizituar Shqipërinë, kjo është arsyeja përse do shkoj përsëri”

Shqipëria, shteti i vogël i ndodhur në gadishulllin e Ballkanit, ka bërë një rrugëtim të gjatë pas izolimit për rreth 5 dekada, për shkak të regjimit komunist. Sot, Shqipëria po merr një vend të merituar në hartën globale të turizmit.

Vija bregdetare e prekur nga deti Atlantik dhe Jon, malet në veri të vendit dhe çmimet e ulëta janë disa nga arsyet kryesore përse Shqipëria po bëhet rruga për pushuesit pasiv por edhe kërkuesve të aventurës. Një vend që duhet të shkosh për të kaluar bukur dhe qetë, duke ofruar një gamë të gjerë opsionesh në vendpushimet luksoze nga plazhet me rërë dhe një parajsë për kërkuesit e aventurave. Shtigje të çdo lloji që ju çojnë në ujëvarat dhe burimet natyrore, cikklizëm malor, paragliding, rafting duke eksploruar kanionet dhe turne off-road janë vetëm disa nga aktivitetet që do të rritin adrenalinën tuaj.

Por fjalët nuk e tregojnë bukurinë e Shqipërisë. Shikoni fotot që zbulojnë magjinë e saj dhe le të të godasin dëshirën për të udhëtuar.

Burimi: boredpanda.com

   

   

   

 

“Shkova për të vizituar Shqipërinë, kjo është arsyeja përse do shkoj përsëri” Read More »

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj takim me artistët: Do të dëgjojmë të gjitha shqetësimiet

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të zhvilloijë në orën 11:00 një dëgjesë me artistët në lidhje me shembjen e Tetarit Kombëtar. I ftuar në News 24 ai tha: “Një shans fantastik është takimi  sot. I kemi ftuar të gjitha palët, t’i dëgjojmë të gjithë dhe ata që kanë shqetësime dhe ata që janë pro dhe ata që kanë pyetje se ndoshta jo të gjithë i dinë detajet. Kështu që ne sot në orën 10: 30 do të kemi një konsultim publik në Tiranë”, tha Veliaj.

Ai sqaroi edhe pozicionin e Bashkisë së Tiranës në këtë çështje.

“Arsyeja pse bashkia është e përfshirë është sepse bashkia është një nga pronarët e tokës në tokën mbrapa teatrit. Do të thotë që bashkia me ose pa teatrin është në tagrin e vet ta zhvillojë. Unë jam ndoshta i vetmi kryetar bashkie i një kryeqyteti në rajonin tonë i cili mbas godinës së vet ka një ferrishte.

Përpara kemi sheshin, një nga më të bukurit i cili po animohet, po ka jetë, po ka aktivitete, po ka koncerte. Tani e kemi bërë të gjithin të transformuar për kampionatin botëror të futbollit. Fusha sportive, hapësira për të kaluar kohën, madje edhe foto e famshme e Skënderbeut është rikthyer tani që është mbaruar edhe lulishtja mbrapa Skënderbeut.

Ndërkohë që pas bashkisë ne kemi një ferrishte të madhe. Mbrapa teatrit gjithashtu magazinat e dekorit të Tiranës, një parking, ish-godina e vjetër e PD kështu që bashkia gjithsesi do ta zhvillojë këtë pronë sepse nuk mund të kemi një ferrishte në qendër të qytetit. Kjo ishte një mundësi për t’u sjellë pak si tirons i zgjuar”, tha Veliaj.

Shembja e Teatrit Kombëtar, Veliaj takim me artistët: Do të dëgjojmë të gjitha shqetësimiet Read More »

Rama dorëzon hartën e detit me Greqinë; tërbohet Erdogan

Mbyllen bisedimet me Greqinë. Grupi negociator i Ministërisë së Jashtme i ka dorëzuar Ditmir Bushatit hartën finale të negociatave për ndarjen e detit. Mësohet se Athina ka dalë e kënaqur nga këta bisedime por ende nuk dihet zyrtarisht çfarë është ndarë.

Dalja e Athinës e kënaqur mësohet se ka acaruar Erdoganin, i cili i ka dërguar mesazhe të forta Edi Ramës. Sipas gjasave kryeministri shqiptar, për të ulur nervat e presidentit turk bëri dhe intervistën në Anadolu ku e konsideroi Erdoganin si model politik.

Këtë shqetësim të Ankarasë e përcjell edhe diplomati Shaban Murati, libri i të cilit për paktin detar u financua nga turqit. Nëse Shqipëria diskuton me Greqinë Detin Territorial shqiptar, pra ujrat territorial shqiptare, ajo i kundërvihet Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010, i cili rrëzoi si antikushtetuese marrëveshjen e detit të vitit 2009 midis dy qeverive për shkak se kishte objekt tratativash ujrat territoriale shqiptare.

Epitetet e tjera vendosini vetë lirisht”, shkruan Murati./Pamfleti

Rama dorëzon hartën e detit me Greqinë; tërbohet Erdogan Read More »

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-kreu i PD-së për Tiranën (Emri)

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta ish-futbollisti kampion me FK Tiranën si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në njësinë 8 në Tiranë, Perikli Dhales.  Ai nuk ka arritur të mposhtë sëmundjen e rëndë çka rezultoi fatale për jetën e tij.

Para pak kohësh ai ushkarkua nga detyra edhe si drejtor i ish-stadiumit Kombëtar ”Qemal Stafa”.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Perikli Dhales e ka dhënë Ervis Xhako, pjesë e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranën. Në postimin e tij në rrjetet sociale ai thotë se ceremonia mortore në nder të tij do të mbahet ditën e sotme në varrezat e Tufinës.

Postimi i Ervis Xhakos

Miq! Ju njoftoi se, pas nje semundje te rende dhe teper akute u nda nga jeta, PERIKLI DHALES, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-Kryetar i PD njesia 8!

Varrimi behet sot, e Enjte, ora 17:00 ne varrezat e Tufines.

Ngushellime te sinqerta bashkeshortes se tij Donika dhe dy djemve Frenklit & Hertit! Te qofte dheu i lehte e u prehsh ne paqe, Pere!

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë ish-kreu i PD-së për Tiranën (Emri) Read More »

“Zoti Lam”, ka ulëritur edhe kur gjeti pluhur mbi opingat “hisotrike” të Selam Musait

Kur u pre lisi tek Galeria e arteve, Artan Lame bëri “namin”, për Teatrin po bënë… “nani-nani”

Gjashtë vjet më parë, në 13 qershor 2012, me një urdhër të Lulzim Bashës, atëherë kryetar i Bashkisë Tiranë, u pre lisi gjigand 200 vjeçar, që ishte bukuri natyrore dhe përdoreje si “çati” qebatoreje në oborrin e gjelbëruar të Galerisë Kombëtare të Arteve, mbjell nga Et’hem Beu.

Meqë lisi u pre natën, aktivistët mjedisor, kulturalistët e traditës dhe koleksionistët e vlerave monumentale historike, nisën protestat pasi lisi ishte bërë dru e shkarrpa. Protestën kundër prerjes “kriminale” të lisit e organizoi dhe e drejtoi Artan Lame, duke hedhur parulla me grup ambjentalistësh, mbështeutr nga Artan Shkreli, sot këshilltar I kryeministrit për objektet dhe monumentet e traditës historike-kulturore.

Deri në “të shtatat” e lisit, “zoti Lam” ulërinte çdo natë nëpër ekrane televizive, duke bërë “namin” për këtë “krim”, me thirrjen për të çuar para drejtësisë urdhëruesin e prerjes së lisit “monument kulture”.
Afro 3 muaj më parë, kryeministri Rama deklaroi rrafshimin e Teatrit Kombëtar dhe prezantoi projektin e ri të tij. Artistët, shoqëria civile, arkitektë dhe qytetarë reaguan, ndërsa i vetmi që heshti prej 3 muajsh, ishte mbrojtësi i lisit, i cili ka dhënë alarmin edhe kur ka zbuluaur, se muzeun e Tepelenës, kishte pluhur mbi opingat e Selam Musait!

Dy ditë më parë, qeveria njoftoi rrafshimin e Teatrit dhe miratoi projektin e kullavve, brenda të cilave do caktohet edhe një “:apartament me papafingo”, që do të quhet “Teatri Kombëtar”.
Edhe tani që u shpall vendimi për ta bërë “fushë” teatrin me buldozerët e firmës “Fusha”, arkitekti-koleksionisti “zoti Lam” nuk po bëhet “i gjallë”, nuk po thotë të paktën asnjë fjalë “ngushëllimi“ për zhdukjen e tij, ndërkoëh që duhet të shpjegojë se përse kur u pre lisi bëri “namin”, ndërsa tani që po rrafshohet Teatri, po bënë… “nani-nani”!/Pamfleti

“Zoti Lam”, ka ulëritur edhe kur gjeti pluhur mbi opingat “hisotrike” të Selam Musait Read More »

Shifra që BE ka vënë në dispozicion të Shqipërisë për goditje në nivele të larta

Përveç ekspertëve që do të qëndrojnë në Tiranë dhe do të japin asistencë teknike, Brukseli ka gati dhe fondet financiare. Gazeta “Sot” ka mësuar se BE ka akorduar plot 7.500.000 euro që do i shërbejnë EURALIUS për të rimëkëmbur drejtësinë shqiptare.

Fondi në fjalë përveçse do shkojë për funksionimin e misionit, do të ketë dhe një ndarje për të financuar institucione të caktuara me qëllim që të zbatohet sa më shpejt reforma në drejtësi. Mbërritja e misionit EURALIUS V, duket se është një kambanë alarmi për politikën dhe gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.

Pak ditë më parë u publikua raporti Knut Fleckenstein për vendin tonë dhe kushti kryesor i BE është ngritja e SPAK, e Byrosë së Hetimit dhe lufta ndaj korrupsionit në nivel të larta. Edhe fokusi i EURALIUS do të jenë pikërisht organet e reja që kanë të bëjnë me luftën ndaj korrupsionit. Dje ishte ambasadorja Vlahutin ajo e cila e bëri të qartë se shumë shpejt reforma do japë efekt dhe ajo do e shfarosë korrupsionin në të gjitha nivelet.

Shifra që BE ka vënë në dispozicion të Shqipërisë për goditje në nivele të larta Read More »

Rama “na i fut” sërish ëmbël: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë

Kryeministri Edi Rama duket se e ka ndarë mendjen që t’i bëjë një pjesë të mirë të autostradave në vend, me pagesë. Ditën e sotme, teksa ka folur nga qyteti i Durrësit, ai ka dhënë lajmin “fantastik” se edhe autostrada Tiranë-Durrës, pas riparimit të saj, do të bëhet me pagesë, pasi vetëm kështu do të mund të mirëmbahet.

Më konkretisht Rama tha:

Rrugët kombëtare do të jenë shumë më të mirëmbajtura më në vijimësi. Po Tiranë-Durrës nuk është një rrugë që meriton thjesht mirëmbajtje, po tani ka domosdoshmërinë e një rindërtimi dhe zgjerimi. Për këtë po bëjmë një studim që përfundon rreth mesit të korrikut ku duam të vlerësojmë rindërtimin dhe zgjerimin për të rritur shpejtësinë e kontaktit mes Durrësit dhe Tiranës dhe sigurinë e lëvizjes në aksin ekzistues me pagesë.

Ndërkohë rindërtimin dhe pastaj shfrytëzimin pa pagesë të një tjetër aksi të rëndësishëm të degraduar për kaq shumë vite, Tiranë- Ndroq-Plepa që hap prespektivë për zhvillimin e mëtejshëm të agorturizmit ku ka shenja të para dhe peizazhe e potenciale të jashtëzakonshme për agroturizmin”. Pra, siç e shikoni, edhe një herë tjetër kryeministri po na i fut ëmbël, bukur e me lezet, sikurse bëri edhe me autostradën në Rrugën e Kombit.

Por a kanë më fuqi shqiptarët të paguajnë për çdo hyrje-dalje në Tiranë, edhe pse do të ketë rrugë alternative? A i përmbushim ne standardet ekonomike për të pasur të tilla taksa?

Rama “na i fut” sërish ëmbël: Tiranë-Durrës do bëhet me pagesë Read More »