Aktualitet

Dokumenti sekret i SHIK për Azem Hajdarin, shpërthen keq ndaj gazetarit Rudina

Rudina Hajdari, deputete në rradhët e partisë Demokratike ka reaguar pas arrtikullit, “Zbulohet Raporti Sekret i SHIK në 98: Konflikti mes Azem Hajdarit e Haklajve për hasmëri dhe trafik armësh”.

Sipas saj ky shkrim është “keqdashës, me qëllime të dukshme për egoizimin apo egërsinë e disa individëve, është një shfaqje e shëmtuar që nuk mbron sovranin, por e keqdrejton dhe e mashtron atë.”

Postimi i plotë i deputetes Hajdari:

Pyetja e parë që më lindi kur lexova artikullin “Zbulohet Raporti Sekret i SHIK në 98: Konflikti mes Azem Hajdarit e Haklajve për hasmëri dhe trafik armësh” të datës 10 Qershor, 2018 ishte “Kush qenka ky që merr përsipër të artikulojë të tilla gënjeshtra?”.

Pra, pas gati 20 vitesh, ky dokument “top sekret” dhe ky titull që vulon vrasjen e Shekullit, siç e ka quajtur me të drejtë shkrimtari Ismail Kadare, i dhënka “dritë” një gazetar që mban emrin Erald Deliu.
Për kuriozitetin tim e kërkova në google duke pritur të zbuloja një gazetar të mirënjohur, që më paska rrëshqitur, i cili bën këtë zbulim kaq të madhë eksluzivisht për gazetën “Panorama”. E për çudi ai ishte një djalë i ri, pa imazh publik në gazetari, që i kishin dhënë përsipër këtë detyrë kaq të madhe për shpatullat e tia.

Në raste të ngjashme, në gazetarinë e vendeve perëndimore, gazetarët e mirënjohur presin tërë jetën t’u jepet mundësia për të shkruar një artikull të tillë, i cili minimalisht duhet të mbajë emrin e kryeredaktorit apo të zëvendës kryedaktorit, apo mbetet anonim në rastet kur artikulli është shumë sensitiv dhe përben rrezik.

Pra, duke u nisur vetëm nga ky detaj i thjeshtë, kupton se ky nuk është një nga ato rastet që mediat po raportojnë një informacion të rëndësishëm në interes të opinionit publik, siç kemi parë të ndodhë në vende të tjera, ku gazetaria merret seriozisht.

Ky është një rast tipik i servirur nga bodrumet e disa individëve, që luajnë “topa djegësi” me njëri tjetrin. Ky grup njerëzish fabrikon informacione “Sekrete”, “Ekskluzive”, “Konspirative” për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Qëllimi i tyre është që t’ia ushqejnë publikut këtë fabrikim deri në ngopje me shpresën se ky informacion i paqenë do të transformohet dhe do të përceptohet si e vërtetë e dukshme për publikun dhe pikërisht për këtë ata paguhen poshtë tavolinave.
Përveç kësaj, le të marrim si të vertetë rastin se ekziston një dokument i tillë “Top Sekret”. Atëherë si ka mundësi që kjo gazetë serioze publikon një dokument që kompromenton një dosje gjyqësore? A është mënyra e duhur për t’u sjellë në të mirë të publikut në momentin që ky dokument synon të ndikojë mbi procesin gjyqësor dhe nuk e respekton atë, duke dhënë informata që nuk duhet të publikohet në gazetë por në një sallë gjyqi?

Këto prova të reja duhet të sillen nga avokati i të pandehurit, prokuroria dhe gjyqtari duhet të bëjë gjykimin duke ndjekur me rigorozitet çështjen dhe të marrë vendim të pandikuar nga opinionet publike apo nga ndikime të tjera të jashtme.

Pra, me pak fjalë ky dokument nuk i shërben opinionit publik nëse ai dëmton një vendim të gjykatës. Opinioni publik ka të drejtë të ketë akses në një drejtësi të pavarur dhe që punon pa ndikimin e mediave apo politikanëve. Nëse drejtësia nuk i shërben publikut, ateherë kujt i shërben?

Fatkeqësisht, disa nga gazetarët tanë janë lajkatarë që shumëfishojnë dafinat dhe komplimentat për politikanët tanë në mënyrë indirekte dhe ky lloj servilizmi gjithmonë kthehet në tradhti në momentin që gazetari apo analisti shikon një rrezik përpara. Me pak fjalë, ky është kodi i komunikimit të tyre me politikanët, në mënyrë që të rrisin influencën e tyre apo të arrijnë qëllimet e tyre. Ky është realiteti i trishtë, për sa kohë kemi përballë një tufë mediokrësh që shpesh e shesin veten për të zgjuar por nga tjetër janë komplet të dominueshëm herët a vonë.

Konkluzioni im për këtë artikull është ky se përveç se është një artikull keqdashës, me qëllime të dukshme për egoizimin apo egërsinë e disa individëve, është një shfaqje e shëmtuar që nuk mbron sovranin, por e keqdrejton dhe e mashtron atë. Historia që artikulli përpiqet të tregojë nuk i shërben askujt.

Për fat të mirë koha ka dy duar, me një dorë ajo përmbys dhe me një dorë ndërton. Nëse ka një gjë që e mat veprën e një individi, që mundohet të ndërtojë të ardhmen e vendit është vetë-sakrifica. Heroizmi i çdo individi i ka rrënjët në vyrtytin e sakrificës dhe vendosjen e interesit të tjerëve para interesit personal, në të mirë të shumicës, apo në të mirë të vendit. Ky njeri për shumë shqiptarë ishte dhe vazhdon të jetë Azem Hajdari, që dha jetën për demokracinë e Shqipërisë.

Dokumenti sekret i SHIK për Azem Hajdarin, shpërthen keq ndaj gazetarit Rudina Read More »

Ndryshimi i papritur në këmbimin valutor nuk pritej! Një lëmsh i vërtetë sot, të gjithë me humbje nëse shkëmbeni para

Në tregun valutor vendas euro ka shënuar rënie sërish krahasuar me ditën e djeshme, euro sot blihet me 127 lekë dhe shitet me 128.20 lekë.

Ndërkohë sa i përket dollarit ai blihet sot me 108 lekë dhe shitet me 109 lekë. Parashikohet rënie në 107.50 lekë

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rënie, blihet me 144 lekë dhe shitet me 145.50 lekë. Një rritje parashikohet sot ne tregun e paundit britanik drejt nivelit 156 lekë.

Dollari australian, ditën e sotme blihet me 82 lekë dhe shitet 83 lekë.

Përsa i përket monedhave të tjera, ato këmbehen si më poshtë:

Ndryshimi i papritur në këmbimin valutor nuk pritej! Një lëmsh i vërtetë sot, të gjithë me humbje nëse shkëmbeni para Read More »

Investimet e huaja u rritën me 61.6% në tremujorin e parë 2018

Investimet e huaja direkte shënuan një rritje të ndjeshme me 61.6% në tremujorin e parë të vitit 2018, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës Qendrore, investimet e huaja në tremujorin e parë të këtij viti arritën në vlerën 283 milionë euro, duke ndjekur ecurinë pozitive të rritjes me 22% edhe në tremujorin e fundit.

Në këtë tremujor investimet u përqendruan kryesisht në sektorin e energjisë (në masën 62%), në sektorin e hidrokarbureve (me rreth 10%) dhe atë të ndërmjetësimit financiar (në masën 8%).

Vlerat e larta të investimeve të huaja mbetet një ndër kontribuesit kryesorë në rritjen ekonomike të vendit gjatë viteve të fundit dhe një nga shtysat kryesore për rritjen e punësimit dhe të ardhurave ekonomike.

Ndërkohë që sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e huaja direkte kanë qenë një faktor me ndikim të rëndësishëm në balancat e tregut valutor./atsh

Investimet e huaja u rritën me 61.6% në tremujorin e parë 2018 Read More »

Skandali/ QSUT lë pacientët pa ilaçe dhe i detyron t’i blejnë privatisht, asgjëson 11 milionë euro ilaçe të skaduara, janë edhe 13 ilaçe rimbursimi

Ka sinjale e hije dyshimi, se mund futen për shitje nëpër farmaci

Një skandal i rëndë është tentuar të mbahet i fshehtë, nga drejtoria e QSUT dhe ministria e Shëndetësië, lidhur me ilaçet që furnizon dhe paguan shteti, për këtë qendër spitalore!

Qytetarët, që halli shëndetësor i ka detyruar të shkojnë në QSUT për shërbim mjekësor, përveç krevatëve e dhomave të shtirmit, zvarritjeve, paaftësisë, shpërfilljes dhe korrupsionit të mjekëve, janë ndeshur përherë edhe me mungesën e ilaçeve, duke u detyruar t’i blejnë ato nëpër farmacitë private rrotul QSUT, ku i adresonin mjekët dhe infermierët pronarë e sekserë.

Mirëpo lajmi që po publikojmë sot, tregon se depot e QSUT paskan qenë “dingas” me ilaçe, por mjekët nuk u nxirrnin, me qëllim që të bënin biznes me faramcitë e tyre, të familjarëve, shokëve e shefave të tyre, por edhe rolin e skeserit, për të marrë përqindjen për çdo recetë të shitur.

Për shkak të kësaj ndyrësie të qëllimshme me refrenin: “Spitali s’ka ilaçe” që qytetarëve, kanë humbur jetë njerëzish, kanë mbetur të gjymtuar shumë të tjerë, kanë mbetur pa mjekim shumë të sëmurë, që nuk kanë pasur fuqi finaciare për të blerë ilaçet privatisht, megjithëse në depot e QSUT ka pasur ilaçe me “tonelata”.

Këtë skandal-krim e provon njoftimi zyrtar i QSUT e cila ka shpallur një tender me vlerë 120 milionë lekë, për asgjësimin e ilaçeve të cilësuara “të skaduara” në depot e saj! Në informacionin që mundi të siguronte “Pamfleti”, thuhet se ilaçet e planifikauara për asgjësim, kanë vlerën 11 milionë euro, të blera me taksat e shiqptarëve, por që nuk janë përdorur as në mësën 40% për trajtimin mjekësor të shqiptarëve!

Burime të tjera nga QSUT, shprehin dyshim dhe paralajmërojnë, se ky skandal do të shoqërohet me një skandal tjetër, mbasi “duar” të pista brenda dhe jashtë QSUT e deri në Ministrinë e Shëndetësië, kanë inskenuar dhe po tentojnë “në grup”, që këto ilaçe të skeduara si të “skaduara”, t’i deklarojnë të asgjësuara me filmim e proces-verbal fals babshkë me firmën asgjësuese dhe, t’i marrin e t’i çojnë për shitje në farmacitë e tyre private, për t’ia shitur popullatës!

Kujtojmë, që brenda sasisë së skeduar si “të skaduara”, janë edhe 13 ilaçe të shtrenjta të listës së rimbursimit, prandaj ky proces asgjësimi edhe nëse ilaçet janë vërtetë të skaduara, duhet të bëhet nën monitorim të plotë e të rreptë, për të evituar rikthimin e tyre për shitje e përdorim!

QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE “NËNË TEREZA”

  1. Emri dhe adresa e Autoritetit Kontraktor: Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Adresa Rruga e Dibrës Nr. 372, Tirane, Tel/Fax Tel. +355 42 362 627 Fax. +355 42 363 644, E-mail [email protected]

  2. Lloji i procedurës se prokurimit: Procedurë e Hapur

  3. Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër : Asgjesimi i mbetjeve spitalore farmaceutike (barnave dhe materialeve mjekësore të skaduara) në QSUT për vitin 2018

  4. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-73655-06-06-2018

  5. Fondi limit: 10,284,483.84 (dhjetë milionë e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre, pikë 84) lekë pa TVSH.

  6. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: Nga nënshkrimi, deri në 31/12/2018, ose deri në asgjësimin e plotë të sasisë totale, të mbetjeve farmaceutike të skaduara, nëse kjo realizohet përpara 31/12/2018 7-

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02/07/2018 (dd/mm/vvvv) Ora: 10:00 8. Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 02/07/2018, Ora: 10:00

Skandali/ QSUT lë pacientët pa ilaçe dhe i detyron t’i blejnë privatisht, asgjëson 11 milionë euro ilaçe të skaduara, janë edhe 13 ilaçe rimbursimi Read More »

Ilir Meta, “mal” me miliarda lekë nga bizneset e guroreve, fitimi vjetor është 2 herë më i madh se buxheti i Bashkisë Skrapar

Nuk ka më “Gërmë Tare, gërmo”, sepse “Tarja” (drejtësia) ka nisur të gërmoj atje ku janë “groposur” pasuritë
Kanë nisur të dalin rezultatet e para për pasuritë e “VIP”-ve, të “eksploruara” nga grupi i ekspertëve ekonomi-financë vendas e të huaj, të angazhuar nga agjencitë e specializuara ligj-zbatuese ndërkombëtare, për zbulimin e parave të krimit.

Zbulimi ka nisur, nga përllogaritja e pasurive dhe biznesve të regjistruara vetë, ose me emra “bedelësh” si familjarë, biznesmenë, grupe të botës së krimit, krushqi, banka, media, ndërtime, turizëm, sigurime, fondacione financiare, agjenci “parajse”, emigrantë dhe qendra avokative brenda e jashtë vendit.

Informacioni i parë nga ky hetim sapo ka dalë dhe “Pamfleti”, ka mundur ta sigurojë.

Bëhet fjalë për pasuritë e Ilir Metës, vetëm në bizneset e guroreve në malet e Skraparit, kur prodhon blloqe mermeri, gurë dekorativë e të zakonshëm dhe inerte.

Sipas të dhënave që tashmë janë të konfirmuara, rezulton se vetëm nga bizneset e guroreve në malet e Skraparit, familja presidenciale prodhon “një mal” me lekë, paçka se në deklaratën e pasurisë rezulton se ka, vetëm pagën dhe shpërbimet nga postet politike e shtetërore, pasi pasuritë e paluajtshme nuk janë të tijat, por të gruas dhe vjehrrës.

Zyrtarë të Bashkisë Skrapar, të cilët merren me përllogaritjen e qira-taksave lokale edhe për bizneset e gruroreve, thonë se të ardhurat janë shumë të mëdha, mbasi krahasuar me mijëra kilometër katrore male që po rrafshohen, janë miliarda lekë që nxirren me paga, qira e taksa mujore vendore sa… “një kafe”!

Sipas përllogaritjes së bërë nga ekspertët, bilanci i milionave që “prodhojnë” gruroret e “Baba Likes” vetëm rrotull Malit të Tomorrit, rezultojnë mbi 6 miliardë lekë në vit, ose 2 herë sa buxheti vjetor total i Bashkisë Skrapar, që sipas tabelës zyrtare është 327 milionë, 590 mijë e 954 lekë.

Nga “burojnë” këto miliarda?

Deklarimet nën zë, të bëra nga skllevërit e guroreve, policia dhe zyrtarët e “vegjël” të pushtetit lokal që verifikojnë në terren, thonë se “Grupi Ilir Meta” ka edhe disa zona biznesi gurore ilegale, në të cilat ushtrohet aktivitet të licensuar përshembull për 1000 m2 sipërfaqe grurore, por që kanë zaptuar e shfrytëzojnë gjithë malin dhe nuk u thotë gjë askush, bashkia e LSI Skrapar, jo e jo.

Pas publikimit të këtij fakti, familja presidenciale dhe “shërbestarët” që i kanë mbetur rrotull me Bajramin e “Besës” në krye, nuk besojmë se do vazhojnë ta kalojnë afrimin e fundit dhe shpagimit ligjor të hadutërisë së tyre, duke qeshur me shprehjen e njohur “Gërmo, Tare gërmo”, mbasi “Tarja” (drejtësia) ka nisur të gërmoj, pikërisht atje ku janë “groposur” pasuritë!/Pamfleti

Ilir Meta, “mal” me miliarda lekë nga bizneset e guroreve, fitimi vjetor është 2 herë më i madh se buxheti i Bashkisë Skrapar Read More »

Agron Hetoja gati për burg, “Peshku” i KESH bëri miliona euro nga energjia: Blij shtrenjtë e shit lirë, përvetëso e shit energjinë e depozituar, motoja e vjedhjes

Një nga drejtuesit e hershëm të Koorporatës Energjetike Shqiptare, për arësye etike nuk po ia përmendim emrin, kur e hoqën nga drejtimi dhe e zëvendësuan me një tjetër për arësye klienteliste tha: Nuk më hoqi “iks” ministër apo Kryeministër, por “presja dhjetore” e energjisë.

Me vetëm dy fjalë përifrazoi tërë maskarallëkun që bëhet në KESH me shit-blerjen e energjisë, ku vetëm një presje dhjetore në çmimin e energjisë, apo barazitizmi i çmimit të energjisë dhe natën ashtu dhe ditën, apo me blerjen shtrenjtë dhe shitjen lirë, fitohen miliona e miliona euro.

Ndaj po të shohësh kush ka qënë drejtues i KESH, që përfshin divizionin e prodhimit dhe të shitjes së energjisë, pa llogaritur transmetimin, janë mbushur me lekë, kanë pasuri marramendëse, kanë vila, jetojnë brenda dhe jashtë vendit, kanë biznese dhe janë shtet brenda shtetit.

“Presja dhjetore” e energjisë, pa përmendur emra, është aplikuar nga të gjithë ish drejtorët e KESH, dhe këtu nuk bën përjashtim as drejtuesi aktual i KESH Agron Hetoja, një “sheik” i vogël në këtë shtet të varfër, që vetëm duke u “lyer” rrotën të gjithëve, ka mbijetuar që në fillim të ardhjes së mazhorancës së majtë në pushtet në këtë detyrë.

Ndërkohë që paraardhësit e tij kanë qënë të gjithë jetëshkurtër dhe nuk kanë arritur të mbijetojnë kaq shumë në krye të KESH, Hetoja me sa duket ka bërë milionat e tij, por dhe ka “dorovitur” shefat që për këtë arsye e mbajnë në këtë post.

Depozito energji në Kosovë e Maqedoni e shiti për hesap të tij, skenari që “majmi” Hetojën

Që nga viti 2013 kur Agron hetoja erdhi në krye të KESH, nuk është rreshtur së vjedhuri në këtë ndërmarrje, e cila mbahet në duart e shtetit vetëm e vetëm për ta zhvatur.

“Pamfleti” sidomos në mars të këtij viti ka qënë shumë i qartë në denoncimin e aferave të drejtorit të KESH, duke e akuzuar se energjia e shitur tek pronarët private ka qënë me çmim shumë të ulët.

Njëherësh në të njejtën kohë, justifikimi është se duhet respektuar kontrata, është blerë në Serbi por dhe deri në Zvicër energji me çmim shumë të lartë, duke zhytur financat e KESH dhe duke e drejtuar këtë ndërmarrje drejt falimentit.

Po ku konsiston vjedhja e Hetojës në këtë mes, përpos paaftësisë proverbiale në menaxhimin e kësaj ndërmarrjeje që në krye të herës me një drejtues normal mund të thuhet se është gjithnjë rentabël.

Vetëm duke shitur lirë, ndërkohë që një tepricë prej një “presjeje dhjetore” kalon direkt në llogarinë e titullarit nga blerësi, i cili sërish është me fitim, pasi çmimi i energjisë së prodhuar në HEC-et shqiptare është i lirë në minimum, krijon një shumë të madhe për drejtuesin e KESH dhe në rastin konkret Hetojën.

Pa llogartitur kompanitë-çiban nënkontraktorë të blerjes dhe shitjes së energjisë që janë të vetë drejtorëve të KESH, me emra të tjerë si gjithnjë.

Momenti tjetër është prodhimi me shumicë nga shirat e shumta i energjisë elektrike, dhe duke qënë se rrjeti shqiptar nuk e përballon dhe energjinë e prodhuar dhe atë të blerë, meterologët e KESH nuk e shohin parashikimin e motit që të bëjnë kontrata të zhdërvjellta dhe afatshkurtëra, bën që energjia të deklarohet e humbur në rrjet.

Në të vërtetë depozitohet në Kosovë e Maqedoni.

Të cilët e kthejnë në momentin më të keq për Shqipërinë, pra e kthejnë jo lekë por mall energjie, që shitet për hesap të drejtuesve të KESH, duke lyer rrotën dhe të KEK-ut të Kosovës por dhe të ndërmarrjes së energjisë që Maqedonisë që punojnë me TEC-e dy vendet tona fqinje. Fitimi është marramendës dhe ka për të gjithë.

Shqetësimi i “Pamfletit” për KESH që shet lirë e blen shtrentë energjinë e vet

Më konkretisht, Korporata Elektroenergjetike shqiptare ka shitur më shumë se  400 mijë megavat/orë energji tek tregtarët privatë vitin e kaluar dhe tremujorin e parë të këtij viti.

Energjia, e cila u lëvrua gjatë muajit mars është një nga sasitë më të mëdha të shitura në një muaj të vetëm duke i sjellë korporatës mbi 13.5 milionë euro të ardhura, pasi kishte shira të bollshme.

KESH e shiti energjinë tek tregtarët me një çmim nga 33 deri në 34 euro për mega. Pjesa më e madhe e energjisë u ble nga dy kompani, shqiptarja GSA dhe serbja EFT.

Theksojmë se EFT është kompania që blen energjinë për Shqipërinë në Serbi dhe në Zvicër dhe ende mbetet mister me sa e ka shitur këtë energji apo e ka depozituar në Maqedoni dhe Kosovë për të na e rishitur në verë ne me një çmim të kripur. Hetoja e ka pjesën e vet aty.

Por për të njëjtin profil bazë në të njëjtën ditë në bursën e Hungarisë, energjia u shit me 49.9 euro për mega, ose rreth 15 euro më shtrenjtë. Për profilin pik, çmimi më i lartë i arritur nga KESH ishte 41 euro për mega, ndërsa në në bursën hungareze ai ishte 57.1 euro për mega, ose 16 euro më shumë.

Krahasimi i të dhënave tregon se nëse KESH do ta kishte shitur energjinë me të njëjtin çmim si në bursën hungareze, ajo do të arkëtonte të paktën 4 milionë euro më shumë, përfshirë edhe tarifën e kapaciteteve që paguhet në eksport.

Por, edhe këtë herë u përsërit e njëjta dukuri, ajo që kompanitë publike shesin me çmime më të ulëta se bursa, kur vendi ka tepricë energjie dhe blejnë me çmime dukshëm më të lartë se tregu kur vendi është në krizë. Shit-blerja e energjisë edhe në të kaluarën ka shkaktuar debate të forta.

Në momentin kur ka krizë energjie, dhe Hetoja nuk ka rezerva energjie, detyrohet të blejë tek ato që e shet me një çmim shumë herë më të lartë.

Pra, Hetoja, shet lirë dhe e blen shtrenjtë në bursë energjinë, madje energjinë e prodhuar nga burimet hidrike shqiptare.

Një tjetër skandal, është se Hetoja ka mbajtur mbyllur portat e hidrocentraleve me qëllim që të rritet në mënyrë maksimale prurjet që të prodhojë sa më shumë energji. Në këtë mënyrë ai shton milionat e tij. Por fatkeqësinë e paguajnë qytetarët e thjeshtë të zonës së nën Shkodres që janë përmbytur.

Në momentin kur situate agravohet, Hetoja urdhëron që të hapen portat dhe të nisin shkarkimet. Këtu krijohen përmbytjet masive. Por dhe mbulohet krimi i tij. Për Agron Hetonë nuk ka rëndësi që përmbytet gjysma e qarkut të Shkodrës, por janë miliona eurot që mund të zhvasë nga katastrofa, një burim tjetër pasurimi i tij, lidhur zinxhir këto.

Vetë Hetoja, është përmbytja më e madhe që mund ti ketë ndodhur KESH pasi keqmenaxhimi dhe abuzimi i tij po fundos Shkodrën dhe po vidhen miliona euro nga buxheti i shtetit.

KLSH paralajmëron falimentin dhe sekuestron e KESH. Humbja mbi 7 milionë euro

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po shkon drejt falimentimit, madje rrezikohet edhe vendosja e sekuestros së llogarive të saj nga kreditorët.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën prilldhjetor 2017, ngre shqetësimin e situatës financiare të shoqërisë. KLSH parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit. Sipas KLSH, shqetësuese janë edhe kreditë e marra nga KESH, që po provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike.

Pas auditit, KLSH arrin në konkluzionin se KESH rrezikon të falimentojë dhe në një të ardhme jo të largët është e riskuar edhe nga vendosja e sekuestros së llogarive.

Kontrolli i Lartë i Shtetit parashikon që humbjet e KESH për 2017-n të jenë në vlerën e 1,4 miliardë lekëve deri në 7 miliardë lekë. Arsyet e humbjeve janë për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë që nuk mbulon kostot e operimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit arrin në konkluzionin se situata financiare e shoqërisë është shqetësuese, madje KESH po shkon drejt falimentimit.

“Referuar bilancit menaxherial të shoqërisë, jo atij tatimor, situata financiare e kësaj shoqërie është jo vetëm shumë shqetësuese, por kapitali i saj riskon të kalojë në vlerë negative, pra, të falimentojë (në rastin me të mirë, falimentim i provokuar operacional), si rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve drejtuese dhe monitoruese të saj (ERE, MIE, Ministria e Financave, Këshilli Mbikëqyrës dhe KM)”, citohet në raport.

Për këtë, KLSH rekomandon që nga Këshilli Mbikëqyrës dhe Asambleja e Aksionerëve të analizohet situata ekonomiko-financiare e shoqërisë dhe të merren masa të menjëhershme që kjo shoqëri të mund të operojë dhe kryejë veprimtarinë e saj si një shoqëri publike shtetërore shumë e rëndësishme për ekonominë kombëtare.

Në raport, KLSH ngre edhe shqetësimin e kredive të marrë nga KESH, të cilat jo vetëm përkeqësojnë situatën financiare të shoqërisë, por rrezikojnë edhe vendosjen e sekuestrove të llogarive.

“Mbingarkimi me kredi vazhdon të rëndojë akoma më shumë situatën ekonomike të shoqërisë, duke provokuar një borxh tej mundësive ekonomike të saj. Në këto kushte, në opinion të grupit të auditimit, KESH SHA në një të ardhme jo të largët është i riskuar për vendosje sekuestro të llogarive të saj”, citohet në raport.

KLSH rekomandon, që në vijimësi KESH të kërkojë trajnime nga qeveria për implementimin e një sistemi kontrolli dhe menaxhimi financiar.

KLSH shprehet se çështja e detyrimeve të ndërsjellta mes tri kompanive energjetike, KESH, OSHEE dhe OST, ka mbetur ende e pazgjidhur edhe pas urdhrit të Kryeministrit në 2015 për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura dhe moskrijimin e detyrimeve të reja.

“Shoqërisë i kanë borxhe në vlerën 57,914,948,000 lekë.

Vetë shoqëria ka borxhe ndaj të tretëve në vlerën 54,263,851 mijë lekë. Pra, shoqërisë në balancë i detyrohen të tretët në vlerën 3,651,097,000 lekë (57,914,948,000 lekë minus 54,263,851,000 lekë”, thuhet në raport.

Pra KLSH tashmë zyrtarisht ngre shqetësimin që paraqitir “Pamfleti” për herë të fundit tre muaj më parë në disa shkrime rresht. Ka “peshk” më të madh se Agron Hetoja për në burg?!/Pamfleti

Agron Hetoja gati për burg, “Peshku” i KESH bëri miliona euro nga energjia: Blij shtrenjtë e shit lirë, përvetëso e shit energjinë e depozituar, motoja e vjedhjes Read More »

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.
Shkruan Ben Andoni

Me shumë gjasa, qeveria Rama është duke shkuar në një moment përballje morale të madhe me publikun shqiptar. Në orët e fundit, qeveria ka propozuar një projekt-ligj për t’i dhënë pa garë truallin një kompanie, ku gjendet Teatri Kombëtar dhe aksesorët e tij.

Është e vërtetë se protesta e artistëve, për këtë qëllim, ka pasur baticat dhe zbaticat e veta dhe mund të ketë shumë paragjykime për mënyrën sesi është realizuar. Veçse, nuk duhet harruar se ajo ka mbajtur lart një frymë sociale, që kishte kohë, e pavërejtur mes publikut. Problemi i vetëm mbetet përfshirja e politikës dhe mënyra sesi po mundohet të përfitojë në këtë drejtim në të gjitha format e mundshme.

Projektligji me një emër shumë të gjatë “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negocim dhe Lidhjen e Kontratës” me Objekt “Projektimin dhe Realizimin e Projektit Urban dhe Goditës së re të Teatrit Kombëtar” po e merr këtë truall pa bërë transparent koston dhe realisht përfitimin e publikut nga ndërtesa. Nga komuniteti i artistëve pesimizmi shkon në ekstrem: Aty nuk do bëhet fare teatër!

Nga të gjitha skenarët, më e çmendura, do ishte pikërisht mosbërja e godinës së tij. Justifikimi: “Turbina” është gati dhe ende e paprovuar. Keqardhja tjetër më e madhe është se për teatrin sot e kësaj dite nuk ka një projekt. Madje, ai i huaji, i cili u prezantua nga Rama (qëndroi vetëm pak në sallë), doli se nuk ishte autentik, kurse nga dikasteri i Kulturës, në të njëjtën kohë, kumtohej se realisht nuk kishte projekt!!! Vetë komuniteti i tërë i artistëve (u seleksionua) nuk u la të përballej me arkitektin dhe strukturat e tij.

Ajo që u vërtetua pak më vonë për ndërtimin pranë të kullave, vërtetoi se projekti kinse i teatrit po bëhej të mbulohej xhungla e ndërtimeve. Paradoksi nuk mbaron këtu: Për fat të keq është prekur dhe statusi i të ashtuquajturës zonë historike të kryeqytetit, që tregon sesa të pamëshirshëm dhe kinse jemi me trashëgiminë tonë modeste

Dhe, nuk mbaron këtu. Është i mirënjohur fakti se duhet të ketë një garë reale në mes të subjekteve, kur flitet për “partneritetit publik privat”, por qeveria po e realizon këtë operacion me një projektligj të jashtëzakonshëm dhe po ia jep një kompanie pa ndihur një konkurrencë reale, një mënyrë e cila do t’i hedhë dhe më shumë zjarr situatës jo të mirë në vend.

Ndoshta për herë të parë do të duket realisht sesa vlen realisht ajo që deputetët e dy krahëve pretendojnë për moral dhe dashuri për artin, kur të ngrenë atë kartonin e tyre në votimin e këtij projekt-ligji.

Nga ana tjetër, për qeverinë socialiste ka ardhur ora e të vërtetës të tregojë realisht parametrat e saj socialë dhe lidhjen e vërtetë me artin, të paktën atë që kumtoi gjatë qeverisjes Berisha. Një teatër i ri do të ishte i mirëpritur dhe me të gjithë atributet e tij, porse hapësira masive e saj mund të përdorej dhe mund të ishte shumë mirë një lulishte, një të vetme në qendër që tashmë na mungon krejtësisht.

Ndoshta në këto ditë ende nuk po ka një qasje politiko-kulturore-ekonomike-sociale, por me këtë hap të ri të tepruar, qeveria socialiste duhet të mendoj mirë pasojat, pasi ato mund ta kalojnë edhe parashikimet më optimiste të saj. Bjerrja morale para elektoratit të saj do ketë kosto të pallogaritshme.

Po. Një teatër të ri dhe lulishte, po jo kulla Read More »

Jo Vetting, por Llalla nuk shpëton lehtë. Ja lëvizja e Prokurorisë

Teksa Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi dje që të mos lejojë nisjen e hetimeve për ish-Kryeprokurorin, mësohet se prokuroria ka thelluar procesin e hetimeve për Llallën

Mbi ish kryeprokurorin rëndojnë  katër akuza , siç janë mosdeklarimi i pasurisë, , fshehje ose deklarim i rremë, mosdeklarim i shumave të holla në kufi, shpërdorim detyre.

Mirëpo ndër akuzat që bie në sy është ajo e mosdeklarimit të të hollave në kufi, ku çdo shtetas duhet të deklarojë nëse  ka me vete mbi 10 mijë euro dhe Llalla duket se ka patur më shumë se kaq. Për këtë arsye Prokuroria në bashkëpunim me drejtorinë e Pastrimit të Parave kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse Llalla ka  nxjerrë para jashtë vendit. Për këtë arsye hetimet për ish kryeprokurorin janë shtrirë jashtë vendit.

Jo Vetting, por Llalla nuk shpëton lehtë. Ja lëvizja e Prokurorisë Read More »