Aktualitet

Po ndodh ajo që i friksoheshim! Greqia dëbon mijëra emigrantë shqiptarë, u ndalon hyrjen në territoin grek

Policia greke ka njoftuar sot se sipas planit për trajtimin e emigrantëve të parregullt, për muajin maj janë dëbuar edhe 1,323 emigrantë të nacionaliteteve të ndryshme dhe u kthyen për në vendet e tyre e tyre nga kishin ardhur.

Për këta emigrantë është marrë vendimi për kthim dhe deportim në vendin e tyre me qëllim ndalimin e hyrjes në Greqi.

738 persona janë shqiptarë, 143 nga Iraku, 141 nga Pakistani, 45 nga Gjeorgjia, 42 nga Algjeri, 38 nga Turqia, 24 nga Afganistani dhe 20 nga Irani.

Shqiptarë të dëbuar në 5 muaj:

Janar-628

Shkurt-648

Mars-668

Prill-745

Maj-738

Në total në 5 muajt e parë të vitit 2018, janë kthyer 3.427 shqiptarë.

Po ndodh ajo që i friksoheshim! Greqia dëbon mijëra emigrantë shqiptarë, u ndalon hyrjen në territoin grek Read More »

Vlorë: Operacion shpëtimi në det nga policia kufitare ,roja bregdetare dhe kapiteneria e portit. Shpëtohen tre turistë

Vlorë: Operacioni është realizuar pak metra larg bregut, ndërsa mjeti lundrues, velierë, kishte ngecur në cektinë.

Tre shtetasit e huaj gjermanë janë nxjerrë fatmirësisht pa probleme nga anija me vela. Ndërsa e veshtirë ka qenë nxjerrja në breg e mjetit lundrues, për shkak të motit të keq dhe detit me dallgë.

Tre shtetasit gjerman vinin nga ishulli i Korfuizit,në bordin e anijes me vela. Ata kanë hasur me problematikën e parë sapo i janë afruar portit të Vlorës,për shkak të detit me dallgë. Duke mos njohur edhe zonën,veliera ka ngecur në ceketinë. Fatmirësisht nuk ka patur probleme për tre turistët,  është rrezikuar vetëm mjegti lundrues.

Vlorë: Operacion shpëtimi në det nga policia kufitare ,roja bregdetare dhe kapiteneria e portit. Shpëtohen tre turistë Read More »

“Furtunë” te Hipotekat dhe ALUIZNI, shkarkohen 6 drejtorë

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar 4 drejtorë rajonalë të Hipotekave dhe dy të ALUIZNI-it.

Në një takim të zhvilluar në Tiranë me drejtuesit rajonalë, kreu i qeverisë ka evidentuar performancën e dobët të drejtorëve. Nuk dihet ende se cilët nga drejtorët janë shkarkuar.

Ai e ka konsideruar të tepërt qëndrimin e tyre në detyrë kur rezultatet nuk janë optimiste.

“Furtunë” te Hipotekat dhe ALUIZNI, shkarkohen 6 drejtorë Read More »

Kujdes, moti merr kthesë sot! Në këto vende se mund të vriteni nga rrufetë

Ditën e sotme moti ka nisur të përkeqësohet. Jo vetëm që temperaturat kanë rënë ndjeshëm, por edhe reshjet e shiut kanë pushtuar pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 13 në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke ruajtur në det dallgëzimin deri 2 ballë.

Një rrezik i pranishëm janë edhe rrufetë. Në foton më sipër mund të shikoni zonat më të rrezikuara nga rrufetë si: Tiranë, Elbasan, Mat, Dibër, Mirditë, Librazhd.

Rrufetë janë një rrezik natyror i pashmangshëm dhe këshillohet që gjatë kohës me mot të keq, të qëndrohet brenda në banesë.

Kujdes, moti merr kthesë sot! Në këto vende se mund të vriteni nga rrufetë Read More »

Meta, Berisha dhe Mediu me urgjencë në Gjermani për të instruktuar Adriatik Llallën

Frika e shndërrimit të Adriatik Llallës në bashkëpunëtor të drejtësisë së re, për të rryfyer krimet e tutorëve të tij politikë në këmbim të shpëtimit nga burgu, ka alarmuar tre kokat e krimit dhe të politikës në Shqipëri.

Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë nisur pak orë më parë me urgjencë drejt Gjermanisë, ku është arratisur ushtari i tyre, Adriatik Llalla.

Treshja në fjalë kanë zbarkuar në Gjermani, për të instruktuar Adriatik Llallën që të mos i dorëzohet drejtësisë së re dhe amerikanëve.

Për të mos rënë në sy, Berisha dhe Mediu janë nisur bashkë, ndërsa Ilir Meta është nisur pak më vonë. Që të tre kanë lënë një vend takimi në Gjermani, ku po mësojnë Llallën se si ti shmanget drejtesisë./Pamfleti

Lexo edhe:

Zhduket Adriatik Llalla/ Makthi i Ilir Metës dhe i Sali Berishës se ai mund të kthehet në “i penduar” i rrezikon jetën ish-kryeprokurorit

Meta, Berisha dhe Mediu me urgjencë në Gjermani për të instruktuar Adriatik Llallën Read More »

Ambasada Amerikane ka bërë sot njoftimin më të madh të të gjitha kohërave! Lexojeni tani

Ambasada Amerikane bën sot njoftimin e rëndësishëm për të gjithë këngëtarët shqiptarë

A e dini se muzikantët shqiptarë mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara?

Duhet të siguroheni që të keni llojin e duhur të vizës (P3) dhe të zbatoni të gjitha rregullat – si për shembull të performoni vetëm për peticionerin tuaj.

Në fakt me vizën tuaj të tipit P3 për performuesit/artistët ju mund të punoni vetëm për palën që ju ka bërë peticionin.

Ju nuk mund të punoni për palë të treta.

Ambasada Amerikane ka bërë sot njoftimin më të madh të të gjitha kohërave! Lexojeni tani Read More »

BERATI MES SHTATË QYTETEVE MË TË BUKURA TË EVROPËS. TURIZËM, BUKUR, LIRË DHE MIRË

Ato nuk janë më pak të padenja sesa Parisi dhe Londra. Aventura evropiane është e shumëllojshme.

Dikush kërkon t’i ngjitet më këmbë kullës Eiffel, dikush ta hajë pica pranë shatërvanit në Trevi apo dikush të prekë kapelet e rojave në Buckingham Palace. Dhe kjo nuk është një gjë e re.

”Por, Evropa është e pasur edhe me qytete unike dhe historike. Larg qyteteve të mëdha, atje gjen autenticitet”, shkruan faqja e njohur aziatike e turizmit micetimes.asia.com.

Shtatë qytetet e vogla më të bukur të Evropës sipas kësaj faqeje janë Berati, Hora (Greqi), Kob (Irlandë), Portovenere (Itali), Uzes (Francë), Alesund (Norvegji) dhe Rovinj (Kroaci).

”Berati njihet si qyteti i një mbi një dritareve. Dritaret dhe qepenat e shtëpive të Mangalemit të lënë pa frymë. Ia vlen të ecësh më këmbë dhe të takosh banorët, të cilët jetojnë ende në muret mesjetare dhe t’u gëzohesh pamjeve të minareve dhe të kishave në luginën e Osumit”, shkruan më tej micetimes

”Kuzhina është e thjeshtë në Berat. Bli një shishe vere lokale, bukë të ngrohtë dhe eksploro qytetin e bukur. Dhe nëse jeni me fat, ju do të mund të shihni edhe një ceremoni shqiptare dasme”, përfundon kjo faqe.

BERATI MES SHTATË QYTETEVE MË TË BUKURA TË EVROPËS. TURIZËM, BUKUR, LIRË DHE MIRË Read More »

Djali i Erdogan, mision sekret në Vlorë për aeroportin

Bilal Erdogan, djali i vogël i presidentit turk ka qenë në një mision special në Vlorë, ku sipas burimeve diplomatike ka takuar në prezencë të Sinan Idrizit, kryeministrin Edi Rama.

Siç mësohet Bilali, i cili është një biznesmen i njohur dhe që merret pikërisht me transportin ajrore dhe detar, i ka kërkuar Edi Ramës që të miratojë sa më shpejt dhënien e aeroportit të Vlorës për firmën turke Cengiz.

Kryeministri shqiptar ka bërë të ditur se vendimin do ta japë pas datës 28 qershor kur merret vendimi për hapjen e negociatave.

Kjo e ka xhindosur Erdoganin e vogël, i cili ka marrë përsipër të vijë vetë si i dërguari i kompanisë së madhe turke.

Bilal Erdogan është 37 vjeç i diplomuar në Harvard dhe prej disa vitesh është aksioner i kompanisë BMZ një shoqëri e transportit detar.

Bilal Erdogan është i akuzuar për korrupsion jo vetëm Turqi por edhe në Itali. Pamfleti

Djali i Erdogan, mision sekret në Vlorë për aeroportin Read More »