Aktualitet

”Eh mor djalë që i dhe fund jetës për një vajzë pa dinjitet”, miqtë dhe të afërmit mesazhe prekëse për Xhafer Matën

Edhe pse kanë kaluar 2 ditë nga krimi i dyfishtë që tronditi Tiranën, ku Xhafer Mata vrau me armë zjarri ish-të dashurën e tij, Xhulieta Çuni dhe më pas qëlloi edhe veten, për miqtë dhe të afërmit e tij ky krim mbetet ende i pabesueshëm. Në rrjetin social facebook dhe pikërisht në profiling e Xhafer Matës reagimet nga miqtë dhe të afërmit vazhdojnë ende.

Disa nga postimet e miqve dhe të afërmve të Xhafer Matës në Facebook:

”Eh mor djalë që i dhe fund jetës për një vajzë pa dinjitet”, miqtë dhe të afërmit mesazhe prekëse për Xhafer Matën Read More »

“Gjurmë Shqiptare”: A po zvogëlohet Shqipëria?!

Të dhënat zyrtare theksojnë se nga 427 km vijë bregdetare thuajse 154 janë prekur nga erozioni apo janë nën rrezikun e tij. Çfarë thuhet në raportin e ekspertëve dhe përse ata kanë vënë alarmin? Cilat janë zonat më problematike dhe çfarë rrezikojnë?

Sa të rrezikuara janë qendrat buzë Adriatikut nga përparimi i detit? Cili është parashikimi i ekspertëve, i dorëzuar në organizatat ndërkombëtare? Ku shtrihen mëse 40 mijë banesa të rrezikuara, ndërtuar rreth 0,5 metra mbi nivelin e detit?

Ndiqni të plotë videon e “Gjurmë shqiptare” të gazetarit Marin Mema.

“Gjurmë Shqiptare”: A po zvogëlohet Shqipëria?! Read More »

Shpërthen e dashura e Izet Haxhisë: Militantuca, më keni dërguar 5 herë të njëjtën gjë

E dashuara e Izet Haxhisë ka reaguar pas mesazheve nga persona anonimë në Facebook. Ajo tregon se vazhdimisht i nisin një këngë ku supozohet të shahet Izeti, dhe u ka kërkuar që të ndërrojnë repertor.

“Militantuca anonime, gra dhe burra të frustruar, vazhdoni, vazhdoni….Por , meqë s’keni ndërmed të ndërroni teme, të pakten bëjeni me variacione, zgjeroni repertorin, o “muzike-dashës”anonimë…🙄
Se “ka vetëm një gjë te tmerrshme ne këte bote, një mëkat të pafalshem, është mërzia”- thote O.Ëilde!

Dhe po bëheni shumë monotonë…Po tepër, ama!!!!! Ja, psh, këte këngen ku supozohet të shahet Izeti ( kriminel, vrasës, etj…) ma keni çuar 5 herë…

Këshille miqesore: RINOVOHUNI te pakten, se na lodhët duke i renë në një vrime fyellit, një tel çiftelise dhe në një tast të vetem pianos…Ajrosuni pak!”, shkruan ajo.

Shpërthen e dashura e Izet Haxhisë: Militantuca, më keni dërguar 5 herë të njëjtën gjë Read More »

Misteri që trazoi politikën/ Rrëfehet dëshmitari i ri: ‘Babalja’ nuk më pagoi që u shtira si Agroni, ndaj e denoncova, u shtira si Agron Xhafaj

Dëshmitari i vetëofruar në Prokurori ka treguar një version krejt të kundërt nga Albert Veliu (Babalja), duke pretenduar se e vërteta absolute e këtij audio-përgjimi është fund e krye një trillim i orkestruar mes tij dhe vetë Babales. Qëllimi i vetëm, sipas tij, ka qenë fitimi i një shume parash, dhe asnjë gjë tjetër, pa e menduar mirë dhe gjatë se çfarë impakti do sillte ky audio-përgjim me aktorë, në jetën politike të vendit.

Shuma e këtij shpërblimi dhe emri i këtij personi të vetëofruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda tashmë dihet nga prokurorët, të cilët pritet që brenda 1 jave të japin një rezyme të qartë mbi këtë audio-përgjim, personazhet e tij, aktorët që e kanë financuar dhe ata që kanë qëndruar në distancë.
Personazhi i vetëofruar ka shmangur totalisht vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke pohuar se ai është kthyer viktimë e hakmarrjes personale e Albert Veliut dhe dëshirës për të fituar para nga kjo histori përgjimi, që u denoncua nga PD si një rast flagrant i implikimit të Geron Xhafaj në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të brigjeve Italiane.

“Shqiptarja.com” mëson se ky person i vetëofruar është i papunë, rreth 45-vjeç dhe jeton në Novoselë, fshat që ndodhet buzë lumit të Vjosës, ku ndahet vija administrative mes Fierit dhe Vlorës. Me probleme të theksuara ekonomike dhe familjare, ky njeri ka rënë dakord të luajë rolin e Agron allias Geron Xhafaj në audio-përgjimin, tashmë të shumë përfolur dhe që trazoi jetën politike të vendit. Me Albert Veliun, që PD e etiketoi si dëshmitari “X”, ky person ka njohje, për më tepër ka dyshime se ka lidhje farefisnie.

Banori i Novoselës u ka pohuar prokurorëve të Krimeve të Rënda se është njeriu që ka aktruar në atë audio-përgjim, duke bërë rolin e Agron Xhafaj. Sigurisht që marrja përsipër e këtij roli do të sillte një shumë financiare në xhepat e banorit të Novoselës, para këto që nuk kanë mbërritur ende tek ai. Në dëshminë e dhënë para anëtarëve të grupit hetimor dëshmitari i vetëofruar ka theksuar se ‘Babalja’ i ka premtuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nëse e bënte këtë shërbim.

Ai mësohet se u ka treguar prokurorëve dhe emrat e personave se nga do vinin këto para dhe me cilin person ishte lidhur i njohuri i tij Albert Veliu (Babalja), por ka sqaruar se sapo të bënin këtë audio-përgjim dhe ta dorëzonin te personi që e kishte kërkuar, do vinte dhe shpërblimi i parave. Në fakt kjo bisedë e improvizuar është rregjistruar dhe më pas ‘Babalja’ e ka dorëzuar, ku disa muaj më vonë ajo është shfaqur nga selia e PD, në të gjitha mediat e vendit.

Por ajo që priste dëshmitari i vetëofruar, ishin paratë që ‘Babalja’ i kishte premtuar dhe që sipas tij, nuk kishin mbërritur ende te xhepat e tij. Ky person u ka treguar prokurorëve se sasinë e parave dyshonte se e kishte marrë të gjithën ‘Babalja’, i cili tashmë është larguar nga Shqipëria dhe ka kërkuar azil politik në Kosovë, së bashku me djalin e tij. Me dyshimet se sasinë e parave e kishte marrë të gjithë për vete ‘Babalja’, ai ka vendosur të paraqitet në ambientet e prokurorisë duke treguar të vërtetën.

“…më premtoi para, por nuk më dha asgjë…”- mësohet t’u ketë treguar prokurorëve. Personi që mbante kontakte ‘Babalja’ ishte gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka pranuar publikisht se kishte kryer disa takime me ‘Babalen’ në Tiranë dhe në Vlorë. Ka qenë ose jo, gazetari Olldashi ndërlidhësi mes ‘Babales’ dhe figurave politike të PD për të inskenuar një audio-përgjim të tillë, kjo nuk dihet dhe nuk jepet e qartë deri më tani nga anëtarët e grupit hetimor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Nga burimet, ende nuk na është përcaktuar se sa do ishte shpërblimi financiar që do merrte ‘Babalja’ dhe dëshmitari i vetëofruar për këtë përgjim të inskenuar, i cili kishte marrë përsipër të aktronte Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Skenari ishte i qartë dhe se gjithçka po përgatitej për të krijuar një situatë politike, me qëllim goditjen politikisht të familjes së ministrit Xhafaj, duke e etiketuar vëllain e tij si person që drejton grupet kriminale të trafikut të drogës në Vlorë dhe që mbështetet fort nga strukturat policore të drejtorisë së Vlorës. Pritet që brenda javës së ardhshme Prokuroria e Krimeve të Rënda të dalë me një konkluzion përfundimtar lidhur me hetimet e këtij rasti, duke sqaruar misterin e audio-përgjimit që trazoi jetën politike të vendit.

Misteri që trazoi politikën/ Rrëfehet dëshmitari i ri: ‘Babalja’ nuk më pagoi që u shtira si Agroni, ndaj e denoncova, u shtira si Agron Xhafaj Read More »

“Rrofshin faqezinjtë që na zbardhin faqen!”

Kundërshtarët e larguar nga pushteti i lumturon çdo dështim i qeverisë, çdo rritje e varfërisë, çdo përbuzje ndërkombëtare, kurse partinë në pushtet e gëzojnë zbulimet sabotative, skandalet e të gjitha llojeve dhe brohoret çdo histori të vjetër korruptive.
Shkruan Pëllumb Kulla

Qëkurse erdhi dita dhe u bë e mundur që nëpër kutitë e votimit të shfaqje vullnetin tënd e të bëje zgjedhje të lirë, në këtë vend nuk janë bërë asnjëherë zgjedhje.

Po i lemë, të mëparshmet, por le të themi që pas gremisjes së komunizmit, tek ne nuk ka patur votime.

Në Shqipëri që prej një çerek shekulli bëhen vetëm kundërvotime. Vota nuk është hedhur kurrë në kuti për të zgjedhur, por për të ndëshkuar. Nuk është dhënë për të sjellë ca njerëz në pushtet, por për të larguar ca të tjerë nga pushteti.

Dhe kjo përbën dhe çelësin e zbërthimit të jetës politike në vendin tonë. Grupimet politike nuk kërkojnë timonin e vendit nëpërmjet shpërfaqjes së vlerave të reja, nëpërmjet projekteve konkretë, planifikimeve realiste, dëshmisë së njohjes me rrënjë të problemeve të vendit.

Ata nuk i hyjnë kësaj pune, këtij studimi dhe hartimi të lodhshëm – edhe kur duket sikur e bëjnë këtë, gënjejnë, mashtrojnë, shijojnë efektin e bukur të premtimeve që e dijnë që nuk do t’i mbajnë dhe shpresojnë që me mosmbajtjen të i mos sjellin vetes ndonjë dëm kushediçfarë.

Por ndihen komodë në ujërat e tyre. Dhe shpresat më të shumta ata i mbështetin tek nxirrosja, tek demonizimi i kundërshtarëve. Kjo është më e lehtë, më konkrete dhe më pasionante.

Është si të thuash bazuar mbi platformën e njohur “mos kërkoni të gjeni sa të mirë jemi ne, por vëreni sa të këqinj janë ata!”

Kundërshtarët e larguar nga pushteti i lumturon çdo dështim i qeverisë, çdo rritje e varfërisë, çdo përbuzje ndërkombëtare, kurse partinë në pushtet e gëzojnë zbulimet sabotative, skandalet e të gjitha llojeve dhe brohoret çdo histori të vjetër korruptive.

Kështu një popull nuk ka përse të presë bashkëpunimin mes tyre, festa të përbashkëta lumturimin në hapjen për të gjithë, të mirët dhe të këqinjtë shqiptarë, të dyerve në botën e qytetëruar.

Dhe vetevetiu urra-të dhe fishekzjarret e votimeve nuk flakërojnë ngaqë po na vjen Berisha dhe Meksi, që askush nuk i di se sa të zotët janë, por le të këndojmë në kupë të qiellit se hoqëm nga sytë komunistët e Ramiz Alisë.

E pastaj, në ‘97 lumturia u sigurua ngaqë u sikteris Berisha me firmat e tij piramidale, dhe se më vonë theu qafën Nanoja me zinxhirin e tij të korrupsionit, dhe se më së fundi, pas Nanos, perëndoi edhe ylli i mashtruesit më të madh të të gjitha kohëve, spekullantit, demagogut që erdh e na u shfaq në horizont tamam kur menduam se po fillonin edhe për ne ditë me djellë.

Pra, është e qartë dhe duhet ta themi se ne festojmë ikjet, nuk na lumturojnë ardhjet. Prandaj është bërë e zakonshme që batakcinjtë e politikës shqiptare të brohorasin:

Rrofshin faqezinjtë që zbardhin faqen tonë!

“Rrofshin faqezinjtë që na zbardhin faqen!” Read More »

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar, kompania fituese do të përzgjidhet përmes një procedure të veçantë. Zbardhet drafti i qeverisë

Gazeta ”SOT” ka zbardhur draftin e qeverisë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Godina e re do të ndërtohet nga një kompani që do të zgjidhet permes një procedure të veçantë. Nga ana tjetër qeveria ka përgatitur draftin për negocimin. Për përzgjedhjen e kompanisë private që do të ndërtojë godinë e re teatrore qeveria ka menduar të ngrejë një komision negocimi, i cili kryesohet nga kryetari i Bashkisë Tiranë ose përfaqësues i autorizuar prej tij dhe në përbërje të tij ka përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Kulturës, Avokaturës së Shtetit dhe Teatrit Kombëtar.

Kompetencat e Komisionit të Negocimit

Drafti parashikon që komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat shoqërinë “Fusha shpk”, propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projekt-kontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh nga data e ngritjes së komisionit. Komisioni i negocimit të kontratës autorizohet dhe gëzon të gjithë të drejtat për vlerësimin mbi tjetërsimin e pronave në pronësi të pushtetit qendror apo të vetëqeverisjes vendore për realizimin e këtij projekti dhe propozimin lidhur me tjetërsimin e pronës bazuar në ligj.

Kontrata dhe përmbajtja e saj

Kontrata midis Shtetit Shqiptar dhe partnerit privat reflekton termat e referencës së propozimit të paraqitur nga shoqëria “Fusha shpk” sipas këtij ligji, të cilat janë vlerësuar nga komisioni negociator dhe janë pjesë e pandashme e kontratës. Kontrata përmban kërkesat që burojnë nga Kodi Civil, si dhe parashikon ato terma që vlerësohen të përshtatshëm nga palët, të tilla si:

Përkufizime, interpretime, natyra dhe objekti i punëve që duhet të kryhen, cilësia e punimeve për ndërtimin e godinës të re të Teatrit Kombëtar;

Afatet dhe kohëzgjatjen e kontratës në lidhje me fillimin dhe përfundimin e punimeve për godinën e Re të Teatrit Kombëtar;

Pronësinë e aseteve, përcaktimin e sipërfaqeve përkatëse shtet që do të vendosen në dispozicion të partnerit privat në shkëmbim këto të përftimittë godinës së re të Teatrit Kombëtar;

Të drejtat dhe detyrimet e institucionit përgjegjës për realizimin e projektit për zhvillimin urban në zonë të qytetit të Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar;

Të drejtat dhe detyrimet e partnerit privat, shoqëria “Fusha” shpk në zhvillimin e projektit për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar;

Paraqitjen e një pasqyre financiare që pasqyron garancinë ekonomike të partnerit privat dhe/ose çdodokument tjetër provues nga pala financuese, nëse ka, për garantimin e zhvillimit të projektit;

Sigurimin e kontratës të depozituar në një bankë të nivelit të dytë nga ana e partnerit privat, ose nga një kompani sigurimi që operon në Shqipëri, përpara përmbylljes së negociatave dhe pasqyrimin e kësaj të dhëne në relacionin përmbyllës;

Të drejtat e institucioneve përgjegjës pjesë e komisionit për të ndjekur dhe monitoruar procesin e ndërtimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe cilësinë e shërbimeve që duhen përmbushur nga partneri privat;

Miratimi i kushteve të kontratës Kushtet e kontratës së negociuar do të kalojnë me dhënie pëlqimi në parim nga Këshilli Bashkiak me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të këshillit dhe do të dërgohet zyrtarisht nga Bashkia Tiranë pranë ministrive pjesë të komisionit të negocimit, me qëllim dërgimin për miratim në Këshillin e Ministrave.

Kontrata do të nënshkruhet nga kryetari i Bashkisë Tiranë brenda afatit kohor prej 10 ditësh nga hyrja në fuqi e Vendimit të Këshillit të Ministrave për miratimin e kontratës. Kontrata hyn në fuqi me nënshkrimin nga Kryetari i Bashkisë apo personi i autorizuar prej tij.

Ndërtimi i Teatrit Kombëtar, kompania fituese do të përzgjidhet përmes një procedure të veçantë. Zbardhet drafti i qeverisë Read More »

Kur Likja i presidencës, ishte pa vendosur në stomak “unazën dietiko-elegante”

Dhe populli i voton

1.Kjo karikaturë është bërë, si kartolinë në prag të Vitit të Ri 2011, kshtuar qeverisje së atij viti, si mirënjohje për jetën e lumtur që i kishin sjellë popullit dhe luftën kudnër korrupsionit.

2.Këta dy personazhe, që shikoni në këtë vizatim, janë populli dhe qeveria, ku njeri po dënd barkun, ndërsa tjetri po e ushqen me taksat e tij.

3.Në këtë karikaturë, njëri është “karikatura” Ilir Meta, përfaqësues tipik i qeveritarit, politikanit dhe shtetarit të pangopur.

4.Tjetri është përfaqësuesi i popullit, i cili e ushqen Liken, që të punoj sa më shumë për të zgjidhur hallet e shqiptarëve, siç ka punuar në këto 27 vjet.

5.Likja deklaroi sot nga Pusteci në breg të Prespës, se do t’i bënte pushimet verore, në një vend ku fryn flladi, ku blegërinë qingji e keci, ku këndon gjeli e ku leh qeni stanit

6.Përfaqësuesi i popullit, që jeton në lumturi e bollëk të plotë, i katandisur me “trup elegant” prej palestërës dhe dietës, ka deklaruar se do vazhdoj të mbledh kanoçe e mbetje ushqimore nëpër kazanet e plehrave, ku ka aromën joshëse dhe i lehin qentë e rrugës që mbrohen nga Saliu dhe i hakërrehen për ta larguar nga kazani, mbasi u zënë “dollapin” e ushqimit.

7.Likja është zhytur në stres e panik këto ditë, nga halli se mos i sekuestrojnë pasuritë e shumta që ka vjedhur në këto 27 vite, nëpërmjet fuqisë dhe vulës së politikës e pushtetit.

8.Përfaqësuesi i popullit, duke dëgjuar thirrjet “anti-varfëri” të Lulit e Monës, nuk do largohet nga Shqipëria, mbasi ndihet i lumtur e gjithë shpresë se së shpejti do bëhet si Likja./Pamfleti

Kur Likja i presidencës, ishte pa vendosur në stomak “unazën dietiko-elegante” Read More »

Çmenduria/Detin e kanë “mbytur” bajgat, qeveria merr vendim për të mbrojtur… algat!

Plazhet janë qelbur nga aferat e pista, të “aligatorit” të korrupsionit Vangjush Dako

Një tjetër “çmenduri” ka manifestuar 3 ditë më parë ministri Niko Peleshi, të mbështetur nga kryeministri Edi Rama e krejt kabineti qeveritar, mes tyre edhe ministri i Klosi pastrimit të plazheve të qelbura nga babëzia e Vangjush Dakos.

Pas sqarimit “shkencor”, lidhur me sëmundjen e “Aflatoksinës” në qumësht, për të cilën ministri Peleshi deklaroi se fajin nuk e kanë fabrikat e përpunimit, por disa lopë të “pa ndërgjegjëshme” që kullosin nëpër vende të pa miratuara nga… BE!

Mos u çuditni, por me propozim dhe “argumentim shkencor” të ministrit të Bujqësisë e Ushqimit Niko Peleshi, kabineti qeveritar “Rama-2”, në datën 6 qershor 2018, ka “zografisur” një vendim special për mbrojtjen dhe shtimin e prodhimeve bimore-ujore brenda detit të hapësirës shqiptare.

Sipas Vendimit Nr. 336, datë 06. 06.2018, Këshilli Ministrave ka miratuar e urdhërur për zbatim urgjent, stategjinë shtetërore të rregullave të hollësishme për prodhimin, rastet përjashtuese të prodhimit dhe kontrollin biologjik të algave të detit.

Qeveria bënë mirë që merret edhe me këto hapitate e prodhime ujore natyrale, të cilat pasi nxirren nga deti, përpunohen industrialisht nga agro-biznesi.

Madje me këtë rast, qeveria mbështet edhe “programin” e punësimit privat që ka Vangjush Dako në Durrës, ngaqë po i bie bzinesi i ndërtimit, mbasi në Durrës po mbarojnë sheshet për kulla.

Kur e lexon këtë vendim, të jep “shijen” e talljes së turpshme, që qeveria vazhdon e bënë me pushuesit shqiptarë dhe të huaj, që preferojnë plazhet shqiptare!

Mirëpo, tjetër “daulle” e shqetëson plazhin dhe detin në Shqipëri, tjetër “violine” i bie qeveria! Është anormalitet marrja e këtij vendimi “special”, për të mbrojtur dhe shtuar algat në det, kur detin e kanë mbushur… bajgat!

Këto, nuk janë bajgat e lopëve që zbresin në plazhe nga kodrat dhe malet, por janë ujërat e zeza, që vërshojnë “lumë” nga halet (WC) e hoteleve, moteleve, restoranteve, banesave, pallateve, lavazheve, fabrikave. ofiçinave të ngritura buzë detit dhe biznesve të tjera, të cilat delenxhiu pazarxhi Vangjush Dako, jo vetëm i ka pajisur me leje bashkiake ndërtimi antiligjore e klientliste për të mbushur thasët me miliona, por sipas “pazarit” paraprak, po i lejon të derdhin ujërat e zeza brenda në det.

Dhe askush nuk e kap “për veshi” e ta çojë përpara ligjit, këtë xhuxh-maxhuxh “gjigand” të aferave, korruptive, abuzimeve me detyrën dhe shkatërrimin përfundimtar të mjediseve publike në bregun e Durrësit, sidomos detin e ka kthyer në gropë septike, brenda së cilës rriten edhe algat, që kërkon të mbledhë e përpunoj qeveria!/Pamfleti

Çmenduria/Detin e kanë “mbytur” bajgat, qeveria merr vendim për të mbrojtur… algat! Read More »