Aktualitet

Alarm! Këto qarqe rrezikohen nga zjarri si pasojë e temperatureve ekstreme

Javën e dytë dhe të tretë të muajit qershor pritet të vijojnë temperatura të larta mbi 30 gradë. Në pasditen e të dielës nuk do të ketë reshje shiu perveç se në dy qarqe Shkodër e Kukës që pritet të jenë mesatare sipas accuweather.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) “S’KA RREZIK” në të gjithë territorin. Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Fier (Jugperëndim), Vlorë (Veri dhe Jugperëndim) dhe Korçë (Juglindje) ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, dt.10) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato pritet të jenë lokalisht mesatare.

Nesër (e hënë, dt.11) reshjet do të vijnë duke u pakësuar, duke u kufizuar në terrenet kodrinore-malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumё të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.

ERA

Sot pasdite (e diel, dt.10) dhe nesër (e hënë, dt.11) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.

Alarm! Këto qarqe rrezikohen nga zjarri si pasojë e temperatureve ekstreme Read More »

Guvernatori Gent Sejko i jep zyrtarisht Linda Ramës Bankën Kombëtare Greke “NGB Albania”, dyshime për paratë e kryeministrit në parajsat fiskale. Frika e FMN

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e datës 6 qershor 2018 ka marrë vendime tepër të rëndësishme, mes të cilave dhe tjetërsimin e disa bankave në nivelit të dytë.

Përfituese direkte ka qënë Banka Amerikane e Investimeve sh.a. që ka kryetare të Bordit Mbikqyrës të saj Linda Ramën bashkëshorten e kryeministri Edi Rama, e cila ka marrë në zotërim 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a.

NBG Albania sh.a. është Banka Kombëtare Greke, performanca e të cilës ka qënë në nivele të mira dhe për shkak të dërgesave të parave nga ana e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe që llogariten në mbi 1 milionë emigrantë.

Në këtë mënyrë bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë ka marrë në dorë një aset shumë të rëndësishëm, ndërkohë që Guvernatori Gent Sejko me këtë lëvizje tregon bashkëfajsinë për zhdukjen e parave të kryeministrit dhe bashkëpuntorëve të tij në parajsat fiskale.

Lëvizje këto vetëm  e  vetëm për të garantuar jetëgjatësinë e tij në krye të Bankës së Shqipërisë në këto momente turbullire dhe shansi përfitimi monetar.

Njëherësh është shpërfillur dhe kërkesa e Fondit Momnetar Ndërkombëtar që të merret në konsideratë kujdesi në ndërrimin e pronësisë së bankave, të cilat do monitorohen.

Më konkretisht, në mbledhjen e datës 6 qershor 2018, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, përveç vendimit për uljen e normës bazë të interesit në nivelin 1.00% dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.10% dhe 1.90%, si dhe vendimit për ndërmarrjen e operacioneve të blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor, mori në shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin paraprak për zotërimin nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a. të 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a.

Në bazë të këtij vendimi, Këshilli Mbikëqyrës miraton paraprakisht zotërimin e 100 për qind të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit aksionar të Bankës NBG Albania sh.a. nga Banka Amerikane e Investimeve sh.a.
Duke e kaluar tërësisht kapitalin e kësaj banke në duart e bankës ku është kryetare e bordit mbikqyrës, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama.

Shitblerjet e bankave, FMN rekomandon të monitorohet me kujdes ndërrimi i pronës
Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e parë të post-monitorimit pas përfundimit të programit me Shqipërinë, vlerësoi të qëndrueshëm sistemin bankar, edhe pse sfidat strukturore dhe çështjet e trashëgimisë së krizës vazhdojnë të peshojnë në bilancet e tyre.

Baza e financimit të bankave mbetet shumë e qëndrueshme, me një raport kredie ndaj depozitave prej rreth 52%.

Depozitat vazhdojnë të rriten në mënyrë të moderuar, veçanërisht në monedhë të huaj. Kredia për sektorin privat mbetet e dobët, si pasojë e NPL-ve të larta dhe kërkesës së vakët të bizneseve.

Për pasojë, bankat vazhdojnë të investojnë më shumë në obligacione sovrane të qeverisë shqiptare, si dhe duke kredituar biznese jashtë vendit.

Fondi vë në dukje se, autoritetet në Shqipëri kanë ndërmarrë disa hapa për të zbutur rreziqet e kreditimit jashtë vendit, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit dhe inspektimet e përbashkëta me rregullatorët ku operojnë këto biznese.

FMN thotë se adresimi i kuadrit të zgjidhjes së NPL është vendimtar për rigjallërimin e huadhënies bankare. Stafi theksoi nevojën për të përshpejtuar reformat, duke përfshirë masat lidhur me ekzekutimin e kolateralit, siç janë tarifat e suksesit për përmbaruesit dhe rregullimin e marrëveshjeve të ristrukturimit jashtë gjykatës.

Këta faktorë janë pengesa kryesore për rritjen e kredisë. Ndërkohë që kredia pritet të rimëkëmbet këtë vit, 2018, autoritetet duhet të mbajnë në vëmendje dhe të monitorojnë nga afër rreziqet potenciale që lidhen me ekspozimet e mëdha të korporatave dhe rritjen në sektorin e ndërtimit.

Disa banka të BE kanë njoftuar synimin e tyre për të shitur degët e tyre shqiptare. Pjesa e tregut të bankave në pronësi të BE-së ka rënë nga 67% në 2013 në 52% në fund të vitit 2017.

Fondi vë në dukje se, interesi i investitorëve me përvojë bankare mbetet i kufizuar. Sigurimi që pjesëmarrësit e rinj të tregut kanë përvojë solide bankare dhe përmbushin kriteret e përshtatshme për të vepruar në tregun bankar shqiptar është një çështje kritike. Një dalje e menjëhershme ose një zhvendosje e portofolit nga një bankë e madhe mund të përbëjë rreziqe për tregjet Forex dhe Bonot e thesarit.

Stafi nënvizoi nevojën për një komunikim më të ngushtë me bankat me pronësi nga vendet e BE, bankat mëmë dhe mbikëqyrësit nga këto vende për të siguruar konsolidim të qetë të bankave.

Fondi vlerësoi se përmirësimi i mbikëqyrjes ndaj bankave, i përafruar me standardet e BE-së, do të siguronte BSH-në me shumë mjete për të menaxhuar më mirë rreziqet sistemike të bankave dhe për të forcuar bilancet e tyre. Bankat vendase pritet të përafrohen me kuadrin IFRS9 deri në fund të vitit 2018. Por Fondi kërkon që të forcohet më tej monitorimi i rreziqeve sistemike për të mbajtur nën kontroll rrezikun e huamarrësve të mëdhenj.

Stafi i FMN gjithashtu sugjeroi një diagnozë të jashtme të posaçme, ndoshta nga një autoritet i jashtëm mbikëqyrës për të vlerësuar portofolat me rrezik të lartë dhe për të identifikuar boshllëqet e mundshme në praktikat e menaxhimit të rrezikut, duke u fokusuar në ekspozimet e mëdha. Më në përgjithësi, stafi rekomandoi që BSH të konvergojë në mënyrë progresive drejt zbatimit të Basel III.

FMN theksoi se është e rëndësishme që AMF të përfundojë kuadrin e menaxhimit të krizave për fondet e investimeve, në koordinim me BSH dhe Ministrinë e Financave. Përfundimisht, futja e instrumenteve të reja në bursën e sapolicencuar duhet të rregullohet rreptësisht, pasi standardet e qeverisjes dhe të tregut nuk janë përmbushur aktualisht për të zgjeruar gamën e aktiviteteve tregtare (aktualisht të kufizuara në tregtinë e letrave me vlerë sovrane).

Fondi thotë se, autoritetet shqiptare u pajtuan me stafin për rreziqet kryesore në sektorin bankar, duke mbetur të bindur se kuadri rregullator dhe mbikëqyrës aktualisht në fuqi mund të zbusë këto rreziqe. Autoritetet po planifikojnë të përafrohen gradualisht me standardet rregullatore të BE./Pamfleti

Guvernatori Gent Sejko i jep zyrtarisht Linda Ramës Bankën Kombëtare Greke “NGB Albania”, dyshime për paratë e kryeministrit në parajsat fiskale. Frika e FMN Read More »

“Do t’i këndoj parave që të shtohen”, fallxhorja nga Fieri ‘rrjep’ emigrantin shqiptar

Nëse do ta kishte lexuar “Pinokun”, së paku emigranti 44-vjeçar nuk do të kishte rënë viktimë e një fallxhoreje, e cila i zhvati kursimet e disa viteve me gjasë për t’ia dyfishuar ato. Pasi është kthyer nga Greqia në vendlindjen e tij në Patos, shtetasi me inicialet A.I., ka dëgjuar nëpërmjet të afërmve të tij se në fshatin Radostinë-Vadhizë, Fier, jetonte një grua fallxhore që “bënte mirë” nëpërmjet metodave të saj të magjisë.

Ai i ka dhënë 51-vjeçares Liljana Llapashtica, shumën e 7500 eurove me premtimin se pas një jave do t’i dyfishoheshin, por kur ka shkuar t’i marrë, ka kuptuar se kishte rënë pre e mashtrimit. 44-vjeçari i është drejtuar për ndihmë Policisë, e cila ka vënë në pranga gruan e arrestuar edhe më parë për veprën penale të mashtrimit. banuese në Radostinë-Vadhizë, Fier, e cila ka qenë e dënuar edhe më parë për mashtrim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasen Liljana Llapashtica, 51 vjeçe, banuese në RadostinëVadhizë, Fier (e dënuar më parë për ‘Mashtrim’).

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në datë 08.06.2018, ka nxjerrë urdhër për ndalimin e saj, sepse në datë 30.04.2018 i ka marrë me anë të mashtrimit 7500 euro shtetasit A.I., 44 vjeç, banues në Patos.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ‘Mashtrimi’ parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal”, thuhej në komunikatën e Policisë së Fierit.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, që i referohet dëshmisë së dhënë nga 44vjeçari, ai ka shkuar te fallxhorja pasi…

“Do t’i këndoj parave që të shtohen”, fallxhorja nga Fieri ‘rrjep’ emigrantin shqiptar Read More »

I mori jetën ish-të dashurës dhe më pas vetes, çfarë dëshmojnë banorët e zonës, fjalët e tij të fundit

Ngjarja e dhimbshme e vrasjës së dyfishtë ka tronditur mbarë vendin dhe çdo ditë që kalon dalin informacione të reja përsa u përket viktimave të kësaj ngjarjeje.

Një nga banoret e zonës që punon pranë vendit të ngjarjes, ka treguar momentin e krimit dhe më pas vetëvrasjen e autorit. Ajo thotë se 31-vjeçari e kishte qëlluar një herë ish-të dashurën, më pas ishte ulur pranë saj duke e qëlluar sërish.

Në këtë moment ajo ka vdekur në vend. Ndërsa më tej, dëshmitarja tregon se ka lajmëruar Policinë. Në kohën që në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Njësisë “Shqiponja” dhe po i bënin thirrje autorit që të hidhte armën e të dorëzohej, ai kishte kaluar nga ana tjetër e rrugës dhe është vetëvrarë në sy të policëve.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, dëshmitarja tregon rrethanat e krimit dhe përballjen me autorin, i cili i ka thënë që s’duhej të kishte frikë se nuk do e vriste.

A i njihnit dy të rinjtë?

Jo, as nuk i njoh as nuk i di. Atë djalin si fytyrë e kisha parë këtu, këto tri ditët e fundit. Vinte çdo ditë në mëngjes. Kurse vajzën nuk e kisha parë asnjëherë.

A arritët të shihnit se si ndodhi ngjarja?

Për ta parë nuk e pashë dot, sepse ka ndodhur pas këtyre shkurreve dhe nga aty nuk duket asgjë. Kur dolëm ne e kishte vrarë ai, ç’të shikonim. As për të dëgjuar nuk dëgjuam gjë.

Nuk pati debat para se të qëllonte vajzën?

Mund të kenë debatuar, sepse dëgjoheshin disa zëra, por se për çfarë nuk mund ta them, sepse nuk dëgjohej biseda.

Po krismat i dëgjuat?

Po, fillimisht dëgjova dy krisma, po mendova mos ishin kapsolla. Pastaj e pashë që po trembte njerëzit në rrugë. Më pas kaloi matanë, në krahun tjetër të rrugës dhe vrau veten. Kur erdhi Policia e vrau veten.

Pra, e vrau vetën në prezencën e policisë?

Po, po në sy të policisë u vetëvra. Kur erdhën ata të “Shqiponjave”, ata me motorë dhe i kërkonin të dorëzohej, të hidhte armën, ai e ktheu nga vetja dhe vrau veten.

U përballe në ndonjë moment me djalin?

Po në një moment e pashë, pasi kishte vrarë veten. Dola në rrugë të shihja se çfarë po ndodhte dhe e pashë djalin që ishte me pistoletë në dorë. U frikësova me thënë të drejtën. Sepse e pashë edhe vajzën që ishte shtrirë e gjakosur në trotuar. “Mos ki frikë se nuk të vras”, më tha. Unë desha të shkoja të ndihmoja atë vajzën, por u tremba.

Po pistoletën e mbante gjithë kohës në dorë?

Në dorë, në dorë. E lëshonte në tokë në ndonjë moment. Pastaj e merrte prapë, bënte sikur e mbushte, e ulte me tytë nga trotuari. Por në dorë e mbante derisa erdhi policia. Por me aq sa pashë unë, nga veprimet që bënte pas ngjarjes, ai e kishte të ndarë mendjen që pasi vrau atë do vriste edhe veten.

Vajza kishte vdekur në vend?

Vajza vdiq në vend kur i qëlloi për herë të dytë. E qëlloi një herë, pastaj herën e dytë ishte ulur afër asaj, e gjuajti edhe një herë dhe ajo vdiq në vend. Kur shkova unë ta shihja, ishte e mbuluar në gjak.

Sa zgjati ngjarja? Sa kohë pasi vrau vajzën qëlloi edhe veten?

As 15 minuta nuk ka zgjatur e gjithë ngjarja. Unë ndërkohë kisha lajmëruar Policinë dhe më thanë që po niseshin menjëherë. Si unë mund t’i kenë lajmëruar edhe të tjerë. Ishte ora 08:10 dhe kishte shumë njerëz që kalonin në rrugë e të tjerë që mund të kenë dalë nëpër dritaret e pallateve. Por ai sa erdhi Policia e vrau edhe veten.

Çfarë bënte gjatë këtyre 15 minutave?

Asgjë. Ecte sa para mbrapa me pistoletë në dorë. Një herë u ul aty tek ajo, pastaj sillej vërdallë, derisa kaloi nga krahu tjetër i rrugës, afër një peme dhe vrau veten. Gjatë kohës që rrinte aty afër vajzës në trotuar, nuk i afrohej asnjë kalimtar. Të gjithë kishin frikë dhe kalonin nga krahu tjetër.

Madje, një nga banorët kur po kalonte afër vajzës e ka pyetur se çfarë i kishte ndodhur që ishte e gjakosur. “E vrava unë”, i ka thënë djali. “Po pse?”, e ka pyetur ai. “Se më ndau nga familja”, i është përgjigjur. Kaq, s’di çfarë t’ju them më shumë, sepse nuk dëgjova asgjë se për çfarë mund të jenë zënë. Se nuk pati të bërtitura.

Pra, ju thoni që nuk kanë debatuar?

Nuk di ta them këtë. As nëse po ecnin bashkë apo ky ishte para apo pas vajzës. Unë thjesht në një moment dëgjova një të bërtitur dhe mendova se çfarë ndodhi. Para një jave doli një gjarpër këtu dhe u trembën kalimtarët dhe po bërtisnin.

Mendova mos kishte dalë prapë. Por në asnjë moment nuk më shkoi mendja te ndonjë vrasje. Dola të shihja dhe rastisa përballë djalit që ishte me pistoletë në dorë. Ai tha të mos kisha frikë, por kur pashë pistoletën dhe vajzën e gjakosur, e kuptova se çfarë kishte ndodhur.

I mori jetën ish-të dashurës dhe më pas vetes, çfarë dëshmojnë banorët e zonës, fjalët e tij të fundit Read More »

Porti i Vlorës, i dyti për nga madhësia në vend, pritet të ketë një terminal të ri pasagjerësh.

Porti i Vlorës, i dyti për nga madhësia në vend, pritet të ketë një terminal të ri pasagjerësh.

Punimet për terminalin e ri po ecin me intensitet të lartë, ndërsa synohet që të përfundojnë në një kohë sa më të shkurtër.

Drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj, tha për ATSH-në se deri tani punimet po ecin me ritme të kënaqshme dhe shpresojmë që së shpejti të jetë në dispozicion të udhëtarëve”.

Sipas tij, në terminalin e ri do të ketë shtim të shërbimeve që do të bëjnë të mundur edhe përballimin e gjithë fluksit edhe gjatë verës.

“Terminali i ri , po ndërtohet me një fond prej 250 milionë lekësh. Në krahasim me terminalin e vjetër që kishte një sipërfaqe prej 300 m, terminali i ri do të te 1200 m në katin e parë dhe 1000 m në katin e dytë”.

Projekti i ri për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në Portin Detar të Vlorës konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit; në krijimin e një projekti bashkëkohor për shpejtësi në veprime dhe kontrolle; krijimin e një terminali me kapacitet të plotë për çdo periudhë lëvizjesh.

Objekti shtesë në portin ekzistues është parashikuar dy kate me lartësi maksimale prej 7.5m. Në katin përdhes, në të cilin do të pozicionohet lëvizja e pasagjerëve, do të ketë kryesisht ambiente ndihmëse për to./atsh

Porti i Vlorës, i dyti për nga madhësia në vend, pritet të ketë një terminal të ri pasagjerësh. Read More »

Vlorë/Sherr masiv mes policisë bashkiake dhe biznesmenëve për çadrat e pushimit

Ka pasur përplasje fizike për plazhet në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Efektive të policisë bashkiake kanë pasur konfrontime fizike me operatorët turistike (biznesmenë) që kanë në administrim plazhet.

Disa prej operatorëve privat të bizneseve përgjatë vijës bregdetare janë shoqëruar në polici, dhe janë mbajtur disa orë për të dhënë sqarime.

Incidenti ka ndodhur për shkak se policia bashkiake ka hequr çadrat e plazhit natën dhe pa paralajmërim, teksa më herët ka qenë po vetë bashkia, që u ka dhënë leje për sistemim të plazhit.

I gjithë sherri ka ndodhur në prani të turistëve, që kishin shkuar sot në Vlorë për të kaluar fundjavën.

Plazhi për të cilin ka nisur konflikti, prej vitesh administrohej nga operatorë të hotelerisë, ndërsa bashkia, pa njoftuar, ka dhënë një tjetër leje shfrytëzimi provizore për një tjetër subjekt.

Vlorë/Sherr masiv mes policisë bashkiake dhe biznesmenëve për çadrat e pushimit Read More »

”Më mësove shumë në jetë, të kam shumë borxh”, mesazhi prekës i të birit të Fadil Vokrrit për humbjen e të atit

Presidenti i Federatës kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme mëngjesin e së shtunës si pasojë e një ataku kardiak gjatë kohës që ishte duke kryer ushtrime fizike në palestër. Por djali i tij, Gramoz Vokrri thotë se i ati i kishte mësuar shumë gjëra me rëndësi në jetë.

Ai thotë se i ka shumë borxh ish-sulmuesit të Prishtinës, Partizanit dhe shumë skuadrave tjera.

Statusi i Gramoz Vokrrit në Facebook:

“Të gjithë të njohin si legjendë, por unë të njoh si baba, [si] njeriun që më mësoi gjëra më rëndësi në jetë: respekt, humanizëm dhe punë.

Të kam aq shumë borxh!

Pusho në paqe baba legjendar!”

”Më mësove shumë në jetë, të kam shumë borxh”, mesazhi prekës i të birit të Fadil Vokrrit për humbjen e të atit Read More »

Librazhd, mes bukurive mahnitëse të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Për dy ditë me radhë një grup të rinjsh, që mendohet se nesër do të jenë udhërrëfyes dhe pjesë e stafit promovues, ndërmarrin një udhëtim kryq e tërthor hapësirave të Parkut Shebenik-Jabllanicë. Organizatorë të këtij aktiviteti njohës dhe eksplorimi janë dy shoqata, Egnatia dhe Qendra Eden. I bashkohemi edhe këtij grupi, natyrisht duke marrë edhe pajisjet e nevojshme me vete.

Për të shkuar deri në Parkun Kombëtar Shebenik- Jabllanicë na u desh të preknim fshatrat si: Nisja që u bë nga qyteti mrekullueshëm  i Librazhdit duke kaluar në Togëz, Zgosht, Lunik, Llangë Stëblevë,në Liqenin e bukur të Fushë Studnës deri në destinacionin e fundit  Fusha e Letmit. Në fshatin Zgosht arritëm të vizitonim një ndër xhamitë më të  vjetra të zonës, e cila zanafillën e saj e ka rreth 500 vite më parë. Ngjitur me xhaminë ka hapur kurorën një rrap me një vjetërsi 200-vjeçare, i vetmi objekt që i rezistoi sistemit komunist. Zgoshti dhe Luniku na ofroi mundësinë  të shijonim një larmirëshmëri  të florës dhe faunës.  Zgoshti dhe Luniku, thonë se ka një mijë e një burime. Pak me lart Lunikut gjendet një tjetër fshat i vogël i ndërtuar në buzë të një zalli, ku karakteristikë janë shtëpitë-kulla me çati prej rrase. Gjatë rrugëtimit gjithashtu u njohëm dhe me pemën ombrellë “Rrapi i Taksimit”, monument natyre, që gjendet në majë të një mali dhe mund të kundrohet më së miri nga të gjitha anët e horizontit.

Pasi arritëm në Fushë-Studë , ndalesa u krye me të njëjtin emër, një liqen mjaft piktoresk, ku pamja që të rrethon të krijon idenë e një ballkoni të bukur pranveror nga ku mund të kundrohet më së miri e gjithë pamja spektakolare e Liqenit, që të mbërthen e s’të lë të largohesh. Teksa hedh vështrimin në të, të duket sikur ke përballë një pikturë në të cilën treten e harmonizohen mijra ngjyra, të dukshme e të padukshme. Liqeni i Fushë-Studës është  i paimagjinueshëm.

Pas shijimit të këtyre bukurive nisemi për një ndalesë tjetër ku gjatë rrugëtimit njihemi me mjaft bimë tipike të zonës. Peizazhi piktoresk na shoqëron gjatë gjithë rrugëtimit. Ajri i pastër i ndërthurur me aromën karakteristike të luleve e cicërimat e zogjve, qyqes, gjelit të egër, bilbilave etj. të fusin në një botë tjetër, diverse nga ajo që përjetojmë çdo ditë.

Nën shoqërinë e kësaj energjie pozitive nisemi për në “Shpellen e Akullit”, ose, siç quhet ndryshe “Shpella Eremite”, ku ing. Barjam Kullolli dhe  Ornela Poçi gjatë gjithë rrugës  na shpjeguan për gjithçka që ne ishim kuriozë. Shumë pranë Shpellës së Akullt gjendet dhe fusha e Letmit, e cila është përdorur për kullotën e bagëtive dhe vitet e fundit është përdorur si vend për festën e 2 Gushtit e organizuar nga komuna Lunik. Një lëndinë disa qindra hektarë dhe me një shumëllojshmëri lulesh duke filluar nga më i rralli dhe më i bukuri, Ylli i Alpeve e duke vazhduar me të tjerë.

Pasi ndahemi nga kjo fushë, gjendemi pranë Shpellës së Akullit që daton gjatë shek II-III, në kohën e sundimit bizantin. Shpella e Akullt është përdorur kryesisht për banim, dhe ketë e tregojnë me se miri pikturat që ndodhen në të. Në Shpellën e Akullt ndeshësh me stalaktitet e stalakmitet llojë-lloj formëshe. Kjo shpellë me një thellësi dhjetëra kilometra ka nevojë edne për eksplorim. Nëse arrin të zbresësh pak më në thellësi të saj do të ndjesh ajrin e ftohtë dhe pikat e ujit, të cilat pas shkrirjes bien mbi shkëmbinj duke krijuar një si melodi të këndshme që të shoqëron gjatë gjithë qëndrimit në të. Impresioni dhe dëshira të bën të mos ndahesh prej saj, por koherenca kohore nuk na lejon të qëndrojmë më shumë.

Nisemi përsëri andej nga erdhëm duke mbajtur me vete këto mbresa të paharrueshme,që rrallëkush mund t’i prekë. Nuk gjejmë fjalë të falënderojmë drejtuesit e projektit që na dhanë këtë mundësi. Ishim të parët që ndenjëm kaq gjatë dhe udhëtuam kaq shumë në këto mrekulli. Një guidë e tillë është ndër të rrallat që organizohet në këtë mënyrë. Ndoshta për këtë rrugëtimi quhej “Ambasadorët e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”.

Projekt trajnues i Shoqatës Egnatia dhe Qendrës Eden

Shoqata Egnatia në bashkëpunim me Qendrës Eden, në kuadër të projektit “Ambasadorët e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”, organizuan para disa ditësh një rrugëtim trajnues me të rinj të zonës, ku veç anës teorike dhe vënies në zbatim të njohurive të marra, u shijuan më nga afër këto bukuri. Sipas informacionit që na jep drejtuesi i Shoqatës Egnatia, zoti Agim Blloshmi, rrugëtimi pati si synim trajnimin dyditor, ku u përfshinë të rinj të zonës ku do të në zhvillohet projekti, të cilët u ushtruan se si të jenë udhërrëfyes të një guide natyrore në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Programi i trajnimit u zhvillua sipas eksperiencës holandeze të Qendrës Eden me programin e saj të përshtatur në kontekstin lokal. Trajnimi u përqendrua  në tre sesione kryesore: Teknikat dhe aftësitë e udhërrëfimit, hartimi i programeve përkatëse të identifikimit dhe promovimit të vlerave të parkut, udhërrëfimi natyror si profesion dhe teknikat e markimit të shtigjeve.

content-shebenik_jabllanica_1-1354527765

Guidë

Çfarë gjen në këtë park?…

Shebenik-Jabllanica shtrihet në pjesën lindore të rajonit të Librazhdit dhe përfshin malet me të njëjtin emër kufizues me Maqedoninë. Parku ka shtrirje më të madhe se 40 km, në veri nga fshati Steblevë deri në jug në fshatin Rrajcë, duke mbuluar një sipërfaqe prej 33.929 ha. Malet e Parkut Shebenik – Jabllanicë dominohen nga thepisjet e theksuara dhe variojnë me lartësi nga 300 m deri në 2.262 (Maja Rreshpes-Shebenik).

Po çfarë ofron parku, veç natyrës së bukur?

Popullsia

Në territorin e parkut përfshihen gjashtë Komuna: Stebleva, Luniku, Qendra, Hotolishti, Qukësi dhe Rrajca, gjithsej 12 fshatra si Borovë, Steblevë, Llangë, Zgosht, Letem, Kosharisht, Qarrishtë, Gizavesh, Dorëz, Skroskë (Peshtan), Rrajcë-Skenderbej dhe Rrajcë-Bardhaj. Por ndikimi parkut shtrihet më gjerë edhe në fshatrat Lunik, Librazhd Katund, Dragostunjë, Hotolisht, Buzgarë, Vulçan, Vehçan,  Qukës-Shkumbin, Rrajcë Sutaj etj.

Ujërat

Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vegjël me bukuri madhështore, të cilët ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit. Janë gjithashtu dy lumenj që rrjedhin përmes zonës së Parkut me një gjatësi prej 22 km, përfshirë në veri lumin e Qarrishtës që bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumin e Bushtricës qe bashkohet me lumin Shkumbin.

Klima

Klima në shumicën e parkut bie në kategorinë e klimës mesdhetare, me temperatura mesatare vjetore ndërmjet 7 ° C dhe 10 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë midis 1.300 mm dhe 1.800 mm.

Flora

Parku ka drurë ahu, pishë e zezë, bredh, lis, mështekna, arneni, bush, ajdes, panjë, shelg, lajthi, shkozë, mëllezë, vidh, vodhëz të egër, qershi të egër, boronicë, gorricë, dardha të egër, trëndafil të egër, çaji i mali, sanza dhe më i rralli, endemiku ylli i alpeve.

Fauna

Speciet kryesore të faunës janë: ariu i murrmë, ujku, vjedulla, dhelpra, ketri, nusja e lalës, shqiponja, skifteri. Më të rrallë janë: zardafi, derri i egër, kaprolli, dhia e egër, rrëqebulli, gjeli i egër, trofta e malit.

Veprimtari  kulturore e sportive

Në këtë zonë, komuniteti organizon mjaft aktivitete social-kulturore tradicionale, të cilat janë e vetmja frymëmarrje e këtij komuniteti. Festat kryesore që zhvillohen në këtë zonë janë: Festa“Dorëz”, festë mjaft e madhe, me aktivitete kulturore tradicionale në terren natyror. Po ashtu, festa e Shëngjergjit në Stëblevë, e Qarrishtës, e Rrajces, e Lunikut, etj.

Parku, kaq pranë dhe kaq larg!…

Ndër parqet kombëtaret shqiptare, Parku Shebenik-Jabllanicë njihet si një nga më të mëdhenjtë, më të bukurit dhe më mbresëlënësit në vend. Ky park, gati i virgjër, ka një inventar të pasur të të gjitha llojeve të drurëve dhe shkurreve pyjore, bimë barishtore dhe lule të rralla; një faun të pasur me llojë-lloj kafshësh e shpendësh të egra; ka maja, sheshe alpinë, liqene, burime të ftohtë dhe plot çudira të tjera për marshime, ekskursione, veprimtari sportive, mundësi për aktivitete shkencore etj. Të gjitha këto që thamë më sipër përbëjnë potenciale të larta eko-turistike, por që fatkeqësisht deri më sot janë shfrytëzuar pak ose aspak, për shkak të politikave dhe interesave të të çastit, indiferente, që gjoja luftojnë për “bukën e gojës” dhe turizmin e quajnë një luks që ende nuk i ka ardhur koha!… Është kjo arsyeja që bukuritë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë nuk njihen, por edhe nuk janë

veshje tradicionalepromovuar aq sa duhet.

E, megjithatë, në mënyrë natyrore dhe spontane, vitet e fundit parku ka marrë jetë në zhvillimin e turizmit malor. Në të po vijnë për herë e më shumë njerëz dhe po shihet një interes jo i vogël, por krahasuar me zonat simotra të Alpeve të Veriut, ende ka nevojë për investime në infrastrukturë, sinjalistikë, informim dhe ndërgjegjësim të banorëve, së pari, për ruajtjen e potencialeve natyrore, e më pas në zhvillimin e metodës së duhur të komunikimit dhe shërbimit tek vizitorët. Të gjitha këto krijojnë mundësi për t’i dhënë jetë formave ekzistuese juvenile të ekoturizmit, gjithashtu edhe formave të reja të tij.

Turizmi në këtë zonë akoma është në fazat e para të zhvillimit. Vizitorët janë të pakët dhe të vetëorganizuar. Kjo kur zona e parkut, përveç vlerave turistike ka edhe pasuri kulturore e tradita të hershme. Ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët, studiuesit, etj. Përmendin psh, Fshatin Llangë me shtëpi karakteristike me mure guri, trekatëshe, shumëvjeçare; Kishën e Koshorishtit, ndërtuar në një shpellë në shek. II para erës sonë; liqenet karstike Shebenik, liqenin e Fushë Studnes, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut, e shume të tjera.

SAM_2285

Librazhd, mes bukurive mahnitëse të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë Read More »