Aktualitet

PS dhe PD, drejtohen nga dy emigrantë, që nuk kanë pasur lidhje me to

Berisha ka thënë në 12 dhjetor ‘90: – Një përshëndetje, i përket Ramiz Alisë
Data 12 qershor është emërtimi i PPSH, në PS, si parti e vazhdimësië së idelaeve të 8 nëntorit 1941, duke u maskuar pas largimit të byrositëve në qendër dhe sundimtarëve në rrethe.

Data 12 dhjetor është dita e shpalljes zyrtare të PD, “themeluar” shumë kohë përpara kësja date, në zyrën e Ramiz Alisë, si vazhdimësi e interesave të klanit të 8 Nëntorit ‘41, por të maskuara pas idealeve të 8 Dhjetorit ‘90.

Dy administratorët e PD-PS, Sali Berisha dhe Fatos Nano, të caktuar në krye të këtyre partive në vitet 1990-’91, kanë dorëzuar ato në duart e vazhduesve të tyre. PS prej 13 vitesh dhe PD prej 5 vitesh, drejtohen nga Edi Rama ish-emigrant dhe nga Lulzim Basha ende emigrant famljarisht. Prej kaq vitesh, “dollitë” e para në festat e “datëlindjeve” të PD dhe PS, i ngrenë Luli e Edi, që nuk kanë pasur asnjë lidhje me to!/Pamfleti

PS dhe PD, drejtohen nga dy emigrantë, që nuk kanë pasur lidhje me to Read More »

Interes për ndërtimin e kantiereve të reja të peshkimit në Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin

Zv.ministri i Bujqësisë Roland Kristo, deklaron se janë shpallur fitues të gjithë subjektet e peshkimit që kanë aplikuar në skemat e mbështetjes kombëtare 2018

Qeveria ka adresur mbështetje të drejtpërdrejtë për zhvillimin e sektorit të peshkimit, si sektori që gjeneron të ardhura për ekonominë e vendit, rritjen e punësimit dhe turizmit.

Zv.ministri i Bujqësisë Roland Kristo tha të martën, gjatë turit të llogaridhënies në qytetin e Durrësit se, qeveria ka hequr tvsh-në për anijet e peshkimit dhe ka miratur hapësirat për ndërtimin e kantiereve të reja të peshkimit që i japin një frymëmarrje të re këtij sektori.

“Sot ne kemi shprehje interesi për ndërtimin e kantiereve të reja të peshkimit në portet e Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës. Ndërsa mbështetja përmes skemave kombëtare i jep subjekteve të peshkimit 20 lekë/kg për një sasi prej 2 mijë tonë peshk”.

Kristo, informoj se janë shpalluar fitues të gjithë subjektet e peshkimit që kanë aplikuar në skemat e mbështetjes kombëtare, prej të cilave 4 janë nga Durrësi.

Vetëm nga kjo mbështetje parashikohet të rritet prodhimi i peshkut të zënë dhe njëherazi të rritet me 250 numri i të punësuarve në sektorin e industrisë së përpunimit të peshkut, tha Kristo.

Gjithashtu, vijoi ai, një nga politikat ku jemi fokusuar është dhe ndërtimi i merkatove të tregtimit të peshkut. “Ne do të hapim nesër procedurat për merkaton e Shëngjinit, që do t’i shërbejë fomalizimit të këtij tregu dhe zhvillimit të sektorit”, – theksoi Kristo.

Numri dy i dikasterit të Bujqësisë informoi se shumë shpejt lejet e peshkimit do të bëhen 20-vjeçare dhe në të ardhmen e afërt për to do të aplikohet on line. Ndërkohë që aktualisht e kemi reduktuar në 0 dokumenta aplikimin për leje peshkimi nga 20 dokumenta që kanë qenë më parë, tha ai./atsh

Interes për ndërtimin e kantiereve të reja të peshkimit në Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin Read More »

Ja ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës, qeveria ka bërë kundërofertë

Qeveria ka bërë kundërofertën e fundit lidhur me ndërtimin e aeroporti të Vlorës dhe pret reagimin e palës tjetër për të marrë një kontratë, që mbron deri në fund interesin publik.

Kështu deklaroi të martën nga Durrësi Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në këtë qark.

“Pritet finalizim i negociatave për aeroportin e Vlorës. Shpresojmë të konkludojmë, pasi kemi bërë kundërofertën e fundit. Të presim reagimin e palës tjetër për të marrë një kontratë, që mbron deri në fund interesin publik në raport me këtë vepër të madhe, që kryhet nga një konsorcium i madh ndërkombëtar që po ndërton edhe aeroportin e Stambollit, i cili do të jetë aeroporti më i madh në botë”, – tha Rama.

Ja ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës, qeveria ka bërë kundërofertë Read More »

27 vjetori i PS, Saimir Tahiri ka një mesazh: Do të ringrihemi kundër padrejtësive!

Në 27-vjetin e Partisë Socialist nuk ka munguar dhe urimi nga ish-deputeti i kësaj force, Saimir Tahirit.

Në një mesazh ku është shkruar pak por është thënë shumë, Tahiri ka uruar të gjithë kolegët e tij në PS.

“Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete. Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot. Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.”, shkruan ndër të tjera Tahiri.

Postimi i plotë
Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burra e gra, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.

Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete.

Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.

Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.

Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.

Gezuar!

27 vjetori i PS, Saimir Tahiri ka një mesazh: Do të ringrihemi kundër padrejtësive! Read More »

27 vite PS, nga arrestimi i Fatos Nanos e deri tek ‘timoni’ i Edi Ramës

Si sot 27 vjet më parë, në 12 qershor 1991, Partia e Punës e Shqipërisë u transformua në një parti të re, me në krye Fatos Nanon. Ishte Partia Socialiste e Shqipërisë e cila u përball me partinë e parë opozitare, Partinë Demokratike si një format e filozofi e re, e largët me Partinë e Punës.

Por fytyra e re ideologjike nuk mjaftoi për ta mbajtur gjatë në pushtet, pasi në vitin 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe Sali Berisha u bë President i Republikës.

Fatos Nano e udhëhoqi Partinë Socialiste në një reformë të brendshme organizative e strukturore, por nuk do ta kishte aq të thjeshtë. Në vitin 1993 Fatos Nano u arrestua me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas ai u dënua me 12 vjet heqje lirie për shpërdorim detyre.

Në Shqipërinë e demokracisë së brishtë, që po mësonte të ecte në një sistem të paprovuar më parë pas 45 vjetësh diktaturë, Fatos Nano ja doli edhe duke qëndruar në burg. Ai e drejtoi Partinë Socialiste përmes letrave nga Burgu i Bënçës në Tepelenë, duke e orientuar PS-në drejt fitores elektorale në referendumin kushtetues të vitit 1994.

Teksa Nano vijonte të ishte në burg, arrestim të cilin e quajti politik, PS nuk mori pjesë në zgjedhjet e vitit 1996. Situata politike në vend ishte tejet e tensionuar, dhuna u përdor ndaj opozitës deri në gjakosje gjatë protestave, ndërsa era e detrave ndërkombëtarë frynte në favor të socialistëve.

Trazirat e shkurtit 1997 me Berishën në qeveri, mundësuan që në 12 mars kur burgjet u shpartalluan, Fatos Nano të fitonte lirinë. Një javë më pas Sali Berisha firmosi faljen e kundërshtarit të tij politik, i cili pak muaj më pas do t’i merrte pushtetin. Fatos Nano fitoi zgjedhjet në krye të një koalicioni të madh në Qershor 1997 dhe u bë Kryeministër në korrik.

Një grusht shteti në vitin 98 bëri që Nano të zhdukej nga skena politike e vendit, për tu rikthyer në vitin 2001 me procesin që ai e pagëzoi si katarsis apo vetëpastrim i PS-së. Koha e paqes brenda PS-së zgjati pak. Nano i cili kishte zgjedhur të promovonte herë Ilir Metën e herë Pandeli Majkon si kryeministër, nuk do ta kishte të lehtë të menaxhonte ambiciet politike të njerëzve të tij.

Kështu Ilir Meta në vitin 2004, bashkë me një grup socialistësh të tjerë të niveleve të larta u shkëputën nga PS për të krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kjo përçarje ishte një nga arsyet kryesore pse në vitin 2005 PS humb zgjedhjet dhe del në opozitë, duke larguar Fatos Nanon përfundimisht nga drejtimi i Partisë Socialiste.

Po në këtë vit, Edi Rama, asokohe kryebashkiak i Tiranës mori në dorë timonin e Partisë Socialiste. Me një lidership pikant, të ndryshëm nga ai i Nanos dhe i pakursyer, duke drejtuar partinë në opozitë, Rama fitoi një mandat të dytë në krye të bashkisë Tiranë edhe në vitin 2007.

Katër vjet më pas, në vitin 2011, pas 12 vjetësh si kryebashkiak i Tiranës, për vetëm 10 vota më shumë, Edi Rama ja liroi karrigen Lulzim Bashës. U rikthye 100 % në funksion të Partisë Socialiste e cila ishte në opozitë, dhe brenda dy vjetësh, futi brenga gardhit të koalicionit të tij, LSI-në dhe dërgoi Sali Berishën në opozitë pasi kishte shijuar për 8 vjet karrigen e kryeministrit.

Viti 2013 solli tjetërsimin e ngjyrave të partisë, flamujve të saj e u kristalizua teza politike e “Rilindjes”. Por Ilir Meta nuk rilindi. Sikundërse me Nanon, edhe për Edi Ramën, Ilir Meta nuk qe në garanci qetësie dhe dashurie. Rama qeverisi vendin për 4 vjet, me gjakun e ngrirë se aleati i tij, mund të kthehej në varrmihësin e qeverisë së tij.

Duel i madh u zhvillua edhe mes të vetëve. Shumë nuk ishin të kënaqur me ndarjen e tepsisë me LSI-në, e të tjerë nuk binin dakord me mënyrën se si Rama po drejtonte partinë. Ben Blushi ishte njëri prej tyre.
Reforma në drejtësi ishte test i madh, por Rama e kaloi, dhe nuk u la kurrë vetëm nga ambasadorët e fuqishëm në vend.

Në vitin 2017, duke hequr qafe aleatët, pasi kishte provuar edhe të bashkëqeveriste teknikisht me Lulzim Bashën, e me një listë kandidatësh që linte jashtë thuajse të gjithë “dëshmitarët” e socialistëve të vjetër (Leskaj, Dokle, Dade e kundërshtarin Blushi), Edi Rama e mori të gjithë tepsinë e pushtetit për vete, ashtu siç e kishte dëshiruar.

Në këtë ditëlindje të 27-të të Partisë Socialiste, e cila që prej viti qeveris e vetme, përballet me akuza të rënda nga opozita, por asnjë prej kauzave të kundërshtarëve nuk e ka lëkundur karrigen nga ku Edi Rama vendos për vendin, duke pritur notën e provimit të 28 qershorit nga Këshilli Evropian për hapjen ose jo të negociatave.(Shqiptarja.com)

27 vite PS, nga arrestimi i Fatos Nanos e deri tek ‘timoni’ i Edi Ramës Read More »

Ditëlindja e PS-së/ Surprizon Berisha, zgjedh 5 kryetarët e tij të preferuar dhe liderin historik, për këtë emër s’lë gjë pa thënë!

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se merita për historinë e Partisë Socialiste ka veç ish-lideri Fatos Nano, ish-kryetari i FRESSH Ilir Meta dhe kryetarja e sotme e LSI-së Monika Kryemadhi.
Në ditëlindjen e 27 të kësaj force politike, Berisha shkruan se lideri i sotëm Edi Rama e zhyti në krim partinë.

Ndër të tjera Berisha shkruan:

“Nje fallsifikim monstruoz i historise!

Te dashur miq, sot Partia e Punes se Shqiperise, me emer te ri Partia Socialiste e Shqiperise feston 77 vjetorin e themelimit te saj ne Tirane nga armiqte e eger te kombit shqiptar, si kal troje i levizjes serbe ne Shqiperi!

Me kete qendrim une kam ndermend te respektoj plotesisht vendimin e Kongresit te fundit te PPSH, i cili me 12 qershor te vitit 1992 vendosi jo shkrirjen e PPSH por nderrimin e emrit, pagezimin e saj si Partia Socialiste e Shqiperise dhe shpalli kete te fundit trashegimtare juridike te PPSH!
Kjo eshte e verteta e pamohueshme historike, te cilen mjerisht jo te pakte jane ata qe duan t’a fallsifikojne!

Duke theksuar kete te vertet dhe duke denuar fallsifikimin e neveritshem te historise, nuk dua ne asnje menyre te mohoje rolin dhe kontributin e vecante te nje grupi te rinjsh si Ilir Meta, Pandeli Majko, Monika Kryemadhi, Ilir Zela etj, te cilet ne drejtim te forumit rinor te kesaj partie kontribuan ndjeshem se bashku me disa drejtues te PS ne reforminimin e saj.

Por kontribut historik ne reformimin e PPSH me emer te ri PSSH dha lideri i saj Fatos Nano, i cili ne nje gare elektorale brenda partise e shkeputi PPSH nga e shkuara e saj si parti e nje njeriu dhe u rizgjodh nga anetare pa funksione drejtuese ne krye te saj. Ai gjithashtu anetaresoi PPSH me emer te ri ne Internacionalen Socialiste, arritje keto thelbesore per PSSH dhe vendin ne teresi.

Por sot ne kete pervjetor deklaroj me bindjen me te madhe se nen udheheqjen e Edi Rames, PSSH eshte shnderruar ne nje fatkeqesi te vertet kombetare, ne parti de fakto antieuropiane dhe antidemokratike.
Kjo parti ne harkun kohor 6 vjecar ka shkaterruuar vlerat dhe standartet europiane, voten e lire dhe ka zevendesuar shtetin ligjor me narkoshtetin.

Nen udheheqjen e Edvin Kristaq Rames, PSSH, me lidhjet e krimit dhe droges te udheheqjes saj, perzenien masive te rinise shqiptare nga vendi, shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit dhe Edvin Kristaq Rames ne Krye Krye Krye.., mbylli per here te dyte ne tre vite dyert e hapjes se negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian.

PSSH nen drejtimin e Edi Rames eshte sot njelloj si ne ditet me te zeza te saj ne kohen e diktatures hoxhiste; nje parti antshqiptare qe po shet interesat, territorin, detin Greqise dhe nen diktatin e kesaj te fundit eshte zotuar te fshije nga faqja e dheut fjalen Çameri duke shkelmuar mbi martirizimin e çameve, ndergjegjen kombetare te çdo shqiptari dhe tejkaluar ne tradhti kombetare edhe diktatorin Enver Hoxha.

Per te gjitha keto ju bej thirrje te gjithe socialisteve qe ndjehen atdhetare dhe besojne ne vlerat dhe te ardhmen europiane si te ardhmen me te mire per vete, femijet dhe vendin e tyre, te braktisin sa me shpejt kete parti te rrezikshme, çiflig i apatridit, kreut te meduzes te mafies dhe krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama dhe klikes se tij! sb”, nënvizon Berisha.

Ditëlindja e PS-së/ Surprizon Berisha, zgjedh 5 kryetarët e tij të preferuar dhe liderin historik, për këtë emër s’lë gjë pa thënë! Read More »

Kush e do ‘kokën’ e Llallës? Flet avokati …

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Më 11 maj 2018, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar zyrtarisht për regjistrimin e çështjes penale për 3 akuza, “shpërdorim detyre”, “mos deklarim në kufi” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, në ngarkim të ish-kreut të organit të akuzës Adriatik Llalla.

Mirëpo, avokati i Llallës, Sokol Hazizaj thotë se nuk ka dijeni se ndaj klientit të tij po zhvillohen hetime.

Në një intervistë dhënë për CNA.al, avokati Hazizaj i pyetur rreth kësaj çështjeje, ka thënë se është i pavëmendshëm ndaj çdo deklarimi apo thënie të pabazuar në prova.

I pyetur nëse ka informacion se kush e kërkon kokën e Llallës, avokati është mjaftuar duke thënë se çdo dëshirë, qoftë dhe si reagim qytetar është rendiment i lirisë së kufizuar që mbart çdo njeri në vetvete.

“Unë nuk di të sqaroj se kush dhe ose qëndron pas dëshirës për arrestimin e tij, pra subjektit që kam në mbrojtje, por, di të them që çdo deshirë, qoftë dhe si reagim qytetar është rendiment i lirisë së kufizuar që mbart çdo njeri ne vetvete. Ndaj unë jam i pavëmendshëm ndaj çdo deklarimi apo thënie të pabazuar në prova”, ka thënë Hazizaj.

Edhe në lidhje me çështjen pasurore, avokati Hazizaj, thotë se nuk ka asnjë informacion të saktë.
“Sa i përket pasurisë së Adriatik Llallës, pohoj se nuk kam asnjë informacion të saktë. Për më tepër kur nuk kam identifikuar nga asnjë institucion ndonjë të dhënë. Për këtë arsye mjafton që media t’i drejtohet ILDKPI-s dhe mund të marrë përgjigje të saktë. Gjithsesi citoj, se akti dorëheqjes s’ka lidhje me posedimin e pronës, por vetëm me të drejtën ligjore dhe kushtetuese.

Sa për katër, tre, dy apo akuza të cituara nga media, ritheksoj se organet e procedimit nuk më kanë bërë me dije për ekzistencën e ndonjë procedimi për dhe mbi emrin e Adriatik Llallës. Nëse më gjeni ndonjë përgjigje, apo gjurmë informacioni të njoftuar prej organeve të hetimit ndaj ndonje media të shkruar apo vizive, jam i gatshem ta administroj”, ka thënë Hazizaj, megjithëse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar zyrtarisht për hetime ndaj Llallës.

Kush e do ‘kokën’ e Llallës? Flet avokati … Read More »

Prokuroria merr vendimin për “Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balili

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur me tre muaj hetimin për Kelment Balilin, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”.

Prokuroria i ka dërguar letër-porosi Greqisë për të marrë dosjen e hetimit, duke kërkuar të dhëna nga shëtit fqinj. Në shtetin grek po zhvillohet një gjyq me disa të pandehur, jo vetëm me Balilin.

Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e Trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Prokuroria merr vendimin për “Eskobarin e Ballkanit”, Klement Balili Read More »