Aktualitet

Lihen në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Vasil Dervishajt

U zhvillua dje në Gjykatën e Vlorës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 3 të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit. Amarildo Çaushi dhe Amarildo Grembi mbetën në burg, Nekid Arpai, “arrest shtëpie”

Gjykata e Vlorës zhvilloi dje seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për tre të arrestuarit, si autorë të dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit, Vasil Dervishaj, mbrëmjen e 4 qershorit. Më konkretisht, gjykata dha masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy prej të arrestuarve, Amarildo Çaushaj dhe Amarildo Grembin, ndërsa për Nekid Arapin, 21-vjeçarin nga Vlora, dha masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën mbikëqyrjen elektronike. Seanca e djeshme e sigurisë, e drejtuar nga gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Elona Mihali u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa sipas informacioneve që bëhen të ditura, tre të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza. Sipas hetuesve, Amarildo Caushi, Amarildo Grembi dhe personi i shpallur në kërkim kanë qenë së bashku në një makinë dhe kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në ngjarje, ndërsa 21-vjeçari i ndodhur tashmë në masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”, i ka transportuar me makinë tre bashkëpunëtorët, por askush nuk i ka shpjeguar atij për situatën ku ndodheshin, pra sipas prokurorisë, me hetimet e deri tanishme, i riu nuk është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vrasje. Kur kanë kaluar rreth 5 ditë nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin bregdetar, policia ka dalë me një version zyrtar të mënyrës se si kanë vepruar të rinjtë e implikuar në konfliktin me pasojë vdekjen e biznesmenit, Dervishaj, në lagjen “Pavarësia”. Për policinë, si një ndër autorët kryesor për krimin, është Amarildo Çaushi, dorëzuar në polici vetëm pak orë pasi ishte shpallur në kërkim nga forcat blu të Vlorës. Ai akuzohet si i autori i përfshirë në vrasje, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori tjetër, 31-vjeçari Ergest Avdiu.

Rindërtohet skema e vrasjes

Nga hetimet e deri tanishme, që konkludojnë në zbardhjen e tabulateve telefonike dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë të ngjarjes, policia e Vlorës ka arritur në një version zyrtar. Sipas policisë, rezulton se para disa vitesh, Vasil Dervishaj dhe Ergest Avdiu, i shpallur në kërkim, kishin pasur një konflikt në Itali, çka dyshohet se mund të ketë qenë edhe motivi i krimit, por pavarësisht kësaj, grupi hetimor ende nuk e ka përjashtuar pistën e prishjes së pazareve të drogës. Vrasja ndodhi në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar në afërsi të dyqanit të njërit prej autorëve të dyshuar dhe i vetëdorëzuar në polici, Amarildo Çaushit. Mësohet se atë ditë Dervishaj u ka dalë me makinë përpara të dyshuarve, duke u prerë rrugën, teksa edhe ata kanë qenë në makinë tjetër. Dyshohet se ka qenë 29-vjeçari ai i cili nxori armën i pari, por pa mundur ta shkrepë, duke bërë që Ergest Avdiu të nxjerrë pistoletën që mbante me vete dhe ta vrasë.

Personazhi misterioz dhe arratisja e autorëve

Sipas dëshmitarëve të marrë në pyetje nga policia, kanë sqaruar se së bashku me biznesmenin e mbetur të vrarë, ka qenë edhe një person tjetër i paidentifikuar deri më tani. Sipas uniformave blu, Vasil Dervishaj është vrarë me një plumb në dorë dhe një në qafë, në afërsi të kokës. Pas momentit të plagosjes, personi që shoqëronte Dervishajn ka marrë kallashnikovin dhe e ka zhvendosur disa metra më tutje, ndërsa ju ka kërkuar banorëve të zonës të lajmërojnë një ambulancë dhe është larguar në këmbë. Se cilat janë arsyet se pse ky person nuk ka dashur të identifikohet, ende nuk është bërë e ditur, ndërsa dëshmitarët e kanë përshkruar atë si një djalë të ri dhe të gjatë rreth 1.90 cm. Policia sqaron se në këtë kohë Amarildo Çaushi ka tentuar të dali nga automjeti por Erges Avdiu i dha gaz automjetit dhe i zbriti dy të rinjtë në afërsi të Portit duke u thënë se përgjegjësia ishte e tij dhe se dy të rinjtë nuk kishin lidhje me ngjarjen. Dy pasagjerët kanë përshkuar më pas rrugën nga porti deri në hyrje të Lungomares dhe me pas janë ndarë.

Biznesmeni

Biznesmeni 30-vjeçar, Vasil Dervishaj, i cili humbi jetën në atentatin e ndodhur mbrëmjen 4 qershorit, më konkretisht në orën 23:10 në rrugën “Pavarësia” në qytetin e Vlorës është i martuar dhe baba i një djali të vogël, ndërsa kishte dy motra dhe një vëlla më të madh. Sipas të dhënave, Dervishaj ishte me precedentë penalë në lidhej me veprat penale të shit-blerjes së drogave, por që asnjëherë nuk ka qenë i dënuar vendim të gjykatës. Vasil Dervishaj, kishte disa biznese në qytetin e Vlorës dhe më konkretisht ishte pronar i një bar-kafeje të quajtur “Gimoka”, një loto sporti dhe një dyqani elektroshtëpiakesh/shekulli

Lihen në burg dy të dyshuarit për vrasjen e Vasil Dervishajt Read More »

“Dardha e ka bishtin pas”/ E zbulon Rama, pasuria nuk do të “djegë” vetëm politikanët dhe njerëzit e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies këtë herë me qytetarët e Lushnjes. Ndërsa komentoi vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët, Rama u shpreh se reforma nuk do të ndalet me kaq.

“Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”. Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”, tha Rama.

Sa i përket punësimit, Rama tha se është një nevojë e madhe që papunësia vazhdon të jetë një problem, por ne jemi në një proces dhe vetëm nga zyrat e punës synojmë që deri në fund të vitit të kemi më shumë se 25 mijë vende të reja pune.

“Dardha e ka bishtin pas”/ E zbulon Rama, pasuria nuk do të “djegë” vetëm politikanët dhe njerëzit e drejtësisë Read More »

Kjo është fallxhorja nga Fieri, që arriti t’i merrte plotë 7500 euro 44-vjeçarit (Emri)

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 51-vjeçare, e dënuar edhe më parë për mashtrim. Ajo i ka marë një shtetasi 7500 euro. Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, nga Radostina-Vadhizë, Fier njihet si fallxhore në zonë.

Më 30 prill ajo i ka marrë një 44-vjeçari nga Patosi sasinë e parave duke e mashtruar.

“Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018 ka nxjerrë Urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 Euro shtetasit A.I, 44 vjeç, banues në Patos”, thotë policia e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mashtrimi”.

Kjo është fallxhorja nga Fieri, që arriti t’i merrte plotë 7500 euro 44-vjeçarit (Emri) Read More »

Zbardhet vendimi, 500 punonjës me kontratë të përkohshme do të punësohen në këto sektore

Është miratuar vendimi pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave se Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura do të punësojë 500 persona me kontratë të përkohshëm për sezonin e verës 2018. Ky vendim parashikon punësimin e tyre në qendra vizitorësh në pika kufitare, plazhe e zona turistike.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18, pika 2, dhe 18/1, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 5, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e 500 punonjësve me kontratë të përkohshme për sezonin e verës 2018 në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vendet e punës të përcaktuara në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Detajimi i numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme sipas emërtesës së vendit të punës bëhet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura”, thuhet në VKM.

Referuar vendimit të publikuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare, periudha kohore e veprimtarisë sezonale, që do të kryejnë punonjësit me kontratë të përkohshme, është 2 muaj, korrik- gusht 2018. Ndërkohë, punonjësit me kontratë të përkohshme do të përfitojnë pagën bazë minimale, të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi. Fondi i pagave për numrin e punonjësve të përcaktuar në këtë vendim do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018, në shumën 35 010 000 lekë, i cili i akordohet programit buxhetor “Zhvillimi i turizmit”, me kod 04760.

Efektet financiare do të fillojnë në momentin e nënshkrimit të kontratës së përkohshme, ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, në cilësinë e punëdhënësit, dhe punëmarrësit.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Ky vendim ka hyrë tashmë në fuqi. Vendet ku do të punësohen 500 persona Në vendimin e pak ditëve më parë, qeveria ka përcaktuar qartë se ku do të krijohen vendet e punës.

Bëhet fjalë për dogana, qendra vizitorësh, plazhe etj. Kështu, në vendim parashikohet që 500 persona do të punësohen në pikën kufitare të Morinës (Kosova), pikën kufitare të Murriqanit (Mali i Zi), porti i Durrësit (Itali, BE, aeroporti i Tiranës (të gjitha drejtimet), pika kufitare e Qafëthanës (Maqedoni), porti i Vlorës (Itali, BE), pika kufitare e Kapshticës (Greqi), pika kufitare e Kakavijës (Greqi), porti i Sarandës (Greqi), plazhi i Velipojës, plazhi i Shëngjinit, Gjiri i Durrësit, Lungomare e Vlorës, zona e Orikum-it (qendra e Rradhimës), Llogora, plazhi i Dhërmiut, plazhi/qytetit i Himarës e zonat përreth, zona e Ksamilit, qyteti i Shkodrës, Parku i Thethit, Parku i Valbonës, qyteti i Beratit, qyteti i Pogradecit, qyteti i Përmetit, qyteti i Gjirokastrës, qyteti i Korçës.

Zbardhet vendimi, 500 punonjës me kontratë të përkohshme do të punësohen në këto sektore Read More »

Teknologjia e zhvilluar po ‘lë’ pa punë shqiptarët, këto janë sektorët më të rrezikuar nga ky problem

Revolucioni i 4-t teknologjik ka filluar të bëhet i prekshëm edhe për Shqipërinë. Përfaqësues nga sektorë të ndryshëm që kanë filluar të përdorin teknologjinë e fjalës së fundit dhe të automatizojnë proceset, flasin për rritje të produktivitetit, ulje të marzheve të gabimit dhe rritje të cilësisë. Si ndryshimet teknologjike po rikonfigurojnë tregun e punës? Bankat, sektori më i prekur.

“Center Shqiptare Group”, me qendër në Berat, e specializuar për çantat e letrës dhe veshjet e punës, me sistemin material porositësi, është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend. Kompania ka rreth një mijë punonjës dhe është ndër 30 punëdhënësit më të mëdhenj në vend.

Për efekt zgjerimi, drejtuesit e saj ishin në kërkim të rreth 300 punonjësve për repartin e ri. Por, teksa nuk arritën të gjenin fuqi punëtore të kualifikuar dhe nuk gjetën mbështetje për trajnimin e tyre, Lumir Osoja, drejtuesi i kompanisë thotë se vendosi të blinin një makineri të sofistikuar në Gjermani, që kushtonte rreth 1 milion euro, që me një të rënë të lapsit zëvendësoi punën e 300 punonjësve.

Arben Shkodra, sekretar i Shoqatës së Prodhuesve, tha për “Monitor” se “ajo që kemi dëgjuar të flitet në Forumin Ekonomik Botëror për Revolucionin e Katërt Industrial, ndonëse duket si e largët, po zbatohet instinktivisht dhe nga sipërmarrësit shqiptarë”.

“Tashmë industritë tona, ose ekonomia jonë, janë të orientuara drejt rajonit dhe botës. Gjithçka që ndodh në ndryshimet teknologjike në mos për dy apo tre muaj, brenda gjashtë muajve fillon të adoptohet edhe në Shqipëri, tha Shkodra.

Megjithatë, sipas tij, qasja që kanë kompanitë shqiptare me teknologjinë lidhet, së pari me mungesën e krahut të kualifikuar për punë cilësore dhe me kosto të ulët dhe, së dyti, me kopjimin e teknologjive që përdorin kompanitë partnere jashtë.

Edhe për Rezart Priftin, profesor i lëndës së inovacionit në Fakultetin Ekonomik dhe kërkues shkencor, Shqipëria është ende larg zhvillimeve teknologjike në botë.

Sipas profesorit, në Shqipëri, edhe pse shumë firma kanë tentuar që të fusin teknologjitë e fjalës së fundit, të investojnë, të blejnë makineri, të rrisin eficencën, jo detyrimisht kanë ulur vendet e punës.

Ai thotë se problemi qëndron se kompanitë nuk kanë aq kapacitete absorbuese kur vënë në përdorim teknologji të re dhe nuk janë eficente në përthithjen e saj. “Në rast se investimi nuk përkthehet në të ardhura më shumë, atëherë nuk ka eficencë”, – tha Prifti për “Monitor”.

Si fillim, procesi i automatizimit nisi si masë për reduktimin e kostove, por më vonë u kuptua se automatizimi i proceseve rriste produktivitetin e kompanive, përmirësonte cilësinë e punës dhe reduktonte detyra rutinë, duke eliminuar edhe gabimet njerëzore.

Revolucioni dixhital në banka
Në vitin 2009, ProCredit kishte 867 punonjës dhe 42 degë, sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Në fund të vitit 2017, numëronte 202 punonjës dhe 7 degë. Banka ka qenë një nga pionieret në automatizimin e proceseve në sektorin bankar shqiptar.

ProCredit vuri për herë të parë në përdorim teknologjinë e fundit, me anë të së cilës kanë arritur të zëvendësojnë tërësisht pozicione pune që merreshin me punë rutinë dhe që nuk kërkojnë një shkallë të lartë përfshirje, si numërim cash-i, apo kryerje detyrash të thjeshta operacionale.

“Përdorimi i teknologjisë na ka dhënë mundësi të shumta për të arritur pritshmëritë tona të biznesit, si përmbushja e nevojave të klientëve tanë me eficencë dhe ofrimi i mundësisë për të përdorur shërbimet bankare 24/7”, thotë znj. Adela Leka, Drejtoreshë e Përgjithshme e Bankës ProCredit Shqipëri.

Ajo shton se ProCredit, falë përdorimit të teknologjisë, ka automatizuar rreth 99% të transaksioneve të saj, gjë që demonstron qartë fokusin për kanalizimin e transaksioneve në pajisjet elektronike dhe online.

Edhe bankat e tjera po e shikojnë si një sfidë përballjen me ndryshimet teknologjike. “Transformimi ynë dixhital do të vazhdojë përmes ofrimit të më shumë produkteve dhe shërbimeve online, duke i bërë veprimet bankare më të përshtatshme për klientët tanë”, pohon Christian Canacaris, CEO i Raiffeisen Bank në Shqipëri, e dyta më e madhe në vend.

Për z. Maltin Korkuti, drejtori i Credins Bank, sfida teknologjike në shërbimet bankare është e madhe, pasi nuk mjafton investimi, por ka një kontekst rregullator dhe ligjor të ndërlikuar, si dhe një konkurrencë në rritje nga institucionet jo banka.

“Por është një domosdoshmëri që brezi aktual konsumator e ka prioritet dhe ne, si bankë, synojmë të propozojmë zgjidhjet tona”, shton ai.

Silvio Pedrazzi, CEO i Intesa Sanpaolo Bank Albania, pohon se në afatin e mesëm, sistemi bankar do të duhet të përballet me Revolucionin Dixhital. “Ne tashmë kemi hyrë në një epokë të re, veçanërisht sa i përket banking-ut me pakicë. Çdo bankë duhet të përditësojë modelin e saj të biznesit, duke pasur parasysh se gjeneratat e reja do të kenë qasje në shërbimet bankare, kryesisht ose vetëm nëpërmjet kanaleve dixhitale.

Është e parashikueshme domosdoshmëria për të rishikuar praninë e rrjeteve fizike dhe integrimi i të gjitha kanaleve dixhitale, në një platformë të vetme, duke u mundësuar klientëve të marrin gjithë shërbimin, duke përdorur një pikë hyrjeje të vetme.

Nuk duhet të nënvlerësohet fakti që teknologjitë e reja lejojnë lojtarë të tjerë të hyjnë në arenë. Gjithnjë e më shumë banka do të përballen me kosto jashtëzakonisht të larta për t’u përshtatur me realitetin e ri”, pohon CEO i Intesa Sanpaolo.

I gjithë ky revolucion dixhital pritet që ta bëjë më pak të kërkuar kapitalin human, teksa një pjesë e tij do të zëvendësohet nga automatizimi. Sipas Shoqatës së Bankave, numri i punonjësve në sistemin bankar ishte rreth 6,900 persona në fund të 2017-s dhe ka mbetur pothuajse i pandryshuar në tre vitet e fundit.

Teknologjia e zhvilluar po ‘lë’ pa punë shqiptarët, këto janë sektorët më të rrezikuar nga ky problem Read More »

Nis “fshesa” në qeveri, 3 ministritë më të rrezikuara nga reformimi

Kleopatra Maliqi është emri i parë që shënoi fillimin e “fshesës” në kabinetin qeveritar, por pritet të mos jetë i fundit pasi sipas lajmërimeve të Ramës, reforma do të ndalet në çdo ministri.

Nisuar nga ankesat që qytetarët kanë depozituar tek portali i bashkëqeverisjes për secilën ministri pritet që kryeministri të bëjë reformimin. Këtij reformimi nuk do i shpëtojnë as ministrat ,por të rrezikuar janë edhe zëvendësministrat, sekretarë, duke arritur deri tek posti më i ulët i një drejtori.

Vendin e parë në listë me numrin më të madh të ankesave e mban Ministria e Drejtësisë me plot 2286 ankesa. Më pas ndiqet nga Ministria e Shëndetësisë, me 840 ankesa. Me 708 ankesa renditet në vendin e tretë Ministria e Finanacave.

Më pas lista vijon si më poshtë. Ministria e Arsimit (650), Ministria e Infrastrukturës (623), Ministria e Brendshme (450), Ministria e Turizmit (300), Ministria e Sipërmarrjes (160), Ministria e Bujqësisë (150), Ministria e Mbrojtjes (120), Ministria e Punëve të Jashtme (105), Ministria e Kulturës (100 ankesa), Ministria e Diasporës (50).

Nis “fshesa” në qeveri, 3 ministritë më të rrezikuara nga reformimi Read More »

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!Nga Arben Abazaj

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!

Ne nje shoqeri qe eshte dhunuar aq shume saqe sot nuk ka me fuqi as te ngrere ze, te mendoje apo aq me pak, aq me pak, te veproje per ndryshimin, per te drejten e dinjitetit njerezor te dhunuar sistematikisht, sigurisht qe pasojat e gjithe kesaj dhune do shfaqen me tmerrin e tyre dhe makrabitetin e tyre, tek pjesa me e pamundur e pambrojtur e saj: Femra!
Jemi nje shoqeri qe pjell krim ne cdo qelize te saj!
Lajmet cdo dite hapen me ngjarje te zeza dhe te ndyra, si prej frontit te nje bote ku popullojne qenie te ulta te padenja ta gezojne jeten. Disa vriten, vetvriten dhe tentojne vetvrasjen, te tjere vrasin, grabisin e vjedhin, ca te tjere sigurojne jetesen me trafik droge. Neper semaforet e Evropes mbi 45 mije prostituta Shqiptare, papunesia eshte ulur kembekryq se bashku me mjerimin, “liderat” shkelqejne ne nje lufte debilash dhe idiotash, militantet si minjt i brohorasin, dhe pjesa tjeter hesht e lebetitur. I gezohet ceremonive hipokrite pas te cilave kerkon te fshihet maskarada dhe ndyresia e pushtetit.
Dreqin, vendi im, dreqin!
Merremi me yjet kur vete jemi te zhytur deri ne fyt ne lluce. Lluce qe vete ja prodhojme vetvetes me heshtjen tone, indiferencen tone!Arben Abazaj

TE JESH FEMER NE SHQIPERI SIGURISHT QE DUHET TE JETE NJE DHIMBJE, NDOSHTA ME E MADHJA DHIMBJE NJEREZORE!Nga Arben Abazaj Read More »

Pyetja e Moisi Habilajt në Itali, ja çfarë thotë për Tahirin dhe 3 policët e Vlorës

Vizita në Catania të Italisë e dy prokurorëve shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, nuk ka sjellë produktivitet për sa i përket pritshmërisë së tyre për të dëgjuar live dëshminë e të arrestuarve Moisi Habilaj,Meridian Sulaj dhe Nazer Seitaj.Tre të arrestuarit nga karabinierët Italianë për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga zona e Karaburunit në Vlorë në drejtim të brigjeve siçiliane në Itali,nuk kanë preferuar të japin përgjigje, për sa i përket lidhjeve të tyre me politikën dhe më konkretisht Saimir Tahirin. Mësohet se Moisi Habilaj, i cilësuar si lideri kryesor i këtij trafiku, ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes së prokurorëve shqiptarë nëse ishte favorizuar ndonjëherë ose jo, nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Po kështu Habilaj ka zgjedhur të heshtë dhe të kërkojë të mos përgjigjet, për sa i përket servisit të moto-skafit që Tahiri ka udhëtuar në ishullin e Kurfuzit dhe Lefkadha, ku pas prishjes së motorëve, shërbimin në servis e ka ndjekur personalisht Moisi Habilaj. Gjatë intervistimit Moisi Habilaj ka pranuar se ka pasur njohje me Sokol Boden, Gjergji Kohilën dhe Jaerd Çelën, që të tre në poste drejtuese në Drejtorinë vendore të Policisë në Vlorë. Nga sa mësohet Habilaj ka sqaruar se me efektivët e policisë është takuar disa herë, por këto takime nuk janë kryer për qëllime kriminale, por ka shpjeguar se kanë qenë takime rastësore, pasi janë takuar rastësisht me miq të përbashkët.

Në fakt pyetja e Habilajt për llogari të krimeve të Rënda është realizuar edhe 6 muaj më parë, ku prokurorët shqiptarë i dërguan disa pyetje me letërporosi homologëve të tyre Italianë. Një ndër pyetjeve Moisi Habilaj, ka shpjeguar duke pranuar se kishte njohje me Saimir Tahirin, pasi e kishte kushëri të largët, por vetëm kaq. Në këtë përgjigje Habilaj sqaron se nuk është ndihmuar nga Saimir Tahiri në trafikun e drogës.

Por kësaj pyetje direkte nga prokurorët Besim Hajdërmataj dhe Vladimir Mara, Habilaj ka refuzuar ti përgjigjet. Pyetjeve të prokurorëve u janë përgjigjur dhe të arrestuarit Meridian Sulaj dhe Nazer Seitaj, të cilët kanë dhënë shpjegime për sa ij përket mënyrës së veprimet në Shqipëri, bashkëpunimit të tyre me policinë e Vlorës dhe episode e trafikut të drogës të dokumentuara tashmë nga policia dhe prokuroria e Catanias.

/Shqiptarja.com/

Pyetja e Moisi Habilajt në Itali, ja çfarë thotë për Tahirin dhe 3 policët e Vlorës Read More »