Aktualitet

Reshjet e shiut nuk kanë lënë gjë pa shkatërruar dhe sapo kanë nisur. Të marrin masa këto zona

Mbrëmjen e së enjtes i gjithë rrethi i Vlorës është përfshirë nga reshje shiu të shoqëruara dhe me erë. Por për banorët e fshatit Panaja të Vlorës, shiu është shoqëruar me breshër, gjë që ka sjellë dëme të konsiderueshme në të mbjella.

Fermerët e këtij fshati shprehen se breshëri ka dëmtuar rrushin në 70% të tij.

Ata shprehen se ka qenë një situatë e pazakontë dhe një fenomen i tillë në këtë periudhë ka sjellë dëme të konsiderueshme jo vetëm në vreshta, por edhe në ullinj, frutikulturë edhe pemtari.

Fermerët shprehen, se te ardhurat nga shitja e rrushit është e vetmja mënyrë që familjet e fshatit Panaja mbijetojnë.

Ata kanë kërkuar që të evidentohen dëmet në terren dhe te behet kompensimi i tyre nga strukturat përkatëse të drejtorisë së bujqësisë së Vlorës. Kjo situatë e pazakontë për periudhën e verës, sipas banoreve të zonës do të ketë pasoja për të mbjellat edhe në vitet që do vijnë.

Reshjet e shiut nuk kanë lënë gjë pa shkatërruar dhe sapo kanë nisur. Të marrin masa këto zona Read More »

Ankimimi në KPA, Rovena Gashi dhe Dritan Gina në ‘duart’ e Ina Ramës

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është rihedhur shorti për shqyrtimin e ankimimit të dy prokurorëve të pezulluar nga detyra, Dritan Gina dhe Rovena Gashi. Kujtojmë se herën e parë, në përbërje të shortit pati një anëtar që kishte konflikt interesi dhe u vendos që të rihidhej shorti.

Kështu, përmes një njoftimi për mediat, KPA ka sqaruar ditën e djeshme se pas hedhjes së shortit të dytë, ankimimi i Ginës dhe Gashit do të shqyrtohet nga Luan Daci, Rezrta Schuetz, ndërsa relatore e çështjes do të jetë Ina Rama.

“Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 17.05.2018, është paraqitur ankimi me palë ankuese znj.Rovena Gashi dhe z. Dritan Gina, me objekt: Anulimin e vendimit nr. 140, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku, dhe anulimin e vendimit nr.141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku etj.”, shkruan njoftimi. Kujtojmë se Gina dhe Gashi janë pezulluar nga detyra me urdhër të Markut, pasi ndaj tyre ka një hetim të hapur nga Prokuroria e Fierit për fshehje të pasurisë.

Ata janë përplasur publikisht me Kryeprokuroren Marku, të cilën e kanë akuzuar edhe për shpërdorim detyre. Kujtojmë se disa ditë më parë, përmes një letre publike, Gashi ka akuzuar edhe kryetaren e KPA-së, Natasha Mulajn, se ka zvarritur ankimimin e tyre në KPA. Pas hedhjes së shortit në KPA, tani pritet që të merret edhe një vendim në lidhje me datën dhe orën e seancës.

Ankimimi në KPA, Rovena Gashi dhe Dritan Gina në ‘duart’ e Ina Ramës Read More »

Harrojeni plazhin, meterologët sapo na dhanë parashikimin e motit për fundjavën. Kujdes të dielën

Mot i pafavorshem per te gjithe ata qe kane plane per plazh te shtunen dhe te dielen. Se paku keshtu parashikon Meteoalb, duke sqaruar se “vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë”.

Parashimi i Meteoalb

MOTI në fundjavë: sot vijon me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë sjellin shira në Veri – Qendër por pasditja lokalizon shirat në Qendër dhe zonat Lindore. Vonë në mbrëmje shirat largohen nga pjesa më e madhe e vendit.

Fundjava mbetet me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites por vranësirat fuqizohen në pjesën e dytë të ditës duke sjellë shira afatshkurtër thuajse në të gjithë vendin të shtunë dhe kryesisht në zonat Lindore ditën e dielë.

Temperaturat sot paraqiten me rënie të lehtë duke shënuar maksimalisht 29°C ndërsa fundjava sjell rritje graduale të temperaturave duke ngjitur maksimumin në 32°C.

Harrojeni plazhin, meterologët sapo na dhanë parashikimin e motit për fundjavën. Kujdes të dielën Read More »

Lajmi i madh për shqiptarët. Britania ka bërë shpalljen e vitit dhe nuk përfshin vetëm kuksianët!

Kryeministrja britanike Theresa May ka lehtësuar vizat dhe kontratat e punësimit për disa profesione dhe kerkon specialistë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga Zvicra. Ketu ka shprese edhe per shqiptaret.

Ne Shërbimin Shëndetësor Britanik ka një rritje progresive të mjekeve dhe infermiereve të ardhur kohet e fundit nga Shqipëria.

Ministria e Brendshme edhe jo e Emigracionit Home Office, do të njoftojnë të premten se mjekët dhe infermierët dhe profesionet e mësipërme, do të përjashtohen nga kuotat e paracaktuara edhe kur ato arrijnë maksimumin në shifrën e afro 21 mijë vetëve.

Britania ka nevoje të madhe për mjek, sidomos për pediatër, kardiologë dhe neurologë, si dhe infermier. Po ashtu nevoja të mëdha dhe vende të lira pune ka për specialist të teknologjisë së informacionit, inxhinierë dhe mësues. Shërbimi shëndetësor britanik ka 35 mijë vende të lira pune për infermiere dhe afro 10 mijë për mjeke.

Opozita laburiste e mirëpret vendimin e qeverisë, ndërkohë që drejtuesit e shërbimit shëndetësor, NHS, ndihen të lehtësuar.

Lajmi i madh për shqiptarët. Britania ka bërë shpalljen e vitit dhe nuk përfshin vetëm kuksianët! Read More »

Fenomeni më i rrallë ka ndodhur dje në Elbasan. Bie nata papritur në orën 15:20, tmerrohen njerëzit!

Nje fenomen i rralle natyror eshte shenuar dje ne Elbasan. Pamjet e tij po bejne xhiron e rrjetit.

Ka rënë papritur nata dje në mesditë në Elbasan. Ishte ora 15:20 kur qyteti u bë terr dhe u desh të ndizeshin dritat publike.

Raportohet se re të zeza shiu u grumbulluan mbi qytet dhe errësuar dritën; qyteti mbajti frymën, rrugët u boshatisën, makinat ndaluan qarkullimin. Befas, nisi rrebeshi.

Keto imazhe po bejne namin ne rrjet!

Fenomeni më i rrallë ka ndodhur dje në Elbasan. Bie nata papritur në orën 15:20, tmerrohen njerëzit! Read More »

Vlorë: Kryet falja e madhe e festes se Fiter Bajramit

Myftinia e Vlorës ka organizuar mengjesin e sotem faljen e madhe te Festes se Bajramit, e cila ka nisur ne oren 06:00 me faljen e madhe.

Mijera besimtare myslyman jane falur ne shesh, pas nje muaji argjerimi, si nje nga detyrimet e cdo besimtari.

Pas faljes se madhe do te organizohet nje panair me gatime tradicionale qe gatuhen per festen e Bajramit.

Keto gatime do te shiten dhe te ardhurat e tyre do te mblidhen per njerezit ne nevoje.

Vlorë: Kryet falja e madhe e festes se Fiter Bajramit Read More »

Anija me turistët e huaj bllokohet në Vlorë, vetem në oret e natës ka mundur te ankorohet në portin

Jane dashur disa ore ne operacionin e shpetimit per nxjerrjen e anijes me vela ne bregdetin e Vlores. Turistet qe ndodheshin ne bordin e velieres jane nxjerre fatmiresisht pa probleme, duke mos patur rrezik per jeten. Veliera vetem ne oret e nates, ka mundur te ankorohet ne portin e Vlores. Shefi i kapitenerise se portit Lorenc Rexhepoi ka theskuar se operacioni ishte i veshtire per shkak te dallgeve dhe fajktit qe veliera kishte ngecur ne ceketine, cka ka bere te veshtire operacionin e mjeteve te tjera lundruese qe moren pjese ne kete operacion shpetimi.

Anija me vela vinte nga ishulli grek i korfuzit drejt Vlores,ndersa ne afersi te bregdetit te Vlores eshte ndeshur em detin me dalge dhe duke mos njohur terrenin,anija ka ngecur ne rere,ne ceketine. Turistet qe ndoeshin ne bord jane njerre fatmiresisht a probleme, ndersa ne rrezik ak qene demtimi i anijes qe pas disa oresh eshte ankoruar ne portin e Vlores.

Anija me turistët e huaj bllokohet në Vlorë, vetem në oret e natës ka mundur te ankorohet në portin Read More »

Turistja e huaj anuloi prenotimin në Ksamil/ Kërcënohet nga pronari i hotelit: Ta tregoj unë ty dhe vajzës tënde, k*rvë!

Një turiste hungareze, e cila kishte prenotuar një dhomë hoteli në Ksamil për disa ditë, ka anuluar prenotimin pasi është zhgënjyer nga kushtet e hotelit. Mirëpo, hungarezja bashkë me vajzën e saj 10 vjeçe, sot janë kërcënuar nga pronari i hotelit pas tërheqjes së prentotimit.

Ajo ka marrë një mesazh kërcënues në ‘Facebook’ nga pronari i hotelit, shteti me iniciale G.Ç., i cili ndër të tjera i shkruan me një anglishte të keqe se, nëse e sheh këto ditë në Ksamil ka për “t’ia treguar qejfin”.

“Nëse të shoh këto ditë në Ksamil do të të q** ty bashkë me vajzën tënde. Ti do t’i mbash mend këto pushime k*rvë. Do të ta tregoj unë ty”, shkruhet në mesazhin kërcënues nga pronari i hotelit për turisten hungareze.

“E pashë të ulur në një stol jashtë. Ishte bashkë me vajzën 10 vjeçe. Ishte e frikësuar”, tregon një qytetar. “Më pas më tregoi mesazhin kërcënues që kishte marrë nga pronari i hotelit.”

“Kam frikë! Nuk do të khehem më kurrë në Shqipëri”, i është drejtuar turistja qytetarit, i cili e konsideron sjelljen e pronarit të hotelit çnjerëzore.

Turistja e huaj anuloi prenotimin në Ksamil/ Kërcënohet nga pronari i hotelit: Ta tregoj unë ty dhe vajzës tënde, k*rvë! Read More »