Aktualitet

Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, “digjet” në Vetting

Prokurori i Apelit të Tiranës, Gentian Trenova i është bashkuar listës së personave që kanë ngelur në procesin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për shkarkim ditën e sotme për prokurorin Trenova, i cili është njëkohësisht anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesi Lulzim Hamitaj, relatorja Brunilda Bekteshi dhe anëtari Olsi Komici bëri me dije se prokurori i Apelit i është nënshtruar procesit me përparësi si anëtar i KED, në tre komponentë siç janë pasuria, aftësia profesionale dhe integriteti.

Në lidhje me pasurinë, KPK duke iu referuar hetimeve të saj por edhe raportit të ILDKPI, ka konstatuar prokurori i Apelit ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë. Nga verifikimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Trenova rezultoi se nuk justifikonte pasurinë për apartamentin e tij në rrugën “Ferit Xhajko” në Tiranë, si dhe vlerën prej 12 mijë euro të parapaguar në 2007.

“ILDKPKI ka konstatuar se Trenova ka kryer deklarim të rremë. Prokurori Trenova ka mungesë të burimeve të ligjshme të pasurisë. KPK ka kryer kontroll të thelluar. Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka një apartament në rrugën “Ferit Xhajko”. Ka dyshime të arsyeshme se Trenova ka gënjyer për apartamentin”, deklaroi relatorja.

Sa i takon aftësive profesionale të prokurorit të Apelit të Tiranës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka sjellë një rast, kur Gentian Trenova ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë. Sipas KPK, prokurori ka kryer hetim të paplotë, duke mos hetuar për verifikimin e këtij personi. Mirëpo, të njëjtin fat ka pasur edhe hetimi ndaj një prokurori të kapur në korrupsion. Në këtë procedim, sipas KPK kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A. K. Kjo çështje u ndoq nga Trenova, i cili e mbylli hetimin, ndërsa më pas gjykata e pranoi këtë kërkesë dhe u asgjësua ky përgjim.

Prokurori që kërkoi arrestimin e Tahirit, “digjet” në Vetting Read More »

PS pritet të tronditë politikën “i nxjerr dhëmbët“ LSI-së, gati dosjet për lidhjet me Balilin

Partia Socialiste shumë shpejt pritet që të tronditë politikën. Teksa opozita ka nisur një valë sulmesh ndaj ministrit të Brendshëm, këtë herë do të jetë komisioni i ngritur për të hetuar fenomenin e drogës, ai që do të trazojë Parlamentin.

Ky komision në mbledhjen e fundit vendosi që të kërkohet informacion në disa institucione shtetërore. PD vendosi të kërkojë më vete të dhëna, kryesisht sa i takon ish-ministrit Saimir Tahiri, ndërsa PS dërgoi 8 shkresa për të hetuar fenomenin e kanabisit që kur vendi drejtohej nga Sali Berisha.

Mësohet se institucione si SHISH, prokuroria, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Bujqësisë, Qendra Kombëtare e Biznesit, Gjykata e Tiranës, etj., kanë kthyer përgjigje. Ajo që bie në sy është se PS ka marrë në dorë të dhëna për dy prej pretendimeve të saj kryesore. Socialistët më herët kanë hedhur akuza se LSI ka pasur lidhje të forta me të shumëkërkuarin Klement Balili dhe i ka dhënë atij grante. Për këtë arsye socialistët ju drejtuan me një shkresë Ministrisë së Bujqësisë, për të mësuar më shumë detaje.

Ditët e fundit kjo ministri ka vënë në dispozicion të gjitha marrëveshjet që janë firmosur me familjen Balili. MB ka dorëzuar të dhëna mbi një kontratë e nënshkruar me datë 20.05.2016 midis Ministrisë së Bujqësisë dhe kompanisë Balili&Co shpk, ku Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion të kompanisë Balili&Co shpk 21.4 hektarë tokë bujqësore në Buronj të Delvinës. Po ashtu janë dhënë informacione për një tjetër kontratë, të firmosur më 06.07.2016, vetëm dy muaj pasi Klement Balili u shpall në kërkim. Gazeta “SOT ka mësuar se Ministria e Bujqësisë ka kryer vetë një proces auditimi për këto kontrata dhe të gjitha gjetjet tashmë janë në dorë të komisionit.

PS pritet të tronditë politikën “i nxjerr dhëmbët“ LSI-së, gati dosjet për lidhjet me Balilin Read More »

Vetëm 3 muaj eksperiencë në administratë, Rama e emëron Drejtor të Hipotekës së Sarandës

Pas shkarkimit nga Kryeministri Rama të Drejtoreshës së Hipotekës së Sarandës, Jonida Abduli, mësohet se dje pasdite është komanduar në këtë post Gledi Duka.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama shkarkoi 6 drejtorë, 4 të Hipotekës dhe 2 të ALUIZNI-t. Shkarkimet erdhën si pasojë e performancës së ulët dhe ankesave nga qytetarët. Menjëherë pas komandimit të tij, ka reaguar dega e Partisë Demokratike të Sarandës, përmes sekretares Matilda Qurku.

Ndër te tjera, Qurku shprehet: “Skandal në institucionet shtetërore të qytetit të bukur të Sarandës, djepit të intelektualëve që tashme po injorohen nga “Rilindja” e injorantëve. Sapo informohemi që në kryë të një institucioni të rëndësishëm të qytetit është emeruar Drejtor dikush që ka vetem 3 muaj eksperiencë në administratën publike dhe 6 muaj në atë private. Vaj me det “Rilindja” e Drejtorëve, skemi parë gjë akoma”.

Sipas Partisë Demokratike të Sarandës, ligji për ZVRPP, përcakton qartë se Rregjistrues në ZVRPP, emërohet dikush që ka të paktën 5 vite eksperiencë pune në administratën publike dhe është specializuar në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme ndërkohë që Duka është emëruar si Zv/Rregjistrues në 16 mars të këtij viti, sërish në shkelje pasi të njejtat kritere vlejnë edhe për këtë pozicion, e brenda tre muajveështë komanduar në krye të institucionit.

Vetëm 3 muaj eksperiencë në administratë, Rama e emëron Drejtor të Hipotekës së Sarandës Read More »

3 bashkitë që kanë ‘shkëlqyer” me performancën e tyre, cilat kanë marrë vlerësimet më të ulëta

Qytetarët e Korçës, Vorës dhe Poliçanit janë më të kënaqurit në rang vendi me shërbimet që marrin prej bashkive të tyre.

Indeksi i kënaqësisë qytetarë u mat nga një anketim që aktivizoi PNUD nëpërmjet projektit STAR në kuadër të matjes së eficencës së njësive të reja të pushtetit vendor që dolën pas reformës territoriale. Ndërmjet të 61 bashkive, qytetarët e Korçës ata të Vorës dhe Poliçanit kanë dhënë vlerësim të lartë, teksa shihet se vlerësimet më të ulëta për shërbimet që marrin nga pusheti lokal e ka dhënë banorët e Dibrës, Fushë Arrësit, Peqinit dhe Memaliajit. Në përgjithësi qytetarët perceptojnë mangësi të konsiderueshme në cilësinë e shërbimeve të ofruara, duke theksuar pabarazinë midis zonave rurale dhe atyre urbane.

Komunitetet shprehën prioritetet e tyre kryesore që kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë vendore, të tilla si mirëmbajtja e rrugëve, uji i pijshëm, asistenca sociale dhe ndihma ekonomike. Në përgjithësi qytetarët ishin më pozitivë për sa i përket lehtësisë së aksesit në shërbime administrative. Për më tepër, qytetarët të cilët kanë pasur të paktën një kontakt me zyrat/sektorët bashkiakë gjatë 12 muajve të fundit, shprehin një nivel të mirë kënaqësie. Për shembull, zyrat me vlerësimet më të larta janë Zyrat e Taksave Vendore (69 për qind), Njësitë Administrative (68) dhe Sportelet e informacionit (66).

Në përgjithësi, vlen të theksohet se nuk ka dallime të theksuara në nivelin e kënaqësisë midis gjinive të ndryshme ose midis banorëve të zonave urbane dhe rurale. Një qëllim i rëndësishëm i qeverisjes vendore është që të ofrojë shërbime publike efektive për qytetarët e saj. Vlerësimi i rezultateve për cilësinë e shërbimeve tregon një vlerësim të ulët nga qytetarët. Niveli i përgjithshëm i kënaqësisë ka marrë 46 pikë nga 100 që është maksimumi, duke treguar një vlerësim nën mesatare. Vlerësimet kanë ndryshime konsiderueshme ndërmjet bashkive urbane dhe rurale të zonave të thella, duke treguar qartë se qasja në dhe cilësia e shërbimeve nuk janë në nivelet e pritshme në zonat rurale dhe ato të thella.

Gjithashtu, qytetarët më të pasur, ata që i përkasin grupeve me të ardhura më të larta, duket se marrin shërbime më të mira se të tjerët. Megjithatë, perceptimi është relativisht më i mirë për aksesin në shërbimet administrative. Në përgjithësi, kapaciteti i qeverisjes vendore për të ofruar shërbime kufizohet nga vështirësitë në infrastrukturë, sistemet për ofrimin e shërbimeve, kapacitetet e burimeve njerëzore dhe burimet financiare të nevojshme. Kjo lidhet edhe me faktin se bashkitë nuk duket se kanë një vizion të qartë për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve në bashkinë e tyre. /Monitor

3 bashkitë që kanë ‘shkëlqyer” me performancën e tyre, cilat kanë marrë vlerësimet më të ulëta Read More »

PDIU drejt shkrirjes, Rama lë me “gisht në gojë” Idrizin, i merr një tjetër deputet

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po shkon drejt shkrirjes. Pas largimit të deputetes Reme Lala tre ditë më parë dhe daljes si deputete e pavarur e Elena Xhinës, PDIU-së pritet që t’i largohet edhe deputeti Dritan Bici.

“Sot” ka mësuar se deputeti Bici edhe pse nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar si dy deputetet e tjera të PDIU, prej disa kohësh ka nisur të afrohet pranë Partisë Socialiste. Mbështetës të shumtë si dhe të afërm të deputetit Bici, sipas informacioneve, janë punësuar gjatë kohëve të fundit në poste të ndryshme të administratës nga drejtorët e PS.

Por pikërisht këto punësime janë dhe një sinjal se deputeti Bici shumë shpejt do të rreshtohet krah Partisë Socialiste, ashtu si dhe deputetja Reme Lala. Por edhe pse Dritan Bici deri më sot nuk ka dhënë një vendim zyrtar, ndonëse prej kohësh ka nisur flirtet me PS-në pasi ka votuar krah socialistëve, largimi i tij do ta “shkrinte” PDIU-në në Kuvend, gjatë kësaj legjislature.

Por problemet me partinë e Idrizit, përveç largimeve të deputetëve drejt PS, nuk ndalen me kaq. Eksodi i largimeve ka zbritur edhe në radhët e këshilltarëve bashkiakë. Prej kohësh këshilltarët e PDIU kanë nisur distancimet nga Idrizi dhe janë bashkuar me socialistët. Edhe pse largimet e këshilltarëve deri më sot nuk janë bërë zyrtare, është mësuar se partia e Shpëtim Idrizit është përfshirë nga kaosi dhe se zgjedhjet vendore mund të jenë një goditje për këtë parti.

PDIU drejt shkrirjes, Rama lë me “gisht në gojë” Idrizin, i merr një tjetër deputet Read More »

Largim drejt PS-së? Flet deputeti i PDIU-së Dritan Bici

Deputeti i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Dritan Bici në një reagim për Report Tv, ka komentuar zërat për largimin e deputetëve të PDIU-së drejt Partisë Socialiste. Bici ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë për një kalim tek socialistët. Bici sqaron se është vënë në dijeni për largimin e deputetes Reme Lala dhe Elena Xhina.

Bici shton se vazhdon të jetë në PDIU.

“Jam tek PDIU dhe nuk di gjë për Remen dhe Elenën. I kam marrë vesh nga mediat. Po të isha larguar do të dilja me zë dhe me figurë.”

Deputetja e PDIU-së, Reme Lala të shtunën kur Rama ishte në Dibër në ceremoninë për hapjen e punimeve për Rrugën e Arbrit, tha se kalonte në PS, bashkë me deputeten Elena Xhina, përfaqësuese e PDIU-së në Elbasan.

Deputetja Xhina,e mohoi kalimin dhe tha se vazhdon të jetë pjesë e një grupit të PDIU-së në parlament.

Largim drejt PS-së? Flet deputeti i PDIU-së Dritan Bici Read More »

E projektuan si kandidat për bashkinë e Tiranës, imami Elvis Naçi merr vendimin përfundimtar

Pak ditë më parë u tha se përballë Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jetë imami i xhamisë së Tiranës Elvis Naçi. Ky i fundit ka reaguar në një status në rrjetet sociale ku ka thënë se nuk ka ndërmend të merret me politikë deri në fund të jetës së tij.

Elvis Naçi sëbashku me këngëtarin shqiptarin, Sidrit Bejleri kanë nisur një fushatë mediatike ku bëjnë bamirësi për njerëzit në nevojë.

Statusi i Elvis Naçit në Facebook:

“Nuk jam marre ndonjehere me Politike dhe jam i vendosur te mos merrem deri ne diten e fundit te jetes, kam nje pasion dhe dashuri te madhe kur shpjegoj kush eshte Krijuesi i Gjithesise dhe sa kam mundesi do perpiqem gjithmone per ta bere Shqiptarine me te begate dhe me te bukur! Paqe dhe miresi uroj per njerezit e mire”, shkruan Naçi, që u bë i famshëm për deklaratën se femrat nuk duhet të shëndoshen, ndryshe burrat kanë të drejtë t’i tradhtojnë

E projektuan si kandidat për bashkinë e Tiranës, imami Elvis Naçi merr vendimin përfundimtar Read More »

“Dridhen” Lulzimi dhe Saliu, pritet hapja e dosjeve të “21 janarit” dhe “Gërdeci”

Deputetët socialistë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare paralajmëruan ditën e djeshme hapjen e dosjeve për Bashën, Berishën dhe deputetët e tjerë të opozitës të akuzuar për afera.

“Kërcënimi” erdhi nga Pjerin Ndreu, i cili nga salla e Komisionit të Sigurisë i kujtoi Berishës, Bashës dhe Partisë Demokratike të gjitha aferat dhe standardet kriminale, sipas tij, të ndjekura prej tyre.

Edhe pse Komisioni i Sigurisë ishte mbledhur për të diskutuar për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për masat ndaj dhunës dhe marrëdhëniet familjare””, debatet e forta mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan. Ishin deputetët demokratë, Myslim Murrizi dhe Xhemal Gjunkshi ata që e larguan vëmendjen nga diskutimi për rendin e ditës për tu fokusuar tek kauza e tyre opozitare.

“Në këto 5 vite policia ka qenë e angazhuar me një axhendë tjetër. Fakti që brenda 5 viteve në mazhorancën tuaj kemi parë në krye të policisë dy ministra të Brendshëm, jo rastësisht se këto nuk janë zgjedhur me goglat e telebingos, por janë zgjedhur të piketuar. I pari ishte kampioni, i dyti që zëvendësoi kampionin kanë qenë strategji e mazhorancës tuaj që në krye të këtij institucioni prej 14 mijë trupash që duhet të luftonin dhunën, krimin dhe trafiqet, ishte pjesë e bandave që kontrollonin trafikun. Nuk besoj që do të ketë kredibilitet kjo polici me këtë ministër që t’i ofrojë mbrojtje atyre zonjave që mund të jenë dhunuar edhe nga një përdorues droge. Këtu mungon vullneti për të zbatuar ligjet, nuk mungojnë ligjet”, tha demokrati Murrizi.

Sipas tij, ligjet në vendin tonë nuk mund të zbatohen nga ata që i kap vetë ligji, qoftë penal, qoftë moral.

“Dridhen” Lulzimi dhe Saliu, pritet hapja e dosjeve të “21 janarit” dhe “Gërdeci” Read More »